Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet114/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   110   111   112   113   114   115   116   117   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Evelina Qirjako Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Medi Bici Anëtar
mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 03.03.2016, çështjen administrative që i përket:
PADITËS : KRENAR MICI

PADITUR : DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE


OBJEKTI :

Shfuqizimi i vendimit nr.996 datë 05.03.2013,

të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve për lirim nga detyra,

rikthimin në vendin e mëparshëm të punës si dhe pagimin e plotë të pagës

duke filluar nga data e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare

deri në rikthimin në punë.

Baza Ligjore:Neni 21/3 i Ligjit nr.8549 datë 11.11.1999

“Statusi i Nëpunësit Civil”.



Me vendimin nr.65 datë 22.04.2013 Komisioni i Shërbimit Civil, ka vendosur:

“Pranimin e ankesës së Z. Krenar Mici. Shfuqizimin e aktit administrativ nr.996, datë 05.03.2013 të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve për lirimin nga detyra të ankuesit si të pabazuar. Kthimin e ankuesit në vendin e mëparshëm të punës si Inspektor i Parë në Sektorin e Operacioneve të Kontrollit, në Drejtorinë e Kontrollit Tatimor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tatimpaguesit e Mëdhenj. Detyrimin e Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve për pagimin e pagës së ankuesit duke filluar nga dita e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare deri në zbatimin e këtij vendimi”.



Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.98 datë 12.11.2013 vendosi:

lënien në fuqi të vendimit nr.65 datë 22.04.2013 të Komisionit të Shërbimit Civil”.


Kundër vendimit nr.98 datë 12.11.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimit të KSHC dhe lënien në fuqi të vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Vendimin e KSHC-së nuk është i bazuar në ligj dhe në prova dhe është marrë në kundërshtim të hapur me ligjin procedural.

  • Vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve është i drejtë dhe i ligjshëm marrë konform atributeve që i njeh ligji, nenet 19 dhe 20 të Ligjit 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore” dhe në Ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”, Urdhrin e Kryeministrit nr.130, datë 06.11.2012 “Për miratimin e strukturës organizative dhe numrit të punonjësve të administratës tatimore qendrore” si dhe Urdhër nr.70, datë 13.12.2012 të Ministrit të Financave “Për miratimin e organigramës së punonjësve të administratës tatimore qendrore”.

  • Vendimi objekt shfuqizimi është marrë brenda kompetencave të autoritetit epror dhe në përputhje me formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji, nenet 13 dhe 14 të Ligjit 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore”, i ndryshuar.

  • Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve është titullari i institucionit qendror, dhe referuar Rregullores së Brendshme të Administratës Tatimore të miratuar Drejtori i Përgjithshëm është organi drejtues i Administratës Tatimore Qendrore.

  • Me Urdhër të Kryeministrit nr.130, datë 06.11.2012 “Për miratimin e strukturës organizative dhe numrit të punonjësve të administratës tatimore qendrore” si dhe Urdhër nr.70, datë 13.12.2012 të Ministrit të Financave “Për miratimin e organigramës së punonjësve të administratës tatimore qendrore” është miratuar struktura e administratës tatimore qendrore e cila në vetvete ka pasur mjaft ndryshime nga struktura dhe organigrama e mëparshme.

  • Kërkuesi ushtronte detyrën si Inspektor i Parë në Sektorin e Operacionit të Kontrollit, në Drejtorinë e Kontrollit Tatimor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tatimpaguesit e Mëdhenj. Bazuar në nenin 22 pika 2/c të ligjit nr.9920, datë 18.05.2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, i ndryshuar, është titullari i institucionit që me nismën e tij, gjykon dhe vendos për largimin nga shërbimi civil të punonjësve, në rishikim të vendeve të punës të suprimuara dhe numrit të shkurtuar të punonjësve, që janë të miratuara me strukturën dhe organigramën e akteve.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani dhe diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, pala paditëse Krenar Mici, ka punuar në administratën tatimore që nga viti 1994 e në vazhdim duke kryer detyra të ndryshme. Së fundi, ai ka punuar në detyrën Inspektor i Parë në Sektorin e Operacioneve të Kontrollit, Drejtoria e Kontrollit Tatimor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tatimpaguesit e Mëdhenj.

2. Me urdhrin nr.130 datë 06.11.2012 të kryeministrit është miratuar numri i përgjithshëm i punonjësve të administratës tatimore qendrore, në nivel qendror dhe lokal. Mbi bazën e këtij urdhri, Ministri i Financave ka nxjerrë urdhrin nr.70 datë 13.12.2012 “Për miratimin e organigramës të administratës tatimore qendrore”.

3. Sa më sipër, me vendimin nr.996, datë 05.03.2013 të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve është vendosur lirimi i menjëhershëm nga detyra i paditësit Krenar Mici në kuadër të miratimit të strukturës së re për administratën tatimore qendrore.



4. Duke mos qenë dakord me urdhrin e sipërcituar pala paditëse Krenar mici ka ushtruar ankim në Komisionin e Shërbimit Civil.

5. Me vendimin nr.65 datë 22.04.2013 Komisioni i Shërbimit Civil, ka vendosur:Pranimin e ankesës së Z. Krenar Mici. Shfuqizimin e aktit administrativ nr.996, datë 05.03.2013 të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve për lirimin nga detyra të ankuesit si të pabazuar. Kthimin e ankuesit në vendin e mëparshëm të punës si Inspektor i Parë në Sektorin e Operacioneve të Kontrollit, në Drejtorinë e Kontrollit Tatimor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tatimpaguesit e Mëdhenj. Detyrimin e Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve për pagimin e pagës së ankuesit duke filluar nga dita e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare deri në zbatimin e këtij vendimi”.

5.1 Arsyetimi i Komisionit të Shërbimit Civil: “ Institucioni duhet të kishte zbatuar procedurat e duhura ligjore që rregullojnë procesin e ristrukturimit, sipas parashikimeve të nenit 23 të ligjit nr.8549 datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”. duke bërë krahasimin e dy strukturave, strukturës së vjetër të DPT Struktura dhe organigrama e DPT miratuar me Urdhrin nr.48, datë 26.02.2010 të Kryeministrit “Për miratimin e strukturës organizative dhe numrit të punonjësve të Administratës Tatimore Qendrore” dhe Urdhrin e Ministrit të Financave nr.26, datë 05.03.2010 “Për miratimin e organigramës të punonjësve të Administratës Tatimore Qendrore” dhe strukturës së re që është edhe struktura aktuale e institucionit, Struktura dhe organigrama e DPT e miratuar me urdhrin nr.130, datë 06.11.2012 të Kryeministrit “Për miratimin e strukturës organizative të punonjësve të Administratës Tatimore Qendrore” dhe Urdhrin e Ministrit të Financave nr.70, datë 13.12.2012 “Për miratimin e organigramës të Administratës Tatimore Qendrore”. në momentin e lirimit nga detyra, paditësi punonte në detyrën Inspektor i Parë në Sektorin e Operacioneve të Kontrollit, në Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tatimpaguesit e Mëdhenj. Sipas strukturës së vjetër, sektori ku punonte paditësi Krenar Mici, Sektori i Operacioneve të Kontrollit, ishte i vendosur në Drejtorinë e Kontrollit Tatimor dhe kishte në përbërje të tij 5 Përgjegjës Sektori + 54 Inspektorë të Parë + 25 Inspektorë të Dytë. Në strukturën e re, Sektori i Kontrollit Tatimor është po brenda Drejtorisë të Kontrollit Tatimor, duke ruajtur të njëjtin numër punonjësish (në strukturën e vjetër sektori kishte gjithsej 84 punonjës, edhe në strukturën e re sektori ka gjithsej 84 punonjës) dhe është i organizuar me 6 Përgjegjës Sektori + 53 Inspektorë të Parë + 25 Inspektorë të Dytë. Pra, është shtuar një përgjegjës sektori dhe është shkurtuar një Inspektor i Parë. në një kohë që është shkurtuar vetëm një Inspektor i Parë, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve me pretendimin e shkurtimit të vendit të punës ka liruar menjëherë nga detyra katër Inspektorë të Parë, paditësin Krenar Mici dhe shtetasit Gaspër Koka, Shpëtim Projku dhe Dhionist Çaro. shkaku për të cilin rezulton se është larguar nga puna paditësi, shkurtim i vendit të punës, rezulton i pabazuar, pasi konstatohet se me miratimin e strukturës së re, nuk ka suprimim apo shkurtim të vendit të punës të paditësit, nuk ka as ndryshim të përshkrimit të punës e për rrjedhojë nuk ndodhemi në kushtet e nenit 23 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, i cili rregullon institutin e ristrukturimit të institucionit dhe as në kushtet e nenit 24 të këtij ligji i cili përcakton procedurën që do të ndiqet me nëpunësin civil në rastet e ndryshimit të kërkesave të vendit të punës për shkak të ndryshimit të objektivave dhe përshkrimit të vendit të punës.”.

6. Punëdhënësi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duke mos qenë dakord me vendimin nr.65 datë 22.04.2013 të Komisionit të Shërbimit Civil, i është drejtuar me ankim, Gjykatës së Apelit Tiranë.



7. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.98 datë 12.11.2013 vendosi: “lënien në fuqi të vendimit nr.65 datë 22.04.2013 të Komisionit të Shërbimit Civil”.

7.1 Arsyetimi i gjykatës:Në nenin 23/2 të ligjit nr.8549 datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil” parashikohet se: “2. Në rastet e ristrukturimit të institucionit të administratës publike, nëpunësve civil vendet e të cilëve janë deklaruar të tepërt, do t’u ofrohet një vend i të njëjtit nivel në një ministri apo institucion tjetër të administratës publike qendrore apo vendore ose në pamundësi, një vend i një niveli më të ulët. Nëpunësi civil vazhdon të gëzojë të drejtat e vendit të tij të mëparshëm deri sa atij t’i afrohet një vend tjetër, por jo më tepër se një vit...” Kështu paditësit duhet t’i ishin vënë në dispozicion materialet shkresore të procesit të ristrukturimit e në veçanti organigrama e re e institucionit me të cilën konfirmohet ekzistenca e vendit të punës apo deklarimi i tepërt i tij, përshkrimet e punës për pozicionet e reja me qëllim që punonjësit t’i ofrohet një vend pune me përshkrim të njëjtë apo të ngjashëm me punën e kryer deri në momentin e ristrukturimit. Bazuar në aktet dhe provat shkresore të administruara në dosje dhe në rrethanat si më lart ky kolegj çmon dhe vlerëson se Komisioni i Shërbimit Civil ka arritur në një konkluzion të drejtë dhe të bazuar se në rastin e paditësit Krenar Mici rezulton se lirimi i tij nga detyra në kuadër të miratimit të strukturës së re, është bërë në kundërshtim me ligjin pasi nuk ndodhemi në kushtet e nenit 23 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, i cili rregullon institutin e ristrukturimit të institucionit dhe pa u zbatuar kërkesat e nenit 23 e 24 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil” si dhe ato të VKM nr.360, datë 14.07.2000 “Për lirimin nga shërbimi civil”. Sikurse arsyetohet në vendimin 66 datë 22.04.2013 të Komisionit të Shërbimit Civil të ankimuar nga krahasimi i dy strukturave konstatojmë se deri në momentin e lirimit nga detyra, paditësi punonte në detyrën Inspektor i Parë në Sektorin e Operacioneve të Kontrollit, në Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tatimpaguesit e Mëdhenj. Sipas strukturës së vjetër, sektori ku punonte paditësi Krenar Mici, Sektori i Operacioneve të Kontrollit, ishte i vendosur në Drejtorinë e Kontrollit Tatimor dhe kishte në përbërje të tij 5 Përgjegjës Sektori + 54 Inspektorë të Parë + 25 Inspektorë të Dytë. Në strukturën e re, Sektori i Kontrollit Tatimor është po brenda Drejtorisë të Kontrollit Tatimor, duke ruajtur të njëjtin numër punonjësish (në strukturën e vjetër sektori kishte gjithsej 84 punonjës, edhe në strukturën e re sektori ka gjithsej 84 punonjës) dhe është i organizuar me 6 Përgjegjës Sektori + 53 Inspektorë të Parë + 25 Inspektorë të Dytë. Pra, është shtuar një përgjegjës sektori dhe është shkurtuar një Inspektor i Parë. Veç sa më lart ky kolegj çmon dhe vlerëson se i drejtë dhe i bazuar është konkluzioni i Komisioni i Shërbimit Civil në vendim se në rastet e ristrukturimeve, siç del nga përmbajtja e pikës 8 dhe 9 të VKM nr.360 datë 14.07.2000 “Për lirimin nga shërbimi civil”, kalimi në listë pritjeje nuk mund të bëhet ndaj çdo nëpunësi, pa kufizim, por vetëm nëpunësi, vendi i të cilit është shkurtuar, është ristrukturuar apo që ka ndryshuar përshkrimin dhe kërkesat e vendit të punës. Ndodhur para rrethanave dhe fakteve të tilla, Kolegji Civil i Gjykatës së Apelit Tiranë duke parë edhe nenet 8 pika 1 germa “a”, dhe nenin 23 të Ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”, Urdhrin e Kryeministrit nr.130, datë 06.11.2012 “Për miratimin e strukturës organizative të punonjësve të Administratës Tatimore Qendrore” dhe Urdhrin e Ministrit të Financave nr.70, datë 13.12.2012 “Për miratimin e organigramës të Administratës Tatimore Qendrore”, nenet 115 - 118 të K.Pr.Administrative, si dhe nenet 324 – 334 të K.Pr.Civile, arrin në përfundimin se vendimi i Komisionit të Shërbimit Civil nr.65, datë 22.04.2013, duhet të lihet në fuqi si një vendim i drejtë dhe i bazuar në prova e në ligj, dhe pala e paditur ankuese, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka detyrimin ligjorë që në zbatim të nenit 8/3 të zbatojë vullnetarisht këtë vendim.”.

8. Kundër vendimit nr.98 datë 12.11.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimit të KSHC dhe lënien në fuqi të vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, duke parashtruar shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
9. Dispozitat e ligjit nr.49/2012Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

9.1 Neni 1/2: “Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe”.

9.2 Neni 17/2: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

9.3. Neni 54: “Gjykata Administrative e Apelit prish vendimin e gjykatës administrative të shkallës së parë dhe ia dërgon çështjen organit kompetent për rigjykim kur: a) gjykata administrative e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën lëndore dhe funksionale....”.

10. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile;

10.1. Neni 467: “Gjykata e apelit prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e dërgon çështjen për rigjykim kur: a) gjykata e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën...”


11. Vendimi unifikues nr.3 datë 06.12.2013 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë;

12. Dekreti nr.8349 datë 14.10.2013 i Presidentit të Republikës së Shqipërisë;


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
13. Se pas shqyrtimit të akteve procedurale që ndodhen në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve të parashtruara në këto akte, vendimit të gjykatës dhe parashtrimeve të rekursit, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë është marrë në shkelje të ligjit procedural, në kushtet kur kjo gjykatë ka shkelur dispozitat ligjore për kompetencën lëndore. Prandaj, për këtë shkelje të dispozitave procedurale, vendimi i dhënë prej saj duhet të prishet e çështja të dërgohet për gjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

14. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar drejtë ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve për të cilat është paraqitur rekurs.

15. Në analizë të akteve dhe provave të administruara në dosjen gjyqësore rezulton se paditësi Krenar Mici i është drejtuar me ankim Komisionit të Shërbimit Civil duke kundërshtuar vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve për largimin e tij nga shërbimi civil.

16. Me vendimin nr.65 datë 22.04.2013 Komisioni i Shërbimit Civil, ka vendosur të pranojë ankimin e Z. Krenar Mici. Mbi ankimin e palës së paditur, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.98 datë 12.11.2013 ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Shërbimit Civil.

17. Në rastin konkret nga objekti i gjykimit, si dhe nga shkaku ligjor i kërkimeve të padisë, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se natyra e çështjes në gjykim është administrative.

18. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë pa i hyrë zgjidhjes në themel të çështjes konstaton se nga Gjykata e Apelit Tiranë janë lejuar shkelje të ligjit procedural që lidhen me kompetencën lëndore të gjykatës për të gjykuar çështjen, të cilat pasjellin zhvillimin e një procesi jo të rregullt ligjor.

19. Kolegji Administrativ e gjen me vend të konfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si një element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës, ajo nuk është një gjykatë “e krijuar me ligj” sipas kuptimit të nenit 42/2 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të Konventës Evropiane. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

20. Në kuptimin e së drejtës procedurale, kompetenca lëndore është një kusht i domosdoshëm procedural, që bën të vlefshëm procesin gjyqësor, si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale dhe një gjykatë jokompetente duhet të deklarojë moskompetencën e saj, (neni 61 K.Pr.Civile, neni 7 i Ligjit 49/2012). Këto parime janë përcaktuar qartë në Ligjin nr.9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në Ligjin nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykata administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” si dhe në Kodin e Procedurës Civile.

21. Me Dekretin nr.8349 datë 14.10.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë është përcaktuar data 04.11.2013 si data e fillimit të funksionimit të Gjykatave Administrative. Ndërkohë që, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.3 datë 6.12.2013, kanë konkluduar se: “Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatë të Lartë dhe deri në këtë datë shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma”.

22. Si rrjedhojë, duke nisur nga data 04.11.2013 të gjitha mosmarrëveshjet që kanë qenë administrative, janë në kompetencë dhe janë objekt gjykimi i gjykatave administrative sipas parashikimeve të ligjit 49/2012, pavarësisht nëse çështja gjyqësore i është paraqitur gjykatës për shqyrtim është regjistruar ose ka qenë në gjykim, në çdo shkallë të gjykimit, përpara datës 04.11.2013.

23. Kolegji vëren se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është shpallur në datën 12.11.2013, pra pas datës 04.11.2013. Nisur nga sa u trajtua më sipër të gjitha çështjet që përbëjnë mosmarrëveshje administrative pas datës 04.11.2013 duhet të shqyrtoheshin nga gjykatat administrative, ndërkohë që Gjykata e Apelit Tiranë nuk e ka konstatuar mungesën e kompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes dhe ka dhënë një vendim në kundërshtim me dispozitat ligjore të zbatueshme duke sjellë si pasojë zgjidhjen e çështjes nga gjykata jo kompetente nga pikëpamja lëndore.

24. Në përfundim, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se mosrespektimi i kompetencës lëndore nga ana e gjykatës përbën shkelje të rëndë procedurale, e cila ndikon drejtpërsëdrejti në dhënien e vendimit, e cila e bën vendimin gjyqësor absolutisht të pavlefshëm. Gabimet në procedim, të cilat parashikohen në nenin 467/a të K.Pr.Civile dhe në nenin 54 të ligjit nr.49/2012, shqyrtohen nga gjykata edhe kryesisht, pikërisht për shkak të efektit të drejtpërdrejtë që ato kanë në vendimin e dhënë.

25. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë se në çështjen objekt gjykimi, nuk mund të marrë në shqyrtim dhe të analizojë, nëse ligji material është zbatuar drejtë apo jo nga gjykatat e faktit.

26. Për sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.98 datë 12.11.2013 i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore për shqyrtimin e çështjes.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.98 datë 12.11.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.


Tiranë, më 03.03.2016


Nr. 31003-01943-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016- 1308 i Vendimit (137)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   110   111   112   113   114   115   116   117   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish