Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet82/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   78   79   80   81   82   83   84   85   ...   157

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:


Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Medi Bici Anëtar
datën 10.11.2015, në seancë gjyqësore, mori në shqyrtim çështjen administrative me

nr. 02604/2010 akti, që u përket palëve:

PADITËS: ELVIS DORZI, përfaqësuar në gjykim nga avokat Sokol Robo.

I PADITUR: BASHKIA TIRANË, përfaqësuar në gjykim nga Znj. Mimoza Leka

SHOQËRIA “ALB TORONTO KONSTRUKSION” SHPK, përfaqësuar në gjykim nga avokate Nertila Qordja.


OBJEKTI :

Anullim i aktit administrativ nr.41, datë 04.02.2003 i KRRT Bashkia Tiranë,

dhënë në favor të subjektit.

Marrja e masës provizore për sigurimin e padisë.

Pezullim i zbatimit të aktit administrativ nr.41, datë 04.02.2003

deri në përfundim të gjykimit.

Baza Ligjore: Nenet 202/a, 324 dhe 329 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3812 akti, datë 27.01.2010 ka vendosur:

Pranimin e kërkesës.

Pezullimin e zbatimit të aktit administrativ, vendim nr.41, datë 04.02.2003 të KRRT-së pranë Bashkisë Tiranë deri në përfundimin e gjykimit të çështjes.

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.410, datë 07.09.2010 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.3812 Akti, datë 27.01.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe rrëzimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të vendimit nr.41, datë 04.02.2003 të KRRT-së Bashkia Tiranë.


Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs, pala paditëse Elvis Dorzi,i cili kërkon ndryshimin e këtij vendimi, duke parashtruar këto shkaqe:

Përfaqësuesi i porositësit Florenco Rashkoviç, i quajturi Andrea Koxhaj nuk ka pasur tagra në aktin e përfaqësimit për të dhënë pëlqimin në emër të Florenco Rashkoviç.

Në kohën e përpilimit të kontratës së sipërmarrjes së përshkruar më sipër porositësi, Florenco Rashkoviç, kishte rreth dy vjet që kishte vdekur.

Çdo akt tjetër i bërë në emër të çdo personi është i pavlefshëm.

Të drejtën për të lidhur kontratë sipërmarrje apo ndonjë veprim tjetër juridik në lidhje me këtë pronë e kanë vetëm pronarët e ligjshëm të kësaj prone, një ndër të cilët jam dhe unë.

Ne kemi goditur faktin se në bazë të një kontratë sipërmarrje e cila është një veprim juridik absolutisht i pavlefshëm, pra që nuk prodhon asnjë efekt juridik, që nga dita e nënshkrimit të saj është marrë një leje ndërtimi në rrugë të jashtëligjshme.




KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi kërkesën e paraqitur nga paditësi Elvis Dorzi për heqjen dorë nga rekursi, qëndrimin e mbrojtësit të tij, avokatit Sokol Robo, si edhe të përfaqësueses së palës së paditur Alb Toronto Konstrukson shpk dhe palës së paditur Bashkia Tiranë, të cilët u shprehën se e lënë zgjidhjen në çmim të gjykatës; dhe e diskutoi çështjen në tërësi në seancë gjyqësore,


V Ë R E N

Paditësi Elvis Dorzi ka ngritur në gjykatë padi me shkak ligjor dhe objekt anulimin e aktit administrativ nr.41 datë 04.02.2003 të KRRT pranë palës së paditur Bashkia Tiranë dhënë në favor të palës së paditur Alb Toronto Konstruksion shpk, duke e marrë edhe masë sigurimi të padisë së pezullimit të zbatimit të këtij akti administrativ deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor, me vendimin nr.3812 akti, datë 27.01.2010, ka vendosur pranimin e kërkesës duke e pezulluar zbatimin e aktit administrativ vendimi nr.41 datë 04.02.2003 të KRRT pranë Bashkisë Tiranë deri në përfundimin e gjykimit të çështjes.

E investuar mbi ankimin e të paditurës Bashkia Tiranë, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.410 datë 07.09.2010, ka vendosur të ndryshojë vendimin nr.3812 akti, datë 27.01.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të disponojë rrëzimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të vendimit nr.41 datë 04.02.2003 të KRRT-së të palës së paditur Bashkia Tiranë.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë ka ushtruar rekurs pala paditëse Elvis Dorzi.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi, me vendimin e datës 17.02.2012 ka vendosur kalimin e çështjes për gjykim në seancë gjyqësore.

Pas hyrjes në fuqi të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, në seancën gjyqësore të datës 20.03.2014, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë ka vendosur të pezullojë shqyrtimin e çështjes deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes së themelit nr.31003-00557-00-2013.

Ndërkohë, sipas nr.Sh-397 prot, datë 23.10.2015, paditësi Elvis Dorzi ka depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesë për heqjen dorë nga rekursi, e cila, përpara zhvillimit të seancës gjyqësore, është plotësuar me dokumentacion shtesë me shkresën E-182 prot datë 30.10.2015.

Në të tilla rrethana, Kolegji Administrativ, në këtë seancë gjyqësore, dëgjoi shpjegimet lidhur me kërkesën për heqje do rë nga rekursi të avokatit të paditësit Elvis Dorzi, si edhe qëndrimin e palëve të paditura Alb Toronto Konstruksion shpk dhe Bashkia Tiranë.

Kolegji Administrativ, e gjen kërkesën për heqje dorë nga rekursi të paditësit Elvis Dorzi të mbështetur në kushtet dhe kërkesat e parashikuara nga neni 490 i Kodit të Procedurës Civile duke qenë se është paraqitur me shkrim, nga pala që ka paraqitur rekursin, identiteti dhe vullneti për heqjen dorë nga rekursi vërtetohet nga parashtrimi shkresor në formën dhe mënyrën e treguar nga ligji për këtë qëllim përpara noterit publik dhe gjykatës.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të shkronjës nenit 490 të Kodit të Procedurës Civile dhe të nenit 63 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,


V E N D O S I:

Pushimin e gjykimit të çështjes nr.31001-02604-00-2010 akti.

Tiranë, më 10.11.2015


Nr. 11243-03388-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-3902 i Vendimit (604)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   78   79   80   81   82   83   84   85   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish