Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet86/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   82   83   84   85   86   87   88   89   ...   157

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:


Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar

datën 12.11.2015, në dhomë këshillimi, mori në shqyrtim çështjen administrative me nr.02685/2013 akti, që u përket palëve:


PADITËS: SKËNDER KOÇAJ

PALË E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË


OBJEKTI:

Detyrimi i Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqërore për:

Të bëjë përllogaritjen e pensionit të parakohshëm ushtarak të paditësit,

për kohën e vjetërsisë së shërbimit 28 vjet në referim të pagës referuese 50%

mbi të cilën është derdhur kontributi për 15 vite,

që rezulton në masën 46860 lekë në muaj, duke i shtuar masës së pensionit

edhe 2% të pagës referuese përcaktimin mbi 15 vjet,

d.m.th edhe për 13 vjet të vjetërsisë së shërbimit duke filluar prej datës 01.09.2006

(datë në të cilën ka lindur e drejta e pensionit) deri në lindjen e së drejtës së pensionit

të pleqërisë në mbështetje të nenit 29 të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009

Për sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të F.A...”,

rregulluar me vendimin nr.33, datë 24.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese.

Baza Ligjore: Nenet 31, 32 e vijues të K.Pr.Civile;

Neni 29 i Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009

“Për sigurimin shoqëror suplementar të Ushtarakut të Forcave të Armatosura”,

rregulluar me vendimin nr.33, datë 24.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.9639, datë 16.10.2012 ka vendosur:

-Pranimin pjesërisht të kerkesëpadise së paditësit Skënder Koçaj.

-Detyrimin e palës së paditur për të bërë rillogaritjen, e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi sipas akteve ligjore “Për sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, sipas nenit 14 të Ligjit 9418 të ndryshuar, duke marrë si pagë referuese atë 46.800 lekë.

-Detyrimin e të paditurit D.R.S.SH Tiranë për t’i paguar paditësit Skënder Koçaj diferencat e pensionit e parakohshëm që ka filluar pagesat me datë 01.09.2008, i cili duhet llogaritur për 28 vjet vjetërsi shërbimi në masën 50 përqind të pagës referuese prej 46.800 lekë në muaj, mbi të cilën është derdhur kontributi për 15-vjet vjetërsi shërbimi dhe pas kësaj për çdo vit tjetër të vjetërsisë së shërbimit mbi përcaktimin e mësipërm për 13 vjet, duke u shtuar masa e pensionit me 2 përqind baraz me 26 % të pagës referuese 46.800 lekë, ky pension nuk duhet të kalojë katërfishin e pensionit bazë, në datën 1 janar të çdo viti, sipas përcaktimit të Ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", referuar edhe nenit 14 të Ligjit nr.9418, i ndryshuar.

-Kjo rillogaritje të vazhdojë për periudhën nga 01.09.2006 deri kur paditësi të dalë në pension pleqërije.

-Shpenzimet gjyqësore palës së paditur.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.780 (1040), datë 30.04.2013, ka vendosur:

-Ndryshimin e vendimit civil nr.9639, datë 16.10.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Tiranë.

-Rrëzimin e kërkesë-padisë.

-Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.


Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala paditëse Skënder Koçaj, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.780 (1040), datë 30.04.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.9639, datë 16.10.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Vendimi i gjykatës së apelit është rrjedhojë e një arsyetimi të jo të drejtë dhe ligjor, e një amalize të përciptë të fakteve dhe të provave në gjykim, e mosrespektimit të detyrimit procedurial të Gjykatës së Apelit për të kryer një hetim të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes.

  • Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e dhënë nga gjykata e rrethit gjyqësor, duke rrëzuar kërkesë padinë, me arsyetimin se padia është e parashkruar dhe se ajo duhej të ngrihej brenda afatit 3 vjeçar, duke ju referuar ligjit nr.8510, datë 15.07.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shtetërore”.

  • Ky arsyetim i gjykatës është i gabuar, pasi kjo gjykatë i referohet një ligji tjetër, i cili përfshihet në referencat ligjore të padisë.

  • Në rastin objekt shqyrtimi pala paditëse ka pretenduar vlerën e përllogaritjes së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi që rregullohet nga neni 11 i ligjit nr.8087, datë 13.03.1996, i ndryshuar me ligjin nr.8251, datë 30.07.1999 dhe që gjykata e rrethit gjyqësor e ka zgjidhur shumë drejtë.

  • Gjykata e Apelit ka gabuar në momentin që ka konkluduar se, padia e paditësit për të kundërshtuar llogaritjen e kryer nga ana e DRSSH Tiranë është e parashkruar. Ky argument nuk qëndron dhe bie ndesh me kërkesat e Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, e konkretisht neni 29 i këtij ligji.

  • Referuar dispozitës së sipërcituar, rillogaritja e të drejtave të njohura të paditësit bëhet sipas rregullave të përcaktuara në dispozitat e ligjit nr.8087, datë 13.03.1996 i ndryshuar dhe jo sipas Ligjit nr.8510, datë 15.07.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shtetërore”.

  • Për paditësin rillogaritja e të drejtave dhe përfitimi i pagimit të diferencave i fillojnë që nga casti që i ka lindur e drejta për këtë përfitim, që është pikërisht data 01.09.2006 deri në hyrjen në fuqi të ligjit 10142, datë 30.05.2009.

  • Arsyetimi i gjykatës së apelit është një arsyetim kontradiktor.




  • Vetë kjo gjykatë pranon faktin se, paditësi mund të ushtrojë të drejtën e kërkimit për rillogaritjen e të drejtave në çdo kohë, por nga ana tjetër shprehet se, e drejta e përfitimeve të njohura (të papaguara) janë parashkruar brenda afatit 3 vjeçar nga dita e ngritjes së padisë.

  • Arsyetimi i gjykatës së apelit bie ndesh me përcaktimet e nenit 28/1 dhe nenit 29/1/2/3 të ligjit nr.8087, datë 13.03.1996, i ndryshuar dhe Ligjit nr.8661, datë 18.09.2000.

  • Gjykata e Apelit Tiranë nuk ka respektuar kërkesat e nenit 125 të K.Civil. Gjykata e Apelit me nismën e vetë dhe pa kërkesen e paleve ne proces, pra të DRSSH Tiranë, ka ngritur pretendimin e parashkrimit. Në lidhje me këtë të drejtë ana e paditur nuk është shprehur as në gjykimin e kryer në shkallën e parë dhe as në gjykimin e kryer në apel.

  • Gjykata ka interpretuar dhe zbatuar keq ligjin në lidhje me të drejtën e përfitimeve të të drejtave të njohura paditësit, por të papaguara nga data e lindjes së të drejtës që është data 01.09.2006, për një perioudhë më shumë se 6-vjeçare, deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit nr.10142, datë 30.05.2009, i cili ka hyrë në fuqi në datën 30.06.2009, që është e drejta e përfitimit të paditësit që rrjedhin nga rillogaritja e të drejtave të njohura dhe të fituara sipas dispozitave të ligjeve të sipërcituar.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, rezulton se paditësi Skënder Koçaj është emëruar me titullin oficer me urdhërin nr.2344, datë 01.06.1976 të Ministrit të Mbrojtjes dhe ka shërbyer si ushtarak (oficer) i shërbimit aktiv për një periudhë prej 28 vjet e 3 muaj.

2. Me urdhrin nr.8487, datë 29.07.2004 te Ministrit te Mbrojtjes, gjatë kohës që paditësi ka qenë duke ushtruar detyrën e Oficerit aktiv në Repartin e Ministrisë së Mbrojtjes me gradën “Major”, ka dalë në rezervë dhe është paguar për një periudhë dy vjeçare me pagesë kalimtare.

3. Paditësi duke qenë se kishte vjetërsi shërbimi si ushtarak, i është drejtuar palës së paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë për të përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

4. Me vendimin nr.4316, datë 15.01.2007, DRSSH Tiranë i ka caktuar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi paditësit Skënder Koçaj, me afat të fillimit të pagimit të tij nga data 01.09.2006, në masën prej 16.007 lekë në muaj. Si pagë referuese është marrë paga prej 46.800 lekë në muaj.

5. Nga ana e palës së paditur DRSSH Tiranë është kryer edhe njëherë rivlerësimi i masës së pensionit të caktuar për paditësin dhe në datën 28.02.2007, palës paditëse masa e pensionit të parakohshëm i është caktuar në masën 16.480 lekë, e cila i është indeksuar sipas viteve.

6. Me hyrjen në fuqi të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, nga ana e DRSSH Tiranë është kryer rivlerësimin e pensionit për paditësin Skënder Koçaj, nëpërmjet vendimit për rishqyrtimin e të ardhurave (pa datë dhe numër), duke i përcaktuar atij pensionin e parakohshëm në masën prej 20.424 lekë, me të drejtë pagese nga data 01.07.2009 deri në datën 01.08.2018.
7. Në vitin 2011, pala paditëse, i është drejtuar me kërkesë DRSSH Tiranë, nëpërmjet të cilës ka pretenduar se, masa e pensionit të parakohshëm nuk i është llogaritur saktësisht sipas parashikimeve të ligjit në fuqi, në momentin e daljes së tij në pension dhe për këtë arsye, ai ka kërkuar nga ana e paditur që të rillogarisi edhe njëherë masën e pensionit të parakohshëm, ti paguajë diferencat e papaguara nga momenti i lindjes së kësaj të drejte (pra nga data 01.09.2006), si edhe të kryejë indeksimin e këtij pensioni, pasi nuk i është kryer.

8. Me shkresën nr.2702 prot., datë 07.04.2011, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë i ka kthyer përgjigje palës paditëse, duke i sqaruar se: “...në zbatim të ligjit nr.8087, datë 13.03.1996, i ndryshuar me ligjin nr.8521, datë 30.07.1999 është bërë llogaritja e pensionit të paqrakohshëm ushtarak ....Por në bazë të këtij ligji, nuk mund të paguheni më shumë se vlera maksimale e pensionit të pleqërisë në shkallë vendi. Për këtë arsye, vlera e pensionit tuaj në datën 01.09.2006, datë në të cilën ju ka lindur e drejta e pensionit është 19.030 lekë. Pas kësaj date janë bërë rritje sipas VKM-ve dhe nga data 01.07.2010 e në vazhdim vlera e pensionit tuaj është 19.277 lekë. ...”.

9. Pala paditëse, duke mos qenë dakord me përgjigjen e dhënë nga DRSSH Tiranë, në datën 03.05.2011 i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me padinë me objekt të sipërcituar, duke pretenduar se, DRSSH Tiranë i ka përllogaritur gabim pensionin e parakohshëm në kundërshtim me sa parashikojnë dispozitat ligjore në fuqi në momentin që i ka lindur kjo e drejtë, si dhe detyrimin e saj për ti paguar diferencat e papaguara.

10. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.9639, datë 16.10.2012 ka vendosur:

-Pranimin pjesërisht të kerkesëpadise së paditësit Skënder Koçaj.

-Detyrimin e palës së paditur për të bërë rillogaritjen, e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi sipas akteve ligjore “Për sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, sipas nenit 14 të Ligjit 9418 të ndryshuar, duke marrë si pagë referuese atë 46.800 lekë.

-Detyrimin e të paditurit D.R.S.SH Tiranë për t’i paguar paditësit Skënder Koçaj diferencat e pensionit e parakohshëm që ka filluar pagesat me datë 01.09.2008, i cili duhet llogaritur për 28 vjet vjetërsi shërbimi në masën 50 përqind të pagës referuese prej 46.800 lekë në muaj, mbi të cilën është derdhur kontributi për 15-vjet vjetërsi shërbimi dhe pas kësaj për çdo vit tjetër të vjetërsisë së shërbimit mbi përcaktimin e mësipërm për 13 vjet, duke u shtuar masa e pensionit me 2 përqind baraz me 26 % të pagës referuese 46.800 lekë, ky pension nuk duhet të kalojë katërfishin e pensionit bazë, në datën 1 janar të çdo viti, sipas përcaktimit të Ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", referuar edhe nenit 14 të Ligjit nr.9418, i ndryshuar.

-Kjo rillogaritje të vazhdojë për periudhën nga 01.09.2006 deri kur paditësi të dalë në pension pleqërije.

-Shpenzimet gjyqësore palës së paditur.



10/1. Kjo gjykatë ka arsyetuar se: “....Gjykata çmon se, paditësit i ka lindur e drejta për t’u trajtuar me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në datë 01.09.2006 dhe ligji i aplikueshëm në këtë rast, është Ligji nr.9418, i ndryshuar me Ligjin nr.9481, konkretisht neni 14 i tij.... Ndërsa përsa i përket llogaritjes së masës së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi për oficerët e FA, neni 13 e 14 i Ligjit nr.9814, përbëhet nga dy pjesë: pika “a” dhe pika “b”. Këto dy pjesë të dispozitës janë të ndara nga njëra-tjetra dhe trajtojnë respektivisht: Pika “a” rastet kur oficeri i FA ka kryer 15 vjet vjetërsi shërbimi si ushtarak do të marrë si shumë pensioni të parakohshëm 50% të pages referuese, mbi të cilën është derdhur kontributi. Paditësi Skënder Koçaj, në kohën kur i ka lindur e drejta për pension të parakohshëm nga fletëpërllogaritja e përiudhës së sigurimit, del se ai ka shërbyer në strukturat e FA për 28 vjet . Pika “b” e Ligjit nr.8521 datë 30.07.1999 parashikon rastet kur oficeri i shërbimit aktiv ka me tepër se 15 vjet vjetërsi shërbimi dhe në këtë rast, shumës si më lart do t’i shtohet për çdo vit tjetër të vjetërsisë së shërbimit mbi përcaktimin e mësipërm edhe 34 % të pagës referuese. ... Në këto kushte, pala e paditur D.R.S.SH Tiranë detyrohet për t’i paguar paditësit Skënder Koçaj diferencën e pensionit të parakohshëm, i cili duhet llogaritur për 28 vjet vjetërsi shërbimi në masën 50 përqind të pagës referuese, mbi të cilën është derdhur kontributi për 15-vjet vjetërsi shërbimi dhe pas kësaj, për çdo vit tjetër të vjetërsisë së shërbimit mbi përcaktimin e mësipërm për 15 vjet, masa e pensionit shtohet me 2 përqind të pagës referuese, baraz me 26 %, sipas nenit 14 të Ligjit 9418, të ndryshuar. Me kufizimin që, ky pension nuk duhet të kalojë katërfishin e pensionit bazë, në datën 1 janar të çdo viti, sipas përcaktimit të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë". ... Gjykata çmon se, neni 29 i Ligjit të mësipërm duhet parë vetëm në frymën e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.33, datë 24.06.2010, i cili nënvizon që rillogaritja duhet të bëhet vetëm në ato raste kur sjell ndryshime pozitive në favor të përfituesit. Ky vendim nënvizon se në asnjë rast nuk duhet që të preket parimi i sigurisë juridike ç’ka nënkupton që, të drejtat e përfituara me ligj nuk mund të cënohen nga një akt tjetër i shprehjes së vullnetit shtetëror. ....Për rrjedhojë, gjykata çmon se rillogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të paditësit nga pala e paditur, duke zbritur masën e këtij pensioni, është bërë në kundërshtim me parimet bazë të së drejtës dhe në keqinterpretim të nenit 29 të Ligjit 10142. ...Pra pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi i paditësit, duhet që të vazhdojë të paguhet sipas përllogaritjes së caktuar nga neni 14 i Ligjit nr.9418. Ndërsa përsa i përket indeksimit të pensionit të parakohshëm, gjykata këtë kërkim e gjen si të pambështetur në ligj.....”

11. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.780 (1040), datë 30.04.2013, ka vendosur:

-Ndryshimin e vendimit civil nr.9639, datë 16.10.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Tiranë.

-Rrëzimin e kërkesë-padisë.

-Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.



11/1. Kjo gjykatë ka arsyetuar se: “....Gjykata e Apelit Tiranë arrin në përfundimin se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është rrjedhojë e një gjykimi të padrejtë, i pabazuar në ligjin procedural e material civil dhe si i tillë duhet të ndryshohet dhe të vendoset rrëzimi i kërkesë-padisë. ... Në nenin 23 të Ligjit nr.9418 datë 20.05.2005 "Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të ushtarakeve", i cili u ndryshua nga neni 14 i Ligjit nr.9481, datë 16.02.2006, u parashikua se: -Masa e pensionit eshte 50 % e pagës referuese. -Për cdo vit të vjetërsisë në shërbim, mbi përcaktimin e mësipërm, masa e pensionit shtohet me 2% të pagës referuese. -Masa e pensionit nuk mund të jetë më e madhe se katërfishi i pensionit bazë në datën 01.01. të çdo viti, sipas përcaktimit të Ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në RSH" për ushtarakët që mbajnë gradën nënkolonel dhe major, gradë të cilën e ka pasur paditësi në momentin e lirimit. Kjo skemë e llogaritjes së pensionit të parakohshëm ka qenë në fuqi në momentin e lindjes të së drejtës për përfitim, por nuk u zbatua nga DRRSH Tiranë. ...Për me tepër, aktualisht është në fuqi Ligji nr.10142, datë 15.05.2009 ...ligj i cili, në nenin 31 të tij shfuqizon të gjitha ligjet e vendosura si bazë ligjore e kërkesë padisë. Në nenin 29 "Rillogaritja e të drejtave të njohura", parashikon rillogaritje të pensioneve të parakohëshme për vjetërsi shërbimi, sipas pagave referuese që ka patur paditësi në momentin e lindjes së të drejtës për përfitim në DRSSH-të përkatëse. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr.33, datë 24.06.2010, nuk e ka nxjerrë anti-kushtetues këtë nen, gjithashtu dhe VKM nr.793 datë 24.09.2010 është shprehur se deri në një reflektim ligjor të vendimit të gjykatës kushtetuese, përfitimet dhe efektet që do të dalin prej tij llogariten dhe zbatohen sipas Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 pa ndryshime, bazuar kjo edhe në Aktin normativ nr.5, datë 10.11.2010 "Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin 10142, datë 15.05.2009, DRSSH Tiranë ka bërë rillogaritjen e masës së pensionit për këtë arsye, paditësi nuk mund t'i drejtohet Gjykatës për përllogaritje që është bërë nga DRSSH Tiranë. Masa e pensionit e dalë nga kjo rillogaritje është masa përfundimtare e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Përsa i përket pretendimit për pagimin e diferencave nga data 01.09.2006, për një periudhe për më shumë se 6 vjeçare, theksojmë se, të drejtën për të kundërshtuar përllogaritjen e masës së pensionit, paditësi mund ta ushtrojë në çdo kohë, masa e pensionit është një përfitim monetar mujor dhe e drejta për të kërkuar pagimin e diferencave të papaguara të pensionit të parakohshëm si rezultat i një përllogaritjeje të ndryshme të tij, pra e drejta e paditësit për të kërkuar pagimin e një detyrimi monetar të papaguar nga pala e paditur është e parashkrueshme brenda një afati 3 vjeçar nga dita e ngritjes së padisë në vitin 2011. Kjo pasi për të zgjidhur këtë konflikt bëhet referimi në rregulla të përgjithshme të parashikuara në akte ligjore që rregullojnë marrëdhënie juridike të njëjta apo të ngjashme. ...”.

12. Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala paditëse Skënder Koçaj, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.780 (1040), datë 30.04.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.9639, datë 16.10.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke parashtruar ato shkaqe që citohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
13. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, çmon se, vendimi nr.780 (1040), datë 30.04.2013 i Gjykatës së Apelit Tiranë, është marrë në mosrespektim të ligjit procedurial dhe atij material, e për rrjedhojë, ai duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet për rigjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

14. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se, Gjykata e Apelit Tiranë në gjykimin e çështjes objekt gjykimi, nuk ka kuptuar dhe interpretuar drejtë dizpozitat e ligjës materiale të detyrueshme për t’u zbatuar në zgjidhjen e këtij konflikti dhe për rrjedhojë, nuk e ka zgjidhur atë në përputhje me ligjin.

15. Referuar natyrës juridike të mosmarrëveshjes, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se, çështja objekt shqyrtimi përbën një mosmarrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore të krijuar si pasojë e nxjerrjes së akteve administrative të sipërcituara nga ana e paditur. Rezulton se, kërkimet e paditësit në këtë gjykim janë: “Detyrimi i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për të bërë përllogaritjen e pensionit të parakohshëm ushtarak të paditësit, për kohën e vjetërsisë së shërbimit 28 vjet në referim të pagës referuese 50% mbi të cilën është derdhur kontributi për 15 vite që rezulton në masën 46860 lekë në muaj, duke i shtuar masës së pensionit edhe 2% të pagës referuese përcaktimin mbi 15 vjet, d.m.th edhe për 13 vjet të vjetërsisë së shërbimit duke filluar prej datës 01.09.2006 (datë në të cilën ka lindur e drejta e pensionit) deri në lindjen e së drejtës së pensionit të pleqërisë në mbështetje të nenit 29 të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të F.A...”, rregulluar me vendimin nr.33, datë 24.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese”.

16. Në shqyrtim të shkakut ligjor të kërkimeve të paditësit, objektit të gjykimit si dhe të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, të cilat i janë nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor në gjykatat më të ulëta, rezulton se në thelb, paditësi në këtë gjykim, ka ngritur dy pretendime: a) rillogaritjen e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi si ish-ushtarak, pasi i janë llogaritur gabim përsa i përket formulës që parashikon ligji i zbatueshëm në momentin që i ka lindur kjo e drejtë, pra nga data 01.09.2006, si dhe pagimin e këtyre diferencave të papaguara, nga kjo datë e në vijim; si dhe b) detyrimin e palës së paditur që t’i paguajë të plotë pensionin e rillogaritur në vijim, sipas kritereve të ligjit që ka qenë në fuqi në momentin kur i ka lindur kjo e drejtë. Pra, paditësi në këtë gjykim, kërkon që të përfitojë pensionin e parakohshëm të ushtarakut sipas dispozitave të ligjit të kohës kur i ka lindur kjo e drejtë, masë të cilën pretendon ta përfitojë në vazhdimësi edhe pas hyrjes në fuqi të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009. Konflikti midis palëve ndërgjyqëse, qëndron në faktin se si do të llogaritet ky pension para hyrjes në fuqi të ligjit të sipërcituar dhe pas hyrjes në fuqi të tij.

17. Referuar akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, të cilat i janë nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor në gjykatat më të ulëta, rezulton e provuar se, paditësit i ka lindur e drejta për t’u trajtuar me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në Forcat e Armatosura, në datën 01.09.2006. Me vendimin nr.4316, datë 15.01.2007, DRSSH Tiranë i ka lidhur paditësit pension të parakohshëm në masën prej 16.007 lekë në muaj, të barabartë me pensionin maksimal të pleqërisë në shkallë vendi. Por paditësi pretendon se, pala e paditur e ka llogaritur gabim masën e pensionit, duke i dhënë atij një masë më të vogël nga ajo që parashikonin dispozitat ligjore në fuqi, në momentin kur paditësit i ka lindur kjo e drejtë.

18. Paditësi me padinë objekt shqyrtimi, ka pretenduar që, pala e paditur, përveçse i ka llogaritur gabim masën e pensionit të parakohshëm referuar dispozitave ligjore në fuqi në momentin kur atij i ka lindur kjo e drejtë, ka cënuar edhe parimin e sigurisë juridike të një të drejtë të fituar më parë, pasi referuar vendimit nr.33, datë 24.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese, pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi të rillogaritura sipas nenit 29 të Ligjit 10142, datë 15.05.2009, nuk duhet të jenë në një masë më të vogël nga ajo që subjekti ka përfituar më parë. Pra, gjendja e subjekteve përfitues nuk duhet të cënohet negativisht nga përllogaritja e pensionit të parakohshëm. Për këtë arsye, pala paditëse ka pretenduar se, duhet të vazhdojë të përfitojë si masë pensioni edhe pas hyrjes në fuqi të Ligjit 10142, datë 15.05.2009, të njëjtën masë pensioni që parashikonin dispozitat ligjore që kanë qenë në fuqi, në momentin e lindjes së kësaj të drejtë.

19. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, çmon se në çështjen objekt gjykimi, të dyja gjykatat kanë gabuar në interpretimin dhe zbatimit të normave materiale që kanë shërbyer për zgjidhjen e konfliktit. Por, ky Kolegj, konstaton se, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka gabuar pjesërisht në interpretimin e tyre, interpetimi dhe vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë gjendet plotësisht i pabazuar në ligj dhe në provat e administruara në dosjen gjyqësore.

20. Kjo gjykatë, në vendimin e saj shprehet se, kërkesë padia e paditësit duhet të rrëzohet pasi: “....të drejtën për të kundërshtuar përllogaritjen e masës së pensionit, paditësi mund ta ushtrojë në çdo kohë, masa e pensionit është një përfitim monetar mujor dhe e drejta për të kërkuar pagimin e diferencave të papaguara të pensionit të parakohshëm si rezultat i një përllogaritjeje të ndryshme të tij, pra e drejta e paditësit për të kërkuar pagimin e një detyrimi monetar të papaguar nga pala e paditur është e parashkrueshme brenda një afati 3 vjeçar nga dita e ngritjes së padisë në vitin 2011. Kjo pasi për të zgjidhur këtë konflikt bëhet referimi në rregulla të përgjithshme të parashikuara në akte ligjore që rregullojnë marrëdhënie juridike të njëjta apo të ngjashme ...”.

21. Ky arsyetim i gjykatës nuk vjen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, të detyrueshme për tu zbatuar nga gjykata. Siç u tha edhe me lart në këtë vendim, rezulton se, paditësit i ka lindur e drejta për përfitim pensioni të parakohshëm të ushtarakut në datën 01.09.2006, kohë në të cilën, si ligj i zbatueshëm ka qenë ai me nr.9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, e konkretisht neni 35 i tij i titulluar “E drejta për pension të parakohshëm”, në të cilin parashikohet se: “1. Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët me pagesë/profesionistë, me vjetërsi shërbimi në Forcat e Armatosura 15 vjet për burrat dhe 12 vjet për gratë, gëzojnë të drejtën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 50 për qind të pagës mujore deri në plotësimin e kushteve për përfitimin e pensionit të pleqërisë. Për çdo vit tjetër shërbimi mbi kufirin e mësipërm ushtarakut i jepet një shtesë pensioni në masën 2 për qind të pagës mujore. 3. Kriteret dhe kushtet e përfitimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi përcaktohen në ligjin "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror", i ndryshuar”.

22. Në analizë të dispozitës ligjore të sipërcituar, rezulton se, pensioni i parakohshëm, paditësit, duhej ti përllogaritej si shuma e: (i) 50% e pagës mujore që ka marrë paditësi (e cila sipas pretendimeve rezulton të ketë qenë në masën prej 46.800 lekë), dhe (ii) 2% të pagës mujore, për çdo vit vjetërsi shërbimi mbi 15. Pra, subjekti paditës, duhej të përfitonte pension në masën që përcaktohej nga formula që parashikonte ligji i zbatueshëm në kohën e daljes në pension të paditësit dhe jo domosdoshmërisht, sa ka qenë masa e pensionit maksimal në shkallë vendi, në këtë datë. Ky ka qenë vullneti i shprehur nga ligjvënësi në atë moment dhe pala e paditur, si dhe çdo organ tjetër shtetëror është e detyruar që ta zbatonte atë.

23. Rezulton që, gjatë kohës së gjykimit të kësaj çështjeje pranë gjykatave më të ulëta, ka hyrë në fuqi Ligji nr.10142, datë 15.05.2009 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura, të punonjësve të policisë së shtetit, të gardës së republikës, të shërbimit informativ të shtetit, të policisë së burgjeve, të policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit e të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, nëpërmjet të cilit janë shfuqizuar Ligji nr.8087, datë 13.03.1996, Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me ndryshime; pika 1 dhe 2 e nenit 35 të Ligjit nr.9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut të Republikën e Shqipërisë”, si dhe Ligji nr.9418, datë 20.05.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

24. Sipas nenit 29 të ligjit të sipërcituar, i titulluar “Rillogaritja e të drejtave të njohura”, pika 2 e tij, parashikohet se: “2. Pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe pensionet suplementare, të caktuara në përputhje me ligjet nr.8087, datë 13.3.1996 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar dhe nr.8661, datë 18.9.2000 "Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit", si edhe ato të caktuara me vendime të gjykatave, pavarësisht nga mosha e vjetërsia në punë, në çastin e fillimit të së drejtës, do të rillogariten. Rillogaritja bëhet sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligj dhe në bazë të pagave referuese, në çastin që i ka lindur e drejta për përfitim. Mbi këtë masë përfitimi të rivlerësuar zbatohen koeficientet e rritjes apo të indeksimit të pensionit, sipas vendimeve të veçanta të Këshillit të Ministrave, nga çasti i lindjes së të drejtës dhe deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Masa e pensionit, e rivlerësuar si më lart, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, vlerësohet si shumë përfundimtare e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose e pensionit suplementar.” Pra, ky ligj ka parashikuar qartazi që të gjitha pensionet e përfituara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë objekt rishqyrtimi dhe rivlerësimi i tyre do të kryhet sipas parashikimeve të këtij ligji, fakt i cili nuk është marrë në konsideratë nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

25. Në analizë të dispozitës së mësipërme dhe në referim të akteve të dosjes gjyqësore, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, pavarësisht se paditësi e ka përfituar të drejtën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi sipas Ligjit nr.9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë”, dhe ligjeve të tjera të zbatueshëm, masa e pensionit të parakohshëm të pleqërisë për paditësin duhet rillogaritur, duke marrë në konsideratë, jo vetëm parashikimet e ligjeve të kohës kur i ka lindur kjo e drejtë (referuar gjithë periudhës që ato kanë qenë në fuqi), por edhe parashikimet e ligjit të fundit që është në fuqi dhe që rregullon këtë të drejtë (me të gjitha ndryshimet), duke i filluar efektet nga momenti që ai ka hyrë në fuqi.
26. Ky Kolegj, vlerëson të theksojë se, e drejta për sigurime shoqërorë në pleqëri është e drejtë themelore e njeriut, e parashikuar posaçërisht nga Kushtetuta në nenin 52, dhe që i garantohet personit kur përmbush kushte të caktuara sipas ligjit. Por, nëse sigurimi shoqëror bazë është një e drejtë kushtetuese ekonomiko-sociale dhe si e tillë lidhet me detyrimin e shtetit për të qenë aktiv, e për t’u garantuar shtetasve sigurimin e mjeteve të përshtatshme për nevoja jetësore në rastet e fatkeqësive, sëmundjeve, invaliditetit, pleqërisë dhe papunësisë së padëshiruar, ndryshimi i skemës së përfitimeve suplementare mbetet në diskrecion të politikave dhe mundësive të ekzekutivit, kurse prekja e skemës së sigurimeve shoqërore bazë nuk duhet kurrsesi të pësojë ndryshime të tilla, që të përkeqësojë ndjeshëm jetën e shtetasve që përfitojnë këtë sigurim.

27. Gjykata Kushtetuese, në vendimin nr.2 datë 18.02.2013, ka mbajtur këtë qëndrim “..megjithëse skema e re e llogaritjes së masës së sigurimit suplementar ka sjellë uljen e të ardhurave për përfituesit, kjo ndërhyrje është në përpjesëtim të drejtë me qëllimin që e ka diktuar atë. Siç u tha më lart, qëllimi që kërkon të arrijë ekzekutivi/ligjvënësi me anë të rregullimit të ri është mbajtja e skemës së sigurimeve brenda parimeve bazë të saj, pra të raporteve të drejta dhe të arsyeshme midis masës së sigurimit të parakohshëm dhe pagës mesatare neto nga puna. Diferencimet që ekzistonin para kësaj ndërhyrjeje cenonin parimet dhe rregullat në fushën e pagave dhe të tatimit mbi të ardhurat personale si dhe shkaktonin një detyrim të papërballueshëm për buxhetin e shtetit duke e rrezikuar atë seriozisht. Gjykata konstaton se masa e pensionit e përllogaritur sipas formulës së re mbështetet në mundësitë reale buxhetore, ajo siguron respektimin e parimeve të funksionimit të skemave suplementare, si dhe ruajtjen e raporteve të arsyeshme midis pensionit suplementar të ushtarakëve, atij të pleqërisë dhe pagës neto nga puna”. Në këtë kuptim, rillogaritja e pensionit të parakohshëm për paditësin, nga ana e palës së paditur, është një detyrim i përcaktuar me ligj dhe nuk mund të konsiderohet cënim i të drejtës së tij të përfituar më parë, me Ligjin nr.9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut të Republikën e Shqipërisë”, si dhe me ligjet e tjera të zbatueshme.

28. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unifikues nr.3/2013 në një mosmarrëveshje të ngjashme me çështjen objekt shqyrtimi, janë shprehur se gjykata, në të tilla raste është e detyruar t’i japë përgjigje konkrete kërkimeve të paditësit dhe jo thjesht të urdhërojë zbatimin e ligjit nga pala e paditur DRSSH, në kushtet kur paditësi ka kërkuar detyrimin për pagim pensioni nga një datë e caktuar.

29. Në nenin 14, prg.1 të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar, parashikohen kriteret për llogaritjen e pensionit të parakohshëm për personat që kanë plotësuar kushtet ligjore për këtë lloj përfitimi, si vijon: “1. Pensioni i parakohshëm për personat, që plotësojnë kushtet e përfitimit, është 50 për qind e pagës mesatare referuese mujore. Për çdo vit tjetër të vjetërsisë në shërbim, sipas përcaktimit, masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës mesatare referuese”. Në nenin 4 të ligjit të sipërcituar, i ndryshuar jepet definicioni rreth pagës referuese, në të cilin parashikohet se: “1. Përfitimet, që jepen nga ky ligj, l logariten në bazë të pagës referuese. 2. Paga referuese përbëhet nga paga bazë mujore për gradë, sipas viteve të shërbimit dhe shtesat mbi pagë, ose nga paga bazë mujore për funksion dhe shtesat, të cilat përcaktohen e zbatohen për të njëjtën gradë apo funksion në datën e lindjes së të drejtës së një përfitimi. Për efekt të llogaritjes së përfitimeve: a) Paga referuese neto është paga që rezulton pas zbritjes, nga paga referuese, të kontributit të detyrueshëm të sigurimit shoqëror dhe shëndetësor plus tatimin mbi të ardhurat personale plus kontributin suplementar, sipas këtij ligji, të cilat mbahen nga paga. b) Paga mesatare referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese sipas periudhave të qëndrimit në atë gradë apo funksion. c) Paga mesatare referuese neto është paga e barabartë me pagën referuese mesatare, pasi i zbritet shuma e kontributit të sigurimit shoqëror shëndetësor, tatimit mbi të ardhurat dhe kontributit suplementar, sipas këtij ligji, të cilat mbahen nga paga. Pagat referuese të njësuara, rregullat e llogaritjes së pagës referuese neto dhe rregullat e llogaritjes së pagës mesatare referuese neto, për të gjithë karrierën, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave". Parashikimet e këtij neni lidhen ngushtësisht me zbatimin dhe aplikimin e nenit 29 të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar, ku në paragrafin e dytë të tij është konkluduar se, rillogaritja e pensionit të parakohshëm duhet të kryhet duke ju referuar nocionit të pagës referuese. Për këtë arsye, gjykatat në shqyrtimin e kësaj çështje, duhet të mbajnë në konsideratë këto parashikime ligjore.

30. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, konstaton se, gjykatat më të ulëta nuk kanë hetuar dhe nuk kanë analizuar në përputhje me kërkesat e ligjit material, kërkimet e palës paditëse, pra nëse pensioni i rillogaritur sipas Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar, është kryer saktësisht sipas parashikimeve të këtij ligji, si dhe akteve nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij. Rezulton se, paditësi në këtë gjykim, ka pasur pretendime në lidhje me llogaritjen e masës së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, si para hyrjes në fuqi të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, ashtu edhe më pas dhe për këtë arsye, ka kërkuar gjyqësisht që t’i paguhen diferencat nga data 01.09.2006 (kohë në të cilën i ka lindur e drejta) e në vijim, pra edhe pasi ka hyrë në fuqi ligji i ri.

31. Siç u tha edhe më lart në këtë vendim, konflikti mes palëve në lidhje me llogaritjen e masës së pensionit të parakohshëm, ka vazhduar edhe pas hyrjes në fuqi të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nga ana e DRSSH Tiranë është nxjerrë vendimi për rishqyrtimin e të ardhurave (pa datë dhe numër), duke i përcaktuar paditësit pension të parakohshëm në masën prej 20.424 lekë, me të drejtë pagese nga data 01.07.2009 deri në datën 01.08.2018, me të cilin pala paditëse nuk ka rënë dakord, duke pretenduar se duhet të vazhdojë të paguhet me masën e pensionit që i takonte sipas dispozitave ligjore në fuqi, në momentin e lindjes së kësaj të drejte.

32. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, konstaton se, Gjykata e Apelit Tiranë në gjykimin që ajo ka bërë, nuk ka marrë parasysh pikërisht parashikimet e trajtuara më lart në këtë vendim, duke mos u dhënë asnjë përgjigje kërkimeve konkrete të paditësit. Vetëm arsyetimi i kësaj gjykate se, në zgjidhjen e kësaj çështje duhet të merren në konsideratë parashikimet e Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar nuk mjaftojnë për ta konsideruar çështjen të zgjidhur. Në fakt, konflikti ka mbetur i pa zgjidhur përsa kohë paditësi ka kërkime konkrete ndaj anës së paditur, pra ai kundërshton llogaritjen e bërë prej saj, si para dhe pas hyrjes në fuqi të ligjit të mësipërm etj. Ndërkohë, nuk rezulton që Gjykata e Apelit Tiranë të ketë hetuar nëse ana e paditur DRSSH Tiranë, ka zbatuar apo jo drejt dispozitat e këtij ligji në momentin që i ka përllogaritur pensionin e parakohshëm palës paditëse (përsa kohë është shprehur edhe me vendimin konkret për rivlerësimin e pensionit të paditësit, të cilin, kjo e fundit e ka kundërshtuar në këtë gjykim).

33. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, çmon të theksojë se, në kushtet kur nga ana e paditur ka dalë një akt konkret, me të cilin paditësit i është rivlerësuar masa e pensionit të parakohshëm dhe ai e ka goditur atë gjyqësisht, ishte detyrimi i kësaj gjykate që ta merrte në vlerësim atë, duke arsyetuar qartësisht dhe në mënyrë shteruese, nëse riverësimi ishte bërë në përputhje me dispozitat e Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar. Në këtë kuptim, pavarësisht argumentave që ka përdorur ana paditëse për të kundërshtuar rivlerësimin e masës së pensionit pas hyrjes në fuqi të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, Gjykata e Apelit Tiranë ishte e detyruar që ti jepte përgjigje, duke kryer një hetim të plotë dhe të gjithanshëm të kësaj cështjeje.

33. Gjthashtu, ky Kolegj, e gjen jo në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, arsyetimin që ka bërë Gjykata e Apelit Tiranë, kur shprehet se: “…e drejta për të kërkuar pagimin e diferencave të papaguara të pensionit të parakohshëm si rezultat i një përllogaritjeje të ndryshme të tij, pra e drejta e paditësit për të kërkuar pagimin e një detyrimi monetar të papaguar nga pala e paditur është e parashkrueshme brenda një afati 3 vjeçar nga dita e ngritjes së padisë në vitin 2011”, duke i rrëzuar në këtë mënyrë paditësit, kërkesën e tij për të kërkuar rillogaritjen e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi si dhe pagimin e diferencave.

34. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë thekson se, së pari, e drejta për pensionin është një e drejtë e paparashkrueshme dhe së dyti, referimi ligjor për këtë çështje nuk bëhet tek parimet e përgjithshme sikundër është shprehur Gjykata e Apelit Tiranë, por bëhet tek ligji specifik që rregullon mosmarrëveshjen objekt shqyrtimi, e konkretisht tek neni 31 i Ligjit nr.9418, datë 20.05.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, i titulluar “E drejta e pensionit”, në të cilin pasqyrohet se: “1. E drejta e përfitimeve nga ky ligj nuk parashkruhet. Personit, që kërkon përfitimet jo më vonë se 1 vit nga data kur i lind kjo e drejtë, përfitimi i paguhet nga data e lindjes së të drejtës. Në raste të tjera përfitimi paguhet nga data e paraqitjes së kërkesës për përfitim. 2. Përfitimet e njohura, por të patërhequra, paguhen në çdo kohë, por jo më shumë se për 3 vjet. 3. Përfitimet e caktuara, por të paguara më pak, jepen në çdo kohë. 4. Personi, që ka përfituar të ardhura në mënyrë e me mjete të padrejta, si dhe kur nuk njofton ndryshimin ose heqjen e masës së tyre, detyrohet ta kthejë të gjithë shumën e marrë tepër”.

35. Për sa më sipër, ky Kolegj, çmon se Gjykata e Apelit Tiranë, ndonëse i ka pasur të gjitha mundësitë ligjore që të konstatonte të metat e gjykimit në shkallë të parë dhe t’i ndreqte ato, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat proceduriale dhe materiale për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje, duke anashkaluar sqarimin plotësisht të rrethanave ligjore që lidhen me gjykimin e çështjes, si dhe nuk ka analizuar dhe kthyer përgjigje pretendimeve të paraqitura nga palët në proces. Për këtë arsye, vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për t’u rishqyrtuar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

36. Kjo gjykatë, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor në bazë të nenit 465 të K.Pr.Civile ku parashikohet se “Në shqyrtimin e çështjes në gjykatën e apelit mbahen parasysh për aq sa janë të zbatueshme dispozitat mbi procedurën e gjykimit në shkallë të parë”, dhe të caktojë kryesisht ekspertë të specializuar, për të llogaritur masën e pensionit që i takon paditësit dhe detyrimin e palës së paditur ndaj paditësit. Duke qënë se kërkimet e paditësit në këtë proçes, lidhen me pretendime për llogaritjen e saktë të pensionit të parakohshëm nga data 01.09.2006 e në vijim, si dhe duke u nisur nga fakti që legjislacioni i zbatueshëm, ka pësuar ndryshime në vite, kjo Gjykatë duhet t’u japë përgjigje pyetjeve të tilla si: i) Sa është masa e pensionit të parakohshëm që duhet të përfitonte paditësi në përputhje me Ligjin nr.9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, si dhe ligjeve të tjera të zbatueshme deri sa hyri në fuqi Ligji nr.10142, datë 15.05.2009? ii) Sa është diferenca midis masës së pensionit që i takon paditësit, referuar zbatimit të ligjeve në kohë dhe asaj që ai ka përfituar efektivisht sipas vendimit të dhënë nga DRSSH Tiranë, nga data që i ka lindur kjo e drejtë deri në datën që ka hyrë në fuqi Ligji nr.10142, datë 15.05.2009? iii) Sa është masa e pensionit e rillogaritur për paditësin sipas Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar, nga data që ky ligj ka hyrë në fuqi? iv) A është përcaktuar saktë nga ana e paditur që, masa e pensionit që duhet të përfitojë paditësi Skënder Koçaj pas datës 30.06.2009, është 20.424 lekë? Gjykata Administrative e Apelit Tiranë për një hetim më të plotë dhe të gjithanshëm, mund të caktojë dhe detyra të tjera, duke marrë në konsideratë edhe kërkesat e palëve në proçes.

37. Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, në shqyrtimin dhe zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje, për aq sa janë të zbatueshme dhe pa cënuar interesat dhe të drejtat e palëve në proces, duhet të ketë parasysh edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese nr.9/2007, nr.33/2010 dhe nr.2/2013, të cilat rregullojnë këtë veprimtari dhe ndihmojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes objekt gjykimi, në përputhje me ligjin. Në rigjykim, kjo gjykatë duhet t’u bëjë të qartë palëve që është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin të provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Palët ashtu siç kanë të drejtat kanë dhe detyrimet që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara.

38. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, çmon se, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, duhet të lejojë të dyja palët që të paraqesin prova shkresore me anën e të cilave ato të provojnë pretendimet e tyre, bazuar në nenin 12 dhe 19 të K.Pr.Civile dhe t’i lejojë ato, që t’ia nënshtrojnë hetimit e debatit gjyqësor. Ky Kolegj, çmon gjithashtu se, kryerja e veprimeve të përmendura më sipër, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të lindin gjatë rigjykimit, do të lejojnë gjykatën të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes objekt shqyrtimi.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.780 (1040), datë 30.04.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Tiranë, më 12.11.2015
Nr. 11243-02128-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr.00-2015-4576 i Vendimit (608)



Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   82   83   84   85   86   87   88   89   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish