Kalimi në Galeri
Menaxheri shtetëror i Shqipërisë, tregojnë burimet e inteligjencës, është parë gjatë viteve të fundit në Milano në dy takime zyrtare dhe prestigjioze, "pasojë" e profesionit të tij, si për "bisedime joformale" me bashkatdhetarët që lëvizin në mes Milanos dhe provincës. Klanet shqiptare të drogës, thotë një zyrtar i policisë, janë shumë aktive në zonën e Abbiategrasso-s. Ata nuk ushtrojnë një kontroll "të vërtetë" territorial, por janë të pozicionuar mirë. Ata dinë të lëvizin mirë përreth dhe kanë një 'rrjet' efikas. Edhe në Pavese ata kanë një prani të madhe. Sipas aktakuzës Balili, që e do Milano shkon dhe bënë ndalesa në Galeri, dyqanet e rrugës “Vercelli”, si dhe vë "baste" midis “Porta Venezia-s” dhe “Piazza della Repubblica” dhe që mund të jetë fshehur në Greqi, përdor rolin institucional për të lëvizur drogën dhe për të njohur në kohë reale lëvizjet e gjykatësve dhe policëve. Që diçka në drejtësinë shqiptare nuk funksionon kjo është e njohur: kriminelë pranë arrestimit nga hetuesit e huaj, marrin kohë dhe sinjalizime dhe humbasin duke u arratisur. I konsideruar nga shumë njerëz si "Kolumbia e Evropës", për prodhimin e drogës dhe "rafineritë", apo familjet që bëjnë miliona me drogë, Shqipëria po njeh një luftë të ashpër ndërmjet shërbimeve sekrete dhe qeverisë. Të parët akuzojnë këta të fundit për autorizimin e përgjimeve të paligjshme, në sajë të pajisjeve të prodhuara nga një kompani italiane, udhëheqëse e sektorit të industrisë dhe furnizuese e shumë prokurorëve.
Kompania dyshohet se ka përdorur kanale mbështetëse për të hyrë në tregun shqiptar: ka kaluar përmes ambasadës italiane dhe në veçanti nga ish-shefi i polices Anna Poggi (misioni policor italian, Interforce që vepron në Shqipëri). Nëse këto janë gënjeshtra, frut i një fushate helmatisëse, apo të verteta, këtë mund ta vendosin vetëm hetimet e ardhshme.
Komplotet dhe rrugët
Zyrtari i Interforce-s, në Tiranë, dyshohet se ka “lidhje familjare” me këtë kompani. Përsa i përket POGGI-t, gjatë takimit të “G8” në Genova, ishte përgjegjëse e zyrës së trajtimit të akteve në kazermën Bolzaneto. As dënimi ne Gjykatën e Lartë nuk e pengoi avancimin e saj në karrierë. Ajo u promovua si detektive e më pas si diplomate në Shqipëri dhe u vendos në krye të koordinimi të zyrës së Interfoze me Interpol. Kur shpërtheu rasti i Dritan Zaganit, Anna Poggi u lëviz në mënyrë të çuditshme nga Ministria e Brendshme italiane. Historia e saj ngre disa pikëpyetje: nëse e dinte dhe çfarë dinte për Zaganin, cilat ishin raportet e saj me Tiranën, çfarë e mban “të lidhur” me politikanë shqiptarë të rangut të lartë dhe disa zyrtarë. Këto pyetje dhe hetimet mund të gjenerojnë zhvillime hetimore dhe të zbulojnë praninë e një “sistemi” të ndërlikuar. Mbi të gjitha, droga vazhdon të kalojë; nga Shqipëria, ndonjëherë pasi bëhet një ndalesë në ishujt grekë, lëviz drejt Italisë dhe ngarkohet mbi kamionë për t’u shpërndarë në Milano./Corriere Della Sera/Përgatiti “Mapo.al”/
Ish-agjenti i CIA pranon se u përfshinë në arrestimin e Mandelës
Pranimi konfirmon dyshimet prej dekadash të Kongresit Kombëtar Afrikan
“The Sunday Times” zbuloi që Donald Rickard që shërbeu si zv.konsull i SHBA në Durban dhe ishte një operativ i CIA, pranoi se mbështeti shërbimin inteligjent për të kapur Mandelën gjatë një interviste me producentin britanik John Irvin.
Rickard tha se Mandela konsiderohej si “komunisti më i rrezikshëm në botë jashtë Bashkimit Sovietik” dhe ishte gati për të nxitur një kryengritje kundër regjimit të aparteidit duke i hapur derën, ndërhyrjes sovietike:
“Nëse sovietikët vinin në fuqi, Shtetet e Bashkuara do të duhet të përfshiheshin dhe situata do të bëhej ferr, – kishte thënë ai. – Pra, duhej të ndalohej, ç’ka nënkuptonte që Mandela duhej të ndalohej. Dhe unë e pengova”. Kur Mandela u arrestua, ai ishte maskuar si shofer në Durban.
Dy javë pas kësaj deklarate bombë, ish-agjenti Rickard u raportua i vdekur.
Deklarata ka nxitur thirrjet drejtuar CIA-s, që të japë më shumë informacion për përfshirjen në arrestimin e Mandelës, si dhe marrëdhënien që ka pasur me regjimin e Aparteidit.
“Kapja shpejt e Mandelës sigurisht që e pengoi luftën kundër aparteidit,” tha Ronnie Kasrils, një zyrtar i lartë i Kongresit Kombëtar Afrikan, që kishte punuar me Mandelën para arrestimit të tij: “Është e qartë se regjimi ka punuar ngushtë me CIA. CIA duhet të thotë hapur atë që ka ndodhur”./Syri.net/
Video+18/ Ja momentet kur rrëzohet me raketë shpine helikopteri
Ky është momenti kur luftëtarët kurdë hedhin duke qëlluar me raketahedhës shpine tokë-ajër (RPG) një helikopter ushtarak të Turqisë.
Video tregon më së miri momentin kur helikopteri turk që fluturonte në një zonë malore u qëllua nga një militant kurd.
Ndërkohë, një tjetër filmonte me kamera të gjithë ngjarjen.
Foto/ Pushimet në zonë lufte, tre të rinj vdesin në një plazh turistik
Tre të rinj janë vrarë në një zonë turistike, më saktësisht në një plazh të qytetit Acapulco të Meksikës.
Autoritetet kanë identifikuar të vdekurit si, Marco Olegario Pelaez, Luis Miguel Rojad Gomes, dy 21-vjeçarët, dhe Marco Antonio Morales 27-vjeçar.
Zyrtarët gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë gjetur nëntë plumba të kalibrave 9mm dhe 45mm.
Sipas zyrtarëve nuk ka të tjerë të lënduar, megjithatë vendi ka përjetuar diçka të tmerrshme nga vdekja e këtyre të rinjve.
Gjithashtu, ata kanë treguar se në këtë zonë ka grupe rivale të bandave të drogës, që ndoshta mund edhe kjo të jetë një shkas i vdekjes së tre të rinjve.
Tërmet 5.6 ballë në Japoni, lëkunden ndërtesat në Tokio
Një tërmet me magnitudë 5.6 ka goditur brigjet japoneze, veriun e Tokios, njoftoi televizioni shtetëror NHK.
Nga tërmeti u vërejt se ndërtesat në Saitama dhe Tokio u lëkundën.
Qarkullimi në metro u pezullua për pak kohë në të gjitha rrugët e Tokios, por shërbimi nisi sërish pas disa minutash.
Televizioni shtetëror iu referua një firme të mirëmbajtjes së ashensorëve në Tokio, sipas së cilës, disa ashensorë në zonën metropolitan u ndalën për shkak të tërmetit dhe u kërkua të përdoreshin butonat e emergjencës.
Agjensia e lajmeve “TASS” tha se, në selinë e saj në Tokio, librat ranë nga raftet dhe mobiljet u tundën nga vendi.
Agjensia Meteorologjike e Vendit që monitoron tërmetet i regjistroi lëkundjet paraprakisht me magnitudë 5.6.
Tërmeti ra në 9:33 të pasdites me orën lokale me epiqendër 40 km nën sipërfaqe.
“Ky tërmet nuk përbën rrezik për tsunami,” tha agjensia në fjalë.
Berisha pret Lu dhe O’Melia: Qeveria e ndihmoi Balilin të arratisej
Ish-kryeministri Sali Berisha priti sot z. Thomas O’Melia, ndihmës administrator i USAID-it për Europën dhe Euroazinë, i cili shoqërohej nga ambasadori amerikan Donald Lu. Ndër të tjera, Berisha theksoi se, bashkëpunimi i qeverisë me krimin është i qartë si kristali në shumë e shumë raste, ndër ta rasti i Arben Frrokut dhe Emiljano Shjullazit.
Berisha shprehu falenderimet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe USAID-in, për mbështetjen e madhe dhe ndihmën thelbësore që i kanë dhënë vendit tonë në qindra projekte të suksesshme, të financuara dhe zbatuara gjatë këtyre viteve, të cilat kanë ndryshuar shumë jetën e shqiptarëve.
Ai vlerësoi se mbështetja e USAID-it për Shqipërinë është e pazëvëndësueshme ndaj dhe shprehu mirënjohjen që USAID vazhdon ende të mbështesë vendin tonë në të gjitha fushat në përpjekjen e shqiptarëve për konsolidimin e demokracisë, ndërtimin e ekonomisë së tregut, institucioneve etj.
Në këtë takim u diskutua për reformën në drejtësi, për të cilën Berisha shprehu falenderimet për mbështetjen e ambasadorit Lu dhe të qeverisë amerikane për këtë reformë, e cila, theksoi ai, është jetike për vendin dhe progresin e tij drejt BE.
Ish-kryeministri u shpreh se reforma u shty dhe u ngadalësua shumë pasi Edi Rama, duke i bërë vendit një dëm shumë të madh, refuzoi konsensusin dhe doli me tezën se në Shqipëri nuk është punuar ndonjëherë me konsensus, në një kohë që çdo reformë e madhe në këtë vend, në këto 25 vite, është bërë vetëm me konsensus.
Ai theksoi se, tashmë palët janë ulur dhe po punojnë me njëra tjetrën dhe shprehu besimin se do ecet drejt finalizimit të saj.
Në këtë takim, Berisha theksoi se, problemi më kardinal me të cilin sot përballet vendi është krimi, krimi i lidhur me nivelet më të larta të qeverisë, i cili po rrënon çdo ditë reputacionin e Shqipërisë dhe që kërcënon si stabilitetin e vendit ashtu dhe progresin drejt BE-së.
Në këtë kontekst, e njohu ndihmës administratorin e USAID për Europën dhe Euroazinë me ngjarjen më të fundit, ku javën e kaluar, autoritetet grekë, së bashku me DEA-n, duke hetuar një grup të fuqishëm trafikantësh gjetën se bosi i tyre, të cilin ata e quajtën Eskobari i Ballkanit, ishte drejtor në një ministri të qeverisë.
Autoritetet policore shqiptare, pas këtij lajmi, u thanë shqiptarëve se prej disa muajsh, ata, së bashku me partnerët, po e hetonin këtë rast ndërkohë që Klement Balilit i dhanë të gjitha mundësitë për të ikur nga Shqipëria, dhe pasi përcollën jashtë vendi u thanë se nuk kishte asnjë problem.
Berisha theksoi se, bashkëpunimi i qeverisë me krimin është i qartë si kristali në shumë e shumë raste, ndër ta rasti i Arben Frrokut dhe Emiljano Shjullazit, për të cilët ambasadori amerikan u detyrua të denoncojë publikisht qënien e tyre të lirë, por ata ishin të lirë sepse Edi Rama me konceptin e krimit të dobishëm nuk lejonte arrestimin e tyre. Ndaj dhe bashkëpunimi në fushën e zbatimit të ligjit me qeverinë amerikane është jashtëzakonisht i rëndësishëm, u shpreh ai.
Ristani: Tahiri u përjashtua nga aksioni për kapjen e Balilit, e ndihmoi të arratiset
Partia Demokratike ka hedhur sërish akuza ndaj Saimir Tahirit në lidhje me arratisjen e Klemend Balilit. Gjatë deklaratës për median nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani u shpreh se “Tahiri u përjashtua nga aksioni për kapjen e Balilit, u bë pjesë duke e ndihmuar të arratiset”
Deklarata e plotë e Arben Ristanit:
Sot është dita e katërt e arratisjes së Klement Balilajt i akuzuar si një prej krerëve të trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërkohë që paturpësisht Tahiri doli e foli për suksese.
Tahiri ishte përjashtuar nga ky aksion ndërkombëtar, i organizuar nga policia greke, nga DEA amerikane dhe polici të vendeve të tjera të BE-së, për shkak të lidhjeje të drejtpërdrejta me atë që u quajt nga mediat dhe CNN si Eskobari i Ballkanit.
E megjithatë Tahiri, Rama dhe krerët e tyre të policisë u bënë pjesë e këtij aksioni duke e dëmtuar atë, duke ndihmuar njeriun e tyre, Kelement Balili, ti shpëtojë kërkimit, duke e ndihmuar të arratiset.
Qëndrimet kontradiktore të policisë, për hetimin e organizatës kriminale tregojnë se ata janë kompromentuar për shkak të lidhjeve të Balilajve me drejtues të lartë politikë në vend, me Tahirin në veçanti.
Ndërkohe që policia greke ka nxjerrë urdhër ndalimi duke permendur me emër dhe mbiemër, Klement Balilajn, i njohur me pseudonimin Keli, si një prej krerëve të trafikut ndërkombëtare të drogës, Policia shqiptare nuk e di nëse ky person është apo jo nën hetim.
Ndonëse pjesa me e madhe e anëtarëve të organizatës janë arrestuar, policia e shtetit nuk ka bërë asnjë prej atyre deklaratave zyrtare të saj, ku ajo mburret për gjoja suksese në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar, siç vrapoi ta quante në fillim të publikimit të të dhënave.
Dhe e gjitha kjo ka vetëm një shpjegim.
Autoritetet shqiptare janë përjashtuar nga hetimi pasi janë vertetuar lidhjet e Balilajt me politikanë të lartë dhe është vërtetuar mbrojtja që i japin atij drejtuesit e policisë së shtetit në trafikun e drogës.
Lidhja dhe mbrojtja që Klement Balilaj ka, quhet Saimir Tahiri.
Është ky ministër, i njohur si mburojë e trafikantëve dhe e krimit prej tre vitesh, nga Viluni, te Habilajt, nga Durim Bami te Shullazi, nga Marku te Arben Frroku, e së fundmi tek eskobari Balili.
Lidhjet e Sajmir Tahirit me bandat kriminale dhe organizatat e narkotrafikut janë tashmë të njohura edhe nga partneret tanë europianë dhe amerikanë.
Është emergjente që ai të largohet një orë e më parë nga detyra, e një hetim i plotë e i gjithanshëm të nisë për lidhjet e tij kriminale.
Asgjësohen 20 mijë rrënjë kanabis në Sarandë, ikin pronarët
Asgjësohen 20 mijë rrënjë kanabis sativa në Sarandë, ndërsa policia nuk ka mundur që të arrestojnë pronarët e kësaj sasie të madhe lënde narkotike.
Burime nga policia thanë se, gjatë një aksioni në fshatin Kardhoq të Sarandës janë asgjësuar 20.000 rrënjë bimë narkotike kanabis të mbjella në zonën përballë “Piramidës 51”, prej të cilave:
15.000 rrënjë ishin të mbjella në kubikë,
5000 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi nga 5 cm deri në 30 cm.
Policia bëri asgjësimin e tyre me djegie. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
ARRSH “i mbytur” nga gjyqet, 85 çështje kundër tij vetëm në një vit
Kompanitë e ndërtimit të rrugëve dhe bizneset e tjera që janë të lidhura me sektorin janë përfshirë në konflikte gjyqësore si asnjëherë më parë me Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Sipas të dhënave nga ARRSH vetëm gjatë vitit 2015 janë hapur 85 çështje gjyqësore të reja përveç atyre të mbartura nga viti paraardhës, të cilat janë në gjykim ne shkallën e parë dhe në Apel.
Sipas dhënave zyrtare në total gjatë vitit 2015 janë fituar 25 (njëzet e pesë) çështje gjyqësore në Shkallën e Parë si dhe në Gjykatën e Apelit.
Ndërkohë që janë humbur në Shkallë të Parë të gjykimit 15 (pesëmbëdhjetë) çështje për të cilat është paraqitur Ankim para Gjykatës Administrative të Apelit dhe vazhdon gjykimi për pjesën tjetër të çështjeve.
Më 2015 për vendimet gjyqësore janë çelur fonde në vlerën 104,489,653 lekë dhe kjo vlerë është paguar totalisht.
Sakaq stoku i detyrimeve nga gjyqet e humbura aktualisht është 656 milionë lekë ose 4.7 milionë euro që mbeten për t’u shlyer në vijim.
Burimet pranë ARRSH-së bëjnë me dije se pjesa më e madhe çështjeve i takon ankesave të firmave për procesin e tenderimit. Kompanitë pretendojnë se tenderët janë fituar nga kompanitë që kanë dhënë vlerën më të lartë pa e justifikuar këtë me kriteret teknike./monitor/
Pajisja e përgjimeve, Prokuroria “zbarkon” në Ambasadën Italine
Prokurorja Anisa Qilimi, e cila po heton dosjen mbi ekzistencën apo jo të pajisjes së përgjimit nga Policia e Shtetit, i ka shkruar ambasadës italiane.
Prokurorja Qilimi, duke ju referuar të dhënave të policisë, ka kërkuar nga ambasada italiane në Shqipëri të njoftoje organin e akuzës se me çfarë programesh dhe çfarë pajisjesh asiston Policinë e Shtetit në trajnime Interforca italiane.
Kjo shkresë, mësohet se është dërguar të premten, pasi Policia e Shtetit gjatë kontaktit me oficerët e prokurorisë, i ka njoftuar se një pajisje të tillë nuk e disponojnë ata, por Interforca italiane që asiston në trajnime.
Sipas akuzës, dyshimet janë se kjo pajisje përgjimi ka hyrë në Shqipëri pa u regjistruar në Doganën shqiptare dhe se me te policia kryen përgjime të paligjshme./AbcNews/
Lezhë, vodhi unazën e Ipeshkvit Katolik. Zoti e ‘dënoi’ pas dy vjetësh
Vodhi unazën e Ipeshkvit Katolik të Lezhës, kapet pas dy vjetësh hajduti
Pas dy vjetësh, Policia e Lezhës ka kapur hajdutin që vodhi Qëndrën Ipeshkvnore të Lezhës. I ndaluari është Ndue Gegaj, 23 vjeç, nga fshati Raboshtë.
Vjedhja ka ndodhur në datën 21 gusht 2014 dhe Gegaj ka marrë dhe unazën ipeshkvnore bashkë me të tjerat: Një tablet Samsung, 60 euro, dy aparate celularë Nokia, 50 mijë lekë të reja, 420 euro, një laptop “Apple” dhe dy unaza floriri.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Foto/ Fara, patatina, shishe plastike... ja si mbushen auditorët në Universitetin e Durrësit
Është e paimagjinueshme si sillen studentët brenda në auditoret e universitetit të Durrësit. A kanë minimalisht etikë qytetare?
Këtë pyetje bëjnë pedagogët dhe stafi vazhdimisht.
Prej farave të lulediellit, ambalazhet e patatinave, bidonët plastikë, të gjitha mbeturinat të hedhura aty ku marrin leksione.
Janë imazhe që aspak nuk kanë të bëjnë me studentë, apo me të rritur që nesër do të dalin në jetë si të diplomuar, për të edukuar breza të ardhshëm.
Stafi pedagogjik i tha “Durrës lajm” se disa herë u është bërë thirrje studentëve të mbajnë pastër ambientin ku ata qëndrojnë, por faktet janë kokëforta, si këto foto.
Ky brez nuk kujdeset për veten e tij, për plehrat që prodhon, si mund të kujdeset më tej për familjen, për shoqërinë apo edhe për vendin? “Nuk kanë minimalisht etikë”,- pohojnë pedagogët e tyre.
Studimi: Ja vendet ku njerëzit flenë më shumë
Një studim i publikuar javën e kaluar në gazetën “Science Advances” sugjeron se megjithëse lindja e diellit ndikon në zgjimin tonë, perëndimi i tij mund të mos ketë të njëjtin efekt.
Gjermania “hap thesin”: 93.6 miliardë euro për refugjatët
Gjermania do të shpenzojë 93.6 miliardë euro për refugjatët në pesë vitet e ardhshme. Landet dhe qeveria federale po debatojnë se si të ndajnë shpenzimet.
Revista javore e lajmeve “Der Spiegel” citon një dokument të Ministrisë federale të Financave në të cilin bëhet fjalë për 93.6 miliardë euro që do të shpenzohen për refugjatët gjatë pesë viteve të ardhshme.
Rreth 25.7 milionë euro pritet të shkojnë për shpenzime sociale, pagesa sidomos për të papunët dhe për ndihma financiare për strehimin. Rreth 5.7 miliardë euro janë llogaritur për kurset e gjuhës dhe 4.6 miliardë parashikohen për të ndihmuar për integrimin e refugjatëve në tregun e punës.
Shuma e përgjithshme prej 93.6 miliardë euro përfshin edhe para të rezervuara për përpjekjet për të luftuar arsyet sepërse njerëzit iknin nga vendet e tyre dhe vijnë për të kërkuar strehim në radhë të parë në Gjermani.
Zyrtarët i bazojnë vlerësimet e tyre në një numër në rënie të refugjatëve që vijnë në Gjermani – 600,000 këtë vit, 400,000 vitin e ardhshëm dhe 300.000 çdo vit deri në vitin 2020. Në llogaritjet e tyre ata supozojnë gjithashtu se 55 për qind e njerëzve të cilëve u është njohur statusi i refugjatit do të gjejnë punë brenda pese vitesh.
Një zëdhënës i Ministrisë së Financave nuk pranoi t’i komentonte shifrat. Megjithatë ai konfirmoi janë duke u zhvilluar bisedimet midis zyrtarëve të qeverisë federale dhe përfaqësuesve të 16 landeve të Gjermanisë dhe se për këtë qëllim do të mbahet më 31 maj një takim për të sqaruar se si do të ndahen shpenzimet. Landet gjermane po ankohen prej kohësh ata janë duke luftuar për të përballuar kërkesat e ardhjes së kaq shumë refugjatëve.
Revista “Der Spiegel” njoftoi se administratat e landeve pritet të përballen me shpenzime prej rreth 21 miliardë euro këtë vit, që do të rriten në rreth 30 miliardë deri në vitin 2020. Revista shkruan se landet kërkojnë që qeveria federale të mbajë gjysmën e shpenzimeve të lidhura me refugjatët, por Berlini zyrtar thotë se përllogaritjet e shteteve ishin të pasakta.
Rreth 1.1 milionë vetë kanë ardhur për të kërkuar azil në Gjermani gjatë vitit 2015, shumë prej tyre nga Siria, Afganistani dhe Iraku. Ndërsa shpenzimet e lidhura me ta sollën një rritje të ekonomisë gjermane në tre muajt e parë të atij viti, ato tani kanë nxitur në mesin e disa gjermanëve ndjenja kundër migrantëve, sepse ata besojnë se refugjatëve ështu duke ju bërë trajtim preferencial.
Partia populiste Alternativa për Gjermaninë ka rritur suksese në sondazhe falë një pjesë të madhe votuesish, të cilët janë të pakënaqur me politikën e refugjatëve të kancelares gjermane Angela Merkel./DW/
Foto/ Çmendet moti, në Serbi kthehet dimri dhe bora në Maj...
Mot i keq po mbizotëron në Serbi, përkatësisht në Novoj Varoshi. Gjatë ditës së sotme, reshje të mëdha shiu kanë kapur Ballkanin, mirëpo Serbia tani po ballafaqohet edhe me reshje të borës.
Sipas mediave serbe, reshjet e borës në muajin maj nuk janë dhe aq të çuditshme.
Kujtojmë se 2 vite më parë në muajin maj, kishte rënë borë rreth 25 centimetra në këtë zonë./Ekspress/
Balili ‘i pastër’. Kush ndërhyri në sistem për t’i fshirë arrestimin e 2006-s?
Dosja e Kelmend Balilit në policinë e shtetit dhe sistemin TIMS është e pastër.
“ABC News” ka arritur të kontrollojë dosjen personale të biznesmenit Balili, e cila ndodhet e regjistruar në mënyrë elektronike. Nga këqyrja e këyre të dhënave, në formën e kartelës personale, Balili rezulton i pastër dhe i pa shoqëruar ndonjëherë në policine e shtetit apo i proceduar penalisht.
Nuk dihet se kush ka ndërhyrë në këtë faqe, për të fshirë apo mos hequr të dhënat e arrestimit të tij në korrik të 2006. Ku është arrestuar së bashku me dy inspektorë policie për akuzën e trafikut të 750 kg drogë, por që më pas, akuzat ndaj tij janë pushuar me urdhër të prokurorisë.
Por pavarësisht pushimit të akuzave, në sistem duhet të ishte e regjistruar rasti i procedimit, arrestimit apo edhe pushimit. Për Balilin nuk figuron në kartelë edhe kallëzimi penal i Bashkisë së Sarandës për ndërtimin të paligjshëm të kompleksit turistik “Santa Quranta”, ku kompania e tij dhe ai vet personalisht janë kallëzuar nga ish-kreu i bashkisë tashmë me detyrën e zv.ministrit të brendshëm.
Por pavarësisht se është detyrim ligjor, që në këtë kartelë të evidentohen këto raste, për Kelmend Balilin nuk ka asnjë të dhënë për të kaluarën e tij penale. Ndryshe ndodh me shtetasit e tjerë shqiptar, ku për çdo kallëzim, shoqërim apo informacion tjetër agjentët e policisë i hedhin në progarmin e sistemit TIMS.
Nga ana tjetër, “ABC News” ka mësuar se Kelmend Balili udhëtimin e fundit nga Shqipëria e ka bërë më 18 prill të këtij viti duke kaluar në orët e parë të mëngjesit në Kosovë nga ku është kthyer në darkë. Për të vazhduar po me një udhëtim brenda ditës më 10 prill po në Kosovë dhe me pas më 22 mars po të këtij viti ka kaluar në Malin e zi, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Muriqanit dhe është kthyer brenda ditës.
Por pavaresisht se nuk figuron që ka kaluar zyrtarisht me dokumentin e tij personal në pikat e kalimit kufitar të Shqipëri, Kelmend Balili për policinë është në arrati.
Për këtë fakt, policia e shtetit në sistemin TIMS me datë 11 maj, ka hedhur në sistem emrin e Kelmend Balilit. Duke njoftuar të gjithë pikat e kalimit kufitare, se nëse paraqitet ky shtetas për të dale apo hyrë në territorin shqiptar të njoftohet shefi i kirimit të organizuar pranë policisë së shtetit.
Ky njoftim, thuhet në kartelë, të bëhet për shkak se duhet të merret në pyetje për llogari të procedimit penal ky dyshohet se është përfshirë në trafikun ndëkrombëtar të drogës.
Për këtë procedim, në Greqi janë arrestuar 13 shtetas greke dhe dy shtetasit shqiptar Petro Dalanaj dhe Kleanthi Palaj. Si pjesë e këtij rrjeti në Belgjikë janë arrestuar dy vëllezërit nga Kukësi, Dhimitër dhe Xhevahir Poti./ABC News/
Ja 12 plazhet shqiptare ku nuk duhet të pushoni, kanë ndotje të lartë
12 plazhe në Shqipëri janë me cilësi të keqe, çka do të thotë se kalimi i pushimeve në këto brigje shqiptare, do të ishte i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.
Në një listë të publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, 53 plazhe janë radhitur me cilësi të mirë, pas monitorimit të cilësisë që është bërë nga kjo agjenci.
53 plazhe me cilësi shumë të mirë 12 plazhe me cilësi të keqe 11 plazhe me cilësi të mirë dhe 2 plazhe me cilësi të mjaftueshme.
Plazhet më problematike janë evidentuar kryesisht në bregdetin e Durrësit, ndërsa Jugu por edhe Velipoja në veri, vlerësohen plazhe që shfaqin cilësi të mirë.
Plazhet me cilësi të keqe:
Durrës:
1 - Plazhi Zhuron
2 - Ministria e Rendit
3 - Tropikal
4 - Pas kanalit Plepa
5 - Kompleksi Xhardino
6 - Majami
7 - Lokali i Reshatit
8 - Fusha e Sportit
Do'stlaringiz bilan baham: |