Figura 6.3: Kontrolli i kredive
6
5
5
4
4
3
2
1
0
Kontrolli i drejtëpërdrejtë Kontrolli i tërthortë
Burimi: Intervista e autorit (2013)
Sipas literaturës teorike bankat duhet të përpiqen të bëjnë harmonizimin e mjeteve me burimet e mjeteve. Mirëpo, në praktikë çdo herë kërkesa për huamarrje është më e lartë se oferta. Prandaj, për bankën është me rëndësi që kreditë të kthehen në afatin e paraparë, sepse, përveç të hyrave të realizuara nga norma e interesit, për bankën është me rëndësi edhe kthimi përsëri në bankë i kredive të dhëna me qëllim të formimit të depozitave të reja. Ky kthim do të ndikojë në krijimin e kapitalit të ri, si dhe rritjen e mjeteve për shpërndarje të mjeteve tek huamarrësit. Gjithashtu, struktura e burimeve të mjeteve të bankës është me rëndësi. Mirëpo, edhe në vendet e zhvilluara dhe në zhvillim depozitat janë të një rëndësie të veçantë në krahasim me burimet e tjera të mjeteve dhe në kuadër të depozitave, burimi më i rëndësishëm janë depozitat e kursimit të popullsisë. Për bankat janë burime më të sigurta, sepse janë depozita të afatizuara dhe më të diversifikuara dhe nuk kanë risk të tërheqjes para afatit. Në rast të mungesës së kapitalit (P28) të gjitha bankat kanë theksuar se do të përdorin ristrukturimin e mjeteve për të minimizuar riskun, katër nga shtatë bankat do të ristrukturonin burimin e
165
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar
mjeteve, katër banka do krijonin kapital të ri dhe vetëm një bankë ka shënuar shitjen e mjeteve
si masë (tabela 6.3).
Tabela 6.3: Masat që bankat kanë dhe mund të përdorin në rast të kapitalit të pamjaftueshëm
|
Numri i bankave
|
Ristrukturimi i mjeteve për të minimizuar rrezikun
|
7
|
Ristrukturimi i burimeve të mjeteve
|
4
|
Shitja e mjeteve
|
1
|
Krijimi i kapitalit të ri
|
4
|
Burimi: Intervista e autorit (2013)
Edhe bankat komerciale në vend kanë pranuar standardet ndërkombëtare për sigurimin e kapitalit të nevojshëm gjatë përcaktimit të riskut kreditor. Nëse bankat realizojnë fitim, mbajtja e kapitalit të nevojshëm do t’iu mundësojë atyre të përballen me humbjet eventuale edhe për një periudhë më të gjatë kohore. Gjatë menaxhimit të kredive, bankat duhet të mbajnë provizionet adekuate për kreditë e klasifikuara si të dyshimta dhe të humbura. Kjo rregullore është e përcaktuar nga BQK-ja. Sipas gjetjeve (P24), të gjitha bankat e aplikojnë këtë rregullore9. Për shkak se normat e interesit në kredi janë të larta, ekziston mundësia që edhe huamarrësit të mos kryejnë obligimet e tyre në kohë të caktuar. Figura 6.4 tregon faktorët që ndikojnë në dallimin midis normave të interesit në kredi dhe depozita. Risku i dhënies së kredive dhe hendeku i maturitetit janë faktorët më të rëndësishëm që shpjegojnë dallimin midis normave të interesit në kredi dhe depozita. Mungesa e sigurimit të depozitave nga jashtë është gjetur të jetë faktori me më së paku rëndësi, në shpjegimin e dallimit në normat e interesit të kredive dhe depozitave.
9 Sipas rregullores së BQK-së, provizionet për kreditë nënstandarde janë 20për qind e kapitalit, për kreditë e dyshimta 50për qind dhe për kreditë e humbura deri në 100për qind të kapitalit.
166
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar
Figura 6.4: Faktorët që ndikojnë në dallimin midis normave të interesit të kredive dhe depozitave
Niveli I ulët I konkurrencës
Mungesa e projekteve të mira
Mungesa e sigurimit të depozitave nga jashtë
Mos mundësia e marrjes hua nga bankat e huaja
Rreziku në dhënien e kredive
|
1.1
|
2.3
2
2.5
2.2
-
Hendeku i maturitetit
|
|
|
|
|
|
|
1.4
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
0
|
0.5
|
1
|
1.5
|
2
|
2.5
|
3
|
Shënim: 1 - Faktori më i rëndësishëm; 2 - Faktori mesatarisht i rëndësishëm dhe 3 - Faktori më pak i rëndësishëm. Burimi: Pyetësori i autorit (2013)
Sipas autorit, bankat gjatë përcaktimit të normës së interesit, përveç riskut të klientit, marrin parasysh edhe normën e inflacionit, që është një faktor që lidhet me riskun kreditor. Sa i përket hendekut të maturitetit në banka, në strukturën e burimeve të mjeteve dominojnë depozitat me afat të shkurtër, të cilat banka i transformon në kredi me afat më të gjatë, dhe kjo për bankat paraqet një risk. Sipas autorit, një arsye tjetër pse normat e interesit në kredi janë të larta është niveli i ulët i konkurrencës në krahasim me rajonin.
6.1.2 Kreditë joperformuese
Sipas hulumtimeve, numri i kredive joperformuese është rritur nga kriza e fundit financiare në vendet e EQL-së. Zgjerimi i kreditimit lidhet edhe me depërtimin e bankave me pronësi të huaj, të cilat, për të fituar tregun, krijuan lehtësira në politikat kreditore dhe arsyeja tjetër është edhe menaxhimi joefikas i riskut kreditor. Pas krizës së fundit financiare, për të rritur stabilitetin e sistemit financiar është themeluar “Iniciativa e Vjenës”, qëllimi i së cilës është koordinimi më i
167
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar
mirë i politikave dhe mbikëqyrjes së industrisë bankare ndërkufitare midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Gjithashtu, edhe Komiteti i Bazelit III ka përcaktuar rregulloret të cilat kanë të bëjnë me kërkesat e kapitalit që duhet të mbajnë bankat për t’u mbrojtur nga risku i mospagimit të kredive.
Risku kreditor është një ndër risqet kryesore në krahasim me risqet e tjera. Të dhënat e pyetësorit, të paraqitura në figurën 6.5, tregojnë se pjesa më e madhe e riskut total të bankave i atribuohet riskut të kredive: në mesatare 79për qind e riskut derivon nga risku i kredive. Risku me peshën më të vogël është risku i kursit të këmbimit, që numëron vetëm 3për qind të riskut total.
Figura 6.5: Pjesëmarrja e risqeve në riskun total, në përqindje
90%
|
|
|
79%
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
80%
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
70%
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
60%
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
50%
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
40%
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
30%
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
20%
|
|
6%
|
|
|
|
|
9%
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
10%
|
|
3%
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
0%
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Rreziku i normës
|
|
Rreziku i kursit Rreziku i kredisë
|
|
Rreziku i
|
|
|
|
së interesit
|
|
të këmbimit
|
|
likuiditetit
|
|
Burimi: Pyetësori i autorit (2013)
Ndërsa, sa i përket raportit të kredive me probleme (kreditë e dyshimta dhe të humbura) ndaj gjithsej kredive, sipas rezultateve të pyetësorit, mesatarja e kredive me probleme te kreditë individuale përbën 2.2 për qind të kredive me probleme, ndërsa të atyre biznesore përbën 6.5për qind. Në bazë të të dhënave, shihet se risku kreditor është më i lartë te kreditë e bizneseve, që përputhet me të dhënat e literaturës se në vendet në zhvillim kreditë për biznese kanë risk më të lartë. Gjithashtu, bankat me pronësi të huaj kanë kosto më të lartë te kreditë e bizneseve. Ku qëndron arsyeja që risku kreditor është më i lartë te bizneset? Kjo kosto e lartë
168
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar
është për shkak se bankat duhet të kenë një monitorim të vazhdueshëm të klientëve edhe pas lejimit të kredive, sepse mungon bashkëpunimi bankë-klientë dhe, si rezultat, banka ka probleme në identifikimin e huamarrësve të sigurt kundrejt atyre jo të sigurt. Sipas autorit, risku është më i madh te kreditë për biznese sesa te kreditë familjare, për shkak se kreditë familjare janë me numër më të madh të klientëve, pra diversifikimi është më i lartë dhe janë për nga shuma më të vogla. Ndërsa, te kreditë për biznese, analiza për të vlerësuar cilësinë e kredisë përqendrohet edhe në sektorin të cilit i takon biznesi, pjesën e tregut, konkurrencën në sektorin ku konkurron biznesi, çmimet e shitjes së produkteve, qëllimin e përdorimit të kredisë etj. Një përmirësim i përgjithshëm i ambientit ekonomik dhe një menaxhim më efikas sa i përket vlerësimit të huamarrësve para se kreditë të huazohen, do të jenë indikatorë të cilët do të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së portfolios kreditore. Gjithashtu, edhe rregullatorët duhet të përforcojnë mbikëqyrjen me qëllim të ristrukturimit të kredive me probleme.
Ndryshimet në ambientin makroekonomik kanë një ndikim të rëndësishëm në përcaktimin e nivelit të huave jo-performuese. Gjithashtu, për shkak të krizave të ndryshme ekonomike huamarrësit kanë vështirësi në kryerjen e obligimeve financiare ndaj huadhënësve, dhe si rrjedhojë kjo do të udhëheqë një rritje të riskut kreditor në banka.
Diaconașu, Popescu dhe Socoliuc kanë identifikuar disa përcaktues më të rëndësishëm makroekonomik dhe ndikimin e krizës ekonomike në huatë joperformuese në disa vende të EQL-së si: Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Rumania që përfshin periudhën 2000-2012. Të gjitha variablat makroekonomike kanë ndikim të rëndësishëm statistikor.
Table 6.4: Vlerësimi i parametrave
|
VARIABLA
|
KOEFICIENTI
|
PROBABILITETI
|
|
Konstanta
|
0.151676
|
0.2213
|
|
GDP
|
-0.046033
|
0.001
|
|
Borxhi
|
0.001312
|
0.0606
|
|
Norma e papunësisë
|
0.017485
|
0.003
|
|
DUMMY
|
0.236727
|
0.0004
|
|
R²= 0.346666
|
DW = 1.863096
|
|
Burimi: (Diaconasu, Popescu dhe Socoliuc)
169
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar
Evidenca empirike tregon që norma e rritjes së GDP-së, norma e papunësisë dhe borxhet private kanë ndikimin e pritur në evoluimin e kredive me probleme. Gjithashtu, autorë gjetën mbështetje të përgjithshme për ndikimin e krizës ekonomike në ngritjen e nivelit të kredive joperformuese në vendet e EQL-së. Rezultatet në përgjithësi mbështesin lidhjen midis fazës së ciklit të biznesit dhe huave joperformuese në këto vende.
6.1.3 Huat joperformuese (NPL) në EQL
Pas shumë viteve të rritjeve në raportin e NPL-ve nga disa pikë përqindje, raporti i NPL-ve në përgjithësi nuk lëvizi në mënyrë të konsiderueshme në 2013, dhe u stabilizua në rreth 9për qind në EQL. Stabilizimi i kualitetit të aseteve në EQL në 2013 kryesisht ishte shtyrë nga tregjet e nënrajonit të EQ-së dhe CIS-it. Në EQ, norma mesatare e NPL-ve u rrit më shumë nga 8.9për qind në 2012 me 9.1për qind në 2013. Në nënregjionin CIS, norma mesatare ra nga 7.1për qind në 2012 në 6.6për qind në 2013. Ky zhvillim ishte mbështetur kryesisht nga një ulje e normës së NPL-ve në tregun rus nga 4.8për qind në 2012 në 4.3për qind në 2013. Në regjionin e EJL-së norma e kredive joperformuese u ngrit nga 17për qind në 2012 në 19.5për qind në 2013. Në EJL rritja në normën e kredive joperformuese tenton të jetë një refleksion i trendit të kualitetit të dobët të aseteve si dhe uljes së rritjes së huave. Në krahasim me nënrajonin e EJL-së, në Kosovë kreditë joperformuese (8.7 për qind në 2013) janë në nivel shumë më të ulët, ndërsa qëndron më keq në krahasim me nënrajonin e CIS-it (figura 6.6).
170
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar
Do'stlaringiz bilan baham: |