Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet20/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   16   17   18   19   20   21   22   23   ...   173

II. Ligji i zbatueshëm

10. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:

10.1 Neni 14: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

10.2 Neni 16§1: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

11. Urdhri i Ministrit të Financave nr.7, datë 01.02.2013 “Për revokimin e urdhrit të Ministrit të Financave nr.2, datë 3.12.2004 ‘Për sekuestrimin e aseteve të shtetasit arab YASIN AL-QADI i njohur dhe si: A) SHAYKH YASSIN ABDULLAH B) YASIN KAHDI C) YASSIN KADI Ç) KADI JASSIN D) YASSIN ABDULLAH KADI’”.
III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

12. Se, në shqyrtim e mbështetje të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve të palës kërkuese, si dhe arsyetimit të gjykatave, vendimi nr.1073, datë 10.06.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë, duhet të lihet në fuqi me një ndryshim, përsa i përket dorëzimit të apartamentit objekt gjykimi palës paditës Shoqërisë “Karavan Construction & Development” sh.p.k.

13. Sipas nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ka në kompetencë të shqyrtojë problemet që kanë të bëjnë me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit material e procedural, por pa bërë një rivlerësim të provave në të kundërt me atë që kanë bërë gjykatat e hallkave më të ulëta. (Shih vendimin nr.17, datë 30.04.2007 të Gjykatës Kushtetuese).

13.1. Duke pasur parasysh sa më sipër, ky Kolegj vlerëson se në çështjen në shqyrtim nga ana e gjykatave të faktit janë respektuar kërkesat e ligjit material dhe procedural civil, si dhe aktet e tjera nënligjore në fuqi në kohën e zgjidhjes së çështjes. Gjithashtu, gjykata e apelit ka dhënë arsyet ligjore se përse ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

14. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se gjykatat më të ulëta, në përputhje me kërkesat e normave procedurale, në çështjen objekt gjykimi kanë kryer një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm (neni 14 i K.Pr.Civile), i kanë dhënë përgjigje pretendimeve të palëve, kanë bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (neni 126 i K.Pr.Civile), dhe si rezultat e kanë zgjidhur “mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj” (neni 16 i K.Pr.Civile).

15. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se, sikundër konstatohet nga arsyetimi i vendimeve, gjykatat kanë përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes, si dhe kanë bërë një identifikim të saktë të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që kanë rëndësi për zgjidhjen drejt të themelit të çështjes.

15.1. Gjykatat kanë pranuar padinë për zgjidhjen e kontratës së shitjes me rezervë me nr.5460/927 datë 27.09.2001, lidhur mes Shoqërisë “Karavan Construction & Development” sh.p.k. (me cilësinë e shitësit) dhe Ramazan Murati (me cilësinë e blerësit), në interpretim të drejtë të ligjit material dhe neneve të parashikuara në vetë kontratën në fjalë, si dhe duke rregulluar pasojat e ardhura prej kësaj zgjidhjeje.

15.2. Po ashtu i mbështetur është arsyetimi i gjykatës edhe përsa i përket moslegjitimimit të paditësit Yassin Kadi, pikërisht sepse nuk ai ka qenë palë në kontratën e shitjes dhe prona/apartamenti është regjistruar në ZRPP si pasuri e shoqërisë.

16. Ndërkohë, Kolegji vëren se rekursi i palës paditëse bëhet vetëm përsa i përket pjesës që gjykatat kanë rrëzuar padinë për paditësin Yassin Kadi dhe kanë vendosur dorëzimin e sendit objekt gjykimi (apartamentit me sipërfaqe 119 m2) Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

17. Kolegji Civil Gjykata e Lartë vlerëson se pikërisht disponimi i gjykatave për “Rrëzimin e padisë për dorëzimin palës paditëse Shoqërisë “Karavan Construction & Development” sh.p.k. të sendit apartament i ndodhur në Tirane, godina U2 e kompleksit Rezidencial të ndërtuar nga Shoqëria “Karavan Construction & Development” sh.p.k., kati i shtatë, nr.A82, me sipërfaqe të përgjithshme 119 m2”, duhet të ndryshohet për shkak të ndryshimit të rrethanave aktuale dhe akteve ligjore në fuqi.

18. Nga arsyetimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë konstatohet se është vendosur sekuestrimi i apartamentit me sipërfaqe 119 m2, për arsye se në bazë të ligjit nr.9258, datë 15.07.2004, “Për masat kundër terrorizmit”, vendimit të Këshillit të Ministrave nr.718, datë 29.10.2004, “Për listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit”, si dhe urdhrit nr.2, datë 03.12.2004, të Ministrit të Financave “Për sekuestrimin e aseteve të shtetasit arab YASIN AL-QADI i njohur dhe si: A) SHAYKH YASSIN ABDULLAH B) YASIN KAHDI C) YASSIN KADI Ç) KADI JASSIN D) YASSIN ABDULLAH KADI”, shtetasit Yassin Kadi, i identifikuar si person i dyshuar për terrorizëm, i sekuestrohej çdo pasuri e luajtshme ose jo, zotërimi i tyre, ose llogaritë.

19. Kolegji Civil vëren se aktualisht ky akt nënligjor (urdhri i Ministrit të Financave), në bazë të të cilit gjykata ka vendosur sekuestrimin e apartamentit objekt gjykimi dhe kalimin e tij në administrimin e organeve kompetente shtetërore, ka ndryshuar.

19.1. Konkretisht, Ministria e Financave me urdhrin nr.7, datë 01.02.2013, ka vendosur:

1. Revokimin e urdhrit nr.2 të datës 3.12.2004 “Për sekuestrimin e aseteve të shtetasit arab YASIN AL-QADI i njohur dhe si: A) SHAYKH YASSIN ABDULLAH B) YASIN KAHDI C) YASSIN KADI Ç) KADI JASSIN D) YASSIN ABDULLAH KADI” të Ministrit të Financave, i ndryshuar me urdhrat nr.27, datë 5.7.2006 dhe nr.36, datë 27.11.2006.”



2. Ky revokim përfshin të gjitha fondet, llogaritë, asetet, pasuritë e paluajtshme, trojet, investimet në shoqëri tregtare dhe mjetet financiare në emër të shtetasit YASIN AL-QADI të sekuestruara me urdhrat e mësipërm.

....

5. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.”.

19.2. Rënia e shkakut ligjor për sekuestrimin e pasurisë së Yassin Kadi është parashtruar para Kolegjit Civil gjatë seancës gjyqësore edhe nga Avokati i Shtetit, duke u pranuar se prona në fjalë (apartamenti) nuk është më në administrim të shtetit dhe për këtë shkak ka lënë çështjen në çmim të gjykatës, pasi shteti nuk ka më interes në këtë çështje dhe konflikti tashmë i përkiste vetëm palëve private ndërgjyqëse.

20. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.1073, datë 10.06.2010, të Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të lihet në fuqi me ndryshimin e pranimit të padisë, për pjesën e lirimit dhe dorëzimit të apartamentit në katin e shtatë nr.A82 me sipërfaqe 119 m2 ndodhur në godinën U2 të Kompleksit Rezidencial Tiranë, palës paditës Shoqërisë “Karavan Construction & Development” sh.p.k.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485 të K.Pr.Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.1073, datë 10.06.2010, të Gjykatës së Apelit Tiranë me ndryshimin:

Pranimin e padisë duke detyruar të paditurin Ramazan Murati të lirojë e dorëzojë palës paditës Shoqërisë “Karavan Construction & Development” sh.p.k. apartamentin në katin e shtatë nr.A82 me sipërfaqe 119 m2 ndodhur në godinën U2 të Kompleksit Rezidencial, Tiranë.

Tiranë, më 09.10.2014

Nr.11243-01293-00-2011 i Regj.Themeltar

Nr.00-2014-3094 i Vendimit (508)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 09.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

KËRKUES: BANKA KOMBËTARE TREGTARE SH.A, përfaqësuar nga juristët Ledio Zverku

dhe Erion Begaj me autorizim.

OBJEKTI:

Lëshimi i urdhrit të ekzekutimit

Baza Ligjore: Nenet 510/d dhe 511/ç të K.Pr.Civile

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim nr.281, datë 22.06.2010, ka vendosur:

“Të refuzojë dhënien e urdhrit të ekzekutimit për kontratën e datës 11.05.2009 të lidhur midis huadhënësit Banka Kombëtare Tregtare sh.a dega Elbasan dhe huamarrësit Astrit Gurra”

Gjykata e Apelit Durrës, me vendim nr.17, datë 01.03.2011, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit civil nr.281, datë 22.06.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan”

Kundër vendimit nr.17, datë 01.03.2011 të Gjykatës së Apelit Durrës ka paraqitur rekurs kërkuesi Banka Kombëtare Tregtare sh.a me anë të të cilit kërkon ndryshimin e vendimit nr.17, datë 01.03.2011 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe të vendimit nr.281, datë 22.06.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pranimin e kërkesë për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për këto shkaqe:



  • Vendimet e gjykatave janë marrë në shkelje të normave procedurale, në mungesë të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, si dhe në keqintepretim të ligjit material. Kontrata e kredisë bankare nr.535 rep dhe 225 kol, datë 11/05/2009 është Kontratë Ristrukturimi e Kontratës së Kredisë Bankare nr.1551 rep., nr.495 kol., datë 26.09.2006 dhe përbën një titull ekzekutiv të ndryshëm nga titulli i mëparshëm ekzekutiv kontrata e kredisë nr.1551 rep., nr.495 kol., datë 26.09.2006 për të cilën është lëshuar urdhri ekzekutimit.

  • Gjykatat gabojnë kur arsyetojnë se nuk jemi në kushtet e një kontrate të re, të një titulli ekzekutiv të ndryshëm nga ai për të cilin është lëshuar urdhri ekzekutimit.

  • Kontrata kredisë bankare nr.535 rep., dhe 225 kol., datë 11/05/2009 është një kontratë e re, dispozitat e saj janë në përputhje me Kodin Civil dhe legjislacion në fuqi për kredidhënien. Konkretisht neni 4 pika 6 i ligjit “Për Bankat e Republikës së Shqipërisë” i njeh bankës së drejtën për të zëvendësuar detyrimin e mëparshëm me një detyrim të ri e të ndryshëm nëpërmjet përtëritjes. Detyrimi i ri përbën titull ekzekutiv të ri.

  • Vendimi i gjykatave për refuzim të urdhrit të ekzekutimit me arsyetimin se është lëshuar më parë një urdhër ekzekutimi për titullin kontratë kredie të dt. 26.09.2006 dëmton interesin publik në mbrojtjen e të drejtave të depozituesve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Admir Thanza; dëgjoi përfaqësuesin Ledio Zverku të palës kërkuese Banka Kombëtare Tregtare sh.a që kërkoi ndryshimin e vendimit nr.281, datë 22.06.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe të vendimit nr.17, datë 01.03.2011, të Gjyaktës së Apelit Durrës dhe pranimin e kërkesës; si dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi:



V Ë R E N

  1. Rrethanat e çështjes.

  1. Kërkuesi BKT sh.a i është drejtuar gjykatës me kërkesën për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për kontratën e kredisë bankare nr.535 rep., dhe 225 kol., datë 11/05/2009.

  2. Nga hetimi gjyqësor rezultoi e provuar se kërkuesi B.K.T sh.a dega Elbasan dhe shtetasi Astrit Gurra kanë lidhur kontratën e kredisë bankare nr.535 rep., dhe 225 kol., datë 11/05/2009 me objekt të kredisë të përcaktuar në nenin 2 të kontratës: “Kredimarrësi ka marrë prej Bankës kredinë me shumën 5.000.000 lekë për Investime në Asete Fikse sipas kontratës së kredisë nr.1551 rep., nr.495 kol., dt 26.09.2006. Kjo kontratë kredie bankare për shkak të vonesave në kthimin e tyre (principali, penalitete) sot në ditën e nënshkrimit të kësaj kontrate ristrukturimi kap shumën prej 4.800.000 lekë në të cilën janë kapitalizuar shpenzimet e cituara më sipër. Shuma prej 4.800.000 leke do të përbëjë objektin e Kontratës së Ristrukturimit të Kredisë, me anë të së cilës Kredimarrësi do të mbyllë detyrimet e lindura nga kontrata e sipërcituar, sipas afateve dhe kushteve të parashikuara nga kjo kontratë” .

  3. Kontrata e kredisë bankare nr.535 rep dhe 225 kol, datë 11/05/2009 është lidhur me afat 20 vjet dhe përmbushja e detyrimit nga debitori do të bëhet me këste mujore në afatet e përcaktuara në kontratë.

  4. Me vërtetimin e datës 22/06/2010 të lëshuar nga B.K.T sh.a, rezulton se shtetasi Astrit Gurra nuk i ka paguar këstet e kredisë çdo muaj sipas afateve te përcaktuara në kontratë, duke paguar vetëm shumën 4307,81 lekë deri me datën 22/06/2010 dhe mbetur detyrimi për tu paguar në shumën prej 7,226,713.28 leke.

  5. Kërkuesi, BKT sh.a dega Elbasan me pretendimin se kredimarrësi Astrit Gurra nuk ka përmbushur detyrimin që rrjedh nga kontrata e kredisë bankare nr.535 rep., dhe 225 kol., datë 11/05/2009 i është drejtuar gjykatës më kërkesë për lëshim urdhrit të ekzekutimit.

  6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.281, datë 22.06.2010 ka vendosur: “Të refuzojë dhënien e urdhrit të ekzekutimit për kontratën e datës 11.05.2009 të lidhur midis huadhënësit Banka Kombëtare Tregtare sh.a dega Elbasan dhe huamarrësit Astrit Gurra”

  7. Gjykata arsyeton se “...omissis…në fakt kontrata e dytë e datës 11.5.2009 në të vërtetë nuk është një kontratë e re, nga e cila të burojë një detyrim i ri për debitorin.. Gjatë gjykimit është provuar se me vendimin nr.227, date 09/07/2008 te Gjykatës se Rrethit Elbasan ka vendosur: “Lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për kontratën e datës 26/09/2006 për dhënien e një kredie bankare në shumën prej 5.000.000 leke të lidhur midis B.K.T sh.a, dega Elbasan dhe shtetasit Astrit Gurra.”....Neni 513 i K.Pr.Civile... urdhri i ekzekutimit lëshohet vetëm ne një kopje. Ndërsa neni 514 i K.Pr.Civile.. kur urdhri i ekzekutimit humbet ose zhduket, gjykata që e ka lëshuar, me kërkese te kreditorit mund t’i lëshoje këtij dublikate në bazë të titullit ekzekutiv.... jo çdo lloj marrëveshje e palëve në fazën e ekzekutimit të detyrimeve që rrjedhin nga një kontrate e lidhur midis tyre mund të përbëje një titull të ri ekzekutiv....në rastin konkret ndodhemi përpara një lloji te marrëveshjes së palëve në fazën e ekzekutimit të detyrimit që rrjedh nga një kontrate e mëparshme dhe për të cilën ishte lëshuar urdhri i ekzekutimit...marrëveshja e palëve për njohjen e saktë dhe të plotë të së drejtës së kreditorit dhe shtyrja e afatit të shlyerjes së detyrimit në të vërtete nuk përben lidhjen e një kontrate te re dhe se shuma e te hollave te dhëna hua ose kredi çmojmë se janë pjese thelbësore e objektit qe formon lëndën e kontratës.(…).”

  8. Mbi ankimin e kërkuesit B.K.T sh.a, Gjykata e Apelit Durrës me vendim nr.17, datë 01.03.2011 ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit civil nr.281, datë 22/06/2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan”.

  9. Gjykata arsyeton se: “....omissis…Çmojmë se në këtë rast nuk jemi para një kontrate të re, duke qene se në këtë rast detyrimi që lind nga marrëveshja e re nuk është gjë tjetër veç detyrimi i mëparshëm qe buron nga kontrata e datës 26/09/2006....Gjate gjykimit është provuar se me vendimin nr.227, date 09/07/2008 të Gjykatës se Rrethit Elbasan është vendosur: “Lëshimi i urdhrit të ekzekutimit për kontratën e datës 26/09/2006 për dhënien e një kredie bankare në shumën prej 5.000.000 leke të lidhur midis B.K.T sh.a, dega Elbasan dhe shtetasit Astrit Gurra...Çmojmë se kontrata e datës 26/09/2006 është aktualisht efektive përderisa palët kanë rënë dakord për vlefshmërinë e saj. Në kushtet kur afati i saj nuk ka përfunduar atëherë nuk mund të bëhet fjale për marrjen e cilësisë së titullit ekzekutiv për këtë kontratë.....Përfundimisht çmojmë se vendimi i gjykatës është i bazuar ne ligj e prova dhe si i tille ai duhet lënë në fuqi.(…).”

  10. Kundër vendimeve të gjykatave të faktit ka ushtruar rekurs pala kërkuese, e cila kërkon ndryshimin e tyre, duke parashtruar shkaqet e lartpërmendura.

II. Ligji i zbatueshëm.

  1. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

11.1. Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

11.2. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.(...)”.

11.3. Neni 510 i K.Pr.Civile: “Janë tituj ekzekutivë:

d) aktet noteriale që përmbajnë detyrim në të holla, si dhe aktet për dhënien e kredive bankare.”

11.4. Neni 511 i K.Pr.Civile:“Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim me kërkesën e kreditorit. Për këtë qëllim lëshohet urdhëri i ekzekutimit, brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së kreditorit i cili jepet:



ç) për rastet e parashikuara nga shkronjat “d”, “dh”dhe “e” nga gjykata e vendit ku është caktuar të bëhet ekzekutimi.

11.5. Neni 512 i K.Pr.Civile “Kundër vendimit me të cilin refuzohet dhënia e urdhrit të ekzekutimit, mund të bëhet ankim sipas rregullave mbi ankimet e veçanta”

11.6. Neni 513 i K.Pr.Civile ”Urdhëri i ekzekutimit lëshohet vetëm një kopje.(...).”


  1. Dispozitat e Kodit Civil:

12.1. Neni 508 i K. Civil “Detyrimet shuhen me përtëritje kur palët me

marrëveshje zëvendësojnë një detyrimin fillestar me një detyrim tjetër të ndryshëm nga i pari .”

12.2. Neni 1031 i K. Civil “Hapja e kredisë bankare është një kontratë me të cilin banka detyrohet të mbajnë në dispozicion të palës tjetër një shumë parash, për një periudhë të caktuar kohe ose për një kohë të pacaktuar .”



III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson:

  1. Se rekursi i paraqitur nga pala kërkuese Banka Kombëtare Tregtare sh.a, përmban shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.17, datë 01.03.2011 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe të vendimit nr.281, datë 22.06.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

  2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të kërkuesit, vendimeve të gjykatave të faktit dhe rekursit, arrin në përfundimin se vendimi nr.17, datë 01.03.2011 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimi nr.281, datë 22.06.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan janë marrë në mosrespektim të ligjit procedural dhe për këtë arsye duhen ndryshuar duke u pranuar kërkesa si e bazuar në ligj.

  3. Evidentohet se me kërkesën në gjykim, kërkuesi BKT sh. a ka kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për kontratën bankare nr.535 rep dhe 225 kol, datë 11/05/2009.

  4. Gjykata e shkallës së parë, pasi ka analizuar dhe vlerësuar kërkimet e B.K.T sh.a për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit ka gabuar kur ka arsyetuar se: “...omissis…në fakt kontrata e dytë e datës 11.5.2009 në të vërtetë nuk është një kontratë e re, nga e cila të burojë një detyrim i ri për debitorin.. Gjatë gjykimit është provuar se me vendimin nr.227, date 09/07/2008 te Gjykatës se Rrethit Elbasan ka vendosur: “Lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për kontratën e datës 26/09/2006 për dhënien e një kredie bankare në shumën prej 5.000.000 leke të lidhur midis B.K.T sh.a, dega Elbasan dhe shtetasit Astrit Gurra.”....Neni 513 i K.Pr.Civile... urdhri i ekzekutimit lëshohet vetëm ne një kopje. Ndërsa neni 514 i K.Pr.Civile.. kur urdhri i ekzekutimit humbet ose zhduket, gjykata që e ka lëshuar, me kërkese te kreditorit mund ti lëshoje këtij dublikate në bazë të titullit ekzekutiv.... jo çdo lloj marrëveshje e palëve në fazën e ekzekutimit të detyrimeve që rrjedhin nga një kontrate e lidhur midis tyre mund të përbëje një titull të ri ekzekutiv....në rastin konkret ndodhemi përpara një lloji te marrëveshjes së palëve në fazën e ekzekutimit të detyrimit që rrjedh nga një kontrate e mëparshme dhe për të cilën ishte lëshuar urdhri i ekzekutimit...marrëveshja e palëve për njohjen e saktë dhe të plotë të së drejtës së kreditorit dhe shtyrja e afatit të shlyerjes së detyrimit në të vërtete nuk përben lidhjen e një kontrate te re dhe se shuma e te hollave te dhëna hua ose kredi çmojmë se janë pjese thelbësore e objektit qe formon lëndën e kontratës.(…).”

  5. Ndërsa, Gjykata e Apelit duke analizuar pretendimin e palës kërkuese në ankim ka arsyetuar më tej se: “...omissis...kontrata e datës 26/09/2006 është aktualisht efektive përderisa palët kanë rënë dakort për vlefshmërinë e saj. Në kushtet kur afati i saj nuk ka përfunduar atëherë nuk mund të bëhet fjale për marrjen e cilësisë së titullit ekzekutiv për këtë kontratë.(...).

  6. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë në rastin konkret, nisur nga sa kanë pranuar dhe arsyetuar të dy gjykatat vlerëson se gjykatat kanë keqinterpretuar dhe keqzbatuar dispozitat e K.Pr.Civile nenet 510 dhe 511 të Kodit të Procedurës Civile.

  7. Ky kolegj, në interpretim të nenit 508 të Kodit Civil i cili parashikon se detyrimet shuhen me përtëritje kur palët me marrëveshje zëvendësojnë një detyrimin fillestar me një detyrim tjetër të ndryshëm nga i pari, vlerëson se kontrata e kredisë bankare me nr.535rep dhe 225kol, datë 11/05/2009 e lidhur ndërmjet kërkuesit Banka Kombëtare Tregtare sh.a dhe huamarrësit është një përtëritje e kontratës me nr.1551 rep., nr.495 kol., datë 26.05.2006 të lidhur ndërmjet të njëjtave palë për të cilën ishte lëshuar urdhri i ekzekutimit nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me nr.227, datë 09.07.2008, duke shuar detyrimin e përcaktuar në kontratën e mëparshme.

  8. Në ndryshim nga kontrata e parë me nr.1551 rep., nr.495 kol., datë 26.05.2006 e cila parashikonte si objekt të kredisë bankare lëvrimin e shumës prej 5.000.000 lekë me afat shlyerje 10 vjet, kontrata e kredisë bankare me nr.535 rep dhe 225 kol, datë 11/05/2009 për të cilën kreditori ka kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit në gjykatë ka parashikuar si objekt të kredisë bankare lëvrimin e shumës prej 4.800.000 lekë me afat shlyerje 20 vjet.(240 muaj)

  9. Referuar akteve të kredisë bankare sa sipër kolegji civil i Gjykatës së Lartë konstaton se kontrata me nr.535 rep., dhe 225 kol., datë 11/05/2009 (e cila ka shuar me ripërtëritje detyrimin e lindur më parë me kontratën me nr.1551 rep., nr.495 kol., datë 26.05.2006) është një kontratë e re e cila ndryshon në kushtet thelbësore të saj (kontratës) si për sa i takon vlerës së lëvrimit të kredisë ashtu dhe afatit të shlyerjes së saj dhe në të tilla rrethana Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan duhej të pranonte kërkesën e kreditorit për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit si kontratë e re kredie për të cilën nuk është lëshuar më parë një tjetër urdhër ekzekutimi.

  10. Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.39, datë 16.10.2007 ka pranuar se: “...omissis... Sanksionimi me ligj si titull ekzekutiv i akteve për dhënien e kredive bankare krijon masa lehtësuese ligjore për rikuperimin sa më të shpejtë dhe efikas të kredive bankare, si dhe përbën një garanci për sistemin bankar që e vendos atë në një raport më të favorshëm kundrejt huadhënësve të tjerë. Në këtë rast, legjislatori e ka bërë evidente ekzistencën e një dallimi për subjektet bankare, duke e spostuar barrën e të provuarit nga huadhënësi tek huamarrësi, … parashikimi në ligj i lëshimit të urdhrit ekzekutiv, sipas kërkesës së subjektit bankar, me qëllim shlyerjen e shpejtë të kredisë pas skadimit të afateve kontraktore, ka pasur për qëllim të sigurojë ekuilibrin e nevojshëm ndërmjet interesit publik nga njëra anë, që synon qëndrueshmërinë e sistemit bankar dhe garantimin e kursimeve të depozituesve, si dhe respektimit të së drejtave të individit për një mbrojtje të plotë ligjore, nga ana tjetër.

  11. Për arsyet e mësipërme dhe në rrethanat kur vendimet e gjykatave të faktit janë marrë në zbatim të gabuar të ligjit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi vendimi nr.17, datë 01.03.2011 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe të vendimit nr.281, datë 22.06.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, duhet të ndryshohen dhe të pranohet kërkesa e kërkuesit Banka Kombëtare Tregtare sh.a.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/d të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Ndryshimin e vendimit nr.281, datë 22.06.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe të vendimit nr.17, datë 01.03.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës.

Pranimin e kërkesës.

Lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për kontratën e kredisë bankare nr.535 rep., dhe nr.225 kol., datë 11.05.2009.

Tiranë, më 09.10.2014

Nr.11115-01359-00-2011 i Regj.Themeltar

Nr.00-2014-3388 i Vendimit (509)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 09.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:
PADITËS: BARDHYL FACJA, në mungesë.

I PADITUR: MIHAL SHYTI, në mungesë.

OBJEKTI:

Lirimin dhe kthimin e tokës arë prej 105 m2,

sipas vërtetimit te pronësisë dhe hartës treguese

të lëshuar nga ZVRPP, Librazhd.

Shpërblimin për përdorimin e kësaj toke në shumën prej 272.916 lekë

nga data 07.12.2005 deri me datën 18.04.2008.

Baza Ligjore: Nenet 296 dhe 298 te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.1070, date 18.04.2008, ka vendosur:

“Pranimin pjesërisht të kërkesë padisë.

Detyrimin e të paditurit Mihal Shyti t’i lirojë dhe dorëzojë paditësit Bardhyl Facja tokën arë me sipërfaqe 61m2 (49 m2 truall i rrethuar me mur e rrjete teli dhe 19 m2 sipërfaqe ndërtimi), pasuri kjo e regjistruar në ZVRPP, Librazhd dhe e ndodhur në zonën kadastrale nr.2925 të fshatit Përrenjas në Rrethin Librazhd me kufizime te përcaktuara.

Detyrimin e te paditurit Mihal Shyti të shpërblejë paditësin Bardhyl Facja nga data 07.12.2005 deri ne datën 18.04.2008, ku vlera e qirasë mujore është 6608 lek për përdorimin e tokës në pronësi të paditësit”.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.10-2011-454 (243), date 04.04.2011, ka vendosur:

“Lënien ne fuqi te vendimit nr.1070, date 18.04.2008, te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Elbasan”.

Kundër vendimeve te mësipërme ka ushtruar rekurs pala e paditur Mihal Shyti, i cili kërkon ndryshimin e vendimeve duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

- Të dy gjykatat janë mbështetur në një akt ekspertimi teknik haptazi të padrejtë duke vepruar në kundërshtim me nenin 224/b te K.Pr.Civile.

- Në aktin e ekspertimit matjet kanë filluar duke përfshirë pronën e të paditurit Mihal Shyti edhe pjesa e trotuarit përpara pronës së tij në kundërshtim me çertifikatën e pronësisë dhe hartën treguese të regjistruar në ZRPP.

- Si gjykata dhe eksperti nuk i janë referuar origjinës se pronës së të paditurit Mihal Shyti që është prona e shitur nga Ramazan Kokonozi dhe ky i fundit e ka përfituar nga ligji nr.7501, date 19.07.1991 “Për tokën”.

- Nuk është formuar drejt ndërgjyqësia pasi në këtë gjykim është kërkuar të thirrej si person i tretë shtetasi Ramazan Kokonozi bazuar në nenin 192 të K.Pr.Civile.

- Gjykatat nuk e morën parasysh këtë kërkim megjithëse ky kërkim ka lidhje me garantimin e blerësit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Admir Thanza; në mungesë të palëve ndërgjyqëse; pasi diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N



  1. Rrethanat e çështjes

  1. Nga shqyrtimi gjyqësor i zhvilluar rezulton se paditësi Bardhyl Facja ka ne pronësi sipërfaqen e tokës bujqësore prej 420 m2, te ndodhur ne fshatin Përrenjas të Rrethit Librazhd, te regjistruar në faqen 87, volumi 9 dhe numër pasurie 659/22. Kjo pasuri është specifikuar në Çertifikatën për vërtetim pronësie datë 07.12.2005, te lëshuar nga ZVRPP, Librazhd.

  2. Nëpërmjet kontratave të shitblerjes nr.629/253, datë 07.07.2005, dhe 1004/70, datë 01.02.2001, i padituri Mihal Shyti ka blere nga Ramazan Kokonozi, etj., sipërfaqet e tokës bujqësore prej 80 m2 dhe 500 m2. Kontratat e shitblerjes janë regjistruar në ZVRPP, Librazhd duke u pajisur i padituri me Çertifikatat për vërtetim pronësie date 13.07.2005 dhe 29.03.2001.

  3. Nëpërmjet vendimit te KRRT se Bashkisë Përrenjas nr.2, date 16.04.2004 është miratuar leja e ndërtimit për objekt “lokal + banese” 4KT për te paditurin Mihal Shyti.

  4. Gjithashtu, përmes vendimit te KRRT se Bashkisë Përrenjas nr.6, datë 21.04.2005, është miratuar rrethimi i pronës se palës se paditur. Punimet e ndërtimit të objektit kanë përfunduar, çka vërtetohet nga Shkresa nr.406/3 prot, date 15.12.2006, të Zyrës së Urbanistikës të Bashkisë Përrenjas.

  5. Nëpërmjet kërkesë padisë së paraqitur për shqyrtim në datën 15.05.2007, paditësi Bardhyl Facja pretendon detyrimin e të paditurit Mihal Shyti t’i liroje e dorëzojë atij sipërfaqen e tokës prej 169 m2 si dhe ta shpërblejë për përdorimin e kësaj toke për këtë periudhe. Sipas paditësit, pala e paditur i ka zaptuar atij padrejtësisht këtë sipërfaqe toke dhe nuk pranon t’ia kthejë, pavarësisht se nga ana e Bashkisë Përrenjas është konstatuar fakti i mësipërm. Paditësi pretendon edhe përllogaritjen e vlerës së përdorimit të tokës nga një ekspert i fushës. Padia bazohet ne nenet 296 dhe 298 te Kodit Civil.

  6. Sendi i paluajtshëm objekt konflikti është i regjistruar ne ZVRPP, Librazhd në emër te paditësit Bardhyl Facja. Kjo sipërfaqe toke prone e palës paditëse është zënë me ndërtim nga pala e paditur Mihal Shyti.

  7. I padituri është pajisur me leje ndërtimi për ndërtimin e një objekti ne sipërfaqen e tokës prej 500 m2, por një pjesë e këtij ndërtimi është shtrirë në tokën e palës paditëse. Ky fakt i zënies pjesërisht te tokës se palës paditëse nga ndërtimi i palës se paditur janë konfirmuar edhe nga Bashkia Përrenjas dhe ZVRPP, Librazhd. Gjithashtu, ky fakt nuk kontestohet as nga pala e paditur Mihal Shyti, por prapësohet nga kjo pale se ndërtimin e ka kryer mbi bazën e lejes së ndërtimit.

  8. Nga akti i ekspertimit rezulton se prona objekt konflikti është në pronësi të paditësit por aktualisht ajo është e zënë nga i padituri Mihal Shyti, në sipërfaqen 61 m2. Duke krahasuar çertifikatat e pronësisë dhe hartat treguese të regjistrimit me gjendjen në fakt, ka rezultuar se ka mbivendosje dhe kjo mbivendosje është vetëm 61m2, pra te paditurit Mihal Shytit i ka dale me shumë sipërfaqe se sa mbron me çertifikatën e pronësisë.

  9. Pala e paditur ne gjykimin ne shkalle te pare kërkoi te thirrej si person i tretë ne gjykim shitësi Ramazan Kokonozi.

  10. Ne lidhje me këtë kërkim te palës se paditur gjykata e shkallës së parë bazuar në nenin 192 vendosi të mos e pranojë si kërkim për faktin se në rastin konkret nga pala e paditur nuk u provua se ka një çështje te përbashkët me personin qe kërkoi te thirret si person i tretë dhe se nuk ndodhemi para rasteve që parashikon dispozita në nenet 231 dhe 233 të K.Pr.Civile.

  11. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.1070, datë 18.04.2008, ka vendosur:

Pranimin pjesërisht të kërkesë padisë.

Detyrimin e të paditurit Mihal Shyti t’i lirojë dhe dorëzojë paditësit Bardhyl Facja tokën arë me sipërfaqe 61 m2 (49 m2 truall i rrethuar me mur e rrjete teli dhe 19 m2 sipërfaqe ndërtimi), pasuri kjo e regjistruar në ZVRPP, Librazhd dhe e ndodhur në zonën kadastrale nr.2925 të fshatit Përrenjas në Rrethin Librazhd me kufizime të përcaktuara.

Detyrimin e të paditurit Mihal Shyti të shpërblejë paditësin Bardhyl Facja nga data 07.12.2005 deri në datën 18.04.2008, ku vlera e qirasë mujore është 6608 lekë për përdorimin e tokës në pronësi të paditësit”.

  1. Kjo gjykatë arsyeton se: “...omissis...Nga akti i ekspertimit ka dalë se ka më tepër 61 m2, ku nga kjo sipërfaqe tepër 19 m2 janë sipërfaqe ndërtimi që është një ndërtesë një kat (dyqan) dhe 42 m2 është truall i rrethuar me mur rrjete teli (...)”.

Padia e ngritur nga paditësi i plotëson kushtet e parashikuara nga neni 296 i K.Civil sepse është pronar i tokës objekt konflikti që kërkon ti kthehet atij.

Fakti i qenies pronar u provua nga çertifikata e pronësisë date 17.12.2005 e cila ka te regjistruar sip.420 m2 toke arë (sot truall).

Pala e paditur posedon me keqbesim këtë pasuri te paditësit.

Me anë të provave, shpjegimeve të palëve dhe konkluzioneve të ekspertit, u arrit të provohej se posedimi i kundraligjshëm realizohej me rrethimin e kësaj sipërfaqeje prej 42m2 me mur dhe rrjeta teli, dhe 19 m2 me sipërfaqe ndërtimi.

Kjo do të thotë se në kuptim të nenit 296 te K.Civil nga paditësi u arrit të përmbusheshin të gjitha detyrimet ligjore sipas të cilave padia e paraqitur te pranohej nga gjykata.

Pretendimi i palës paditëse është i drejte dhe duhet pranuar si i tille por jo për gjithë sipërfaqen e pretenduar prej 105 m2. Pala e paditur duhet të liroje e dorëzojë sip.61 m2 nga të cilat 19m2 sipërfaqe ndërtimi (dyqan vetratash një kat) si dhe 42 m2 truall i lirë i rrethuar me mur e rrjeta teli, të dyja po në pronësi të paditësit Bardhyl Facja dhe që posedohen në mënyrë te paligjshme nga i padituri Mihal Shyti.

Pala paditëse ka paraqitur ne kërkesë-padi dhe kërkimin për shpërblimin nga pala e paditur te shumës 272.916 leke për përdorimin e kësaj sipërfaqe toke. Këtë mase shpërblimi kjo palë e ka kërkuar nga data 07.12.2005 kohë në të cilën i ka bërë me dije të paditurit për të liruar dhe dorëzuar tokën me sip. që ai pretendon. (neni 298 i K.Civil) “poseduesi me keqbesim për të gjithë kohen e tij të posedimit, detyrohet...të shpërblejë pronarin për përdorimin e sendit...”.

Për këtë kërkim eksperti në konkluzionet e tij ka konkluduar se nisur nga vlera e tregut dhe gjendjes së saj vlera e qirasë mujore për këtë zone për gjithë sipërfaqen 61 m2 do te ishte 6607 lekë në muaj (gjashtëdhjetëmijë e gjashtëqind e tete).

  1. Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.10-2011-454 (243), date 04.04.2011, ka vendosur:

Lënien ne fuqi te vendimit nr.1070, date 18.04.2008 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Elbasan”.

Gjykata e apelit përdor të njëjtin arsyetim.



  1. Kundër vendimeve te mësipërme ka ushtruar rekurs pala e paditur Mihal Shyti, i cili kërkon ndryshimin e vendimeve duke parashtruar shkaqet e lartpërmendura.

II. Ligji i zbatueshëm

  1. Dispozitat e K.Pr.Civile:

    1. Neni 16§1 i K.Pr.Civile, që parashikon se:

“Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

    1. Neni 192 i K.Pr.Civile, që parashikon se:

Secila palë mund të thërresë në gjykimin e çështjes një person me të cilin mendon se e ka të përbashkët çështjen ose nga i cili mund të kërkohet një garanci ose shpërblim, që lidhet me përfundimin e çështjes.

Personi i tretë thirret me kërkesë të shkruar që paraqitet në seancën përgatitore ose në sekretarinë gjyqësore kur ka filluar shqyrtimi i padisë. Kërkesa i njoftohet menjëherë gjyqtarit i cili urdhëron që t'i njoftohet personit të tretë, mundësisht pa shtyrë seancën gjyqësore të caktuar.

Thirrja e personit të tretë lejohet kur ai ka banim të ditur brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe derisa nuk ka përfunduar gjykimi i çështjes në shkallë të parë.

    1. Neni 193 i K.Pr.Civile, që parashikon se:

Gjykata, kur çmon se procesi gjyqësor duhet të zhvillohet në prani të një personi të tretë, i cili rezulton se ka interes në çështje, e thërret atë dhe për këtë qëllim shtyn seancën gjyqësore.

Sekretari njofton atë me letërthirrje”.

  1. Dispozitat e Kodit Civil të vitit 1994:

    1. Neni 710 i K.Civil pika 3, që parashikon se:

Detyrimet kryesore të shitësit janë:

... 3. të garantojë blerësin nga zhveshja, nga veset dhe nga mospërputhja e cilësive të sendit me kontratën”.

    1. Neni 719 i K.Civil, që parashikon se:

Shitësi duhet të dorëzojë sendet, të shkarkuara nga çdo e drejtë apo pretendim i të tretëve, përveç kur në kontratë është parashikuar ndryshe”.

    1. Neni 720 i K.Civil ,që parashikon se:

Blerësi duhet t'i bëjë të ditur shitësit të drejtat apo pretendimin e të tretëve mbi sendin duke specifikuar natyrën e tyre, brenda një afati të arsyeshëm nga momenti kur ka marre dijeni ose duhej të merrte dijeni për to, ndryshe humb të drejtat e parashikuara nga neni i mësipërm.

Shitësi gjithashtu nuk mund të përdorë dispozitat e paragrafit të mësipërm po qe se ishte në dijeni të së drejtave apo të pretendimeve të të tretëve, apo të natyrës së tyre”.

    1. Neni 728 i K.Civil, që parashikon se:

Blerësi, i paditur nga një i tretë që pretendon se ka të drejta mbi sendin e shitur, duhet ta thërrasë shitësin në çështje.

Kur nuk e bën këtë dhe në dëm të tij është dhënë një vendim i formës së prerë, humbet të drejtën e garancisë për eviksion në qoftë se shitësi provon se ekzistonin arsye të mjaftueshme për të refuzuar kërkesën.

Blerësi që ka njohur vullnetarisht të drejtën e të tretit, e humbtë drejtën e garancisë për eviksion në qoftë se nuk provon se nuk ekzistonin arsye të mjaftueshme për të penguar marrjen e sendit”.

  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se:



  1. Pala që ka regjistruar ankimin, konkretisht pala e paditur Mihal Shyti legjitimohet ratione personae t’i drejtohet Gjykatës së Lartë lidhur me sa më sipër.

  2. Ankimi është paraqitur brenda afatit ligjor, ndaj edhe legjitimohet ratione temporis.

Gjithashtu rezulton se ankimi i është njoftuar palëve të tjera ndërgjyqëse.

  1. Në lidhje me thelbin (legjitimimi ratione materiae), Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga pala e paditur Mihal Shyti përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.10-2011-454 (243), date 04.04.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës me të cilin është lënë në fuqi vendimi nr.1070, datë 18.04.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan duke e dërguar çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me tjetër trup gjykues.

  2. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore, pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

  3. Me padinë në gjykim pala paditëse Bardhyl Facja ka kërkuar lirimin dhe kthimin e tokës arë prej 105m2, sipas vërtetimit të pronësisë dhe hartës treguese të lëshuar nga ZVRPP Librazhd; shpërblimin për përdorimin e kësaj toke në shumën prej 272 916 lekë nga data 07.12.2005 deri me datën 18.04.2008.

  4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.10409, datë 02.12.2008, datë 10.07.2006, ka vendosur që të pranojë pjesërisht të kërkesë padisë duke e detyruar të paditurit Mihal Shyti t’i lirojë dhe dorëzojë paditësit Bardhyl Facja tokën arë me sipërfaqe 61 m2, si dhe ka detyrimin e te paditurit Mihal Shyti të shpërblejë paditësin Bardhyl Facja për përdorimin e tokës në pronësi të paditësit”. Ky vendim është lënë në fuqi nga gjykata e apelit.

23. Pala e paditur Mihal Shyti ndër të tjera ka parashtruar në rekurs pretendimin se nuk është formuar drejt ndërgjyqësia pasi ne këtë gjykim është kërkuar të thirrej si person i tretë shtetasi Ramazan Kokonozi bazuar në nenin 192 te K.Pr.Civile; Gjykatat nuk e morën parasysh këtë kërkim megjithëse ky kërkim ka lidhje me garantimin e blerësit.

24. Lidhur me pretendimin e mësipërm Kolegji Civil vlerëson se kërkimi i të paditurit për të thirrur në gjykim shitësin Ramazan Kokonozi është një kërkim ligjërisht i bazuar.



  1. Gjykata e shkallës së parë bazuar në nenin 192 vendosi të mos e pranojë si kërkim me argumentin se në rastin konkret nga pala e paditur nuk u provua se ka një çështje të përbashkët me personin që kërkoi të thirret si person i tretë dhe se nuk ndodhemi para rasteve që parashikon dispozita në nenet 231 dhe 233 te K.Pr.Civile. Kolegji çmon se vendimi i gjykatës së shkallës së parë që nuk pranoi kërkesën sa sipër, është i gabuar dhe i pabazuar në ligjin material dhe procedural.

  2. Në nenin 728 të Kodit Civil është parashikuar se: “Blerësi, i paditur nga një i tretë që pretendon se ka të drejta mbi sendin e shitur, duhet ta thërasë shitësin në çështje (...)”.

  3. Kolegji referuar rrethanave të çështjes konstaton se parashikimet e kësaj dispozite vlejnë dhe duhet të zbatohen në gjykimin e kësaj çështje. Konkretisht është e provuar gjatë këtij gjykimi se nëpërmjet kontratave të shitblerjes nr.629/253, date 07.07.2005 dhe 1004/70, datë 01.02.2001 i padituri Mihal Shyti ka blerë nga Ramazan Kokonozi, etj., sipërfaqet e tokës bujqësore prej 80 m2 dhe 500 m2. Kontratat e shitblerjes janë regjistruar ne ZVRPP, Librazhd duke u pajisur i padituri me Çertifikatat për vërtetim pronësie date 13.07.2005 dhe 29.03.2001.

28. Më pas, me vendimin e KRRT së Bashkisë Përrenjas nr.2, datë 16.04.2004, është miratuar leja e ndërtimit për objekt “lokal + banesë” 4KT për të paditurin Mihal Shyti. Gjithashtu, përmes vendimit te KRRT së Bashkisë Përrenjas nr.6, date 21.04.2005, është miratuar rrethimi i pronës se palës se paditur. Punimet e ndërtimit te objektit kanë përfunduar, çka vërtetohet nga Shkresa nr.406/3 prot, date 15.12.2006, të Zyrës së Urbanistikës të Bashkisë Përrenjas.

29. Në këto rrethana, Kolegji referuar në nenin 710 të K.Civil, pika 3, që parashikon se:

Detyrimet kryesore të shitësit janë:

...të garantojë blerësin nga zhveshja, nga veset dhe nga mospërputhja e cilësive të sendit me kontratën”, vlerëson se shitësi është ai që duhet të garantojë blerësin për gëzimin e qetë të sendit të lirë nga çdo e drejtë tjetër e personave të tretë mbi sendin. Shitësi i kalon blerësit të drejtën e pronësisë mbi sendin e shitur, i kalon atij tërë tagrat e pronësisë (nëdorësisë, gëzimit dhe disponimit). Nga ana tjetër blerësi duhet të sigurohet që fillim dhe të garantohet nga shitësi se sendi i blerë është vetëm i tij dhe asnjë person i tretë nuk ka të drejta pronësie mbi këtë send. Pra blerësi duke u bërë pronar i sendit duhet ta gëzojë atë në mënyrë paqësore dhe të mos cenohet në të drejtën e tij të pronësisë.

30. Në nenet 710, pika 3 dhe 719 të Kodit Civil parashikohet detyrimi i shitësit që të garantojë blerësin nga zhveshja e sendit dhe ta dorëzojë sendin të shkarkuar nga çdo e drejtë apo pretendim i të tretëve. E thënë ndryshe shitësi është i detyruar të garantojë blerësin nga humbja ose cenimi i të drejtës së pronësisë së blerësit gjatë ushtrimit të së drejtës së pronësisë. Ky detyrim i shitësit përbën atë që quhet garanci për eviksion.



  1. Në rastin konkret, pala paditëse pretendon se është pronar i një pjesë të sendit të blerë konkretisht për 61 m2 (Eviksioni i pjesshëm), pretendim i cili ka lindur pas realizimit të kontratës së shitblerjes ndërmjet të paditurit Mihal Shyti dhe shitësit Ramazan Kokonozi.

  2. Sipas nenit 728, parag.I-rë të K.Civil parashikohet se kur blerësi është i paditur në gjykim nga një i tretë i cili pretendon të drejta mbi sendin e shitur, ai është i detyruar të thërrasë edhe shitësin në gjykim.

  3. Në rastin në gjykim, pala e paditur referuar këtij parashikimi ligjor ka kërkuar që të thirret në gjykim dhe shitësi, por nga ana e gjykatës së faktit nuk është pranuar një kërkim i tillë.

  4. Kolegji sa më sipër vlerëson ligjërisht të gabuar vendimin e mospranimit të marrë nga gjykata e faktit për të thirrur në gjykim shitësin Ramazan Kokonozi. Gjithashtu nga pjesëmarrja e shitësit në gjykim kushtëzohen më pas edhe detyrimet e ndërsjellta të palëve (Shitës – Blerës). Konkretisht në parag.II-të të nenit 728 të K.Civil parashikohet se nëse blerësi, i paditur nga një i tretë nuk e thërret shitësin në gjykim “dhe në dëm të tij është dhënë një vendim i formës së prerë, humbet të drejtën e garancisë për eviksion në qoftë se shitësi provon se ekzistonin arsye të mjaftueshme për të refuzuar kërkesën.

  5. Në këto kushte, Kolegji vlerëson se gjykatat kishin detyrimin të pranonin kërkesën e blerësit për të thirrur në gjykim edhe shitësin pasi në qoftë se vendim-marrja e gjykatës do të jetë në favor të pronësisë së personit të tretë, atëherë shitësi detyrohet t’i kthejë çmimin blerësit si dhe nëse provohet se shitësi kishte patur dijeni që nuk ishte ai pronar i sendit, por pronar ishte personit i tretë, atëherë ai veç çmimit detyrohet të shpërblejë edhe dëmin.

  6. Sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimet e gjykatave të faktit janë marrë në zbatim të gabuar të ligjit, prandaj ato duhet të prishen dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë me tjetër trup gjykues. Kolegji vlerëson që çështja të dërgohet për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë pasi shkeljet e konstatuara lidhen me elementë të formimin jo të rregullt të ndërgjyqësisë dhe këto shkelje janë të mundura të riparohet vetëm në gjykimin në shkallë të parë.

  7. Në rigjykim, gjykata e shkallës së parë duhet të ketë parasysh zbatimin korrekt të parashikimeve ligjore të nenit 728 të K.Civil. Kjo gjykata, vetëm pasi të formojë drejtë ndërgjyqësinë mund t’i japë një zgjidhje përfundimtare dhe të drejtë konfliktit në gjykim.

  8. Në rigjykim, në respektim të të drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen ta zgjidhë atë “në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi” (neni 16).

  9. Për arsyet e mësipërme dhe në rrethanat kur, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.10-2011-454 (243), datë 04.04.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimi nr.1070, datë 18.04.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, duhet të prishen dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë, me tjetër trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/ç të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.10-2011-454 (243), date 04.04.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës dhe të vendimit nr.1070, datë 18.04.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me tjetër trup gjykues.



Tiranë, më 09.10.2014

Nr.11243-01460-00-2011 i Regj.Themeltar

Nr.00-2014-3093 i Vendimit (510)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 09.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: BYROJA SHQIPTARE E SIGURIMIT, përfaqësuar nga juristi Leonard Elezi

I PADITUR: MARK NDOJ, në mungesë

OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur të ktheje shumën prej 165,840 leke

për demin e shkaktuar mjetit me targa LE 3137 A

e cila i është paguar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit

si dhe shpenzimet gjyqësore.

Baza Ligjore: Nenet 1124, 1142 të K.Civil,

si dhe nenet 4, 17, 22, 29, 45 të Ligjit nr.10776, date 12.02.2009,

“Për sigurimin e detyrueshëm ne sektorin e transportit”

shpallur me dekretin nr.6077, date 27.02.2009.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr.766, date 13.07.2009, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesë padisë së paditësit Byroja Shqiptare e Sigurimit Tirane.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.258, datë 10.05.2010 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.766, datë 13.07.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Kundër vendimeve te mësipërme ka ushtruar rekurs pala paditëse Byroja Shqiptare e Sigurimeve, e cila kërkon ndryshimin e vendimeve duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:



- I padituri nuk ka qene i siguruar pranë ndonjë shoqërie sigurimi.

- Bazuar ne nenin 29 pika 4 te ligjit nr.10076, date 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm ne sektorin e transportit” na ka lindur e drejta të kërkojmë nga i padituri rimbursimin e dëmshpërblimi në vlerën prej 165.840 lekë.

- Për sa i përket afatit të parashkrimit të padisë theksojmë se shkresa numër 4734 e datës 01.12.2004 dërguar te paditurit është një shkresë e thjeshtë e cila ju dërgohet të gjithë shkaktareve të demit për tu njohur me vlerën e dëmit te llogaritur nga ekspertet e cila do te paguhet ne favor të të dëmtuarve. Në asnjë rast kjo shkrese nuk provon se detyrimi i është paguar te dëmtuarit, por ky fakt vërtetohet vetëm me dokumentin themelor qe provon se i dëmtuari ka marre shumën e rrjedhur nga dëmtimi i automjetit i cili është çeku personal lëshuar ne favor të dëmtuarit. Por Byroja ka bere likuidimin e dëmshpërblimit date 01.11.2007.

- Jemi para një padie regresi. Afati i parashkrimit te padisë për Byronë Shqiptare te Sigurimit ka filluar me datën 01.11.2007 kjo bazuar ne nenin 123 te K.Civil.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË:

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Admir Thanza; dëgjoi përfaqësuesin Leonard Elezi të palës paditëse Byroja Shqiptare e Sigurimit që kërkoi ndryshimin e vendimit nr.766, datë 13.07.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vendimit nr.258, datë 10.05.2010, të Gjykatës së Apelit Shkodër duke vendosur pranimin e kërkesë padisë; në mungesë të paditurit Mark Ndoj si dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi:



V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes:

  1. Nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore rezulton se i padituri në këtë proces gjyqësor Mark Ndoj në datën 23.10.2004 duke udhëtuar me mjetin e tij me targa LE 3166 A ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe ka dëmtuar mjetin me targë LE 3137 A të drejtuar nga shtetasi Jak Preçi. Kjo ka rezultuar e provuar mc Procesverbalin e Policisë Rrugore, nr.1424016 me skicën e vendngjarjes, si dhe fotot e mjeteve të përfshira në aksident.

  2. I padituri mban përgjegjësi se ka qarkulluar me mjetin pa lidhur kontratën e sigurimit të përgjegjësisë ndaj personave të tretë që është e detyrueshme për të gjithë mbajtësit e mjeteve motorike, gjë që vërtetohet me anë të konfirmimeve të sjella nga shoqëritë e sigurimit, pasi është vërtetuar fakti dhe është bërë vlerësimi përkatës, rezulton se i padituri është përgjegjës për shkaktimin e dëmit.

  3. Në këto kushte në bazë të nenit 13 të dekretit 295/1992 shtetasit Jak Preçi i është paguar shuma prej 165.840 nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve.

  4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr.766, datë 13.07.2009, ka vendosur: “Rrëzimin e padisë së paditësit Byrosë Shqiptare të Sigurimit Tiranë”.

  5. Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “...omissis...jemi në kushtet e parashkrimit të padisë, pasi sipas saj, konform nenit 115/ç të Kodit Civil, padia duhet të ishte ngritur brenda afatit 2 vjeçar, nga data e pagimit të shumës. Nisur nga shkresa me nr.4737 prot., datë 01.01.2004, që B.SH.S i ka dërguar të paditurit Mark Ndoj në të cilën citohet : “Duke qenë se automjeti juaj nuk rezulton i siguruar në periudhën e aksidentit në asnjë shoqëri sigurimi, ju detyroheni të na paguani shumën...(...)”

  6. Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.258, datë 10.05.2010, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.766, datë 13.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

  7. Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Apelit Shkodër arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “..omissis....nga shkresa me nr.4734, datë 01.12.2004, e paditësit rezulton e provuar se paditësit i është komunikuar detyrimi që kërkohet në kërkesë padi. Kjo vërteton se paditësi ka patur dijeni për dëmin që me datë 01.12.2004 që përkon me momentin e hartimit të njoftimit të paditësit , Byroja Shqiptare e Sigurimit. Referuar këtij fakti, afatit për ngritjen e padisë për paditësin , ka filluar që nda data 01.12.2004, ndaj referuar nenit 115 pika “ç” e K.Civil, këto lloj padish ngrihen brenda 2 viteve, pasi janë padi që kërkojnë pagimin e shpërblimit të rrjedhur nga sigurimi i detyrueshëm...(...)”

  8. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër, në bazë të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs Byroja Shqiptare e Sigurimit, e cila kërkon ndryshimin e këtij vendimi dhe vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, nr.766, datë 13.07.2009, duke vendosur pranimin e plotë të padisë duke parashtruar shkaqet e lartpërmendura.

II. Ligji i zbatueshëm

  1. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe ato të Kodit Civil, në të cilat është parashikuar:

9.1. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

    1. Neni 115 shkronjat “ç” dhe “dh” të Kodit Civil: “Parashkruhen brenda afateve prej:

(ç) dy vjetëve paditë për shpërblimin sipas kontratës së sigurimit dhe ri sigurimit, si dhe shumës përkatëse te rrjedhur nga sigurimi i detyrueshëm”.

(dh) tre vjetëve paditë për shpërblimin e demit jo kontraktor dhe paditë për kthimin e përfitimit pasuror pa të drejtë”.

    1. Neni 123 i Kodit Civil: “Për padite e kthimit, parashkrimi i padisë fillon nga dita kur paditësi ka paguar vullnetarisht, ne baze te një detyrimi ligjor ose kontradiktor, personit te trete, për fajin e te paditurit, shumën e parave apo sendin qe kërkohet me ane te kësaj padie, ose nga dita kur është dhënë vendimi i gjykatës ose arbitrazhit përkatës nga i cili ka lindur padia e regresit”.

  1. Dispozitat e Dekretit nr.295, datë 15.09.1992 “Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë”:

10.1. Neni 14 i cili parashikon se : “ Siguruesi që ka paguar shpërblimin e dëmit, ka të gjitha të drejtat e personit të dëmtuar kundër personit përgjegjës për dëmin, në vleftën e dëmshpërblimit të paguar, shpenzimeve të kryera dhe interesit, në ato raste kur sipas kontratës së sigurimit nuk rezulton asnjë përgjegjësi për të.

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson:

  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve të kërkuesit të paraqitura në rekurs, si dhe pjesës arsyetuese të vendimeve gjyqësore, arrin në përfundimin se rekursi i paraqitur nga pala paditëse Byroja Shqiptare e Sigurimit përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që bëjnë të cenueshëm vendimin nr.258, datë 10.05.2010, të Gjykatës së Apelit Shkodër si dhe vendimit nr.766, date 13.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

  2. Për sa rezulton nga kërkesë padia e paraqitur në këtë proces gjyqësor, konstatohet se pala paditëse ka kërkuar kthimin e shumës prej 165.840 lekë që paditësi ka paguar për dëmet që ka shkaktuar i padituri Mark Ndoj ndaj subjektit të siguruar Jak Preçi si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

  3. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se qartësimi i natyrës së mosmarrëveshjes është një element shumë i rëndësishëm jo vetëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes, por njëkohësisht dhe për krijimin e drejtë të ndërgjyqësisë dhe zgjidhjen e drejtë të saj.

  4. Kolegji Civil vlerëson se kuadri ligjor në fuqi në kohën e ndodhjes së aksidentit (11.09.2005) për rregullimin e mosmarrëveshjeve të kësaj natyre përveç dispozitave të Kodit Civil (nenet 1113-1161), përmbante edhe një rregullim të posaçëm në këtë fushë për dëmet e shkaktuara nga mjetet motorike, dhe konkretisht Ligji nr.7641, datë 01.12.1992 që ka miratuar me ndryshime Dekretin nr.295. Dekreti “Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj palëve të treta”.

  5. Ky Kolegj çmon të theksojë se për sa është përcaktuar dhe në nenin 14 të Dekretit nr.295, datë 15.09.1992 “Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë”, pala paditëse në pozitën e siguruesit, pra të atij që ka paguar shpërblimin e dëmit, ka të gjitha të drejtat e personit të dëmtuar kundër personit përgjegjës për dëmin, pra siguruesi barazohet me personin e dëmtuar nga aksidenti.

  6. Duke qenë se siguruesi është barazuar me ligj me personin e dëmtuar, atëherë ashtu sikurse me ligj personi i dëmtuar, të cilit i është shkaktuar një dëm nga përdorimi i mjetit motorik, ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit nga fondi i kompensimit, ashtu edhe siguruesit i lind e drejta të kërkojë dëmin e shkaktuar nga pagimi i vlerës së dëmit të paguar personit fajtor shkaktar të dëmit. Por dëmi që kërkon pala paditëse në këtë rast nuk është dëm kontraktor, por dëm jashtëkontraktor.

  7. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë në ndryshim nga gjykatat e faktit, të cilat kanë ardhur në përfundimin se afati i ngritjes së padisë për palën paditëse, si pala që ka paguar dëmin personit të dëmtuar, bazuar në nenin 115/ç të Kodit Civil është 2 vjet, vlerëson se duke e konsideruar marrëdhënien si dëm jashtë kontraktor afati i ngritjes së padisë bazuar në nenin 115/dh të Kodit Civil është 3 vjet.

  8. Në lidhje me momentin e fillimit të këtij afati, pra për kërkimin ndaj personit përgjegjës të dëmshpërblimit të paguar personit të dëmtuar, në kundërshtim me sa kanë arsyetuar gjykatat e faktit se si datë e fillimit të llogaritjes së afatit 3 vjeçar të parashikuar në nenin 115/dh të Kodit Civil, kanë pranuar datën 01.12.2004 që përkon me njoftimin të paditurit për të paguar vullnetarisht vlerën e demit, Kolegji vlerëson se si date e fillimi të afati të parashkrimit të padisë bazuar në nenin 123 të Kodit Civil duhet marrë dita kur paditësi ka paguar në baze të detyrimit ligjor personin e tretë Jak Preçi.

  9. Kështu sipas akteve te administruara në gjykimin në shkallë të pare rezulton se nëpërmjet Bankës Popullore me çekun me nr.serie 0009053, date 01.11.2007 t’i jetë paguar të dëmtuarit Jak Preçi shuma prej 165,840 leke për demin e shkaktuar nga i padituri dhe padia e regresit është ngritur më date 07.05.2009. Referuar datës së ardhjes së padisë në gjykatën e shkallës së pare,(regjistruar pas hedhjes së shortit me 13.05.2009), rezulton se kërkesëpadia është ngritur brenda afatit 3 vjeçar. (ekzaktësisht 1 vit, 6 muaj e 6 ditë).

  10. Për arsyet e mësipërme dhe në rrethanat kur vendimet e gjykatave të faktit janë marrë në zbatim të gabuar të ligjit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.258, datë 10.05.2010 i Gjykatës së Apelit Shkodër dhe vendimi nr.766, datë 13.07.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, duhet të ndryshohen dhe bazuar në provat e administruara në gjykim të pranohet padia e ngritur nga pala paditëse Byroja Shqiptare e Sigurimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 480/d të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Ndryshimin e vendimit nr.766, datë 13.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe të vendimit nr.258, datë 10.05.2010 të Gjykatës së Apelit Shkodër.

Pranimin e kërkesë padisë.

Detyrimin e palës së paditur Mark Ndoj të kthejë shumën prej 165.840 lekë Byrosë Shqiptare të Sigurimit.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur.

Tiranë, më 09.10.2014



Nr.11112-00545-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3220 i Vendimit (511)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 09.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11112-00545-00-2011 që u përket palëve:

PADITËS: SHEUKIJE BARDHI.

TË PADITUR: ABDULLAH BARDHI, AHMET BARDHI, EQEREM BARDHI.

OBJEKTI:

Pjesëtimin e pasurisë së paluajtshme shtëpi banimi,

apartament, me sip.74 m2, e regjistruar pranë ZRPP Shkodër.

Baza Ligjore: Neni 369, 370 e vijues i K.Pr.Civile,

neni 207 i K.Civil.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr.3208 datë 26.11.2009, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë padisë.

Zhdukjen e bashkëpronësisë ndërmjet palëve ndërgjygjëse të një shtëpi banimi (apartament) me vendndodhje në Rrugën “V. Shanto“, Zonë Kadastrale 8591 me nr.pasurie 1/48 +1-2 , vol.2, fq.179, me sipërfaqe 74 m2 sip. të rregjistruar në emër të palëve ndërgjyqëse në këtë mënyrë: Ku paditësja Sheukije Bardhi, i padituri Eqerem Hasan Bardhi dhe Abdullah Hasan Bardhi, marrin së bashku në bashkëpronësi (një dhomë, një kuzhinë me aneks dhe ballkon me sipërfaqe 35,5 m2) të pasqyruara tek akti i ekspertimit me ngjyrë të kaltër ndërsa i padituri Ahmet Hasan Bardhi merr (një dhomë me sipërfaqe 13,92 m2) dhe konkretisht pjesën e shënuar me ngjyrë të kuqe në aktin e ekspertimit ndërsa korridori dhe banja (me sipërfaqe shfrytëzimi 7.94 m2) mbesin në bashkëpronësi që në akt ekspertimi është e pa ngjyrosur.

Pjesë integrale e këtij vendimi është akti i ekspertimit”.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.27, datë 26.01.2011, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit civil nr.3208, datë 26.11.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për sa i përket pranimit të kërkesë-padisë për zhdukjen e bashkëpronësisë mbi apartamentin objekt pjesëtimi.

Ndryshimin e këtij vendimi për pjesën tjetër të tij në këtë mënyrë:

Paditësja Sheukije Bardhi dhe të paditurit Eqerem Hasan Bardhi e Abdullah Hasan Bardhi marrin në bashkëpronësi pjesën që në planimetrinë e përgatitur nga ekspertja është shënuar me ngjyrë blu me sipërfaqe prej 35.75 m2 dhe përbëhet nga dy dhoma korridor e ballkon.”

I padituri Ahmet Hasan Bardhi merr në pronësi pjesën që në planimetrinë e përgatitur nga ekspertja është shënuar me ngjyrë të kuqe me sipërfaqe 21.66 m2 dhe përbëhet nga një dhomë korridor e banjë.

I padituri Ahmet Bardhi detyrohet që të mbyllë me shpenzimet e tij derën që lidh pjesën me ngjyrë blu me pjesën me ngjyrë të kuqe me shpenzimet e veta duke u vendosur muri në të njëjtin plan me faqen e dhomës që i përket pjesës me ngjyrë blu.

Hyrja në pjesën me ngjyrë blu të bëhet nëpërmjet shkallëve që do të vendosen në ballkon, konform planimetrisë, me shpenzimet e paditësit Sheukije dhe të paditurve Eqerem e Abdullah.

Pjesë përbërëse e këtij vendimi është planimetria e përgatitur nga ekspertja me datë 26.01.2011.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër, ka ushtrua rekurs pala paditëse Sheukije Bardhi, e cila kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër,dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, duke parashtruar këto shkaqe:

- Në rastin në gjykim gjykata ka dalë jashtë kërkesave të parashtruara nga palët si më poshtë: Llogaritja e pjesëtimit të bërë nga ekspertët mbi bazën e të cilëve ka vendosur Gjykata e Apelit Shkodër rezulton me gabime në përllogaritjen e pjesëtimit pasi: Sipërfaqja e objektit të gjykimit për pjesëtim është 74 m2 .

- Në vendimin e gjykatës është vendosur për pjesëtim për një sipërfaqe prej 57.41 m2.

- Në rastin në gjykim Gjykata e Apelit nuk është shprehur për diferencën prej 16.59 m2.

- Përllogaritjet kanë një gabim shumë të madh në mënyrën e pjesëtimit, ku është vendosur për pjesëtim për një sipërfaqe prej 57.41 m2 ku nga kjo sipërfaqe 35.75 m2 i takon paditëses Sheukije Bardhi dhe të paditurve Abdullah dhe Eqerem Bardhi ndërsa 21.66 m2 i takojnë të paditurit Ahmet Bardhi.

- Ka cënuar vendimin e fazës së parë të pjesëtimit i cili ka marrë formë të prerë dhe nuk ka pasur ankim nga ana e palëve ndërgjyqëse.

- Sipërfaqja e banimit nuk është ndarë konform fazës së parë të vendimit të pjesëtimit midis raportit të bashkëpronarëve.

- Gjykata ka gabuar duke marrë kompetencat e institucioneve të tjera kur shprehet për ndryshimin e destinacionit të objektit të pjesëtimit në gjykim duke e paragjykuar pa asnjë provë se dy dhomat e shënuara me ngjyrë blu e kanë humbur funksionin e tyre për banim.


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   16   17   18   19   20   21   22   23   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish