Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATES SE LARTE



Download 2,4 Mb.
bet19/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   15   16   17   18   19   20   21   22   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATES SE LARTE


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; konstatoi mungesën e palëve ndërgjyqëse (kanë dijeni me shpallje sipas ligjit); dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N



  1. Rrethanat e çështjes

1. Nga materialet e çështjes rezulton se, paditësi Gëzim Spaho ka qenë me detyrën e drejtorit të shoqërisë anonime “Tregu i Shitjes me Shumicë të Fruta Perime”, Korçë, në bazë të kontratës individuale të punës të lidhur në datë 07.02.2009 për një afat kohor 3 vjeçar deri në datë 07.02.2012, por marrëdhëniet e tij në këtë funksion kanë filluar më parë me emërimin e tij me vendim të Këshillit Mbikëqyrës nr.7, datë 17.07.2008, duke u përcaktuar periudha e provës 3 muaj prej 21.07.2008 deri 21.10.2008.

2. Me vendimin nr.4, datë 24.02.2010 Kryetari i Këshillit të Administrimit të palës së paditur ka vendosur “Shkarkimin nga detyra të paditësit Gëzim Spaho, për mospërmbushje të detyrave të tij si Administrator i Shoqërisë “Tregu i Shitjes me Shumicë Fruta Perime” sh.a. sipas materialeve bashkangjitur”, vendim i cili është komunikuar paditësit po në datën 24.02.2010. Shkeljet e konstatuara që kanë diktuar marrjen e vendimit për largimin nga puna, janë pasqyruar në materialin me shkrim të nënshkruar nga anëtaret e Këshillit të Administrimit.

3. Në këto rrethana, paditësi Gezim Spaho, me padinë objekt gjykimi ka kërkuar detyrimin e palës së paditur për ta shpërblyer me pagën që do të kishte fituar deri në fund të kontratës individuale me afat të caktuar, për zgjidhje pa shkaqe të arsyeshme të saj, bazuar në nenet 146, 153, 155 të K.Punës.

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.1727, datë 29.06.2010, ka vendosur:

“Rrëzimin e padisë së paditësit Gëzim Spaho, palë e paditur “Shoqëria Tregu i Shitjes me Shumicë”, me objekt: Detyrimin e palës se paditur për ta shpërblyer paditësin me pagën që do të kishte fituar deri në përfundim të kontratës individuale me afat të caktuar, për zgjidhje pa shkaqe të justifikuara të saj, si të pabazuar në prova dhe ligj.”

4.1. Në marrjen e këtij vendimi kjo gjykatë ka arsyetuar (ndër të tjera) se: “Në rastin konkret, meqenëse kemi të bëjmë me një kontrate me afat të caktuar, ne rast ... zgjidhet nga njëra prej palëve para afatit të përcaktuar ... atëherë jemi përpara zgjidhjes së menjëhershme të kontratës së punës me afat të caktuar dhe për një rast të tille do të zbatohen përcaktimet e neneve 153-156 të Kodit të Punës. ...



... në kushtet kur pala paditëse nuk arriti të provonte të kundërtën e konstatimeve të palës së paditur në drejtim të punës së tij, në mënyrën e zbatimit të detyrimeve kontraktore si dhe kërkesave të ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore që lidhen me funksionimin e shoqërisë, gjykata arrin në përfundimin se kontrata e lidhur ndërmjet tij dhe palës së paditur është zgjidhur për shkaqe të justifikuara nga ato që parashikohen në nenin 153 e vijues të Kodit të Punës. Gjykata çmon se për shkak të pozicionit të punës, pra të qenies titullar i shoqërisë, pas kontrollit të kryer dhe shkeljeve të konstatuara në drejtim të organizimit dhe mënyrës së funksionimit të shoqërisë, pala e paditur ka humbur besimin për vazhdimin e marrëdhënieve të punës se paditësit, duka aplikuar masën e largimit te tij nga puna. ...”

5. Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin Nr .535, datë 21.12.2010, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.1727, datë .29.06.2010, të Gjykatës së Shkallës se Parë Korçë si më poshtë:


  • Pranimin pjesërisht të padisë.

  • Detyrimin e palës së paditur “Tregu i Shitjes me Shumicë Fruta Perime” sh.a. Korçë, t’i paguajë paditësit Gëzim Spaho, pagën e një viti kohe (paga bruto 69.000 lekë), si zgjidhje e menjëhershme e pajustifikuar e marrëdhënies së punës.

  • Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër.

  • Shpenzimet gjyqësore të kryera në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë dhe Apelit t’i ngarkohen palës së paditur.”

5.1. Në marrjen e këtij vendimi kjo gjykatë ka arsyetuar (ndër të tjera) se: “Paditësi si në gjykim, por dhe në kërkesën ankimore ka vërtetuar në mënyrë të plotë he bindëse se shkaku i largimit nga puna është i pajustifikuar. ...

Shkeljet nuk qëndrojnë pasi ai ka bërë të gjitha përpjekjet për të përmbushur detyrimet e tij, por ato janë bërë të pamundura jo për fajin e tij, ...

Paditësi ka vërtetuar se ka bërë të gjitha përpjekjet për regjistrimin e palë s paditur në QKR ... si dhe veprimet e tjera që nuk bien ndesh me dispozitën ...(nenin 153 K.Punës). Kjo dispozitë në mënyrë të plotë shprehet se shkeljet duhet t’i krijojnë rrethana të rënda...

Gjykata e Apelit çmon se në rastin konkret nuk ndodhemi para këtyre rrethanave, prandaj duhet të vendosë ndryshimin e vendimit dhe pranimin pjesërisht të padisë. Kjo për faktin se dëmshpërblimi në rastin konkret të zgjidhjes së menjëhershme dhe të pajustifikuar të marrëdhënies së punës nuk duhet të jetë mbi një vit.”

6. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, në bazë të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur “Tregu i Shitjeve me Shumicë Fruta Perime” sh.a. Korçë, duke kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe pushimin e gjykimit, për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.



  1. Ligji i zbatueshëm

7. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, dhe Kodit të Punës, në të cilat është parashikuar:

7.1. Neni 8 i K.Pr.Civile: “Palët kanë detyrimin të paraqesin faktet mbi të cilat mbështesin pretendimet e tyre”.

7.2. Neni 12 i K.Pr.Civile: “Pala që pretendon një të drejtë, ka detyrim që, në përputhje me ligjin, të provojë faktet mbi të cilët bazon pretendimin e saj”.

7.3. Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

7.4. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

7.5. Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.

Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.


  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

8. Se në shqyrtim të objektit dhe shkakut ligjor të padisë, akteve të administruara në dosjen gjyqësore, pretendimeve e prapësimeve të palëve ndërgjyqëse, arsyetimit të vendimeve të gjykatave, si dhe shkaqeve të rekursit, Kolegji Civil konkludon se vendimit nr.535, datë 21.12.2010 të Gjykatës së Apelit Korçë duhet të lihet në fuqi, por me arsyetim të ndryshuar.

9. Kolegji Civil çmon se rekursi i palës së paditur nuk përmban shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që të motivojnë cenimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Korçë. Në këtë rekurs nuk argumentohet se ku qëndron mos respektimi ose zbatimi i keq i ligjit nga ana e gjykatës së apelit, por ngrihen pretendime për vlerësimin jo të drejtë të provave nga ana e kësaj gjykate.

9.1. Me anë të rekursit, në thelb, pretendohet se zgjidhja e kontratës së punës është bërë për shkaqe të justifikuara, sepse paditësi ka kryer shkelje të rënda gjatë ushtrimit të detyrës së tij që kanë çuar në humbjen e besimit të punëdhënësit.

10. Në bazë të ligjit procedural civil, Gjykata e Lartë nuk shqyrton faktet dhe rrethanat e çështjes, por vetëm interpretimin dhe zbatimin e ligjit në dy shkallët e gjykimit. Ajo mund të investohet, kur ndaj një procesi gjyqësor ka pretendime për rrugët dhe mënyrat e marrjes së provave, pasqyrimit të tyre, por jo për mënyrën e vlerësimit të tyre. Kontrolli rishikues i Gjykatës së Lartë nuk mund të zëvendësojë të drejtat kushtetuese e ligjore të gjykatave të faktit (gjykatës së shkallës së parë dhe apelit) dhe aq më tepër të analizojë provat e të vlerësojë bindjen e brendshme të këtyre gjykatave për çështje konkrete.

10.1. Në këtë kuptim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga pala e paditur nuk është i mbështetur në ligj.

11. Ky Kolegj vëren se gjykata e apelit ka bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (neni 126 i Kodit të Procedurës Civile); i ka çmuar ato, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e rrethanave të çështjes, duke arsyetuar se jemi përpara rastit të zgjidhjes së njëanshme të kontratës së punës nga ana e punëdhënësit, pa u bazuar në ndonjë motiv që gjen mbështetje në ligj. Pra, gjykata ka vlerësuar se shkaqet që kanë çuar në zgjidhjen e menjëhershme të kontratë së punës së paditësit nuk janë të justifikuara.

12. Ndërkohë, gjykata e apelit disponon për pranimin pjesërisht të padisë me arsyetimin se “... dëmshpërblimi në rastin konkret të zgjidhjes së menjëhershme dhe të pajustifikuar të marrëdhënies së punës nuk duhet të jetë mbi një vit”.

13. Kolegji Civil çmon se ky arsyetim dhe disponim i gjykatës është interpretim dhe zbatim i gabuar të ligjit material, Kodit të Punës (neneve 153-156 të K.Punës) dhe për këtë pjesë arsyetimi i vendimit duhet ndryshuar. Kjo për shkak se një mënyrë e tillë e kuptimit dhe interpretimit të ligjit gjen zbatim në rastet e mosmarrëveshjeve të lidhura me kontratat e punës pa afat të caktuar.

14. Në çështjen objekt gjykimi, mbi provat e administruara dhe të çmuara nga gjykatat, rezultoi e provuar se palët ndërgjyqëse ishin të lidhura me një kontratë pune me afat të caktuar (3 vjeçar). Në rastin e kontratave me afat të caktuar, Kodi i Punës parashikon rregullime të posaçme në nenet 149-152 të tij. Kështu, në nenin 149 parashikohet se: “(1) Kontrata me afat të caktuar përfundon në fund të kohës së parashikuar, pa zgjidhje paraprake.....”

15. Kjo dispozitë bën fjalë vetëm për “përfundim” të kontratës në fund të afatit të saj, pa “zgjidhje paraprake”, që do të thotë se, në rastet kur kontrata zgjidhet njëanshmërisht nga punëmarrësi, përpara mbarimit të afatit të caktuar të kontratës, punëdhënësi i shlyen punëmarrësit pagat që i takojnë ti përfitojë deri në përfundim të këtij afati kontraktor. Ky detyrim nuk ekziston vetëm nëse vërtetohet se zgjidhja para afatit e kontratës së punës është bërë për “fajin” e punëmarrësit. Nëse zgjidhja është bërë pa shkaqe të arsyeshme ose të justifikuara, punëmarrësi përfiton pagat që i takojnë deri në përfundim të afatit të kontratës.

16. Në rastin konkret, sipas vlerësimit të gjykatës së apelit nuk u vërtetua që zgjidhja e kontratës të ishte bërë me ndonjë shkak të arsyeshëm e të justifikuar, pra për “faj” të palës paditëse punëmarrëse. Prandaj, paditësi kishte të drejtën të përfitonte pagën që duhet të merrte deri në fund të afatit të caktuar të kontratës së punës së lidhur me të paditurin.

17. Por, Kolegji Civil çmon se, megjithëse paditësit i është mohuar e drejta e përfitimit të pagës deri në përfundim të afatit të njoftimit, nuk mund të investohet në ndryshimin e vendimit për këtë pjesë, pasi paditësi nuk ka ushtruar rekurs pranë kësaj gjykate.

18. Në këto kushte në përfundim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.535, datë 21.12.2010 i Gjykatës së Apelit Korçë, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të K.Pr.Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.535, datë 21.12.2010 të Gjykatës së Apelit Korçë.

Tiranë, më 09.10.2014



Nr.11243-00475-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3514 i Vendimit (507)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni Kryesues

Majlinda Andrea Anëtare

Guxim Zenelaj Anëtar

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 09.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS: SHOQËRIA “KARAVAN CONSTRUKSION & DEVELOPMENT” SH.P.K

YASSIN KADI

I PADITUR: RAMAZAN MURATI

PERSONA TË TRETË: MINISTRIA E FINANCAVE

AGJENCIA E ADMINISTRIMIT TË PASURIVE SEKUESTRUARA DHE KONFISKUARA PRANË MINISTRISË SË FINANCAVE.

OBJEKTI:


1. Zgjidhjen e kontratës me nr.5460 Rep, nr.927 Kol, datë 27.09.2001.

të lidhur me të paditurin Ramazan Murati,

dhe zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata.

2. Lirimin e dorëzimin e apartamentit.

Baza Ligjore: Nenet 32 të K.Pr.Civile,

nenet 698, 749 dhe 450 të Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.2891, datë 10.04.2009, ka vendosur:

“Pranimin e pjesshëm të padisë për palën paditëse shoqërinë “Karavan Construction & Development” sh.p.k. si më poshtë:

Zgjidhjen e kontratës së shitjes me rezervë me nr.5460/927 datë 27.09.2001, lidhur mes Shoqërisë “Karavan Construction & Development” sh.p.k. me cilësinë e shitësit dhe Ramazan Murati me cilësinë e blerësit.

Detyrimin e palës paditëse Shoqërisë “Karavan Construction & Development” sh.p.k. t’i kthejë palës së paditur Ramazan Murati shumën prej 10851 USD që përfaqëson shumën paguar saj në zbatim të kontratës së shitjes me rezervë nr.5460/927 datë 27.09.2001 (duke u mbajtur vlera prej 2713 USD që përfaqëson 20% të shumës së paguar).

Detyrimin e palës së paditur Ramazan Murati të liroje apartamentin e ndodhur në Tirane, godina U2 e kompleksit Rezidencial të ndërtuar nga Shoqëria “Karavan Construction & Development” sh.p.k., kati i shtatë, nr.A82, me sipërfaqe te përgjithshme 119 m2.

Rrëzimin e padisë për dorëzimin palës paditëse Shoqërisë “Karavan Construction & Development” sh.p.k. të sendit apartament i ndodhur në Tirane, godina U2 e kompleksit Rezidencial të ndërtuar nga Shoqëria “Karavan Construction & Development” sh.p.k. kati i shtatë, nr.A82, me sipërfaqe të përgjithshme 119 m2.

Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër lidhur me pagimin e kushtit penal në mbështetje të nenit 10 të kontratës së shitjes nr.5460/927 datë 27.09.2001.

Rrëzimin e padisë për paditësin Yassin Kadi.

Në lidhje me sendet: (1) pasuria e paluajtshme: apartament i ndodhur në Tiranë, godina U2 e kompleksit Rezidencial të ndërtuar nga Shoqëria “Karavan Construction & Development” sh.p.k., kati i shtatë, nr.A82 me sipërfaqe të përgjithshme 119 m2 dhe 2)shuma prej 2713 USD mbajtur nga Shoqëria “Karavan Construction & Development” sh.p.k. (që përfaqëson 20% të vlerës së paguar nga pala e paditur) të zbatohen urdhërimet e ligjit nr.9258 datë 15.07.2004 dhe të urdhrit nr.2, datë 03.12.2004, të Ministrit të Financave mbi sekuestrimin e tyre dhe ushtrimin nga organet përgjegjëse te të gjitha të drejtave që u burojnë nga ligji në fuqi.”
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1073, datë 10.06.2010, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.2891 dt. 10.04.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs pala paditëse Shoqëria “Karavan Construction & Development” sh.p.k., e cila kërkon ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, duke parashtruar këto shkaqe:


  • Të dy vendimet për pjesën që kanë rrëzuar padinë për paditësin Yassin Kadi dhe si dhe për pjesën që ka vendosur dorëzimin e sendit Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara janë të kundërligjshëm.

  • Çdo qëndrim i mbajtur ndryshe vjen në kundërshtim me Konventën Ndërkombëtare për “Luftën kundër financimit të terrorizimit” datë 09.12.1999, të ratifikuar me ligjin nr.8865, datë 14.03.2002, neni 4 gërma “a” dhe “b” të saj; me vendimin e pushimit nr.2122 të vitit 2004; ligjin nr.9258, datë 15.07.2004, nenin 20 dhe 3/”c’ të tij; nenin 30 e 41 të Kushtetutës; nenit 1 të protokollit nr.11 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut; etj.

  • Gjykata ka pushuar gjykimin për Yassin Kadi për mungesë legjitimimi me arsyetimin se prona është e shoqërisë.

  • Ky arsyetim është i kundërligjshëm, pasi pavarësisht se prona objekt gjykimi është e shoqërisë “Karavan”, në fakt ajo është sekuestruar për shkak se bashkëpronari i saj Yassin Kadi është në listën e Këshillit të Sigurimit si i dyshuar për financim dhe është ai që duhet të provojë se kjo pronë është sekuestruar padrejtësisht.

  • Sa më sipër e konsiderojmë vendimin e shkallës së parë të kundërligjshëm.

  • Për shkaqet e mësipërme dhe pavlefshmërinë e urdhrit të Ministria e Financave jemi ankuar në Apel, por kjo e fundit la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke mos arsyetuar asgjë lidhur me faktin se ka një vendim pushimi të Prokurorit të Përgjithshëm ndaj Yassin Kadi, vendim i cili ndodhet në dosjen e gjykatës dhe me pushimin e çështjes të gjitha pronat duhet t’i kthehen paditësit, në zbatim të nenit 190 të K.Pr.Penale, por edhe gjithë legjislacionit të cituar më lart.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea, konstatoi mungesën e palëve paditëse dhe të paditur (kanë dijeni me shpallje sipas ligjit); dëgjoi përfaqësuesin e personave të tretë, Av.Shtetit Abaz Deda, që e la çështjen në çmim të gjykatës; si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes

1. Nga aktet e administruara në gjykim rezulton se pala paditëse Shoqëria “Karavan Construction & Development” sh.p.k., konform ligjit të kohës në fuqi, është regjistruar si subjekt tregtar me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.13051, datë 12.12.1995. Shoqëria ka qenë fillimisht me ortak të vetëm shtetasin Yassin Kadi, ndërkohë që sipas vendimit të gjykatës së datës 21.11.2001, si pasojë e transferimit të 45% të kuotave të kapitalit themeltar të ortakut të vetëm, bashkë ortakë i kësaj shoqërie është bërë dhe subjekti tjetër, Shoqëria “Albanian Internacional Investment & Development CO” sh.p.k.

2. Në bazë të vërtetimit të pronësisë të lëshuar nga Hipoteka Tiranë me datë 22.05.1998 rezulton se në regjistrimin hipotekor me nr.2025, datë 22.05.1998, është regjistruar në pronësi të Shoqërisë “Karavan Construction & Development” sh.p.k. një pasuri e paluajtshme e përbërë: godinë - Kompleks rezidencial e ndërtuar nga vetë kompania mbi truallin me sipërfaqe 4822 m2. Godina përbëhet nga tre godina: U1, U2 dhe U3, të kompozuara si një e tërë (në vërtetimin e sipërpërmendur pasqyrohet në mënyrë të hollësishme përbërja e godinës Kompleks rezidencial, si: apartamente, dyqane, etj).

3. Nisur nga qenia pronare e apartamenteve të ndodhura në godinën Kompleks Rezidencial, mes Shoqërisë “Karavan Construction & Development” sh.p.k. dhe shtetasit Ramazan Murati është lidhur një kontratë shitje me rezervë e pronës, me nr.5460/927, datë 27.09.2001, ku Shoqëria “Karavan Construction & Development” sh.p.k. paraqitet me cilësinë e shitësit dhe Ramazan Murati me cilësinë e blerësit.

3.1. Në këtë kontratë palët nënshkruese të saj kanë përcaktuar, mes të tjerave shprehimisht:

- objektin: pasuri e paluajtshme, apartament i ndodhur në katin e shtatë të godinës U2, me nr.A82, me sipërfaqe të përgjithshme prej 119 m2;

- çmimin e shitjes: 47 000 USD,

- mënyrën e pagesës: me këste nga 1000 USD/muaj;

- afatin e pagesës: 01.10.2001 deri në 01.08.2005;

- momentin e dorëzimit të apartamentit: me nënshkrimin e kontratës;

- zgjidhjen e kontratës për të cilën janë parashikuar shprehimisht dy raste:

1) Blerësi ka të drejtë të kërkojë me shkrim zgjidhjen e kontratës përsa sa kohë nuk është paguar i gjithë çmimi; dhe

2) Në rast se blerësi nuk kryen pagimin e plotë të çmimit të kësteve, por nuk kërkon zgjidhjen e kontratës, shitësi në mënyrë të njëanshme, mund ta konsiderojë kontratën të zgjidhur me kalimin e 30 ditëve nga data e mospagimit të këstit. Kjo kontratë konsiderohet e zgjidhur dhe shitësi i kthen blerësit shumën e paguar duke mbajtur 20% të kësaj shume;

- sanksionet përkatëse; etj.

4. Ka rezultuar se gjatë viteve 2000-2002, nga pala e paditur janë kryer disa pagesa (në masën 4564 USD) për llogari të Shoqërisë “Karavan Construction & Development” sh.p.k., në lidhje me apartamentin e blerë prej tij. Duke qenë se nga pala e paditur nuk janë bërë pagesa të tjera, pala paditëse i ka dërguar palës blerëse një shkresë “Akt kujtesë” me nr.2473/1104, datë 11.06.2003, duke i kujtuar palës blerëse se në rast të mospagimit të kësteve të prapambetura do të përdorte kushtin e zgjidhjes së kontratës të parashikuar në nenin 8.2 të saj.

5. Pas këtij deklarimi mbi përdorimin e kushtit të zgjidhjes pala blerëse, pala paditur në këtë gjykim, ka kryer pagesa në llogarinë e Shoqërisë “Karavan Construction & Development” sh.p.k. nga data 25.09.2003 deri më datën 11.03.2004, pagesa të cilat kapin vlerën prej 9.000 USD.

5.1. Pra, në total pagesa e kryer kap shumën prej 13.564 USD dhe pagesa e fundit i takon datës 11.03.2004.

6. Pala paditëse, duke pretenduar se pala e paditur nuk ka respektuar detyrimin e saj lidhur me pagimin e vlerës së sendit, i është drejtuar gjykatës duke kërkuar zgjidhjen e kontratës me nr.5460 Rep, nr.927 Kol, datë 27.09.2001 të lidhur me të paditurin Ramazan Murati, dhe zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata, si dhe lirimin e dorëzimin e apartamentit.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.2891, datë 10.04.2009, ka vendosur:

“Pranimin e pjesshëm të padisë për palën paditëse, Shoqërinë “KARAVAN Construksion Development” sh.p.k, si më poshtë:



  • Zgjidhjen e kontratës së shitjes me rezervë me nr.5460/927 datë 27.09.2001, lidhur mes shoqërisë “Karavan Construction & Development” sh.p.k. me cilësinë e shitësit dhe Ramazan Murati me cilësinë e blerësit.

  • Detyrimin e palës paditëse Shoqërisë “Karavan Construction & Development” sh.p.k. t’i kthejë palës së paditur Ramazan Murati shumën prej 10851 USD që përfaqëson shumën paguar saj në zbatim të kontratës së shitjes me rezervë nr.5460/927 datë 27.09.2001 (duke u mbajtur vlera prej 2713 USD që përfaqëson 20% të shumës së paguar).

  • Detyrimin e palës së paditur Ramazan Murati të liroje apartamentin e ndodhur në Tirane, godina U2 e kompleksit Rezidencial të ndërtuar nga Shoqëria “Karavan Construction & Development” sh.p.k., kati i shtatë, nr.A82, me sipërfaqe te përgjithshme 119 m2.

- Rrëzimin e padisë për dorëzimin palës paditëse Shoqërisë “Karavan Construction & Development” sh.p.k. të sendit apartament i ndodhur në Tirane, godina U2 e kompleksit Rezidencial të ndërtuar nga shoqëria “Karavan Construction & Development” sh.p.k. kati i shtatë, nr.A82, me sipërfaqe të përgjithshme 119 m2.

- Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër lidhur me pagimin e kushtit penal në mbështetje të nenit 10 të kontratës së shitjes nr.5460/927 datë 27.09.2001.

- Rrëzimin e padisë për paditësin Yassin Kadi.

- Në lidhje me sendet: (1) pasuria e paluajtshme: apartament i ndodhur në Tiranë, godina U2 e kompleksit Rezidencial të ndërtuar nga Shoqëria “Karavan Construction & Development” sh.p.k., kati i shtatë, nr.A82 me sipërfaqe të përgjithshme 119 m2 dhe 2) shuma prej 2713 USD mbajtur nga Shoqëria “Karavan Construction & Development” sh.p.k. (që përfaqëson 20% të vlerës së paguar nga pala e paditur) të zbatohen urdhërimet e ligjit nr.9258, datë 15.07.2004, dhe të urdhrit nr.2 datë 03.12.2004 të Ministrit të Financave mbi sekuestrimin e tyre dhe ushtrimin nga organet përgjegjëse te të gjitha të drejtave që u burojnë nga ligji në fuqi.”



7.1. Në marrjen e vendimit gjykata ka arsyetuar ndër të tjera se:

“Gjykata, në mbështetje të provave të paraqitura apo të marra gjatë këtij gjykimi, çmon se në total pagesa e kryer (dhe e provuar) nga pala e paditur/blerëse (e cila duke mos u paraqitur në gjykim bëri të pamundur paraqitjen dhe të provave të saj, nëse dispononte të tilla) është ... 13564 USD dhe pagesa e fundit i takon datës 11.03 .2004 pranë BKT-së. ....

Mbas shkresës, “Akt kujtese” të datës 11.06.2003 me nr.2473/1104 të palës paditëse/shitëse dhe kryerjes se disa pagesave nga pala e paditur ... nuk rezulton që pala paditëse shoqëria ti ketë drejtuar ndonjë shkresë tjetër palës së paditur, në referim të nenit 702 të KC, nëpërmjet të cilës të deklaronte se do të përdorte kushtin e zgjidhjes së kontratës. ... kontrata objekt gjykimi nuk rezulton e zgjidhur dhe kjo përligj kërkimin për zgjidhje kontrate të parashtruar në këtë padi. ...

... rezulton e provuar që pala e paditur/blerëse, ... nuk i ka përmbushur detyrimet e veta kontraktuale, dhe në pasojë pala paditëse/shitëse ... ka të gjitha të drejtat e njohura nga ligji (neni 698 i KC) të kërkojë zgjidhjen e kontratës ose përmbushjen e detyrimit ...

... kërkimin për zgjidhje kontrate, ... rezulton tërësisht i mbështetur si në prova dhe në ligj dhe si i tillë duhet të pranohet. ....

... nga shuma prej 13564 USD e paguar nga pala e paditur ... palës së paditur blerëse do ti kthehet vetëm shuma prej 10851 USD, ndërsa pjesa tjetër prej 2713 USD, e cila përfaqëson 20% të shumës prej 13564 USD, do të mbahet nga pala paditëse/shitëse.

... kërkimi për lirimin e këtij apartamenti është gjithashtu i drejtë dhe i bazuar, pasi është pasojë e zgjidhjes së kontratës së shitjes me rezervë të këtij sendi.

Në lidhje me ... dorëzimin saj të apartamentit A82 ... gjykata analizon:

në vitin 2001 nga ana e Prokurorisë së Rrethit Tiranë, ... është regjistruar një procedim penal në ngarkim të shtetasit arab Yassin Kadi për veprën penale të pastrimit të parave të pista, ...

... në referim të urdhrit ekzekutiv të Presidentit të SHBA-së me nr.13224, datë 23.09.2001, i shoqëruar me një listë emërore, për bllokimin e pasurive dhe ndalimin e transaksioneve të personave që kryejnë dhe kërkojnë të kryejnë akte terroriste dhe mbështesin terrorizmin, urdhër në të cilin përfshihej si i dyshuar ... dhe shtetasi Yassin Kadi. Ky shtetas identifikohej si i dyshuar në akte terroriste dhe në listën e OKB si dhe të KE-së, ...

Gjatë këtij procedimi penal, ...janë dhënë disa vendime-me nr.187 dhe 188 Akti datë 18.01.2002-për vënie sekuestroje mbi llogaritë bankare të shoqërive të shtetasit të sipërpërmendur si dhe ndërtesën karabina të Qendrës së Biznesit të Apartamenteve Rezidenciale në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Tiranë. Përveç këtyre sekuestrove të vendosura me vendim gjykate, organi i prokurorisë ka vendosur dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të pronave të Yassin Kadi apo të shoqërive tregtare ku ai është pronar.

Nga ana e prokurorisë, pas kryerjes se hetimeve përkatëse, ... është vendosur: “Pushimi i procedimit penal nr.2122, datë 13.12.2001”. ...

Ndërkohë me daljen dhe hyrjen në fuqi të ligjit nr.9258, datë 15.07.2004, në respektim të nenit 1 dhe 5 të tij, me vendimin e KM nr.718, datë 29.10.2004 është shpallur lista e personave të shpallur sipas Rezolutave të Këshillit të Sigurimit (lista e OKB), në të cilën është i përfshirë dhe emri i shtetasit Yassin Kadi. Me përfshirjen në këtë listë të shtetasit Yassin Kadi dhe në mbështetje të ligjit të sipërpërmendur-neni 6 i tij, Ministri i Financave ka nxjerrë urdhrin nr.2, datë 03.12.2004. ...

... Aktualisht ky urdhër rezulton që të jetë në fuqi dhe si i tillë prodhon të gjitha efektet e përcaktuara ligjore.

Referuar urdhrit nr.2, datë 03.12.2004, ... gjejmë shprehimisht:

...Të sekuestrohet menjëherë çdo pasuri e luajtshme ose jo, zotërimi i tyre, ose llogaritë e mbajtura nga çdonjëri prej personave fizike a juridike të identifikuar më poshtë:



- Karavan shpk, regjistruar me vendim gjykate nr.13051, datë 12.12.1995, e njohur gjithashtu dhe si...”. ...

Ndodhur përpara rregullimeve të bëra në ligjin 9258/2004 dhe përpara urdhërimeve të urdhrit nr.2, datë 03.12.2004, të Ministrit të Financave, ... gjykata çmon se kërkesa e palës paditëse/shoqërisë për dorëzimin saj të sendit apartament pronë e shoqërisë “Karavan Construction & Development” sh.p.k. është në kundërshtim me sa më lart dhe si e tillë duhet të rrëzohet.

Në respektim të ligjit, të urdhrit të sipërcituar ... kjo pronë sekuestrohet nën efektet e drejtpërdrejta të këtij urdhri dhe duhet t’i kaloje organit përgjegjës për ushtrimin e të gjitha të drejtave.

Gjithashtu ... edhe shuma prej 2713 USD që do të mbahet nga kjo pale paditëse/shitëse të sekuestrohet konform përcaktimeve të urdhrit të sipërpërmendur.

... në këtë padi, ...paditësi Yassin Kadi nuk legjitimohet, pasi:

- ai nuk është palë në kontratën ...

- pasuria e paluajtshme objekt i kontratës së shitjes me rezervë figuron në pronësi vetëm të shoqërisë...

- pavarësisht faktit që Yassin Kadi është ... një nga ortakët e shoqërisë, ai për efekt të ligjit tregtar në R.Sh. është një subjekt i ndryshëm nga shoqëria ...”

8. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1073, datë 10.06.2010, duke arsyetuar në të njëjtën mënyrë, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.2891, datë 10.04.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

9. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs pala paditëse Shoqëria “Karavan Construction & Development” sh.p.k., e cila kërkon ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   15   16   17   18   19   20   21   22   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish