Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet91/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   87   88   89   90   91   92   93   94   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Evelina Qirjako Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Medi Bici Anëtar
Në dhomën e këshillimit të datës 12.11.2015, mori në shqyrtim çështjen administrative nr.31001-04701-00-2014 akti, që i përket:
PADITËS: EQEREM GRAMI

E PADITUR: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE.
OBJEKTI :

Kundështimi i vendimit nr.828, datë 28.02.2013

të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për lirim nga shërbimi civil.

Baza Ligjore : Neni 20 /a e ligjit nr.8549, datë 11.11.1999

“Statusi nëpunësit Civil”.

Komisioni i Shërbimit Civil, me vendimin nr.51, datë 17.04.2013 ka vendosur:

Pranimin e ankesës së Z. Eqerem Grami.

Shfuqizimin e vendimit nr.828, datë 28.02.2013 të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve për lirim nga detyra si akt i pabazuar në ligj.

Rikthimin e ankuesit në detyrën e mëparshme, Inspektor i Parë në Drejtorinë e Kontrollit, pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.

Detyrimin e Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, ti paguajë ankuesit pagën e plotë, nga momentin ndërprerjes së marrëdhënieve financiare e deri në ekzekutimin e plotë të këtij vendimi.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.9, datë 14.01.2014 ka vendosur:

Moskompetencën për gjykimin e çështjes dhe dërgimin e akteve në Gjykatën kompetente në Gjykatën e Apelit Administrativ.
Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë me vendimin nr.423, datë 03.03. 2014 ka vendosur:

T'i kthejë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve aktet e çështjes nr.212 Akti, dt.20.01.2014;

E drejta e ankimit të veçantë kundër këtij vendimi mund të ushtrohet në Gjykatën e Lartë brenda pesë ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.
Kundër vendimit të gjykatës, ka bërë ankim të veçantë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila kërkon prishjen e vendimeve duke parashtruar këto shkaqe:

Vendimi i gjykatës është rrjedhojë e zbatimit gabim të ligjit proçedurial dhe Vendimit Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara, ndaj dhe më poshtë po paraqesim në mënyrë të detajuar arsyet pse gjykata duhet të vendose prishjen e vendimit nr.423, datë 03.03.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit.

Neni 8/3 i Ligjit 8549, datë 1l.1l.1999 "Statusi i Nënpunësit Civil", parashikon shprehimisht se pala e paditur mund të ushtrojë të drejtën e ankimit ndaj vendimeve të KSHC-se në Gjykatën e Apelit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e ka përmbushur këtë detyrim ligjor brenda afateve ligjore në fuqi.

Në momentin e depozitimit të ankimit ende nuk ka hyrë në fuqi Ligji nr.49, datë 05.05.2012 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", i cili është bërë i aplikueshëm pas datës 04.11.2013 Ankimuesi në momentin e ankimit i ka përmbushur të gjitha detyrimet proçeduriale dhe financiare, ndryshimet e dispozitave ligjore nuk mund të kenë fuqi prapavepruese dhe të detyrojnë ankuesin të përmbushë kushte të reja të ndryshme nga atë që kanë qënë në fuqi në momentin dhe afatin ligjor të ankimit.

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë ka gabuar në interpretimin konkret të dispozitave ligjore në fuqi dhe konkretisht: në interpretim të nenit 10/2, 21/1 dhe 25/1 të Ligjit nr.49, datë 03.05.2012 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", si dhe të Vendimit Unifikues nr.3, datë 06.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Gjykata Administrative e Apelit Tiranë gjykon në shkallë të parë rastet e parashikuara me ligj të veçantë. Në interpretim korrekt të dispozitave të sipërcituara nuk nënkuptohet që Gjykata e Apelit kthehet ne Gjykatë të Shkallës së Parë, nuk do të thotë se paditësi kthehet i paditur edhe anasjelltas, nuk do të thotë se konflikti mund të ndryshojë rrugës përgjatë shqyrtimit.

Komisioni i Shërbimit Civil ka prishur një Vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (Pale e Paditur) sipas kërkesës së Paditësit Eqerem Grami. Duke mos qenë dakort me këtë vendim Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (organi administrativ pale e paditur) ushtron të drejtën e ankimit dhe jo të padisë, që të plotësohen kushtet e kërkuara nga Gjykata administrative e Apelit (korrigjimi i të metave të padisë, pagesa e taksës mbi aktet etj ) do të thotë që :

Me depozitimin e kërkesë padisë dhe pagesën e taksës mbi aktet kemi të bëjmë me një konflikt të ri, padi të re ( gjë që nuk është e vërtetë pasi konflikti ka lindur dhe ende nuk është zgjidhur në momentin që paditësi ka depozituar në KSHC kërkesën ankimore )

Konflikti i lindur ka pasur si palë paditësin Eqerem Grami kundër Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ndërsa në këtë moment Gjykata kërkon ndryshimin e cilësimit të palëve në Paditës: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kundër Eqerem Grami ose askujt gjë që nuk i përgjigjet gjendjes se faktit pasi palë e dëmtuar është kërkuesi dhe jo administrate, ndërsa KSHC nuk mund të thirret palë e paditur në gjykim ( referuar ligjit specifik)

Në kuptim korrekt të nenit 10/2, 21/1 dhe 25/1 të Ligjit nr.49, datë 03.05.2012 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", si dhe të Vendimit Unifikues nr.3, datë 06.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë gjykon ne shkalle te pare rastet e parashikuara me ligj të veçantë gjë që do të thotë se shqyrton një çështje si gjykatë e parë, pa qenë nevoja për një Vendim të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, por as në ketë rast dhe në asnjë rast tjetër Gjykata e Apelit Administrativ nuk konvertohet në Gjykatë Administrative të Shkallës së Parë.

Për sa më sipër, Vendimi nr.423, datë 03.03.2014 i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë është marrë në interpretim të gabuar të ligjit proçedurial ndaj bazuar në nenin nenit 63, të Ligjit nr.49, datë 03.05.2012 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative" kërkojmë:

Gjykata e Lartë të vendose prishjen e Vendimit nr.423, datë 03.03.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për gjykim pranë kësaj Gjykate me tjetër trup gjykues


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   87   88   89   90   91   92   93   94   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish