Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet147/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   143   144   145   146   147   148   149   150   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Xhezair Zaganjori Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar
mori në shqyrtim në seancën gjyqësore të datës 24.03.2016, çështjen administrative që i përket:
PADITËS: SHOQËRIA “2K PLAKA” SH.P.K.

I PADITUR: DREJTORIA RAJONALE TATIMORE FIER

OBJEKTI:


  1. Konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të aktit administrativ

  2. Njoftim Vlerësimi Tatimor nr.13960, datë 19.09.2011.

2. Zgjidhjen e pasojave.

Baza Ligjore: Nenet 22/1, 38/1,2 e ligjit 8976 datë 12.12.2002

dhe neni 116 i K.Pr.Administrative.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.(62-2012-624)227 datë 06.02.2012, ka vendosur:

“Pranimin e padisë. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Njoftim Vlerësimit për Detyrimet Tatimore nr.13960 prot datë 19.09.2011, të Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier”.


Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.(60-2012-961)1007 datë 14.11.2012, ka vendosur:

“Mospranimin e ankimit”.


Kundër vendimit nr.(60-2012-961)1007 datë 14.11.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier, e cila kërkon prishjen e vendimit me nr.(60-2012-961)1007 datë 14.11.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë, i cili ka vendosur mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr.(62-2012-624)227 datë 06.02.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Në datën 28.03.2011 pranë palës paditëse është ushtruar kontroll nga inspektorët e Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier. Në bazë të aktit të kontrollit pala e paditur ka nxjerrë Njoftim Vlerësimi Për Detyrimet Tatimore nr.13960 prot datë 19.09.2011, për detyrimin për pagimin e akcizës përfshirë gjobat dhe kamatvonesat në shumën 66.664.673 lekë.

  • Shoqëria ka blerë nga shoqëria “Stream oil& Gaz’’sasinë prej 110.000 litra naftë bruto dhe në zbatim të shkresës nr.3288/2 prot, datë 17.02.2011 të Drejtorisë së Përgjitshme të Tatimeve shoqëria është subjekt i ligjit për akcizën sipas nenit 38 të ligjit nr.8976, datë 12.12 2002 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”.

  • Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.1007 datë 14.11.2012 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.227 datë 06.02.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ky vendim është i gabuar dhe duhet të ndryshohet pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vendimin e saj me nr.1007 datë 14.11.2012, nuk ka marrë parasysh asnjë nga pretendimet tona të përmendura në kërkesën ankimore.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin përkatës, palën paditëse të përfaqësuar nga Av.Vladimir Cjapi, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit me nr.1007 datë 14.11.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë; Avokaten e Shtetit znj. Lorana Kasapi e cila kërkoi prishjen e vendimit nr.227, datë 06.02.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe të vendimit me vendimit 961 datë 14.11.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe kthimin për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier,pasi gjykatat e faktit nuk kanë njoftuar në gjykim avokaturën e shtetit.
V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, pala paditëse shoqëria “2K Plaka” sh.p.k, ka për objekt të veprimtarisë së saj tregtare import, eksport, transport, nënprodukte hidrokarbure, përpunim qumështi etj.

2. Në datën 28.03.2011 pranë palës paditëse është ushtruar kontroll nga inspektorët e Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier. Për këtë veprim është mbajtur akt kontrolli datë 28.03.2011.

3. Nga raporti i kontrollit i palës së paditur ndaj shoqërisë “2K Plaka” sh.p.k, ka rezultuar se gjatë aktivitetit tregtar, pala paditëse ka blerë nga shoqëria “Stream oil& Gaz’’ sasinë prej 110.000 litra naftë bruto.

4. Drejtoria Rajonale Tatimore Fier e ka konsideruar shoqërinë “2K Plaka” sh.p.k subjekt të pagimit të akcizës për këtë sasi nafte. Në bazë të aktit të kontrollit pala e paditur ka nxjerrë Njoftim Vlerësimi Për Detyrimet Tatimore nr.13960 prot datë 19.09.2011, për detyrimin për pagimin e akcizës përfshirë gjobat dhe kamatvonesat në shumën 66.664.673 lekë.

5. Nga pala e paditur është pretenduar se paditësi është subjekt i pagimit të akcizës për shkak se nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve ka dalë shkresa nr.3288/2 prot, datë 17.02.2011, me të cilën detyrohen të gjitha subjektet që kanë blerë naftë bruto nga kompania “Stream oil and Gas Ltd Albania’’ për pagimin e akcizës.

6. Kundër aktit administrativ, Njoftim Vlerësimi Për Detyrimet Tatimore nr.13960 prot datë 19.09.2011, të Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier, pala paditëse ka bërë ankim në Drejtorinë e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.

7. Me vendimin me nr.18914/1 prot, datë 18.04.2011 Drejtoria e Apelimit Tatimor ka vendosur: “Refuzimin e ankimit, për shkak se e konsideron ankimin të papranueshëm, pasi nuk është bërë pagesa e detyrimit tatimor të përcaktuar në aktin administrativ që ankimohet. Kundër këtij vendimi, bazuar në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, neni 109, lejohet ankim në gjykatë, Brenda 30 ditëve kalendarike nga data e marrjes djeni”.



8. Pala paditëse i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, duke kërkuar konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të aktit administrativ Njoftim Vlerësimi Tatimor nr.13960, datë 19.09.2011 të Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier, duke pretenduar se nuk përfshihet në rrethin e subjekteve që kanë detyrimin e pagimit të akcizës.

9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.(62-2012-624)227 datë 06.02.2012, ka vendosur: “Pranimin e padisë. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Njoftim Vlerësimit për Detyrimet Tatimore nr.13960 prot datë 19.09.2011, të Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier”.

9.1 Arsyetimi i Gjykatës: “Akciza për mallrat paguhet në dy momente, në çastin e e importimit ose të prodhimit të mallrave të akcizës në territorin e Republikës së Shqipërisë. Sasia e naftës bruto nuk është importuar apo prodhuar nga subjekti tregar “2K Plaka” sh.p.k por është blerë prej shoqërisë “Stream oil & Gaz”, provuar ky fakt nga raport kontrolli. Në referencë të përcaktimeve që bën neni 22 i ligjit nr.8976, datë 12.12.2002 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”, shoqëria “2K Plaka” sh.p.k nuk është subjekt importues apo prodhues i naftës bruto. Sipas nenit 38, cdo lëng i përdorur si zëvendësues për lëndët djegëse tatohet me akcizë sipas të njëtës tarifë tatimore dhe në bazë të të njëjtave kushte si për lëndët djegëse të cilën ka zëvendësuar. Nafta bruto e blerë nga paditësi nuk është përdorur si zëvendësues për lëndët djegëse që të mund të tatohej me akcizën përkatëse. Gjykata çmon se akti administrativ, Njoftim Vlerësimi Për Detyrimet Tatimore nr.13960 prot datë 19.09.2011, i Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier, është nxjerrë në kundërshtim me parashikimet që bën neni 22 dhe 38 i Ligjit nr.8976, datë 12.12 2002 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë” për shkak se paditësi nuk është importues, prodhues dhe as ka përdorur naftën bruto si zëvendësues për lëndët djegëse. Ndodhur para këtij fakti, Njoftim Vlerësimi Për Detyrimet Tatimore nr.13960 prot datë 19.09.2011, është nxjerrë në kapërcim të kompetencave ligjore të Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier, për shkak se është ngarkuar me detyrim për pagim akcize një shoqëri e cila nuk është subjekt i dispozitave të ligjit nr.8976, datë 12.12.2002 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”. Kërkimi i paditësit për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Njoftim vlerësimi për detyrimet tatimore me nr.13960 prot datë 19.09.2011, është i mbështetur në ligjin nr.8976, datë 12.12 2002 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” si dhe në Kodin e Procedurave Administrative”.

10. Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.(60-2012-961)1007 datë 14.11.2012, ka vendosur:Mospranimin e ankimit.

10.1 Arsyetimi i gjykatës: “Ankimi i të paditurit Drejtoria Rajonale Tatimore Fier, i paraqitur kundër vendimit nr.(62-2012-624)227 datë 06.02.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, nuk do të pranohet për shkak se është paraqitur jashtë afatit ligjor të parashikuar në nenin 443 të K.Pr.Civile. Vendimi i Gjykatës së faktit ësht shpallur në datën 06.02.2012 në prezencë të palëve ndërgjyqëse (përfaqësuesit të tyre) dhe afati i ankimit të tyre filIon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit datë 07.02.2012. Duke filluar nga kjo datë afati i ankimit për palët ndërgjyqësa mbaron në datën 21.02.2012 (ditë pune), meqënëse palët kanë qënë prezent në shpalljen e vendimit, siç del prej shkresës nr.26/l0 prot datë 20.10.2012, ankimi ka ardhur me zarf në Filialin Posta Fier në datën 22.02.2012 dhe shpëmdarë prej saj në datën 23.02.2012, sikundër dhe rezulton të jetë rregjistruar prej Kancelarisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, po në datën 23.02.2012. Pamvaresisht se ankimi mban datën 20.12.2012 sipas vulës mbi zarf, data e nisjes është 22.02.2012, pra sikundër pasqyron dhe shkresa e Filialit të Postës. Për këtë shkak ankimi nuk do të pranohet, në bazë të nenit 450/a të Kodit të Procedurës Civile”.

11. Kundër vendimit nr.1007 datë 14.11.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier, e cila kërkon prishjen e vendimit me nr.1007 datë 14.11.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë, i cili ka vendosur mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr.227 datë 06.02.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, duke parashtruar shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.



LIGJI I ZBATUESHËM
12. Dispozitat e ligj nr.49/2012 Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

12.1 Neni 1/2: Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe”.

12.2 Neni 17/2: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

13. Kodi i Procedures Civile:

13.1. Neni 443 “Afati i ankimit”: Afati i ankimit në gjykatën e apelit, kundër vendimeve përfundimtare të gjykatës së shkallës së parë, është 15 ditë.

Afati për të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimeve të gjykatës së apelit, është 30 ditë.

Afati për të kërkuar rishikimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë është 30 ditë.

Afati i ankimeve të veçanta është 5 ditë”.

13.2. Neni 444 “Fillimi i afateve të ankimit”: Afatet e caktuara në nenin e mësipërm janë të prerë dhe fillojnë nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit përfundimtar. Kur çështja është gjykuar nga gjykata e shkallës së parë ose nga gjykata e apelit, në mungesë të njërës palë, ky afat fillon nga dita e njoftimit të vendimit.



Afati për të ushtruar kërkesën për rishikim fillon nga dita kur janë zbuluar rrethanat për të cilën bëjnë fjalë dispozitat përkatëse”.

14. Vendimi nr.2, datë 27.03.2012 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
15. Kolegji Administrativ i  Gjykatës së Lartë, nga studimi i akteve te dosjes gjyqësore,  pa i hyrë analizës dhe vlerësimit të provave, konstaton se rekursi i paraqitur nga pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier është ushtruar jashtë afatit ligjor.

16. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon se nuk mund të zgjidhë në themel çështjen pasi konstaton se rekursi është ushtruar përtej afatit 30 ditor të parashikuar nga neni 443 në lidhje me nenin 148, paragrafi i tretë i Kodit të Procedurës Civile, si dispozitë ligjore në fuqi në kohën e paraqitjes së rekursit.

17. Vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë është shpallur në datën 14.11.2012. Në seancën e dhënies së vendimit, në datën 14.11.2012, pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier rezulton të ketë qenë në mungesë. Në zbatim të nenit 316 të K.Pr.Civile, vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë iu njoftua palës së paditur me dëftesë komunikimi në datë 30.11.2012. Rezulton se pas njoftimit të vendimit, pala e paditur paraqiti rekurs kundër tij. Rekursi është dërguar me postë në sekretarinë gjyqësore me datë 10.01.2013.

18. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin unifikues nr.2, datë 27.03.2012 arrijnë në interpretimin unifikues se: kur çështja është gjykuar nga gjykata e shkallës së parë ose nga gjykata e apelit, në mungesë të njërës palë, afati i ankimimit (apel, rekurs) për këtë palë fillon të llogaritet përkatësisht nga e nesërmja e marrjes njoftim të vendimit, sipas rregullave të përcaktuara nga dispozitat e neneve 316 dhe 148 të K.Pr.Civile”.

19. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, në respektim të afateve ligjore të përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile afati për depozitimin e rekursit është 30 ditë nga e nesërmja e njoftimit të vendimit për palët që nuk janë prezente në seancë gjyqësore. Në këto kushte afati i depozitimit të rekursit fillonte në datën 01.12.2012 dhe mbaronte në datën 30.12.2013 e cila rezulton ditë e Diel, pushim zyrtar. Në këto kushte afati përfundimtar brenda të cilit duhet të depozitohej rekursi ishte data 31.12.2012, ditë e Hënë. Ndërkohë që nga zarfi postar rezulton se rekursi është depozituar në zyrën postare në datën 10.01.2013, pra dhjetë ditë pasi kishte kaluar afati 30 ditor.

20. Pra rezulton se, rekursi është paraqitur 10 (dhjetë) ditë përtej afatit 30 ditor të parashikuar nga ligji për paraqitjen e rekursit.

21. Për sa me sipër, Ky Kolegj vlerëson se rekursi i paraqitur nga pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier, nuk është objekt i shqyrtimit të këtij Kolegji, pasi është paraqitur jashtë afatit ligjor prej 30 ditësh nga e nesërmja e shpalljes së vendimit. 

22. Për sa më sipër, në çështjen objekt gjykimi duhet të vendoset pushimi i gjykimit.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 13 pika 3 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”.


V E N D O S I

Pushimin e gjykimit të çështjes nr.31001- 00449- 00- 2013 në Gjykatën e Lartë.


Tiranë, më 24.03.2016

Nr. 11111-01770-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr.00-2016- 1128 i Vendimit (169)

Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   143   144   145   146   147   148   149   150   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish