Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Ja përse rrobat e sapo blera duhet t’i pastroni para se t’i vishni



Download 6,39 Mb.
bet79/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   75   76   77   78   79   80   81   82   ...   352

Ja përse rrobat e sapo blera duhet t’i pastroni para se t’i vishni:

Philip Tierno profesor i Mikrobiologjisë në Universitetin e Neë York-ut bëri një studim se çka në të vërtetë përmbajnë rrobat e reja.



Çfarë saktësisht është gjetur?

Tierno kishte testuar pantallona, bluza, xhaketa, mbathje dhe sende të tjera të ndryshme të veshjeve të sapo blera në një dyqan të rrobave. Testet që bëri rezultuan se në këto rroba u gjenden një numër të organizmave të ndryshme si dhe sekrecione të ndryshme, duke përfshirë: sekrecionet respiratore dhe të tjera.

Këto rroba lehtësisht mund të mbartin infeksione si hepatitin A, diarre në lëkurë, por edhe morrat dhe zgjebën mund të transmetohen në këtë mënyrë.

E gjitha kjo ndodh, pasi shumë prej këtyre rrobave paraprakisht janë provuar nga persona të tjerë, të cilët mund të kenë pasur ndonjë sëmundje të lëkurës.

Kështu që jo të gjithë njerëzit kanë organizëm imun për mbrojtur nga këto infeksione, për këtë arsye sigurohuni, se keni pastruar rrobat e reja të paktën një herë para se t’i vishni.

Aksident te "Vasil Shanto", dy persona të plagosur
Dy makina janë përplasur mesditën e sotme te kryqëzimi pranë “Vasil Shantos” në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka përplasur një makinë tip “Ford”. Të plagosur kanë mbetur dy persona.

Ata janë dërguar për ndihmë në Spitalin e Traumës.

Për disa minuta u krijua kaos në trafik. Policia po heton shkaqet e aksidentit.



Refugjatët “mollë sherri”, Greqia tërheq ambasadorin në Austri

Greqia ka tërhequr ambasadorin e saj në Austri pas tensioneve mes dy shteteve mbi krizën e emigrantëve.

Kjo masë drastike e Greqisë erdhi pasi Austria organizoi një takim me vendet e Ballkanit për çështjen e emigrantëve, ku Greqia nuk ishte e ftuar.

Greqia e quajti këtë veprim një “akt armiqësor” dhe tha se, ambasadori i saj u thirr për konsultime.

Ministria e Jashtme greke tha se, ambasadori ishte thirrur “për të diskutuar marrëdhëniet miqësore midis Greqisë dhe Austrisë”.

Eksperti amerikan akuzon Putin: Urdhëroi rrëzimin e avionëve malajzianë

Rrëzimi i dy avionëve të kompanisë “Malaysia Airlines” është planifikuar dhe kryer me urdhër të Putinit.

Kështu pretendon një ekspert aviacioni. Amerikani Jeff Ëise thotë se, Putin ka dhënë urdhër për rrëzimin e dy avionëve që morën jetën e dhjetra njerëzve.

Eskperti shkencor dhe teknologjik Ëise thotë se, zhdukja e “MH17” në korrik të 2014 mund të ketë lidhje me zhdukjen e mëparshme të avionit tjetër “Malaysian Airlines” “Boeing 777-200”.

Ëise i cili ka mbuluar në kanalin “CNN” ngjarjen e zhdukjes së “MH370”, e bëri deklaratën e tij pas publikimit të një raporti të grupit investigativ me bazë në Britaninë e Madhe, Beelingcat.

Bellingcat përdori mediat sociale dhe burime të tjera online, për të ekzaminuar rrëzimin e “MH17” që ra në Ukrainë, pasi ishte nisur nga Kuala Lumpur drejt Amsterdamit.

Bellingcat në fund të hetimit të saj thotë se, “sulmi mund të jetë kryer me një predhë ‘Buk-M1’ nga brigadat ruse në Ukrainë”.

Nga rrëzimi i avionit vdiqën 283 pasagjerë 15 pjesëtarë ekupazhi.

“Përgjegjësia e rrëzimit të MH17 mund të jetë e Rusisë, pasi ai është goditur nga një armë me të ciëln vepron vetëm ushtria ruse”,- thuhet në raportin e Bellingcat.

“Ne nuk e dimë motivin e Putin për rrëzimin e këtij avioni, por ndoshta Putin ka ndjerë se kishte arsye të mjaftueshme për ta rrëzuar”,- vijon raporti.


Gjermani: Përleshje me thika në kamp, vritet azilkërkuesi shqiptar
Një shtetas shqiptar në Gjermani ka humbur jetën tragjikisht në një përleshje me thika. Bëhet fjalë për një rast në kampet e azilkërkuesve, kur 26-vjeçari është sulmuar rreth orës 20:40 të së mërkurës.

Lajmi bëhet i ditur nga portali “BotaSot”, ndërsa identiteti i viktimës nuk dihet ende.

Sipas informacioneve të para, sherri mes azilkërkuesve është përshkallzuar pas disa debateve të forta.

Policia gjermane në Këln ka nisur hetimet, ndërsa vrasësi mësohet të jetë arratisur nga kampi.



Vetëvritet 18-vjeçarja pas abuzimit nga mësuesi

Një vajzë e quajtur Cansel B.K. është sulmuar seksualisht nga mësuesi i saj Bajram Ö., i martuar dhe baba i dy fëmijëve, i cili menjëherë pas zbulimit të ngjarjes është arrestuar nga forcat e policisë. Ngjarja ka ndodhur në provincën Kayseri në Turqi.

Adoleshentja ka qëlluar veten në kokë me armën e babait të saj, ky i fundit oficer policie, pasi nuk e ka përballuar dot tronditjen psikologjike që i ka sjellë ngjarja në fjalë.

Në datën 14 shkurt, Cansel ishte takuar me mësuesin, me të cilin zhvillonte kohët e fundit një kurs parapërgatitor, për provimet e pranimit në universitet.

Fakti më tronditës është që shkolla edhe pse kishte pikasur incidentin tragjik për adoleshenten, ishte përpjekur ta fshihte atë, duke mos njoftuar prindërit dhe autoritetet përkatëse. Institucioni ishte mjaftuar me thirrjen e ambulancës.

Familjarët ndërkohë nuk ishin fare në dijeni të ngjarjes. Ata madje kishin menduar, se vajza ishte rënduar psikologjikisht për shkak të stresit që i shkaktonin provimet parauniversitare dhe kjo kishte çuar në vetëvrasje.

Ata e kishin mësuar tepër vonë të vërtetën nga shokët e shkollës së Cansel.

Familjarët bëjnë përgjegjës shkollën për fshehjen e fakteve, po aq sa mësuesin abuzues, i cili është lënë tashmë në dorë të organeve të drejtësisë./jetaoshqef.al/



Foto: Shokon modelja me foto nudo

Modelja britanike, Stella Maxëell, nuk ka ngurruar të tregoi asetet e saj në një fotosesion të bërë në Malibu. Stella është zhveshur gati e tëra për fotosesionin e realizuar nga "Victoria Secret".

Stella njihet si modele që ka prezantuar veshje të markave të famshme në botë, ndërsa tani ka prezantuar më shumë gjoksin e saj jo edhe aq të madh./Indeksonline/


Video: Njihni femrat e lindura të kenë më shumë se një orgazëm
Një hulumtim i botuar në revistën shkencore "The Journal of Sexual Medicine", ka treguar që femrat leshatore kënaqen me seksin më shumë sesa femrat të cilat janë më pak leshatore.

Për femrat, të cilat kanë probleme me këmbët leshatore, nënsqetullat, në zonat e bikinit dhe kudo në pjesë të tjera të trupit – nuk është edhe aq lehtë.

Shoqëria moderne dikton masat e bukurisë, të cilat kërkojnë kujdes konstant, mirëpo nuk është çdo gjë e zezë. Ato shpesh detyrohen të rruhen, të depilohen dhe në çfarëdo mënyre tjetër që t’i zgjidhin këto probleme.

Në trup ekzistojnë dy lloje qimesh – qime velus, më të shndritshme dhe qime të shkurtra terminale të cilat janë më të errëta, të trasha dhe të gjata. Qimet velus nuk kanë pigmente dhe nuk reagojnë në ndryshimet hormonale, ndërsa ato terminale ndryshojnë pikërisht nën ndikimin e hormoneve.



Po, çfarë lidhje ka kjo me seksin?

Siç transmeton “YourTango”, femrat leshatore kanë nivel më të lartë të testosteroneve, ndaj të cilave gjoja reagojnë edhe me klitoris, edhe me pikën G. Femrat të cilat mund të arrijnë orgazëm gjatë seksit vagjinal kanë inde të trasha midis vagjinës dhe kanalit urinar, gjë që u ndihmon të arrijnë orgazëm dhe dallohen qartë femrat të cilat “munden” nga ato të cilat “nuk munden” të arrijnë orgazëm.



Shumica e femrave nuk mund as të përjetojnë orgazmën pa ndonjë stimulim plotësues, mirëpo testosteroni është faktori i vetëm për përjetimin e orgazmës.

Për shembull, dhembjet në organet e jashtme gjenitale, disa femrave pothuajse në tërësi ua pamundësojnë kënaqjen në seks, ndërkaq orgazma bëhet krejtësisht e paarritshme./Telegrafi/


Fotolajm: Kur kombinimi i veshjes nuk bëhet si duhet...
Po të jash paksa i vëmendëshëm, pamje si kjo mund të shohësh shpesh në tregjet tona të sendeve të përdorura... sidomos të veshjeve.

Pse Facebook nuk e shtoi butonin ‘dislike’?

Facebook prezantoi pesë butona të rinj në kuadër të butonit Like, ndryshe nga butoni i vetëm që përdoruesit e kanë kërkuar gjithmonë – atë dislike (nuk e pëlqej).

Rrjeti social ka lansuar reagimet, të cilat i lejojnë përdoruesit të reagojnë në pesë mënyra të reja, duke përfshirë fytyrën e “pikëlluar” dhe atë të “tërbuar”.

Me lansimin e reagimeve, Mark Zuckerberg tha: “Jo çdo moment që dëshironi ta ndani me të tjerët është i lumtur. Nganjëherë dëshironi të shpërndani diçka që është pikëlluese ose frustruese. Komuniteti ynë e ka kërkuar butonin dislike për vite të tëra, por jo sepse ata kanë dashur t’iu thonë miqve të tyre se nuk i pëlqejnë postimet e tyre.

Njerëzit dëshirojnë të shprehin ndjeshmëri dhe të shpërndajnë një rang më të gjerë të emocioneve”.

Sipas Mark Zuckerberg, njerëzit në fakt nuk dëshirojnë të shprehin ndjenja negative për një postim, por në vend se të thonë se janë të zhgënjyer apo të pikëlluar me përmbajtjen në postim, ata të reagojnë me veçoritë e reja të reagimit./Gazeta Express/



Fotoshop? Ja si përgjigjet Kloe Kardashian...

Kloe dje kishte postuar një fotografi për të ta hequr trurin, e pa prekur me makijazh dhe me ‘stomakun më të sheshtë në botë’.

Por syri i ndjekësve të saj, më i mprehtë se kurrë, kishin parë që bukuroshja kishte prekur pak ca fotografinë me fotoshop, tek këmba e djathtë.

E menjëhershme kishte qenë përgjigja e 31-vjeçes, e cila kishte shkruar se nëse urrejtja do shkrinte kalori, sa shumë njerëz do ishin në formë.

“Sa mendjengushtë që jeni. Ja ku keni fotografinë origjinale. Ups, për pak të harroja… Namaste”,- kishte shkruar Khloe në IG-në e saj.

Në mbrojtje i kishte dalë edhe artisja personale e makijazhit të Khloe, Joyce Boneli.

Ajo kishte postuar një fotografi të klientes së saj ku duket vetëm në të brendshme, vetëm sa për të dëshmuar që Khloe nuk ka nevojë për fotoshop që të formojë trupin e tejet formësuar.


Lakuriqi i natës, transmetues virusesh dhe imun ndaj tyre
Lakuriqët e natës shpesh përshkruhen gabimisht si brejtës fluturues, apo si minj për shkak të aftësisë së tyre për të përhapur sëmundje. Gjitarët fluturues janë cilësuar nga specialistët si një nga më të rrezikshmit për shkak të kontaktit që ata kanë me kafshët e tjera.

Sipas këtij studimi, lakuriqët e natës janë në gjendje të transmetojë tek të gjitha kafshët e tjera me të cilat kanë kontakt viruset që marrin.

Nga studimet e bëra është arritur në përfundimin se lakuriqi i natës mund të transmetojë virusin e tërbimit dhe virusin e etheve hemorragjike, gjatë kafshimit që u bënë kafshëve të tjera, si lopët apo delet. Më pas nga këto kafshë virusi transmetohet tek njerëzit.

Ata ndryshe nga njerëzit kanë një sistem tepër imunitar, këto gjahtarë janë një ushtri natyrore bartëse të më shumë se 100 viruseve, shumë prej të cilave janë vdekjeprurëse tek njerëzit.

Dr. Michelle Baker dhe Organizata Kërkimeve Industriale në Australi, ka thënë: “Ndryshe nga njerëzit dhe minjt, të cilët aktivizojnë sistemin e tyre imunitar vetëm në përgjigje të infeksionit, lakuriqët e natës e kanë të aktivizuar imunitetin e tyre mbrojtës gjatë gjithë kohës kundër sëmundjeve”.

“Sa herë që trupi ynë ballafaqohet me një organizëm të huaj, si baktere ose një virus, një grup i komplikuar i përgjigjes imunitare vihet në lëvizje, njëra prej të cilave është mekanizëm mbrojtës i njohur si imunitet i lindur”,- tha Dr. Baker.

Ekzistojnë shumë paragjykime, lidhur me “minjtë fluturues”, të akuzuar për vampirizëm.

Por vetëm 3 prej 1300 llojeve që ekzistojnë në botë ushqehen me gjak dhe marrin vetëm nga disa pika gjaku nga bagëtitë. Shkencëtarët kanë zbuluar për herë të parë se këta gjahtarë janë në gjendje për të kthyer disa nga sëmundjet më vdekjeprurëse në planet.



A ju shëndosh parja e televizorit?

“Gozhdimi” përpara televizorit është një ritual sedentar i cili shoqërohet me zakone të gabuara të ushqyerjes si, pickimi i ushqimeve kalorike dhe të kripura.

Ajo që ndodh quhet “e ngrënë pa mendje”, sepse mendja është e përqëndruar te ngjarja që shfaqet në ekran. Kjo vërehet shumë kur bëhet fjalë për ngjarje me aksion apo që shkaktojnë ankth.

Në këtë mënyrë, personat që janë të tërhequr pas televizorit, konsumojnë kalori të tepërta fare lehtë.

Ngjarjet me aksion apo thriler shkaktojnë rritje të hormoneve të stresit siç është kortizoli.

Duke u kombinuar me të ndenjurin ulur dhe me një ulje të lehtë që të shikuarit televizor shkakton në metabolizem, ky veprim rezulton në shtim të dhjamit, sidomos në zonën e barkut.



Sonila Meço, një dedikim të veçantë për vjehrrën e saj...

Sonila Meço ka zgjedhur fjalë mjaft të veçanta për të uruar ditëlindjen e vjehrrës së saj. Ja mesazhi i gazetares që me fjalët gjithmonë ia del të bëjë më të mirën.

“Gjithmone e qete, e kujdesshme, e bute dhe e embel, gruaja qe solli ne jete bashkeshortin tim e sot kujdeset per te voglen tone nuk kerkon asnjehere vemendje. Vec jep, me kenaqesine e nje gruaje qe do te shohe te lumtur te shtrenjtet e saj. Per mua eshte e shenjte, nga dashuria e saj jane rritur dy njerezit me te rendesishem te jetes sime… Ndaj sot do t’ja kushtoj une gjithe vemendjen e botes, sepse e di se ne cdo dite tjeter te vitit ajo harron boten per ne.

Gezuar ditelindjen Irma, grua e jashtezakonshme!

Faleminderit per nenen, gjyshen dhe maminen e mire ne Ty”.

Foto: Bon Jovi për herë të parë vjen me një koncert në Tiranë

Këngëtari i njohur me famë botërore i muzikës rock John Bon Jovi do të vijë në Tiranë, për të dhënë një koncert. Mësohet se ai do të vijë në kryeqytetin e Shqipërisë për Ditën e Verës.

Ai do të japë një koncert në stadiumin “Qemal Stafa” në orët e mbrëmjes, konkretisht në orën 20:00. Koncerti është i hapur për publikun.

Koncerti i Bon Jovit do të mbahet në Stadiumin Qemal Stafa, një natë para nisjes së shembjes së tij.


27/02/2016/..........................

Vuçiç: Serbët s’e votuan Thaçin për president

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sot se, nuk është aspak i gëzuar dhe i kënaqur me zgjedhjen e Hashim Thaçit si president të Kosovës, por ka thënë se, kjo ka qenë zgjedhja e shumicës shqiptare.

Vuçiç ka thënë për gazetarët se, deputetët serbë nuk e kanë votuar Thaçin dhe se, për këtë, nuk kanë pasur ndonjë marrëveshje me Beogradin zyrtar.

Ai ka thënë se, votimi i deputetëve serbë ka qenë në përputhje me interesat e tyre dhe në bazë të ndërgjegjes së tyre, transmeton “Koha.net”.

Vuçiç ka shtuar se, serbët nuk kanë votuar as kandidatin tjetër për president.

“Për këtë kanë mbështetjen time”,- ka thënë Vuçiç. Ndërsa në lidhje me një takim të përfolur mes Thaçit dhe Marko Gjuriqit, ai tha se, nuk dëshiron ta komentojë.



Parku i Tiranës, natyror, artificial, apo urban

Nga Sazan Guri

Me të vërtetë ky Park ësh të ndërtuar në mënyrë artificiale nga dora e njeriut, si ndër veprat e para publike pas lufte që u ngjiz fillimisht aty nga viti 1946 dhe mori jetë aty nga viti 1956, ku qytetarët e Tiranës nën kujdesin e studios franceze e konceptuan këtë park, sipas nocionit natyror. Po pse do të thoni ju, të dashur qytetarë sot. Sepse, ai që e mbolli, e mendoi dhe ta kishte natyrën pranë, ta prekte dhe ta shijonte atë.

Ndaj dhe studioja “Gardinoux” franceze e solli afër nga pikëpamja natyrore, ku ai ta ndjente natyrën, dhe larg nga pikëpamja urbane ku ai të mos e përdorte si të tillë.

Ndryshe nga parqet kombëtare pyjore që ne jemi mësuar, autori francez dhe intuita qytetare tiranase nuk sollën risinë e gjelbërimit urban apo atë të pyjeve sipas rreshtave, kolona apo tip blloqe, çka bën dallimin e parë të rëndësishëm të një parku natyror dhe një parku urban ose parku drunor pyjor.

Pra, ky park u sistemua nga kompania xhardinaxhio franceze si njësh me natyrën dhe si i tillë futet në parqet e arkitekturës peizazhiste. Ndaj, Parku i Tiranës duhet të ruajë këtë arkitekturë, me të njëjtat ngjyra, me po ato lartësi të pemëve, me po atë raport të përcaktuar të gjethrënies me gjethmbajten. Ky është dallimi i dytë midis parkut natyror dhe atij urban, ose thjesht pyjor.

Dallimi i tretë me parqet urbane është se shpërndarjet e drurëve në parqet natyrore janë të konceptuara sipas një modeli spontan, jo me rregullsi, sikundër në parqet pyjore, por jo si në parqet urbane.

Dallimi i katërt është se largësia, distanca dhe lartësia janë jo sipas standardeve dhe rregullave njerëzore, por atyre natyrore, ku mbizotëron lëvizshmëria apo lëvizja e lirë. Kësisoj edhe mbjellja nuk i duhet lënë spontanitetit të njerëzve, që kanë veçse dëshirën e mirë për ruajtjen e gjelbërimit, dhe që shpesh mbjellin bimë të papërshtatshme si pishë të zezë, akacie, vend e pa vend dhe në formë rregulli apo blloqesh.

Dallimi i pestë është se parku natyror nuk pranon shumëllojshmëri mikroparqesh apo lloje të ndryshme drurësh dhe speciesh, sepse është konceptuar si park “relax” apo çlodhës dhe llojet e drurëve dhe pemëve janë tashmë të vendosura, duke filluar nga dushkaja në zonën te shkolla, lisnaja, duke u këmbyer më këtej nga liqeni me mimoza dekorative, dhe duke ardhur drejt digës me shelgje e plepa, pishë e butë, deri në selvie.

Dallimi i gjashtë është se, ky park është konceptuar park për të rritur, dhe futja e elementëve të tjerë si park për fëmijë do ta kthejë atë, as për fëmijë e as për të rritur. Jo pak, por 11­15 projekte shtesë që mendohet të kryhen, së bashku me ndërtimet që propozohen në hyrjen e parkut, si dhe me kafshimet që janë bërë aty, tashmë mund të quhet pa frikë e thjesht një zonë rezidenciale. Sepse vetë parku është i ngopur me elemente urbane, ku aty zënë vend 32 ndërtesa, 18 prej tyre janë njësi shërbimi, me shumë qendra kreative dhe kulturore, si shkolla, palestra, amfiteatri, fushë basketbolli pranë liqenit, fushë tenisi po aty, fushë futbolli te vëllezërit Frashëri etj.

Fatkeqësisht, ne kemi inxhinierë pyjesh që dinë të mbarështojnë pyje në rreshta e blloqe, kemi dhe inxhinierë të gjelbërimit urban, të cilët nuk janë për gjelbërimin e nocioneve të parqeve, por për gjelbërimin e shtëpive. Kemi pasur inxhinierë, të cilët kanë mirëmbajtur këtë park të formuar nga francezet thjesht si mirëmbajtes, siç Da Vinçi bëri pikturat dhe restauratorët i mirëmbajtën ato.

Në fakt, në këtë jallane Shqipëri, që gdhihet patëllxhan e ngryset piper, gjithmonë kështu ka ndodhur. Bukurisë natyrore i çojnë fillimisht një element urban njerëzor, duke u bërë risi të tjetërsimit të natyrës në atë urban. A nuk ia vrau sytë barbarisë shqiptare bukuria e Lurës, që seç e vranë e seç e prenë e lanë llumë e baltë gjithë gjenë? A nuk ia vrau sytë barbarisë së vendimmarrësve bukuria e Belvederes Vlorë dhe ajo e Golemit Durrës, që seç shkallmuan e seç ndërtuan, ato zona i shkretuan? A nuk ia vrau sytë barbarisë së bashkiakëve të Tiranës bukuria e qytetit më të gjelbërt të Europës, që seç e rropën e seç bënë, këtë qytet e kthyen në gjëmë? Thirrja jonë është: na thoni se kur do të zini fundin e babëzisë, që ne të fillojmë kultin e qytetarisë?! /Panorama/

Jennifer Garner thyen heshtjen: Ja pse u divorcova me Ben Affleck

Jennifer Garner ka thyer më në fund heshtjen, duke folur për herë të parë, pas divorcit me aktorin e famshëm, Ben Affleck.

“Ai ka qenë dashuria e jetës sime. Kishim një martesë jo për sy e faqe dhe për kopertina, por ishim vërtetë të lumtur, derisa erdhi një pikë që gjërat nuk funksionuan mes nesh”,- ka thënë Garner për Vanity Fair.

Ajo ka folur edhe për lidhjen jashtë martesore që Affleck, ka patur me shërbyesen e tyre.

“Nuk ishte ajo shkaku i ndarjes sonë, pasi ne kishim kohë që jetonim të ndarë”,- ka sqaruar Garner.

Çifti historik i Hollivudit, Ben Affleck dhe Jennifer Garner, i kanë dhënë fund martesës së tyre në qershor. Ata janë prindër të tre fëmiëjve.



Presidenti Thaçi e nisi ditën me një kafe në vendlindje

Presidenti i zgjedhur i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka zbardhur mëngjesin e parë të postit të ri në vendlindjen e tij, Skënderaj.

Thaçi po qëndron në Skënderaj dhe e shijoi kafenë e mëngjesit në një kafeteri të qytetit.

Pranga 2 bashkëpunëtorëve të shoferit që po çonte 574 kg kanabis në Turqi

Policia e Korçës dhe ajo e Durrësit kanë zbuluar dhe arrestuar edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, të implikuar në fshehjen e 574 kg kanabis në një kamion që po kalonte në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës me destinacion Turqinë. Ata janë:

Janaq Koçeli, 58 vjeç dhe Lutfi Shabani, 45 vjeç, të dy banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi, nga veprimet hetimore e proçeduriale të kryera, në vijim të këtij rasti, rezulton se të dy shtetasit e mësipërm, e kryenin veprimtarinë e tyre kriminale në bashkëpunim me shtetasin Eldi Zahiri, 38 vjeç, banues në Durrës, të cilit iu konstatua lënda narkotike, në mjetin që ky i fundit drejtonte dhe kishte si destinacion Turqinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a dhe 25 të Kodit Penal.

Birra kancerogjene: Ja 14 markat e njohura gjermane nën akuzë!

Edhe birra mund të shkaktojë sëmundje kanceroze. Markat më të njohura të birrës gjermane rezultojnë me një lëndë të rrezikshme për jetën e njeriut që shkakton pikërisht këtë sëmundje.

ANSA raportoi se, zbulimin e bën analiza e Institutit për Ambientin në Monako, e cila deklaron se është zbuluar “glyphosate herbicid” në 14 marka të njohura të birrës në Gjermani dhe ato janë: Beck’s, Paulaner, Ëarsteiner, Krombacher, Oettinger, Bitburger, Veltins, Hasseroeder, Radeberger, Erdinger, Augustiner, Franziskaner, König Pilsener e Jever.

Nivelet e regjistruara janë midis 0,46 e 29,74 mikrogramë për litër dhe në disa raste më ekstreme, 300 herë më shumë se 0,1 mikrogramë që është edhe limiti i lejuar nga ligji për ujin dhe lëngun e pijshëm.

Sipas ANSA, organizata ndërkombëtare IARC (International Agency for Research on Cancer) e ka klasifikuar “glyphosate herbicid” në Mars 2015 si lëndë toksike dhe kancerogjene për njeriun. Sophia Guttenberger, e Institutit të Ambientit në Monaco, e cila ka konluduar kërkimin shkencor, deklaroi se kjo “substancë që mund të jetë kancerogjene, nuk humb as në birrë dhe as në trupin e njeriut”.

Unioni i Kultivuesve Gjermanë (DBV) thotë nga ana tjetër se fajin për praninë e “glyphosate herbicid” mund të vijë nga elbi i importuar. “Në Gjermani ne kemi zbatim strikt të rregullave në kultivimin e elbit”, tha një zëdhënës i DBV në Berlin.

Ai ka shtuar se, është bindëse që gjurmë të “glyphosate” janë gjetur në birrat e prodhuara nga elbi i importuar. Edhe organizata tjetër OMS, në vitin 2015 e kishte klafisikuar “glyphosate” si lëndë kancerogjene për njerëzit, duke theksuar se sa i përket dëmit që shkakton, nuk ekzistojnë nivele të pranueshme.

Nisur nga këto evidenca të organizatave ndërkombëtare, përdorimi i “glyphosate” është ndaluar në disa vende, si El Salvador, Sri Lanka dhe Bermuda. Vendimi erdhi pasi mbërritën rezultatet e disa testeve shkencore të kryera së fundi.

Lajmi që ka marrë vëmendje të gjerë në mediat gjermane dhe ato italiane e më gjerë, konsiderohet shokues jo vetëm për prodhuesit e birrave më të famshme gjermane, por edhe për tërë Gjermaninë.

Këto marka birrash kanë import të gjerë në Evropë dhe jashtë saj. Ato janë prezentë gjerësisht në treg gjithashtu edhe në Shqipëri dhe trojet e tjera shqiptare përtej kufirit./Lajmifundit/


Video: Putin teston “bishat” e blinduara të forcave speciale ruse

Presidenti i Rusisë ka inspektuar personalisht dias automjete të blinduara, të cilat janë krijuar posaçërisht për forcat speciale të policisë ruse “OMON”.

Presidenti Putin pa me vëmendje dhe kontrolloi vetë cilësinë e këtyre makinave të quajtura “Batmobil”.

Zëdhënësi i Kremlinit njoftoi vetëm lajmin për inspektimin e këtyre automjeteve nga Presidenti Putin, por nuk dha asnjë detaj tjetër.



Këngëtarja Iva Aliko: Do të flirtoja me Sali Berishën
Një tjetër vajzë “kurajoze” dhe këngëtare shqiptare e sapoafirmuar, është shprehur se nuk e ka problem të luajë një film erotik.

Iva Aliko gjatë një interviste dhënë në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt, është shprehur se do të pranonte filma ku të evidentohej lakuriqësia, por jo filma pornografikë.

Duke shfaqur një “stil” disi të zhveshur, por duke mos pranuar që kërkon famë me nxjerrjen në pah të “aseteve” të saj, Aliko thotë se, është single, por që do të lidhet vetëm me të huaj, pasi meshkujt shqiptarë janë shumë paragjykues dhe xhelozë.

Këngëtarja që së shpejti do të promovojë edhe klipin e saj, deklaron se vjen nga një familje që kanë të ardhura të konsiderueshme dhe se studion për shkenca politike.

Për Iva Alikon, Sali Berisha është idhulli i saj dhe në një botë tjetër, do të flirtonte me shumë dëshirë me të.


Si e njoha Hashim Thaçin…


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   75   76   77   78   79   80   81   82   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish