Gjykata e apelit



Download 70,37 Kb.
Sana09.09.2017
Hajmi70,37 Kb.
#20875


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E APELIT

TIRANË

Nr. 4261/1682 i Regj Themeltar Nr. 1605 i Vendimit

Datë 17.06.2015 Datë 30.06.2016

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS”


Gjykata e Apelit Tiranë e përbërë prej:
KRYESUES : ZEGJINE SOLLAKU

ANËTAR : RIDVAN HADO

ANËTAR : GJIN GJONI
Asistuar nga sekretare gjyqësore Elida Grabovari, sot në dt.30.06.2016 mori në shqyrtim, në seancë gjyqësore publike, në shkallë të dytë, çështjen civile që u përket palëve në gjykim:
PADITËSE: Majlinda Balla, e bija e Ismailit dhe Bukurijes, dtl 19.05.1969, lindur dhe banuese në Tiranë, rr; ‘‘Ali Demi‚ pall. Nr.6 , shk. 2 , ap. 23.
TË PADITUR: 1.Lulzim Dosti , i biri i Selmanit , dtl 27.02.1964, lindur dhe banues në Tiranë, rr; “Ali Demi”‚ pall.6, shk.2, ap. 23.
2.Halime Dosti, dtl 03.08.1943, lindur në Përmet dhe banuese në Tiranë rr; “Ali Demi”‚ pall.6, shk.2, ap. 23, e
3.Dhurata Demiri (Dosti), e bija e Selmanit,dtl 16.06.1962, lindur dhe banues në Tiranë.
Të paditurit janë përfaqësohen në gjykim nga av. Dhimitër Muslia.
OBJEKTI : Pjestimin e pasurisë së përbashkët, apartament me sipërfaqe prej 67.9 m2, i përbërë nga dy dhoma e guzhinë dhe anekset përkatëse i ndodhur në Tiranë në adresën e paditëses dhe të paditurve.
BAZA LIGJORE: Neni 207 i Kodit Civil, 372 e vijues i K.Pr.Civile.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin 3707, datë 06.05.2015 ka vendosur:

-Pranimin e padisë së paditëses Majlinda Balla.

-Pjestimit e pasurisë së paluajtshme me Nr.6/168 +2-23, e ndodhur në zonën kadastrale nr. 8180 Tirane, me adresë “Dhimitër Kamarda”, P 6, Sh 2, K 1, ap. 23, e përbërë nga apartament me sipërfaqe 67.9 m2, ndërmjet bashkëpronarëve Majlinda Balla, Halime Dosti, Lulëzim Dosti, Dhurata Demiri, në këtë mënyrë;

1.Lënien e të gjithë sendit në natyrë, në bashkëpronësi të të paditurve; Halime Dosti, Lulëzim Dosti, Dhurata Demiri, me pjesë takuese ; Halime Dosti – 5/12, Lulëzim Dosti-5/12, Dhurata Demiri - 2/12.

2.Detyrimin të paditurve Halime Dosti, Lulëzim Dosti, Dhurata Demiri, t‘i paguajnë paditëses Majlinda Balla, shumën 1.100. 000 (një milion e njëqind mijë) lekë, brënda 5 ditëve nga data kur vendimi të marrë formë të prerë.

-Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

-Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brënda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes.

-Për të paditurit në mungesë ky afat fillon nga dita e nesërme komunikimit të vendimit.



Ndaj këtij vendimi ka paraqitur ankim pala paditëse Majlinda Balla, e cila kërkon prishjen e vendimit, duke parashtruar se:


  • Apartamenti, përbëhet prej 2 dhoma e një guzhinë dhe është në katin e parë. Për të përcaktuar mundësitë e pjestimit të kësaj banese u caktua eksperti përkatës i cili u shpreh se banesa nuk ka mundësi të ndahet në natyrë. Eksperti nuk solli asnjë argument përse jnë banesë në katin e parë në një lagje të privilegjuar të Tiranës ka një vlerë të tillë.

  • Gjykata ka gabuar kur arsyeton se sendi nuk mund të ndahet në natyrë, ky fakt nuk është i vërtetë pasi ka dy variante të ndarjes së sendit në natyrë, variante të cilat i kemi paraqitur edhe ne gjatë gjykimit.

  • Në vendimin e saj gjykata shprehet se të paditurit kanë më shumë pjesë takuese, ¾ e sendit dhe shprehet se e paditura Dhurata Demiri ka kërkuar të mos i ndahet sendi nga dy të paditurit e tjerë. Sqarojmë se, gjatë gjykimit në asnjë rast të paditurit nuk kanë paraqitur një kërkesë për mos pjestimin e sendit në pjesët takuese por të lihet ajo në bashkëpronësi të gjithë të paditurve.

  • Arsyetimi i gjykatës se të paditurit kanë më shumë pjesë takuese është formal dhe jo korrekt dhe shumë kontradiktor. E paditura Dhurata Demiri nuk ka banuar asnjë herë në atë shtëpi mbasi në kohën ku banesa është privatizuar ajo ka qënë e martuar. Gjykata, i bashkon atificialisht pjesët, për të mbështetur vendimin e saj të paragjykuar dhe jashtë logjikës se fakteve.

  • Në vendim, gjykata shprehet se ne si paditës nuk sollëm argument karahasues për nevojën më të madhe për mbajtjen e sendit. Kjo është krejtësisht e pa vërtetë dhe në kundërshtim flagrant me provat. Për këtë ne kemi sjellë disa prova, një vërtetim se nuk kam asnjë banesë tjetër dhe asnjë lloj prone ku të jetoj. Në vendimin e zgjidhjes së martesës të cilin gjykata e citon për shprehjen e vullnetit të babait të tyre për të jetuar më vajzat, gjykata ka harruar të shpreh edhe vullnetin e vajzave të cilat kanë deklaruar se duan të jetëojnë më mua, nënën e tyre.

  • Për sa më lartë, kërkjmë prishjen e vendimit duke më dhënë mua paditëses banesën objekt gjykimi.

GJYKATA E APELIT TIRANË

Pasi dëgjoi relatimin e çështjes nga gjyqtare Z.Sollaku;


palën paditëse Majlinda Balla, e cila kërkoi heqjen dorë nga ankimi;
përfaqësuesin e palës së paditur kundërpaditëse, Lulzim Dosti, Halime Dosti, Dhurata Demiri (Dosti), Av. Dhimitër Muslia, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit;
si e shqyrtoi dhe e bisedoi çështjen në tërësi
VËREN
Paditësja Majlinda Balla i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesë – padinë me të paditur Lulzim Dosti, Halime Dosti, Dhurata Demiri (Dosti), Av. Dhimitër Muslia, me objekt : “Pjestimin e pasurisë së përbashkët, apartament me sipërfaqe prej 67.9 m2, i përbërë nga dy dhoma e guzhinë dhe anekset përkatëse i ndodhur në Tiranë në adresën e paditëses dhe të paditurve.” Kjo padi bazohet në Neni 207 i Kodit Civil, 372 e vijues i K.Pr.Civile.
Si ka shqyrtuar çështjen në tërësi aktet dhe provat shkresore në dosje me me vendimin Nr.3707, datë 06.05.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur:

-Pranimin e padisë së paditëses Majlinda Balla.

-Pjestimit e pasurisë së paluajtshme me Nr.6/168 +2-23, e ndodhur në zonën kadastrale nr. 8180 Tirane, me adresë “Dhimitër Kamarda”, P 6, Sh 2, K 1, ap. 23, e përbërë nga apartament me sipërfaqe 67.9 m2, ndërmjet bashkëpronarëve Majlinda Balla, Halime Dosti, Lulëzim Dosti, Dhurata Demiri, në këtë mënyrë;

1.Lënien e të gjithë sendit në natyrë, në bashkëpronësi të të paditurve; Halime Dosti, Lulëzim Dosti, Dhurata Demiri, me pjesë takuese ; Halime Dosti – 5/12, Lulëzim Dosti-5/12, Dhurata Demiri - 2/12.

2.Detyrimin të paditurve Halime Dosti, Lulëzim Dosti, Dhurata Demiri, t‘i paguajnë paditëses Majlinda Balla, shumën 1.100. 000 (një milion e njëqind mijë) lekë, brënda 5 ditëve nga data kur vendimi të marrë formë të prerë.

-Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.


Duke mos qënë dakort me vendimin e mësipërm, brënda afateve ligjore ka paraqitur ankim paditësja Majlinda Balla e cila ka parashtruar në këtë ankim ato shkaqe dhe pretendime sikurse gjejnë pasqyrim në pjesën hyrëse të këtij vendimi duke kërkuar prishjen e vendimit.
Në seancën gjyqësore të datës 30.06.2016, të shqyrtimit të kësaj çështje në Gjykatën e Apelit, në fillim të shqyrtimit gjyqësor, vetë pala ankimuese paditësja Majlinda Balla, parashtroi kërkesën për heqje dorë nga ankimi sipas parashikimeve të nenit 463 të K.Pr.Civile.
Ndodhur në kushtet kur është pala paditëse, që e ka vënë në lëvizje Gjykatën e Apelit Tiranë nëpërmjet ankimit të paraqitur, në rrethanat si mësipër, kur, sipas kërkesës së bërë në gjykim, ajo heq dorë nga ky ankim, kjo gjykatë referuar nenit 463 të K.Pr.Civile, në të cilin parashikohet se :
Në çdo fazë të gjykimit të çështjes në apel, ankuesi ose përfaqësuesi i tij mund të heqë dorë nga ankimi. Në këtë rast vendoset pushimi i shqyrtimit të çështjes në gjykatën e apelit.”, çmon se duhet të vendoset pushimi i shqyrtimit të çështjes nga kjo gjykatë.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata e Apelit Tiranë, në bazë të nenit 463 të K.Pr.Civile,
VENDOSI
-Pushimin e shqyrtimit të çështjes civile Nr.1682 Regj Them, datë regj.17.06.2015 me palë paditëse Majlinda Balla dhe palë e paditur Lulëzim Dosti etj, në Gjykatën e Apelit Tiranë.

-Kundër këtij vendimi lejohet rekurs sipas ligjit në Gjykatën e Lartë.


U shpall në Tiranë

Sot në datë. 30.06. 2016

ANËTAR ANËTAR KRYESUES

Gjin GJONI Ridvan HADO Zegjine SOLLAKU



Download 70,37 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish