Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Filologjisë


Qeveria përgënjeshtron “The Guardianin”



Download 2,08 Mb.
bet4/26
Sana24.06.2017
Hajmi2,08 Mb.
#14798
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   26
Reagimet e institucioneve vendore pwr raportin e “Dik Martit”

Qeveria përgënjeshtron “The Guardianin”




Qeveria Kosovws

Sot, në të përditshmen “ The Guardian “ u publikua një artikull i cili thirret në një raport të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dik Marti, i cili është në vazhdën e raporteve të cilat janë publikuar në 12 vitet e fundit dhe që kanë pasur për qëllim njollosjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të udhëheqësve të saj.

Pretendimet e botuara në “The Guardian“ janë hetuar disa herë nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, dhe në të gjitha rastet është konstatuar që deklarimet e tilla kanë qenë të pabazuara në fakte dhe të konstruktuara me qëllim të dëmtimit të imazhit të Kosovës dhe të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për më tepër, është e papranueshme që shpifjet e nje anëtari të Asamblesë Parlamentare të Këshilit të Europës të paraqiten si opinione të vet institucionit, i cili nuk ka të bëjë me raportin e cituar.

Është e qartë se dikush dëshiron të pengoj Kryeministrin Hashim Thaçi pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat qytetarët e Kosovës, në mënyrë të qartë dhe masive i dhanë besimin për të vazhduar programin zhvillimor dhe qeverisjen e vendit tonë.

Veprimet e tilla të ulta dhe bizare, nga njerëz pa asnjë kredibilitet moral, mund të jenë në shërbim vetëm të qarqeve të caktura që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Opinioni i gjërë vendor dhe ndërkombëtar tashmë e di fare mirë se Dik Marti që nga fillimi, pa u mbështetur në asnjë fakt dhe argument, ka qenë paragjykues dhe i vendosur që të raportojë në favor të qëndrimeve që ka shprehur bashkëpunëtorja dhe mikja e tij Karla Del Ponte dhe Qeveria e politikanët e Republikës së Serbisë.

Por, publikimi i qëndrimeve të tilla paragjykuese dhe denoncuese, pa u mbështetur në asnjë fakt dhe argument, nuk përkon me etikën profesionale që do të duhej ta kishte gazeta “The Guardian”.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Kryeministri Hashim Thaçi do të ndërmarrin të gjithë hapat dhe veprimet e nevojshme për të kundërshtuar shpifjet e Dik Martit, duke përfshirë edhe rrugët ligjore dhe politike.

As qytetarët e Republikës së Kosovës dhe as opinioni i gjërë ndërkombëtar, nuk do të bijnë pre e shpifjeve qëllimkëqija të kundërshtarëve të pavarësisë dhe sovranitetit të vendit tonë dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë që matrapazët e porositur të njollosin luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës i bën thirrje të gjitha shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që të kundërshtojnë fuqishëm këtë raport shpifës dhe tendencioz dhe të mos rreshtohen në anën e atyre që me çdo kusht duan ta pengojnë stabilitetin, progresin dhe qeverisjen e mirë në Republikën e Kosovës. /KI/

Raport i pabazë




Partitës Kosovare

Draft raporti nga raporteri i Këshillit të Evropës, Dick Marty që pretendon se kryeministri në largim Hashim Thaçi dikur ka drejtuar një rrjet të krimit të organizuar që trafikonte organe njerëzore të marra nga të burgosurit e vrarë dhe se kjo tregti ka filluar kur ai ishte udhëheqës politik në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në fund të viteve 1990 vlerësohet si e pabazë edhe nga kundërshtarët politik të Thaçit.

Përveç Qeverisë së Kosovës që e ka vlerësuar si të pabazë draft raportin evropian, edhe zyrtarë të partive politike e denoncuan atë si një goditje kundër përpjekjeve për pavarësinë e Kosovës, e cila ka një popullsi kryesisht shqiptare.

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani ka vlerësuar se sa i përket luftës së UÇK-së, akuzat janë të papranueshme.

“Shqiptarët në Kosovë luftuan për liri dhe të mos përfitojnë nga unaza kriminale”, ka thënë ai.

Kreu i Social Demokratëve, Agim Çeku, njëherësh komandant i UÇK gjatë luftës 1998-1999, fajësoi Beogradin për këto akuza.

“Çdo akuzë kundër UÇK-së vjen nga Serbia apo ndihmues të saj”, tha Çeku për Reuters duke shtuar se raporti “është vetëm një përpjekje për të njollos luftën dhe fitoren e kosovarëve”.

Ndryshe, akuzat e tilla bëhen në një raport nga reporteri i Këshillit të Evropës, Dick Marty. Thaçi akuzohet se dikur ka drejtuar një rrjet të krimit të organizuar që trafikonte organe njerëzore të marra nga të burgosurit e vrarë. Raporti pretendon se kjo tregti ka filluar kur zoti Thaçi ishte udhëheqës politik në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në fund të viteve 1990.

Raporti i Dick Marty-t, që e quan Thaçin si kreun e një grupi shqiptarësh “në formë mafie” përgjegjës për kontrabandën e armëve, drogës dhe organeve njerëzore nëpër Evropën Lindore. Thaçi është identifikuar si “bosi” i një rrjeti që ka filluar të vërë në veprim reketet e tij kriminale në prag të luftës së vitit 1999 në Kosovë, dhe i cili ka ruajtur ndikimin e tij të fuqishëm mbi qeverinë e vendit që nga atëherë”.

Ky raport pritet të diskutohet në Komitetin e Ligjeve dhe të Drejtave të Njeriut në Paris ditën e enjte. (Telegrafi)


Krasniqi reagon ndaj projekt-raportit të Raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty




Jakup Krasniqi

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ka lëshuar sot një deklaratë lidhur me një projekt-raport të Raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Në deklaratë thuhet:

Me këtë rast shpreh indinjatën e thellë për këtë projekt-raport absurd të mbushur me trillime të pastra, fakte dhe hamendësi të paqena dhe të pavërtetuara nga drejtësia ndërkombëtare.

Ky projekt-raport nuk është gjë tjetër, pos vazhdim i deklaratave shpifëse dhe të papërgjegjshme të librit të ish-Kryeprokurores së Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krime të Luftës në ish-Jugosllavi, zonjës Karla del Ponte. Këto shpifje janë hedhur poshtë nga zëdhënësja e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, sipas së cilës hetuesit nuk kanë gjetur prova të bazuara për të vërtetuar këto akuza, si dhe nga ish-zëdhënësja e kryeprokurores del Ponte, e cila i quan deklaratat e saj si të papërgjegjshme, si një inkurajim të ngatërrimit të fakteve me thashethemet dhe si një rrezik për revizionuar ato që kanë ndodhur me të vërtetë.

Shpreh indinjatën time të thellë me faktin që raportuesi i Këshillit të Evropës guxon të zëvendësojë Prokurorinë e cila është shumë më e specializuar dhe ka shumë më tepër mjete ligjore për të vlerësuar rëndësinë e provave të mbledhura.

Ky projekt-raport është qartësisht i njëanshëm dhe përmban edhe deklarata raciste, kur flet për “strukturën klanore” të shoqërisë shqiptare të Kosovës dhe për “mungesën e një shoqërie civile të vërtetë”.

Ky projekt-raport përfaqëson përpjekjet e qarqeve të caktuara  për të barazuar luftën e drejtë dhe heroike të popullit të Kosovës dhe të Ushtrisë së tij Çlirimtare me masakrat e regjimit serb të Milosheviqit. Tentativat për të ngatërruar viktimat me xhelatin hedhin hije dyshimi për të gjithë aktivitetin dhe paanshmërinë e raportuesit të Këshillit të Evropës.

Së fundi, përshëndesim të gjithë nismat ligjore dhe politike të ndërmarra si brenda dhe jashtë Kosovës për të dënuar këto shpifje absurde dhe të padenja, të cilat nuk i kontribuojnë shndërrimit të Ballkanit në një rajon paqeje, stabiliteti dhe sigurie. /KI/


Download 2,08 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   26




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish