Qarku Berat. Në këtë qark deri në mesnatë pati rënie të reshjeve mesatare të shiut, kryesisht në rrethin e Beratit dhe të Skraparit. Në zonat malore të Skraparit reshjet ishin intensive dëbore. Ujrat e lumenjve në këtë qark u rritën dhe lumi i Osumit doli nga shtrati në territorin e bashkisë së Urës Vajgurore, duke përmbytur 4 banesa dhe rrethuar nga uji 10 të tjera.
Strukturat e emergjencës evakuuan 4 familjet duke i strehuar tek të afërmit e tyre.
Ujërat e lumit dolën edhe në territoret e Njësive administrative Velabish dhe Otllak duke shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore.
Pas mesnate prurjet u ulën dhe tashmë niveli i tyre është normal dhe nuk ka probleme.
Qarku Tiranë. Në të gjithë qarkun e Tiranës ka pasur reshje mesatare shiu, në pjesën malore të bashkisë të Tiranës si Njësia administrative, Dajt, Shëngjergj, Zall Bastar, reshjet kanë qënë në formë dëbore dhe lartësia në disa vende arriti rreth 15 cm.
Gjendja e lumit të Tiranës në pjesën e poshtme të urës së Kamzës, nuk ka rritje të nivelit të prurjeve.
Përfaqësuesit e emergjencave të bashkisë po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për evakuimin e familjeve, nëqoftëse do të rrezikohen nga përmbytja. Për familjet është përgatitur një strehim provizor në konviktet e Universitetit Bujqësor.
Forcat dhe mjetet e bashkisë së Tiranës janë në gatishmëri për të bërë evakuimin e tyre.
Qarku Vlorë. Gjatë ditës së djeshme në të gjithë qarkun pati reshje mesatare shiu, kurse në zonat malore reshje dëbore.
Në Qafën e Llogarasë lartësia e dëborës shkoi deri në 10 cm dhe në vendin e quajtur “Pisha Flamur”, u bllokuan disa mjete nga prezenca e dëborës në trupin e rrugës. Mjetet e subjektit kontraktues ndërhynë duke pastruar dëborën dhe trajtuar me kripë. Më pas qarkullimi u normalizua plotësisht.
Prezencë të rritur uji pati edhe në qytetin e Vlorës sidomos në vendin Pusi i Mezinit. Forcat dhe mjetet e bashkisë ndërhynë duke normalizuar situatën.
Qarku Gjirokastër. Në të gjithë qarkun ka reshje mesatare shiu. Të gjitha rrugët kombëtare dhe rurale janë të qarkullueshme dhe pa probleme.
Gjatë natës Lumi i Vjosës rriti së tepërmi prurjet e tij, sidomos nga pjesa që vjen prej burimeve në tokën greke.
Në pikën hidrometrike të Memaliajt iu afrua nivelit kritik, por me ndërprerjen e natës prurjet u ulën dhe ujërat nuk rrezikuan të dilnin nga shtrati.
Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen probleme për shkak të kushteve të motit.
Del nga rruga furgoni i linjës Pukë-Shkodër, disa të plagosur
Furgoni që nisej çdo mëngjes nga Puka me destinacion Shkodrën ka dalë nga rruga mëngjesin e sotëm si pasojë e rrëshkitjes nga ngricat, duke sjellë edhe plagosjen e disa personave.
Ngjarja ka ndodhur gjatë rrugës në aksin Pukë-Shkodër, ndërsa besohet se furgoni ka rrëshqitur pasi ka qenë i pa pajisur me zinxhirë, duke dalë nga rruga.
Personat e plagosur janë dërguar në spital, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu.
A na sëmurin mendimet? Ja cila ide shkakton sulme në zemër
Vetëm ideja se po përjetojmë stres mund të na shkaktojë probleme serioze me shëndetin.
Një studim i fundit, i publikuar në revistën “European Heart Journal” konfirmon se, perceptimi më i lartë për stresin dyfishon rrezikun nga sulmi në zemër.
Për herë të parë është zbuluar lidhja në mes sëmundjeve të zemrës dhe mendimit personal të njerëzve, për atë se si ndikon stresi në shëndetin e tyre.
Studimi sugjeron që mjekët duhet ta marrin parasysh raportin e pacientit dhe perspektiven ndaj stresit kur pacienti ankohet për stres.
Kjo po ashtu do të nënkuptonte që reduktimi i stresit do të ndihmonte pacientët për të zvogëluar rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.
Foto: Me shall dhe thikë grabiti dyqanin e celularëve te “Ali Demi”
Efektivët e Komisariatit nr.1 në Tiranë kanë arrestuar një shtetas i cili mbrëmjem e djeshme arriti të vjedhë një dyqan të një kompanie celulare dhe plagosi lehtë me thikë punonjësin e saj në rrugën “Ali Demi”.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe provat materiale si shall, kapuç, doreza, armën e ftohtë (thikë) dhe një sasi lekësh.
Grabitja
Grabitja ka ndodhur me dhunë dhe si pasojë ka mbetur i plagosur punonjesi i dyqanit të një kompanisë celulare, shtetasi B.Sh, 31 vjeç. Nga goditjet me thikë autori ka arritur të marrë shumën prej 10 000 lekësh të xhiros së dyqanit.
Shtetasi B. Sh pasi ka marrë mjekim në spital, gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Nga ana e Policisë menjëherë pas marjes së njoftimit është bëre e mundur kryerja e veprimeve hetimore e proceduruiale dhe si rezultat i tyre në datën 17.01.2016, është berë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar i cili rezultoi të jetë shtetasi : ○ Fatjon Bregu, 21 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Në një hark kohor shumë të shpejtë u bë e mundur evidentimi i vendndodhjes së autorit dhe më pas u bë kapja dhe arrestimi tij. Nga kontrrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma (thikë) me të cilën kishte realizuar këtë vjedhje, teshat që kishte veshur, dorezat si dhe shalli e kapuci me te cilat kishte mundur te maskohej gjatë realizimit të vjedhjes.
Gjithashtu u bë e mundur dhe sekuestrimi i një sasie nga shuma e lekëve të vjedhura. Materialet proceduriale do i refereohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Vjedhje me dhunë ”, “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta” si dhe “Plagosje e lehtë“
Foto: Spikeres së “Zjarr TV” i vjedhin telefonin me sms e foto private
Eliona Pitarka e pëson si Elvana Gjata. Asaj i kanë vjedhur telefonin dhe ndërkohë i kanë ndërhyrë në përmbajtjen e tij, duke ia përdorur mesazhet, fotografitë apo materialet e tjera që ka në celular.
Për t’i paraprirë ndonjë keqkuptimi, Eliona ka bërë me emergjencë një njoftim në rrjetin e saj personal në FB, ku ka ftuar të gjithë miqtë që të bëjnë “report” disa prej rrjeteve sociale që dispnonon.
“Ju njoftoj Te gjith miqve Te mi qe me kan vjedhur Telefonin dhe po me perdorin rrjetet sociale per keq, si Instagramin dhe snapchat, ju lutem bejeni block ose report.. Eliona”,- shkruan ajo, por pa dhënë detaje se çfarë i kanë përdorur “për keq”.
Eliona ishte padyshim një modele e bukur dhe që binte në sy, por famën e mori kur u bë pjesë e “Zjarr TV”, si një nga spikeret që guxoi të jepte lajmet me xhaketën e zbërthyer dhe me gjoksin lisho.
Megjithatë, 25-vjeçarja, mbesa e Sulejman Pitarkës, qëndroi pak muaj në këtë ekran, për t’iu bashkuar spektaklit të humorit “Grand Hotel 2XL” në “Vizion Plus”, ku del në skenë duke aktruar me bikini.
Grushta kreut të OSHEE-së: Pranga dy personave në Lushnjë
Dy persona janë arrestuar nga efektivët e Policisë së Lushnjës me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”.
Julian Meço, 39 vjeç dhe Ahmet Meço, 36 vjeç, banorë të lagjes “Skënder Libohova” në qytetin e Lushnjes, dyshohet se kanë goditur me grushta dhe sende të tjera të forta kreun e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të këtij qyteti, 27-vjeçarin K.H.
Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë në nënstacionin elektrik të Biçukas në Divjakë, ndërkohë që uniformat blu kanë prangosur dy shtetasit e sipërpërmendur menjëherë pas marrjes së denoncimit prej kreut të OSHEE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjes me akuzën “goditje për shkak të detyrës”.
Xhudo: Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Tunizi
Nora Gjakova ka arritur ta zë vendin e parë në “African Open Tunis”, të cilën garë e kishte fituar edhe para një viti, duke e fituar kështu sërish medaljen e artë, raporton “Zëri.info”. Këtë medalje Nora e “pronësoi”, pasi në finalen e madhe të kategorisë 57 kg e mposhti xhudisten italiane, Martina Lo Giudice.
Kjo ishte fitorja e katërt e Norës drejt kësaj medalje. Rrethin e parë ajo e ka kaluar pa luftë, kurse në xhiron e dytë ajo e ka mposhtur xhudisten nga Bregu i Fildishtë, Zouleiha Abzetta Dabonne.
Kosovarja ishte e pandalshme edhe në duel me italianen, Valentina Giorgis, të cilën e mposhti dhe u kualifikua në gjysmëfinale. Aty nxënësja e Driton Kukës e siguroi kualifikimin në finalen e madhe, me një fitore meritore ndaj polakes, Arleta Podolak.
Në finale Nora u takua me xhudisten e Italisë, Martina Lo Giudice, të cilën e la me medaljen e argjendtë, ndërsa vet e mori të artën. Përpos Majlinda Kelmendit, e cila e ka të sigurt pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, edhe Nora Gjakova është shumë afër ta fitojë normën e pikëve olimpike për t’u kualifikuar sikurse Majlinda në ngjarjen më të madhe sportive.
Gjasa të mira ka edhe xhudistja tjetër, Distria Krasniqi, shkruan Zëri.
Eliminimi i Akilit
Në dallim prej motrës së tij, Norës, Akil Gjakova është eliminuar shumë më herët në “African Open” në Tunis. Xhudisti më i dalluar aktualisht në Kosovës e ka fituar një luftë, por në rrethin e dytë është eliminuar. Akili ka fituar ndaj përfaqësuesit të Azerbajxhanit, Ilkin Babazada.
Por, në sfidën e dytë ai ka humbur nga gjeorgjiani, Beka Shavdatuashvili. Akil Gjakova ka garuar në kategorinë 66 kg. Akili është në garë për ta fituar normën e pikëve olimpike, por gjasat i ka të vogla që ta arrijë këtë.
Gara në Tunis është e para e xhudos kosovare për vitin 2016 dhe ka ardhur pas një faze përgatitore që ekipi i Driton Kukës e ka zhvilluar në Slloveni e Austri.
Pendesa: Vrau me thikë shqiptarin për xhelozi, zbardhet ngjarja
“Humba gjithçka, humba familjen”,- këto ishin fjalët e para që tha të nesërmen e ngjarjes tragjike Alessandro Palermiti, njeriu i arrestuar pasi vrau me thikë shqiptarin Tahir Halili, për arsye xhelozie.
52-vjeçari nga Montaguto rrëfeu se veproi ashtu në një moment çmendurie, ndoshta edhe sepse u provokua nga rivali në dashuri. Ai u ndërgjegjësua vetëm në mëngjes për atë çka kishte bërë gjatë natës sç 15 janarit në zonën industriale të Ariano Irpinos, në lokalitetin Camporeale.
Palermiti, pas një shfryrjeje që tregon një dramë të brendshme të thellë, u mbyll në vetvete, duke mos pranuar as takimin me psikologun e bugut.
Nesër pritet që të konfirmohet arresti me burg nga gjykata e Beneventos. Vetëm në atë moment mund të ndërhyjë avokati mbrojtës Giovanni Pratola, për të rindërtuar ngjarjen dhe për të ngritur linjën e mbrojtjes.
Të martën do të dalin rezultatet e autopsisë së të ndjerit Tahir Halili, 49 vjeç, për të parë me saktësi numrin e goditjeve me thikë. Shqiptari u gjet nga Palermit në anë të rrugës, bashkë me të shoqen.
Kjo e fundit pritet të jetë personi kyç në hetime, megjithëse duket e qartë që është një krim pasioni .
Ngjarja e ka tronditur komunitetin lokal, pasi autori njihej si person pa probleme, aq sa besojnë se nuk e ka kryer ai, ose është provokuar.
Palermiti u gjend në atë vend pasi kishte shkuar të priste gruan, e cila punonte aty, për të mësuar se pse vonohej. Prej kohësh dyshonte për një person tjetër dhe ndoshta kërkonte sqarime.
Por, sapo mbërriti në parkingun e zonës, e gjeti me Halilin. Palermiti u përball me shqiptarin, fillimisht verbalisht e më pas edhe fizikisht. Marrëzia merr krahë: nxjerr thikën që mbante në xhep dhe e vret.
Më pas ia mbath. Vihet re nga karabinierët e Skuadrës Operative të Lëvizshme, që ishin në një operacion tjetër në atë zonë. Ndjekja, gjaku në pantallona dhe të qarat e gruas nuk lënë vend për shpëtim. Palermiti arrestohet për vrasje, ndërsa Halili e paguan me jetë fajin e rënies në dashuri me një grua të martuar.
Ekonomia: Lajme të mira vijnë nga fqinjët
Italia dhe Greqia, dy shtetet me të cilat kemi një pjesë të mirë të tregtisë dhe investimeve pritet të kenë një ecuri më të mirë në 2016-n…
Italia i kthehet rritjes
PBB-ja e Italisë pritet të rritet në 1.4% në vitin 2016 dhe 2017. Tregu i punës po përmirësohet, duke nxitur drejt rritjes konsumin privat. Megjithatë, kredia bankare mbetet e kufizuar për shkak të shifrës së lartë dhe në rritje të kredive me probleme, duke penguar kështu rritjen e investimeve. Rritja apatike e tregut të eksportit po i pengon ato. Në një nivel të lartë edhe pse në rënie, plogështia ekonomike pritet të frenojë çmimet e konsumatorit dhe inflacionin e pagave.
Deficiti buxhetor i qeverisë do të vazhdojë të bjerë gradualisht, pasi rimëkëmbja ekonomike po rrit të ardhurat tatimore dhe pagesat e interesit si pasojë e rënies së borxhit publik. Zgjerimi i shkurtimeve në kontributet e sigurimeve shoqërore është primar në konsolidimin e rimëkëmbjes së tregut të punës. Masat e mëtejshme për të adresuar zotërimet e kredive me probleme të bankave do të forcojnë rimëkëmbjen.
Zhvendosja e përhershme e barrës tatimore nga puna tek konsumi dhe pasuritë e patundshme, si dhe rritja e taksave mjedisore do të forcojnë themelet e një rritje më të fortë, dinamike dhe gjithëpërfshirëse.
Në vitet e fundit, ekonomia e zhytur në depresion ka reduktuar emisionet e karbonit. Teksa forcohet rimëkëmbja, kufizimi në rritjen e emetimeve do të varet nga thjeshtimi i stimujve për efikasitet energjetik dhe përzgjedhja e atyre me kosto më të ulët.
Mekanizmat e bazuar në çmim të tilla si detyrimet e ndotjes, mund të përdoren më gjerësisht dhe tatimet e automjeteve duhet të ristrukturohen për të pasqyruar emetimet e CO2 dhe eksternalite të tjera mjedisore.
Greqia do fitojë vrull në gjysmën e dytë të 2016-s
Ekonomia greke ra sërish në recesion në gjysmën e dytë të vitit 2015, pas rritjes në fund të vitit 2014 dhe gjysmës së parë të vitit 2015. Rritja është projektuar për të fituar vrull në gjysmën e dytë të vitit 2016, teksa po forcohet besimi dhe reformat strukturore më në fund po japin frytet dhe po rrisin eksportet dhe investimet. Inflacioni mbetet i ulët për shkak të gjendjes problematike të ekonomisë. Papunësia do të bjerë, por vetëm gradualisht, gjë që thekson rëndësinë e përpjekjeve për reduktimin e varfërisë.
Ndërsa rritja është thelbësore në reduktimin e barrës së madhe të borxhit publik në një periudhë afatmesme, përmbushja e objektivave fiskale është kritike për të kontrolluar borxhin dhe për të siguruar financim të butë për rikapitalizimin e bankës dhe lehtësimin e mëtejshëm të borxhit. Forcimi i administratës tatimore, përfshirë edhe luftën kundër evazionit fiskal, është një komponent i domosdoshëm i kësaj përpjekjeje. Rikapitalizimi i sistemit bankar, duke reduktuar kreditë me probleme dhe duke eliminuar kontrollet e kapitalit, do të lehtësojë kufizimet financiare dhe do t’i hapë kështu rrugën rritjes.
Reformat në tregun e prodhimit do të përmirësojnë konkurrencën dhe do të krijojnë vende pune. Reformat në administratën publike do të zvogëlojnë barrën rregullatore dhe do të rrisin kapacitetin e programeve sociale për të mbrojtur personat më në nevojë.
Subvencionet për energjinë e rinovueshme shfaqin nevojën për rishikim. Këto subvencione janë shumë bujare, veçanërisht për instalimet fotovoltaike dhe kontribuojnë në deficitin e skemës së energjisë së ripërtëritshme.
Për energjinë jo të rinovueshme duhen çmime më të larta në mënyrë që të inkurajohet reduktimi i emisioneve të CO2 në vend gjatë periudhës afatmesme. Megjithatë, rritjet duhet të jenë graduale për të zbutur efektet afatshkurtër mbi familjet, të cilat do të përballen me fatura më të shtrenjta energjetike.
A rrezikohet një krizë tjetër e borxhit grek
Borxhi i Greqisë shënonte rreth 250 miliardë euro që është gati 175% e shifrave të PBB-së së saj për vitin 2013 (Produkti i Brendshëm Bruto). Vlerësimet për 2016-n tregojnë se PBB-ja ka të ngjarë të bjerë më shumë. Kriza e borxhit ka filluar në vitin 2010. Ajo ka nxitur rritjen e borxhit të Greqisë dhe normën e papunësisë në nivele rekord gjatë viteve të fundit. FMN dhe BE-ja zgjeruan paketën e shpëtimit. Zgjerimi ka vënë kushte për reforma më të ashpra, fundin e evazionit fiskal dhe një kuadër të ri për të stimuluar aktivitetet e biznesit në Greqi. Pjesa më e madhe e paketës së ndihmës së Greqisë do të paguajë borxhin ndërkombëtar. Në këto kushte, qeveria pritet të investojë ‘vakët’ për reformat e reja ekonomike.
‘Grexit’ dhe Eurozona
Grexit mund të ndikojë kredibilitetin e BE-së (Bashkimi Europian). Sipas ekspertëve, dalja e Greqisë mund të krijojë rrezik në sistemin financiar botëror. Kriza e borxhit grek e futi BE-në në një situatë të vështirë. Ajo ka dy mundësi, ose ta lejojë Greqinë të largohet ose të pranojë borxhin tepër të lartë të saj.
Për më tepër, vendet anëtare si Gjermania (GPZ), Franca (EËQ), Italia (EËI), Spanja dhe të tjerë duhet të financojnë paketën e ndihmës pavarësisht FMN-së. Institucionet financiare si Deutsche Bank (DB), Banco Santander (SAN) dhe Unicredit (UNCFF) janë ndikuar nga kriza e borxhit grek.
The Economist tregon se një nga shkaqet e krizës së borxhit të Greqisë është divergjenca mes politikës fiskale dhe monetare në BE. Kriza e emigrantëve po godet fuqishëm BE-në për shkak të afërsisë gjeografike me Sirinë./Monitor/
PD: Artikulli i “The Economist”, i paguar nga qeveria
Partia Demokratike ka dalë me akuza të reja kundër kryeministrit Edi Rama. Demokratët denoncuan përmes Grida Dumës artikullin "Shqipëria, vend lider i reformave në Ballkan", botuar nga “The Economist”, si të paguar nga qeveria.
“Edi Rama ka shpenzuar qindra milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë për të blerë 8 faqe reklamash në revistën më të shtrenjtë në botë, The Economist, për një artikull-reklamë që thur lëvdata për të, por që në krye tregon se është shkrim i paguar. Sipas rregullave britanike të reklamës, në çdo faqe ku lëvdohet Edi Rama, shkruhet Advertisement Feature, çka do të thotë, shkrim i paguar”,- deklaroi koordinatorja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma.
Sipas opozitës, të tilla reklama u kanë kushtuar miliona euro takspaguesve shqiptarë vitet e fundit.
“Ky shpërdorim parash, bëhet në kohën kur mijëra familje në Vlorë, Fier, Lushnjë, Durrës, Krujë dhe Lezhë që janë në kushte ekstreme nga pasojat e përmbytjes, nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria, dhe mijëra familje të tjera janë në rrezik për shkak të motit që vazhdon të përkeqësohet”,- vijoi Duma.
Partia Demokratike mendon se as këto reklama, jo vetëm që nuk ndihmojnë Shqipërinë, por as nuk do të shpëtojnë Edi Ramën nga gjykimi i qytetarëve.
“Ky shpërdorim turpshëm i parave të shqiptarëve, jo vetëm nuk e ndihmon Shqipërinë dhe gjendjen e rëndë të qytetarëve, por nuk zbardh asgjë në imazhin e nxirë të një kryeministri që ka 200 milionë euro pasuri me rryshfete pallatesh. Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe nuk ka shkrim të blerë a reklamë të shtrenjtë që e shpëton nga gjykimi i drejtë i qytetarëve”,- mbylli deklaratën, Grida Duma./Top Channel/
Xhensila e “BB8” lavdëron të dashurin se punon në shtet...
Ish-konkurrentja e “Big Brother” me profesion modele, Xhensila Pere, ka ndarë me “Bluetooth” të reja nga jeta e saj personale. Xhensila tregon se, së shpejti do të jetë në ekran, pasi ka marrë dy oferta për punë nga dy prej televizioneve më të mëdha në vend.
Të reja ka edhe nga çështjet e zemrës për bukuroshen nga Pogradeci. Vetë ajo pohon se, është duke jetuar një dashuri të re shumë të madhe, që mund të kurorëzohet me fejesë.
“Kam nisur një lidhje të re. U bënë dy muaj tashmë që po jetoj një histori të bukur dashurie. është një person i njohur, por jo nga shoëbiz-i. Shfaqet shpesh nëpër televizione, por ka një punë shteti.
Do ta bëj publike lidhjen time vetëm kur të kem një unazë në gisht. Duke parë që marrëdhënia jonë po ecën shumë mirë dhe njeriu që kam në krah ndihet me fat që më ka, ndoshta shumë shpejt do ta kem një unazë në gisht”,- ka thënë Xhensila.
Fotolajm: 85-vjeçari në kampionatin botëror të atletikës
Mund të duket e pabesueshme, por kjo foto tregon formën më të mirë fizike të 85-vjeçarit indian P.S John, i cili ka marrë pjesë në Kampionatin Ndërkombëtar të Mjeshtrave të Atletikës, që është zhvilluar në Lion të Francës.
Lotaria e kuponit, MF premton hetime për pastërtinë
Vetëm dy ditë më parë u shpallën fituesit e lojës promocionale të kuponit tatimor, por duket se shpallja e tyre nuk u “përtyp” lehtë në radhët e qytetarëve, duke ngjallur dyshime mbi ndershmërinë e saj, veçanërisht pasi u mësua se deklarimi i fituesve nuk u bë direkt në televizion, pro ishte regjistruar paraprakisht.
Për të shuar hamendësimet, zyra e shtypit e Ministrisë së Financave ka sqaruar, me anë të një deklarate, se si do të veprohet. Ajo pranon shqetësimet e ngritura për faktin se fituesja e çmimit të madh ka paraqitur 130 kupona, me një vlerë mbi 7,3 milionë lekë.
Më poshtë sqarimi i Ministrisë së Financave:
“Kategoria e parë dhe e dytë e fituesve janë përzgjedhur në bazë të formulës së aplikuar mbi bazën e të dhënave e vënë në dispozicion nga Posta Shqiptare (shumë e 70 për qind të vlerës nominale të kuponëve më 30 për qind të numrit të kuponëve). Komisioni ka certifikuar të gjithë zarfet në rendin zbritës deri sa nxori 11 fituesit. Për të gjetur 11 fituesit Komisionit iu desh të kontrollonte mbi 600 zarfe, të cilat janë penalizuar për arsye të:
– Deklarimit të rremë: Deklarimi i vlerës është bërë duke shtuar nga një zero, ngatërresë që shkaktohet nga lekë të vjetra dhe lekë të reja, apo mos lexim korrekt të vlerës së kuponit;
– Përfshirja në zarf e kuponëve jo tatimorë, apo kuponëve jashtë afatit të lojës.
Dyshimet se si çmimi i madh znj. Valbona Lleshi është fitues me 130 kuponë me një vlerë nominale 7,337,778 lekë nuk është korrekt, kur dihet se vlera maksimale e kasës për të lëshuar një kupon tatimor është 150,000 lekë.
Komisioni i vlerësimit u jep 10 ditë kohë të gjithë pjesëmarrësve të adresojnë ankesat e tyre në adresën: Komisionit të vlerësimit të fituesve; Shtypshkronja e Letrave me vlerë/ (ish topografia ushtarake); Tiranë
Kategoria e III dhe e IV e fituesve e shpallur live në “Top Channel” është rezultat i përzgjedhjes rastësorë të aplikacionit informatik të aplikuar mbi databazën e gjeneruar nga posta. Komisioni ka vendosur të mos vendos dorë mbi databazën e postës për të eliminuar zarfet të cilët deklaronin një numër më të vogël kuponësh se sa të lejuar pa u verifikuar paraprakisht, për të eliminuar gabimet njerëzore që mund të ishin bërë nga posta.
Shpallja e fituesve do të bëhet pas certifikimit të 500 zarfeve të përzgjedhur nga sistemi informatik, vetëm nëse ato do të përmbushin të gjitha rregullat e përcaktuara në rregulloren e lojës”.
Shpallja e 511 fituesve të Lotarisë së Kuponit Tatimor është përballur më një sërë kontestimesh nga qytetarët që u bënë pjesë e kësaj loje. Ngritja e një sërë pikëpyetjesh ka ardhur pasi në ëebsiten e Lotarisë janë vënë re edhe fitues me 2 kupona, ndërkohë që po aty është e përcaktuar se kualifikimi si pjesëmarrës në këtë lojë kërkon jo më pak se 50 kupona tatimorë dhe me vlerë totale të të gjithë kuponave jo më të vogël se 5,000 lekë.
Por sipas sqarimit të ministrisë së Financave të gjithë zarfet e fituesve tashmë do të verifikohen nga një komision i posaçëm pasi mund të ketë edhe gabime në vlerën e shkruar në zarf ose në numrin e kuponave.
Në rastin kur një numër është përzgjedhur fitues dhe pas verifikimit të të dhënave të deklaruara në zarf rezulton se ka mos përputhje me gjendjen faktike të tij, çmimi do të anulohet. Kjo lotari u krijua me qëllim që të ndërgjegjësonte qytetarët që duhet të tërheqin kuponin tatimor pas çdo blerjeje, duke detyruar bizneset që të lëshojnë kupona, por duket se përfundimi i fazës së parë të saj nuk i ka lënë aq të kënaqur qytetarët.
Shorteu
28 mijë lojtarët morën pjesë në lojën promocionale të kuponit tatimor të organizuar nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Sipas rregullores, në 4 kategoritë e fituesve, dy të parat ku luhej për çmimin e madh 1 milion lekë dhe 10 çmime me fitues që do të marrin nga 100 mijë lekë secili, u përzgjodhën mes 600 zarfeve që u hapën nga komisioni i lojës.
Ndërsa 500 çmimet e tjera të kategorisë së tretë dhe të katërt, ku fituesit do të marrin përkatësisht nga 15 mijë lekë dhe 10 mijë lekë, shorti u hodh në mënyrë elektronike.
Sipas rregullores së lojës, u përjashtuan nga gara të gjithë ata lojtarë, të cilët në zarfet e tyre nuk kishin shkruar saktë brenda zarfit, numrin e kuponëve dhe vlerën e saktë me lekë të rinj, si dhe të gjithë ata që kanë vendosur brenda zarfit kuponë që nuk i përkasin periudhës 15 nëntor-31 dhjetor 2015./Shekulli/
Prokurorët e gjyqtarët, të gjithë në sitë nga ILDKP për pasuritë
Një listë me emra prokurorësh e gjyqtarësh për shkarkim duket se do të jetë gati në kohën kur drafti i Reformës në Drejtësi të hyjë në fuqi pas miratimit në Parlament, shkruan Panorama. Prej më se një muaji, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë ka nisur një hetim në lidhje me pasurinë e njerëzve të drejtësisë.
Gazeta ka mësuar nga burime të konfirmuara se prokurorët e vendit janë thirrur me radhë në zyrat e ILDKPsë ku janë marrë në pyetje në lidhje me pasuritë që disponojnë në emrin e tyre. Sipas rendit alfabetik në listën emërore të prokurorëve, ata janë thirrur në zyrat e ILDKP-së njëri pas tjetrit.
Gjatë seancave të marrjes në pyetje në Inspektoriat, prokurorëve u është thënë se bëhet fjalë për një proces verifikimi paraprak. Burime të gazetës “Panorama” kanë thënë se, nga ky verifikim nuk bën përjashtim asnjë prokuror. Pra, bëhet fjalë për një proces verifikimi mbi pasuritë e gjithë trupës së prokurorëve emër për emër.
Do'stlaringiz bilan baham: |