Nr I vendimit Data palët faqe


VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS



Download 2,4 Mb.
bet154/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   150   151   152   153   154   155   156   157   ...   173
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Ardian Dvorani Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar



Në datën 02.10.2014 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.31003-03218-00-2014 akti që ju përket palëve :

PADITËS: MERUSHE METAJ

E PADITUR: DREJTORIA E SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË.
OBJEKTI:

Pavërtetësia e dokumentit, regjistër nr.2, faqe 37 të Kooperativës Mavrovë,

fshati Lapardha, në atësi, vëndlindjen dhe datëlindjen e paditëses

“Shako”, lindur në “Lapardha”, e dt.lindjes “1962”

dhe vërtetësia e këtij dokumenti me atësi “Bajram”,

lindur në fshatin “Trevllazën”, Vlorë, me datëlindje “22.02.1963”.

Detyrimin e të paditurit, të bëjë korigjimet përkatëse.

Baza Ligjore: Neni 32/b, c i K.Pr.Civile.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.5074, datë 23.04.2014 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shqyrtimin e çështjes nr.7985 akti.

Dërgimin për shqyrtim të kërkesëpadisë dhe akteve shoqëruese Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.5451 akti, datë 15.07.2014, bazë të neneve 7 dhe 13 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, ka ngritur çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore, duke parashtruar këto shkaqe:



  • Padia për pavërtetësi dokumenti është një padi njohje që i përket të drejtës civile.Me anë të kësaj padie synohet të deklarohen si të pavërteta ose të vërteta të dhëna të dokumentuara, të cilat kanë pasoja juridike për paditësin.Ky kërkim nuk është i natyrës administrative dhe për faktin që pasoja juridike që i ka ardhur paditëses në rastin konkret nuk është për shkak të veprimit apo mosveprimit të organit administrativ të cilën e ka thirrur si palë e paditur, por ka të bëjë me pasaktësinë ose saktësinë e të dhënave të një dokumenti, të cilat nuk janë vlerësuar si të vlefshme apo të vërteta për të provuar një fakt të caktuar siç është në rastin konkret vjetërsia në punë për një periudhe të caktuar.

  • Pavarësisht se në zgjidhjen e mosmarrëveshjes gjykata mund të urdhërojë kryerjen e disa veprimeve organeve administrative, duke patur parasysh se kërkimi kryesor në këtë kërkesëpadi ka të bëjë me të drejta civile qe rregullohen nga dispozitat proceduriale civile dhe është pikërisht gjykata që shqyrton mosmarrëveshjet civile ajo që ka dhe kompetencën lëndore pë gjykimin e çështjes.

  • Referuar Vendimit Unifikues nr.4, datë 10.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës Lartë është përcaktuar se: “kur nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë mosmarrëveshja objekt gjykimi rezulton i natyrës civile dhe si rezultat i zgjidhjes së pasojave të çështjes me natyre civile mund të urdhërohet kryerja e disa veprimeve administrative atëhere shqyrtimi i këtyre çështjeve do të jete në kompetencë të gjykatës që shqyrton mosmarrëveshjen civile”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit,

V Ë R E N

Paditësja, Merushe Metaj, pasi ka mbushur moshën për përfitimin e pensionit, si nënë me shumë fëmijë, i është drejtuar pales së paditur, duke paraqitur dokumentacionin përkatës.

Mirëpo nga ana e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë i refuzohet lidhja e pensionit duke i kthyer këtë përgjigje më datë 13.06.2013: “Kërkesa juaj për të përfituar pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë (F-6) refuzohet për këto arsye. Ditët e punës në kooperativë për vitet 1983-1989 nuk llogariten pasi atësia e korrigjuar, vendlindjes i është vënë vizë. Për Ndërmarrjen Tregtare Trajtimit Studentëve janë konfirmuar pagat nga 01.12.1996-30.10.1997. Sipas verifikimeve janë llogaritur 12 vite 6 muaj e 21 ditë. Bashkëngjitur fletë llogaritjen”.

Pas përgjigjes së mësipërme i kthehet një përgjigje e dytë ku thuhet: “Sipas përgjigjes të datës 13.06.2013 për me tej ju sqarojmë se sipas fotokopjes së fletës së regjistrit u konstatua: Emri i korrigjuar, Atësia Shako, anuluar me dy viza. Në këto kushte nuk mund të gjykojmë mbi këtë periudhë. Ju kthehen dokumentat pa veprim pasi nuk plotesoni kushtin për vjetërsi”.

Paditësja është ankuar ndaj përgjigjes së Drejtorisë Rajonale në Komisionin e Ankimit e cila me vendimin nr.50, datë 23.09.2013 ka vendosur: “Të kthejë për rishqyrtim kërkesën e Znj.Merushe Metaj.



Dega e Përfitimeve afatgjata të rillogarisë periudha e sigurimit sipas dokumentave që ndodhen në dosje.

Në bazë te ligjit nr.7703, datë 11.05.1993” Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, neni 74 “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisioneve të Apelit në sistemin e Sigurimeve Shoqërore” (i ndryshuar) dhe Rregullores nr.8 të ISSH, pika 13, datë 21.10.1994, znj.Merushe Metaj i lind e drejta të apelojë këtë vendim në Komisionin Qëndror të Ankimit pranë ISSH Tiranë”.

Megjithatë Drejtoria Rajonale e Sigurime Shoqërore Tiranë, më datë 10.11.2013 i kthen këtë përgjigje:”Nuk kemi fakte të reja për të përfituar pension si nënë me shumë fëmijë.Është përgjigja e datës 13.06.2013 e bashkangjitur “.

Ndodhur në këto kushte kur në dokumentacionin e Kooperativës Bujqësore ka pasaktësi,ku sipas dokumentacionit të Gjëndjes Civile paditësja është e dt.lindjes 22.02.1963, lindur në Trevllazër, Vlorë dhe emrin e babait e ka Bajram, ndërsa në në regjistrinë e Kooperativës Bujqësore Mavrovë janë shënuar vendlindja fshati Lapardha, emri babës “Shako” dhe datëlindja “1962” dhe ku këto mund të rregullohen vetëm nëpërmjet gjykatës i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke mos e vazhduar ankimin në Insitutin e Sigurimeve Shoqërore Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.5074, datë 23.04.2014, ka vendosur të shpallë moskompetencën lëndore, duke ia dërguar çështjen Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.Kjo gjykatë, në thelb, ka arsyetuar se kemi të bëjmë një mosmarrëveshje që ka lindur nga një akt administrativ individual dhe se nga pikëpamja e kompetencës lëndore, bazuar në nenin 7/a të ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, është në kompetencë të gjykatave administrative.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e saj nr.5451 akti, datë 15.07.2014, në mbështetje të neneve 7 dhe 13 të ligjit 49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, ka ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore, shkaqet e të cilave janë të pasqyruara në pjesën hyrëse të vendimit.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi, vlerëson se vendimi nr.5074, datë 23.04.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit procedural, prandaj duhet të mbetet në fuqi.

Në rastin konkret rezulton të jemi përpara kërkimit me anë të të cilit kërkohet të ndryshohet pjesërisht nje dokument (regjistrat në lidhje me të dhënat si vendlindje, atësi dhe ditëlindje), akt i cili sjell pasoja individuale për paditësen, kryerja e këtij veprimi nga ana e palës së paditur sjell si pasojë ndryshimin në regjistrin përkatës të saj, në kushtet kur të dhënat që përmban akti ekzistues, sipas pretendimeve të paditëses, janë të pavërteta dhe krijojnë pasoja juridike për të.

Ligji nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, përcakton qartë se në kompetencë të gjykatave administrative janë ato mosmarrëveshje, që lindin nga akte administrative individuale të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative të një organi publik (neni 7/a).

Ky Kolegj, në interpretim të neneve 2 dhe 3 të Kodit të Procedurës Administrative dhe të dispozitave të ligjit 49/2012, çmon se nga pikëpamja lëndore, kjo mosmarrëveshje është në kompetencë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi nr.5074, datë 23.04.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 dhe 63 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

V E N D O S I

Lënien në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.5074, datë 23.04.2014.

Tiranë, më 02.10.2014

Nr.31003-03408-00-2014 Regj.Themeltar

Nr.00-2014-3507 Vendimi


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   150   151   152   153   154   155   156   157   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish