Tema: aspekte të menaxhimit të afarizmit bankar – tregu I kredidhënies si një ndër instrumentet e sigurimit të një rritjeje të QËndrueshme ekonomike në kosovë



Download 1,86 Mb.
bet22/32
Sana10.02.2017
Hajmi1,86 Mb.
#2245
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   32

Figura 6.6: Norma e kredive joperformuese (NPL-ve) në nënregjionet e EQL-së

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)


Në figurën 6.7 dhe 6.8 do të paraqiten vendet në EQL të cilat kanë normë të NPL-ve më të vogël se 10për qind dhe normë të NPL-ve më të madhe se 10për qind.
Figura 6.7: Tregjet me normën e kredive joperformuese (NPL-ve) < 10 % në EQL


Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)

171
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

Figura 6.8: Tregjet me normën ekredive joperformuese (NPL-ve) > 10 % në EQL

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)


Sipas këtij institucioni, në industrinë bankare të EJL-së përpjekjet e koordinuara për të mbështetur zgjidhjen e kredive joperformuese do të jenë çështje kyçe për rivendosjen e perspektivave të rimëkëmbjes në ekonomi dhe në industrinë bankare në këtë nënregjion. Tendenca për të zvogëluar kreditë e këqija në bilanc është një pengesë për rritjen e perspektivës në këto banka dhe prandaj kërkohet përdorimi i mjeteve të mundshme për zgjidhje. Gradualisht, që bankat të anulojnë, të ristrukturojnë ose edhe t’i rifinancojnë ato, huamarrësit duhet të tregojnë rimëkëmbje të fuqishme.
Sipas BQK-së (2014), treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit që paraqet raportin e gjithsej kapitalit rregullativ ndaj mjeteve të peshuara ndaj riskut në vitin 2014, arriti në 17.4për qind krahasuar me 16.5për qind një vit më parë. Norma e kapitalit të klasit të parë ndaj mjeteve të peshuara ndaj riskut në 2014 (angl. Tier 1 to RWA) ishte 13.5për qind krahasuar me 13.4për qind në qershor 2013. Në qershor 2014, kapitali i klasit të parë përbënte 77.1për qind të gjithsej kapitalit rregullativ. Ky nivel është i mjaftueshëm për të përmbushur kërkesat rregullative, por që megjithatë ka hapësirë për përmirësim të mëtejmë dhe afrimin drejt mesatares së rajonit, e cila qëndron rreth 85për qind. Sipas autorit, kërkesat e kapitalit rregullativ në rajon janë më të

172
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

larta në krahasim me vendet e zhvilluara, për shkak të riskut më të lartë të ambientit ekonomik dhe kufizimeve në politikat monetare-kreditore të bankave qendrore.10

6.2. Menaxhimi i riskut të likuiditetit
Siç u cek më lart, aftësia bankave gjatë operimit të tyre në vendet me ekonomi të tregut të zhvilluar ka të bëjë edhe me transformimin e strukturës kohore të burimeve të mjeteve. Zakonisht, bankat bëjnë transformimin e strukturës së burimeve të mjeteve afatshkurtra në huazim kreditor me afat të gjatë. Për shkak të një transformimi të tillë bankat shumë lehtë mund të përballen me risk të likuiditetit. Gjithashtu, ekzistojnë edhe forma të tjera ku bankat mund të ballafaqohen me risk të likuiditetit, si: moskryerja e obligimeve financiare nga ana e huamarrësve; paraqitja e kërkesave për tërheqje të depozitave; si dhe kërkesat e reja për huamarrje. Për shkak të riskut që mund të hasin bankat, është e nevojshme që ato të udhëheqin politikën e likuiditetit lidhur me përcaktimin e vëllimit të kërkesave për tërheqje të depozitave dhe paraqitjen e kërkesave për kredi, gjithashtu edhe sigurimin e burimeve alternative të mjeteve për të mbuluar këto kërkesa. Gjithashtu, edhe KBMB ka përcaktuar standardet për sigurimin e likuiditetit për periudhë kohore deri në 30 ditë, por edhe për një periudhë kohore më të gjatë deri në një vit.
Për të siguruar nevojat për likuiditet, bankat përdorin metoda të ndryshme. Të pyetura se cilat metoda banka i përdor për drejtimin e likuiditetit, katër nga shtatë banka theksuan se përdorin metodat në vijim:
10 Sipas rregullores së BQK-së për adekuatshmërinë e kapitalit, bankat janë të obliguara të kenë një normë prej së paku 12% të gjithsej kapitalit rregullativ në raport me RWA dhe normë prej së paku 8% të kapitalit të klasit të parë në raport me RWA.

173
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar



Tabela 6.5: Metodat e përdorura për drejtimin e likuiditetit





Numri i bankave

Metoda e kthimit të mjeteve

4

Metoda e likuiditetit të marrë hua

4

Metoda e likuiditetit të kombinuar

4

Burimi: Pyetësori i autorit (2013)
Si rezultat i moszhvillimit të tregut financiar dhe krizës së fundit financiare, bankat përdorin metodën e kthimit të mjeteve në formë të rezervës së likuiditetit. Mirëpo, pasi që në vend shumica e bankave janë me pronësi të huaj, për këto banka nuk paraqitet problemi i sigurimit të likuiditetit, sepse mund të operojnë me emetimin e letrave të ndryshme me vlerë në vendet me treg financiar të zhvilluar, si dhe me marrjen e kredive te bankat korrespodente.
Burimi kryesor i sigurimit të mjeteve në banka janë depozitat vendore. Për të gjitha bankat, si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në ato në zhvillim, depozitat janë të rëndësishme për shkak se kanë kosto më të ulët dhe kanë një qëndrueshmëri më të lartë. Nga shtatë bankat aktive në kohën e realizimit të anketës, 57për qind e tyre (katër nga shtatë) janë deklaruar se burimet e sigurimit të likuiditetit bazohen në sigurimin e depozitave të paafatizuara dhe shitjen e letrave afatshkurtra me vlerë, ndërsa 43për qind e bankave (tri nga shtatë) bazohen edhe në shitjen e çertifikatave të afatizuara të depozitës (tabela 6.6). Mirëpo, gjetjet tregojnë se bankat kanë më pak mundësi të përdorin çertifikatat e afatizuara për të siguruar likuiditetin e nevojshëm, dhe kjo tregon se bankat kanë vëllim më të vogël të depozitave të afatizuara.
Tabela 6.6: Burimet e sigurimit të likuiditetit





Numri i bankave




% e bankave

Sigurimi i depozitave të paafatizuara




4

57%

Shitja e çertifikatave të afatizuara të










depozitës




3

43%

Shitja e letrave afatshkurtra me vlerë




4

57%

Burimi: Pyetësori i autorit (2013)
Shtimi apo pakësimi i depozitave dhe kredive varet nga gjendja ekonomike e vendit, pra varësisht se a kemi të bëjmë me recesion apo ekspansion ekonomik. Prandaj, bankat, gjatë hartimit të politikës së likuiditetit, duhet të marrin parasysh edhe faktorë të ndryshëm, të cilët

174
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar



ndikojnë në kryerjen e obligimeve financiare të bankës, por edhe paraqitjen e kërkesave për kredi. Siç vërehet nga figura 6.9, faktorët më të rëndësishëm në përcaktimin e nevojave për mjete likuide janë faktorët e jashtëzakonshëm, sezonalë dhe ciklikë. Më pak i rëndësishëm është identifikuar të jetë faktori sekular.
Figura 6.9: Rëndësia e faktorëve në përcaktimin e nevojave për mjete likuide






































Sekular






















2.2











































Ciklik













1.2




















































Sezonal













1.2




















































Të jashtëzakonshëm













1.2




















































0

1

2

3






































Shënim: 1 - Faktori më i rëndësishëm; 2 - Faktori mesatarisht i rëndësishëm dhe 3 - Faktori më pak i rëndësishëm. Burimi: Pyetësori i autorit (2013)


Për bankat, faktori sekular nuk ka një rëndësi të madhe, pasi që ky faktor nuk mund të parashikohet me një siguri të plotë, sepse ka të bëjë me një periudhë më të gjatë kohore, ndërsa likuiditeti është për një periudhë më të shkurtër kohore.
Sa i përket burimeve të mundshme të ofertës për të plotësuar kërkesat për likuiditet, bankat kanë theksuar se burimi më i rëndësishëm janë depozitat e reja, përcjellë nga huat nga tregu monetar. Faktorë me rëndësi janë shënuar të jenë edhe të ardhurat nga shërbimet e jodepozitimit, shlyerja e huave nga klientët dhe shitja e aktiveve të bankës.

175
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar



Figura 6.10: Burimet e mundshme të ofertës për plotësimin e kërkesave për likuiditet, mesatarja



2.5




2.3

2.3




2.0
















2




1.7
















1.5 1.1
1
0.5
0
Depozita të reja Hua nga tregu Të ardhura nga Shlyerja e huaveShtija e aktiveve
monetar shërbime të jo nga klientët të bankës

depozitimit


Shënim: 1 - Faktori më i rëndësishëm; 2 - Faktori mesatarisht i rëndësishëm dhe 3 - Faktori më pak i rëndësishëm. Burimi: Pyetësori i autorit (2013)
Shlyerja e huave nga klientët nuk është një burim shumë i rëndësishëm i likuiditetit për bankat, dhe kjo tregon se bankat nuk ballafaqohen me problemin e kredive joperformuese. Gjithashtu, edhe burimi më pak i rëndësishëm, shitja e aktiveve të bankës tregon se bankat kanë rezerva primare të mjaftueshme të likuiditetit, si dhe hyrje të mjaftueshme të mjeteve depozitare të paafatizuara. Këto rezultate të pyetësorit tregojnë se bankat komerciale nuk ballafaqohen me riskun e likuiditetit.
Ndërsa, sa i përket kërkesave më të shpeshta për sigurimin e likuiditetit, faktori më i rëndësishëm është tërheqja e depozitave dhe kërkesat e pranuara për hua të reja (tabela 6.7).
Tabela 6.7: Kërkesat më të shpeshta për sigurimin e likuiditetit





Mesatarja

Tërheqje depozitash

1.1

Kërkesa të pranuara për hua të reja

1.7

Shlyerja e huave të marra nga banka

2.2

Shpenzime të tjera të veprimtarisë

2.8

Pagesa e dividendëve në para të gatshme

2.4

Burimi: Pyetësori i autorit (2013)
Për të gjitha bankat në një vend, tërheqja e depozitave dhe kërkesat e pranuara për hua të reja janë kërkesat më të shpeshta për sigurimin e likuiditetit, mirëpo kjo tërheqje e mjeteve në të njëjtën kohë mund të plotësohet me hyrjen e depozitave të reja, siç tregohet edhe në figurën

176
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

6.10. Mirëpo, sipas literaturës teorike, të gjitha bankat duhet të bëjnë harmonizimin midis ofertës dhe kërkesës së mjeteve likuide, por në praktikë është shumë e vështirë që të arrihet sigurimi i likuiditetit optimal. Për shkak të vështirësive në sigurimin e likuiditetit optimal, bankat janë të detyruara të ndajnë rezervat në formë të rezervave të detyrueshme dhe rezervave të likuiditetit. Por, mbajtja e tepërt e mjeteve likuide shkakton kosto oportune tek bankat.
Gjatë planifikimit të nevojave për likuiditet, bankat përdorin metoda të ndryshme. Sipas rezultateve të pyetësorit, të gjitha bankat përdorin metodën e treguesit të likuiditetit, ndërsa katër banka përdorin metodën e burimeve dhe përdorimin e fondeve dhe katër banka metodën e strukturës së fondeve.
Ekzistojnë indikatorë të ndryshëm të cilët përdoren për menaxhimin e likuiditetit. Prej të gjithë treguesve, raporti kredi/depozita është më i rëndësishëm në krahasim me raportet e tjera. Nga anketa e realizuar (P3) në mesatare raporti sistematik i kredive ndaj depozitave është 76për qind dhe sillet nga 70për qind deri në 83për qind.
Raporti kredi/depozita është tregues qenësor për menaxhimin e riskut të likuiditetit. Të pyetura se a mund të ndryshojë raporti kredi/depozita nga banka në bankë dhe në çka bazohet ky vlerësim (P4), pesë nga bankat kanë theksuar se ky raport ndryshon nga banka në bankë. Bankat më shumë likuide kanë raporte më të ulëta dhe ky raport është më i lartë tek bankat të cilat, përveç depozitave, financohen edhe me borxhe afatgjata. Rregullorja e miratuar nga BQK-ja lidhur me raporti kredi/depozita është 80për qind. Mirëpo, ky raport sipas një banke varet nga shumë faktorë; nga mobilizimi i depozitave në bankë, modeli i biznesit të bankave; dallimi në çmime mes depozitave dhe kredive; dallimi në çmimet mes depozitave dhe të hyrave nga interesi nga lejimi i kredive apo interesi që fitohet nga investimet në letrat me vlerë; projeksionet për nivelin e rritjes së kredive; pozita e bankës për të siguruar mjete në tregjet e parave apo të kapitalit dhe çmimi me të cilin mund të sigurohen këto mjete; përkrahja nga ana e bankës amë apo aksionarëve të bankës dhe apetiti i riskut që rregullohet nga një numër i madh i dokumenteve internale.
177
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

Sipas anketës në BQK-së, raporti kredi/depozita dallon shumë pak nga banka në bankë, për shkak se është rekomandim prudencial i BQK-së që ky raport të jetë deri në 80për qind dhe si i tillë aplikohet ndaj të gjitha bankave njësoj, pavarësisht prej specifikave të tyre individuale. Nëse fillimisht kjo përqindje e njëjtë për të gjitha bankat ka qenë e arsyeshme dhe e domosdoshme, tash, sipas zyrtarëve, janë pjekur kushtet që përqindja të lidhet me performancën individuale të secilës bankë dhe në këtë mënyrë të krijohet një horizont brenda të cilit do silleshin bankat individuale. Pastaj edhe vetë BQK-ja do të duhej ta avancojë rolin e këtij treguesi në kontekst të menaxhimit të riskut të likuiditetit strukturor (afatgjatë) dhe atij rrethor (afatshkurtër). Madje vendet të cilat kanë pasur një tregues më të ulët të kredisë ndaj depozitave kanë rezultuar të kenë kapërcyer më lehtë përballjet me krizën e fundit globale financiare.


Gjithashtu, bankat gjatë planifikimit të likuiditetit duhet të marrin parasysh tërheqjen e depozitave në llogari të ndryshme depozitare. Lidhur me paqëndrueshmërinë më të madhe të tërheqjes nga ana e depozituesve, rezultatet janë si në vijim: për llogaritë e mëdha në depozitat në të parë përqindja sillet nga 7për qind deri në 60për qind; tek llogaritë e mëdha te depozitat me afat prej 25për qind deri në 80për qind dhe në llogaritë e mëdha të depozitat e kursimit, prej 5për qind deri në70për qind. Këto të dhëna tregojnë se ekzistojnë dallime të mëdha nga njëra bankë në tjetrën sa i përket tërheqjes së depozitave. Gjetjet treguan se depozitat me afat dhe depozitat e kursimit paraqesin risk më të lartë të likuiditetit sesa depozitat në llogari rrjedhëse. Mirëpo, sipas literaturës teorike, risk më të lartë paraqesin depozitat në llogaritë rrjedhëse, për shkak se janë me afat të shkurtër dhe norma e kamatës është më e ulët. Ndërsa, sa i përket riskut më të lartë në tërheqjen e depozitave me afat dhe depozitave të kursimit në Kosovë, arsyeja mund të jetë rënia e normës së interesit në depozita.
Që mobilizimi dhe koncentrimi i depozitave të jetë në nivel më të lartë, e rëndësishme është edhe norma e kamatës për depozita me afat deri në një vit. Të dhënat e prezantuara në tabelën 6.8 tregojnë se norma mesatare e kamatës në depozita për 12 muaj sillet nga 3.8për qind në vlerë prej 5,000 Euro, në 4.2për qind në vlerë prej 1,000 Euro).

178
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar



Tabela 6.8: Norma mesatare e kamatës për depozita 12-mujore


1,000 Euro

4.2%

5,000 Euro

3.8%

50,000 Euro

4.2%

100,000 Euro

4.0%

Burimi: Pyetësori i autorit (2013)



Nga viti 2014 kemi rënie të normës së interesit në depozita. Sipas autorit, arsyeja pse bankat kanë ulur normën e interesit në depozita është për shkak se bankat kanë potencial depozitar të pashfrytëzuar dhe kjo shkakton kosto për bankat.


Për industrinë bankare me rëndësi është menaxhimi i duhur i likuiditetit, sepse përndryshe, nëse nuk është likuide, nuk mund të emërtohet bankë. Prandaj, duke marrë parasysh këtë, bankat janë të obliguara që të raportojnë në baza ditore te BQK-ja sa i përket respektimit të parimit të likuiditetit. Ishte pikërisht mosrespektimi i këtij kriteri në industrinë bankare në SHBA që edhe shkaktoi krizën e madhe financiare, e cila më vonë kaloi edhe në krizë ekonomike. Deri në krizën e vitit 2007/09, këtij parimi nuk i është kushtuar shumë vëmendje. Si rezultat i krizës së fundit dhe pasojave të shkaktuara nga kriza, Komiteti i Bazelit III krijoi rregulloren për menaxhimin e duhur të likuiditetit, që më gjerësisht është elaboruar në kapitullin 3. Prandaj, të pyetura se si menaxhohet risku i likuiditetit (P25), gjashtë nga shtatë bankat kanë deklaruar se menaxhimin e likuiditetit e bëjnë në baza ditore dhe periodike. Një bankë këtë e realizon nga menaxhimi i kredive dhe kontrollet e brendshme. Në bazë të anketave të realizuara, për bankat me rëndësi të jashtëzakonshme për menaxhimin e likuiditetit është kthimi i kredive, mirëpo figura 6.1 tregoi se kreditë në llogaritë rrjedhëse, të cilat janë afatshkurtra, nuk paraqesin risk për bankat dhe kjo vërteton se bankat nuk ballafaqohen me risk të likuiditetit.
Ekzistojnë burime të ndryshme të sigurimit të likuiditetit. Burimi primar i sigurimit të likuiditetit janë rezervat e ndryshme të mbajtura nga bankat, të cilat përcaktohen me rregullore të BQK-së, por bankat në mënyrë të pavarur mund të mbajnë edhe rezerva shtesë të likuiditetit. Burimi i dytë i sigurimit të likuiditetit është emetimi i letrave të ndryshme afatshkurtra me vlerë dhe burimi i tretë është marrja e kredive në bankat korrespodente brenda dhe jashtë vendit. Nëse

179
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

banka nuk mund të sigurojë likuiditetin përmes burimeve të tilla, atëherë instanca e fundit është sigurimi i mjeteve likuide nga BQK-ja. Prandaj, të pyetura (P26) se cilat janë kriteret për mbikëqyrjen e riskut të likuiditetit të kërkuara nga ana e BQK-së, gjashtë nga shtatë bankat aplikojnë rregulloren e aplikuar nga BQK-ja për menaxhimin e likuiditetit. BQK-ja përcakton normën e rezervës së detyrueshme që bankat duhet të mbajnë në llogari te BQK-ja (sipas një banke raporti asete/likuiditet është 25për qind dhe likuiditeti i aksionarëve/asetet është 7për qind). BQK-ja përcakton kriteret përmes rregullores për menaxhimin e riskut të likuiditetit, të cilat janë: përpilimi i strategjisë, politikës dhe procedurave nga bankat për menaxhimin e riskut të likuiditetit, plani rezervë i likuiditetit nga banka, përcaktimi i stres-testeve nga banka, përcaktimi dhe monitorimi i normave të likuiditetit, monitorimi i linjave të financimit, monitorimi i burimeve të financimit dhe koncentrimit të tyre, përcaktimi dhe ruajtja e strukturës së maturitetit, themelimi i komitetit për menaxhimin e riskut dhe për menaxhimin e strukturës së aseteve dhe detyrimeve. Sipas autorit, norma e lartë e rezervës së detyrueshme ka të metat e saj. Në njërën anë kjo mund të shkaktojë kosto oportune për bankat (si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në vendet në zhvillim, norma e interesit në këto depozita është shumë e ulët ose mund të mos zbatohet fare norma e interesit) dhe, në anën tjetër, kjo mund të reflektohet edhe në aspektin ekonomik me zvogëlimin e vëllimit të kredive të lejuara. Në disa vende të zhvilluara, Bankat Qendrore nuk i obligojnë bankat e nivelit të dytë në mbajtjen e rezervës së likuiditetit, mirëpo, përkundër kësaj, bankat prapë ndajnë një pjesë të rezervës likuide, e cila mbahet në llogari të vetë bankave.


Download 1,86 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   32




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish