Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet117/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   113   114   115   116   117   118   119   120   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:


Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar
datën 03.03.2016 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen Administrative me nr.31001-03606-2013 akti që ju përket palëve :
PADITËS: NDRIÇIM SADIKAJ

E PADITUR: UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË


OBJEKTI:

Kundërshtimi i urdhrit nr.80 datë 03.11.2011

të Rektorit të Universitetit “Ismail Qemali”,

dalë në mbështetje të raportit përfundimtar të KLSH-së

me nr.81/7 prot, datë 24.10.2011

për shpërblimin e dëmit në masën 97.200 lekë.

Baza Ligjore: Neni 324, 325, 327, 328, 329 dhe neni 153 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.947, datë 29.03.2012 ka vendosur:

Pranimin e padisë së paditësit,duke konstatuar pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ urdhër zhdëmtimi nr.80 datë 03.11.2011, duke detyruar palën e paditur të ndërpresë ndalesën dhe t’i kthejë paditësit të gjitha shumat e mbajtura padrejtësisht nga paga.


Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.641, datë 22.10.2013 ka vendosur:

Prishjen e Vendimit nr.947, datë 29.03.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe pushimin e gjykimit të çështjes.


Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, ka ushtruar rekurs pala paditëse Ndriçim Sadikaj, duke parashtruar këto shkaqe:

Vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë është rezultat i interpretimit të gabuar të ligjit.



  • Gjykata nuk i ka marrë parasysh të gjitha provat dhe shkresat, pasi në bazë të urdhrit nr.80 datë 03.11.2001 Universiteti më autorizon mua që ti drejtohem gjykatës në rast se nuk jam dakord.

  • Unë kam lidhur një kontratë të rregullt pune dhe unë i kam qëndruar korrekt të gjitha pikave të saj, si dhe aty përcaktohej detyra ime si dhe paga që unë do të përfitoja nga kjo punë.




  • Vërtetimet e dorëzuara nga Universiteti nuk i përgjigjen të vërtetës pasi përveç DNP kisha mbaruar edhe masterin profesional për arsimin e mesëm, si dhe kam qenë në përfundim të masterit shkencor. Kur kam filluar punë Universiteti kishte nevojë për staf akademik dhe në atë kohë u është dhënë e drejta për mësimdhënie atyre që ishin në përfundim të masterit shkencor me rezultate të larta.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Paditësi Ndriçim Sadikaj është punonjës pranë palës së paditur, me detyrë pedagog nga data 01.09.2010.

Pala paditëse ka filluar studimet në vitin 2005 dhe ka përfunduar në vitin 2008 në degën e Matematikë-Fizikë, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, duke u diplomuar me titullin D.N.P (diplomë e nivelit të parë) dhe me vendimin nr.177 prot. datë 01.09.2010, është emëruar si asistent pedagog, pranë departamentit të Matematikës.

Pranë palës së paditur është urdhëruar kontroll nga KLSH dhe ka rezultuar se paditësi nuk ka dokumentacionin e duhur për mësim dhënie në arsimin e lartë dhe për këtë arsye nuk duhej të paguhej në shumën 61.000 lekë, por në shumën 43.000 lekë.

Në këto kushte pala paditëse ka rezultuar debitor dhe duhet të kthejë shumën që ka marrë tepër në masën 97.200 lekë.

Për këtë arsye me urdhrin nr.80 datë 03.11.2011 nga ana e palës së paditur Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ka kërkuar shlyerjen e detyrimit nga të gjithë shtetasit që u gjendën me probleme në Raportin Përfundimtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Me shkresën nr.80/18 datë 04.11.2011 është njoftuar paditësi për zhdëmtim e shumës 97.200 lekë, njoftim i cili është nënshkruar dhe nga vetë pala paditëse.

Pala paditëse iu drejtua me kërkesë padi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, duke pretenduar se pala e paditur ka shkelur ligjin, duke cënuar të drejta e tij.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vendimin e dhënë prej saj, ka vendosur pranimin e kërkesë padisë së palës paditëse, duke arsyetuar se ky akt administrativ rezulton të jetë lëshuar në kundërshtim me nenin 122 i Kodi të Punës në të cilin parashikohet se është e pavlefshme ndalesat ose lënia peng e pagave të ardhshme, me përjashtim të rasteve kur punëdhënësi duhet të zbatojë një vendim gjyqësor.

Gjykata e Apelit Vlorë,e vënë në lëvizje mbi ankimin e palës së paditur Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, ka vendosur prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe pushimin e gjykimit të çështjes, duke arsyetuar se jemi përpara një padie që nuk mund të ngrihet dhe se në bazë të nenit 468 të K.Pr.Civile vendimi duhet ë prishet dhe të vendoset pushimi i gjykimit, si dhe Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka gabuar kur e ka konsideruar si akt administrativ urdhrin e zhdëmtimit nr.80 datë 03.01.2011 të nxjerr prej palës së paditur me anë të së cilës detyrohet paditësi të zhdëmtoj arkën e shtetit në masën 97.200 lekë.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, pala paditëse Ndriçim Sadikaj, e cila ka pretenduar se vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë është rezultat i interpretimit të gabuar të ligjit.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi, mori në shqyrtim shkaqet e ngritura në rekursin e palës paditëse, nga ku konstatoi se gjykimi në Gjykatën e Apelit është i pa bazuar në ligj dhe në prova dhe si rrjedhojë duhet të prishet.
Gjykata e Apelit në arsyetimin e saj se Urdhri i Zhdëmtimit nr.80 datë 03.01.2011 nuk është akt administrativ, është i gabuar në kuptim ligjit dhe konkretisht të nenit 105 të K.Pr.Administrative, sipas të cilit do të konsiderohen akte administrative të gjitha vendimet e organeve të administratës publike, të cilat krijojnë pasoja juridike në raste individuale.

Në këto kushte duke iu referuar në tërësi dispozitave të K.Pr.Administrative, rezulton se Urdhër i Zhdëmtimit nr.80 datë 03.01.2011 është një akt administrativ i cili është nxjerr nga organi administrativ dhe ka për qëllim zhdëmtimin e këtij institucionit.

Për sa më sipër Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi, vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit është i pabazuara në ligj dhe se shkaqet që ngrihen në rekurs, janë nga ato që parashikohen në nenin 58 të Ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, për këtë arsye duhet të prishet dhe të dërgohet për rigjykim.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.641, datë 22.10.2013 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.


Tiranë, më 03.03.2016

Nr. 31001-01962-00-2012 i Regj. Themeltar



Nr. 00 - 2016 - 1488 i Vendimit (140)

Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   113   114   115   116   117   118   119   120   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish