Tema: aspekte të menaxhimit të afarizmit bankar – tregu I kredidhënies si një ndër instrumentet e sigurimit të një rritjeje të QËndrueshme ekonomike në kosovë



Download 1,86 Mb.
bet23/32
Sana10.02.2017
Hajmi1,86 Mb.
#2245
1   ...   19   20   21   22   23   24   25   26   ...   32

6.3 Menaxhimi i normës së interesit
Pasi që në Kosovë burimi kryesor për financimin e ekonomisë është industria bankare, për ndërmarrjet dhe ekonominë familjare me rëndësi të jashtëzakonshme janë edhe normat e interesit në kredi, sepse nga kjo normë do të varet kërkesa për kredi. Gjithashtu, edhe për

180
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

bankat është me rëndësi menaxhimi i normës së interesit, sepse nga diferenca midis normës aktive dhe pasive varet edhe niveli i profitabilitetit të bankave, sepse pjesa më e madhe e të hyrave (80-90për qind) realizohen nga norma e interesit që aplikohet në kredi, prandaj për industrinë bankare me rëndësi është përcaktimi i riskut kreditor dhe riskut të normës së interesit.
Në Kosovë si mjet definitiv ligjor i pagimit është valuta euro. Përdorimi i vetëm një valute në vend ka bërë që industria bankare të jetë më pak i ekspozuar ndaj riskut të normës së interesit në krahasim me vendet e rajonit, ku paralelisht përdoren valuta vendore dhe valuta e huaj dhe ku kreditë që huazohen në valutë të huaj kanë normë më të ulët të interesit në krahasim me kreditë në valutë vendore. Sipas rezultateve të pyetësorit, përveç një banke që ka 1për qind të kredive në valutën e dollarit, të gjitha kreditë janë në valutën euro.
Nëse bankat operojnë më tepër me norma variabile të interesit, atëherë edhe risku i normës së interesit është më i lartë. Sa i përket llojit të normave të interesit në Kosovë, në mesatare 96për qind e kredive të bankave bazohen në norma fikse të kamatës, ndërsa në mesatare vetëm 9për qind e tyre në norma luhatëse të kamatës. Sipas këtyre të dhënave, industria bankare nuk ballafaqohet me riskun e normës së interesit, sepse afarizmi i industrisë bankare më tepër është i koncentruar përmes mobilizimit të depozitave, dhe manipulimi me letra të ndryshme me vlerë në tregun monetar është më i ulët, ku dhe risku i normave të interesit është më i lartë për shkak të ndryshimit të normave të interesit në treg.
Pasi që BQK-ja nuk mund të aplikojë disa instrumente të politikës monetare-kreditore, siç është politika eskonte, atëherë edhe nuk mund të ndikojë në përcaktimin e normës primare, normë të cilën bankat e nivelit të dytë e marrin si bazë për përcaktimin e normës së interesit në kredi. Gjithashtu, nëse BQK-ja do të vepronte me politikën e tregut të hapur lidhur me shitjen dhe blerjen e letrave me vlerë, atëherë do të kishte ndikuar në ngritjen apo uljene normave të interesit. Prandaj, bankat janë të pavarura në përcaktimin e normës së interesit në kredi. Për bankat është me rëndësi edhe përcaktimi i ndryshimeve midis normës së kredive dhe

181
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

depozitave. Diferenca midis normës së interesit në kredi dhe depozita është e lartë. Përgjigjet në pyetjen për normat minimale dhe maksimale të kredive tregojnë se normat minimale sillen kryesisht në 10-12për qind, por në një bankë normat janë raportuar edhe 4.5për qind. Normat maksimale të kamatës sillen kryesisht midis 14-16për qind, por në disa banka norma maksimale është raportuar edhe se arrin në 24për qind. Ndërsa, normat e interesit në depozita, sipas raportit të BQK-së, në 2014 u zvogëluan në 1.1për qind përkundër 2.4për qind sa ishin në vitin 2013. Mirëpo, sipas autorit, situata e përgjithshme ekonomike në vend është një barometër për riskun që bankat marrin parasysh gjatë përcaktimit të normës së interesit. Megjithatë, sipas figurës 5.2, vëllimi i kredive afatgjata në totalin e përgjithshëm të kredive ishte vetëm 1për qind, prandaj bankat nuk janë të ballafaquara me riskun e normës së interesit, pasi sipas literaturës teorike normat e interesit afatgjatë kanë risk më të lartë se normat e interesit afatshkurtër.
6.3.1 Strategjitë për mbrojtje nga risku i kamatave

Në këtë anketë bankat janë pyetur se cilat strategji i aplikojnë për mbrojtjen e bankës nga risku i normave të interesit, përkatësisht janë pyetur për rëndësinë e faktorëve të shënuar në tabelën 6.9. Nga rezultatet e paraqitura në tabelën 6.9, vihet re se harmonizimi i rrjedhës së mjeteve është faktori me më së shumti rëndësi, ngase është shënuar si strategji në gjashtë nga shtatë bankat e përfshira në studim. Këmbimi i normave të interesit është gjetur të jetë faktor me shumë rëndësi në vetëm tre banka.


Tabela 6.9: Strategjitë për mbrojtje nga risku i normave të kamatës, numri i bankave











Faktor







Faktor shumë i




mesatarisht i

Faktor më pak i




rëndësishëm




rëndësishëm

rëndësishëm

Harmonizimi i rrjedhës së mjeteve







6




Menaxhmenti i distancës (largësisë)




5




1

Zgjatja kohore




5

1




Këmbimi i normave të kamatës




3

1




Burimi: Pyetësori i autorit (2013).
182
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

Në industrinë bankare burimet e mjeteve përbëhen kryesisht nga depozitat afatshkurtra dhe bankat këto burime të mjeteve i lejojnë në kredi afatgjata. Atëherë për bankat harmonizimi i rrjedhës së mjeteve paraqet edhe një faktor të rëndësishëm në menaxhimin e riskut të normës së interesit. Megjithatë, në praktikë është pothuajse e pamundur të arrihet një gjë e tillë. Gjithashtu, kjo metodë aplikohet për shkak se paraqet risk më të ulët në krahasim me strategjitë e tjera. Bankat me pronësi të huaj përdorin të gjitha strategjitë për mbrojtjen nga risku i normës së interesit.


Risku i investimit ka të bëjë me ndryshimin e normave të interesit në treg dhe kjo mund të ndikojë në mjetet dhe burimet e mjeteve, të cilat kanë normë fikse të interesit. Ndërsa, risku i të ardhurave ka të bëjë me mospërputhjen e kohës së riçmimit të aseteve dhe detyrimeve gjatë ndryshimit të normave të interesit në treg (mospërputhja GAP). Të gjitha bankat janë përgjigjur se risku i investimit është elementi më i rëndësishëm i normës së interesit, ndërsa tre banka e kanë identifikuar me peshë shumë të rëndësishme edhe riskun e të ardhurave. Sipas autorit, edhe nëse ndryshojnë normat e interesit në treg, nuk mund të ndikojnë në riskun e investimit në nivel të lartë. Kjo për arsye se industria bankare në Kosovë karakterizohet më tepër nga afarizmi tradicional bankar (grumbullimi i depozitave dhe huazimi tyre në forma të ndryshme kreditore) dhe karakterizohen me ekspozim më të ulët në tregun monetar dhe të kapitalit. Gjithashtu, risku i të ardhurave nuk paraqet risk shumë të lartë, sepse, siç u cek më lart, vetëm 9për qind e normës së interesit është variabile.
Industria bankare përdor teknika të ndryshme matjeje për minimizimin e riskut të normës së interesit (P27). Lidhur me instrumentet që përdoren për matjen e riskut të normës së interesit, njëra bankë ka vlerësuar se përdor metodën e kalkulimit të BPV-së dhe stres-testet, një bankë tjetër përdor vlerën e pikës bazë, dy banka tjera përdorin harmonizimin e normave të interesit për depozita dhe kredi dhe konkurrencën e tregut, banka tjetër përcakton datat e rivlerësimit të çmimit të aseteve dhe detyrimeve dhe raportin e mospërputhjes së normës së interesit (mospërputhja periodike, kumulative, mospërputhja kumulative si përqindje e aseteve, limitet si dhe tejkalimi i limiteve), asetet dhe detyrimet, ndërsa një bankë tjetër përcakton limitet dhe

183
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

indikatorët të cilët matin ekspozimin ndaj këtij risku në raport me kapitalin e saj duke përdorur po ashtu skenarë të ndryshëm, siç janë ndryshimet e papritura të normës së interesit në treg. Kjo bankë ka krijuar gjithashtu produkte të saj, normat e interesit të të cilave janë të ndërlidhura me lëvizjen e normave të depozitave apo indekseve ndërkombëtare (EURIBOR)11. Në bazë të rezultateve të dhëna, bankat përdorin teknika të ndryshme për menaxhimin e riskut të normës së interesit. Pasi që shumica e bankave janë me pronësi të huaj, përdorimi i këtyre teknikave është i ngjashëm me teknikat të cilat përdoren në bankat amë. Mirëpo, sa i përket një banke, e cila ka potencuar se përdor normën EURIBOR lidhur me përcaktimine normës së interesit në kredi dhe depozita, sipas autorit ka një diferencë të lartë midis normës EURIBOR dhe normës së interesit në kredi, ndërsa me rënien e normës së interesit në depozita në vitin 2014, diferenca në mes normës EURIBOR dhe normës së depozitave është më e ulët.
Për menaxhimin e duhur të afarizmit bankar, industria bankare merr parasysh si faktorët e brendshëm ashtu edhe ata të jashtëm. Në faktorët e jashtëm një bankë nuk mund të ndikojë, prandaj për të parandaluar paraqitjen e risqeve të ndryshme bankat duhet të monitorojë të gjitha zhvillimet në ambientin e jashtëm dhe të jetë fleksibil në ndryshimet e paraqitura dhe të adaptohet ndaj këtyre ndryshimeve. Prandaj, të pyetura se a monitorohen zhvillimet në industrinë bankare me kohë për të garantuar se risqet kuptohen dhe kontrollohen si duhet (P18), pesë banka theksojnë se monitorojnë dhe përcjellin zhvillimet në industrinë bankare në mënyrë që për çdo lëvizje ose ndryshim në industrinë bankare banka të jetë e informuar me kohë dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për të minimizuar risqet e ndryshme që mund të vijnë nga këto ndryshime. Në këtë aspekt, banka monitoron çdo ndryshim që bëhet në infrastrukturën ligjore ndërkombëtare (Korniza e Bazelit, Direktiva Evropiane), por edhe në infrastrukturën ligjore dhe rregullative të BQK-së, më pas monitorojnë nga afër ecuritë dhe lëvizjet në industrinë bankare nga konkurrenca (ndryshimi i çmimeve për produkte të ndryshme, e lëvizje të tjera), pastaj monitorojnë nga afër zhvillimet që ndodhin jashtë industrisë bankare (ndonjë vendim i qeverisë), që mund të ndikojnë direkt ose indirekt në

11 EURIBOR paraqet normë e interesit e cila përcaktohet gjatë huadhënies ndërbankare në vendet evropiane.

184
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

industrinë bankare. Po ashtu, sipas anketës në BQK, me aplikimin e stres-testit për menaxhimin e risqeve, BQK-ja po ngrit kapacitetet për të monitoruar jo vetëm atë çka ndodh por edhe për të anticipuar përgjigjet lidhur me ndodhitë e mundshme në kuadër të skenarëve të ndryshëm hipotetik. BQK-ja lëshon udhëzime të caktuara për bankat lidhur me kontrollin intern, auditimin dhe rolin e bordeve të drejtorëve në definimin dhe zbatimin e sistemeve për menaxhimin e riskut. Me rastin e ekzaminimeve në banka bëhet një analizë e thellë e pajtueshmërisë së bankave me kërkesat ndaj menaxhimit të riskut dhe çdo deformim i evidentuar theksohet në raporte të ekzaminimit dhe jepen afatet kohore për adresimin e tij.
Me rëndësi është edhe përdorimi i teknikave për menaxhimin e risqeve të ndryshme. Sipas literaturës, në vendet në zhvillim përdoren metodat standarde, ndërsa në vendet e zhvilluara bankat janë të pavarura në përdorimin e teknikave të ndryshme për menaxhimin e risqeve të ndryshme. Prandaj, pyetja për zyrtarin e BQK-së ishte se a u lënë hapësirë bankave për të hartuar sisteme të brendshme të matjes së riskut? Sipas tij, BQK-ja si rregullator dhe mbikëqyrës i bankave, përmes rregulloreve përkatëse, ravijëzon kornizat e menaxhimit të risqeve për industrinë bankare. Natyrisht, nisur nga parimi “njihe klientin tënd”, BQK-ja u lë bankave brenda kësaj kornize hapësirë për të hartuar sisteme vetjake që i kontribuojnë menaxhimit më efektiv dhe më efikas të risqeve.
Sipas përgjigjeve të anketës në BQK, në pyetjen lidhur me gjendjen aktuale të industrinë bankare në Kosovë, del se industria bankare e Kosovës vazhdon të rritet, si në anën e depozitave ashtu edhe të kredisë. Njëkohësisht, kjo rritje vazhdon të përcillet me likuiditet të kënaqshëm, kapitalizim adekuat dhe fitim. Ka shenja ngritjeje të lehtë të kredisë joperformuese, por ky tregues nuk ka qenë asnjëherë dyshifror dhe si i tillë mbetet i menaxhueshëm dhe pa pasoja të mëdha. Konfidenca e qytetarëve dhe bizneseve ndaj industrisë bankare mbetet e lartë.

185


KAPITULLI 7
________________

KONKLUZIONE PËRFUNDIMTARE
7.1. Krahasimi me rajonin

Evidenca nga literatura tregoi se financimi i siguruar nga tregu bankar paraqet burimin kryesor për ekonominë në tërësi, e posaçërisht për NVM-të të cilat kanë burime të pamjaftueshme në fazat e para të krijimit të tyre, por edhe gjatë stadeve të mëtutjeshme të rritjes dhe zhvillimit të tyre. Në bazë të rezultateve të pyetësorëve lidhur me kreditë për sektorin privat dhe publik, është evidentuar fakti se pothuajse 100për qind e kredive të dhëna janë të drejtuara tek sektori privat, përderisa në vendet e rajonit, përveç kredive në sektorin privat, bankat gjithashtu bëjnë dhënien e kredive edhe për sektorin publik.


Zgjerimi i kredive për sektorin privat që nga fillimi i funksionimit të industrisë bankare nga viti 2000 kishte një ngritje të jashtëzakonshme deri në vitin 2008, duke vazhduar me një rënie të lehtë pas këtij viti. Ndërsa, nga viti 2011 niveli i kredive konsumuese dhe kredive të ndërmarrjeve ka mbetur pothuajse i pandryshueshëm. Këto rezultate janë të ngjashme me gjetjet në rajonin e EQL-së, sepse me paraqitjen e krizës financiare industria bankare ka ulur nivelin e kredive të dhëna për ndërmarrjet, sepse është llogaritur si sektor më riskor.
Gjithashtu, ka një përputhje të literaturës me vendet e EQL-së dhe gjetjeve në Kosovë se kreditë e ndërmarrjeve e ndihmojnë zhvillimin ekonomik, ndërsa ndikimi i kredive për ekonominë familjare në rritjen ekonomike është i paqartë, mirëpo sipas literaturës empirike këto kredi nuk e ndihmojnë zhvillim ekonomik.
Për shkak të rolit të kredive në ndërmarrje nevojiten masa lehtësuese ndaj këtij sektori. Me rëndësi është edhe pjesëmarrja e NVM-ve në aspektin e marrjes së shërbimeve të konsulencës, e cila në Kosovë është deri në 49për qind dhe përdorimi i konsulencës profesionale rritet me

186
Konkluzione Përfundimtare


rritjen e madhësisë së firmës (Kosme, SME, 2014). NVM-të që janë anëtare të Aleancës Kosovare të Biznesit kanë qasje më të lehtë në financa. Gjithashtu, nevojitet një bashkëpunim më i ngushtë i Bankës Qendrore, Aleancës Kosovare të Biznesit dhe bankave të nivelit të dytë, me qëllim të marrjes së informacioneve për biznese dhe transmetimin e informacioneve tek bankat, në mënyrë që bankat t’i përdorin këto informacione për të siguruar kredinë e dhënë.


Gjithashtu, nevojitet krijimi i një fondi të veçantë nga ana e qeverisë, me qëllim të garantimit të bankave për kreditë e dhëna në sektorin e NVM-ve, posaçërisht në sektorin e bujqësisë. Shoqata e bizneseve duhet ofrojë këshilla dhe konsulencë lidhur me bashkimin e sektorit të NVM-ve, për të krijuar një fond, me qëllim që ky fond të jetë një lloj garantuesi për NVM-të që aplikojnë për kredi.
Gjetjet në Kosovë janë të njëjta si në vendet e EQL-së, se në periudhën kur ekonomia ishte në rritje (deri në vitin 2008) ndikimi i kredive në zhvillimin ekonomik ishte më i lartë sesa kur ekonomia kishte rënie (nga viti 2009 -2013). Gjithashtu, sa i përket thellimit financiar, gjetjet janë të njëjta me ato të EQL-së, se në këto vende zgjerimi i kredive dhe ndikimi i tyre në rritjen ekonomike është në nivel shumë më të ulët sesa në vendet e zhvilluara.
Niveli i lartë i kredive joperformuese në të gjitha vendet e rajonit ka bërë që organet rregullatore të ndërmarrin masa për ngadalësimin e zgjerimit të tyre nëpërmjet ngritjes së kërkesave për rikapitalizimin e bankave dhe gjithashtu bankave iu është kërkuar që të zvogëlojnë borxhet në bilancet e tyre. Mirëpo, në krahasim me vendet e rajonit, kreditë joperformuese në Kosovë janë në nivel më të ulët.
Ka një ngjashmëri ndërmjet Kosovës dhe vendeve të rajonit sa i përket kërkesave të kolateralit, të cilat konsiderohen se janë shumë të larta. Kërkesat e larta për kolateral janë pikërisht për shkak se bankat kanë mungesë të informacioneve për klientët. Kjo mungesë e informacioneve për bankat do të shoqërohet me rritjen e kostos, për shkak të monitorimit të klientëve derisa kredia të kthehet. Mirëpo, që bankat të kenë të gjitha informacionet, autori sugjeron që bankat të ofrojnë produkte dhe shërbime të cilat do të jenë të pranueshme më lehtë për ndërmarrjet

187
Konkluzione Përfundimtare


dhe, gjithashtu, të ofrojnë një transparencë më të lartë lidhur me produktet dhe shërbimet e ofruara. Gjithashtu, çmimet e ofrimit të shërbimeve të jenë të arsyeshme, sepse, nëse çmimet janë më të ulëta, atëherë edhe NVM-të do të rrisin numrin e shërbimeve të marra nga bankat. Bankat duhet të përmirësojnë politikat e menaxhimit të dhënies së kredive dhe të ulin kërkesat për kolateral, sepse kjo paraqet një barrierë shumë të lartë për NVM-të e sapoformuara. Mirëpo, sipas literaturës, kërkesat e larta për kolateral ndikojnë në uljen e kërkesave për kredi. Por, një element tjetër i ngjashëm midis vendeve të EQL-së dhe Kosovës është edhe funksionimi joefikas dhe joefektiv i sistemit juridik, ku si rezultat bankat arrijnë të bëjnë restrikcionin e kredive për ndërmarrjet. Politikat qeveritare në këtë drejtim në të ardhmen duhet të luajnë një rol të rëndësishëm, duke e bërë trajtimin e lëndëve financiare një prioritet, me qëllim që zgjidhja e tyre të bëhet për një periudhë më të shkurtër kohore.



7.2 Konkluzione dhe rekomandime

Evidenca tregoi se roli i industrisë bankare, si ndërmjetësues nëpërmjet transferimit të mjeteve nga sektorët të cilët kanë suficit të mjeteve financiare tek sektorët të cilët kanë mungesë të mjeteve financiare, ka ndikuar në rritjen ekonomike në vend. Analiza e regresionit lidhur me ndikimin e kredive totale në zhvillimin ekonomik tregoi se rritja e kredive totale për një përqind ndikon në rritjen ekonomike për 0.1për qind. Gjithashtu, sa i përket ndikimit të kredive në sektorin privat, 62për qind e ndryshimeve në normën e rritjes ekonomike shpjegohet nga ndryshimi në normën e rritjes së kredive. Siç edhe pritej, rritja e kredive konsumuese nuk ka efekt në rritjen ekonomike.


Këto gjetje tregojnë se industria bankare në Kosovë mund të rrisë nivelin e kredive në të ardhmen, me qëllim që ndikimi i kredive në zhvillim ekonomik të jetë më i lartë. Që ky efekt të jetë më i lartë është i nevojshëm përmirësimi i funksionimit të politikave operative dhe strategjike të industrisë bankare, por, gjithashtu, edhe NVM-të duhet të paraqesin kërkesat e

188
Konkluzione Përfundimtare


tyre për kredi me projekte më bindëse, të cilat nuk llogariten si projekte me risk nga ana e industrisë bankare. Gjithashtu, është i nevojshëm edhe përmirësimi i raportimit financiar nga ana e NVM-ve, me qëllim që këto ndërmarrje të fitojnë besimin e bankave, sepse për industrinë bankare me rëndësi është informacioni nga rrjedha e parasë, raport që kërkohet në periudha të caktuara kohore për t’u siguruar se ndërmarrjet janë në gjendje të kryejnë obligimet financiare.


Gjithashtu, studimi konfirmon se struktura e kredive për individë është në nivel më të ulët krahasuar me kreditë për biznese. Ndërsa, sa i përket strukturës së portfolios së kredive sipas sektorëve ekonomikë, 41për qind e kredive shkon për sektorin e tregtisë, ndërsa vetëm 11për qind për sektorin e industrisë, por pjesëmarrje më të ulët në nivelin e përgjithshëm të kredive paraqesin kreditë bujqësore me vetëm 4%.
Sa i përket strukturës së portfolios të kredive sipas kohëzgjatjes, të cilat bankat i japin tek ndërmarrjet, pjesa më e madhe është për kreditë 2-5 vite, ndërsa kreditë afatgjata (mbi 10 vite) në nivelin e përgjithshëm të kredive të dhëna arrijnë deri në 1për qind, gjë që tregon për nivelin shumë të ulët të pjesëmarrjes së kredive afatgjata.
Mirëpo, në industrinë bankare ende mbizotërojnë normat e larta të interesit, mesatarja e të cilave për biznes arrin ndërmjet 12.3për qind dhe 14.3për qind. Që kërkesa për kredi të rritet në nivel më të lartë, autori sugjeron se bankat duhet të kenë politika më favorizuese lidhur me normat e interesit. Por, gjithashtu, bankat duhet të rrisin më tepër transparencën lidhur me dhënien e informacioneve klientëve se cili do të jetë ndryshimi midis normës nominale dhe reale (apo efektive) të interesit. Mirëpo, bazuar në përgjigjet e ofruara nga bankat, faktorët më të rëndësishëm në përcaktimin e normës së interesit janë norma e riskut të përllogaritur dhe kostoja e fondeve.
Edhe pse përfitimet e thellimit financiar janë të larta në ekonominë e çdo vendi, zgjerimi i tepërt mund të ketë pasoja për stabilitetin financiar dhe ekonomik. Prandaj, për vetë bankat, por edhe për organet rregullative, është përgjegjësi që ekspozimi ndaj riskut kreditor të jetë në

189
Konkluzione Përfundimtare


nivel sa më të ulët. Riskun më të lartë për industrinë bankare në Kosovë në krahasim me risqet e tjera e paraqet risku kreditor. Risku kreditor është shumë i lidhur me riskun e likuiditetit, sepse, nëse kreditë e dhëna nuk arkëtohen, atëherë bankat ballafaqohen edhe me riskun e likuiditetit. Mirëpo, bankat nuk ballafaqohen me këto dy risqe, sepse kreditë joperformuese nuk janë në nivel shumë të lartë, por edhe për shkak se bankat, në të njëjtën kohë me arkëtimin e kredive, kanë edhe hyrje të reja të depozitave. Gjithashtu, bankat nuk janë të ballafaquara me riskun e normës së interesit, për shkak se pothuajse i tërë afarizmi bankar është i bazuar në përdorimin e depozitave, të cilat janë më të qëndrueshme dhe janë me një kosto më të ulët në krahasim me instrumentet e tjera financiare.


Bazuar në analizën e literaturës në vendet e EQL-së dhe vendet e zhvilluara, si dhe analizën e autorit për situatën aktuale në Kosovë, do të japim disa rekomandime drejtuar organeve qeveritare, Bankës Qendrore dhe bankave të nivelit të dytë.


  • Që ndërmarrjet të kenë qasje më të lehtë në financa, norma e interesit në kredi duhet të jetë më e ulët. Për shkak të moszbatimit të disa instrumenteve të politikës monetare-kreditore, Banka Qendrore nuk mund të përcaktojë normën bazë të interesit, e cila do të transmetohej te bankat e nivelit të dytë. Për shkak të pamundësisë së përcaktimit të kësaj norme, Banka Qendrore në të ardhmen duhet të bëjë ristrukturimin e industrisë bankare nëpërmjet inkurajimit të hyrjes së bankave me pronësi vendore në treg, përmirësimit të ambientit të biznesit dhe përforcimit të rregulloreve.




  • Edhe pse ka një rënie të vazhdueshme të përqendrimit të industrisë bankare, ai ende vazhdon të mbetet i lartë dhe kjo kufizon qasjen e ndërmarrjeve në financa. Ky kufizim në financa do të jetë më i lartë për NVM-të sesa për ndërmarrjet e mëdha. Prandaj, rritja e konkurrencës është e nevojshme. Mirëpo, organet rregullatore, për shkak të posedimit të informacioneve më të detajuara për bankat me përqendrim më të lartë, duhet të bëjnë analiza të hollësishme për mundësinë e abuzimit për shkak të dominimit

190
Konkluzione Përfundimtare


të tyre në treg. Gjithashtu, lidhur me mundësinë e krijimit të marrëveshjeve të fshehta,


për këto banka është e domosdoshme një analizë e tillë.


  • Bankat duhet të marrin parasysh më tepër edhe prioritetet e ekonomisë, të përcaktuara nga qeveria. Pasi sektori i prodhimit dhe sektori i bujqësisë janë sektorë të cilët e përshpejtojnë zhvillimin ekonomik, bankat duhet të rrisin pjesëmarrjen e kredive në këta sektorë në nivelin e përgjithshëm të kredive të lejuara, si dhe të ulin normën e interesit në këta sektorë e posaçërisht në sektorin e bujqësisë, ku normat e interesit janë shumë të larta dhe jo të gjitha bankat janë të interesuara për këtë sektor. Mirëpo, meqë këta sektorë llogariten me risk më të lartë nga bankat, organet përkatëse, siç janë Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kanë ndërmarrë një iniciativë që të krijohen fonde të veçanta më të qëndrueshme për të luajtur rolin e garantuesit për huamarrësit tek bankat. Mirëpo kjo ende nuk ka filluar të implementohet në praktikë. Prandaj, me qëllim që kreditë e dhëna për këta sektor të jetë në një nivel më të lartë, kjo iniciativë duhet të praktikohet. Gjithashtu, realizimi i skemës së garantimit të kredive bujqësore të mbështetur nga USAID, ka ndikuar në normën e rritjes së kredive për bujqësi, mirëpo jo në nivelin e dëshiruar, prandaj edhe fondet e realizuara nga USAID duhet të jenë në nivel më të lartë, me qëllim që sektori i bujqësisë të ketë qasje më të lehtë të financimit tek bankat.




  • Për shkak të pjesëmarrjes së ulët të depozitave me afat të gjatë në strukturën e përgjithshme të depozitave, bankat në vendet në zhvillim por edhe në situatën në Kosovë, lejojnë më tepër kredi me afat të shkurtër. Mirëpo, që niveli i kredive më afat të mesëm dhe afat të gjatë të jetë më i lartë, bankat mund të sigurojnë edhe burime të tjera alternative të mjeteve afatgjata tek bankat mëmë dhe institucionet e tjera financiare ndërkombëtare. Kjo do të ndikonte në financimin e projekteve investive të cilat do të përshpejtonin rritjen ekonomike.




  • Që mbrojta e huadhënësit të jetë më e lartë dhe risku kreditor të jetë më i ulët, bankat kërkojnë sigurimin e kolateralit nga huamarrësit. Përqindja e kolateralit të kërkuar është

191
Konkluzione Përfundimtare


më e lartë krahasuar me rajonin. Me qëllim që kërkesa për kolateral të jetë më e ulët, organet qeveritare duhet të përmirësojnë funksionimin e sistemit juridik në aspektin e përmirësimit profesional sa i përket personelit që merret me ekzekutimin e lëndëve, si dhe në aspektin kohor, me qëllim që zgjidhja e lëndëve të paraqitura nga bankat të bëhet për një periudhë më të shkurtër kohore. Por, edhe krijimi i dhomave të veçanta për trajtimin e lëndëve me natyrë financiare do ta përshpejtonte këtë proces. Që ndërmarrjet të kenë qasje më të lehtë në financa, përveç kolateralit në pasuri të patundshme, duhet të kenë si kolateral edhe pasuri të luajtshme, si letrat e ndryshme me vlerë, të cilat nga ana e bankave llogariten si instrumente shumë likuide. Gjithashtu, duhet të krijohet mundësia që lëndët e ndryshme financiare të mund të zgjidhen në mënyrë arbitrare, pra jashtë gjykatave, duke marrë parasysh se për funksionimin efikas të sistemit të gjyqësorit nevojitet një kohë më e gjatë.




  • Përmirësimi i politikave të menaxhimit të operacioneve bankare, me qëllim të zvogëlimit të shpenzimeve operative, sepse sa më e madhe që të jetë kostoja e industrisë bankare aq më e vogël do të jetë shpërndarja e kapitalit në investime të ndryshme. Por gjithashtu, edhe norma e interesit do të jetë më e lartë. Në zvogëlimin e kostos do të ndikonte edhe krijimi i marrëdhënieve historike bashkëpunuese bankë-klientë. Mirëpo, që bashkëpunimi të rritet, bankat duhet që, në të njëjtën kohë, të rrisin edhe produktet dhe shërbimet e ndryshme e ofruara, siç janë: faktoringu, lizingu, dhe franshiza, por njëkohësisht edhe çmimet e ofrimit të shërbimeve të ndryshme të jenë më të volitshme.




  • Përmirësimi i përgjithshëm i ambientit ekonomik është një faktor që ndikon në rritjen e kreditimit dhe zvogëlimin e kredive joperformuese. Prandaj, nevojitet përmirësimi i ambientit për biznes, ku si barrierë kryesore paraqitet ekonomia informale dhe korrupsioni. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse industria bankare ka vështirësi në identifikimin e projekteve investive, të cilat kanë risk më të ulët dhe të klasifikojë kredimarrësit e sigurt nga ata jo të sigurt.

192
Konkluzione Përfundimtare




  • Që huamarrësit të kryejnë obligimet ndaj bankës, bankat një rëndësi më të madhe duhet t’i kushtojnë edhe kërkesave lidhur me raportimin e pasqyrave financiare, e sidomos rrjedhës së ardhshme të parave (Cash flow). Gjithashtu, përbërja optimale e portfolios kreditore tek disa banka duhet të jetë më e diversifikuar.




  • Disa banka gjithashtu, duhet që në baza të caktuara kohore ta realizojnë monitorimin varësisht prej ekspozimit të riskut kreditor. Përveç, mbikëqyerjes së kredimarrësve dhe përqëndrimit të portfolios, që bankat mos të ballafaqohen me ekspozim të riskut kreditor, ato duhet që të bëjnë vlerësimin kreditor para se ato të huazohen.




  • Sipas rregullores së BQK-së për adekuashmërinë e kapitalit, bankat janë të obliguara të kenë një normë prej së paku 12% në raport me asetet e peshuara ndaj riskut (RWA)(në vitin 2014 ishte 17.4%), ndërsa sipas marrëveshjes së Bazelit III, kërkesa e kapitalit deri në vitin vitin 2019 parashihet të jetë 8%. Gjithashtu, norma e kapitalit të klasit të parë në raport me RWA është 8% (në vitin 2014 ishte 13.5%), ndërsa sipas Bazelit III parashihet të jetë 6% deri në vitin 2019. Pasi që treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit është mbi normën e parashikuar nga rregullatori dhe mbi kërkesat sipas Bazelit III, Banka Qendrore në të ardhmen duhet të monitorojë në nivel të bankave individuale kërkesat për rezervat e kapitalit për humbjet e pritura nga kreditë joperformuese, sepse kjo kërkesë nuk duhet të jetë unike, dhe gjithashtu, kjo kërkesë duhet të aplikohet varësisht nga pesha e ekspozimit ndaj riskut kreditor. Sa më e lartë që të jetë kjo rezervë, aq më i ulët do të jetë vëllimi i huazimit bankar.




  • Gjithashtu, sipas komitetit të Bazelit III parashihet edhe një shtesë e kapitalit prej 2.5% me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë së kapitalit ndaj kredive joperformuese, ku deri në vitin 2019 parashihet që minimumi i kapitalit total (8%) plus një shtesë e kapitalit ( Capital Conversation Buffer) prej 2.5% të jetë 10.5%. Edhe sipas kësaj kërkese të kapitalit, bankat kanë rezervat e kapitalit mbi normën e parashikuar. Prandaj sipas autorit, pasi që të gjitha bankat përdorin një normë më të lartë të kapitalit edhe për humbjet e papritura se sa është e paraparë sipas marrëveshjes së Bazelit III, atëherë

193
Konkluzione Përfundimtare


aplikimi i Bazelit III nuk do të ndikonte në industrinë bankare. Prandaj, Banka Qendrore në të ardhmen duhet të veproj që në mënyrë graduale të ulë kërkesat e kapitalit, me qëllim që pjesëmarrja e kredive në ekonomi do të jetë më e lartë.




  • Modelet e përdorura nga bankat në lidhje me riskun kreditor janë analiza e stres-testeve, si skenarët hipotetik dhe skenarët e dështimeve të ekspozimeve të mëdha kreditore. Mirëpo bankat përveç këtyre analizave lidhur me vlerësimin e riskut, duhet të bazohen në modele më të avancuara të menaxhimit të riskut kreditor. Për vlerësimin e riskut kreditor metoda e vlerësimit me pikë të kredisë është një model që mundëson marrjen e informative për treguesit financiarë, jofinanciarë dhe kolateral të ndërmarrjeve. Kjo do të mundësonte një menaxhim më efektiv dhe ulje të normave të interesit në kredi. Gjithashtu, një model tjetër, i cili përdoret në vendet e zhvilluara, është edhe modeli VAR. Këto modele janë të domosdoshme, për shkak se në vendet në zhvillim dhe në rastin e Kosovës, mungesa e informacioneve është një pengesë e madhe e bankave për të marrë një vendim të drejtë për huat e lejuara.




  • Bankat vazhdojnë të karakterizohen me pozitë të favorshme të likuiditetit që pasqyrohet nëpërmjet raportit kredi/ depozita e cila në disa banka arrinë deri në 82%, ndërsa sipas RSF (2014), raporti mjete likuide gjithëpërfshirëse ndaj detyrimeve afatëshkurtëra është 43.7% në 2014 dhe rezervat e detyrueshme tejkalojnë minimumin e rezervës së kërkuar për 37%. Pasi që treguesi i likuiditetit është mbi normë e parashikuar nga rregullatori dhe mbi kërkesën sipas Bazelit III, implementimi i Bazelit III nuk do të ketë përfitime, prandaj Banka Qëndrore nuk duhet të rrisë kërkesat për likuiditet në vitet e ardhshme, me qëllim që bankat të plotësojnë kërkesat për kredi.




  • Për shkak se në Kosovë, por edhe në vendet e rajonit, burimi kryesor i mjeteve janë depozitat, bankat vazhdimisht kanë hyerje të reja të depozitave. Prandaj bankat duke i huazuar këto mjete në kredi, gjithashtu do të ketë hyerje të reja të mjeteve nga kthimi i kredisë. Si rezultat i kësaj, banka do të sigurojë likuiditetin por në të njëjtën kohë do të rritet edhe performanca e bankave, prandaj kjo është edhe një arsye më tepër pse

194
Konkluzione Përfundimtare


bankat nuk duhet të implementojne kërkesat e Bazelit III, por duhet të rrisin


pjesëmarrjen e kredive.


  • Banka Qendrore, duke vepruar si huadhënës i instancës së fundit për sigurim të likuiditetit, duhet të zbatojë një politikë më selektive ndaj bankave të nivelit të dytë, me qëllim që këto banka të mbajnë më pak rezerva të detyrueshme të likuiditetit, duke marrë parasysh se kjo shkakton kosto oportune për bankat.




  • Përveç treguesve tradicionalë të likuiditetit nëpërmjet stres-testeve, bankat mund të përdorin edhe matje të ndryshme sasiore dhe cilësore për riskun e likuiditetit, të propozuara nga Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrje Bankare.




  • Bankat nuk ballafaqohen me riskun e normës së interesit për shkak se në mesatare 96për qind e kredive janë me normë fikse të interesit dhe 9për qind me normë variabile. Mirëpo, pavarësisht kësaj, disa banka duhet të përdorin modele më të avancuara për normat variabile të interesit, siç janë menaxhimi i distancës, zgjatja kohore dhe këmbimi i normave të kamatës.




  • Sipas literaturës, bankat me pronësi të huaj, me qëllim të zgjerimit të tregut në vendet e EQL-së, kanë marrë më tepër risk përsipër. Duke marrë parasysh se në Kosovë 92.8për qind e kapitalit është me pronësi të huaj, Banka Qendrore duhet të kalojë nga e ashtuquajtura mbikëqyrje e bazuar në CAMELS, në mbikëqyrjen e bazuar në risk, me qëllim të parandalimit të bankave në marrjen përsipër të riskut.




  • Normat e interesit në depozita me afat të shkurtër dhe afat të gjatë janë shumë të ulëta, prandaj bankat duhet të rrisin normën e interesit në këto depozita, me qëllim të rritjes së potencialit kreditor, por edhe për faktin se bankat që kanë hyrje më të larta të depozitave ballafaqohen me risk më të ulët të likuiditetit dhe risk kreditor.

195
Konkluzione Përfundimtare




Download 1,86 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   19   20   21   22   23   24   25   26   ...   32




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish