Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet245/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   241   242   243   244   245   246   247   248   ...   352

Nga Kreshnik Spahiu
Dhjetëra deputetë dhe ministra hajdutë po debatojnë me njëri-tjetrin për të reformuar drejtësinë. Dhjetëra diplomatë negociojnë çdo ditë më këta hajdutë që të votojnë reformën në drejtësi. Dhjetëra projekte të ndryshme reforme propozohen nga vetë hajdutët e politikës për reformën në drejtësi.

Miliona shqiptarë naivë presin që këta hajdutë të politikës të reformojnë drejtësinë dhe ti thonë burgut hapu.

A mundet Edi Rama të jetë edhe kryeministër edhe kryeprokuror?

Shqipëria drejtohet nga të njëjtat fytyra që i kemi prej një çerek shekulli dhe reforma kërkohet që ata të përgjigjen përpara drejtësisë. Pra ata që duhet të penalizohen u dashka të votojnë edhe rithemelimin e gjykatave dhe prokurorive?

Nga kjo reformë miliona njerëz nuk shpresojnë as të rriten pagat, as të ulen taksat, as të ulen çmimet, as të rriten pensionet, as të ulet papunësia por thjesht dhe vetëm 30 apo 40 politikanë të hynë në burg dhe të kënaqen duke i parë pas hekurave. Nga ana tjetër këta 30 apo 40 persona mbajnë peng sistemin politik dhe gjithë Shqipërinë sepse ata rrezikojnë që nëse dalin nga politika të futen në burg.

Shqipëria mes tre alternativave:

1) Të mbahet peng në qeverisje dhe establishmet të hajdutëve të politikës edhe për 25 vite të tjera?

2) Të arrestohen këta 30-40 politikanë hajdutë gjë e cila s’ka asnjë shanc të ndodh?

3) Amnisti penale për të gjithë politikanët hajdutë me tre kushte:

– Falje për veprat penale që kanë kryer

– Amnisti për paratë e pista që kanë vjedhur

– Të largohen nga politika për gjithmonë

Nga të treja alternativat politiko-juridike në interesin e publikut do të ishte zgjidhja e tretë sepse:

1) Largon nga skena politikanët e të gjitha ngjyrave që pengojnë zhvillimin e Shqipërisë dhe rinovimin e politikës. Largimi i tyre dhe ndërtimi i një elite të re politike mund të bëjë të mundur ndërtimin e një Shqipërie të re.

2) Miliarda para të vjedhura të shqiptarëve nga qeveritarët dhe të groposura apo depozituara jashtë, të rikthehen dhe futen në qarkullim në Shqipëri.

Në këto kushte interesi kombëtar dhe prosperiteti i Shqipërisë do përshpejtohej duke amnistuar dhjetëra politikanë hajdutë të cilët vetëm një pakt i tillë do ti largonte nga skakiera politike dhe kjo do të garantonte: “Hapjen e krahut” për një Shqipëri tjetër dhe rikthimin i parasë në atdhe.

Në të kundërt ëndrra për të kalbur në burg disa fytyra të politikës përpos urrejtjes dhe destabilizimit do mbetet një iluzion i gjatë edhe për 25 vite të tjera sepse ata kanë në dorë edhe “ligjin edhe Maliqin” ose thënë ndryshe edhe “gurin edhe arrën”.

Shqiptarëve duhet tu interesojë çlirimi i Shqipërisë nga peng-marrja dhe të mos shohin ëndrra me sy hapur për burgimin e qeveritarëve. Marrja peng e Shqipërisë është me rrezikshmëri të lartë prandaj më mirë tu garantojmë lirinë dhe bizneset e pista në këmbim që ata të na dorëzojnë Shqipërinë që e kanë burgosur në portofolin e tyre!

Mos shpresoni ore shqiptar qyqarë, se nuk do ketë kurrë reformë nëse nuk i amnistojmë hajdutët e politikës!

Brexit”, paundi pikiatë, rekordi më negativ në 31 vjet
Monedha britanike shënoi një tjetër rekord negativ në tregjet aziatike, ndërsa shqetësimet për votimin e Britanisë për shkëputjen nga BE vazhdojnë të peshojnë në besimin e investitorëve.

Paundi u këmbye me 1.279 dollarë të mërkurën, niveli më i ulët ky në 31 vjet. Rënia vjen pas vendimeve të administratorëve të fondeve të tillë si “Standard Life” dhe “Aviva”, për të ndaluar investitorët të tërheqin para nga fondet e tyre të pronave në Britaninë e Madhe.

Ata thanë se nivelet e larta të pasigurisë të shkaktuara nga referendumi kishin shtyrë investitorët të marrin mbrapsht paratë. Besimi i tyre u minua edhe më shumë pas paralajmërimit të Bankës së Anglisë të martën, se kishte prova se disa prej rreziqeve të identifikuar prej saj në lidhje me “Brexit”-in kishin filluar të konkretizoheshin.

Të dhënat zhgënjyese në sektorin britanik të shërbimeve dhe një rënie e porosive në fabrikat amerikane ushqyen gjithashtu pesimizmin.

Tregjet financiare u tronditën nga “Brexit”-i 2 javëve më parë, me triliona dollarë të humbura nga tregjet globale dhe monedha të tilla si paundi, që pësuan tkurrje të rënda.

Por, që atëherë ato kanë rifituar terren mes spekulimeve se bankat qëndrore do ndërmarrin masa shtese për stabilizimin e tregjeve.

Gjithsesi investitorët përballen më me shumë pasiguri, pasi kryeministri David Cameron, i cili bëri fushtatë për qëndrimin e Britanisë në BE, njoftoi vendimin për t’u dorëhequr duke çuar drejt një gare të kontestuar për zgjedhjen e pasuesit të tij./TCh/
Shkon me fëmijët në Velipojë për pushime, por dikush i pret rrugën

E kemi ngritur disa herë shqetësimin e plazheve private në Shqipëri, ku çdokush mjafton të marrë një lokal me qira pranë detit dhe e kthen atë në pronë të tijin me disa çadra që u vendos çmimin që dëshiron. Nëse ti vendos të shkosh në plazh është më mirë të mos marrësh çadër me vete, pasi në plazhet shqiptare nuk gjen zonë publike.

Por, ka edhe më keq, pasi disa prej tyre nuk të lejojnë madje as të kalosh.

Kjo ka ndodhur sot në plazhin e Velipojës me një emigrant nga Shkodra që kishte ardhur në Shqipëri për t'u treguar fëmijëve vendin e tyre. Por, gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë, një djalë rreth të 30-ave i del para dhe e ndalon duke mos e lejuar që të kalojë në atë rrugë nëse nuk merr çadër.

"Pershendetje jeta osh qef,cfare skandali sot ne plazhin e Velipojes isha tuj shku ne plazhe, aty afer pedonales pashe nje rruge te shtruar me derrase deri ne bregun e detit, duke ecur per mes ksaj rruge kur u afrova afer cadrave me del perpara nje djal i ri ishte rreth 30 vjec dhe ne ate kohe me pyeti doni nje cader per plazhe dhe un ju pergjigja jo faleminderit se e kam tek nje mik i imi, pranaj nuk me duhet, ai me tha ket rrugen e kam ba un privat e mose te kalosh ma ktu sepse ai qe shkel ket rruge duhet te perdor cadrat tona ose per ndryshe do ken pune me ne, un i thashe po cfar pune keni me mua per derisa un nuk dua qe te rri ne kto cadra, ai me tha kushe te shkelin keto drrasa qe kam vendos un ashte i deturum te marre cader tek un ose do bajme pun tjeter, pra kjo ishte ni gja e padrejte sepse un dua te shkoj ku te dua un jo ku te dojn tjetri, pra kta kishin venose te gjobisnin njerzit ne ket mode pranaj po ju shkruaj juve sepse kam besi tek ju.

Ma e keqja isha me fmi dhe fmijet e mi jan rrit jashte shteti dhe kur aj tha qe nuk duhet te kaloni ma aty ata mbeten te habitur sepse nuk kishte ase nje lloj tabele qe ishte e shkruar eshte rruge private.

Por un nuk e kam nermend te bie ma asaj rruge se nuk due qe fmija e mi te shofin apo te krijojn nje urrejtje per kete popull, se te ishte per mu personalisht do shkoj asaj rruge per dite",- ka qenë ky mesazhi që të bën të reflektosh se sa shumë duhet që të bëhet ky vend.

S’ka seks nëse nuk lahesh”, gjykata i jep të drejtën dy grave
Mungesa e higjienës shuan pasionin në dhomën e gjumit, por ka edhe nga ato femra, të cilat i janë drejtuar gjykatës për të denoncuar dhe legjitimuar këtë mangësi dhe pakujdesshmëri, sa i takon jetës seksuale.

E në fakt, në dy raste gjykata u kanë dhënë të drejtë grave, të cilat kanë pasur probleme me meshkujt që nuk kujdeseshin për pastërtinë e tyre. Lajmin e ka bërë me dije një studio ligjore italiane.

“Insistimi kur femra nuk arrin të durojë aromën e keqe dhe refuzon të ketë një raport seksual nëse nuk laheni më parë, nënkupton dhunimin e lirisë seksuale të tjetrit. Kjo sjellje sanksionohet dhe përcaktohet dënimi në bazë të kodit penal”,- thotë studioja ligjore.
Foto/ Nxirret makina e dytë nga liqeni i Shkopetit, një taksi
Polumbarët e “RENEA”-s dhe uniformat blu kanë nxjerrë nga liqeni i Shkopetit në Burrel makinën e dytë që u konstatua dje, pas gjetjes së makinës së parë që ishte me targa të vjedhura.
Edhe makina e dytë është tip “Benz” ngjyrë e bardhë, ndërsa priten hetimet e policisë për të zbuluar prej sa kohësh ndodhej në thellësinë e liqenit.

Automjeti është taksi me targa “AB 220 T”. Policia thotë paraprakisht se ky mjet nuk ka shumë kohë që ka qëndruar nën ujë.

Për të dyja automjetet, pati spekulime se mund të jenë përdorur në akte kriminale, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Fotolajm/ Femrat në Jug të Shqipërisë, shëtisin gjysmë nudo në plazhe
Plazhet shqiptare janë shndërruar në një vend surprizash kryesisht për pushuesit vendas.

Një ndër këta, mund të konsiderohet i tillë edhe plazhi i Lukovës, pasi ai është bërë destinacion joshës për shumë pushes të huaj dhe, si për rrjedhojë, këta të fundit nuk ngurojnë as të zhvishen.

Në shqipëri plazhe të tilla nga mund të marrësh rreze dielli plotësisht nudo konsiderohen shumë të rralla, ndodh që në raste tepër të veçuara, kryesisht në Jug të vendit, ka pas raste që femra gjysmë të zhveshura të shfaqen.

Një rast i tillë është edhe foto e mëposhtme.

Megjithatë, rastet më të përhapura të femrave që shijojnë rrezet e diellit topless vijnë nga shtetase të huaja, ku për shqiptarët nuk ka kaluar pa rënë në sy një fakt i tillë.

Seksi që zgjat 30, 60 apo 90 minuta duket argëtues, por…
Seksi maratonik për shumicën është i paarritshëm, mirëpo rreth 5 për qind e tyre kanë përvojë me zgjatjen e ejakulimit në mënyrë të rregullt, që do të thotë që u duhet edhe deri në gjysmë ore për të ejakuluar, po qe se ejakulojnë fare.

“Intervenimi kirurgjik në komblik, lëndimet spinale dhe faktorët psikologjikë si p.sh. frika intensive se do ta lërë shtatzënë partneren, gjithashtu mund të jenë shkaktar që mashkulli vështirë të arrijë orgazmën”,- thotë Debby Herbenick, mjeke dhe shkencëtare por edhe autore e librit Because It Feels Good, transmeton Telegrafi..



Si ndihet femra gjatë seksit maratonik?

Hulumtimet kanë treguar që femrave u nevojitet më shumë kohë për të arritur orgazmën. Mirëpo, kur mashkulli nuk arrin orgazmën, partnerja shpesh e merr këtë gjë personale dhe mendon që është e keqe në shtrat.

Nëse dëshironi t’ia bëni më të lehtë që ajo të kuptojë drejt, bëhuni të sinqertë. Tregojani që atë problem e keni pasur edhe më parë, andaj kjo nuk ka lidhje me të. Kështu do të mund të filloni të bisedoni haptazi mbi seksin dhe mbi atë se kush çka dëshiron në shtrat.

Zgjidhja për jetë të kënaqshme seksuale

Ka shumë mundësi që femrës nuk do t’i pëlqejë seksi që zgjat 30, 60 apo 90 minuta. Është krejtësisht në rregull që të ndaleni dhe të provoni diçka tjetër. Rreth 16 për qind e femrave vështirë arrijnë orgazmën gjatë seksit vagjinal.

Bisedoni lidhur me këtë dhe provoni disa metoda të tjera në mënyrë që të dy të mund të kënaqeni. Mund t’ju shërbejë edhe vibratori.

Ndërkaq ejakulimi i parakohshëm mund të zgjidhet me teknika të masturbimit, ejakulimi i zgjatur shpesh është e karakterit psikologjik dhe duhet pasur më shumë kujdes.



Foto/ Rita Ora në Ulqin, në dyshek uji bashkë me Hamilton

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, e cila ka qëndruar disa ditë në Bunë të Ulqinit, është parë me pilotin e “Formula 1”, Lewis Hamilton.

Pavarësisht se Rita u mundua të qëndrojë larg syrit të mediave, disa paparacë e kanë fotografuar atë duke u kënaqur me Hamiltonin.

Ata në foton e siguruar nga “Gazeta Express”, shihen në dyshekë gome.

Ajo ka udhëtuar në mëngjesin e sotëm për në Londër.

Foto/ Taksia e gjetur në liqenin e Shkopetit, e vjedhur në Lushnjë ditën e Shën Valentinit
Policia ka bërë me dije se automjeti tip “Benz” taksi me targa “AB 220 T” rezulton që të jetë i vjedhur në Lushnje. Konkretisht, kjo makinë është vjedhur në Kolonjë të Lushnjës dhe i përket qytetarit me iniciale N.A.

Autoritetet njoftojnë se vet pronari i mjetit ka bërë njoftim se i është vjedhur makina më darë 14 shkurt 2016.

Automjeti është vjedhur para lokalit të fshatit.

Mjeti tip “Benz” u gjet në thellësinë 26 metra në liqenin e Shkopetit, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Dje u nxorr gjithashtu nga liqeni i Shkopetit një automjet tjetër tip “Benz”, i cili ishte me targa të vjedhura në Karbunarë të Lushnjës.
Foto/ Kjo është shtëpia e ëndrrave, ku të gjithë do donin të jetonin
Edhe pse në shikim të parë duket e rrezikshme, kur shohim fotografitë brenda saj, harrojmë gjithçka tjetër. Ky është koncepti që parasheh ndërtimin e shtëpive në vende ku mbrohet hapsira dhe në vende të cilat nuk mund të shfrytëzohen për diçka tjetër.

Shtëpia është super-luksoze dhe me pamje të mahnitshme e relaksuese brenda saj.

Dizajni fantastik i saj, pamja nga liqeni, pishina nga qelqi poshtë saj dhe gjithçka rreth kësaj shtëpie ka marrë vëmendjen e njerëzve kudo në botë.
Pse duhet ti ndërroni sa më shpesh çarçafët

Kërpudha, baktere, sekrecione vaginale, urinë dhe djersë. Janë këto disa nga elementet që shfaqen në çarçaf, nëse ata i ndërrojmë shumë rrallë.

Ky fakt konfirmohet nga, Philip Tierno i New York University School of Medicine. Siç raporton “Metro”, bazuar në një studim të kryer, është e domosdoshme që çarçafët të ndërrohen së paku një herë në javë.

Në rast të kundërt, rrezikojmë të flemë mbi një “mal me ndotje” të prodhuara nga çdo lloj sekrecioni trupit.

Nëse çarçafët nuk ndërrohen rregullisht, në krevat shkarkohen çdo vit rreth 100 litra djersë, si dhe ndotje të ndryshme. Për të shmangur alergjitë Tierno, këshillon që të lahen çarçafët çdo shtatë ditë, pasi në të kundërt sekrecionet e akumuluara pas dy javësh nisin të theksohen dhe kthehen problematike.

07/07/2016/..................................

Berisha nxjerr emrat e gjyqtarëve që duhet të largohen nga sistemi

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka përmendur në sallën e parlamentit emrat e disa gjyqtarëve që sipas tij nuk do të lejohen të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë, pas miratimit të reformës. Ai ka përmendur emrat e Ardian Dvorani, Sokol Berberit, Sokol Sadushit dhe Gent Ibrahimit që sipas tij kanë lidhje me qeverinë dhe nuk garantojnë një sistem gjyqëosr të pavarur.

“Nuk do mund të kandidojë asnjëri prej atyre që u gjet në konflikt interesi në këto organe. Nuk do mund të kandidojë Dvorani, i cili shkeli ligjin dhe kushtetutën, mori 2 vite me radhë rrogën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë duke mbajtur të zaptuar vendin.

I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të nisë hetimet pasi ai duhet të zhdëmtojë qindarkë për qindarkë dëmin që i shkaktoi shqiptarëve ky uzurpator i vendit”, - tha Berisha.

“Nuk mund të kandidojë aty kunati i bashkëkreut të Partisë Komuniste të Drejtësisë, Fatmir Xhafës. Nuk do të mund të jetë asnjë, as edhe Ibrahimi, kunati i ministres, që i merrte të freskëta instruksionet.

Po ashtu edhe Sadushi që urdhëron lirimin e kriminelëve në gjykata. Përgatituni, ua them që tani, këta përjashtohen për një periudhë të paktën 8 vjeçare nga çdo emërim në instancat e larta të drejtësisë”,- tha Berisha.



Foto/ Mashkull apo femër?

Stephania Van Cluysen, 21 vjeç, e njohur si “Effie”, është një nga femrat më të bukura në industrinë e modës dhe është e pamundur të besohet që vitin e kaluar, në fakt, ajo ishte mashkull.

Transgjinorja ka marrë pjesë në një set fotografik me të brendshme në mënyrë që t’i jepte një përcaktim të ri fjalës “seksi”.

Effie thotë se që e vogël ndihej femër dhe se të rritej në Belgjikë ka qenë e vështirë për të, pasi shokët në shkollë dhe të panjohurit në rrugë e tallnin gjatë gjithë kohës.

“Jam pjesë e këtij seti fotografik për të treguar se edhe femrat transgjinore mund të jenë seksi”,- thotë Effie./TCh/

Video/ Gjermani-Francë, Iguana Arang parashikon fituesin

Ndeshja e cila do të luhet sot në orën 21:00 mes Gjermanisë dhe Francës do të jetë një betejë e fortë sportive, pasi të dy përfaqësueset kërkojnë finalen e madhe të 10 korrikut.

Revista “France Football” i ka kushtuar vëmendje të veçantë dhe ka futur në punë iguanën Arang, që të parashikojë rezultatet e ndeshjeve të “Euro 2016”.

Arang duhej të zgjidhte të ushqehej në njërën nga tre enët e ndryshme të cilat përfaqësonin rezultatet e mundshme në ndeshjen në “Velodrome” mes Gjermanisë dhe Francës.

Shikoni çfarë zgjedhje bën Arang:
Fotolajm/ Ministri Saimir Tahirit ose... “njeriu me tatuazh”

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duket se ka një pasion të veçantë, tatuazhet, që para se të bëhej drejtues i lartë i shtetit.

Ai ka një tatuazh të vjetër ai ka këmbë, por një ditë më parë ai ka zbuluar edhe një tatuazh të ri që lidhet me disa simbole të sektit Illuminati.

Emri Illuminati është përdorur shpesh në teoritë e konspiracionit për grupe që kontrollojnë botën.

Në një kërkim të thjeshte rezulton se organizimi i sektit ishte i ngjashëm me atë masonik, pati strukturë piramidale dhe shkallë të ndryshme të inicimit të cilat përgjigjej në një ndërgjegjësim progresiv të sekretet e sektit dhe një fuqi më të lartë.

Në këmbën e djathtë duket një piramidë si dhe disa simbole që kuptimin e tyre vetëm ministri Tahiri ua di.



Statistikat e frikshme të Gjermanisë ‘dridhin’ Francën

Franca dhe Gjermania do të zhvillojë një betejë për ‘jetë a vdekje’ pasi sot do të përcaktohet edhe emri tjetër finalist që do të përballet në 10 korrik kundër Portugalisë.

Prej 6 ndeshesh radhazi Gjermania e Joachim Low nuk e njeh humbjen. Katër prej tyre kanë përfunduar me fitore dhe dy në barazim përfshirë këtu edhe 5 ndeshjet e Kampionatit Europian.

Hera e fundit në të cilën është mundur Gjermania ka qenë miqësorja ndaj Sllovakisë para startit të ‘Euro 2016’, shkruan Syri.net.

Një tjetër statistikë interesante në favor të Low janë fitoret e shumta ndaj vendeve organizatore në kompeticionet ndërkombëtare.

Në 9 sfida ka dominuar Gjermania në përballjet me vendin organizator ku më e famshmja është fitorja tenistike 7-1 kundër Brazilin në Kampionatin Botëror ‘Brasil 2014’.

Gjermania është kualifikuar 6 herë në 7 gjysmëfinalet e luajtura gjatë Botëroreve ose Europianeve.

Vetëm në vitin 1958 Gjermania është mposhtur në gjysmëfinale nga Suedia ndërsa çdo takim tjetër e ka fituar.


Sot ja formacionet e mundshme: Gjermani-Francë

Sot në orën 21:00 Gjermania dhe Franca do të përballen në ndeshjen ‘jetë a vdekje’ për të prerë një biletë për finalen e madhe të 10 korrikut.


‘Calciomercato’ ka publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave ku bien në sy 3 mungesat tek kampi gjerman: Gomez M, Hummels dhe Khedira.

Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Howedes, Boateng, Hector; Schweinsteiger, Kroos; Gotze, Ozil, Draxler; Muller.

Franca (4-2-3-1): Lloris; Sagna, Rami, Koscielny, Evra; Pogba, Matuidi; Sissoko, Griezmann, Payet; Giroud.
Foto/ Venecia, 6 shqiptarë sulmojnë dhe rrahin dy kosovarë në një parukeri

Një grup prej 6 shqiptarësh janë denoncuar për dhunë ndaj dy shqiptarëve të tjerë nga Kosova.

Ngjarja ka ndodhur në Venecia, në zonën e Rialtos, ku dy kosovarët janë rrahur në sy të klientëve, duke i sharë.

Por fatmirësisht në ato momente aty pranë ka kaluar një patrullë e policisë, e cila ka ndërhyrë menjëherë.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarjeje, por dyshohet se njëri prej kosovarëve disa ditë më parë ka pasur një sherr me njërin prej shqiptarëve.
Foto+18/ Faqja porno i ofron Kimit miliona dollarë për një video intime me bashkëshortin
Bosi i “Vivid”, Steve Hirsch ka shprehur dëshirën që të paguajë 25 milionë dollarë për një video intime mes Kim Kardashian dhe Kanye West.

Steve i cili ka realizuar inçizimin e famshëm mes Kim Kardashian dhe Ray-J ka thënë se, një video e realizuar mes Kanye West, bashkëshortes së tij Kim Kardashian dhe njërës prej motrave të Kim do të “trondiste” botën, transmeton “arbresh.info”.

Duke folur për “Radar Online” ai ka thënë se, marrëveshja për të realizuar videon e Kim-it ishte një prej marrëveshjeve më të mira të realizuara në historinë e industrisë së të rriturve.

"Kaubojsi" paralajmëron Ramën: Nuk e ke votën time për reformën nëse nuk ka konsensus
Deputeti Eduart Ndocaj apo siç njihet ndryshe si “kaubojsi” ka marrë fjalën në seancën e sotme në Kuvend, duke thënë se nuk e voton reformën në drejtësi nëse nuk arrihet konsensus.

Ndocaj kritikoi qeverinë për politika sipas tij diskriminuese në veri të vendit, si dhe shtroi sërish shqetësimin për votën e emigrantëve.

“Kryeministrit i them se lojtarët e Kombëtares kanë nevojë për të drejtën e votës dhe jo pasaportë diplomatike se ata janë ambasadorët e vendit, u kemi dhënë pasaportë dhe u kemi mohuar votën.

E kam thënë dhe e riktheksoj se ky parlament nuk do deputetë që mendojnë me kokën e tyre dhe përfaqësojnë sovranin, por kartona. Nuk e lejoj kurrë të jem një karton, misioni im është të përfaqësoj qytetarët, që përballem me shpresë të lënduar”,- tha Ndocaj.


Shvajnshtaiger gati, por “pancerat” kanë problem vapën

Kapiteni i shtrëngoi dhëmbët dhe ia doli. Bastian Shvajnshtaiger është stërvitur normalisht ditën e djeshme dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Lëv sot ndaj Francës, duke ia lehtësuar disi problemin e dëmtimeve Gjermanisë, e cila në ndeshjen me Italinë humbi edhe Gomezin, Khedirën dhe Humelsin (ky për shkak të kartonëve).

Shvajni pësoi një goditje në gjurin e djathtë në çerekfinalen ndaj Italisë dhe ishte në dyshim, duke munguar në stërvitje deri ditën e martë. Megjithatë, ky pushim i bëri mirë kapitenit, i cili gjatë seancës stërvitore së djeshme në Evian nuk pati asnjë problem dhe dukej në formë.

Gjithsesi, aktivizimi i tij pritet më shumë gjatë ndeshjes sesa titullar. Emre Xhan, por nuk përjashtohet as ndonjë surprizë me Julian Vajgël, pritet të jetë në vend të Shvajnit nga minuta e parë sot në “Velodrom”.

Por Gjermania do të ketë një problem sot, temperaturat e larta. Në Marsejë maksimalja do të shkojë 36 gradë celsius dhe pavarësisht se do të luhet në orën 21:00, kur skuadrat të zbresin në fushë, parashikohet të jetë ende shumë vapë.

Lamtumirë Evian

Nisja nga Eviani drejt Marsejës për kampionët e botës ditën e djeshme ka qenë dhe dita e fundit në vendin e grumbullimit të tyre. Ata kanë marrë të gjitha valixhet dhe nuk do të rikthehen më në Evian pas ndeshjes së sotme, por do të fluturojnë drejt Parisit në rast se presin biletën në finale ose në Berlin, Mynih apo Frankfurt nëse nuk do t’ia dalin.

Plani i gjermanëve në rast kualifikimi është që të qëndrojnë edhe të premten në Marsejë dhe të shtunën të fluturojnë drejt kryeqytetit francez.

Në rast se më 10 korrik ata do të marrin një tjetër rezultat pozitiv në finale, atëherë mëngjesin e së hënës ata do t’i drejtohen Berlinit për të reklamuar trofeun e kampionit të Europës, ashtu siç bënë me atë të Kupës së Botës dy vite më parë.

Nëse Gjermania eliminohet sot, atëherë trajneri dhe lojtarët do të nisen drejt Mynihut ose Frankfurtit për t’u shpërndarë më parë në drejtimet e tyre personale dhe nisur pushimet. Edhe në rast dështimi në finale, do të ndiqet i njëjti itinerar: skuadra do të niset drejt Frankfurtit ose Mynihut.

Ja kush do ta drejtojë superndeshjen Gjermani-Francë

Italiani Nicola Rizzoli, që ka drejtuar finalen e Kupës se botës në 2014 në Brazil, do të gjykojë gjysmëfinalen e Euro-2016 mes Gjermanisë dhe Francës, takim ky që luhet sonte në Marseille, ka bërë të ditur UEFA.

Rizzoli ka drejtuar Francën në 1/8 e finaleve ndaj Irlandës në Lyon, që është fituar nga djemtë e Didier Deschamps 2- 1.

Italiani ka penalizuar një faull te Paul Pogba, ka akorduar një 11-metersh pas një minute loje dhe ka dhënë një karton të kuq ndaj irlandezit Shane Duffy në minutën e 66-të për një ndërhyrje të ashpër të mbrojtësit ndaj Antoine Griezmann.

Në arkivin e tij, Rizzoli ka veç finales së Botërorit brazilian mes Gjermanisë dhe Argjentinës para dy vjetësh, edhe një finale të Ligës së Kampioneve në 2013, te fituar nga Bayern Munich ndaj Borussia Dortmund (2-1).

Belgjika: Shqipëria do ri-kthehet në listën e vendeve të sigurta
Belgjika i premton Shqipërisë se do t’a rikthejë atë në listën e vendeve të sigurta. Deklaratën e ka bërë Sekretari i Shtetit i Belgjikës për Migrimin dhe Azilin Theo Francken gjatë një takimi me zv.ministren e Brendshme, Elona Gjebrea.

“Këshilli i Shtetit të Belgjikës ka vendosur që Shqipëria duhet të përjashtohet nga lista e vendeve të sigurta për vitin 2015. Këshilli i Shtetit e ka bërë më parë këtë në vitin 2012, 2013, 2014.

Qeveria belge gjithsesi nuk pajtohet me këtë vendim dhe, ashtu si në vitet pararendës, do ta përfshijë menjëherë Shqipërinë sërish në listën e vendeve të sigurta.

Qeveria belge mbetet e bindur se Shqipëria, vërtet është një vend i sigurt dhe shqiptarët përgjithësisht nuk kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Qeveria e Belgjikës dhe e Shqipërisë vijojnë bashkëpunimin shumë të mirë në çështje të ndryshme, përfshirë migrimin”,- tha Francken.

Sipas tij “Ky vendim i Këshillit të Shtetit nuk sjell asnjë ndryshim në procedurën e azilkërkuesve shqiptarë, as nuk do të na ndalojë së kthyeri shtetasit me qëndrim të paligjshëm. Ne vijojmë rregullisht të kthejmë shtetasit shqiptarë me qëndrim të paligjshëm.

Nëse nuk duan të largohen vullnetarisht, ata do të kthehen me forcë dhe ndaj tyre do lëshohet ndalim-hyrjeje.

Vetëm gjatë muajve të fundit kemi organizuar disa fluturime të veçanta në Tiranë për të kthyer pas shtetas në fjalë, dhe do të vijojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen”.

Heqja e Shqiperise nga lista e vendeve te sigurta u denoncua pak dite me pare edhe nga Partia Demokratike./Panorama/


Blair: Bota është më e mirë pas luftës në Irak
Pas publikimit të raportit hetimor për rolin e Britanisë së Madhe në luftën e Irakut, ish-kryeministri britanik Toni Bler në një intervistë për BBC, shprehet se vendimi për të pushtuar Irakun ishte i duhuri për të ardhmen e Lindjes së Mesme, pavarësisht pasojave të tmerrshme.

“Bota do të ishte në një moment më të keq nëse nuk do të ishte marrë vendimi për të ndërhyrë në Irak e për të larguar Sadam Huseinin”,- tha Bler.

Ish-kreu i qeverisë birtanike sqaroi edhe korrenpondecën me ish-presidentin amerikan George W. Bush, të cilit i premtonte se “ai ishte me të, në çfarëdo rasti”.

Bler tha se në atë kohë Bush nuk kishte marrë një vendim përfundimtar nesë do të shkonte në luftë, dhe në i shprehëm SHBA-ve angazhimin tonë për t’i përkrahur në këtë çështje.

Një ditë më parë, raporti hetimor për luftën e vitit 2003 në Irak, doli në përfundimin se ndërhyrja ushtarake u krye në një kohë kur nuk ishin ndërmarrë të gjithë hapat diplomatikë, duke hedhur një lumë kritikash mbi qeverinë e drejtuar nga Toni Bler.

Mediat Britanike cituan një pjesë të bisedës mes Bush dhe Bler 2 vite para luftës, ku ky i fundit i shkruan Bushit se “duhet vepruar tani, më pas të jepen sqarimet”./Tv Klan/



Foto/ A keni parë një mami 52-vjeçare më seksi se kjo?

Mamaja e dy fëmijëve, tashmë të rritur, ka harxhuar mijëra euro për t’u dukur sërish e re dhe jo vetëm kaq, por ajo ka një trup akoma edhe më të mirë se sa kur ishte e re.

Anglezja Bee Cameron nga Liverpool i është nënshtruar një sërë operacioneve plastike për t’u ndjerë sërish e dëshirueshme, duke mos marrë parasysh kostot ekonomike.

Ajo i është nënshtruar 3 operacioneve në gjoks për të arritur formën dhe madhësinë e dëshiruar të tyre.

Edhe pse ajo duket se ja ka arritur qëllimit të saj, mesogruaja që mban të njëjtin mbiemër me kryeministrin anglez premton se nuk do të ndalet këtu.

Shikoni foto e më poshtme si ka qenë dhe si është bërë, e gjitha të bën të mendosh se “plastika është fantastike”./TCh/


Sot! Gjermani-Francë, duelet kokë më kokë të lojtarëve
Ndeshja e sotme mes Gjermanisë dhe Francës është një finale e parakohshme pasi shumë lojtarë të klasit botëror do të përballen mes tyre për të përcaktuar ekipin finalist i cili do të përballet më 10 korrik kundër Portugalisë.

E përditshmja franceze ‘France Football’ ka përgatitur një speciale ku tregon 5 duelet më rivalizues.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   241   242   243   244   245   246   247   248   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish