Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet24/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   20   21   22   23   24   25   26   27   ...   352

Sigurimi i depozitave

Bazuar në ligjin në fuqi, bankat i paguajnë Agjencisë prime tremujore sigurimi që llogariten në 0,125% të depozitave të siguruara. Sipas të dhënave, Agjencia do të arkëtojë 36,5 milionë lekë shtesë nga primi i sigurimit të depozitrave të biznesit.

Aktualisht, totali i primeve të paguara në një vit nga sistemi bankar arrin vlerën 2.88 miliardë lekë. Përfshirja e depozitave të tregtarëve dhe shoqërive tregtare në skemë do të rriste totalin e primeve për t’u paguar në një vit nga sistemi bankar me rreth 146 mln lekë ose 5.1%.

Aktualisht, fondi i sigurimit të depozitave në banka, mbulon plotësisht depozitat e siguruara të 9 bankave më të vogla nga 16 gjithsej. Me përfshirjen e subjekteve tregtare numri i bankave që mbulohen plotësisht nga Agjencia mbetet i pandryshuar.

Ekspozimi maksimal teorik i Agjencisë dhe buxhetit të shtetit nga përfshirja e këtyre subjekteve shtohet me 29.2 miliardë lekë.

Në rastin hipotetik të ndodhjes së ngjarjes së sigurimit për bankën më të madhe, ekspozimi maksimal shtesë i buxhetit të shtetit është 5,3 miliardë lekë.



Rrëfehet anglezja: Dashurova shqiptarin, ai më ktheu në prostitutë

Një grua britanike ka treguar se si është shitur si skllave seksi në Greqi dhe është detyruar që të punojë si prostitutë, kur kishte shkuar me nënën e saj në këtë vend kur ishte 14-vjeçare.

Megan Stephens, kryente marrëdhënie seksuale me përafërsisht 50 meshkuj në ditë, kurse njëherë ishte detyruar që të bënte seks me 110 meshkuj në vetëm 22 orë.

Megan shprehet se, problemet e saj kanë filluar shumë më herët se sa udhëtimi në Greqi, që e bëri me nënën e saj.

Prindërit e saj janë divorcuar kur ishte 4-vjeçare dhe të dy kishin probleme me pijen. Ajo shprehet se, nëna e saj ishte një prind shumë i mirë kur nuk pinte.

Kur Megan ishte 14 vjeçe kishte shkuar në pushime dhe aty në një kafene kishte takuar një burrë shqiptar të quajtur Jak. Ajo pranon se, ishte e dëshpëruar që të ndihej e dashuruar.

Nëna e Megan e kishte lejuar atë që të shkonte me 22-vjeçarin shqiptar.

Kur ditët kaluan, Jaku i kishte thënë Megan se sa shumë e dashuronte. Gjithashtu i kishte thënë se, nëna e tij vuante nga kanceri dhe ai nuk kishte mundësi që t’i paguante faturat.

Më vonë, ai e kishte marr të jetonte në apartamentin e tij në Athinë dhe i kishte propozuar Megan që të pranonte një punë në një bordello si kërcimtare.

“E urreja çdo minutë të vallëzimit në atë lokal”. Kur pushimet përfunduan, Megan e luti nënën e saj që të qëndronte me “dashurinë e jetës së saj”.

Pas dy javësh, ai e dërgoi Megan në një lokal dhe e prezantoi me një njeri të quajtur, Leo, dhe i tha asaj: “Ky është shefi juaj i ri”. Kjo është historia rrënqethëse e 26-vjeçares britanike e cila arriti që të ikë nga Greqia.

Megan, e ka mbajtur të fshehtë vendodhjen e saj, sepse ka frikë se trafikantët do e gjejnë dhe do ia lëndojnë familjen e saj. Që prej vitit 2009 ajo ishte blerë dhe shitur nga shumë trafikantë dhe është detyruar që të punojë në rrugë e në bordello, mirëpo arriti që të ikë vetëm gjashtë vite më pas.

Megan është shprehur se e ka gjetur guximin që të flasë për eksperiencën e saj, pasi është shtatzënë me partnerin e saj. “Fillova që t’i them vetes që sa budallaqe jam. Nëse do kthehesha prapa e të pyesja vetën se çfarë do bëjë, do e detyroja vetën që të ikja e të vrapoja e ta ndaloja atë se çfarë ka ndodhur”.

“Por gjatë terapisë e kam zbuluar se u ndjeva shumë e plogësht brenda dhe përjetova thyerje mentale”. “Mirëpo duke i marr parasysh rrethanat e di që nuk mund të bëja asgjë ndryshe”.



Mitropoliti i Kishës serbe: Mirënjohje Papës që s’e njeh Kosovën
Mitropoliti i kishës serbe, Amfilohije Radoviç, tha se e kishte falënderuar Papa Françeskun për mosnjohjen e Kosovës, në një intervistë për Blic,

“I shprehëm Papës mirënjohjen tonë për mosnjohjen e Kosovës”,- tha Radoviç, pas kthimit nga Vatikani, ku takoi edhe Papa Françeskun.

Ai gjithashtu ka thënë se kisha serbe e ndaloi përkohësisht kanonizimin e arqipeshkvit kroat Alojz Stepinac.

Kjo deri kur një komision i përbashkët i kishës serbe dhe kishës kroate të dalë me një qëndrim të unifikuar për rolin e tij në Luftën e Dytë Botërore. Edhe për këtë, Radoviç tha se i ishte mirënjohës Papës.

Në delagacionin e takimit në Vatikan ishte edhe Arqipeshkvi Irinej dhe ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskovic.

Shëndetësia, Rama prezanton “Recetën elektronike” në Durrës

Nga qyteti i Durrësit, Kryeministri Edi Rama tha se në 20 vite nuk është bërë asnjë farë përpjekje për të krijuar një bazë të dhënash në sektorin e shëndetësisë dhe kujdesit shëndetësor, por përkundrazi, qeveritë e shkuara kanë akumuluar borxhe ndaj kompanive të ilaçeve, duke lënë një sektor të drobitur dhe inefiçent.

Në prezantimin e recetës elektronike, Kryeministri Rama theksoi se është një projekt për t’i dhënë fund korrupsionit me fondet e rimbursimit.

Kryeministri theksoi se është hera e parë që një qeveri në vend po kryen reforma në lidhje me parandalimin dhe diagnostifikimin e hershëm të sëmundjeve.

“Na duhet një sistem i zgjeruar i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, kjo sepse na duhet një panoramë e qartë, e bazuar në statistika të vërteta të sëmundshmërisë dhe të llojeve të sëmundjeve, për të kostuar të gjithë procesin që të mund ta transformojmë atë.

Dy vite më parë ne e nisëm jo nga një kantier ku puna kishte filluar por nga një gropë ku kishim 40 milionë dollarë borxhe të pashlyera për shërbimet bazë, për furnizimin me ilace, ku njerëzit rrinin në spitale të varur nëpër hekura.

Është folur prej vitesh nga specialistët, është tentuar vazhdimisht nga të gjitha grupet e interesit, që të kishte më shumë fokus tek parandalimi dhe diagnostifikimi i sëmundjeve. Por asnjëherë askush nuk desh dhe të thoshte të financojmë më shumë për parandalimin, në mënyrë që të kursejmë më pas kostot nga mungesa e parandalimit dhe diagnostifikimi të hershëm.

Më mirë një vezë sot dhe një pulë mot, dhe me këtë teori, qeveria nuk ka menduar për pulën mot, por për votën që do sillej. Ja kanë lënë vazhdimisht tjetrit prapa, që të merret me problemet, të cilat janë bërë një vargmal me probleme”,- tha Rama.

Në harkun e këtij viti, shtoi Rama do të shtrihen në të gjithë territorin, me hapin e shërbimit falas tek mjeku i familjes.

“Kemi predikuar që në krye të herës domosdoshmërinë për të patur shërbim shëndetësor universal, shëndetësi falas si një shërbim që i ofrohet të gjithëve pavarësisht nëse kanë ose jo fuqi që ta blejnë atë shërbim. Ky është një vision që kërkon reformë tërësore dhe masa komplekse për të kthyer në një sistem.

Nëse do ishte proçes votimi, do bëhej menjëherë, por nuk është e lehtë. Shëndetësia falas nuk bëhet menjëherë se është një proçes që kërkon reformë shumë komplekse, ku pjesë e saj është përdorimi i teknologjisë së informacionit e komunikimit”,- tha kryeministri.

Kryeministri tha se reformat e ndërmarra do t’i japin drejtim 20 viteve të ardhshme në sektor, duke kujtuar se pavarësisht kësaj po paguajmë faturën e 20 viteve të shkuara në mos bërit asnjë reformë në shëndetësi.

“Sot jemi 20 e kusur vite mbasi ka filluar një proces i ndërtimit të një shtetit demokratik, dhe paguajmë faturën e reformave të pandërmarra, atëherë kur duhej të kishin filluar.

Reformat që po bëjmë përcaktojnë një rrugë që definojnë fizionominë e shtetit për 20 vitet e ardhshme. 20 Vite kalojnë shumë shpejt, sidomos për mua dhe Vangjushin, që atëherë na mjaftonte Beatles dhe Rolling Stones”,- shtoi Rama.

“Faktikisht sot ne për parandalimin dhe diagnostifikimin e hershëm jemi angazhuar për herë të parë, një angazhim që sulmohet në mënyrën më primitive dhe barbare, që është për kontrollin mjekësor falas për moshat 45-65 vjeç”,- tha Kryeministri.
Sabri Fejzullahu: Pse u divorcova nga gruaja e parë...

Në një intervistë për “Kosovaren”, këngëtari shqiptar ka folur për gruan e tij Nerën, duke treguar për njohjen e tyre dhe fillimin e lidhjes.

“Nerën e njoha në skenë, e cila kishte dashuri të madhe ndaj artit dhe dëshironte të behej një artiste e famshme. Ishte e bukur, e ëmbël dhe menjëherë në atë rast mendova ta bëj për vete.

Me aftësitë e mia prej aktori e binda zemrën e saj të qëndronte për shumë kohë me mua dhe të vazhdojmë të jemi bashkë, sikur që edhe jemi edhe sot dhe të mos mund të jetojmë njëri pa tjetrin sa peshku pa ujë”,- tha Sabriu, i cili para Nerës kishte një grua tjetër.

“Kisha kohë që isha ndarë me bashkëshorten e parë, jo për shkak të ndonjë moskuptimi apo xhelozie, por për shkak se këndvështrimi ynë për artin ishte i ndryshëm”,- thotë këngëtari.
Instagrami i fshin Gjebresë mesazhin kundër “Charlie Hebdon”
Ardit Gjerbrea ka reaguar ashpër pak ditë më parë kundër revistës satirike franceze, “Charlie Hebdon”. Por, kjo si duket nuk i ka pëlqyer aspak Instagramit, i cili ka fshirë mesazhin e Gjebresë nga rrjeti social.

Ky veprim ka revoltuar këngëtarin shqiptar, i cili e ka shkruar sërish në llogarinë e tij në këtë rrjet social duke thënë se, mund t’i fshihen mesazhet, por jo bindjet që ka rreth kësaj teme të ndjeshme.


Maxi Lopez, sulmuesi 100-kilogramësh
Ish-sulmuesi i Barcelonës, argjentinasi Maxi Lopez, nuk ishte pjesë e skuadrës së Torinos në ndeshjen e fundit në kuadër të Serie A ndaj Frosinones.

Ai pritet që edhe për një kohë të gjatë të mos përfshihet në përbërjen e skuadrës italiane dhe arsye për mungesën e tij, është përgatitja e dobët fizike. Në të vërtetë, Lopez aktualisht peshon 100 kilogramë dhe ky fakt ka bërë që shtabi teknik i Torinos të "çmendet", përcjell sot “Koha Ditore”.

Trajneri i Torinos, Giampiero Ventura, nuk e ka ndërmend të thërrasë Lopezin në ekip edhe pse ka nevojë për të pa e kthyer formën e tij të dikurshme.

Për t'u kthyer në ekip, Lopezit i duhet të paktën t'i humbë dhjetë kilogramë. Këtë ia ka bërë me dije trajneri Ventura, i cili kishte lejuar që Lopez ditët e fundit të vitit t'i kalojë në Argjentinë.

"Maxi është ai që duhet të vendosë se çfarë do të bëjë. Unë e di se çfarë është në gjendje të bëjë Maxi dhe për këtë arsye i kam dhënë një ultimatum.

Ai është shumë i rëndësishëm për ne, por nuk do ta ftojë pa rënë në peshë dhe pa e kthyer formën fizike që e ka pasur në fillim të këtij edicioni", është shprehur Ventura…(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).



Zhvishet modelja spanjolle Maypi Delgado

Modelja spanjolle Maypi Delgado është zhveshur për revistën erotike “El balon rosa”.

Ish-konkurrentja e “Big Brother” në Spanjë gjithashtu ka zëra se është në një lidhje me tenistin Del Potro, pavarësisht se ajo e refuzon ta pranojë një gjë të tillë.

Zërat për një lidhje të mundshme të tyren lindën pas natës së Vitit të Ri, që mendohet ta kenë kaluar sëbashku.



Shikoni këtë vajzë nga Shkodra... me trupin si ngjalë

Linda Jarani, aktorja e njohur nga seriali "O sa mirë" ka linja perfekte të trupit.

Aktorja e bukur që luan rolin e shkodranes ka postuar një foto para pak minutash duke treguar edhe njëherë trupin e saj "si ngjalë".

Sigurisht, se një foto si kjo përcillet me komente pozitive ku në plan të parë lëvdohet trupi, i quajtur me plot të drejtë, seksi.



Fotolajm: Kur Luana ushtrohet në palestër... me top
Trupin seksi më tepër se dhuratë nga Zoti, Luana Vjollca duket se e ka falë ushtrimit në palestër. Në këtë foto duket qartë se ajo kalon orë të tëra në palestër për të mbajtur sa më në formë linjat e saj.

20/01/2016..............................
RAI: Pensionistët italianë po shkojnë në Shqipëri, ndihen të pasur

Emisioni “Ballaro” në “Rai 3” ka bërë një reportazh në Shqipëri me disa pensionistë italianë që kanë zgjedhur të jetojnë në vendin tonë. Ata kanë zgjedhur Tiranën dhe Durrësin për të jetuar dhe kjo për shkak të kostos së ulët të jetesës.

Në Shqipëri një kafe kushton 40 cent, qiraja e një shtëpie, 150 euro dhe as faturat nuk janë të frikshme, pasi me 50 euro në muaj paguhen dritat dhe uji – thotë në reportazhin e tij “RAI 3”.

Sipas gazetarëve italianë, një pensionist italian me pension minimal prej 500 eurosh në Shqipëri jeton mirë. Reportazhin e “RAI3” mund ta shihni këtu.



Dorëhiqet Zv.ministri i Brendshëm, Rama emëron të riun
Jep dorëheqjen Zv.ministri i Brendshëm, Ilir Mustafaraj. Shkak për këtë vendim është bërë mbushja e moshës për daljen në pension.

Në vend të tij është emëruar Ilir Marko. Emërimi i Mustafarajt në postin e Zv.ministrit të Brendshmën, pas ardhjes së socialistëve në pushtet, u komentua jo pak në shtyp, për shkak se ai ka qenë po në këtë post edhe më parë.


Video: Policia mbron Ramën nga zemërimi i të shkarkuarve nga puna

Këto janë pamjet që tregojnë momentet kur të larguarit nga Bashkia e Tiranës, protestuan përpara “Hotel Tirana”-s ku zhvillohej konferenca e donatorëve e të pranishëm ishin Kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Të pushuarit nga puna tentuan të hynin në ambientet e sallës ku zhvillohej konferenca, ndërkohë që janë penguar nga policia.

Protestuesit bënë thirrje që donatorët duhet ta dinë se, ku po i investojnë paratë e tyre.

“Nuk na ofrojnë punë, por bëjnë pazare me paratë tona. Ambasadorët dhe donatorët duhet ta marrin vesh çfarë po ndodh”,- shprehen të larguarit nga puna.

Sqarojmë se të pranishëm në konferencë ishin edhe disa ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europian.


Foto: Shpërthim i fuqishëm në ambasadën e Rusisë në Kabul

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme tek ambasada e Rusisë në Kabul, Afganistan. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të qeverisë së Moskës për “Rusia Sot” (Rusia Today).

Zjarrfikësit dhe policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa mësohet se ka persona të plagosur.

Për momentin nuk ka informacione për viktima.


Tiranë: 4 në pranga për drogë, edhe një tatimor dhe një zjarrfikës
Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmë 4 persona, të cilëve iu gjet një sasi lendë narkotike si dhe armë të ftohta.

Identiteti i tyre nuk bëhet me dije ende, ndërkohë që mësohet se mes tyre kishte edhe një inspektor tatimesh dhe një punonjës të shërbimit zjarrfikës.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale drogën dhe armët, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë.
Ndërtuesit kundër Veliajt dhe Ramës: Rritja e taksës, një gjobë e re

Ndërtuesit shprehen kundër rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë. Sipas tyre, rritja e taksës do të ndikojë në xhepin e blerësve sepse rritja e çmimit të apartamenteve vjen për shkak të taksave të larta.

“Çmimi i hyrjeve do të rritet 150-250 euro për metër katror”,- thonë ndërtuesit. Ata deklarojnë se kjo taksë është pa argumente, dhe e cilësojnë atë si gjobvënie.

Ishte Bashkia e Tiranës ajo që në Dhjetor 2015, ka bërë një propozim në Komisionin e Ekonomisë për dyfishimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë.



Bashkëjetesa homoseksuale: Komunitetet fetare kundër projektligjit

Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Mirëqenies Sociale janë duke hartuar një projektligj që ka për synim, lejimin e bashkëjetesës për homoseksualët.

Sipas projektligjit, që do të ndryshojë kodin e familjes, do të lejohet bashkëjetesa edhe ndërmjet dy burrave apo dy grave.

Por përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqipëri janë shprehur kundër kësaj nisme.

Krerët e komuniteteve fetare në Shkodër janë bërë bashkë, duke i bërë apel qeverisë, që të mos meritojnë një ligj të tillë, pasi do të shkatërronte familjen, raporton “Shqiptarja.com”.

Imzot Angelo Massafra, arqipeshkëv i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, myfti i Shkodrës dhe At Nikolla Petani, famullitar i kishës Ortodokse, kanë dalë hapur kundër martesave gay por edhe ndaj fenomeneve si pornografia.

“Njeriu duhet të formojë familje e të kujdeset për të, të trashëgojë jetën me edukimin e fëmijëve dhe trajtimin sa më dinjitoz të nënës së fëmijëve të tij”,- kanë thënë ata.
Konsumoni këto ushqime për të rritur cilësinë e spermës...

Ushqimi i duhur dhe i zgjedhur është i rëndësishëm sepse ka disa ushqime që ulin shtypjen e gjakut. Shtypja e lartë është armiku më i madh i potencës tek meshkujt. Po ashtu, problemet me prostatën, kolesteroli i ngritur, qarkullimin i keq, mund të ndikojnë në cilësinë e spermës, prandaj duhet të keni kujdes se si ushqeheni.

Ja ushqimet që duhe konsumuar për spermë më cilësore:

Salmon

Salmoni përmban acide yndyrore omega 3 të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit. Poashtu, ky peshk siguron për një kohë të gjatë energjinë e nevojshme dhe përmirëson cilësinë e spermës.



Shalqini

Shalqiri, por edhe pjepri përmbajnë sasi të mëdha antioksidantësh të cilët janë veçanërisht të rëndësishëm. Poashtu, shkencëtarët kanë zbuluar që shalqini përmban materie të cilat në enët e gjakut ndikojnë sikurse viagra dhe rrisin dëshirën seksuale.



Domate

Domatja është e pasur me likopen, i cili, zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës, ndërsa prostata e shëndetshme ndihmon në krijimin e spermës kualitative.



Qumësht apo jogurt me pak kalori

Qumështi dhe jogurti janë të pasur me kalcium dhe kalium, të cilët ulin shtypjen e gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin, i cili është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e pjellshmërisë.



Bishtajore

Fasulet, bizelet, bishtajat ndikojnë shumë në zvogëlimin e kolesterolit. Poashtu, shtypja e lartë, e cila ndikon shumë në potencë, zbret për 8 gjer në 10% nëse konsumoni rregullisht vetëm gjysëm ene bishtajoresh në ditë.


Dhuna e Çulit ndaj gazetarit, deputetët duan seancë dëgjimore me Kumbaron

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Medias, deputetët e opozitës kërkuan seancë dëgjimore me ministrin e Kulturës, Mirela Kumbaro. Kërkesa është bërë pas rastit të fundit ku drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, dhunoi gazetarin e “ABC Neës”, Eni Shehu.

“Unë mendoj që është një shqetësim i të gjithve. Rasti i Çulit përshembull është vërtetuar që gazetari ka marrë një raport mjekoligjor, e ka paraqitur në komisariatin e policisë.

Mesa shoh unë këta marrin spunto edhe nga qëndrimi i kryeministrit kur ju thotë gazetarëve ikni largohuni çfarë kërkoni prej nesh”,- tha deputeti Bedri Hoxha.

Edhe deputetët e mazhorancës i kanë cilësuar si të papranueshme ngjarje të tilla, por ndërkohë ata thanë se komisioni i medias duhet të shprehet pasi të mbyllen hetimet.

Daniela Chavez, tifozja më e nxehtë e kombëtares meksikane

Daniela Chavez përveç sensualitetit të saj, njihet edhe si tifozja më e nxehtë e kombëtares meksikane.

Chavez ka pozuar disa herë për revistën “Playboy”, para se ajo të ndryshonte version.

Tani ajo po bën një tur në vendin e saj të lindjes, për të realizuar një set fotografik topless.


Ministri serb, Daçiç: Duam marrëdhënia të mira me fqinjët

Do të donim të kishim marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë fqinjët tanë tha nga Tirana, ministri i Jashtëm, serb Ivica Daçiç. “Do të donim të kishim marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë fqinjët tanë dhe në këtë kontekst presim të zbatojmë të gjithë projektet që kemi diskutuar përfshi dhe zyrën për rininë dhe shkëmbimin e studentëve”.

“Do të donim që të gjithë dallimet politike ti lëmë pas dhe të gjejmë një emërues të përbashkët. Vërtet pres me kënaqësi takimin tejtër. Ne me siguri do vazhdojmë me zgjerimin e marrëdhënieve tona.

Kemi projekte të përbashkëta na duhet të gjejmë burime të tjera gazi. Ishte kënaqësi të isha këtu dhe pres me kënaqësi vazhdimin në Beograd të procesit të Berlinit dhe konferencës së Parisit”,- tha Daçiç.


Vrasja e trefishtë në Vlorë: Llanaj dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata e Vlorës ka dënuar me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanajn, i akuzuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Maj të vitit 2015. Për të akuzuarit e tjerë, Gjykata vendosi 35 vite burg për Bertil Aliajn dhe po 35 vite burg për Ani Begajn.

Gjykata mbylli sot procesin dhe zbatoi kërkesën e Prokurorisë, e cila kishte kërkuar më parë burg përjetë për Llanajn dhe nga 35 vite për Aliajn e Begajn.

Bëhet fjalë për vrasjen e Haki Rakipit, Alfred Velaj dhe Albi Limaj në 24 Maj 2015, në një nga ambjentet e jashme të lokal “Adore”. Krimi ndodhi pas konfliktit midis autorëve dhe viktimave në një kazino të qytetit të Vlorës. Të pandehurit akuzohen për vrasje në bashkëpunim në rrethana cilësuese si edhe për “armëmbajtje pa leje”.

Fillimisht, të akuzuarit janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”. Por më pas, gjykata e Vlorës në seancën e datës 23 shtator 2015 zbuti masën e sigurimit për shtetasit Ani Begaj dhe Bertil Aliaj, duke i vendosur “detyrim për paraqitje”. Tashmë dy të liruarit janë në arrati.

Pikënisje e konfliktit ka qenë një debat mes të rinjve në një kazino të qytetit bregdetar. Sipas prokurorsië, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj kanë ofenduar Xhuliano Lutaj, i cili ka vënë në dijeni shokun e tij Albi Limaj.

Një ditë më pas ky i fundit ka lajmëruar Aleksandër Llanajn, shok i tyre, ndërsa pak orë më vonë tre të rinjve u bashkohen edhe Ani Begaj dhe Berti Aliaj.

Të hipur në një automjet të rinjtë kanë shkuar të sqarohen në një lokal në lagjen Çole ku ndodhej grupi tjetër i të rinjve. Të dyja palët kanë qenë të armatosur ne momentin kur filluan të debatonin



Video: Prapaskenat: Ja si i bën Bleona Qereti fotot nudo...

Pas publikimit të disa fotografive nudo, me të cilat iu kundërpërgjigj kritikave në rrjetet sociale, Bleona Qereti ka publikuar një video.

“Bleona- VIP Magazine” titullohet video e publikuar në kanalin zyrtar të këngëtares, e cila paraqet prapaskenat e realizimit të një fotosesioni.

Duke pozuar para aparatit të fotografit të njohur Artan Korenica, këngëtarja shqiptare duket tejet seksi e kuruar nga duart e Lili Ismailit.


Mediat italiane nxinë Shqipërinë, ja si shprehet ministri Gentiloni
Ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentiloni, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Tiranë bashkë me homologun serb, Ivica Daçiç, foli edhe për terrorizmin dhe për atë çka kanë shkruar mediat italiane për Shqipërinë.

“Shqetësimi për rrezikun e radikalizmit dhe terrorizmit, është një shqetësim i përbashkët për qeveritë tona. Një temë që qeveria shqiptare, italiane dhe serbe janë të angazhuara në vendet e tyre duke miratuar norma ligjore më shtrënguese, duke ndërhyrë ndaj kësaj çështje.

Është një realitet që asnjë vend nuk mund të ndihet i mbrojtur. Duhet të kemi një përgjigje të përbashkët që të përfshijë strukturat tona të inteligjencës në mënyrë të përbashkët.

Jemi të shqetësuar ndaj këtyre fenomeneve dhe përpiqemi të bashkëpunojmë me qeveritë e vendeve”,- tha Gentiloni.

Ai iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve tanë për shkrimet e “Corriere” dhe mediave të tjera italiane për Shqipërinë.

“Unë nuk jam në gjendje të komentoj këtë çështje sepse më ka shpëtuar. Por e përsëris: e dimë të gjithë se rreziku i mungesës së stabilitetit dhe i radikalizimit është i pranishëm në realitetet tona, në metropolet e mëdha të vendeve perëndimore, nuk është një rrezik që duhet ta konsiderojmë se i përket vetëm disa vendeve.

Ka disa vende që janë më në rrezik, nuk është rasti i Italisë, Shqipërisë apo Serbisë, por problemi i prek të gjithë. Duhet të angazhohemi në luftën ndaj këtyre fenomeneve”,- tha ai.

Paratë e humbura s’i merr askush... presin pronarin
Nuk janë shumë para, por interesante është se ato kanë humbur dhe s’i merr askush. Kjo ndodh në Kosovë, më saktësisht në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI) në Prishtinë, ku dikujt i kanë rënë 0.55 cent, por s’i merr askush pasi nuk janë të tyret.

Ato 0.55 cent vazhdojnë të presin pronarin. Ky është përshkrimi që është duke qarkulluar në Facebook për paratë e humbura: “Ndodh në fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë!”

Në një tavolinë pushuese në korridor, një student i panjohur kishte parë 0.55 cent në ulëse dhe i kishte lënë mbi tavolinë, duke shënuar edhe këtë letër.

“Këto 55 cent i kanë ra dikujt në këtë ulëse, nëse e dini jepjani atij”. Pas një jave këto para ende gjendeshin aty”./Telegrafi/



Çfarë ndodhi në LSI? Vasili: Qendrimi i Luan Ramës, personal!
Pak orë pasi Sekretari i Përgjithshën i LSI-së, Luan Rama, doli në selinë e kësaj partie, duke kritikuar ashpër qeverinë se nuk ka reaguar ndaj një raporti të FMN-së, për transparencën fiskale, vjen një reagim i befasishëm nga nr. 2 i partisë.

Petrit Vasili, tha se, ky ka qenë një qëndrim dhe një lexim individual i Luan Ramës, i raportit të FMN-së.

Ky i fundit ishte shprehur se, mosreagimi ndaj kritikave të FMN-së sjell kriza, duke kujtuar vitin 1997.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   20   21   22   23   24   25   26   27   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish