Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet65/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   61   62   63   64   65   66   67   68   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar
mori në shqyrtim në seancën gjyqësore të datës 05.11.2015, çështjen administrative që i përket:
PADITËSE: RADIO “KOHA” SI PJESË E SHOQËRISË “JULI &VISI” SH.A.

I PADITUR: KËSHILLI KOMBËTAR I RADIOS DHE TELEVIZIONIT TIRANË (sot AUTORITETI I MEDIAVE AUDIO VIZUALE).



OBJEKTI :

Shfuqizimin e akteve administrative,

vendimit të KKRT nr.537 datë 20.11.2006

“Mbi shqyrtimin e dokumentacionit për rinovimin e liçensës

dhe miratimit të masës së gjobës të vendosur ndaj subjektit “Radio Koha”.

Shfuqizimin e vendimit nr.591 datë 4.06.2007 të KKRT-së

për shpalljen e njoftimit publik për hapjen e garës për radio lokale

në frekuencën 98.1 MHZ pronë e radio “Koha”.

Pezullimin e menjëhershëm të aktit administrativ

për mosndërprerjen e transmetimeve të Radio “Koha”

deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Pezullimin e aktit për shpalljen e njoftimit publik për hapjen e garës

për radio lokale në frekuencën 98.1 MHZ.

Baza Ligjore: Nenet 324, 329, 331 e vijues të K.Pr.Civile,

nenet 137 e vijues të K.Pr.Administrative.




Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.4200 datë 18.05.2009, ka vendosur:

“Pranimin e padisë. Shfuqizimin e aktit administrativ vendimit të KKRT nr.537 datë 20.11.2006 “Mbi shqyrtimin e dokumentacionit për rinovimin e liçensës dhe miratimit të masës së gjobës të vendosur ndaj subjektit “Radio Koha”. Shfuqizimin e vendimit nr.591 datë 4.06.2007 të KKRT-së për shpalljen e njoftimit publik për hapjen e garës për radio lokale në frekuencën 98.1 MHZ pronë e radio “Koha”. Pezullimin e ekzekutimit të këtyre akteve administrative deri sa vendimi i gjykatës të marrë formë të prerë.”



Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1771 datë 17.06.2010, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.4200 datë 18.05.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”


Kundër vendimit nr.1771 datë 17.06.2010 të Gjykatës Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala e paditur, i cili kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë nr.1771 datë 17.06.2010 me të cilin është lënë në fuqi vendimi nr.4200, datë 18.05.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e çështjes duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Në përfundim të afatit të licencimit dhe pas shqyrtimit tërësor të aplikimit për rinovim licence, operatorit radiofonik "Radio Koha" nuk i është rinovuar licenca, në kushtet që dokumentacioni i paraqitur kishte mangësi dhe në përfundimi të afatit tre vjeçar sipas nenit 25 të ligjit nr.8410 datë 30.09.1998 "Për radion dhe televizionin publik dhe privat në Republikën e Shqipërisë".

  • Një afat tjetër i cili nuk është zbatur nga ana e këtij operatori radiofonik është afati 30 ditor për dorëzimin e plotësimit të dokumentacionit, të pasqyruar në vendimin paraprak për mosrinovimin e licences. Vendimi nr.479, datë 29.06.2006 i KKRT-së i jep të drejtën subjektit të paraqesë pretendimet e tij në lidhje me mangësitë e konstatuara, për të shpallur me pas vendimin përfundimtar në lidhje me këtë çështje. Në kundërshtim me këtë afat “Radio Koha” ka depozituar plotësimet e kërkuara më datë 08.08.2006, ndërkohë që vendimi paraprak kishte dalë më datë 29.06.2006, pra jashtë afatit 30 ditor. Gjithashtu vlen per t'u theksuar fakti që përsëri në plotësimet e dokumentacionit të depozituar kishte mangësi, duke i dhënë në këtë mënyrë mundësi për të disatën herë këtij operatori të bënte rregullimet përkatëse.

  • Nuk ka respektuar nenin 30 të ligjit nr.8410 datë 30.09.1998 "Për radion dhe televizionin publik dhe privat në Republikën e Shqipërisë", i ndyshuar pasi ky subjekt nuk ka vënë në dijeni KKRT-në për vendimin nr.28996/2 datë 15.05.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në lidhje me depozitimin e vendimit të aksionerëve të shoqërisë, për shitjen e aksioneve, blerës i të cilave ishte Arjan Prodani, i cili që nga ky moment ka zotëruar 100% të aksioneve dhe është emëruar drejtor ekzekutiv i shoqërisë. Kjo parregullsi është një ndër disa magësitë që i është konstatuar këtij operatori gjatë fazës së plotësimit të dokumentacionit deri në dhënien e vendimit përfundimtar për mosrinovimin e licencës.

  • Ndaj shkeljes të mos vënies në dijeni të KKRT-së për ndryshimet e ndodhura tek subjekti parashikohet sanksioni i vënies së gjobës, e cila i është komunikuar operatorit nepermjet shkreses 476/1 prot., datë 30.10.2006, duke i lënë njëkohësisht afat për të disatën herë që të bënte plotësimet e mangësive të tjera në dokumentacion. Të gjitha këto veprime shprehin qartë se nga ana e operatorit radiofonik privat vendor "Radio Koha" nuk janë respektuar kushtet e licencës.

  • Krahas vendimit nr.357 datë 20.11.2006 të KKRT-së i cili ka të bëjë me mosrinovimin e licencës së operatorit dhe miratimit të masës së gjobës, objekt gjykimi gjithashtu është edhe vendimi tjetër i KKRT-së nr.591 datë 04.06.2007 i cili vendos mbi hapjen e garës për operatore private vendor radiofonik, vendim për të cilin është vendosur shfuqizimi. Vendimi nr.591 datë 04.06.2009 i KKRT-së ka shpallur garë për operatore radiofonik privat vendor, jo vetëm për frekuencën 98.1 MHZ e cila i përkiste më parë “Radio Kohës”, por me këtë vendim është shpallur garë edhe për një frekuencë tjetër e cila nuk ka lidhje me këtë operator. Prandaj shfuqizimi i plotë i këtij vendimi dhe jo vetëm i një pjese të tij që është në interes të çështjes është një shkelje ligjore.

  • Ne gjykim bazuar në nenin 79/a, te Kodit te Procedures Civile dhe në nenin 1, gërma a, të ligjit nr.8551, datë 18.11.1999 "Për Avokaturën e Shtetit", pasi çështja civile është gjykuar në kohën kur ka qënë në fuqi ligji nr.8551, datë 18.11.1999 "Për Avokaturën e Shtetit", prandaj gjykata duhet të thërriste në këtë gjykim Avokaturën e Shtetit.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Arjana Fullani, Avokatin e Shtetit z.Abaz Deda, i cili kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin për rigjykim për mosnjoftim të Avokaturës së Shtetit, si dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,



V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, pala paditëse është person juridik në formën e shoqërisë anonime i regjistruar në bazë të vendimit nr.28996 datë 5.02.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me përfaqësues ligjor Arjan Prodanin, me objekt veprimtari radio-televizive private, kombëtare e lokale.

2. Shoqëria "Juli & Visi" sh.a është autorizuar nga KKRT me vendimin nr.145, datë 27.06.2003 për operatorin radiofonik privat vendor "Radio Koha", me numër licence 042 FML. Këtij operatori radiofonik i përfundonte afati i vlefshmërisë së licencës më datë 17.07.2006.

3. Me vendimin nr.28996/2 datë 15.05.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësr Tiranë është vendosur depozitimi i vendimit të aksionerëve për shitjen e aksioneve, blerës i të cilave ka qënë Arian Prodani, i cili nga ky moment ka zotëruar 100 % të aksioneve të shoqërisë dhe është emëruar drejtor ekzekutiv i saj.

4. Paditësi para përfundimit të afatit të licencës i është drejtuar të paditurit me kërkesë për rinovim licence sipas nenit 25 të ligjit nr.8410 datë 30.09.1998 "Për radion dhe televizionin publik dhe privat në Republikën e Shqipërisë".

5. Me vendimin nr.479 datë 29.06.2006 pala e paditur K.K.R.T., pasi ka marrë në shqyrtim kërkesën e subjektit radio “KOHA”, ka vendosur: “1.Nuk rinovohet licenca për subjektin radiofonik vendor “Radio Koha”. 2.Subjekti sipas pikës 1 të këtij vendimi ka të drejtë që brenda një afati prej 30 ditësh të parashtroj pretendimet e tij lidhur me këtë vendim. Pretendimet e mbështetura të subjektit do të diskutohen në mbledhjen më të afërt të KKRT-së ku pas dëgjimit do të jepet dhe vendimi përfundimtar”.

6. Shkaku i mos rinovimit të licensës sipas këtij vendimi është mungesa e dokumentacionit konkretisht: vendimi i gjykatës dhe depozitimet e bëra në regjistrin tregtar, të dhënat mbi kapitalin financiar të vërtetuar me ekspert kontabël, plani ekonomik financiar për periudhën e rinovimit të licensës, të dhënat mbi programet, deklarata mbi vërtetësinë e të dhënave të paraqitura. Palës paditëse i është lënë një afat 30 ditor për parashtrimin e pretendimeve të saj, plotësimin e dokumentave të nevojshme përpara se të jepej vendimi përfundimtar.

7. Më datë 8.08.2006 pala paditëse ka plotësuar dokumentat sipas kërkesave të palës së paditur dhe i ka dorëzuar. Duke konstatuar përsëri mangësi në dokumentacion pala e paditur në mbështetje të ligjit nr.8410 datë 30.09.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë” si dhe me pretendimin se pala paditëse nuk ka njoftuar për ndryshimin e të dhënave të shoqërisë, në datë 30.10.2006, e ka ndëshkuar me gjobë palën paditëse në shumën 100.000 lekë (kjo gjobë nuk është kundërshtuar) dhe i ka lënë afat për depozitimin e të gjithë ndryshimeve dhe shlyerjen e gjobës.

8. Në bazë të pikës 2 të vendimit nr.479 datë 29.06.2006 subjekti, pala paditëse ka bërë ankim pranë KKRT-së duke parashtruar pretendimet e tij. Ankimi është shqyrtuar me datë 20.11.2006.

9. Me vendimin nr.537 datë 20.11.2006 (objekt kundërshtimi) pala e paditur KKRT, ka vendosur: “1.Të miratojë masën e gjobës të vendosur nga Grupi i Inspektimit të KKRT-së ndaj subjektit “Radio Koha” në masën 100.000 lekë, 2.Të mos rinovojë liçensën e subjektit radiofonik privat vendor “Radio Koha”, 3.Liçensa me nr.042 FML bëhet e pavlefshme. 4.Subjekti “Radio Koha” është i detyruar të ndërpresë menjëherë transmetimin. 5.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda një muaji në gjykatë.”.

10. Pala paditëse e ka kundërshtuar këtë vendim në rrugë gjyqësore duke parashtruar që ky vendim është marrë në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr.8410 datë 30.9.1998, pasi i gjithë dokumentacioni i kërkuar nga pala e paditur është plotësuar brenda afatit të caktuar.

11. Në kohën kur çëshjta ishte në gjykim pala e paditur me vendimin nr.591 datë 4.06.2007 ka vendosur: “Të shpallë në mënyrë publike konkurrimin e kandidaturave për operatorë privatë vendorë radio e televizivë për zonat e mëposhtme: 1.Rrethi Tiranë radio vendore pika e transmetimit Fushë Dajt, kanali/frekuenca 98.1 MHz( frekuencë e cila i përkon subjektit “Radio Koha”) 2.Qyteti Tiranë radio vendore pika e transmetimit Tiranë, kanali/frekuenca 94 MHz.



12. Me vënien në dijeni të këtij vendimi pala paditëse e ka kundërshtuar në rrugë gjyqësore edhe këtë vendim të palës së paditur dhe me vendim të gjykatës shqyrtimi i të dy çështjeve gjyqësore është bashkuar në mbështetje të nenit 159 të K.Pr.Civile.

13. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.4200 datë 18.05.2009, ka vendosur: “Pranimin e padisë. Shfuqizimin e aktit administrativ vendimit të KKRT nr.537 datë 20.11.2006 “Mbi shqyrtimin e dokumentacionit për rinovimin e liçensës dhe miratimit të masës së gjobës të vendosur ndaj subjektit “Radio Koha”. Shfuqizimin e vendimit nr.591 datë 4.06.2007 të KKRT-së për shpalljen e njoftimit publik për hapjen e garës për radio lokale në frekuencën 98.1 MHZ pronë e radio “Koha”. Pezullimin e ekzekutimit të këtyre akteve administrative deri sa vendimi i gjykatës të marrë formë të prerë.

13.1 Arsyetimi i Gjykatës: “Në nenin 25 të këtij ligji thuhet “kërkesa për rinovimin e licensës bëhet brenda 90 ditëve përpara përfundimit të saj. Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit vendos për mos rinovimin e licensës ose për shpalljen e konkurimit të kandidaturave të reja nëse operatori i licensuar nuk ka qënë i rregullt në zbatimin e këtij ligji”. Rezulton që në zbatim të kërkesave të ligjit të sipër cituar subjekti ka kërkuar rinovimin e licensës dhe vetë pala e paditur në vendimin nr.479 datë 29.06.2006 pranon faktin që subjekti ka qënë i rregullt në zbatimin e ligjit. Gjithashtu në gjykim dhe nga provat e administruara u provua që pala paditëse ka përmbushur dhe detyrat e lëna nga pala e paditur me këtë vendim.

Pala paditëse ka paraqitur gjithë dokumentacionin e kërkuar por pala e paditur edhe pse pranon faktin që pala paditëse e ka paraqitur dokumentacionin e munguar, arsyeton se subjekti nuk ka qënë i rregullt në zbatimin e ligjit dhe ka shkelur nenin 30 të ligjit.

Pala e paditur në këtë arsyetim është kontradiktore, ajo i ka lënë afat palës paditëse të plotësojë dokumentacionin dhe të paraqesë ndryshimet, dhe më pas thotë që këto ndryshime duhet të ishin bërë të ditura brenda 15 ditëve nga data që janë bërë. Për mos njoftimin e ndryshimeve të ndodhura në shoqëri pala paditëse është ndëshkuar me 100.000 lekë gjobë dhe e njëjta shkelje nuk mund të përdorej për të mos rinovuar licensën e saj. Neni 25 i ligjit përcakton se shkak për mos rinovimin e licensës vetëm nëse i licensuari nuk ka qënë i rregullt në zbatimin e ligjit dhe ky fakt nuk u provua gjatë gjykimit. Pala e paditur nuk paraqiti asnjë provë gjatë gjykimit që të vërtetonte se subjekti gjatë periudhës tre vjeçare të licensës të kishte shkelur ligjin në fjalë.

Në këto rrethana përsa u analizua më lart gjykata arrin në konkluzionin se vendimi nr.537 datë 20.11.2006 i palës së paditur KKRT duhet të shfuqizohet në pjesën që nuk rinovon licensën e subjektit radio “Koha”, ndërsa përsa i përket gjobës pala paditëse nuk e ka kundërshtuar kështu që ajo mbetet në fuqi. Njëkohësisht duhet të shfuqizohet për rrjedhojë edhe vendimi nr.591 datë 4.06.2007 për shpalljen e njoftimit publik për hapjen e garës për radio lokale në frekuencën 98.1 MHz.

Në mbështetje të nenit 329 të K.Pr.Civile gjykata përderisa arrin në përfundimin se aktet administrative duhet të shfuqizohen, çmon se këto vendime duhet të pezullohet derisa vendimi gjyqësor të marrë formë të prerë”.

14. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1771 datë 17.06.2010, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.4200 datë 18.05.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

14.1 Arsyetimi i gjykatës: “I njëjtë me arsyetimin e faktit”

15. Kundër vendimit nr.1771 datë 17.06.2010 të Gjykatës Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala e paditur, i cili kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë nr.1771 datë 17.06.2010 me të cilin është lënë në fuqi vendimi nr.4200, datë 18.05.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e çështjes, duke parashtruar shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
16. Dispozitat e ligjit nr.49/2012 Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

16.1 Neni 1/2: Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe”.

16.2 Neni 17/2: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

17. Dispozitat e ligjit nr.8410 datë 30.09.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”:

17.1. Neni 30Detyrimi për njoftimin e ndryshimeve”: “I licencuari detyrohet të njoftojë Këshillin Kombëtar të Radios dhe Televizionit për çdo ndryshim të të dhënave që ka paraqitur në kërkesën për marrjen e licencës ose për mosplotësimin e kushteve të caktuara në licencë, duke dhënë dhe arsyet përkatëse, paraprakisht dhe në çdo rast, jo më vonë se 15 ditë pas bërjes së këtyre ndryshimeve. Nëse ndryshimet merren parasysh, shpenzimet përkatëse i paguan i interesuari”.

17.2. Neni 137 “Sanksionet”: “Në rastet e shkeljes së dispozitave detyruese të këtij ligji, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit vendos sanksione administrative si më poshtë:



1. Paralajmërim.

2. Gjobë deri në 3 për qind të xhiros vjetore të të ardhurave.

3. Pezullim i përkohshëm i licencës.

4. Reduktim i kohës së licencës.

5. Heqje e licencës.

…………………….



KKRT-ja përcakton shkeljet konkrete, të cilat ndëshkohen nga sanksionet e përcaktuara në këtë nen, duke zbatuar fillimisht si rregull sanksionin e paralajmërimit.

……………………”.

17.3. Neni 137/3 “Kundërvajtjet administrative”: “Kur inspektorët e KKRT-së vërtetojnë se i liçencuari ka shkelur dispozitat e këtij ligji, kushtet e licencës dhe rregulloret e miratuara nga KKRT-ja, kanë të drejtë:

1. të vendosin gjobë, në zbatim të nenit 137/4 të këtij ligji dhe të kërkojnë nga i liçencuari marrjen e masave për ndreqjen e shkeljes, duke vendosur afat për realizimin e saj;

…………………………



KKRT-ja, pasi shqyrton propozimin e inspektorëve në përputhje me pikat "2" dhe "3" të këtij neni: a)paralajmëron të licencuarin me shkrim, duke përcaktuar shkeljen e bërë;……………”.

17.4. Neni 137/4 “Gjobat”: Shkeljet e mëposhtëme, të kryera nga të licencuarit, kur nuk përbëjnë vepër penale, janë kundërvajtje administrative dhe dënohen si më poshtë:…Me gjobë nga 60.000 deri 1.000.000 lekë për rastet kur:

……d) nuk njofton për ndryshimet që kanë ndodhur në të dhënat e paraqitura në kërkesën për licencë;”.
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
18. Se rekursi i paraqitur nga pala e paditur, nuk përmban shkaqe ligjore që motivojnë cënimin e vendimit nr.1171, datë 17.06.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

19. Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve të parashtruara në këto akte, vendimit të gjykatës dhe parashtrimeve të rekursit, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Tirnaë është marrë në interpretim të drejtë të ligjit dhe për rrjedhojë duhet të lihet në fuqi.

20. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar drejtë ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

21. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon se nuk qëndrojnë pretendimet e Avokatit të Shtetit të ngritura në seancë gjyqësore, se gjykatat e faktit kanë lejuar shkelje ligjore pasi nuk kanë njoftuar për të marr pjesë në gjykim avokaturën e shtetit. Rezultoi nga të dhënat e pasqyruara në procesverbalin gjyqësor se pavarësisht se nuk është administruar fletëthirrje për të njoftuar avokaturën e shtetit, Avokati i shtetit ka marr pjesë në seancën e veprimeve përgatitore dhe në seancë gjyqësore.

22. Kolegji vlerëson se natyra e mosmarrëveshjes së krijuar ndërmjet palëve ndërgjyqëse në çështjen objekt shqyrtimi gjyqësor është mosmarrëveshje me natyrë administrative, pasi aktet të cilat kundërshtohen në këtë proces gjyqësor janë akte administrative të nxjerra nga ana e paditur KKRT në ushtrim të kompetencave të tij të caktuara në ligjin nr.8410/1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar. Ky është ligji i zbatueshëm si ligj që ka qënë në fuqi në kohën kur ka lindur mosmarrëveshja administrative.

23. Në rastin konkret paditësi ka kërkuar rinovim të licencës para afatit të përfundimit të saj. Referuar kuadrit ligjor që zbatohet për çështjen objekt gjykimi, kërkesa për rinovimin e licencës nga subjekti bëhet 90 ditë përpara afatit të përfundimit të saj. Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit vendos për rinovimin e saj me vendim brenda këtij afati (neni 25). Në rastin konkret, rezulton e pranuar nga gjykata e faktit se pala paditëse e ka paraqitur kërkesën për rinovim licence në përputhje me këtë afat ligjor, por sikurse evidentohet pala e paditur ka disponuar me vendimin për mosrinovimin e licencës së subjektit

24. Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit fillimisht ka marr vendim paraprak nr.479, datë 29.06.2006, për mosrinovimin e licences dhe i jep të drejtën subjektit të paraqesë pretendimet e tij në lidhje me mangësitë e konstatuara, për të shpallur me pas vendimin përfundimtar në lidhje me këtë çështje.

25. Pala e paditur pasi ka konstatuar përsëri mangësi në dokumentacion si dhe me pretendimin se pala paditëse nuk ka njoftuar për ndryshimin e të dhënave të shoqërisë në mbështetje të ligjit nr.8410 datë 30.09.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, e ka ndëshkuar palën paditëse me gjobë në shumën 100.000 lekë (kjo gjobë nuk është kundërshtuar) duke i lënë afat përfundimtar për depozitimin e të gjithë ndryshimeve dhe shlyerjen e gjobës. Brenda kësaj date pala paditëse ka njoftuar palën e paditur se i ka përmbushur të gjitha kërkesat e përcaktuara dhe kërkon rinovimin e liçensës.

26. Llojet e dënimeve administrative që jepen nga pala e paditur KKRT janë ato të parashikuara nga neni 137 i ligjit të sipërcituar. Për të gjitha këto lloje dënimesh administrative, nëse ato jepen nga KKRT-ja në kuptimin e organit kolegjial vendimarrës, subjekti i dënuar administrativisht ka të drejtën që t’i drejtohet me padi gjykatës.

27. Në nenin 137/3/1 të ligjit nr.8410 datë 30.09.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë” përcaktohet se KKRT kur vendos gjobë në zbatim të nenit 137/4 të këtij ligji kërkon nga i licencuari marrjen e masave për ndreqjen e shkeljes, duke vendosur afat për realizimin e saj. Pra operatorit i lihet afati për të korrigjuar shkelje për të cilën subjekti është penalizuar me gjobë, i cili fillon nga data e gjobës.

28. Kolegjis administrativ çmon se për mos njoftimin e ndryshimeve të ndodhura në shoqëri pala paditëse është ndëshkuar me 100.000 lekë gjobë dhe e njëjta shkelje nuk mund të përdorej për të mos rinovuar licensën e saj, pasi do të ishim përpara rastit kur jepen dy masa për të penalizuar të njëjtën shkelje. Neni 25 i ligjit përcakton si shkak për mos rinovimin e licensës vetëm nëse i licensuari nuk ka qënë i rregullt në zbatimin e ligjit dhe ky fakt nuk u provua gjatë gjykimit. Pala e paditur nuk paraqiti asnjë provë gjatë gjykimit që të vërtetonte se operatori gjatë periudhës tre vjeçare të licensës të kishte shkelur ligjin në fjalë. Për shkeljen konkrete paditësi është penalizuar me gjobë dhe i është lënë afati për të plotësuar këto ndryshime për të cilat është vendosur gjoba. Pra nga vendosja e gjobës i është lënë dhe ka filluar afati për plotësimin e këtyre ndryshimeve.

29. Me vendimin përfundimtar nr.537 datë 20.11.2006 pala e paditur ka vendosur të mos e rinovojë licensën për subjektin radiofonik vendor “Radio Koha” dhe të miratojë masën e gjobës. Në vendimin përfundimtar që është objekt i këtij shqyrtimi gjyqësor pala e paditur ka konsideruar si shkelje të palës paditëse vetëm se subjekti nuk ka qënë i rregullt në zbatimin e ligjit dhe ka shkelur nenin 30 të ligjit sipas të cilit: “I licensuari detyrohet të njoftojë KKRT-në për çdo ndryshim të të dhënave që ka paraqitur në kërkesën për marrjen e licensës…jo më vonë se 15 ditë pas bërjes së këtyre ndryshimeve” duke pranuar se subjekti i ka plotësuar detyrat e lëna në vendimin paraprak.

30. Kolegji çmon se mosnjoftimi i ndryshimeve në të dhënat që ka paraqitur në kërkesën për marrjen e licencës nga operatori jo më vonë se 15 ditë pas bërjes së këtyre ndryshimeve në zbatim të neit 30 të ligjit të sipërcituar përbën kundravajtje administrative.

31. Në analizë të kësaj dispozite rezulton qartë se subjektet e licencuara nga autoriteti rregulator i radio televizionit, për çdo ndryshim në të dhënat që kanë pasur kur është pajisur me licencë, duhet të njoftojë autoritetin jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë nga ndodhja e ndryshimeve.

32. Në ligjin e posaçëm në nenin 137 të tij parashikohen sanksionet për kundravajtjet administrative. Llojet e masave që mund të jepen janë: 1) paralajmërim; 2) Gjobë; 3) Pezullim; 4) Reduktim kohe licence; 5) Heqje Licence.

33. Kolegji e gjen me vend të theksoje se në nenin 137 të ligjit nr.8410 datë 30.09.1998 "Për radion dhe televizionin publik dhe privat në Republikën e Shqiperisë" parashikohet se në rastet e shkeljes së dispozitave detyruese të këtij ligji, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit vendos sanksione administrative të përcaktuara në këtë ligj sipas parimit se duhet zbatuar fillimisht si rregull sanksioni i paralajmërimit. Përcaktimi i kësaj dispozite është shprehje e parimit të prorporcionalitet, sipas të cilit masa e ndëshkimit administrative duhet t’i përshtatet rëndësisë së shkeljes. Pra pas vendosjes së paralajmërimit apo një mase më të lehtë kalohet në masën ekstreme heqje apo mosrinovim licence.

34. Në nenin 137/4/d të ligjit të posaçëm parashikohet se shkeljet e kryera nga të licencuarit, kur nuk përbëjnë vepër penale, janë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë nga 60.000 deri 1.000.000 lekë për rastet kur operatori nuk njofton për ndryshimet që kanë ndodhur në të dhënat e paraqitura në kërkesën për licencë.

35. Për këtë lloj shkeljeje parashikohet gjobë dhe jo masë ekstreme heqje licence. Për rrjedhim nuk është shkelje e një natyre të tillë që të justifikojë mosliçencimin. Kjo pasi shkelja e bërë nuk passjell si penalitet heqje apo pavlefshmëri licence kur subjekti është i liçencuar.

36. Për sa i përket pretendimit të parashtruar në rekurs se gjykata për kërkimin e shfuqizimit të vendimit tjetër të KKRT-së nr.591 datë 04.06.2007 i cili vendos mbi hapjen e garës për operatore private vendor radiofonik, ka disponuar në mënyrë të gabuar. Rezulton se Gjykata e Shkallë së parë dhë Gjykata e Apelit është shprehur vetëm për atë pjesë të vendimit nr.591 datë 04.06.2009 të KKRT-së që ka shpallur garë për operatore radiofonik privat vendor, vetëm për frekuencën 98.1 MHZ e cila i perkiste më parë “Radio Kohës”. Gjykatat e faktit kanë disponuar për shfuqizimin e pjesëshëm të vendimit duke e lënë të pacënuar pjesën tjetër të këtij vendimi në të cilin është shpallur garë edhe për një frekuencë tjetër e cila nuk ka lidhje me këtë operator.

37. Në këto rrethana drejt kanë vendosur gjykatat kur kanë konkluduar se vendimi nr.537 datë 20.11.2006 i palës së paditur KKRT duhet të shfuqizohet në pjesën që nuk rinovon licensën e subjektit radio “Koha”, ndërsa përsa i përket gjobës pala paditëse nuk e kundërshtuar kështu që ajo mbetet në fuqi. Njëkohësisht duhet të shfuqizohet për rrjedhojë edhe vendimi nr.591 datë 4.06.2007 për shpalljen e njoftimit publik për hapjen e garës për radio locale në frekuencën 98.1 MHz.

8. Për këto arsye, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konkludon se vendimi nr.1771 datë 17.06.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.4200 datë 18.05.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është një vendim i drejtë dhe i bazuar në ligj e duhet të lihet në fuqi.



PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.1771 datë 17.06.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë.


Tiranë, më 05.11.2015
Nr. 31003-00254-00-2013 Regj.Themeltar

Nr. 00-2015-4532 Vendimi (587)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   61   62   63   64   65   66   67   68   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish