REKOMANDIME
11.2 Rekomandime mbi permiresimin e kuadrit ligjor
Në këtë vështrim të përgjithshëm të kuadrit ligjor ndërkombëtar, europian dhe kombëtar mund të themi se qeveritë shqiptare deri më sot, por besojmë dhe shpresojmë se edhe në të ardhmen, do të ndërmarrin nisma ligjore që synojnë përafrimin e legjislacionit të brendshëm me acquis communitaire, duke qënë se tashmë vendi ynë ndodhet në rrugën e kandidimit, e më pas aspiron të bëhët anetar i familjes europiane. Bazuar në analizën e mësipërme mund të konkludojmë se ekziston një sistem kompleks, si përsa i përket formës dhe tepër modern në përmbajtje. Ky sistem është themeluar në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, në të njëjtin nivel me aktet juridike ndërkombëtare në të cilat shteti shqiptar është palë. Ky fakt përbën një garanci themelore i cili së bashku me vullnetin politik do të mundësojnë luftën efektive ndaj këtij fenomeni të shoqërisë moderne.
Në përfundim të këtij studimi, nga kendveshtrimi i gjithë analizës së kuadrit ligjor kombëtar dhe nderkombetar dhe jo vetëm, por edhe masave institucionale të institucioneve shtetërore jemi të mendimit se lufta kundër trafikut të drogës do të jetë më efikase po të kemi parasysh disa rekomandime si më poshtë vijon:
Një faktor që ndikon në hartimin e një politike penale është shkalla e përhapjes së kriminalitetit dhe format e tij. Qeveria shqiptare ka miratuar një Strategji në përgjigje të nevojave të parandalimit dhe luftës kundër krimit në përgjithësi dhe trafikimit të narkotikëve në veçanti. Por, konstatojmë se kësaj strategjie i mungojnë treguesit e matshëm dhe ndikimi i tyre dhe burimet njerëzore e financiare të mjaftueshme, për zbatimin e aksioneve të përcaktuara në Planin e Veprimit të saj. Kjo është një mangësi që verehet jo vetëm tek Strategjitë, por edhe në shumë ligje të miratuara në Shqipëri.
Në Shqipëri në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe europiane që përmendëm më sipër janë krijuar njësitë e zbatimit të ligjit anti-trafikim. Kështu, ndalohet penalisht trafikimi i lëndëvë narkotike nga Kodi Penal i cili parashikon dënime që janë mjaftueshmërisht rigoroze dhe tejkalojnë dënimet për krime të tjera serioze siç është për shembull përdhunimi. Në kuadrin e parandalimit të këtyre verimeve të paligjshme jemi të mendimit se masat e dënimit në rrethana të cilësuara në nenin 283 të Kodit Penal duhen të parashikohen më të larta, kështu; përzieja e drogës me substanca që rrisin rrezikun për shëndetin dhe jetën e konsumatorëve të drogës.
1- Kryerja e veprimeve në ambiente të tilla si: reparte ushtarake, institucione edukimi, institucione të vuajtejs së dënimit, shkolla apo institucione të tjera të ngjashme me to duhet të cilësohet si rrethanë rënduese. Kryerja e veprimtarive ndaj të miturve, grave shtatëzëna, personave të paaftë mentalisht apo fizikisht, gjendja e të cilëve njihet nga subjekti në kohën që kryen vepër penale, njëkohësisht duhet të cilësohet si rrethanë rënduese.
2- Nga analiza që i është bërë nenit 283/a sugjerojmë të bëhet edhe ndryshimi në titull edhe është arritur në përfundimin se:
-Trafikimi i narkotikëve ndahet në trafik ndërkombëtar dhe trafik brenda kufijve të shtetit apo trafik i brendshëm dhe veprimet që parashikohen nga neni 283/a janë veprime që karakterizojnë trafikun ndërkombëtar si përfundim titulli i nenit 283/a duhet të ishte “Trafikimi ndërkombëtar i narkotikëve".
3- Ndryshimi i përmbajtjes së nenit 284; a paragrafi (1) nga trajtimi që i bëmë termit “trafikimi i paligjshëm” i cili duhet të ishte:
“Organizimi, drejtimi dhe financimi i organizatave kriminale me qëllim trafikimin e paligjshëm të narkotikëve dënohet nga 10 deri në 20-vjet burg. Kjo pasi kultivimi, prodhimi apo fabrikimi janë veprime të kundraligjshme me anë të së cilave kryhet trafiku i paligjshëm”.
4- Korrupsioni i vazhdueshëm në të gjitha nivelet dhe sektorët në Shqipëri ka penguar aftësinë e qeverisë të adresojë si duhet problemin e trafikimit të lëndëve narkotike. Të ndalet korrupsioni në rradhët e strukturave doganore dhe antidrogës i cili favorizon trafikantët e drogës.
5- Me njësitë e zbatimit të ligjit duhet të zhvillohen trajnime të karakterit vazhdues për cështje të anti trafikimit për gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore. Srukturat antidrogë duhet të pajisen me qentë antidrogë, aparate kontrolluese të bagazheve në pikat e kalimit doganor, të cilat do të ndihmojnë në stukturat antidrogë në veprimet e tyre.
6- Duhet organizuar një bashkëpunim midis strukturave antidrogë dhe SHISH, për të realizuar sa më shpjet mbledhjen e të dhënave përaktëse, dhe informimin e organeve procesuese përkatëse.
7- Duhet të ketë një kontroll më i madh për të gjitha bizneset dhe aktivitete tregetare pas të cilave shpesh fshihen veprime trafikimi të cilët përkrahen edhe nga mafia ndërkombëtare.
8- Forcat antidrogë duhet të kenë një kualifikim profesional për sa i përket formave dhe metodave të fshehjes së drogës nga trafikantët.
Por gjithashtu këto forca të cilat do të marrin këtë trajnim dhe kualifikim profesional nuk duhet të rrezikojnë ndryshim në strukturë për shkak të ndryshimeve politike që ndodhin në vend.
9- Duhet vënë nën kontroll emigracioni ilegal i shtetasve, pasi një pjesë e mirë të tyre realizojnë trafikun e drogës.
10- Të verifikohen pasurimet e shpejta të personave të caktuar, pasuri të cilat shprehen në formën e pallateve depozitave të mëdhe bankare apo shpenzimeve të mëdha.
11- Duhet të themelohet një fond i përgjithshëm për mbrojtjen e viktimave të trafikimit dhe riintegrimin e tyre duke përdorur asete të konfiskuara nga Gjykata e Krimeve të Rënda nga dënimi trafikantëve. Duke vlerësuar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore mendojmë se duhet të përmirësohet ligji për riintegrimin dhe asistencën e viktimave pasi ato lënë qendrat e strehimit. Të përmirësohet identifikimi mbrojtja dhe shërbimet e specializuara për fëmijët e viktimave të trafikimit.
` 12- Një tjetër veprim shumë i rëndësishëm që duhet të ndërmarrim është rritja e
ndërgjegjësimit për këtë çështje. Së pari, rritja e ndërgjegjësimit tek viktimat potenciale, vecanërisht, aty ku trafikantët e lëndëve narkotike janë aktivë. Së dyti, rritja e ndërgjegjësimit në rradhët e policisë, punonjësit e politikave sociale dhe oficerët e policisë gjyqësore për t’i formuar ata të trajtojnë në mënyrën e duhur problemin. Ky ndërgjegjësim mund të bëhet në forma të ndryshme.
13- Nje rekomandim tjeter i rendesishem eshte edhe ndryshimi i nenit 287 paragrafi 2 ne lidhje me perkufizimin e termave “pasoja te renda”, per autorizimin qe duhet t’i beje ligji aktit nenligjor. Perkufizimi rekomandojme te behet me akt nenligjor dhe te mbahet parasysh fakti qe te percaktohen shuma konkrete ne lidhje me demin e shkaktuar nga kryerja e vepres penale.
14- Nje rekomandim tjeter i rendesishem eshte edhe parashikimi i nje dispozite te re lidhur me intoksikimin e personit tjeter si nje veper e re penale ne Kodin Tone Penal.
15- Ne funksion te permiresimit te marrjes dhe pasqyrimit te te dhenave statistikore sugjerojme te permiresohet pasqyrimi i te dhenave ne Vjetaret Statistikore te Ministrise se Drejtesise.
Për ta mbyllur, krimi i trafikimit te lendeve narkotike në Shqipëri është një realitet i pakontestueshëm, më lejoni t'iu transmetoj një mendim që më vjen vazhdimisht në mendje. dmth që nuk ka zgjidhje magjike, perfekte për të luftuar këtë fenomen, por që as që bëhet fjalë që të hiqet dorë prej saj. Të gjitha institucionet shtetërore kanë dhënë kontributet e veta në efikasitetin e luftës kundër trafikimit. Kjo luftë do të vazhdojë dhe përparojë me guximin dhe vullnetin e përpjekjet e të gjithëve.
Ja pse ne besojmë se me një politikë efektive në nivel ndërkombëtar, në respekt të një bashkimi adekuat të të drejtave, të lirive dhe garancive që janë thelbësore për një shtet të së drejtës është e mundur të përcaktosh linjat e mëdha të një strategjie të luftës kunder lendeve narkotike e aftë për të arritur rezultatet më të mira.
ANEKS
Gjate vitit 2011, jane zhvilluar 28 trajnime per njesite antidroge ku jane trajnuar 190 oficere policie (150 oficere te antidroges + 4 te hetimit te asteteve kriminale + 15 te krimit ekonomik + 21 te operacioneve speciale), 4 mjeke te DPQ-ve dhe 5 prokurore375.
Nr
|
Titulli i Kursit
|
Kohezgjatja
|
Vendi ku u zhvillua
|
Pjesmarres nga SKN
|
Donatore (nese ka)
Ose bashkepunim
|
1
|
“Antikorrupsioni per punonjesit e policise te nivelit te mesem dhe te larte drejtues”
|
13.01.2011
|
SH.Pushimit
Durres
|
1
|
Plani Trajnimeve
2011
|
2
|
Antikorrupsioni dhe Standartet Etike
|
18-20.01.2011
26.01-10.02.2011
|
Tirane
|
2
|
Plani Trajnimeve
2011
|
3
|
“Lendet narkotike, njohja e tyre, vendet e prodhimit dhe menyrat e perdorimit, efektet qe japin dhe rruget kryesore te trafikimit”
|
15.02.2011
|
Qendra e Formimit Policor
Tirane
|
24
|
Plani Trajnimeve
2011
|
4
|
Seminar per hartimin e nje programi ne
mbeshtetje te policimit ne komunitet ne Shqiperi
|
16.02.2011
|
Hotel Tirana
|
1
|
SIDA (Suedi)
Policia e Shtetit
|
5
|
Ushtrim Trajnues per “dorezimin e kontrolluar te lendeve narkotike” ku moren pjese 8-shtete.
|
20.02– 11.03.2011
|
Kosove, Shqiperi
|
23
(2 + SKN
21 Op.Sp)
|
OSBE- Kosove.
|
6
|
Operacionet me agjente “nen mbulim” ose “te infiltruar”
|
06-18.03.2011
|
Durres
Shqiperi
|
4
|
Projekti Binjakezimit me SOCA-Britani
|
7
|
Antikorrupsioni dhe Standartet Etike
|
22-23.02.2011
|
Tirane
|
2
|
Plani Trajnimeve
2011
|
8
|
Njohja e procedurave specifike lidhur me trajtimin e lendeve narkotike nga sekuestrimi deri ne asgjesim
|
11.03.2011
|
Qendra e Formimit Policor
Tirane
|
12
|
Plani Trajnimeve
2011
|
9
|
Njohuri mbi sistemin “Petriarch MEMEX”
|
21-29.03.2011
|
DPQ Tirane
DPQ Berat
DPQ Fier
DPQ Elbasan
DPQ Durres
|
10
|
UNODC
|
10
|
Njohuri mbi sistemin “Petriarch MEMEX”
|
28-29.03.2011
|
Komisariati 3
|
12
|
Plani Trajnimeve
2011
|
11
|
Kuptimi i te dhenave personale dhe mbrojtja e tyre
|
30.03.2011
|
Qendra e Formimit Policor
Tirane
|
3
|
Plani Trajnimeve
2011
|
12
|
Njohuri mbi sistemin “Petriarch MEMEX”
|
08-19.04.2011
08-09.06.2011
|
Qendra e Formimit Policor
Tirane
|
11
|
Plani Trajnimeve
2011
|
13
|
Menaxhimi i informatoreve dhe zhvillimi i hetimeve komplekse te zgjatura ne kohe
|
16-20.05.2011
|
Maqedoni
Shkup
|
1
|
Zyra FBI, Bullgari
Shteti Maqedonas
|
14
|
Menaxhimi i informatoreve
|
1-2.06.2011
|
DPPSH
|
1
|
ICITAP
|
15
|
Hetimi i trafikut te droges. Kendveshtrimi policor, raste dhe zhvillimi i tyre.
|
6-8.06.2011
|
Qendra e Formimit Policor
Tirane
|
20
(1 SKN +
4 H.aseteve
+ 15 Kr.ek)
|
Projekti Binjakezimit
Me Spanjen
|
16
|
Workshop, Kap.24, Drejtesia, Liria dhe Siguria
|
09.06.2011
|
Hotel Mondial
Tirane
|
1
|
M.Integrimit
|
17
|
Kurs per marrjen e grades “Kryekomisar”
|
13-21.06.2011
|
Qendra e Formimit Policor
Tirane
|
1
|
|
18
|
Trajnim Rajonal per Sistemin e paralajmerimit te Hershem per drogat e reja
|
14-15.09.2011
|
Hotel Mondial
Tirane
|
1
|
EU
EMCDDA
|
19
|
Mbrojtja e te dhenave gjate procesit te perpunimit te tyre ne sistemet e Policise Shtetit
|
19-20.09.2011
|
Qendra e Formimit Policor
Tirane
|
8
|
Plani Trajnimeve
2011
|
20
|
Njohja e drogave, zonat kryesore te prodhimit, rruget nderkombetare te trafikimit, trajtimi i drogave nga sekuestrimi deri ne asgjesimin e sigurte te tyre.
|
27.09.2011
|
Qendra e Formimit Policor
Tirane
|
24
|
Plani Trajnimeve
2011
|
21
|
Trajtimi dhe Kujdesi ndaj Personave me varesi nga drogat
|
13-14.10.2011
|
IPSH
|
4 mjeke te DPQ
|
UNODC
Pr.GLOK32
|
22
|
Seminar per shkembimi informacionit me EUROPOL
|
28.10.2011
|
DPPSH
|
1
|
EUROPOL
|
23
|
Per perdorimin e modulit elektronik ADAM
|
07.11.2011
|
DPPSH
|
11
|
DPPSH
|
24
|
Ceshtje qe lidhen me hetimin e krimeve
|
14-16.11.2011
|
DPQ Korce
|
1
|
Pr.Binjakezimit
AL2009-IB-JH-03
|
25
|
Seminar Shqiperia dhe Europol, rjjeti informacionit
|
24.11.2011
|
Hotel Tirana
Tirane
|
10
|
EU, EUROPOL,
DPPSH etj
|
26
|
Trajnim i perbashket me Prokurorine ”Kontrollet dhe Sekuestrimet, llojet e tyre dhe procedurat qe zbatohen gjate procesit te hetimit”
|
25.11.2011
|
Qendra e Formimit Policor
Tirane
|
7
(2 SKN +
5 prokurore)
|
Plani Trajnimeve
2011
|
27
|
Perdorimi i te dhenave biometrike
|
09.12.2011
|
DPPSH
|
2
|
ICITAP
|
28
|
Perpunimi i te dhenave personale ne Sektoret e Zbatimit te Ligjit.
|
13.12.2011
|
Hotel Tirana
Tirane
|
1
|
Plani i Trajnimeve 2011 dhe FIIAPP
|
Do'stlaringiz bilan baham: |