Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet121/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   117   118   119   120   121   122   123   124   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Nuni Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Artan Zeneli Anëtar

Edmond Islamaj Anëtar

Shkëlzen Selimi Anëtar
Mori në shqyrtim në seancën gjyqësore të datës 08.03.2016, çështjen administrative nr.31001-03330-00-2012 i Regj. Themeltar që i përket:

PADITËSE: KOZETA GËDESHI

E PADITUR: BASHKIA TIRANË
OBJEKTI:

Kundërshtim i vendimit nr.119, datë 25.07.2012

të Komisionit të Shërbimit Civil Tiranë.

Baza Ligjore: Neni 8/3 i Ligjit nr.8549, datë 11.11.1999

“Statusi i Nëpunësit Civil”.

Komisioni i Shërbimit Civil Tiranë, me vendimin nr.119 datë 25.07.2012, ka vendosur:


“Pranimin e ankesës së znj.Kozeta Gëdeshi.

Shfuqizimin e aktit nr.1343/2 prot, datë 22.05.2012 të Drejtorit të Drejtorisë së Kontrollit të Zhvillimit të Territorit për masën disiplinore “Vërejtje me paralajmërim” si akt i pabazuar në prova e në ligj.

Shfuqizimin e aktit nr.1685/1 prot, datë 19.06.2012 të Drejtorit të Drejtorisë së Kontrollit të Zhvillimit të Territorit për masën disiplinore “Largim nga Shërbimi Civil” si një akt i pabazuar në prova e në ligj.

Kthimin e ankueses në pozicionin Specialiste në Sektorin e Shpronësimeve në Drejtorinë e Kontrollit të Zhvillimit të Territorit dhe pagesën e pagës që nga momenti i ndërprerjes së marrëdhënies financiare deri në zbatimin e këtij vendimi”.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.97 datë 02.11.2012 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.119 datë 25.07.2012 të Komisionit të Shërbimit Civil Tiranë”


Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs pala e paditur Bashkia Tiranë, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.97 datë 02.11.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.119 datë 25.07.2012 të Komisionit të Shërbimit Civil dhe rrëzimin e padisë, duke parashtruar këto shkaqe:

  • Akti 1242/2 prot datë 22.05.2012, i Drejtorit të Drejtorisë së Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit”Vërejtje me paralajmërim” u mor ndaj znj.Kozeta Gëdeshi me arsyetimin “Për moskryerje të detyrave të caktuara nga eprorët” dhe në zbatim të nenit 25/3/b të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 për “Statusin e Nëpunësit Civil” si dhe të pikës 1/b të VKM –së nr.306, datë 13.06.2000. Pra akti me nr.1343/2 prot, datë 22.05.2012 është një akt i drejtë dhe i ligjshëm. Nga institucioni është ndjekur gjithë procedura e parashikuar si në ligjin nr.8549 datë 11.11.1000 për “Statusin e Nënpunësit Civil” dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.

  • Akti nr.1685/1 prot, datë 19.06.2012 i Drejtorit të Drejtorisë së Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit “Largim nga Shërbimi Civil” për znj.Kozeta Gëdeshi. Procedura për largimin nga shërbimi civil nisi me arsyetimin “për moskryerje të detyrave apo mosrespektimi i përsëritur i afateve për kryerjen e detyrave”.

  • Pra në kushtet që znj.Kozeta në mënyrë të përsëritur nuk respektonte afatet e caktuara për kryerjen e detyrave apo nuk kryente detyrat e caktuara u mor masa për largimin nga shërbimi civil dhe kjo bazuar në nenet 21/1/ë dhe 25/3/d të ligjit nr.8549 datë 11.11.1999 për “Statusin e Nënpunësit Civil”, në pikat 1/a,1/c dhe 1/e të VKM-së nr.306 datë 13.06.2000”Për disiplinën në shërbimin civil”. Dhe VKM-në nr.511, datë 24.10.2002”Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore “, i ndryshuar

  • Në këtë rast kemi të bëjmë me një shkak ligj të mjaftueshëm për të marrë masën e largimit nga shërbimi civil ku janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore të parashikuar në legjislacionin përkatës.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Arjana Fullani, në prani të palës paditëse Kozeta Gëdeshi, përfaqësuar nga Av.Gentiana Tirana, e cila kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë në mungesë të palës së paditur, si dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, paditësja Kozeta Gëdeshi, ka punuar pranë Bashkisë Tiranë që nga viti 2001 dhe pasi ka konkuruar dhe është emëruar në pozicionin Drejtore në Drejtorinë e Urbanistikës Ligjore, me vendimin nr.149/1, datë 11.04.2005 të Kryetarit të Bashkisë, është konfirmuar nëpunëse civile në atë pozicion.

2. Këtë detyrë ankuesja e ka kryer deri në vitin 2007 kur ajo ka kaluar në pozicionin Specialiste në Sektorin e Legalizimeve dhe Shpronësimeve në Drejtorinë e Kontrollit të Zhvillimit Urbanistik.

3. Pas ristrukturimit të institucionit, me urdhrin nr.l486, datë 26.10.2011 të Kryetarit të Bashkisë, paditësja është emëruar në pozicionin e Specialistes në Sektorin e Shpronësimeve në Drejtorinë e Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, të Bashkisë Tiranë.

4. Me shkresën nr.1343 datë 30.04.2012 pala e paditur ka njoftuar paditësen për fillimin e ecurisë disiplinore me arsyetimin për moskryerjen e detyrave apo mosrespektimi i përsëritur i afateve të caktuara për kryerjen e detyrave. I është lënë afat deri në datën 04.05.2012 për të paraqitur sqarime. Për këtë çështje është realizuar seanca dëgjimore dhë është mbajtur procesverbali i datës 11.05.2012.

5. Me Shkresën nr.1343/2 datë 22.05.2012 “Vendim për marrje mase disiplinore” të eprorit direkt Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, në Bashkinë e Tiranës, është vendosur: “Ndaj znj.Kozeta Gëdeshi, me detyrë specialiste në Sektorin e Shpronësimeve në Drejtorinë e Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, në Bashkinë e Tiranës, të merret masa disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”.

6. Më pas, me shkresën nr.1685 datë 06.06.2012 pala e paditur ka njoftuar paditësen për fillimin e ecurisë disiplinore me të njëjtin arsyetim për “moskryerjen e detyrave apo mosrespektimi i përsëritur i afateve të caktuara për kryerjen e detyrave”.

7. Me vendimin nr.1685/1 datë 19.06.2012 pala e paditur ka vendosur: “Ndaj znj.Kozeta Gëdeshi, me detyrë specialiste në Sektorin e Shpronësimeve në Drejtorinë e Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, në Bashkinë e Tiranës, të merret masa disiplinore “Largim nga shërbimi civil”. Përsëri motivacioni i largimit nga Shërbimi Civil është po ai për të cilin është dhënë masa vërejtje me paralajmërim, përkatësisht “për moskryerjen e detyrave dhe mosrespektimin e afateve të caktuara për kryerjen e detyrave”



8. Kundër këtyre vendimeve për caktimin e masave disiplinore paditësja ka paraqitur ankim në Komisionin e Shërbimit Civil Tiranë.

Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   117   118   119   120   121   122   123   124   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish