Nga Spartak Ngjela
Zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden, në fund të majit, është në Tiranë.
E shihni se sa rëndësi që ka vendosja e moralitetit, drejtësisë dhe normalitetit perëndimor në Shqipëri, për politikën e sotme amerikane?
Ende ka shpresë mizerabiliteti shqiptar për mbijetesë në shpinë të shqiptarëve?
Vërtet mendon Saliu se e mund Amerikën në emër të korrupsionit shqiptar?
Parlamenti shqiptar do ta votojë Reformën në Drejtësi me 135 vota pro dhe pesë mungesa. Por, edhe këta të munguar do të shkojnë të votojnë Reformën perëndimore të Shqipërisë.
Ajo që iu duhet shqiptarëve tani është optimizmi se do ta flakin përfundimisht të keqen e tyre.
Turp historik për këtë klasë politike që ù përkul me diktat ndërkombëtar për t'i hequr duart e saj të ndyra nga gryka e shqiptarëve. E vodhën këtë popull, e shtyne detetve e maleve për t'u arratisur nga atdheu i vet; e varfëruan ekstremisht dhe kurrë nuk hoqën dorë, madje edhe atëherë kur e panë që, për të shpëtuar gjëne e vjedhur, duhej të hynin në luftë me të gjithë botën ku shqiptarët aspirojnë të kapin vetveten si histori të humbur. Turp historik! Pse, kaq i lehtë mbete gjithmonë, o Sali rrungaja, që di të bësh vetëm zhurmën e shkatërrimit!
Te shohim do dalin sërish tani injorantët e të flasin për sovranitetin, në një kohë që vetë për veten e tyre janë shitur për një pjatë supe, dhe kane shitur hapur interesin kombëtar bashkë me padronin e tyre?
Gjithçka po shkon si në gjalpë. Donald Lu e dinte shumë kur iu tha të gjitheve: "merreni me shtruar, se e mira e shqiptarëve, është edhe e mira tuaj". Po kujt i thosh? Infantilizmi politik nuk ka brirë. Madje Kreshniku shqiptar na kumtoi dhe 5000 ushtarët bashibozukë të tij. Hajde injorant hajde!
Tani gjithçka është drejt fundit: muaji qershor është muaji i shqiptarëve.
“BILD”: Shqipëria në evropian, në kërkim të së pamundurës
Gazeta gjermane “Bild” i ka kushtuar një hapësirë të gjerë kombëtares shqiptare e cila edhe për pak javë do të udhëtoj për në Francë ku për herë të parë është pjesë e kampionatin evropian “Euro 2016”. Kualifikimin e Shqipërisë në këtë garë evropiane, gazeta e quan sensacion dhe historik.
“Suksesi historik, i cili në tetor më fitoren 3: 0 fitore ndaj Armenisë, 2.9 milion banorë të këtij shteti ngjalli një entuziazëm të paparë. Ekipi kombëtarë tashmë është “krenaria e kombit””, shkruan prestigjiozja gjermane.
Pas kësaj fitore, i entuziazmuar kishte komentuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama: “Një ëndërr e pabesueshme që është bërë realitet. Shqipëria shkruan histori në kampionatin Evropian”.
Kualifikimet për Shqipërinë kanë shënuar ngritje dhe ulje, por në fund ekipi i trajnerit Gianni De Biasi me 14 pikë të siguruara prej 24 të mundshmëve arriti të marr vendin e dytë në tabelë duke lënë jashtë kampionatit Danimarkën dhe Serbinë.
Shumë e rëndësishme për kualifikimet e Shqipërisë sipas gazetës ishte fillimi i mbarë duke fituar 11 pikë në pesë ndeshjet e para. Më e befasuesja ishte rezultati 1-0 ndaj Portugalisë në Portugali.
Ndërkohë përmend edhe dronin e ngritur në Beograd që pasoi me skandalin e lojës së Shqipërisë më Serbinë dhe ndërprerjen ndeshjes që më pas tri pikë i mori Shqipëria. Ndonëse ekipi kombëtar i Shqipërisë nuk ka ndonjë emër të njohur të futbollit botërorë, megjithatë disa prej tyre janë të rëndësishëm në ekipet ku ata luajnë.
Në këtë rast, Bild përmend mbrojtësin 21 vjeçar, Elseid Hysaj, si një nga futbollistët më të çmuar të kombëtares dhe të ekipit italian Napoli. Vlera e tij e tregut sillet rreth nëntë milionë euro. Pastaj veçon Etrit Berishën, Lorik Canën, Taulant Xhakën, Amir Abrashin, Mërgim Mavrajn e të tjerë.
Po ashtu gazeta në këtë shkrim, thekson se motivuesi më i madh për këto rezultate është trajneri italian, De Biasi, i cili vite më parë ka marrë edhe nënshtetësinë e Shqipërisë./albinfo.ch/
Foto/ Aktorja harron të veshë brekët, skandal në tapetin e kuq
Vallëzimi ndoshta mund të duket një mënyrë e përshtatshme për të festuar madhështinë e Festivalit të 69-të Filmit në Kanë. Por megjithatë mund të duket një ide jo e mirë për aktoren franceze Laure Calamy, e cila duket se ka harruar të vesh të brendshme nën fustanin e saj të zi të shndritshëm.
E shoqëruar nga bashkëaktori, Laure ka treguar pak si shumë në tapetin e kuq, teksa ka ngritur këmbët nga lumturia e publikimit të dramës së tyre të re, “Staying Vertical”.
Foto/ Ja si dukej Adi Krasta para 21 vjetësh
Moderatori Adi Krasta e ka nisur herët karrierën e tij televizive. Programi “12 ne Hollivud” me regjisore Vera Grabockën kishte si prezantues të mirënjohurin, Krasta.
Programi ku konkurronin këngëtarë të këngës popullore, është realizuar në vitin 1995 dhe fituese është shpallur këngëtarja, Merita Halili.
Por shikoni sa i ri ka qenë Krasta para 21 vitesh, ndërkohë që humori dhe batutat e tij nuk mungonin dhe janë pëlqyer gjithnjë nga publiku.
Pas Stresit edhe Enca braktis Shqipërinë?!
Këngëtarja më e përfolur për momentin për klipet e saja “hot”, është nisur jashtë shtetit për në vendin e çokollatave, Zvicër.
Në foton e më poshtme ajo është shfaqur në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza” me një veshje mjaft sportive me një çantë në shpinë.
Por largimi i Encë është vetëm për faktin se do të këndojë sonte para qindra emigrantëve shqiptar në Zvicër, apo edhe ajo si Stresi ka vendosur të braktisë Shqipërinë?! Kjo do të. mësohet në ditët e ardhshme.
Foto/ Alban Dudushi kalon fundjavën në “fshatin e gruas”
Çifti i njohur i mbrëmjeve në “Top Channel”, Alban Dudushi dhe dashura e tij Bieta Sulo, këtë fundjavë kanë vendosur ta kalojnë në Jug të vendit, konkretisht në Sarandë.
Sulo në një postim në profilin e saj të Facebook-ut, ka postuar një foto me moderatorin e programit “Top Show”, Alban Dudushi, me mbishkrimin:
“Nga anët e mia kësaj here”.
Dhe me ketë kanë gjetur rastin të takojnë dhe miqtë në bregdetin shqiptar.
Video/ Supergol i Cikalleshit në Turqi, i gjithë stadiumi shpërthen në lot
Sulmuesi i kombëtares shqiptare Sokol CIkalleshi ka shënuar golin e tij të 13-të në Superligën turke, përballë Eskisehirspor në fushën e kësaj të fundit.
Shqiptari shënoi golin e fitores (2-1) në minutën e 93-të.
Kjo ka bërë që skuadra kundërshtare të zbresë një kategori më poshtë.
Pas golit të Cikalleshit tifozët në stadium kanë shpërthyer në lot hidhërimi për rënien e skuadrës së tyre nga kategoria.
Video/ Festa e çmendur e Bayern Munich për titullin kamion
Bayern Munich e ka ngritur edhe këtë sezon titullin e kampionit të Bundesligës.
Bavarezët fituan edhe në ndeshjen e fundit ndaj Hannoverit me rezultatin 3-1.
Hanover ka rënë tashmë nga kategoria.
Lojtarët bavarezë kanë festuar me birra në fushë dhe në dhomat e zhveshjes.
Foto/ Ironi me Ramën, militanti i PS kërcënon me jetë Ilir Vrenzoin
Ilir Vrenozi, i papuni nga Korça që poston video në Facebook ku shigjeton kryeministrin Rama, thotë se, është kërcënuar me jetë.
Ai thotë se në adresën e tij në Facebook, i ka ardhur një kërcënim nga një person nga Fieri.
“I hyra në faqe dhe i bëra një foto profilit te tij, (kërcëbuesit) ku ka dalë me Gramoz Rucin... pune e tija... Po ky ç’ka me mua? Une shaj Ramen ketij i djeg... Po pyes ky quhet kercenim real, vetem me keto tre fotot e bej denoncimin une apo duhen gjera te tjera...?”,- pyet Vrenozi.
Më poshtë fotot e masazheve që Vrenzoi ka marrë në Fcebook nga militanti i PS-së./lapsi.al/
Meshkuj, ja 5 këshilla seksuale për ta çmendur të dashurën në shtrat
1 - Filloni paralojën gjatë kohës kur jeni në punë
Nëse i dërgoni partnerit një mesazh seksi, kjo e nxitë një eksitim të mirë, thotë edukatorja e seksit Yvonne Fulbright, transmeton Telegrafi.
2 - Hani ushqime të mira për seksin
Avokadot, për veç që janë të mira për trupin, janë të mira edhe për libidonë tuaj.
Ato janë të mira për zemrën dhe arteriet, dhe rrjedhimisht ndikojnë që gjaku të rrjedh më mirë në vendet e duhura…
3 - Provoni diçka të re
Joel Block, psikolog dhe ekspert i lidhjeve, thotë se ndryshimi i pozicioneve e rrit eksitimin, prandaj mund të provoni të bëni diçka të re në dush apo kuzhinë…
4 - Mbahuni…
Sa më i gjatë udhëtimi, aq më e mirë arritja…
Nëse e ndjeni veten afër orgazmës, ngadalësojuni dhe vonojeni kënaqësinë, rekomandon edukatori i seksit, Eric Marlowe Garrison, autor i I love Female Orgasm: An Extraordinary Orgasm Guide.
5 - Mos u fokusoni në O-ja e famshme
Përderisa orgazma gjatë marrëdhënies e merr të gjithë meritën, studime të fundit tregojnë se edhe ndjesia gjatë paralojës mund të jetë po aq e kënaqshme, prandaj shijojeni çdo moment.
Rrëfimi+18/ E lumtur falë virgjërisë, e virgjër falë gjinekologut!
Nuk arrita të kënaqesha si shoqja ime që kënaqej me të tjerë në rini dhe prapë është e lumtur, edhe pse tashme është e martuar. Nuk e kam menduar asnjëherë se do të bëhem nuse me “dokument flas”. Më dridhej trupi kur e dija se do të shkoja te një mjek dhe, pastaj, do të martohesha me një njeri që kurrë në jetë nuk do ta dinte se nusja e tij ishte false e virgjërisë së saj.
“Do të mbetesh tërë jetën në shtëpi të nënës, do të mbetesh e pamartuar, sepse askush nuk do e merr për nuse një femër jo të virgjër”, më tërhiqte vërejtjen shoqja ime e ngushtë.
“Më mirë të mbetem e pamartuar në shtëpi sesa ta mashtroj burrin, sepse pastaj do më mbetet njollë në zemër që burrit nuk ia kam treguar të vërtetën dhe e kam mashtruar”,- i thosha shoqes sime me ngulm.
Nuk dija se cila nga ne të dyja e kishim mirë? E, gabimin tim e mësova po atë ditë që dola të njihesha me një emigrant që kishte ardhur në Prishtinë në pushim, por edhe me qëllim që të martohej, siç thoshte ai – me një çikë të shtëpisë, sepse të tjera kishte sa të duash edhe atje… atje ku jetonte e punonte, por e donte shqiptare..
A isha unë ajo?
Dihet që jo! Vetëm në rast se shkoja të gjinekologu për t’u qepur mund t’i plotësoja kriteret e tij.
Çka më pyeti në takimin e parë?
Që në takimin e parë më pyeti se a kisha pasur të dashur dhe nëse isha ende e virgjër… Menjëherë më shkoi mendja te shoqja ime e ngushtë, e cila vazhdimisht insistonte që të shkonim te gjinekologu për ta “kthyer” virgjërinë.
Vitet po më ecin dhe shpejt do t’i mbush edhe të tridhjetat dhe nuk besoj se do kush nuse plakë… E, unë do të plakem edhe më shpejt se të tjerat, sepse tërë kohën rrija duke menduar dhe e brengosur se si të martohem…
Që kur isha nxënëse në gjimnaz, në moshën 17 vjeç, kam shkuar me një djalë – shok i klasës. Por, që nga ajo kohë më nuk kam pasur tjetër, derisa, siç thonë, më erdhi kismeti me tim burrë që jam tani e jetojm në harmoni në Gjermani.
Por, mjerisht, asnjëherë nuk kam arritur t’ia them të vërtetën… të vërtetën time të hidhur… se martesa jonë është “produket” i qepjes te gjinekologu, pasi ne te kundert nuk do te ishim bashk. Ai ne naten e pare ishte shume i emocionuar, pasi pa me te vertet qe une isha e virgjer, i lumtur ne boten e tij se ne kete time skishte per te qen kurr, ky eshte sekreti i madh i jetes time, edhe pse sot jemi te lumtur jetojm ne Gjermani, kemi edhe femije, ja qe shoqja nuk e kishte edhe aq gabim.....
Kadare flet për dekriminalizmin nga “Sokaku i të marrëve”
Ismail Kadare ka shkuar në Gjirokastër për të parë shtëpinë e tij të lindjes, tashmë të shndërruar në muze. Gjeniu i letrave shqipe tha se klasa politike duhet t’u përgjigjet kërkesave të popullit, duke e kryer procesin e dekriminalizimit, që e cilësoi të detyrueshëm për tu bërë.
“Procesi i dekriminalizmit është një proces jetësor për Shqipërinë. Do jetë e pafalshme në qoftë se nuk kryhet. Populli shqiptar do tregojë cilësitë e tij më të mira po do detyrojë klasën politike ta kryejë këtë proces dhe do tregojë cenet e tij nëse nuk e detyron. Populli ka merita, populli ka cene, do ta shikojmë, është një provë, por është e detyrueshme të kryhet”.
I pyetur për largimet e shqiptarëve jashtë vendit, Kadare tha se kjo ethe e largimit është një ethe e përkohshme.
“Popujt të tjerë kanë historinë e tyre të largimit, kthimit dhe pastaj të stabilizimit. Është e natyrshme që pas një periudhe jashtëzakonisht të egër të izolimit të vinte ky pasion, shpesh me arsye pasi nuk është pa arsye sigurisht, por edhe pakëz e kthyer në modë. Unë kam besim, se do gjendet drejtpeshimi i një populli që qëndron, largohet dhe kthehet dhe në fund të fundit do qëndrojë në vendin e vet”,- tha Kadare.
Në shtëpinë e lindjes Kadare u takua me dhjetëra përkthyes të veprës së tij. Ai u bëri thirrje bashkëqytetarëve ta ruanin qytetin dhe identitetin e tij dhe sidomos vlera origjinale siç përmendi ai “sokakun e të marrëve”.
Foto/ Martohet “Ezeli”, shikoni fotot e dasmës së tij
Aktori i njohur turk Kenan İmirzalıoğlu, i njohur në Shqipëri si “Ezeli” nga filmi me të njëjtin emër, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me 28-vjeçaren Sinem Kobal.
Modelja që i ka rrëmbyer zemrën aktorit kishte marrë propozimin në dhjetorin e kaluar.
Ja fotot nga ceremonia e martesës:
Ky është hormoni që i mban burrat besnikë ndaj grave
Sipas një studimi të publikuar në The Journal of Neuorscience thuhet se kur meshkujve u jepet hormoni i quajtur oksitoksin ata kanë më shumë gjasa të qëndrojnë larg femrave atraktive që nuk i njohin dhe kështu të jenë besnik ndaj grave të tyre.
Hormoni oksitoksin (Hormone Oxytocin) që bëhet në pjesën e trurit që quhet hipotalamus, luan pjesërisht rol në nxitjen e dëshirës për të bërë fëmijë, ndihmon gruas të kujdeset për fëmijët, dhe asiston aftësinë njerëzore të formoj marrëdhënie shoqërore.
Përveç tjerash edhe inkurajon lidhjen mes nënës dhe fëmijëve dhe lidhjen mes qifteve. Në studim i 2011 thotë se oksitoksina i bënë njerëzit të veprojnë më trimërisht.
Hulumtimet e mëparshme gjithashtu tregojnë se oksitoksina luan rol në zhvillimin e besimit, por deri më tani ekspertët nuk e kanë zbuluar se ndihmon të ruaj lidhjet mes njerëzve. Gjatë provave të bëra, Rene Hurlemann, nga universiteti i Bonnit dhe ekipi i tij kanë zbuluar se meshkujve që ju është dhënë oksitoksin (Hormone Oxytocin) më shumë rrinin larg nga femrat tjera qe nuk i njihnin kur ato iu afroheshin, edhe atëherë kur atyre shumë ju pëlqenin ato. Në anën tjetër, meshkujt beqar nuk ndikoheshin nga ky hormon.
“Për shkak se oksitoksina (Hormone Oxytocin) është e njohur që shton besimin tek njerëzit ne kemi pritur qe meshkujt nën ndikimin e këtij hormoni do të lejonin që femra eskperimentuese të ofrohej edhe më shumë, por e kundërta e kësaj ndodhi”,- tha Hurlemann.
Efektet e Oksitoksines (Hormone Oxytocin) tek pjesëmarrësit tjerë mbetën të pandryshueshme pa marr parasysh nëse femra i shikonte drejt në sy apo e largonte shikimin. Të gjithë prej tyre tregonin që femrat ishin tejet atraktive pa marr parasysh nëse ata kishin marr placebo apo oksitoksin.
Kështu pra mund të themi se hormoni nuk ndryshonte ndjenjat e mashkullit ndaj pamjes së bukur të një femre vetëm se shtonte besimin ndaj lidhjet ekzistuese me fjalë tjera besës ndaj gruas!
Ja çfarë duhet të dini nëse ju pëlqen të flirtoni online
Duket se joshja nëpërmjet internetit po njeh një bum të saj dhe çiftet që njihen në rrjetet sociale po bëhen gjithnjë e më të shumta.
Ndaj ju duhet të dini me patjetër disa rregulla për të mos bërë figurë të keqe.
Teknologjia duket se po transformon “lojën” e joshjes. Ashtu siç thonë të dhënat e statistikave, historitë e dashurisë të nisura online po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Po kini kujdes: është e rëndësishme të njihni rregullat për të ndërtuar më mirë reputacionin tuaj në ueb dhe të mos bëni figurë të keqe.
Zbuloni dekalogun e mëposhtëm për të flirtuar online në mënyrë të sigurt:
E vërteta
Mbështetuni te origjinaliteti dhe shmangni gënjeshtrat false. Në rrjetet sociale është e thjeshtë të keni një punë të rëndësishme ose të gënjeni për veten tuaj: vini në alarm sensin e gjashtë dhe kujtoni se…nuk është gjithçka ar ajo që shkëlqen! Ndershmëria paguan, gjithmonë.
Informacionet e dobishme
Puna? Deklarata të tilla si “vetvetja” ose “jam shef” nuk shpjegojnë asgjë. Bëni kujdes se si ta përpiloni informacionin e dobishëm në rrjetet sociale: më mirë të ndiqni shpirtin dhe mendimin praktik. Ose si alternativë, mund të zgjidhni një frazë të lehtë si “ëndërrimtar/e për të jetuar”: kjo do t’iu ndihmojë të mbani të fshehtë (ndoshta për modesti) profesionin tuaj por me një detaj të vogël, fantazia, për shembull dashurinë për botën e fantazisë.
Imazhet
Fotografitë në rrjetet sociale kanë rëndësi të veçantë. Një profil me selfie krijon një efekt të një egocentrizmi të dëshpëruar, ndaj më mirë shmangini këto lloj fotosh. Po kështu mos publikoni as foto me forma provokuese, lakuriqësi të ekspozuara dhe foto me sfond banjën apo dhomën e ngrënies. Ndërtojeni imazhin tuaj me foto argëtuese, spontane dhe thuajse profesionale.
Kontrolloni
Klikoni emrin tuaj në rrjetet sociale: si duket? Është e rëndësishme që ju të kontrolloni periodikisht përshkrimet nëpër sajte, të modifikoni informacionet e profileve tuaja dhe të bëni kujdes me atë se çfarë duket për ju në ueb. Një person mund të marrë lehtësisht informacion duke naviguar nga një profil në tjetrin: nga një CV në internet është e thjeshtë të merrni numrin e telefonit ose adresën e shtëpisë, ndaj është e nevojshme të reflektoni dhe të zgjidhni se cilat informacione doni të hidhni në rrjete sociale.
“Princi i kaltër”
Rreziku për të idealizuar personin tjetër është më i thjeshtë në rrjete sociale, sepse ju keni mundësi të fshiheni pas ekranit. Ndaj, përpara se t’i jepni energji një marrëdhënieje duke e kultivuar atë për muaj dhe madje ta konsideroni tjetrin si të fejuarin/fejuarën tuaj, më mirë gjeni mënyrën për ta takuar drejtpërsëdrejti, me kujdesin më të mundshëm të rastit. Për shembull, lëreni takimin për një mëngjes në bar, për të shmangur një vend publik të tej mbushur me njerëz.
Një frenim!
Njoftimet nga celulari ju lajmërojnë thuajse gjithë ditën? Kujdes, mbase është sinjali se po superoni limitin: një takim online është dhe do të mbetet virtual. Çati mund të jetë i dobishëm për t’u njohur në fillim, por nuk mund të zërë ditë të tëra tuajat. Rreziku është që rrjetet sociale të bëhen një mënyrë për të shmangur konfrontimin real.
Flisni për veten
Shpeshherë në faqet sociale ndahen linqe që publikojnë sajtet me fraza pak a shumë argëtuese ose teste psikologjike me dyshim të drejtë. Vëzhgojini mirë këto sajte: sa flasin realisht për ju? Mësohuni ta përdorni rrjetin për të njohur persona të rinj në bazë të asaj se çfarë dëshironi dhe gjeni miq të rinj me interesa si tuajat.
15/05/2016/............................................
Rrugët me pagesë, ja çmimet që ka planifikuar qeveria për makinat
Qeveria përfundoi hartimin e strategjisë për tarifimin e rrugëve, ku janë të përcaktuara tarifat që do të paguhen nga automjetet.
Sipas draftit të hartuar nga Banka Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim, me kërkesë të Qeverisë, janë rekomanduar për t’u taksuar 9 kategori automjetesh.
Në draftin e strategjisë, në rast miratimi, rekomandohet që norma bazë e taksës së kalimit në rrugë për veturat të variojë nga 0,5 cent deri në 3,5 cent për kilometër, kurse për motoçikletat 0,5 cent për kilometër.
Në tarifim janë përfshirë edhe furgonët, norma e tarifimit për ta është përcaktuar 1,5 cent për kilometër, kurse për autobusët 2 deri në 3 cent për kilometër dhe për kamionët 4 cent për kilometër.
Në rast se tarifat e rekomanduara miratohen nga Qeveria, për një rrugë ku kalimi do të jetë me pagesë, për 100 km një veturë do të paguajë 3,5 euro. Në strategji mbetet e papërcaktuar nëse tarifat do të jenë për rrugë individuale apo do të vendosen njëlloj për të gjithë rrjetin.
Për Shqipërinë, në strategjinë që ka hartuar BERZHi, rekomandohet që “Përdorimi i normave uniforme tarifore lejon ndërsubvencionimin për rrugët më pak fitimprurëse, nga ato me të ardhura më fitimprurëse”, thuhet në draftin e strategjisë.
Në draft ngrihet shqetësimi i tarifave për shtetasit e huaj, ku rekomandohet që ato të zbatohen të njëjta si për vendësit.
“Normat e tarifave duhet të jenë uniforme dhe jo të ndryshojnë për trafikun e huaj dhe vendës. Strategjia shqiptare e tarifimit të rrugëve dekurajon çdo skemë proteksioniste që bën të huajt të paguajnë më shumë se vendësit. Skema do të ishte në kundërshtim me rregullat e BEsë, dhe ka të ngjarë të bëjnë më shumë dëm ekonomik, sesa përfitim”,- thuhet në draft.
Në draft sugjerohet që të tarifohen 9 rrugë, ku për zbatim të menjëhershëm rekomandohet Tiranë-Durrës, Milot -Morinë, Tiranë- Elbasan dhe Rruga e Arbrit, që ende s’ka përfunduar. Hartuesit e draftit paraqesin dy opsione për mënyrën e implementimit të sistemit të tarifimit.
Sistem i mbyllur, ku sheshet e pagesave të jenë në çdo hyrje dhe dalje të autostradës, çka siguron që të gjithë shoferët të paguajnë sipas distancës të udhëtimit.
Opsioni i dytë është sistemi i hapur, që ofron sheshe tarifore në intervale përgjatë shtrirjes kryesore të autostradës, shkruan Panorama. Në strategjinë për vendin tonë rekomandohet skema e hapur për pagimin e tarifave.
“Një skemë e tillë do të minimizojë numrin e nevojshëm të pikave të kontrollit dhe zbulimit të automjeteve dhe do të kontribuojë në uljen e kostove të ndërtimit dhe operimit”,- thuhet në draftin e tarifimit të rrugëve.
Napoli, bosi transeksual i mafias gjendet i ekzekutuar
Giovani Arrivoli, 41 vjeç, ishte qëlluar tre herë dhe ishte varrosur në një hendek në afërsi të Napolit. Ai rezultonte i humbur prej tre ditësh.
Arrivoli ishte qëlluar tre herë, dy herë në kokë sipas një stili vrasjeje që për policinë përbënte nje ekzekutim.
41-vjeçari që kishte lindur femër, iu nënshtrua kirurgjisë për t’u kthyer në mashkull dhe ishte një anëtar kryesor i familjes kriminale të zonës të Pagato Amato-s, njofton “Mirror”.
E dashura e tij kishte njoftuar për humbjen e tij, me të cilën ai synonte të martohej dhe pas tre ditësh, policia e gjeti trupin e tij, në 13 maj, kur mediat lokale shkruanin se kishte pasur shenja që ai ishte torturuar dhe detyruar të gjunjëzohej para se të vritej.
Policia nuk ka dhënë deri tani asnjë shpjegim për vrasjen e Arrivoli-t, që ka në pronësi një kafe Blue Moon në Melito të Napolit, ku familja kriminale zhvillon pjesën më të madhe të biznesit.
Sipas teorive të vrasjejes, ato shkojnë nga një vrasje prej bandave rivale prej një pazari droge që ka shkuar keq deri tek paralajmërimi i vëllait të vogël të Arrivoli-t, Carmine Borrelo-s, që thuhej se kishte ngritur një bandë rivale. Arrivoli ishte liruar nga burgu në vitin 2012.
Kina vazhdon të pushtojë detin me ishuj artificialë
Imazhet satelitore tregojnë se Kina vazhdon të ndërtojë me shpejtësi baza ushtarake në ishujt e Detit të Kinës Jugore, duke shtuar ndjeshëm praninë ushtarake në këtë zonë mjaft të tensionuar.
Sipas Pentagonit, gjatë dy viteve të fundit, Kina ka shtuar me 3200 akra sipërfaqen e ishujve që kontrollon në det, pa llogaritur praninë ushtarake që shtohet dita-ditës.
Në këta ishuj artificialë, Kina ka ndërtuar baza ushtarake, porte dhe aeroporte, duke treguar fare qartë qëllimin e saj për të militarizuar zonën dhe sigurisht duke i dërguar mesazh vendeve që kanë pretendime territoriale se me çfarë do të përballen nëse guxojnë më shumë sesa protestat diplomatike.
SHBA pretendon se sipas ligjit ndërkombëtar, këta ishuj artificialë nuk i japin Kinës të drejta shtesë territoriale apo detare, por përmirësojnë ndjeshëm praninë fizike të kombit komunist në këto zona në planin afatagjatë.
Duket se ky është qëllimi i Kinës, pasi ligjet në letër, në rast se SHBA dhe kritikët e saj kanë të drejtë, zor se kanë fuqi më të madhe sesa ushtria në terren.
Zonat e debatit në detin e Kinës Jugore pretendohen nga disa vende në rajon dhe ato akuzojnë Kinën se po pushton territore që nuk i takojnë.
SHBA është vendosur në krah të këtyre vendeve me programe të qarta për të pakësuar ndikimin e Kinës në zonë, por deri tani pa ndonjë efeket të madh, pasi Pekini vazhdon i pashqetësuar atë që cilëson zhvillimin të territorreve të tij.
Koreja e Veriut ndalon jahtin rus, Moska kërkon sqarime
Një jaht rus është ndaluar nga roja bregdetare e Koresë së Veriut në Detin e Japonisë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme ruse.
Të dhënat flasin për një varkë lundrimi me pesë persona në bord, që është lokalizuar teksa kthehej në Rusi pas pjesëmarrjes në një kompeticion në Korenë e Jugut.
Diplomatët rusë kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të personave të ndaluar dhe një sqarim nga Peniani Zyrtar. Rusia është një nga vendet e pakëta që ka marrëdhënie miqësore me Korenë e Veriut.
Jahti “Elfin” ishte nisur nga porti koreano-jugor i Busanit për në Vladivostok, në ekstremin lindor të Rusisë, kur papritur është ndaluar 130 kilometra larg bregut, ka deklaruar Ministria e Jashtme ruse.
Më pas mjeti lundrues është shoqëruar në portin koreano-verior Kimçaek bashkë me ekuipazhin e tij, që gjithësesi nuk është në rrezik.
Sipas Moskës zyrtare, konsulli i përgjithshëm rus në Penian është në pritje të lejes për t’i vizituar ata. Rusia ndan një kufi tokësor të shkurtër me Korenë e Veriut.
Jamala e Ukrainës fiton Eurovizionin, proteston Rusia
Jamala e Ukrainës të dielën fitoi Festivalin e Këngës Eurovision me një këngë që evokon dëbimin e anëtarëve të grupit të saj etnik nga Krimea gjatë Luftës II Botërore, shkruan CNN.
Jamala, e cila e ka emrin e plotë, Susana Jamaladynova këndoi “1944”-ën, një këngë rreth dëbimit të tartarëve të Krimesë prej Bashkimit Sovietik me urdhër të Josif Stalinit.
Interpretimi i saj u konsiderua një goditje e fortë për pushtimin ushtarak të Presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë, sipas mediave ndërkombëtare, ku Rusia e aneksoi Krimenë.
Shtypi shtetëror i Rusisë këtë javë e konsideroi këngën anti-ruse dhe Moska tha se, ajo kishte shkelur rregullat e Eurovision-it.
Zyrtarët e Festivalit thanë se, kënga nuk kishte shkelur rregullat se nuk përmbante “vargje, fjalime apo gjeste të natyrës politike apo të ngjashme”.
Presidenti i Ukrainës Petro Poroshonke i shkroi në Twitter, urimet e rij për Jamala-n.
Ndonёse pёrmbajtja e saj gjatё konkurrimit pёr pjesёmarrje nё ESC u kontestua prej Rusisё, duke e quajtur atё si njё provokim, shkruan edhe “DW”, balada nё fakt ёshtё njё apel pёr njerёzoren, ёshtё njё homazh pёr atdheun e humbur tё stёrgjyshёrve tё saj dhe njё kujtim pёr gjyshen, e cila ishte ndёr tatarёt e dёbuar nga Krimeja.
Trupat e Stalinit mё 1944 deportuan me tren tatarёt nga Krimeja pёr nё Azinё Qendrore. Stalini e argumentoi aksionin e tij tё ndёshkimit me gjoja bashkёpunimin e tatarёve me nazistёet gjatё kohёs qё ata pushtuan Krimenё mё 1941.
Nё vitet 60-tё tatarёt u rehabilituan. Por kjo ёshtё edhe njё kёngё mjaft personale pёr humbjen e atdheut. Hidhёrimi pёr faktin, se ajo nuk ёshtё rritur nё Krime nё vendin e shtёrgjyshёrve tё saj.
Ilir Kulla sqaron publikun se përse mungon në “Zonë e Lirë”
Eksperti i Sigurisë Kombëtare, Ilir Kulla, i cili së bashku me gazetarin Kastriot Myftarjan ishin pjesë rubrikës “Rama-Metën apo Meta-Ramën”, në emisionin “Zonë e Lirë”, ka shpjeguar arsyet se përse nuk është më pjesë e këtij emisioni.
Në rrjetin social Facebook, Kulla ka sqaruar të gjithë të interesuarit se, pse ai dhe Myftaraj nuk bëjnë më pjesë tek rubrika e Çanit.
“Miq shume prej Jush me jane pyetur pse kemi munguar bashke me Kastriot Myftaraj tek Zone e Lire me Arian Cani prej tre javesh. E thjeshte miq cdo gje qe ka nje fillim e ka dhe nje fund. Falenderoj Canin dhe Myftarajn per 4 muaj spektakel”,- shkruan Kulla në fb.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 15 maj shpalli “ditën ndërkombëtare të familjes”, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për të ndihmuar që këto çështje të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare.
Video/ Motra e Gugu-t fiton bastin me “Pashko Vasën”
Pas “betejës” me Xhensila Ndojin, motra e Gugut, Nertila Marku, ka fituar një bast të vendosur me veten për të recituar mjeshtërisht poezinë e Pashko Vasës “O Moj Shqipni e mjera Shqipni”
Do'stlaringiz bilan baham: |