Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet70/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   66   67   68   69   70   71   72   73   ...   157


3. Me datën 16.10.2008, paditësja Shpresa Sinani ka filluar punë si police informacioni në Sektorin e PMNZSH-së pranë Stacionit Zjarrfikës të qytetit të Gjirokastrës, strukturë e cila është pjesë përbërëse e institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër.


4. Me anën e Urdhrit nr.13 prot, datë 04.03.2013, i padituri Prefekti i Qarkut Gjirokastër ka urdhëruar largimin nga puna të paditëses për arsye të performancës së dobët në punë, duke i ndërprerë asaj edhe marrëdhëniet financiare me datë 05.03.2013.

5. Mbi bazën e këtij urdhëri dhe pa ndjekur ndonjë procedurë, paditësja është larguar nga puna duke iu shënuar një fakt i tillë edhe në librezën e punës. Paditësja, pasi është njohur me përmbajtjen e urdhërit të mësipërm e ka vlerësuar si të pabazuar në ligj largimin e saj nga puna, pasi jo vetëm që në nenin 13/1 të ligjit nr.8766, datë 05.04.2001 “Për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi” nuk përcaktohet si shkak largimi rasti i performancës së dobët në detyrë, por edhe sepse nuk i është komunikuar se ku qëndron kjo performancë e dobët, në një kohë që gjatë më shumë se katër viteve punë ajo nuk kishte marrë asnjë masë disiplinore.

6. Në të tilla kushte, duke e vlerësuar si të pajustifikuar arsyen e largimit nga puna, paditësja i është drejtuar gjykatës me anën e kësaj padie, duke pretenduar në seancë gjyqësore se zgjidhja e kontratës së punës mes saj dhe të paditurit ishte bërë në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara, arsye për të cilat ajo ka kërkuar rikthimin në detyrën e mëparshme, si dhe dëmshpërblimet përkatëse që buronin prej kësaj zgjidhje të kontratës së punës.
II. Vendimet e gjykatave dhe arsyetimi i tyre:
7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr.21-2013-955/486, datë 29.05.2013 ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të padisë.

Detyrimin e të paditurit, Prefekti i Qarkut Gjirokastër të dëmshpërblejë paditësen Shpresa Sinani për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës me pagën e dy muajve punë.

Detyrimin e të paditurit, Prefekti i Qarkut Gjirokastër të dëmshpërblejë paditësen Shpresa Sinani për mosrespektim të afatit të njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës me pagën e dy muajve punë.

Detyrimin e të paditurit, Prefekti i Qarkut Gjirokastër të dëmshpërblejë paditësen Shpresa Sinani për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës me pagën e shtatë muajve punë.

Detyrimin e të paditurit, Prefekti i Qarkut Gjirokastër të dëmshpërblejë paditësen Shpresa Sinani për periudhën e vjetërsisë në punë me pagën e dy muajve punë.

Përllogaritja e dëmshpërblimit të secilit prej detyrimeve të mësipërme të bëhet mbi bazën e pagës që ka ekzistuar në momentin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të objektit.


8. Gjykata e rrethit gjyqësor ndër të tjera arsyeton se:

..... Gjykata çmon se mes palëve ndërgjyqëse nuk provohet të ketë ekzistuar ndonjë kontratë individuale pune e lidhur me shkrim, e cila do të kishte përcaktuar kohëzgjatjen e kësaj marrëdhënie pune dhe në të tilla kushte në zbatim të nenit 140/2 të Kodit Punës, marrëdhënia e punës që ka ekzistuar ndërmjet paditëses dhe të paditurit do të konsiderohet si e lidhur me afat të pacaktuar. Në bazë të dispozitës së sipërcituar, nenit 143/1 të Kodit Punës, punëdhënësi duhet të kishte respektuar një afat njoftimi prej dy muajsh për zgjidhjen e kontratës së punës, duke iu referuar periudhës 4 vjeçare të qënies në punë të paditëses, pranë Prefektit të Qarkut Gjirokastër. Nga ana e të paditurit në këtë gjykim nuk u provua që të ishte respektuar afati i njoftimit prej dy muajsh, para se të vendosej për zgjidhjen e kontratës me paditësen, pasi e ka vlerësuar zgjidhjen e kontratës së punës si një të drejtë ekskluzive të tij, e cila mund të realizohet në çdo kohë dhe pa qenë e kushtëzuar nga respektimi i afateve dhe procedurave ligjore.......

9. Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.386, datë 10.07.2013 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.21-2013-955/486, datë 29.05.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

10. Gjykata e apelit ndër të tjera arsyeton se:



..... Gjykata çmon se pala e paditur nuk ka respektuar afatin e njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës, neni 143/1 i Kodit Punës. Ka rezultuar e provuar se paditësja ka qenë në marrëdhënie pune pranë palës së paditur për katër vjet dhe pesë muaj dhe pala e paditur duhet të kishte respektuar një afat njoftimi prej dy muajsh për zgjidhjen e kontratës së punës. Në kushtet që pala e paditur nuk ka respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja e kontratës së punës sipas nenit 143/4 Kodit Punës trajtohet si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm. Në kushtet kur rezulton se ndodhemi para një zgjidhjeje të menjëhershme të kontratës së punës me të drejtë gjykata ka analizuar nëse kjo zgjidhje është kryer për shkaqe të justifikuara ose jo. Gjykata e apelit vlerëson se me të drejtë gjykata e shkallës së parë ka konkluduar se jemi para zgjidhjes së kontratës së punës në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara. Në rastin në shqyrtim gjatë gjykimit nuk ka rezultuar i provuar asnjë nga rastet që, në kuptim të nenit 153/3 të Kodit Punës të përbëjë shkak të justifikuar për zgjidhjen e kontratës së punës me paditësen. Kushtet komulative për të pranuar ekzistencën e shkakut të justifikuar janë: a) punëmarrësi të ketë shkelur një detyrim kontraktual që rrjedh nga ligji, kontrata e punës ose kontrata kolektive; b) kjo shkelje të jetë kryer me faj; c) ekzistenca e lidhjes shkakësore midis shkeljes me faj dhe pushimit të menjëhershëm nga puna; d) kjo shkelje të ketë krijuar një situatë të rëndë që nuk lejon, sipas parimit të mirëbesimit, ti kërkohet punëdhënësit vazhdimi i marrëdhënieve të punës.....

III. Ligji i zbatueshëm:
11. Neni 4 i Kodit Punës, i ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.07.2003, parashikon se:

Përjashtohen nga fusha e zbatimit të këtij Kodi: - punësimi i personave që rregullohet me ligj të veçantë. Dispozita të veçanta të këtij Kodi zbatohen edhe ndaj personave, punësimi i të cilëve rregullohet me ligj të veçantë, nëse ligji i veçantë nuk parashikon zgjidhje për probleme të lidhura me marrëdhëniet e punës.
12. Neni 143 i Kodit Punës parashikon se:

1) Pas kohës së marrjes në provë, për të zgjidhur kontratën me periudhë të pacaktuar, palët duhet të respektojnë një afat njoftimi prej një muaji, gjatë vitit të parë të punës, prej dy muajsh për dy deri në pesë vjet pune, prej tre muajsh për më shumë se pesë vjet pune.

2) Këto afate mund të ndryshohen me marrëveshje me shkrim ose në kontratën kolektive të punës. Kur punëmarrësi ka kryer deri në gjashtë muaj pune, afati i njoftimit nuk mund të jetë më pak se dy javë. Afati i njoftimit është jo më pak se 1 muaj kur punëmarrësi ka kryer më shumë se gjashtë muaj pune.

3) Afati i njoftimit për zgjidhjen e kontratës zgjatët, sipas rastit, deri në fund të javës ose deri në fund të muajit. Zbatohet i njëjti rregull kur afati i njoftimit pezullohet gjatë periudhës së paaftësisë për punë, shtatzënisë ose pushimeve të dhëna nga punëdhënësi.

4) Kur njëra nga palët e zgjidh kontratën pa respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm.
13. Neni 153 i Kodit Punës parashikon se:

1) Punëdhënësi e punëmarrësi, në çdo kohë, mund të zgjidhin menjëherë kontratën për shkaqe të justifikuara.

2) Vlerësohen si shkaqe të justifikuara të gjitha rrethanat e rënda që nuk lejojnë, sipas parimit të mirëbesimit, t’i kërkohet atij që ka zgjidhur kontratën, vazhdimin e marrëdhënieve të punës.

3) Gjykata vendos nëse ekzistojnë shkaqe të justifikuara për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës. Konsiderohen shkaqe të justifikuara rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të rëndë, si edhe rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të lehtë, në mënyrë të përsëritur, me gjithë paralajmërimin me shkrim të punëdhënësit.

14. Neni 13 i ligjit nr.8766, datë 05.04.2001 “Për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin”, parashikon se:



1. Punonjësi i PMNZSH-së largohet nga detyra:

a) kur mbush moshën për pension;

b) kur bëhet i paaftë nga ana shëndetësore për 6 muaj ose me vendim të komisionit mjekësor;

c) kur kërkohet nga ai vetë, pasi ka plotësuar kushtet e kontratës së pranimit;

ç) kur shkurtohet funksioni organik.

2. Punonjësi i PMNZSH-së përjashtohet në rastet e mëposhtme:

a) Kur kryen në mënyrë të përsëritur thyerje të rënda të disiplinës.

b) Kur nuk paraqitet në punë pa shkaqe të arsyetuara mbi 7 ditë.

c) Kur është pranuar në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në këtë ligj.

ç) Kur dënohet penalisht me vendim gjykate të formës së prerë.
15. Vendimi unifikues nr.31, datë 14.04.2003 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në të cilin ndër të tjera thuhet se:

Si përfundim, me anë të ankimit në gjykatë punonjësi i policisë, ashtu si dhe një numër tjetër punonjësish publik që kanë detyra të caktuara shërbimi ndaj shtetit, për shkak të të cilave veprojnë si përfaqësues të shtetit për mbrojtjen e interesave të tij, nuk mund të realizojnë gjyqësisht rikthimin në detyrën që kanë pasur, edhe në qoftë se provohet se janë larguar prej saj pa shkaqe të përligjura.

Në vendimin e Gjykatës së Strasburgut, në çështjen Pellegrini kundër Francës, kjo gjykatë ndër të tjera, arsyeton si më poshtë: …në sektorin publik të çdo vendi disa poste kanë të bëjnë me përgjegjësi, që janë në interesin e përgjithshëm, ose me pjesëmarrje në ushtrimin e pushteteve që jepen prej të drejtës publike. Mbajtësit e posteve të tilla në këtë mënyrë përdorin një pjesë të pushtetit sovran të shtetit. Për rrjedhojë, shteti ka një interes legjitim për të kërkuar prej këtyre nëpunësve një detyrim të veçantë besimi dhe besnikërie. Nga ana tjetër, në lidhje me postet e tjera, të cilat nuk kanë këtë aspekt të “administrimit publik”, nuk ka interes të tillë….

Për rrjedhojë, gjykata vendos që të vetmet mosmarrëveshje që përjashtohen prej përmbajtjes së nenit 6/1 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut janë ato që ngrihen nga nëpunësit publike, detyrat e të cilëve tipizojnë aktivitetet specifike të shërbimit publik për aq sa ky i fundit vepron si depozitar i autoritetit publik, që është përgjegjës për mbrojtjen e interesave të përgjithshme të shtetit ose të autoriteteve të tjera publike. Një shembull i shprehur qartë i aktiviteteve të tilla është rezervuar për forcat e armatosura dhe policinë….

E drejta e rikthimit në punë nuk gëzon mbrojtje gjyqësore, ndërsa e drejta e dëmshpërblimit është një e drejtë që gëzon mbrojtje. Pala që dëmtohet nga një pushim i pa drejtë nga puna gëzon të drejtën e dëmshpërblimit në rrugë gjyqësore.

Në lidhje me sa u argumentua më sipër Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë arrijnë në përfundimin se, nuk është e nevojshme të kërkohet në mënyrë të shprehur dëmshpërblimi. Për rastet kur punonjësit e policisë kundërshtojnë zgjidhjen e kontratës së shërbimit civil, mjafton të kundërshtohet akti me të cilin është zgjidhur kontrata dhe gjykata duhet të marrë në shqyrtim edhe pasojat që vijnë nga zgjidhja e paligjshme e kontratës, d.m.th. dëmshpërblimin. Megjithatë, si në çdo rast tjetër, i takon paditësit barra për të provuar sasinë e dëmit që i është shkaktuar.


Gjykata në çdo rast, sipas diskrecionit të saj, me vendimin që jep bën një vlerësim paraprak të dëmit të pësuar nga punëmarrësi. Ndërsa Kodi i Punës në raste analoge ka përcaktuar si vlerë maksimale të dëmshpërblimit pagën e një viti, për këtë kategori të punësuarish nuk kemi të fiksuar në ligj të posaçëm ndonjë kriter apo kufi vlerësimi. Për rrjedhojë, është në diskrecionin e gjykatës për të vendosur një masë të arsyeshme dëmshpërblimi, duke u nisur nga rrethanat konkrete të çdo rasti të veçantë......
IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:
16. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekursi i paraqitur nga pala e paditur Prefekti i Qarkut Gjirokastër përmban shkaqe nga ato që parashikohen në ligj, prandaj vendimi i gjykatës së shkallës së parë dhe vendimi i gjykatës së apelit bëhen të cënueshëm.

17. Në nenin 4 të Kodit Punës, i ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.07.2003, është parashikuar se: Përjashtohen nga fusha e zbatimit të këtij Kodi: - punësimi i personave që rregullohet me ligj të veçantë. Dispozita të veçanta të këtij Kodi zbatohen edhe ndaj personave, punësimi i të cilëve rregullohet me ligj të veçantë, nëse ligji i veçantë nuk parashikon zgjidhje për probleme të lidhura me marrëdhëniet e punës. Përderisa rastet e largimit dhe përjashtimit nga puna për punonjësit e PMNZSH-së janë të parashikuara shprehimisht në këtë ligj specifik, për të zgjidhur mosmarrëveshjen, gjykata e shkallës së parë dhe më pas ajo e apelit duhet të zbatonin rregullimet që bënte ligji i posaçëm që rregullon fushën përkatëse dhe nëse kishte boshllëqe në këtë ligj, atëherë mund t’iu drejtoheshin për ndihmë dispozitave të veçanta, të parashikuara nga Kodi i Punës.

18. Në nenin 13 të ligjit nr.8766, datë 05.04.2001 “Për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin”, parashikohen rastet e largimit dhe përjashtimit të tyre nga puna dhe më konkretisht në paragrafin e parë parashikohet që punonjësi i PMNZSH-së largohet nga detyra: a) kur mbush moshën për pension; b) kur bëhet i paaftë nga ana shëndetësore për 6 muaj ose me vendim të komisionit mjekësor; c) kur kërkohet nga ai vetë, pasi ka plotësuar kushtet e kontratës së pranimit; ç) kur shkurtohet funksioni organik. Ndërsa në paragrafin e dytë përcaktohen rastet kur punonjësi i PMNZSH-së përjashtohet nga detyra: a) Kur kryen në mënyrë të përsëritur thyerje të rënda të disiplinës. b) Kur nuk paraqitet në punë pa shkaqe të arsyetuara mbi 7 ditë. c) Kur është pranuar në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në këtë ligj. ç) Kur dënohet penalisht me vendim gjykate të formës së prerë.

19. Motivacioni i largimit nga puna të paditëses Shpresa Sinani është “Për performancë të dobët në punë”, i cili nuk është i parashikuar si një nga rastet e parashikuara në nenin 13 të ligjit nr.8766, datë 05.04.2001 “Për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin”, prandaj largimi i saj nga ana e të paditurit Prefekti i Qarkut Gjirokastër është bërë në kundërshtim me parashikimet e kësaj dispozite ligjore dhe me të drejtë gjykatat e faktit e kanë konsideruar zgjidhjen e kontratës së punës, si zgjidhje të menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi dhe për rrjedhojë pala e paditur është e detyruar që të dëmshpërblejë palën paditëse për dëmin e shkaktuar.

20. Megjithëse, përsa i përket detyrimit për pagimin e dëmshpërblimit për zgjidhjen e kontratës së punës pa shkaqe të justifikuara nga punëdhënësi, përfundimi që kanë arritur dy gjykatat është i bazuar në ligj, ato kanë gabuar në caktimin e masës së këtij dëmshpërblimi, sepse pala paditëse ka qenë punonjëse policie dhe për rrjedhojë në këtë rast duhet të zbatohet vendimi unifikues nr.31/2003 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, i cili ndërmjet të tjerave thotë se: ...Gjykata në çdo rast, sipas diskrecionit të saj, me vendimin që jep bën një vlerësim paraprak të dëmit të pësuar nga punëmarrësi. Ndërsa Kodi i Punës në raste analoge ka përcaktuar si vlerë maksimale të dëmshpërblimit pagën e një viti, për këtë kategori të punësuarish nuk kemi të fiksuar në ligj të posaçëm ndonjë kriter apo kufi vlerësimi. Për rrjedhojë, është në diskrecionin e gjykatës për të vendosur një masë të arsyeshme dëmshpërblimi....


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   66   67   68   69   70   71   72   73   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish