Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet87/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   83   84   85   86   87   88   89   90   ...   157

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:


Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar

në datën 12.11.2015, në dhomë këshillimi, mori në shqyrtim çështjen administrative me nr.02128/2013 që u përket palëve:


PADITËS: ELMAZ QOSJA

PALË E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË


OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur DRSSH Tiranë të rillogarisë

dhe t’i paguajë paditësit për periudhën nga data 01.01.1999

deri në datën 30.06.2009 diferencat për pension të parakohshëm

për vjetërsi shërbimi të krijuara nga përllogaritja që duhet t’i bëhet masës së tij

të pensionit sipas pikës a dhe b të ligjit nr.9210, datë 23.03.2004

në masën 50 % të pagës referuese dhe mbi këtë shumë të shtohet

2% e pagës referuese mbi çdo vit mbi 15 vite vjetërsie në shërbim,

të indeksuar këto sipas VKM në vitet përkatëse.

Detyrimin e DRSSH të më trajtojë me pension të parakohshëm

për vjetërsi shërbimi, si ushtarak sipas Ligjit nr.8087, datë 13.03.1996

“Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura

të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik

dhe Shërbimit Informativ Kombëtar”, i ndryshuar me Ligjin nr.8521, datë 30.07.1999,

që nga data 01.11.2011 në shumën 18.037 lekë në muaj,

e indeksuar sipas rritjeve të viteve 2011-2012.

Baza Ligjore: Nenet 4, 42 e 132 të Kushtetutës;

Nenet 32 e 153 të K.Pr.Civile; Ligji nr.8087, datë 13.03.1996;

Ligji nr.8521, datë 30.07.1999; Ligji nr.9210, datë 23.03.2004;

Vendimi nr.33, datë 24.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.5149, datë 21.05.2012, ka vendosur:

-Pranimin e padisë së paditësit Elmaz Qosja.

-Detyrimin e palës së paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore të rillogarisë dhe ti paguajë paditësit Elmaz Qosja, pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi si ushtarak, sipas nenit 11 të Ligjit nr.8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar”, i ndryshuar me Ligjin nr.8521, datë 30.07.1999, që nga data 01.11.2011 në shumën 18.037 leke në muaj e indeksuar sipas rritjeve të viteve 2011-2012, si dhe pagimin e diferencave të krijuara nga moszbatimi korrekt i Ligjit nga data 01.01.1999 deri në datë 30.06.2009.

-Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.436, datë 21.02.2013, ka vendosur:

-Lënien në fuqi të vendimit nr.5149, datë 21.05.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala e paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.436, datë 21.02.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr.5149, datë 21.05.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe rrëzimin e padisë, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • DRSSH Tiranë me vendimin nr.386, datë 12.05.2000 i ka caktuar palës paditëse pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën fillestare 8.000 lekë, e indeksuar në vite, me të drejtë pagese nga data 01.01.1999 deri në momentin që do të plotësojë moshën për pension pleqërie.

  • Në caktimin e pensionit të parakohshëm, DRSSH Tiranë është bazuar në nenin 11 të Ligjit nr.8087, datë 13.03.1996, i ndryshuar me ligjin nr.8521, datë 30.07.1999, si dhe në VKM nr.579, datë 03.09.1999 “Për caktimin, administrimin dhe pagimin e përfitimeve suplementare”.

  • Neni 11 i Ligjit të sipërcituar, parashikon se masa e pensionit do të jetë:

-50 % e pagës referuese mbi të cilin është derdhur kontributi, pra 12.662 x 50% = 6331 lekë

-për çdo vit të vjetërsisë mbi përcaktimin e mësipërm, masa e pensionit shtohet me 2% të pagës referuese, por jo më shumë se masa e pensionit maksimal në shkallë vendi, pra 12662 x 14% = 1772 lekë. Gjithsej pensioni shkon në vlerën 6331 lekë + 1772 lekë = 8.103 lekë.



  • Pra, siç shihet nuk ka diferenca, pasi paditësit i është dhënë pension në masën 8.000 lekë.

  • Në momentin e kërkimit ka hyrë në fuqi një rregullim ligjor, e konkretisht Ligji nr.10142, datë 15.05.2009, i cili ka shfuqizuar ligjet mbi bazën e të cilit paditësi mbështet kërkimet e tij.

  • Në bazë të nenit 29 të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, shprehet se të drejtat e fituara me ligjin nr.8087, datë 13.03.1996, i ndryshuar do të rillogariten dhe ky ligj ngarkon ISSH të rillogarisë të gjitha përfitimet dhe ato të caktuara me vendim gjykate, masa e pensionit e rivlerësuar, do të konsiderohet shumë përfundimtare e pensionit të parakohshëm.

  • Bazuar sa më sipër, si dhe në aktin administrativ nr.5, ka bërë rillogaritjen e pensionit të palës paditëse, duke i përcaktuar si masë përfundimtare shumën prej 13.267 lekë në muaj, me të drejtë pagimi nga data 01.07.2011.

  • Pala paditëse nga data 01.07.2011, ka përfituar masën e pensionit të rivlerësuar në masën prej 13.267 lekë, si dhe i është mbajtur 20% i saj, pasi paditësi është shpallur debitor që nga data 01.07.2009.

  • Gjykata e Apelit nuk mori në konsideratë vendimin nr.2, datë 18.02.2013 të Gjykatës Kushtetuese, i cili lë në fuqi aktin normativ nr.5, datë 10.11.2010, i cili thekson se, për interesa publikë mund të cenohet parimi i sigurisë juridike.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,


V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, rezulton se, paditësi Elmaz Qose, nëpërmjet Urdhrit nr.0390, datë 27.12.1971 të Ministrit të Mbrojtjes është titulluar “Oficer aktiv”, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në datën 26.03.1994, kohë në të cilën bazuar në Urdhërin nr.627/1, datë 26.03.1994 të Ministrit të Mbrojtjes ka dalë në rezervë, për efekt të reformës në ushtri, duke mbajtur gradën “Kapiten i Parë”.

2. Paditësi ka pretenduar se, për një periudhë 2 vjeçare, pra nga data 27.03.1994 deri në datën 27.03.1996 është trajtuar me pagë kalimtare. Me mbarimin e trajtimit me pagë kalimtare dhe pasi ka plotësuar kushtet e ligjit, pala paditëse i është drejtuar DRSSH Tiranë për t’u trajtuar me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, si ish-efektiv i Forcave të Armatosura, pasi kishte 22 vjet e 2 muaj që kishte shërbyer si ushtarak.

3. Me vendimin nr.386, datë 12.05.2000 DRSSH Tiranë i ka njohur paditësit si periudhë shërbimi ushtarak 22 vjet e 2 muaj, duke i lidhur atij pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, në masën prej 8.000 lekë në muaj, me të drejtë pagese nga data 01.01.1999 deri në datën 15.09.2011. Si pagë referuese në këtë kohë, është përcaktuar paga prej 12.662 lekë. Paditësit kjo masë pensioni i është indeksuar sipas viteve, duke përfituar deri në datën 01.07.2009, një pension në masën prej 13.660 lekë.

4. Me hyrjen në fuqi të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, nga ana e DRSSH Tiranë është kryer rivlerësimin e pensionit për paditësin Elmaz Qose, nëpërmjet vendimit për rishqyrtimin e të ardhurave (pa datë dhe numër), duke i përcaktuar atij pensionin e parakohshëm në masën prej 10.778 lekë, me të drejtë pagese nga data 01.07.2009 deri në vitin 2016, duke u kryer edhe indeksimi i tij për vitet 2010 dhe 2011.

5. Pala paditëse, me shkresën nr.379 prot, datë 17.01.2012, i është drejtuar DRSSH Tiranë, nëpërmjet të cilës ka pretenduar se, masa e pensionit të parakohshëm nuk i është llogaritur saktësisht sipas parashikimeve të ligjit në fuqi, në momentin e daljes së tij në pension dhe për këtë arsye, ai ka kërkuar nga ana e paditur që të rillogarisë edhe njëherë masën e pensionit të parakohshëm, si dhe ti paguajë diferencat e papaguara nga momenti i lindjes së kësaj të drejte, pra nga data 01.01.1999 e në vijim.

6. Pala paditëse, duke mos marrë përgjigje nga ana e DRSSH Tiranë, në datën 19.01.2012 i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me padi, duke pretenduar detyrimin e DRSSH Tiranë që ti rillogarisë pensionin e parakohshëm, sipas dispozitave ligjore në fuqi, në momentin që atij i ka lindur kjo e drejtë, si dhe ti paguajë atij diferencat nga data 01.01.1999 e në vijim.

7. Gjatë kohës që çështja ka qenë për gjykim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pala paditëse ka saktësuar objektin e padisë në seancën e veprimeve përgatitore të datës 20.02.2012, sipas objektit të sipërcituar, duke pretenduar që, ana e paditur ti paguajë edhe diferencat e papaguara nga data 01.01.1999 deri në datën 30.06.2009, kohë në të cilën ka hyrë në fuqi Ligji nr.10142, datë 15.05.2009.



8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.5149, datë 21.05.2012, ka vendosur:

-Pranimin e padisë së paditësit Elmaz Qosja.

-Detyrimin e palës së paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore të rillogarisë dhe ti paguajë paditësit Elmaz Qosja, pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi si ushtarak, sipas nenit 11 të Ligjit nr.8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar”, i ndryshuar me Ligjin nr.8521, datë 30.07.1999, që nga data 01.11.2011 në shumën 18.037 leke në muaj e indeksuar sipas rritjeve të viteve 2011-2012, si dhe pagimin e diferencave të krijuara nga moszbatimi korrekt i Ligjit nga data 01.01.1999 deri në datë 30.06.2009.

-Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur.



8/1. Kjo gjykatë ka arsyetuar se: “....Referuar nenit 11 të Ligjit nr.8087, datë 13.03.1996, i ndryshuar me ligjin nr.8521, datë 30.07.1999 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar”, rezultoi se masa e pensionit në masën 8000 lekë me datë fillimi 01.01.1999, është caktuar nga pala e paditur jo në përputhje me këtë dispozitë ligjore. ... Pra, del qartë që pala e paditur ka zbatuar keq përcaktimet e nenit 11 Ligjit nr.8087, datë 13.03.1996, i ndryshuar me ligjin nr.8521, datë 30.07.1999. Në përfundimin e saj, gjykata vlerëson se, me Ligjin nr.9210, datë 23.03.2004 (neni 49) është shfuqizuar kufizimi “jo më shumë se pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi” të germës “b” të Ligjit 8521, datë 30.07.1999 që ndryshoi Ligjin nr.8087, datë 13.03.1996, ligj i cili ka qenë në fuqi dhe në kohën e përfitimit të pensionit të parakohshëm nga paditësi. Së treti, përsa i përket prapësimit të palës së paditur për rillogaritje të pensionit të paditësve, referuar nenit 29 të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, gjykata e vlerëson këtë pretendim te pabazuar pasi objekt i këtij gjykimi është kërkimi i paditësit për zbatim korrekt të ligjit nga pala e paditur në caktimin e masës së pensionit të tyre të parakohshëm, nga data e lindjes së kësaj të drejte.... Në rastin konkret, rezultoi se nga data 01.07.2011 masa e pensionit caktuar fillimisht në vlerën prej 8000 lekë, është shtuar në vlerën prej 18.307 lekë, ndërsa pensioni i rillogaritur nga pala e paditur sipas Ligjit nr.10142 datë 15.05.2009, është në vlerën prej 13.267 lekë, pra rreth 5000 lekë ç’ka konsideron në mënyrë të arsyeshme përkeqësim i gjendjes financiare së paditësit, në vështrim të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke patur parasysh se, efektivisht paditësi përfiton pension në masën prej 11.044 lekë për shkak të mbajtjes së diferencave në mënyrë të njëanshme nga pala e paditur. Bazuar në sa më sipër, gjykata çmon se, kërkimet e paditësit Elmaz Qosja janë të mbështetura në ligj e në prova dhe se për pasojë padia duhet pranuar, duke u detyruar pala e paditur DRSSH Tiranë, të rillogarisë dhe ti paguajë paditësit Elmaz Qosja, pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi si ushtarak, sipas Ligjit nr.8087, datë 13.03.1996 ... i ndryshuar me Ligjin nr.8521, datë 30.07.1999 që nga data 01.11.2011 në shumën 18.037 lekë në muaj e indeksuar sipas rritjeve të viteve 2011-2012, si dhe pagimin e diferencave të krijuara nga moszbatimi korrekt i ligjit nga data 01.01.1999 deri në datën 30.06.2009....”.

9. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.436, datë 21.02.2013, ka vendosur:

-Lënien në fuqi të vendimit nr.5149, datë 21.05.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.



9/1. Kjo gjykatë ka arsyetuar se: “....Gjykata e Apelit Tiranë për sa më lartë, konkludon se, nga ana e gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, janë analizuar në mënyrë të hollësishme rrethanat e faktit e përcaktuar drejt, dispozitat ligjore për zgjidhjen mosmarrëveshjes së lindur midis palëve. Lidhur me pretendimet e ngritura nga pala e paditur nuk u morën parasysh, pasi nuk gjejnë mbështetje në ligj dhe në prova. Janë po ato pretendime të paraqitura në gjykatën e faktit dhe që kjo e fundit ka argumentuar drejtë rrëzimin e tyre. Gjykata e Apelit Tiranë, duke vlerësuar të drejtë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, nuk gjen në ankim shkaqe për cenimin e tij.....”.

10. Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala e paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.436, datë 21.02.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr.5149, datë 21.05.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe rrëzimin e padisë, duke parashtruar ato shkaqe që citohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
11. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, çmon se, vendimi nr.436, datë 21.02.2013 i Gjykatës së Apelit Tiranë, është marrë në zbatim të gabuar të ligjit procedurial dhe atij material, e për rrjedhojë, ai duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet për rigjykim, pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

12. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se, të dyja gjykatat më të ulëta në zgjidhjen e çështjes objekt gjykimi, nuk kanë kuptuar dhe interpretuar drejtë dizpozitat e ligjës materiale të detyrueshme për t’u zbatuar në zgjidhjen e konfliktit dhe për rrjedhojë nuk e kanë zgjidhur atë në përputhje me ligjin.

13. Referuar natyrës juridike të mosmarrëveshjes, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se, çështja objekt shqyrtimi përbën një mosmarrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore të krijuar si pasojë e nxjerrjes së akteve administrative të sipërcituara nga ana e paditur. Rezulton se, kërkimet e paditësit në këtë gjykim janë: “1) Detyrimin e palës së paditur DRSSH Tiranë të rillogarisë dhe t’i paguajë paditësit për periudhën nga data 01.01.1999 deri në datën 30.06.2009 diferencat për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të krijuara nga përllogaritja që duhet t’i bëhet masës së tij të pensionit sipas pikës a dhe b të ligjit nr.9210, datë 23.03.2004 në masën 50 % të pagës referuese dhe mbi këtë shumë të shtohet 2% e pagës referuese mbi çdo vit mbi 15 vite vjetërsie në shërbim, të indeksuar këto sipas VKM në vitet përkatëse. 2) Detyrimin e DRSSH të më trajtojë me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, si ushtarak sipas Ligjit nr.8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar”, i ndryshuar me Ligjin nr.8521, datë 30.07.1999, që nga data 01.11.2011 në shumën 18.037 lekë në muaj, e indeksuar sipas rritjeve të viteve 2011-2012”.

14. Në shqyrtim të shkakut ligjor të kërkimeve të paditësit, objektit të gjykimit si dhe të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, të cilat i janë nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor në gjykatat më të ulëta, rezulton se në thelb, pala paditëse në këtë gjykim, ka ngritur dy pretendime: a) rillogaritjen e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi si ish-ushtarak, pasi i është llogaritur gabim si përsa i përket pagës referuese që është marrë për bazë në përllogaritjen e tij, ashtu edhe përsa i përket formulës që parashikon ligji, duke pretenduar që pala e paditur ti paguajë diferencat e papaguara, nga momenti i aplikimit për pension datë 01.01.1999 deri në datën 30.06.2009, kohë në të cilën ka hyrë në fuqi Ligji nr.10142, datë 15.05.2009; si dhe b) detyrimin e palës së paditur që ti paguajë të plotë pensionin e rillogaritur pa ndalesa, nga data 01.11.2011 e në vijim. Pra, paditësi kërkon të përfitojë pensionin e parakohshëm të ushtarakut sipas dispozitave të ligjit të kohës kur i ka lindur kjo e drejtë, masë e cila duhet ti paguhet në vijimësi edhe pas hyrjes në fuqi të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009. Konflikti midis palëve ndërgjyqëse, qëndron në faktin sesi do të llogaritet ky pension para hyrjes në fuqi të ligjit të sipërcituar dhe pas hyrjes në fuqi të tij.

15. Referuar akteve të administruara në dosje, rezulton se, paditësit i ka lindur e drejta për t’u trajtuar me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në Forcat e Armatosura, në datën 01.01.1999. Me vendimin nr.386, datë 12.05.2000, DRSSH Tiranë i ka lidhur paditësit pension të parakohshëm në masën prej 8.000 lekë në muaj, të barabartë me pensionin maksimal të pleqërisë në shkallë vendi, i indeksuar sipas viteve. Me hyrjen në fuqi të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura, të punonjësve të policisë së shtetit, të gardës së republikës, të shërbimit informativ të shtetit, të policisë së burgjeve, të policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit e të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, DRSSH Tiranë ka kryer rivlerësimin e pensionit të palës paditëse duke e përcaktuar këtë pension në vlerën prej 10.778 lekë me të drejtë pagimi nga data 01.07.2009 deri në vitin 2016.

16. Paditësi me padinë objekt shqyrtimi, ka pretenduar se, pala e paditur, pëveçse i ka përllogaritur gabim masën e pensionit të parakohshëm, duke i dhënë atij një masë më të vogël nga ajo që parashikonin dispozitat ligjore në fuqi në momentin kur paditësit i ka lindur kjo e drejtë, ka cenuar edhe parimin e sigurisë juridike të një të drejtë të fituar më parë, pasi referuar vendimit nr.33, datë 24.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese, pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi vërtetë duhet të përllogariteshin sipas nenit 29 të ligjit 10142, datë 15.05.2009, por masa e pensionit sipas kësaj përllogaritje nuk duhet të jetë më e vogël nga ajo që subjekti ka përfituar më parë. Pra, sipas pretendimeve të paditësit, gjendja e subjekteve përfitues nuk duhet të cenohet negativisht nga përllogaritja e pensionit të parakohshëm. Për këtë arsye, kjo palë ka ngritur pretendimin se, rillogaritja e pensionit në referim të nenit 29 të ligjit 10142, datë 15.05.2009 është kryer në kundërshtim me ligjin, pasi jo vetëm që i është caktuar gabim nga momenti i daljes në pension e deri në datën 30.06.2009, por kjo masë i është zvogëluar edhe me shumë në raport me masën e pensionit që kishte përfituar faktikisht deri në momentin e rillogaritjes së tij.

17. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, çmon se, në çështjen objekt gjykimi, të dyja gjykatat më të ulëta kanë interpretuar pjesërisht gabim dispozitat materiale të zbatueshme për zgjidhjen e konflikteve të shtruar për zgjidhje para gjykatës. Paditësit i ka lindur e drejta për përfitim pensioni të parakohshëm të ushtarakut, në datën 01.01.1999, kohë në të cilën, si ligj i zbatueshëm, ka qenë ai me nr.8087, datë 13.03.1996, i ndryshuar me Ligjin nr.8251 datë 30.07.1999, efektet e të cilit shtriheshin në kohën në të cilën paditësit i ka lindur e drejta për pension suplementar. Në nenin 11 të këtij ligji të ndryshuar, i titulluar “Pension i parakohshëm për vjetërsi shërbimi”, parashikohej se kush ishin subjektet që do të përfitonin nga ky ligj si dhe formula e përcaktimit të pensionit të parakohshëm. Konkretisht në këtë dispozitë parashikohej se: “Ushtarakët e shërbimit aktiv te përhershëm, që kanë dalë në rezervë e në lirim pas datës 03.07.1991 deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie, sipas ligjit nr.7703, date 11.05. 1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, kur plotësojnë vjetërsinë e shërbimit si ushtarak në masën 12 vjet për gratë dhe 15 vjet për burrat dhe të kenë mbushur moshën: gratë 42 vjeç dhe burrat 47 vjeç. Masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi do të jetë: a) 50 për qind të pagës referuese mbi të cilën është derdhur kontributi; b) Për çdo vit tjetër të vjetërsisë së shërbimit mbi përcaktimin e mësipërm, masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës referuese, por jo më shumë se masa e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi....”.

18. Në analizë të dispozitës ligjore të sipërcituar, rezulton se, pensioni i parakohshëm, paditësit, duhej ti përllogaritej sa shumatorja e: (i) 50% e pagës referuese që ka marrë paditësi (e cila sipas pretendimeve rezulton të ketë qenë në masën prej 13.665 lekë), dhe (ii) 2% të pagës referuese, për çdo vit vjetërsi shërbimi mbi 15 vjet. Pra, subjekti paditës, duhej të përfitonte pension në masën që përcaktohet nga formula që parashikonte ligji i zbatueshëm në datën 01.01.1999, dhe jo domosdoshmërish, sa ka qenë masa e pensionit maksimal në shkallë vendi në këtë datë. Ky ka qenë vullneti i shprehur nga ligjvënësi në atë moment dhe pala e paditur, si dhe çdo organ tjetër shtetëror është e detyruar që ta zbatonte atë.

19. Rezulton që, gjatë kohës së gjykimit të kësaj çështjeje pranë gjykatave më të ulëta, ka hyrë në fuqi Ligji nr.10142, datë 15.05.2009 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura, të punonjësve të policisë së shtetit, të gardës së republikës, të shërbimit informativ të shtetit, të policisë së burgjeve, të policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit e të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, nëpërmjet të cilit janë shfuqizuar Ligji nr.8087, datë 13.03.1996, Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me Ligjin nr.8251 datë 30.07.1999 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8087, datë 13.03.1996 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë".

20. Sipas nenit 29 të ligjit të sipërcituar, i titulluar “Rillogaritja e të drejtave të njohura”, pika 2 e tij, parashikohet se: “2. Pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe pensionet suplementare, të caktuara në përputhje me ligjet nr.8087, datë 13.3.1996 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar dhe nr.8661, datë 18.9.2000 "Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit", si edhe ato të caktuara me vendime të gjykatave, pavarësisht nga mosha e vjetërsia në punë, në çastin e fillimit të së drejtës, do të rillogariten. Rillogaritja bëhet sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligj dhe në bazë të pagave referuese, në çastin që i ka lindur e drejta për përfitim. Mbi këtë masë përfitimi të rivlerësuar zbatohen koeficientet e rritjes apo të indeksimit të pensionit, sipas vendimeve të veçanta të Këshillit të Ministrave, nga çasti i lindjes së të drejtës dhe deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Masa e pensionit, e rivlerësuar si më lart, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, vlerësohet si shumë përfundimtare e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose e pensionit suplementar.” Pra, ky ligj ka parashikuar qartazi që të gjitha pensionet e përfituara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë objekt rishqyrtimi dhe rivlerësimi i tyre do të kryhet sipas parashikimeve të këtij ligji, fakt i cili është marrë në konsideratë nga ana e të dyja gjykatave, por nuk është analizuar zbatimi i tij në lidhje me këtë mosmarrëveshje.

21. Në analizë të dispozitës së mësipërme dhe në referim të akteve të dosjes gjyqësore, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, pavarësisht se paditësi e ka përfituar të drejtën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi sipas Ligjit nr.8087, datë 13.03.1996, Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me Ligjin nr.8251 datë 30.07.1999 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8087, datë 13.03.1996 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", masa e pensionit të parakohshëm të pleqërisë për paditësin duhet rillogaritur, duke marrë në konsideratë, jo vetëm parashikimet e ligjeve të kohës kur i ka lindur kjo e drejtë (referuar gjithë periudhës që ato kanë qenë në fuqi), por edhe parashikimet e Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura, të punonjësve të policisë së shtetit, të gardës së republikës, të shërbimit informativ të shtetit, të policisë së burgjeve, të policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit e të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në Republikën e Shqipërisë” që është në fuqi dhe që rregullon këtë të drejtë (me të gjitha ndryshimet), duke i filluar efektet nga momenti që ai ka hyrë në fuqi.

22. Ky Kolegj, vlerëson të theksojë se, e drejta për sigurime shoqërorë në pleqëri është e drejtë themelore e njeriut, e parashikuar posaçërisht nga Kushtetuta në nenin 52, dhe që i garantohet personit kur përmbush kushte të caktuara sipas ligjit. Por, nëse sigurimi shoqëror bazë është një e drejtë kushtetuese ekonomiko-sociale dhe si e tillë lidhet me detyrimin e shtetit për të qenë aktiv, e për t’u garantuar shtetasve sigurimin e mjeteve të përshtatshme për nevoja jetësore në rastet e fatkeqësive, sëmundjeve, invaliditetit, pleqërisë dhe papunësisë së padëshiruar, ndryshimi i skemës së përfitimeve suplementare mbetet në diskrecion të politikave dhe mundësive të ekzekutivit, kurse prekja e skemës së sigurimeve shoqërore bazë nuk duhet kurrsesi të pësojë ndryshime të tilla, që të përkeqësojë ndjeshëm jetën e shtetasve që përfitojnë këtë sigurim.

23. Gjykata Kushtetuese, në vendimin nr.2 datë 18.02.2013, ka mbajtur këtë qëndrim “..megjithëse skema e re e llogaritjes së masës së sigurimit suplementar ka sjellë uljen e të ardhurave për përfituesit, kjo ndërhyrje është në përpjesëtim të drejtë me qëllimin që e ka diktuar atë. Siç u tha më lart, qëllimi që kërkon të arrijë ekzekutivi/ligjvënësi me anë të rregullimit të ri është mbajtja e skemës së sigurimeve brenda parimeve bazë të saj, pra të raporteve të drejta dhe të arsyeshme midis masës së sigurimit të parakohshëm dhe pagës mesatare neto nga puna. Diferencimet që ekzistonin para kësaj ndërhyrjeje cënonin parimet dhe rregullat në fushën e pagave dhe të tatimit mbi të ardhurat personale si dhe shkaktonin një detyrim të papërballueshëm për buxhetin e shtetit duke e rrezikuar atë seriozisht. Gjykata konstaton se masa e pensionit e përllogaritur sipas formulës së re mbështetet në mundësitë reale buxhetore, ajo siguron respektimin e parimeve të funksionimit të skemave suplementare, si dhe ruajtjen e raporteve të arsyeshme midis pensionit suplementar të ushtarakëve, atij të pleqërisë dhe pagës neto nga puna”. Në këtë kuptim, rillogaritja e pensionit të parakohshëm për paditësin, nga ana e palës së paditur, është një detyrim i përcaktuar me ligj dhe nuk mund të konsiderohet cënim i të drejtës së tij të përfituar më parë, me Ligjin nr.8087, datë 13.03.1996, Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

24. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unifikues nr.3/2013 në një mosmarrëveshje të ngjashme me çështjen objekt shqyrtimi, janë shprehur se gjykata, në të tilla raste është e detyruar ti japë përgjigje konkrete kërkimeve të paditësit dhe jo thjesht të urdhërojë zbatimin e ligjit nga pala e paditur DRSSH, në kushtet kur paditësi ka kërkuar detyrimin për pagim pensioni nga një datë e caktuar.

25. Në nenin 14, prg.1 të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar, parashikohen kriteret për llogaritjen e pensionit të parakohshëm për personat që kanë plotësuar kushtet ligjore për këtë lloj përfitimi, si vijon: “1. Pensioni i parakohshëm për personat, që plotësojnë kushtet e përfitimit, është 50 për qind e pagës mesatare referuese mujore. Për çdo vit tjetër të vjetërsisë në shërbim, sipas përcaktimit, masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës mesatare referuese”. Në nenin 4 të ligjit të sipërcituar, i ndryshuar jepet definicioni rreth pagës referuese, në të cilin parashikohet se: “1. Përfitimet, që jepen nga ky ligj, llogariten në bazë të pagës referuese. 2. Paga referuese përbëhet nga paga bazë mujore për gradë, sipas viteve të shërbimit dhe shtesat mbi pagë, ose nga paga bazë mujore për funksion dhe shtesat, të cilat përcaktohen e zbatohen për të njëjtën gradë apo funksion në datën e lindjes së të drejtës së një përfitimi. Për efekt të llogaritjes së përfitimeve: a) Paga referuese neto është paga që rezulton pas zbritjes, nga paga referuese, të kontributit të detyrueshëm të sigurimit shoqëror dhe shëndetësor plus tatimin mbi të ardhurat personale plus kontributin suplementar, sipas këtij ligji, të cilat mbahen nga paga. b) Paga mesatare referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese sipas periudhave të qëndrimit në atë gradë apo funksion. c) Paga mesatare referuese neto është paga e barabartë me pagën referuese mesatare, pasi i zbritet shuma e kontributit të sigurimit shoqëror shëndetësor, tatimit mbi të ardhurat dhe kontributit suplementar, sipas këtij ligji, të cilat mbahen nga paga. Pagat referuese të njësuara, rregullat e llogaritjes së pagës referuese neto dhe rregullat e llogaritjes së pagës mesatare referuese neto, për të gjithë karrierën, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave". Parashikimet e këtij neni lidhen ngushtësisht me zbatimin dhe aplikimin e nenit 29 të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar, ku në paragrafin e dytë të tij është konkluduar se, rillogaritja e pensionit të parakohshëm duhet të kryhet duke ju referuar nocionit të pagës referuese. Për këtë arsye, gjykatat në shqyrtimin e kësaj çështje, duhet të mbajnë në konsideratë këto parashikime ligjore.

26. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në referim të akteve të administruara në dosjen gjyqësore dhe që janë marrë në shqyrtim nga gjykatat më të ulëta, konstaton se, këto të fundit nuk kanë hetuar dhe nuk kanë analizuar në përputhje me kërkesat e ligjit material, kërkimin e palës paditëse. Pra, nëse pensioni i rillogaritur sipas Ligji nr.10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar, është zbatuar drejtë nga ana palës së paditur në këtë gjykim apo jo dhe nëse kjo rillogaritje, është kryer saktësisht sipas parashikimeve të këtij ligji si dhe akteve nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij.

27. Siç u tha edhe më lartë në këtë vendim, rezulton se, pala paditëse ka pasur pretendime në lidhje me llogaritjen e masës së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, edhe para por dhe pasi të hynte në fuqi Ligji nr.10142, datë 15.05.2009. Për këtë arsye, paditësi ka kërkuar gjyqësisht që ti paguhen diferencat nga data 01.01.1999 kohë në të cilën i ka lindur e drejta, deri në datën 30.06.2009 kohë në të cilën ka hyrë në fuqi ligji i ri, si të vazhdojë që ta përfitojë këtë pension edhe pas kësaj date. Pra, konflikti mes palëve në lidhje me llogaritjen e masës së pensionit të parakohshëm, ka vazhduar edhe pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, zbatimi i të cilit nga ana e palës së paditur në këtë gjykim, ka sjellë uljen e masës së pensionit të parakohshëm për paditësin, në një masë edhe më të vogël nga ajo që ai ka marrë faktikisht. Për këtë arsye, pala paditëse ka pretenduar se, nga ana e palës së paditur është zbatuar gabim ligji, duke i përllogaritur gabim masën e pensionit të parakohshëm, edhe pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri.

28. Për sa më sipër, Ky kolegj, çmon se, gjykatat më të ulëta kanë vepruar pjesërisht në kundërshtim me dispozitat proceduriale dhe materiale për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje, për arsye se kanë detyruar palën e paditur që ti paguajë paditësit edhe pas datës 30.06.2009 (kohë në të cilën ka hyrë në fuqi Ligji nr.10142, datë 15.05.2009), të njëjtën masë pensioni që ai duhet të përfitonte sipas formulës që parashikonte ligji që ka qenë në fuqi në momentin e lindjes së kësaj të drejte. Pra, të dy gjykatat më të ulëta në shqyrtimin e kësaj çështje, nuk kanë marrë parasysh konkluzionin e arritur nga Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj nr.2 datë 18.02.2013, e cila ndryshoi qëndrimin që po kjo gjykatë ka mbajtur me vendimin nr.33, datë 24.062010. Gjithashtu, të dyja gjykatat më të ulëta, nuk kanë marrë në analizë dhe nuk janë shprehur në lidhje me masën e pensionit të rillogaritur sipas kritereve të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar, nëpërmjet aktit të rishqyrtimin e të ardhurave nga ana e DRSSH Tiranë, duke mos i dhënë përgjigje pretendimeve të palës paditëse për shkaqet që ai ngre për rillogaritje të gabuar të tij.

29. Për sa më sipër, ky Kolegj, çmon se Gjykata e Apelit Tiranë, ndonëse i ka pasur të gjitha mundësitë ligjore që të konstatonte të metat e gjykimit në shkallë të parë dhe t’i ndreqte ato, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat proceduriale dhe materiale për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje, duke anashkaluar sqarimin plotësisht të rrethanave ligjore që lidhen me gjykimin e çështjes, si dhe nuk ka analizuar dhe kthyer përgjigje pretendimeve të paraqitura nga palët në proces, pra, nëse rillogaritja e pensionit të paditësit është bërë në përputhje me përcaktimet e ligjit të zbatueshëm, Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar, i cili rregullon mosmarrëveshjen objekt shqyrtimi, si dhe akteve nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij. Për këtë arsye, vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për t’u rishqyrtuar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

30. Kjo gjykatë, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor në bazë të nenit 465 të K.Pr.Civile ku parashikohet se “Në shqyrtimin e çështjes në gjykatën e apelit mbahen parasysh për aq sa janë të zbatueshme dispozitat mbi procedurën e gjykimit në shkallë të parë”, dhe të caktojë kryesisht ekspertë të specializuar, për të llogaritur masën e pensionit që i takon paditësit dhe detyrimin e palës së paditur ndaj paditësit. Në kushtet kur kërkimet e paditësit në këtë proces, lidhen me pretendime për llogaritjen e saktë të pensionit të parakohshëm nga data 01.01.1999 e në vijim, si dhe duke u nisur nga fakti që legjislacioni i zbatueshëm, ka pësuar ndryshime në vite, kjo Gjykatë duhet t’u japë përgjigje pyetjeve të tilla si: i) Sa është masa e pensionit të parakohshëm që duhet të përfitonte paditësi në përputhje me Ligjin 8087, datë 13.03.1996, Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me Ligjin nr.8251 datë 30.07.1999 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8087, datë 13.03.1996 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë"deri sa hyri në fuqi Ligji nr.10142, datë 15.05.2009? ii) Sa është diferenca midis masës së pensionit që i takon paditësit referuar zbatimit të ligjit në kohë dhe asaj që ai ka përfituar efektivisht sipas vendimit të dhënë nga DRSSH Tiranë, nga data që i ka lindur kjo e drejtë (pra nga data 01.01.1999) deri në datën që ka hyrë në fuqi Ligji nr.10142, datë 15.05.2009? iii) Sa është masa e pensionit e rillogaritur për paditësin sipas Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar, nga data që ky ligj ka hyrë në fuqi? iv) A është përcaktuar saktë nga ana e paditur që, masa e pensionit që duhet të përfitojë paditësi pas datës 30.06.2009, është 10.778 lekë? Gjykata Administrative e Apelit Tiranë për një hetim më të plotë dhe të gjithanshëm, mund të caktojë dhe detyra të tjera, duke marrë në konsideratë edhe kërkesat e palëve në proçes.

31. Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, në shqyrtimin dhe zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje, për aq sa janë të zbatueshme dhe pa cenuar interesat dhe të drejtat e palëve në proces, duhet të ketë parasysh edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese nr.9/2007, nr.33/2010 dhe nr.2/2013, të cilat rregullojnë këtë veprimtari dhe ndihmojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes objekt gjykimi, në përputhje me ligjin. Në rigjykim, kjo gjykatë duhet t’u bëjë të qartë palëve që është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin të provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Palët ashtu siç kanë të drejtat kanë dhe detyrimet që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara.

32. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, çmon se, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, duhet të lejojë të dyja palët që të paraqesin prova shkresore me anën e të cilave ato të provojnë pretendimet e tyre, bazuar në nenin 12 dhe 19 të K.Pr.Civile dhe t’i lejojë ato, që t’ia nënshtrojnë hetimit e debatit gjyqësor. Ky Kolegj, çmon gjithashtu se, kryerja e veprimeve të përmendura më sipër, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të lindin gjatë rigjykimit, do të lejojnë gjykatën të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes objekt shqyrtimi.

33. Për sa më sipër, ky Kolegj, çmon se, ka vend për pranimin e rekursit të depozituar nga palës së paditur në këtë gjykim, pasi vendimi nr.436, datë 21.02.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, është marrë në zbatim të gabuar të ligjit material dhe për këtë arsye, ky vendim duhet prishur dhe çështja të kthehet për rigjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, duke orientuar këtë të fundit, që gjatë gjykimit të saj, të zgjidhi çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, që rregullojnë këtë mosmarrëveshje.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.436, datë 21.02.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.


Tiranë më 12.11.2015

Nr. 31001-01781-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2015 - 3908 i Vendimit (609)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   83   84   85   86   87   88   89   90   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish