Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet68/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   64   65   66   67   68   69   70   71   ...   157

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:


Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtar

Medi Bici Anëtar
datën 05.11.2015 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit çështjen administrative që iu përket palëve:
PADITËS: KËSHILLI I QARKUT KORÇË

I PADITUR: THEODHOR GAÇE


OBJEKTI:

Detyrim i të paditurit për shlyerjen e dëmit të shkaktuar

në institucionin e Këshillit të Qarkut Korçë nga Theodhor Gaçe

si rezultat i veprimeve të tij në kohën kur kryente detyrën

e specialistit të brendshëm në Këshillin e Qarkut Korçë.

Baza Ligjore: Nenet 32 dhe 615 të Kodit të Procedurës Civile,

nenet 608, 609 të Kodit Civil

dhe neni 23 i ligjit nr.6942, datë 25.12.1984

“Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin

dhe qarkullimin e vlerave monetare e materiale”.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.41-2011-3562 (1991), datë 16.09.2011 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesëpadisë me palë paditëse Këshilli i Qarkut Korçë dhe i paditur Theodhor Gaçe, me objekt të sipërcituar.


Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.118, datë 28.02.2012 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.1991, datë 16.09.2011 të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.


Ndaj vendimit të mësipërm, ka paraqitur rekurs pala paditëse Këshilli i Qarkut Korçë, i cili kërkon:

Ndryshimin e vendimit nr.118, datë 28.02.2012 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe vendimit nr.1991, datë 16.09.2011 të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.


Shkaqet që paraqet në rekurs nga pala paditëse Këshilli i Qarkut Korçë, janë:

Përgjegjësia e konstatuar në raportin e kontrollit është bazuar në nenin 23 të ligjit nr.6942, datë 25.12.1984 “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare”, i cili përcakton që kur kemi të bëjmë me ndryshime në vlerë, mungesa mbetet në ngarkim të punonjësit me përgjegjësi materiale dhe konkretisht të të paditurit për shkak të detyrës që ka kryer në Këshillin e Qarkut.

Përcaktimi i bërë nga ky nen i ligjit rrëzon argumentin e përdorur nga gjykata në vendimin e saj që nuk mund të ngarkohet i padituri me këtë përgjegjësi. Rregullorja e administratës e përcakton qartë që një nga detyrat e të paditurit ka qenë edhe kontrolli i fletëve të udhëtimit të shoferëve, ndjekja e konsumit të karburantit sipas normativave të përcaktuara nga Këshilli i Qarkut. Pra kontrolli i fletëve të udhëtimit nga i padituri, bëhej me qëllim që ai të justifikonte karburantin që nxirrte nga magazina. Për këtë arsye është dhe një nga personat që firmos fletët e udhëtimit. Pikërisht mungesa e këtyre fletëve të udhëtimit që nuk janë plotësuar nga i padituri kanë çuar në diferencën midis gjendjes kontabël dhe gjendjes fizike të karburantit. Pra është e qartë që diferenca ka ardhur si rezultat i veprimeve të paligjshme të kryera nga i padituri.

Gjithashtu në vendimin e gjykatës së apelit nuk qëndron as argumentimi se tollonat e karburantit i jepeshin të paditurit me dy firma dhe vulë. Ky fakt nuk rezulton i provuar nga shqyrtimi i provave të administruara.

Edhe argumentimi tjetër i përdorur nga gjykata se edhe gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar nga i padituri për zgjidhjen e marrëdhënieve të punës nuk ka rezultuar të ketë patur shkelje të ligjit dhe administrimit të vlerave materiale nga i padituri nuk qëndron. Në këtë gjykim, objekti i tij ka qenë tjetër dhe nuk është trajtuar fare problemi i administrimit të vlerave materiale. Diferenca në lekë e konstatuar, ka rezultuar më vonë pas kontrollit që ka ushtruar grupi i auditeve të Institucionit të Prefektit kështu që nuk mund të ishte objekt i atij gjykimi.

Në vendimin e gjykatës së apelit nuk qëndron as argumentimi se fletët e udhëtimit janë konfirmuar nga i padituri dhe janë dorëzuar në drejtorinë përkatëse pa mangësi dhe në mbështetje të detyrës funksionale.

Në drejtorinë e financës nuk figurojnë të jenë dorëzuar fletët e udhëtimit për periudhën nëntor 2006-qershor 2007, periudhë në të cilën rezulton edhe diferenca në lekë midis gjendjes kontabël dhe gjendjes fizike të karburantit.
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi, në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;


V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 16.05.2012 është regjistruar çështja administrative nr.1118-01354-00-2012 regj. them., që iu përket palëve ndërgjyqëse: paditës Këshilli i Qarkut Korçë dhe i paditur Theodhor Gaçe, me objekt detyrimi i të paditurit për shlyerjen e dëmit të shkaktuar në institucionin e Këshillit të Qarkut Korçë, etj...

2. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, vendimi nr.41-2011-3562 (1991), datë 16.09.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë dhe vendimi nr.118, datë 28.02.2012 i Gjykatës së Apelit Korçë, janë rrjedhojë i zbatimit të keq të ligjit material, prandaj si të tillë ato duhet të ndryshohen, duke u vendosur pranimi i kërkesëpadisë.


I. Rrethanat e çështjes:
3. Ka rezultuar se i padituri ka punuar pranë palës paditëse me detyrën e Specialistit të Shërbimeve të Brendshme. Ai është larguar nga detyra me Urdhërin nr.123, datë 09.07.2007 të palës paditëse. Në datën 02.08.2007 Institucioni i Prefektit ka ushtruar kontroll, objekt i të cilit ka qenë blerja dhe konsumi i karburantit për periudhën 01.11.2006 deri me datë 31.05.2007.

4. Në datën 05.09.2007 dërgohet pranë palës paditëse raporti final i kontrollit, ku rezulton diferenca 527.365 lekë midis gjendjes kontabël dhe asaj fizike. Baza ligjore e përgjegjësisë është neni 23 i ligjit nr.6942, datë 25.12.1984 “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin e vlerave materiale, monetare”, sipas të cilit mungesa ngelet në ngarkim të personit përgjegjës (të paditurit).

5. Pala paditëse ka nxjerrë Urdhrin nr.06, datë 30.01.2008 dhe ia ka dërguar të paditurit, i cili nuk e ka shlyer detyrimin me pretendimin se largimi i tij nga puna është konstatuar i pabazuar në ligj nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr.2250, datë 17.09.2008, i cili është lënë në fuqi me vendimin nr.39, datë 30.01.2009 nga Gjykata e Apelit Korçë.
II. Vendimet dhe arsyetimi gjykatave:
6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.41-2011-3562 (1991), datë 16.09.2011 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesëpadisë me palë paditëse Këshilli i Qarkut Korçë dhe i paditur Theodhor Gaçe, me objekt të sipërcituar.

7. Gjykata e rrethit gjyqësor ndërmjet të tjerave arsyeton se:

..... Gjykata çmon se argumenti i paraqitur në gjykim nga pala paditëse se përgjegjësia për shlyerjen të dëmit të shkaktuar të diferencës midis gjendjes kontabël dhe asaj fizike të karburantit në vlerën 485.550 lekë në mbështetje të raportit final të auditit të institucionit të prefektit, datë 05.09.2007 ngarkon të paditurin Theodhor Gaçe, i cili kryente detyrën e përgjegjësit të shërbimeve nuk është e mbështetur në prova dhe në ligj. Në vështrim të detyrave të ngarkuara në rregulloren e administrimit të Këshillit të Qarkut ku janë të përcaktuara qartë detyrat e të paditurit të kryera deri në pushimin nga puna, të cilat midis të tjerave përcaktohet. Sigurimi i mbarëvajtjes së mirë të punës për të siguruar mjetet kancelarike; Për mirëmbajtjen e ambienteve të godinës; etj...



Në vështrim edhe zgjidhjes së kontratës së punës të bërë nga pala paditëse ndaj të paditurit ka rezultuar nga gjykata se është bërë pa shkak të arsyeshme dhe ligjore se i padituri Theodhor Gaçe ka kryer detyrën në mbështetje të akteve nënligjore të përcaktuara ku nuk ka rezultuar të ketë patur shkelje të ligjit dhe të administrimit të vlerave materiale (vendimi i gjykatës nr.2250, datë 17.09.2008) ku e përjashton përsëri kërkimin e palës paditëses për shlyerjen të detyrimit si shkak i shkaktimit të dëmit nga i padituri. Rezultoi gjithashtu se të gjitha fletët e udhëtimit të ndodhura në dosjen gjyqësore janë konfirmuar nga i padituri dhe janë dorëzuar në drejtorinë përkatëse të institucionit pa mangësi dhe në mbështetje të detyrës funksionale. Në mbështetje argumentimit të mësipërm nuk rezulton që i padituri Theodhor Gaçe të ketë kryer në mënyrë të paligjshme dhe me faj të rëndë punën e tij, pra doli e provuar se i padituri nuk ka faj në kryerjen e detyrës së tij dhe në këtë rast nuk ka përse të përgjigjet për diferencat e krijuara në karburant (në vlerën 485.550 lekë) sipas auditit të institucionit të prefektit, në këtë rast mungon lidhja shkakësore si kategori universale objektive e përgjegjësisë me faj apo pa faj midis detyrave të përcaktuara në rregullore dhe dëmit të ardhur, e cila nuk është rrjedhim i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm i veprimeve apo mosveprimeve të të paditurit, sipas detyrave të përcaktuara në rregullore.....

8. Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.118, datë 28.02.2012 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.1991, datë 16.09.2011 të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

9. Gjykata e apelit ndërmjet të tjerave arsyeton se:



.....Gjykata çmon se diferenca e ardhur në lekë, në vlerën përfundimtare 485.550 lekë midis gjendjes kontabël dhe fizike, nuk mund ti ngarkohet të paditurit, sepse në rregulloren e administrimit të Këshillit të Qarkut janë të përcaktuara qartë detyrat e të paditurit dhe konkretisht:

Sigurimi i mbarëvajtjes së mirë të punës për të siguruar mjete kancelarike,

Për mirëmbajtjen e ambienteve të godinës,

Harton grafikun e lëvizjeve të automjeteve, kontrollin e fletëve të udhëtimit të shoferëve, ndjek konsumin e karburantit sipas normativave të përcaktuara në buxhetin e Këshillit të Qarkut. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Financës dhe komisionin e blerjeve të vogla të ngritura për këtë qëllim kryen hyrjet dhe daljet nga magazina, etj.

Edhe në lidhje me tollonat e karburantit tek i padituri vijnë me dy firma dhe vulë dhe i padituri ka detyrimin për t’i shpërndarë tek shoferët. Përgjegjësia kryesore është e degës së financës.

Gjithashtu edhe largimi nga puna i të paditurit, ka rezultuar me vendim gjykate të formës së prerë, si i bërë pa shkak të arsyeshëm, sepse i padituri Theodhor Gaçe ka zbatuar aktet nënligjore gjatë punës së tij. Edhe fletët e udhëtimit janë konfirmuar nga i padituri dhe dorëzuar në drejtorinë përkatëse pa mangësi dhe në mbështetje të detyrës funksionale. Duke mos u plotësuar asnjë nga elementët e fajit që kërkohet në rastin konkret, gjykata ka rrëzuar padinë e palës paditëse.....
III. Ligji i zbatueshëm:
10. Neni 32 i K.Pr.Civile i ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.05.2001 parashikon se:

Padia mund të ngrihet:

a) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur;

b) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte;

c) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin.
11. Neni 608 i Kodit Civil, parashikon se:

Personi që, në mënyrë të paligjshme dhe me faj, i shkakton tjetrit një dëm në personin ose në pasurinë e tij, detyrohet të shpërblejë dëmin e shkaktuar.

Personi që ka shkaktuar dëmin nuk përgjigjet kur provon se nuk ka faj. Dëmi quhet i paligjshëm kur është rrjedhim i shkeljes ose i cenimit të interesave dhe i të drejtave të tjetrit, që mbrohen nga rendi juridik ose nga zakonet e mira.
12. Neni 609 i Kodit Civil, parashikon se:

Debitori mund të kërkojë në gjykatën kompetente të vendit të ekzekutimit që të deklarohet se titulli ekzekutiv është i pavlefshëm ose se detyrimi nuk ekziston, ose ekziston në një masë më të vogël ose është shuar më pas.

Kur titulli ekzekutiv është një vendim gjyqësor ose vendim arbitrazhi, debitori mund të kundërshtojë ekzekutimin e titullit vetëm për fakte të ngjara pas dhënies së këtyre vendimeve.

Në këto raste, gjykata shqyrton çështjen brenda 5 ditëve dhe mund të vendosë pezullimin e vendimit me ose pa garanci. Kundër vendimit të gjykatës mund të bëhet ankim i veçantë.

13. Neni 615 i K.Pr.Civile parashikon se:



Ekzekutimi pezullohet: a) me vendim të gjykatës; b) me kërkesë të kreditorit; c) me rastet e parashikuara nga shkronjat “c” dhe “ç” të nenit 297 të këtij Kodi, me përjashtim të shitjes në ankand të një sendi të paluajtshëm, për të cilin është shpallur lajmërimi; ç) në raste të tjera të parashikuara nga ligji; d) kur përmbaruesi gjyqësor, vetë ose me kujdesin e kreditorit, nuk gjen pasuri të debitorit, brenda 6 muajve nga fillimi i ekzekutimit; dh) kur kreditori nuk paraqitet, pa shkaqe të arsyeshme, brenda 3 muajve nga njoftimi i dytë shkresor, bërë nga përmbaruesi gjyqësor. Pas rënies së masës së pezullimit, ekzekutimi vazhdon nga veprimi procedural i mbetur në çastin e pezullimit.
14. Neni 23 i ligjit nr.6942, datë 25.12.1984 “ Për administrimin ruajtjen dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave monetare e materiale”, parashikon se:

Mungesat dhe tepricat në artikuj të veçantë të vlerave materiale mund të kompensohen ndërmjet tyre në këto raste:

a) kur janë në sasi dhe vërtetohet se ndërmjet tyre ka lidhje shkakësore (në të njëjtin inventar);

b) në raste të tjera të veçanta ndërmjet dy inventarëve), kur vërtetohet se ka lidhje shkakësore ndërmjet tyre (kur diferenca është pasojë e pasaktësisë së inventarit të mëparshëm);

c) kur tepricat e mungesat që janë gjetur në persona të ndryshëm me përgjegjësi materiale, kanë lidhje shkakësore ndërmjet tyre dhe dalin nga inventarizimet e kryera njëkohësisht në të dy punonjësit me përgjegjësi materiale.

Në rast se pas inventarizimit dalin ndryshime në vleftë, mungesa mbetet në ngarkim të punonjësit me përgjegjësi materiale, kurse tepricat shkojnë në dobi të ndërmarrjes, të institucionit, të kooperativës bujqësore ose të organizatës shoqërore.

Kur vërtetohen kushtet për kryerjen e kompensimit dhe njëkohësisht për llogaritjen e firove ligjore, bëhet më parë kompensimi dhe pastaj llogaritja e firove.

Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   64   65   66   67   68   69   70   71   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish