Departamenti I menaxhimit


Kultura Sipërmarrëse në Shqipëri



Download 0,96 Mb.
bet6/18
Sana10.02.2017
Hajmi0,96 Mb.
#2244
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   18

3.4 Kultura Sipërmarrëse në Shqipëri

Një nga prioritetet e zhvillimit afatgjatë të ekonomisë në Shqipëri është nxitja e kulturës sipërmarrëse, edukimi dhe trajnimi. Në veçanti brezi i ri që është përfitues i të mësuarit për sipërmarrjen, i krijohen mundësi të aftësohet në njohuritë për biznesin, në mjeshtëritë më esenciale, ku përfshihen kreativiteti, iniciativa, puna në grup, të kuptuarit e riskut dhe sensi i përgjegjësisë. Për këtë Qeveria shqiptare synon të hartoj një plan veprimi konkret i cili do të përqëndrohet në futjen e kulturës së sipërmarrjes si në edukimin formal dhe në atë jo formal.

Mungesa e edukimit sipërmarrës mbizotëron në shumë shtete të rajonit, ku edhe Shqipëria është pjesë e tij. Për këtë arsye, duhet te synohet të ndërtohet një sjellje tjetër sipërmarrëse sidomos në drejtim të menaxhimit. Kjo duhet të fillojë që në hapat e parë të edukimit të brezit të ri. Kështu do të sigurohet informimi i të rinjve për kulturën sipërmarrëse, duke e konsideruar atë si pjesë të edukimit të tyre dhe mundësi e ardhshme punësimi.

Të mësuarit për sipërmarrjen tashmë është pranuar si një kompetence kyçe në nivel Europian dhe në Shqipëri po përfshihet në kurrikulat mësimore të shkollave 9 vjeçare, të mesme dhe ato të arsimit të lartë. Strategjitë e hartuara në vendet e BE-së marrin në konsideratë se ky proçes është një proçes i të mësuarit në një hark kohor afatgjatë, duke filluar nga arsimi fillor dhe më tej deri në shkallët më të larta të edukimit.

Këto proçese përfshijnë jo vetëm reformën e kurrikulës në të gjitha nivelet por edhe një sërë programesh të tjera që kanë qëllim nxitjen e kulturës së sipërmarrjes, si partneriteti shkollë-biznes, sipërmarrjet e studentëve, reformimin e shkollës dhe të gjitha institucioneve që ofrojnë edukim dhe trajnim. Synohet që të inkurajohen universitetet që të ofrojnë kurse te specializuara mbi sipërmarrjen, në veçanti ato te lidhura me e-biznesin me teknologjinë dhe inovacionin.

Në Strategjinë e Zhvillimit të Biznesit dhe të Investimeve të Qeverisë shqiptare 2013-2020 synohet të kualifikohen dhe trajnohen mbi sipërmarrjen rreth 2,000 sipërmarrës të rinj potencial. Kjo do të realizohet nëpërmjet zhvillimit të programeve për futjen e sipërmarrjes në programet bazë të edukimit në të gjitha nivelet; hartimit të kurrikulës për sipërmarrjen dhe programet trajnuese për zhvillimin e aftësisë sipërmarrëse në kurset disa mujore profesionale; si dhe zhvillimin e programeve trajnuese për të rinjtë që kërkojnë të fillojnë një biznes.

Pavarësisht nga rezultatet e deritanishme të arritura në përmirësimin e klimës së biznesit dhe të indikatorëve që e përcaktojnë atë, nisur nga situata e pergjithshme ekonomike dhe niveli i papunësisë, lind domosdoshmëri përmirësimi i sistemit arsimor dhe krijimi i një klime pozitive për promovimin e sipërmarrjes tek të rinjtë shqiptar.

Përpjekje janë bërë në fushën e edukimit edhe në Shqipëri. Pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës që në vitin 2012 është atashuar Organizata Unique Junior Enterprise, një organizatë jofitimprurëse e themeluar në vitin 2009. Unique JE është  pjesë e konfederatës botërore të organizatave Junior Enterprise (JADE) e përbërë nga studentë nën udhëheqjen e pedagogëve. Qëllimi i organizatës është afrimi i studentëve me bizneset dhe ngushtimi i hendekut midis teorisë dhe praktikës tek studentët. Këta të fundit angazhohen në menaxhimin e organizatës dhe në pjesmarrjen dhe organizimin e eventeve të tilla si: konkurse, trajnime, workshope dhe seminare. P.sh Startup Live Tirana është një event tre-ditor ku studentë të diplomuar e sipërmarrës të rinj të fushave të ndryshme, mblidhen së bashku për të shkëmbyer ide dhe eksperiencë e për të marrë një feedback nga profesionistë të fushës. Pjesëmarrësit ndahen në grupe dhe krijojnë plane biznesi duke kaluar nga ideja në produkt brenda 54 orëve. Workshopi "Forcimi i shpirtit sipërmarrës tek studentët", ndihmon në nxitjen e shpirtit sipërmarrës tek të rinjtë nëpërmjet trajnimeve mbi lidershipin dhe planeve të biznesit, duke iu dhënë mundësi të kthejnë në praktikë informacionin e marrë gjatë trajnimit. Konkursi “Projekt-ideja më e mirë për zhvillimin ekonomik vendor” së bashku me Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë (SHBSH) dhe Fondacionin Hanns Seidel synon përfshirjen e studentëve në konkurse ku ata prezantojnë plane biznesi mbi zhvillimin ekonomik vendor.


Familja në shoqërinë shqiptare ende luan një rol kyç, si një model i mundshëm për të frymëzuar të rinjtë për të ndjekur një rrugë të caktuar karriere. Vendimet e individëve për t'u angazhuar në një aktivitet të veçantë në shumë raste janë të ndikuara nga sjellja dhe mendimet e të tjerëve, veprimet e ndërmarra nga ana e tyre, ose shembuj që ato ofrojnë (Ajzen 1991). Në të njëjtën mënyrë individët janë të ndikuar për të zgjedhur përvojë pune dhe veçanërisht vendimin për t'u përfshirë në sipërmarrje. Shumë sipërmarrës kur janë pyetur pohojnë se vendimi për të filluar dhe për të zhvilluar biznesin e tyre është e ndikuar nga modele. Modelet janë shpesh sipërmarrësit dhe në shumicën e rasteve anëtarët e familjes. Këta njerëz shërbejnë si frymëzim. Një model është një person i cili krijon një shembull që është përsëritur nga të tjerët dhe mund të stimulojë ose frymëzojë individë të tjerë të ndërmarrë vendime të caktuara të karrierës për të arritur qëllimet të caktuara në jetë. Prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes shpesh luajnë një rol të rëndësishëm për sipërmarrësit e rinj (Kennedy, J. et al, 2003).
Familja shqiptare ka ofruar tradicionalisht përkrahje praktike dhe këshilla për brezin e ri. Sipas studiuesit Kaser (2012), në dekadat e fundit, lidhjet farefisnore janë përshtatur ndaj sfidave të reja në Shqipëri. Ata duket se janë më të dobta se ato të fillimit të shekullit të 20-të. Megjithatë, rrjetet farefisnore funksionojnë përsëri në ditët e sotme, tashmë të riformatuara. Marrëdhëniet e gjëra farefisnore ende përbëjnë bazën për transaksione joformale dhe zgjidhjen e problemeve ekonomike e të përditshme në një shoqëri, e cila është e organizuar me fragmente.
Tradicionalisht, studentët në Shqipëri janë të trajnuar që të jenë punëkërkues dhe jo krijues të vendeve të punës. Sipas Lami dhe Mile (2013) ka shumë raste kur universitetet vetëm ofrojnë njohuri. Ka mungesë të informacioneve të specializuara të cilat kanalizojnë njohuritë në përputhje me nevojat e diktuara nga tregu. Stimulimi i interesit për krijimin e ndërmarrjeve të reja nuk ka qënë fokusi kryesor i universiteteve shqiptare. Kjo konsiston të jetë një problem dhe kërkon vëmendje.


3.5 Studime mbi Sipërmarrjen në Shqipëri
Në studimin e kryer nga Kume et al "Karakteristikat Sipërmarrëse tek Studentët Shqiptar" rezultoi se të rinjtë shprehen interes të lartë lidhur me sipërmarrjen, rreth 34.5% (178 studentë) kishin mendime serioze për të filluar biznesin e tyre, 5.8% (30 studentë) të intervistuar ishin të vepunësuar dhe 34.3% e tyre filluan ta bëjnë këtë. Një përqindje e lartë studentësh rreth 62.2 % treguan aspirata për sipërmarrje në një periudhë afatgjatë, pesë vjet pas mbarimit të studimeve. Gjetja e vullnetit është një tregues i nivelit të interesit të studentëve tek sipërmarrja. Në Shqipëri rreth 53.6% e studentëve kanë mendime serioze për sipërmarrjen duke ja kaluar dhe shifrave në nivel global (vetëm 40% e studentëve sipas GUESSS 2011).
Studimi tregoi se studentët, prindërit e të cilëve kishin eksperiencë sipërmarrëse në të shkuarën, kishin një reagim më pozitiv krahasuar me ata studentë që ju mungote kjo eksperiencë e prindërve.
Në studim doli në pah se studentët shqiptar tregojnë një konfidencë të ulët lidhur me mundësinë që kanë për të kontrolluar vendimet e tyre. Në kontrast ata të rinj me interes të fortë sipërmarrës treguan besim të fortë tek aftësitë e tyre për të kontrolluar vendimet dhe objektivat e tyre. Si rezultat nuk është e lehtë që ata të kontrollohen nga të tjerët. Gjithashtu studentët e orientuar drejt sipërmarrjes kanë besim të madh në kompetencat e tyre e fusha të ndryshme ekspertize. Perceptimi i kompetencave është vecanërisht i lartë tek studentët të cilët kanë krijuar sipërmarrje.
Studimi i Kume et al vlerësoi motivet që shtyjnë studentët të bëhen sipërmarrës. Kështu për më shumë se 60% të pjesmarrësve (330) kishte rëndësi të qënit "bosi i vetvetes", 84% e të rinjve konsideronin lirinë personale shumë të rëndësishme dhe 88% shpreheshin se "realizimi i ëndrrës së tyre" ishte motiv. Ndërkohë vetëm 15% e konsideronin ekstremisht të rëndësishëm motivin për të krijuar dicka të re. Vlen të theksohet se studentët shqiptar i japin rëndësi të madhe (90%) motivit "ofron avantazh për potencialin e tyre kreativ". Ata që aspirojnë të bëhen sipërmarrës janë shumë të motivuar për të sfiduar veten, të ndjekur nga nevoja për të mësuar dhe për tu rritur si persona, si dhe nga motivi për pasuri dhe të ardhura të larta. Në studim nuk u vu re diferencë midis femrave dhe meshkujve lidhur me motivin e tyre për të punuar për vete.
Studimi konkludoi se ka një interes të dukshëm lidhur me sipërmarrjen tek studentët në Shqipëri. Nga rezultatet e analizës së këtij studimi rezulton se dy variabla të lidhura me edukimin si: roli i universitetit për të promovuar sipërmarrjen dhe kurrikula universitare janë faktorë mjaft të rëndësishme që promovojnë aktivitetin sipërmarrës. Gjetjet nxorrën në pah se ekspozimi i mëparshëm tek edukimi sipërmarrës ka një efekt pozitiv tek qëndrimi i studentëve kundrejt kësaj karriere dhe në besimin e studentëve për tu përfshirë në këtë veprimtari. Gjithashtu ekspozimi i individëve tek praktikat sipërmarrëse, direkte ose indirekte, nëpërmjet bizneseve familjare është i lidhur ngushtësisht me qëndrimin, normat dhe kontrollin e sjelljes së perceptuar lidhur me sipërmarrjen. Rëndësi të vecantë ka fakti që babai është i vetpunësuar. Të dhënat e studimit nxorrën në pah faktin se studentët kanë besim në vetvete se zotërojnë kontrollin mbi iniciativat sipërmarrëse në të ardhmen.
Në punimin e doktoraturës të studiuesit Shaqiri doli në pah se studentët që ishin ekspozuar ndaj kursit të sipërmarrjes kishin perceptim sipërmarrës më të lartë se sa studentët qe nuk kishin një eksperiencë të tillë.
Një tjetër konkluzion që rezulton nga gjetjet në këtë kërkim, është se karakteristikat individuale janë përcaktues i rëndësishëm i qëndrimit. Ndërsa mosha nuk është e rëndësishme, pjesa tjetër e karakteristikave treguan një marrëdhënie pozitive me qëndrim ndaj sipërmarrjes. Sa i përket marrëdhënies gjinore me qëndrimin, rezultatet tregojnë se meshkujt kanë më shumë orientim drejt sipërmarrjes se sa femrat. Nga këto rezultate mund të deduktohet se duhen bërë përpjekje konkrete për të reduktuar pengesat që femrat hasin gjatë strat up-ve të tyre.
Eksperienca është një tjetër përcaktues i qëndrimit sipërmarrës vleresuar nga ky studim. Normat subjektive, të matura përmes mbështetjes familjare në mbështetjen sipërmarrëse, tregojnë një marrëdhënie të rëndësishme dhe pozitive me qëllimin sipërmarrës, por sidoqoftë shumë të dobët. Në këtë kuadër reflektimet drejtohen në rëndësinë e zhvillimit të modeleve alternative siç mund të jete pjesëmarrja sipërmarrësit profesionistë në kurset e sipërmarrjes për të nxitur qëllimin sipërmarrës të studentëve.
Kontributi kryesor i këtij punimi lidhen kryesisht me rëndësinë që edukimi sipërmarrës universitar duhet të ketë, në funksion të nxitjes më efikase të studentëve për të filluar start-up të reja. Gjetjet, ofrojnë mundësi të mira në zgjerimin e njohurive sipërmarrëse dhe aftësive të cilat rezultuan së mund të përvetësohen përmes edukimit dhe nga ana tjetër, ofrojnë nxitje të rëndësishme në orientimin drejt aktiviteteve sipërmarrëse.
Sugjerohet për stafin pedagogjik, mësuesit apo trajnerët, se një qasje metodike dhe sistematike e fokusuar në qëllimin sipërmarrës do të ishte frytdhënëse në kuadrin e nxitjes për të filluar aktivitete të mirëfillta sipërmarrëse. Bazuar në këtë qasje qëllimi sipërmarrës mund të nxitet përmes përmirësimit të qëndrimeve, normave subjektive, dhe vetefikasitetit. Siç rezulton nga ky kërkim, vetefikasiteti mund të zhvillohet efektivisht nga edukimi sipërmarrës duke aktivizuar komponentin e saj më vital, know-how.
Në mënyre të veçantë zhvillimi i normave subjektive ka influencë të drejtpërdrejtë në qëllimin sipërmarrës. Konfirmimi i kësaj gjetje sugjeron se prezenca e të ftuarve (guest speaker) apo të individëve me njohuri sipërmarrëse gjatë kursit të sipërmarrjes do të forconte qëllimin sipërmarrës të tyre. Ndërveprimi mes studentëve dhe sipërmarrësve të ftuar gjatë leksionit a, do t’i ndihmonte studentët të mblidhnin informacione të vlefshme për mënyrën sesi krijohet një biznes i suksesshëm dhe do të rriste fizibilitetin e tyre.

Së fundmi, vetefikasiteti i perceptuar mund të nxitet më shumë përmes intensifikimit të know-how. Nëpërmjet zhvillimit sistematik të këtyre aftësitë sipërmarrëse, teknikave dhe përvojave, studentët do të ndjehen më të aftë dhe do të kenë më shumë besim në kapacitetin e tyre për të kontrolluar sjelljen sipërmarrëse.



4. METODOLOGJIA

"Nuk do të quhej kërkim në qoftë se do të dinim atë që kërkojmë.”


ALBERT EINSTEIN

4.1 Metodologjia e Përdorur
Në librin "Metodat e Kërkimit në Fushën e Edukimit" autorët Check dhe Schutt (2012) ofrojnë një udhëzues të rëndësishëm lidhur me kërkimin sasior. Sipas tyre rishikimi i literaturës shërben jo vetëm për të marrë informacion mbi studimin por shërben për të na informuar mbi metodologjinë, instrumentat, popullatën dhe teknikat analitike që do të përdoren në studim. Si rezultat kërkimi sasior është më i përshtatshmi për të studiuar marrëdhëniet midis variablave ne studimin tonë.
Qëllimi i studimit është specifik dhe i fokusuar në disa variabla të matshëm. Mbledhja e të dhënave është nga aspektet më të rëndësishme të kërkimit sasior. Kjo kryhet nëpërmjet përcaktimit të instrumentit të kërkimit, procedurave të mbledhjes së të dhënave dhe studimit pilot. Pilotimi i studimit sasior është i rëndësishëm pasi tenton të fokusohet në zgjedhjen e rastësishme të pjesmarrësve. Për të përgjithësuar rezultatet, studimi sasior mbledh të dhëna nga një numur i madh individësh, prandaj studimi pilot është domosdoshmëri. Teknikat për analizimin e të dhënave dhe interpretimi i tyre kanë natyrë statistikore, fokusuar në përshkrime numerike, krahasime të të dhënave, matje të marrëdhënies midis variablave. Meqënëse të dhënat janë të konsiderueshme, analiza e tyre bëhet duke përdorur programet statistikore software. Konkluzionet nxirren direkt nga interpretimi i rezultateve nga analiza statistikore. Konkluzionet dhe rekomandimet praktike lidhen me literaturën bazë të përshkruar në rishikimin e literaturës.
Kërkimi me pyetësor është përshkrues dhe ka qëllim kryesor të vrojtoj karakteristika të një grupi ose popullate (Fraenkel et al., 2012). Kërkuesi administron pyetësorin tek një popullatë individësh për të përshkruar qëndrimin, opinionet, sjelljet, eksperiencat ose karakteristika të tjera të popullatës (Creswell, 2005). Në shumicën e rasteve nuk është e mundshme që pyetësori të mbuloj të gjithë popullatën kështu që një kampion përzgjidhet nga popullata. Kërkimi me pyetësor përdoret për të investiguar marrëdheniet midis variablave (Frankel et al., 2012; McMillan, 2012). Në kërkimin me pyetësor kërkuesi mund të mbledhë të dhënat duke përdorur administrim direkt të pyetësorit. Administrimi direkt përdoret kur kërkuesi ka mundësi të kontaktoj të gjithë anëtarët e grupit. Rezultati i analizës përshkruese ose të korrelacionit lejon kërkuesin t'ju përgjigjet pyetjeve të studimit ose të adresoj hipotezat e shtruara. Pasi të jetë bërë kjo, vrojtohen interferenca lidhur me naturën e marrëdhënies midis variablave të interesit dhe nxirren konkluzionet përkatëse.
Në Shqipëri dhe në rajon mungojnë studimet lidhur me faktorët përcaktues të vullnetit sipërmarrës dhe rolin që ka edukimi në krijimin e sipërmarrësve të ardhshëm. Për të ofruar risi në këtë fushë studimi në Shqipëri, kërkimi u mbështet në metodën kërkimore sasiore, duke analizuar të dhënat dhe duke ofruar rekomandime të vlefshme për edukimin universitar. Metoda sasiore u mendua më e përshtatshme për këtë studim sygjeruar nga literatura në fushën e edukimit sipërmarrës. Me anë të kësaj metode janë analizuar marrëdhëniet midis variablave duke vrojtuar rolin e faktorëve ndikues (variabla te pavarura) në vullnetin sipërmarrës (variabël i varur).
Faza e parë të këtij studimi, rishikimi i literaturës, ndihmoi në selektimin e faktorëve që do të studioheshin dhe gjithashtu në formulimin e hipotezave. Në studim u aplikua Modeli Ajzen sipas të cilit qëndrimi kundrejt sipërmarrjes, normat subjektive dhe kontrolli i sjelljes së perceptuar influencojnë vullnetin sipërmarrës. Qëndrimi pozitiv kundrejt sipërmarrjes duket se ka influencë të lartë në vullnetin sipërmarrës. Sipërmarrja duhet të konsiderohet si një mundësi punësimi atraktiv, diçka për të cilën ja vlen të përkushtohesh. Për studentët të cilët e konsiderojnë karrierën sipërmarrëse të rëndësishme, kjo mundësi është atraktive me atribute të pamohueshme si: liria, pavarësia, vetërealizimi dhe mundësia për të zbatuar idetë e tyre. Normat subjektive gjithashtu influencojnë vullnetin sipërmarrës. Studimi tregon se kur familja është e lidhur me sipërmarrjen çon në ndërgjegjësim për këtë zgjedhje dhe influencon këtë karrierë. Kontrolli i sjelljes së perceptuar është konsideruar një parakusht për të krijuar një sipërmarrje dhe ka influencë në vullnetin sipërmarrës. Ndjenja e përgjithshme se kapaciteti i një individi është i duhuri, është më me vlerë se njohja e detajeve.
Modeli Ajzen na krijon perceptimin se vullneti i krijuar ndikon menjëherë në sjellje. Jo gjithmonë kjo është e vërtet. Në disa raste një individ nuk mund të sillet si do dëshironte si rezultat i faktorëve të jashtëm, megjithëse ka vullnetin për ta bërë këtë. Lidhja qëndrim-vullnet është e brendshme, e fortë dhe në përgjithësi është pak e influencuar nga dinamika e faktorëve të jashtëm (Ajzen 1991).

Analiza e faktorëve të Teorisë së Sjelljes së Planifikuar është e rëndësishme për të kuptuar modelin e aplikuar në studimin kërkimor.



  • Qëndrimi kundrejt Sjelljes i referohet nivelit në të cilin një individ ka gjykimin e dëshirueshëm ose të padëshirueshëm lidhur me sjelljen që e shqetëson. Të dhënat në shumë studimë rezultojnë në përfundimin se marrëdhënia midis qëndrimit dhe vullnetit është shumë e fortë në krahasim me lidhjen e vullnetit me sjelljen, si rezultat i faktorëve të jashtem që e influencojnë atë, sipas vëzhgimit të Ajzen (1991).




  • Normat Subjektive. Në vazhdim të qëndrimit dhe influences së tij në krijimin e vullnetit, Ajzen (1991) ju referua presionit social nga shokët dhe “njerëzit e rëndësishëm” që influencojnë vullnetit, e njohur në koncept si “norma subjektive”.




  • Kontrolli i Sjelljes së Perceptuar. Teoria e Sjelljes së Planifikuar është një vazhdim i Teorisë së Veprimit të Arsyeshëm, një punë e bërë në 1975 nga Fishbein dhe Ajzen. Versioni i mëtejshëm përfshiu dhe kontrollin e sjelljes së perceptuar, si vlerësues për situatat ku faktorët jo-motivues luajnë rol dhe e kthejnë qëndrimin në sjellje. Në këtë kontekst faktor nxitës mund të ishin- njohuritë dhe aftësitë, dhe bashkëveprimi me të tjerët.




  • Vullneti reflekton dëshirën e individit ose planet për t’u perfshirë në një sjellje të veçantë dhe ka një numur shkaqesh që e krijojnë. Qëllimi final i studimit te vullnetit është parashikimi i sjelljeve. Psikologët kanë qënë të interesuar të studiojnë sjelljet e vullnetit për shumë vite (Assagioli, 1973, James, 1950, Leëin 1935). Me kalimin e kohës psikologët e mendimit (Fishbein dhe Ajzen 1975, Rotter, 1966, Searle 1983) kanë arritur në konkluzionin se Teoria e Sjelljes së Planifikuar bazohet në modelin e teorisë së pritshme, ku individët mësojnë të favorizojnë sjelljet nëse ata presin rezultate të favorshme dhe formojnë qëndrime të pafavorshme kundrejt sjelljes nëse rezultatet janë të pafavorshme (Ajzen 1991).

Duke përdorur Modelin Ajzen studimi ka qëllim të analizojë faktorët influencues në qëndrim, normat subjektive dhe në kontrollin e sjelljes se perceptuar. Kërkimi ka qëllim të rishikoj gjetjet dhe të kontriboj me një përpjekje më shumë, me qëllim hartimin e programeve efektive që do të influencojnë të rinjtë të bëhen sipërmarrës. Pyetësori i studimit bazë është ai i Vullnetit Sipërmarrës-EIQ (Linan et al, 2006) që përbën instrumentin e mbledhjes së të dhënave për këtë studim. Ky pyetësor është vlerësuar nga një seri studimesh të bëra nga Linan dhe Chen (2009) dhe është realizuar në vende të ndryshme dhe kultura të ndryshme. Pyetësori EIQ u krijua për të studiuar vullnetin sipërmarrës, për të mbledhur informacionin për veprimtarite sipërmarrëse, normat sociale, arsimin dhe përvojën, aftësitë, njohuritë, objektivat e sipërmarrjes dhe krijimin e një sipërmarrje. Të gjithë këta faktorë u matën duke përdorur shkallë Likert me 7 pikë (1=plotësisht kundër, 7=plotësisht dakort), si dhe përgjigje pozitive/negative në rastet e nevojshme.



Në studim u përfshinë treguesit demografik; statusi aktual dhe i mëparshëm (eksperienca në punë); eksperiencat e mëparshme të vetpunësimit (nëse zotërojnë biznes aktualisht apo janë përpjekur ta bëjnë këtë më parë); si dhe modelet inspiruese sipërmarrëse (në familje, shoqëri apo njohje e njerëzve të tjerë të cilët janë sipërmarrës).

  • Studimi Pilot: Studimi pilot u krye për të testuar fizibilitetin e përdorimit të pyetësorit në studimin bazë. Në studim u përfshinë studentët e vitit të fundit të Universitetit të New Yorkut, Tiranë me një kampion prej 64 pjesmarrësish. Kampioni u zgjodh bazuar në faktin se studentët e vitit të fundit janë më të motivuar për të marrë vendime karriere, dhe kanë marrë edukim sipërmarrës gjatë 3-4 viteve të studimit. Për analizën e të dhënave u përdor software-i statistikor SPSS.




  • Studimi Rajonal: Studimi rajonal u ndërmorr bazuar në të dhënat që posedonte Departamenti i Menaxhimit ne Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Të dhënat janë mbledhur nga një pyetësor i aplikuar në disa universitete të rajonit si: Rumani, Slloveni, Bullgari, Bosnjë-Hercegovinë dhe Shqipëri. Studimi rajonal është një analizë krahasuese e vendeve me veçori të përbashkëta historike, ekonomike dhe sociale, te cilët ende kanë një ekonomi në tranzicion. Pyetësori përfshin të dhëna të lidhura me përbërjen demografike dhe familjare, planifikimin e ardhshëm të karrierës dhe preferencat sipërmarrëse, perceptimin e burimit të kontrollit, kapacitetin sipërmarrës, motivet e lidhura me pavarësinë dhe inovacionin. Shkalla e përdorur në pyetësor është Likert me 6 pikë (ku 1=papajtueshmëri e plotë, 2=papajtueshmëri, 3=pajtohem me vështirësi, 4=pajtohem pjesërisht, 5=pajtohem, 6=pajtohem plotësisht) për secilën pyetje.




  • Studimi Bazë: Studimi bazë u ndërmorr me të dhënat e grumbulluara nga pyetësorët e plotësuar nga studentët e vitit të fundit në programet bachelor dhe master në degët e lidhura me biznesin, duke mbuluar të gjithë universitetet shtetërore si dhe disa private në Shqipëri. Pjesmarrësit në studim janë nga Universiteti i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Shkodrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Korçës, Universiteti "Aleksander Moisiu", Durrës, Universiteti i New Yorkut, Tiranë dhe Universiteti Evropian. Popullata e shqyrtuar përbëhet nga 434 studentë të vitit të fundit të studimit, rregjistruar me kohë të plotë në institucione të arsimit të lartë në të gjithë vendin. Studentët ishin të ekspozuar në edukimin sipermarrës gjatë viteve të kualifikimit të tyre. Bazuar dhe në studime të tjera të ndërmarra në fushën e vullnetit sipërmarrës, ky kampion u zgjodh i tillë që studentet të ishin pranë diplomimit. Kjo periudhë e jetës i bën ata të mendojnë seriozisht për zgjedhjen e karrierës dhe sipërmarrja është e mundshme. Në mënyrë që të realizohej studimi u kërkua leje nga instruktorët përkatës dhe shefat e departmenteve për të përfshirë studentët në këtë kërkim. Studentët të njohur paraprakisht me pyetësorin prej instruktorëve të trajnuar, plotësuan pyetësorët gjatë leksioneve. Prej 460 studentë të popullatës, 434 pyetësorë rezultuan të vlefshëm. Vetëm 26 studentë refuzuan të plotësonin pyetësorin.


Download 0,96 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   18




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish