Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet142/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   138   139   140   141   142   143   144   145   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga :


Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Evelina Qirjako Anëtare

Tom Ndreca Anëtar

Medi Bici Anëtar
Në datën 15.03.2016 mori në shqyrtim në seance gjyqësore çështjen administrative me nr.31001-02078-00-2012 akti që ju përket palëve:
PADITËS: SHOQËRIA “ROGI 2001” SHPK.

E PADITUR: DEGA E DOGANËS VLORË.


OBJEKTI:

Konstatim i pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ,

vendim nr.5 dhe 6 date 17.05.2009 te Degës së Doganës Vlorë.

Baza Ligjore: Neni 324 e në vijim i K.Pr.Civile,

nenet 115, 116 e në vijim të K.Pr.Administrative.

Nenet 18, 19, 20, 261 dhe 289 të ligjit nr.8449, date 27.01.1999

“Kodi Doganor i RSH-se”

dhe VKM nr.2005, date 13.04.1999

“Për dispozitat zbatuese të Kodit Doganor “.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.1647, datë 19.06.2009 ka vendosur:

Rrëzimin e padisë së paditësit Shoqëria “ Rogi-2001” shpk si të pabazuar në ligj dhe në prova.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës paditëse.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.92, datë 02.02.2012 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.1647, datë 19.06.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe duke e gjykuar çështjen në fakt:

-Pranimin e padisë.

-Shpalljen e pavlefshmërisë absolute të akteve administrative nr.05 dhe nr.06, datë 07.01.2009 të Degës së Doganës Vlorë dhe kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme.



Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, kanë ushtruar rekurs pala e paditur Dega e Doganës Vlorë dhe Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Vlorë, të cilët kërkojnë prishjen e këtij vendimi dhe lënien në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë nr.1647, datë 19.06.2009, duke parashtruar këto shkaqe;
Shkaqet e parashtruara në rekursin e Degës së Doganës Vlorë dhe të Avokaturës Shtetit:

  • Vendimi nr.5 dhe nr.6, datë 07.01.2009 të Degës së Doganës Vlorë janë nxjerrë në përputhje të plotë me nenin 116 të Kodit të Procedurës Administrative, janë nxjerrë nga një autoritet i njohur nga ligja siç është Dega e Doganës Vlorë dhe që i jep të drejtën e vendimmarrjes si dhe vendimet janë në formën dhe procedurën që kërkon ligji.

  • Për konstatimin e shkeljes doganore dhe procedimin në lidhje me të është zbatuar neni 261/3 i K.Doganor, duke njoftuar palën paditëse për shkeljen e konstatuar dhe vendimin e marrë lidhur me këtë shkelje.

  • Meqenëse kërkimi i paditësit është pavlefshmëri absolute e aktit administrativ nr.5 dhe nr.6, datë 07.01.2009 dhe ku ky pretendim nuk qëndron, padia duhet të rrëzohet pa qenë e nevojshme themeli i çështjes objekt gjykimi.

  • Megjithatë, meqenëse themeli i çështjes është bërë objekt shqyrtimi gjyqësor parashtrojmë se vendimet janë në përputhje me nenin 256 te K.Doganor, për shkelje doganore, kundërvajtje administrative, deklarim ndryshe të origjinës së mallit dhe për këtë pala paditëse është dënuar në bazë të nenit 261 të Kodit Doganor, për deklarim ndryshe të origjinës së mallrave.

  • Në bazë dhe të akt-konstatimeve rezulton se malli “ Rroba të përdorura” nuk i plotëson kushtet e origjinës së mallit me orgjinë preferenciale sipas marrëveshjes BE-Shqipëri. Kjo është e konfirmuar edhe nga autoriteti doganor italian dhe provohet dhe me shkresën zyrtare të këtyre autoriteteve se çertifikata e origjinës nuk është në mënyrë të rregullte.

  • Në vështrim të nenit 249 të K.Pr.Civile shkresa zyrtare përbënë provë të plotë dhe mund të kontestohet të kontestohet vetëm nëse ajo është e fallsifikuar.

  • Në seancat gjyqësore e kemi dhënë shpjegimin tonë për themelin e çështjes se vendimet janë të mbështetur në ligjin material në nenet 256 dhe 261 të Kodit Doganor, pasi dhe vet pala paditëse e ka pranuar që ky mall nuk i plotëson kushtet preferenciale me orgjinë Italiane, sepse për më tepër edhe Dogana Italiane e ka konfirmuar faktin se ky mall nuk i plotëson kushtet e mallit me orgjinë të BE dhe për rrjedhojë nuk përfiton nga marrëveshja e tregtisë së lirë.

  • Rasti objekt gjykimi, nuk është rast flagrance i cili konsiston në në prezencën e palës gjatë verifikimit, por është një kontroll aposterior i kryer nga strukturat doganore. Kodi i Procedurës Administrative, në shumë raste lejon vendimmarrjen dhe pa njoftimin e personit të interesuar, kur organi administrativ i disponon të gjitha dokumentet dhe prezenca e palës së interesuar nuk do të sillte asnjë ndryshim në vendimmarrje (neni 96/2 i K.Pr.Administrative).

  • Paditësi për realizimin e të drejtës së tij, duhej të përcaktonte rrugën që gjykata të vendoste për zgjidhjen e mosmarrëveshjes duke përcaktuar të drejtën materiale te shkelur dhe detyrimin për rivendosjen e të drejtës.

  • Në rastin konkret kur nuk pretendohet e drejta e shkelur, nuk mund të vendos gjykata ,në detyrimin e pretenduar, për shkak të pavlefshmërisë absolute. Paditësi, në rastin objekt gjykimi, nuk mund të ngrinte padi vetëm për pavlefshmëri absolute, për faktin se padia bëhet për një të drejtë të shkelur. Pra, pavlefshmëria, nuk është objekt i gjykimit të çështjes, pasi pasojë e kësaj pavlefshmërie është një e drejtë e caktuar materiale e cenuar. Padia duhet ti referohet gjithnjë marrëdhënies juridike, të drejtës së pretenduar dhe për pasojë edhe detyrimit që duhet të plotësojë pala që ka shkelur këtë të drejtë. Në rastin konkret, paditësi duhej të kërkonte mbrojtjen e të se drejtës së shkelur e cila lidhet me detyrimet e pavlefshmërisë së akteve administrative.

  • Vetë koncepti i pavlefshmërisë nënkupton shkelje të rënda procedurale, sa nuk krijon pasoja juridike gjë e cila në rastin konkret nuk qëndron, pasi jo vetëm nuk ka por dhe nëse do të kishte, riparimi i tyre nuk do të sillte asnjë ndryshim në vendimmarrje, pasi themeli i vendimit është i pranuar nga pala paditëse se ekziston.


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani në seancë gjyqësore dhe e diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit,

V Ë R E N

Kolegji Administrativ vlerëson se rekurset e paraqitura nga pala e paditur Dega e Doganës Vlorë dhe avokati i shtetit përmbajnë shkaqe nga ato që i parashikon ligji. Për rrjedhojë, në interpretim dhe zbatim të drejtë të ligjit, vendimi nr.92 datë 02.02.2012 i Gjykatës së Apelit Vlorë duhet të prishet dhe të mbetet në fuqi vendimi nr.1647 datë 19.06.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë me të cilin është disponuar rrëzimi i padisë.

Sipas vendimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se pala paditëse Rogi 2001 shpk, është shoqëri tregtare që ushtron aktivitetin e saj në importimin e mallrave të përdorura kryesisht veshje, këpucë etj. Këto mallra të përdorura importohen nga shoqëri italiane që nga ana e tyre ushtrojnë veprimtarinë e grumbullimit dhe tregtimit të tyre.

Nga ana e palës paditëse Rogi 2001 shpk, sipas praktikës doganore dhe shkresave nr.R12580 datë 16.12.2006 dhe nr.718 datë 24.01.2007, janë importuar mallra të përdorura si këpucë dhe rroba, vendi i origjinës së të cilave është deklaruar Italia, me aktet e origjinës EUR1 me nr.NA A 202 178 datë 23.01.2007 dhe EUR1 me nr.NA A 219 378 datë 15.12.2006.

Mallrat e deklaruara duke qenë se ishin objekt i trajtimit të rregullave të parashikuara në Marrëveshjen e Ndërmjetme mbi Tregtinë dhe Çështjet e Lidhura me Tregtinë ndërmjet Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian, kanë përfituar nga regjimi i pezullimit të pagimit të detyrimit doganor.

Të dy praktikat doganore e sipërcituara, dokumentet e origjinës EUR1 me nr.NA A 202178 dhe EUR1 me nr.NA A 219378 janë bërë objekt i investigimit të Sektorit të Origjinës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Në mbështetje të nenit 102 të Kodit Doganor, Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm ka ushtruar kontroll mbi këto praktika duke mbajtur akt-konstatimet nr.134 datë 21.11.2008 dhe nr.135 datë 21.11.2008. Në këto procesverbale konstatimi parashtrohet se Autoritetet Doganore Homologe të Italisë me anë të shkresave nr.2008-28366 prot. dhe nr.2008-28367 prot, të datës 02.09.2008 kanë njoftuar se Certifikatat e Lëvizjes EUR1 nr.NA A 202178 dhe EUR1 nr.NA A 219378 nuk janë lëshuar në mënyrë të rregullt. Në zbatim të nenit 261 të Kodit Doganor kjo përbënë kundërvajtje administrative doganore.

Mbi bazën e këtyre procesverbaleve, të mbajtura për secilën nga praktikat doganore objekt gjykimi, pala e paditur Dega e Doganës Vlorë ka marre vendimet përkatëse. Me vendimin nr.5 datë 07.01.2009 disponohet se:

1. Subjekti “ ROGI 2001 “ shpk të paguajë shumën 111 297 lekë detyrime doganore shtesë që lindin si pasojë e dhënies së gabuar të certifikatës preferenciale EUR 1 nga Autoritetet Doganore Italiane.

2. Gjobë sa 1 fishi i detyrimit doganor në shumën 111 297 lekë në zbatim të nenit 261/3 të KD.

3. Totali 222 594 lekë.

4. Zyra e financës të bëjë kontabilizimin e shumës së mësipërme dhe ajo e borxhit të njoftojë personin brenda afateve të parashikuara në KD.”
Ndërsa me vendimin nr.6, datë 07.01.2009 disponohet se:

1. Subjekti “ ROGI 2001” shpk të paguajë shumën 125 320 lekë detyrime doganore shtesë që lindin si pasojë e dhënies së gabuar të certifikatës preferenciale EUR 1 nga Autoritetet Doganore Italiane.



2. Gjobë sa 1-fishi i detyrimit doganor në shumën 125 320 lekë në zbatim të nenit 261/3 të KD.

3. Totali 250 640 lekë.

4. Zyra e financës të bëjë kontabilizimin e shumës së mësipërme dhe ajo e borxhit të njoftojë personin brenda afateve të parashikuara në KD.”

Në rrethana të tilla, pala paditëse Rogi 2001 shpk, duke pretenduar se nga pala e paditur nuk është konstatuar një origjine e ndryshme nga ajo e deklaruar nga paditësi para autoritetit doganor shqiptar dhe se dokumenti EUR1 i lëshuar gabim nga autoritet italiane nuk mund ta ngarkojë me përgjegjësi, i është drejtuar me kërkesëpadi Gjykatës Rrethit Gjyqësor Vlorë me shkak ligjor dhe objekt konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, vendimeve nr.5 dhe nr.6 të datës 17.05.2009 të palës së paditur Dega e Doganës Vlorë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.1647 datë 19.06.2009, ka vendosur rrëzimin e padisë si të pabazuar në prova dhe në ligj.

Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se në rastin e konstatimit të shkeljeve përkatëse nga ana e palës paditëse Rogi 2001 shpk është zbatuar nga pala e paditur Dega e Doganës Vlorë përmbajtja e neneve 256, 261 të Kodit Doganor si dhe nenit 245 të tij, duke njoftuar palën paditëse për shkeljen e konstatuar dhe vendimin e marre lidhur me këtë shkelje. Prandaj, duke qenë se kërkimi i palës paditëse Rogi 2001 shpk është i fiksuar në pavlefshmërinë absolute të akteve administrative nr.05 dhe nr.06, datë 07.01.2009, rezulton se ky pretendim, lidhur me pavlefshmëri absolute të aktit administrativ, është i pabazuar në ligj.

Po kështu, gjykata e shkallës së parë, arsyeton edhe në aspektin e pavlefshmërisë relative duke u shprehur se gjatë shqyrtimit gjyqësor u bënë objekt hetimi edhe ligjshmëria e vendimeve objekt gjykimi. Në përputhje me nenin 256 të Kodit Doganor kemi të bëjmë me deklarime të ndryshme të origjinës së mallit nga ai përshkruar nga ana e paditësit Rogi 2001 shpk. Po kështu, në nenin 261 përcaktohet se përbën kundërvajtje doganore deklarimi i një origjine malli të ndryshme nga ajo e konstatuar nga autoriteti doganor. Pretendimi i palës paditëse Rogi 2001 shpk për sjelljen e saj në mirëbesim nuk është i bazuar në ligj sepse pala paditëse ka deklaruar një mall me orgjinë preferenciale, ndërkohë që malli i futur prej tij në territorin doganor shqiptar nuk përmbushte kriteret për përfitimin e kësaj tarife preferenciale dhe, në këtë mënyrë, prej këtij subjekti doganor nuk janë paguar detyrimet doganore në shumën e detyrimit që duhet të paguhej sipas ligjit.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pala paditëse Rogi 2001 shpk ka paraqitur ankim në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Gjykata e Apelit Vlorë, pasi ka shqyrtuar çështjen, ka vendosur të ndryshojë vendimin nr.1647 datë 19.06.2009 të Gjykatës së Rrethi Gjyqësor Vlorë dhe të pranojë padinë duke shpallur pavlefshmërinë absolute të akteve administrative nr.05 dhe nr.06 datë 07.01.2009 të palës së paditur Dega e Doganës Vlorë dhe kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme.

Gjykata e apelit, në thelb, arsyeton se në nenin 102 të Kodit Doganor, si edhe në vendimin nr.205, datë 13.04.1999 “Për dispozitat zbatuese të Kodit Doganor”, janë përcaktuar procedurat që duhet të ndiqen nga administrata doganore, në rastet kur të dhënat janë të pasakta në deklaratën doganore, që është rishikimi i deklaratës doganore. Pala e paditur Dega e Doganës Vlorë nuk ka proceduar me njoftimin e subjektit importues për korrigjimin e deklaratës doganore, ku të njoftohej lidhur me origjinën e mallit të pa saktë, por njëkohësisht duke i vënë në dispozicion informacionin me origjinën e saktë të mallit, por ka proceduar me nxjerrjen e vendimeve administrative objekt gjykimi. Ne rast se pas rishikimit te deklaratës autoriteti doganor konstaton se regjimi doganor është zbatuar në bazë informacionesh të pasakta ose të pa plota, ajo duhet të procedojë me rivlerësimin e Deklaratës Doganore Shqiptare (DAV) dhe paditësi ishte i detyruar të fillonte procedurën e korrigjimit të deklaratës. Nga provat shkresore që janë administruar në dosjen gjyqësore, nuk rezulton që kjo procedurë të jetë respektuar, duke i mohuar paditësit të drejta ligjore që Kodi Doganor i ka përcaktuar për korrigjimin e Deklaratës Doganore.

Gjithashtu ka rezultuar e provuar se pala e paditur Dega e Doganës Vlorë, edhe pas kontrollit të ushtruar në pikën doganore Vlorë, nuk ka konstatuar orgjinë të ndryshme nga ajo që shoqëria ka deklaruar. Nëse autoriteti doganor do të kishte konstatuar dhe provuar ligjërisht origjinën e mallit të ndryshme nga ajo e deklaruar atëherë do ti lindte e drejta e aplikimit të nenit 261 të Kodit Doganor. Por, ndryshe nga sa është pretenduar, ka rezultuar se nga ana e shoqërisë nuk është bërë ndonjë gabim në deklarimin e kryer, pasi vet deklarata as nuk është rishikuar as nuk është korrigjuar dhe as nuk është bërë e pavlefshme. Në rrethanat që pala e paditur nuk ka konfirmuar një orgjinë të ndryshme nga ajo e deklaruar dhe lëshuar nga autoritetet Italiane dhe pala paditëse Rogi 2001 shpk nuk ka kryer shkelje doganore sipas dispozitave të Kodit Doganor.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, pala e paditur Dega e Doganës Vlorë dhe avokati i shtetit.

Në thelb, në rekurset e palës së paditur Dega e Doganës Vlorë dhe avokatit të shtetit parashtrohet se, vendimet nr.5 dhe nr.6 datë 07.01.2009, janë nxjerrë në përputhje të plotë me nenin 116 të Kodit të Procedurave Administrative, nga një autoritet i njohur nga ligji, duke respektuar edhe formën e procedurën që kërkon ligji. Për konstatimin e shkeljes doganore dhe procedimin në lidhje me të është zbatuar neni 261/3 i Kodit Doganor, duke njoftuar palën paditëse Rogi 2001 shpk për shkeljen e konstatuar dhe vendimin e marrë lidhur me këtë shkelje. Rasti objekt gjykimi, nuk është rast flagrance i cili konsiston në prezencën e palës gjatë verifikimit, por është një kontroll aposterior i kryer nga strukturat doganore. Kodi i Procedurës Administrative, në shumë raste lejon vendimmarrjen dhe pa njoftimin e personit të interesuar, kur organi administrativ i disponon të gjitha dokumentet dhe prezenca e palës së interesuar nuk do të sillte asnjë ndryshim në vendimmarrje (neni 96/2 i K.Pr.Administrative). Prandaj, meqenëse kërkimi i paditësit Rogi 2001 shpk është pavlefshmëria absolute e aktive administrative dhe ky pretendim nuk qëndron, padia duhet të rrëzohet.

Megjithatë, meqenëse themeli i çështjes është bërë objekt shqyrtimi gjyqësor parashtrojmë se vendimet janë në përputhje me nenin 256 te Kodit Doganor për shkeljet doganore (kundërvajtje administrative), deklarimi i ndryshëm i origjinës së mallit. Për këtë shkelje pala paditëse Rogi 2001 shpk është dënuar në bazë të nenit 261 të Kodit Doganor. Në bazë dhe të akt-konstatimeve rezulton se malli “rroba të përdorura” nuk i plotëson kushtet e origjinës së mallit me origjinë preferenciale sipas marrëveshjes BE - Shqipëri. Kjo është e konfirmuar edhe nga autoriteti doganor italian dhe provohet dhe me shkresën zyrtare të këtyre autoriteteve se certifikata e origjinës nuk është e rregullt. Edhe vetë pala paditëse Rogi 2001 shpk e ka pranuar që ky mall nuk i plotëson kushtet preferenciale me orgjinë italiane, ky mall nuk i plotëson kushtet e mallit me orgjinë të BE dhe për rrjedhojë nuk përfiton nga marrëveshja e tregtisë së lirë.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, lidhur me pretendimet për zbatimin e gabuar të ligjit, rekursi i palës së paditur Dega e Doganës Vlorë dhe avokatit të shtetit përmbajnë shkaqe të tilla që e bëjnë të cenueshëm vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vëren se, ndonëse kanë qëndrime të kundërta lidhur me zbatimin e ligjit dhe zgjidhjen e çështjes, gjykatat e shkallës së parë dhe gjykata e apelit kanë të njëjtën qasje lidhur me rrethanat e faktit të vërtetuara në gjykim dhe vlerësimin e provave.

Por, ky Kolegj administrativ vlerëson se, me të drejtë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka arsyetuar se duhet të rrëzohet padia për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të akteve administrative objekt mosmarrëveshjeje në gjykim të palës së paditur Dega e Doganës Vlorë me motivin që ato nuk janë nxjerrë në kapërcim të kompetencave që i njeh ligji këtij organi administrativ dhe as në kundërshtim me formën dhe procedurën thelbësore të parashikuar nga ligji. I njëjti vlerësim duhet të bëhet edhe për qëndrimin dhe disponimin e kësaj gjykate për rrëzimin e padisë edhe për kërkimin e pavlefshmërisë relative të akteve administrative objekt gjykimi.

Në Kodin Doganor parashikohet se:


Neni 19

1. Një vendim në favor të kërkuesit anulohet në qoftë se është marrë në bazë informacionesh të pasakta ose të paplota dhe kur:

a) kërkuesi ishte në dijeni ose objektivisht duhej të ishte në dijeni që informacioni i dhënë ishte i pasaktë ose i paplotë, dhe

b) ky vendim nuk do të ishte marrë mbi bazën e një informacioni të saktë e të plotë.

2. Personi të cilit i adresohet vendimi duhet të njoftohet menjëherë për anulimin e tij.

3. Anulimi është i vlefshëm që nga data e marrjes së vendimit dhe mund të bëhet vetëm brenda periudhës kohore për të cilën është i vlefshëm autorizimi.

4. Personi i interesuar mund të ankohet kundër vendimit të anulimit të autorizimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave brenda 10 ditëve që nga data e njoftimit. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave kthen përgjigje brenda 20 ditëve për pranimin ose jo të ankesës. Në rast se Drejtori i Përgjithshëm i Doganave nuk kthen përgjigje brenda këtij afati kohor, kërkesa quhet e pranuar.

Neni 102

1. Autoritetet doganore me nismën e tyre ose me kërkesë të deklaruesit mund të korrigjojnë deklaratën doganore pas çlirimit të mallrave.

2. Autoritetet doganore, pasi të kenë lejuar çlirimin e mallrave dhe me qëllim që të sigurohen për saktësinë e të dhënave të deklaratës doganore, mund të verifikojnë dokumentet tregtare dhe të dhënat që lidhen me veprimet e importit e të eksportit, si dhe veprimet e mëtejshme tregtare që kanë të bëjnë me këto mallra......... Autoritetet doganore mund të kontrollojnë edhe mallrat, kur paraqitja në doganë e tyre është ende e mundur.

3. Kur rishikimi i deklaratës doganore ose verifikimi i saj pas çlirimit të mallrave tregon se dispozitat për regjimet doganore në fjalë janë zbatuar në bazë informacionesh të pasakta e të paplota, autoritetet doganore, veç zbatimit të sanksioneve të parashikuara në pjesën VIII të këtij Kodi marrin, në përputhje me dispozitat në fuqi, masat e nevojshme për të rregulluar situatën, duke u mbështetur në informacionin e ri që disponojnë.
Neni 256

1. Shkelje doganore janë:

a) kundërvajtjet administrative doganore;

b) kontrabanda.

2. Çdo veprim ose mosveprim, që bie ndesh me dispozitat e parashikuara në këtë Kod, me aktet nënligjore te tij dhe me dispozita te tjera ne fuqi, me përjashtim te rasteve të fuqisë madhore, quhet kundërvajtje administrative doganore dhe dënohet si e tillë......

4. Pagesa e gjobës, që zbatohet për shkeljen doganore, në asnjë rast nuk do të jetë shkak për të përjashtuar shkelësin nga pagimi i detyrimeve doganore që duhen paguar për mallrat objekt i shkeljes.
Neni 261

1. Pa rënë ndesh me dispozitat mbi kontrabandën, përbën kundërvajtje administrative doganore deklarimi i një cilësie, sasie, vlere ose origjine të ndryshme nga ajo që konstatojnë autoritetet doganore, në çastin kur deklaruesi paraqet deklaratën për vendosjen e mallrave në qarkullim të lirë. Ky veprim ndëshkohet me një gjobe nga 30 000 leke deri ne 100 000 leke. Ne rastet e diferencave ne sasi, përveç gjobës behet edhe konfiskimi i mallrave te padeklaruara dhe te gjetura ne teprice.

2. Në rastet kur pas rishikimit të deklaratës rezulton që detyrimet doganore që duhen paguar janë më të larta se ato të llogaritura në bazë të deklaratës dhe diferenca e këtyre është më e madhe sesa 5 për qind, në vend të gjobës së mësipërme, zbatohet një gjobë e barabartë me trefishin e diferencës së detyrimeve doganore të papaguara.

3. Megjithatë, në rast se kjo diferencë është pasojë e një gabimi të kryer në mirëbesim gjatë hartimit të deklaratës doganore dhe deklaruesi i ka paraqitur të gjithë dokumentet dhe informacionin e nevojshëm për verifikim doganor, zbatohet një gjobë që shkon nga një e dhjeta deri në tërë shumën e diferencës së detyrimeve doganore të papaguara. 4. Gjobat e sipërpërmendura zbatohen mutatis mutandis sa herë që nga autoritetet doganore konstatohet një vlerë ose origjinë e ndryshme nga ajo e deklaruar për mallrat për t’u vendosur në cilindo prej regjimeve doganore, përveç regjimit të tranzitit.

Në zbatim dhe interpretim të drejtë të këtyre dispozitave ligjore të posaçme për mosmarrëveshjen objekt gjykimi, Kolegji Administrativ vlerëson se nga ana e palës së paditur Dega e Doganës Vlorë është vepruar në përputhje me kompetencat dhe procedurat doganore të përcaktuara në ligj.

E paditura Dega e Doganës Vlorë ka zbatuar kompetencën e saj dhe procedurën e nisjes dhe realizimit të hetimit administrativ a posteriori të deklaratave doganore të palës paditëse Rogi 2001 shpk, si edhe për rishikimin dhe anulimin e përfitimeve që kishte marrë subjekti doganor (pala paditëse), për shkak të informacioneve të pasakta lidhur me aktet e origjinës së mallit dhe certifikatat preferenciale EUR 1 të lëshuara nga Autoritetet Doganore Italiane për të cilat ishte në dijeni ose objektivisht duhej të ishte në dijeni që këto akte ishin të gabuara (neni 19, 102 etj.).

Po kështu, e paditura Dega e Doganës Vlorë ka zbatuar kompetencën e saj dhe procedurën e përcaktuar në ligj për korrigjimin a posteriori të deklaratave doganore dhe për rishikimin dhe anulimin e përfitimeve të realizuara nga paditësi Rogi 2001 shpk, duke nxjerrë aktet administrative objekt gjykimi, vendimet nr.5 dhe nr.6 datë 17.05.2009 me të cilat e detyron këtë subjekt doganor të paguajë detyrimet doganore përkatëse (neni 19, 256, 261).

E paditura Dega e Doganës Vlorë ka zbatuar kompetencën e saj dhe procedurën e përcaktuar në ligj edhe kur, pasi ka nxjerrë aktet administrative objekt gjykimi, ka njoftuar palës paditëse Rogi 2001 shpk në mënyrë që ajo të ushtronte të drejtat e saj për ti ankimuar këto akte. Por, legjislacioni doganor, në rastin e procedurës administrative objekt gjykimi, nuk parashikon që autoriteti doganor të njoftojë subjektin doganor përpara së të nxjerrë vendimet e saj për rishikimin doganor dhe anulimin e përfitimeve të realizuara bazuar në informacionet e pasaktë të vetë subjektit (psh neni 19 pika 2 dhe 3).

Së fundi, pala e paditur Dega e Doganës Vlorë ka zbatuar drejt kompetencën dhe procedurën ligjore kur, përveç detyrimit doganor që duhet paguar, e ka ndëshkuar paditësin Rogi 2001 shpk edhe me gjobë për konsumim të kundërvajtjes administrative. Sikurse parashikon ligji (p.sh neni 261 pika 1) kundërvajtja administrative, nëse nuk përbën vepër penale të kontrabandës, konsiderohet e konsumuar që në çastin e paraqitjes së deklarimeve doganore dhe dokumentacionit të pasaktë. Nga ana tjetër, edhe nëse do të pranohej që paditësi Rogi 2001 shpk si subjekt doganor të ketë vepruar në “mirëbesim”, përsëri Kodi Doganor ka përcaktuar së ndaj tij zbatohet ndëshkim me gjobë (p.sh neni 261 pika 3). Ndërkohë që, sipas nenit 19 pika 1 shkronja “a” pala paditëse duhet të ishte në dijeni të natyrës së pasaktë të informacionit përderisa “pasaktësia” në rastin objekt i këtij gjykimi është e natyrës thelbësore dhe të dukshme e që ka të bëjë me vetë qëllimin për të cilin subjekti doganor ka kryer transaksionin, pra pikërisht për të përfituar nga regjimi i posaçëm preferencial i mallit me natyrë të përdorur dhe për të cilin ky subjekt ka veprimtarinë kryesore e të vazhdueshme të tij.

Për arsyet e parashtruara më sipër, Kolegji Administrativ, duke zbatuar ligjin mbi rrethanat e pranuara nga gjykatat e faktit, vjen në përfundimin se nuk gjejnë mbështetje në ligj arsyetimi dhe përfundimet e gjykatës së apelit që pala e paditur Dega e Doganës Vlorë ka nxjerrë aktet objekt gjykimi në kapërcim të kompetencave dhe pa respektuar procedurat administrative të parashikuara me ligj, si pasojë të të cilave, këto akte, gjykata e apelit i ka konstatuar dhe njëkohësisht i ka deklaruar si absolutisht dhe relativisht të pavlefshme.

Prandaj, vendimi i vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë duhet të prishet dhe të mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me të cilin ishte rrëzuar padia.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të shkronjës “b” të nenit 63 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,

V E N D O S I:

Prishjen e vendimit nr.92 datë 02.02.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.1647 datë 19.06.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Tiranë, më 15.03.2016

Nr. 11243-01627-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-675 i Vendimit (164)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   138   139   140   141   142   143   144   145   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish