Moskompetenca Civile
00-2015-4090 05.11.2015 Emil Fundo, Klementina Fundo, Elisaveta Poçari (Fundo),
Nikolin Fundo kundër Agjencia e Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave (AKKP) Tiranë
00-2015- .11.2015 kundër
00-2015-4136 10.11.2015 Laver Merka kundër Shoqëria “UFO” sh.p.k
00-2015-4137 10.11.2015 Shpëtim Muho kundër Ministria e Energjisë dhe
Industrisë, Njësia Operacionale Speciale Sarandë,
OSHEE Sarandë
00-2015-4168 26.11.2015 Rexhep Lleshi kundër Uzina Mekanike Gramsh
00-2015- .11.2015 kundër
00-2015-4245 13.11.2015 Nevruze Dema kundër Drejtoria e Konvikteve të
Shkollave të Mesme, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Tiranë
00-2015- .11.2015 kundër
00-2015-4459 .0511.2015 Esat Bitri kundër Shoqëria Përmbarimore “Bailiff
Services Albania”
00-2015-4460 05.11.2015 Elez Alla kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme, Azbie Sina
00-2015- .11.2015 kundër
00-2015-4517 12.11.2015 Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të
Shtetit kundër Arjan Abazi
00-2015- .11.2015 kundër
00-2015-4531 05.11.2015 Shoqëria "LR Healthy & Beauty Systems" sh.p.k
kundër Dega e Doganës Tiranë, Drejtoria e
Përgjithshme e Doganave
00-2015- .11.2015 kundër
00-2015-4554 26.11.2015 Shaban Çalliku kundër Drejtoria Rajonale e
Sigurimeve Shoqërore Qarku Durrës
00-2015- .11.2015 kundër
00-2015-4565 26.11.2015 Dashuri Xhemali kundër Drejtoria Rajonale e
Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve
Shoqërore
00-2015-4566 26.11.2015 Universiteti Tiranës kundër KRRT Bashkia Tiranë,
Shoqëria “Mareg” Shpk
00-2015- .11.2015 kundër
00-2015-4584 19.11.2015 Myhedin Llagami (përfaqësuar nga Enti Kombëtar i
Banesave)
00-2015- .11.2015 kundër
00-2015-4588 19.11.2015 Shoqëria Përmbarimore “TDR GROUP” sh.p.k kundër
Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, Drejtoria e
Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të
Tiranës
00-2015- .11.2015 kundër
00-2015-4594 26.11.2015 Armando Ndoka kundër Dega e Doganës Tiranë,
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
00-2015- .11.2015 kundër
00-2015-4611 12.11.2015 Sabrie Selimi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Lezhë, Agjencia e Sigurimeve Shoqërore
Laç
00-2015- .11.2015 kundër
00-2015-4630 26.11.2015 Polimer Çeçi në mungesë kundër Zyra Vendore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë
në mungesë
00-2015- .11.2015 kundër
ÇËSHTJE CIVILE
Nr. 31001-01565-00-2012 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2015-3705 i Vendimit (460)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese
Arjana Fullani Anëtare
Aleksandër Muskaj Anëtar
Admir Thanza Anëtar
Artan Broci Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 04.11.2015, mori në shqyrtim çështjen civile që i përket:
PADITËS: 1. SMALJ HAJDARI
2. RAMIZ HAJDARI
3. DEM HAJDARI
4. RAGIP OSJA
5. RASIM OSJA
6. IDRIZ OSJA
7. GËZIM ALIAJ
I PADITUR: AGJENSIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE
Me pjesëmarrjen e Avokaturës së Shtetit
OBJEKTI:
Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të vendimit
nr.198, datë 13.03.2008, të A.K.K.Pronave Tiranë.
Shpalljen absolutisht të pavlefshëm të vendimit nr.562, datë 15.05.2008,
të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tiranë.
Lënien në fuqi të vendimit nr.11, datë 04.05.2007,
të Zyrës Rajonale Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Lezhë.
Baza Ligjore: Neni 115, 116, 117 të K.Pr.Administrative,
neni 324 e vijues i Kodit të Procedurës Civile,
Ligji nr.9235, datë 09.07.2004,
“Për kthimin dhe kompensimin e pronave”, i ndryshuar, neni 18, pika 2.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1739, datë 08.03.2011, ka vendosur:
“Pranimin e kërkesë-padisë së ngritur nga paditësit Smalj Hajdari, Ramis Hajdari, Ram Hajdari etj.
Anulimin e vendimit nr.198, datë 13.03.2008, së Agjencisë së Kthimit Kompensimit të Pronave Tiranë, si një akt i nxjerrë në kundërshtim me ligjin.
Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, Vendimi nr.562, datë 15.05.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.
Lënien në fuqi të vendimit nr.11, datë 4.05.2007 të ZR të K.K.Pronave të Qarkut Lezhë.
Shpenzimet gjyqësore sikurse janë bërë.”
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.274, datë 14.02.2012, ka vendosur:
“Prishjen e vendimit civil nr.1739, datë 08.03.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e gjykimit”.
Kundër vendimit nr.274, datë 14.02.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, brenda afatit ligjor, ka ushtruar rekurs pala paditëse Dmajl Hajdari, Ramiz Hajdari, Dem Hajdari, Ragip Osja, Rasim Osja, Idriz Osja dhe Gëzim Aliaj, duke kërkuar prishjen e vendimit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për këto shkaqe:
-
Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është një vendim i marrë në zbatim të gabuar të ligjit material dhe procedural civil dhe si i tillë është i cenueshëm.
-
Arsyetimi i gjykatës se jemi përpara një padie që nuk mund të ngrihet është i gabuar, pasi konstatimi i pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, cenon të drejtat tona të pronësisë.
-
Vendimi i gjykatës së shkallës së parë është një vendim i drejtë, i mirëarsyetuar dhe i bazuar në legjislacionin në fuqi. Rivendosja në afat e të drejtës së ankimit për Avokaturën e Shtetit është pranuar 6 muajsh nga dita kur ata kanë marrë dijeni për aktin e kundërshtuar në kundërshtim me dispozitën përkatëse të K.Pr.Adm.
Drejtori i përgjithshëm i AQKPP Tiranë ka disponuar duke u bazuar në një dispozitë ligjore të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Vënia në lëvizje e drejtorit të përgjithshëm të AQKPP Tiranë nga ankimi i Avokaturës së Shtetit, është kryer tej afatit ligjor. Vendimi nr.11, datë 04.05.2007 i ZR të AKKP Qarku Lezhë ka qenë kthyer në titull ekzekutiv, konform dispozitave ligjore.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea, dëgjoi përfaqësuesin e palës paditëse, av.Erlir Puto, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr.274, datë 14.02.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuq të vendimit nr.1739, datë 08.03.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; dëgjoi Avokaten e Shtetit Lorana Kasapi që kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.274, datë 14.02.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë; konstatoi mungesën e palëve të tjera; dhe pasi analizoi e diskutoi çështjen në tërësi;
V Ë R E N
-
Rrethanat e çështjes
-
Nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se, duke patur pretendime pronësie të subjekteve të shpronësuar Deli, Mehmet e Cub Dema paditësat i janë drejtuar administrativisht ZRKKP Qarkut Lezhë për ti marrë në shqyrtim pronën e pretenduar.
-
Kjo e fundit me vendimin nr.11, datë 04.05.2007, ka vendosur “Kthimin e pronës me sipërfaqe prej 1106.7 dy, të ndodhur në Malin e Shëngjinit, zona kadastrale nr.2569, me indeks harte K-34-76-(132-A) që kufizohet nga Veriu me ish-pronat e Cub Alisë (Dushkaj) dhe të Ndua Kolës, Në Jug pronat e Ali Avdylit dhe të Cub Alisë (Dushkaj), në Lindje- ish-Këneta, Perëndim me ish-pronat e Ndue Kolës dhe Gjelosh Marashit.”
-
Më datë 08.06.2007 nga ZRKKP Qarku Lezhë subjektit të shpronësuar (njërit prej trashëgimtarëve) Gëzim Aliaj i është dorëzuar prona, fakt që provohet me proces-verbalin e dt.08/06/2007, si dhe nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor Lezhë provuar nga proces-verbalin e dt.27/05/2008, me nr.208 Prot.
-
Vendimi nr.11, datë 04.05.2007 i ZRKKP Qarkut Lezhë i është komunikuar më datë 07.05.2007 (sipas ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”, i ndryshuar), Avokaturës së Shtetit Zyrës Vendore Shkodër dhe AKKP Tiranë, fakt që provohet me shkresën e datë 07.05.2007, me nr.473/2 Prot, si dhe shkresën e datë 07.05.2007, me nr.473/1 Prot.
-
Avokatura e Shtetit Zyra Vendore Shkodër nuk është ankuar sipas afatit që njeh ligji për në AKKP Tiranë ndaj vendimit nr.11, datë 04.05.2007 të ZRKKP Qarkut Lezhë.
-
Departamenti i Kontrollit të Brendëshëm Administrativ dhe Antikorrupsion në Këshillin e Ministrave ka ushtruar kontroll në ZRKKP të Qarkut Lezhë gjatë muajit shtator të vitit 2007 dhe, ka mbajtur një relacion “Mbi zbatimin e ligjshmërisë për dhënien e vendimeve nr.11, datë 04.05.2007 dhe nr.24, datë 15.06.2007 “Për njohjen e së drejtës së pronësisë, kthimin dhe kompesimin e pronës” nga ZRKKP Qarkut Lezhë duke kërkuar, bazuar në vendimin nr.24, datë 15.02.2006, zbatimin e rekomandimeve të lëna.
-
Me shkresën nr.1071/4 prot., datë 18.10.2007, Avokatura e Shtetit, në përgjigje të rekomandimeve të DKBAA, ka sqaruar këtë institucion zyrtarisht se, në rrethanat konkrete nuk mund të ushtrohej ankim kundër vendimit nr.11, datë 04.05.2007, nga Avokatura e Përgjithshme e Shtetit, për shkak të tejkalimeve të afateve ligjore të ankimit.
-
E urdhëruar nga organi epror ka ushtruar ankimin administrativ (nr.450.prot, datë 13.12.2007) kundër vendimit nr.11, datë 04.05.2007, të ZRKKP të Qarkut Lezhë.
-
Ndërkohë, më vonë, në datën 16.11.2007, Avokatura e Shtetit ka paraqitur edhe kërkesën për rivendosje në afat të kerkeses ankimore dhe ankimin kundër vendimit nr.11, datë 04.05.2007 të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, Qarku Lezhë.
-
Me vendimin nr.198 , datë 13.03.2008, pas mëse 3 muajsh, AKKPTiranë i mori në shqyrtim dhe e pranoi kërkesën për Rivendosje në afat të ankimit, kërkesë kjo e mbështetur në nenin 64 të K.Pr.Administrative.
-
Pasi Avokatura e Shtetit u rivendos në afat, nga ana e AKKP Tiranë është marrë në shqyrtim kërkesa e saj ankimore ndaj vendimit nr.11, datë 04.05.2007 të ZRKKP Qarku Lezhë.
-
Me vendimin nr.562, datë 15.05.2008 Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, ka vendosur: “Shfuqizimin e vendimit nr.11, datë 04.05.2007 ZRKKP Qarku Lezhë dhe zgjidhjen e cështjes në themel si më poshtë: Të mos kthejë pronën me sipërfaqje prej 1106.7 dynym të ndodhur në Malin e Shëngjinit, zona kadastrale nr.2569, me indeks harte K-34-76-( 132-A) që kufizohet nga Veriu me ish-pronat e Cub Alisë (Dushkaj) dhe të Ndua Kolës, Në Jug pronat e Ali Avdylit dhe të Cub Alisë ( Dushkaj), në Lindje- ish-Këneta , Perëndim me ish-pronat e Ndue Kolës dhe Gjelosh Marashit”.
-
Në këto kushte, duke mos qenë dakord me vendimin nr.562, date 15.05.2008 si dhe vendimin nr.198 , datë 13.03.2008 Agjencisë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë (kërkesë kjo që u bë nga paditësat me shtesë objekti padie, konform nenit 185 të K.Pr.Civile, dhe u pranua nga gjykata), paditësat Smalj Hajdari, etj. kanë kërkuar: “- Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit nr.198, datë 13.03.2008, të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tiranë. - Shpalljen absolutisht të pavlefshëm të vendimit nr.562, datë 15.05.2008 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tiranë. - Lënien në fuqi të vendimit nr.11, datë 04.05.2007 të Zyrës Rajonale Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Lezhë.”
-
Paditësit pretendojnë se Vendimi nr.198, datë 13.03.2008 ‘Për rivendosjen në afat të ankimit...’ dhe vendimi nr.562, datë 15.05.2008, të Agjencisë Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, janë akte absolutisht të pavlefshëm, pasi Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka tejkaluar kompetencat që i njeh ligji, duke rivendosur në afat një vendim administrativ, i cili ishte kthyer në titull ekzekutiv dhe se Drejtori i AKKP nuk e ka ushtruar të drejtën e tij për të shqyrtuar kryesisht vendimin nr.11. datë 4.05.2007 të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Lezhë.
-
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1739, datë 08.03.2011 ka vendosur:
“- Pranimin e kërkesë-padisë së ngritur nga paditësit Smalj Hajdari, Ramis Hajdari, Ram Hajdari etj.
-
Anulimin e vendimit nr.198, datë 13.03.2008, së Agjencisë së Kthimit Kompensimit të Pronave Tiranë, si një akt i nxjerrë në kundërshtim me ligjin.
-
Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, Vendimi nr.562, datë 15.05.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.
-
Lënien në fuqi të vendimit nr.11, datë 4.05.2007 të ZR të K.K.Pronave të Qarkut Lezhë.
-
Shpenzimet gjyqësore sikurse janë bërë.”
-
Në marrjen e këtij vendimi gjykata ka arsyetuar ndër të tjera se: “ ... 13) Vendimi nr.11, datë 04.05.2007, i Agjencisë Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Lezhë, është komunikuar në Zyrën Vendore të Avokaturës së Shtetit, në datën 07.05.2007, dhe ...i është komunikuar Zyrës Vendore Shkodër më datën 15.06.2007, e konfirmuar kjo me shkresën nr.209, datë 05.10.2007 të asaj zyre.
14) Në seancë gjyqësore, ndër të tjera Avokatura e Shtetit pretendon se arsyeja për mos ushtrim të të drejtës ankimore brenda afatit ligjor nga ana e tyre, nuk ka ardhur për fajin e saj por nga ristrukturimi organizativ i Avokaturës së Shtetit përfshirë dhe Zyrën Vendore Shkodër, në përputhje me amendimet ligjore ... dëshmon për mosfunksionim institucional të Avokaturës së Shtetit, Zyrës Vendore Shkodër dhe, për pamundësi të karakterit josubjektiv për moskryerjen në afat të ankimit administrativ ndaj vendimit nr.11, dt.04/05/2007.
15) Në lidhje me këtë pretendim, gjykata arrin në konkluzionin se ky është një pretendim i pambështetur:
Së pari: Që të lejohet rivendosja në afat duhet që pala (në këtë rast Avokatura e Shtetit) objektivisht të jetë penguar për të ushtruar të drejtën e saj brenda afatit të caktuar,
Së dyti: Që vonesa të mos jetë shkaktuar për vetë fajin e vetë palës së interesuar,
Së treti: Dhe që afati i humbur të mos jetë afat decadence (Afat prekluziv).
16) Në këtë rast, gjatë gjykimit të kësaj çështjeje në asnjë rast nuk u provua se Avokatura e Shtetit të jetë penguar nga faktorë të jashtëm natyrorë apo njerëzorë, sikurse është dhe “Forca madhore”. …
17) Dhe nëse për një rast gjykata do të arsyetoj si të vërtetë shkakun e Avokaturës së Shtetit, Kërkesa e Avokaturës së Shtetit për Rivendosjen është bërë më dt.16/11/2007 pranë AKKP Tiranë, ... ligji është miratuar më dt.29/12/2007 ndërsa kërkesa afro 1 muaj e gjysmë përpara, çka do të thotë se dhe ky pretendim është i pambështetur...
18) Në lidhje me pretendimin e palës paditëse për objektin e padisë Shpalljen absolutisht të pavlefshëm të vendimit nr.562, datë 15.05.2008, i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tiranë, gjykata konkludon të mbështetur në ligj pretendimin e palës paditëse...
19) Shkaqet që gjykata arrin në këtë konkluzion është se, sikurse u citua sa sipër vendimi nr.198, datë 13.03.2008 i Agjencisë së Kthimit Kompensimit të Pronave Tiranë është një vendim i marrë në kundërshtim me ligjin, për rrjedhojë dhe vendimi nr.562, datë 15.05.2008, i Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Tiranë është një vendim absolutisht i pavlefshëm pasi Drejtori i Përgjithshëm AKKP Tiranë ka vepruar në kapërcim të kompetencave të tij. Ky vendim është marrë në shqyrtim nga AKKP Tiranë në mbështetje të pikës 1 të nenit 18 të ligjit 9235, dt.29/07/2004 … dhe VKM nr.566, dt.23/08/2006...
20) Drejtori ka disponuar kryesisht për shqyrtim, në kundërshtim me nenet 16/1 germa a dhe c, dhe 18/1 të ligjit 9235, datë 29.07.2004 të ndryshuar, ... sipas nenit 18 të po këtij ligji, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave vihet në lëvizje në këto raste; nga subjektet e shpronësuara ose Avokatura e Shtetit si dhe me iniciativën e vet.
21) Duke qenë se ankimi i Avokaturës së Shtetit është bërë jashtë afatit ligjor 30 ditor, gjykata e konsideron vendimin nr.562, datë 15.05.2008 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, si një vendim absolutisht i pavlefshëm pasi Drejtori i Përgjithshëm i AKKP Tiranë ka vepruar në kapërcim të kompetencave të tij.
22) Përsa i përket iniciativës së tij (Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP Tiranë), gjykata konkludon se jemi në rastet e shfuqizimit të dispozitës me të cilat ka vepruar Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP Tiranë.
Konkretisht, sipas vendimit n.27, dt.26/05/2010 të Gjykatës Kushtetuese është vendosur “ Shfuqizimin si të papajtueshëm me kushtetutën e RSH të neneve 15 pika 1, germa c, ç, d, dh dhe 16 të ligjit nr.9235, dt.29/07/2004 “Për Kthimin e Kompensimin e pronës”, i ndryshuar.
... gjykata konkludon se jemi përpara kushteve të parashikuara nga neni 76/2 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”...
23. Për rrjedhojë vendimi n.27, dt.26/05/2010 të Gjykatës Kushtetuese ka fuqi prapravepruese për çështjet që janë në gjykim si në rastin konkret. ...”
-
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.274, datë 14.02.2012 ka vendosur:
“- Prishjen e vendimit civil nr.1739, datë 08.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e gjykimit”.
-
Në marrjen e këtij vendimi Gjykata e Apelit ka arsyetuar ndër të tjera se: “Gjykata e apelit konstaton që në fillim se gjykata ka vendosur për gjëra për të cilat nuk i janë kërkuar nga paditësi, ndërkohë që dispozitivi i vendimit, referon se kërkesa është pranuar.
Në dispozitivin e vendimit tregohet se padia e Smajl, Ramiz dhe Ram Hajdarit është pranuar, ndërkohë që nuk tregohet nominalisht ndërkohë që Ram Hajdari nuk është paditës në vendim si dhe nuk tregohet se çfarë është vendosur për padinë e Ragip, Rasim e Idriz Osja si dhe të paditësit Gezim Aliaj, gjë që e bën vendimin të mos konsiderohet i drejtë, por përkundrazi të konsiderohet si një vendim i padrejtë.
Gjykata e apelit megjithatë konstaton se paditësit kane kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të një akti administrativ gjë që nuk parashikohet në ligj e që nuk mund të jetë objekt gjykimi, por vetëm shkak i tij, prandaj kryesisht çmon, krijon bindjen dhe vendos të prishë vendimin dhe të pushojë gjykimin, si një padi që nuk mund të ngrihet.”
-
Kundër vendimit nr.274, datë 14.02.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs pala paditëse Dmajl Hajdari, Ramiz Hajdari, Dem Hajdari, Ragip Osja, Rasim Osja, Idriz Osja dhe Gëzim Aliaj, duke kërkuar prishjen e vendimit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
-
Ligji i zbatueshëm
-
Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:
18.1. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.
18.2. Neni 310/II i K.Pr.Civile: “Në pjesën përshkruese-arsyetuese duhet të përmenden: 1) rrethanat e çështjes, ashtu siç janë konstatuar gjatë gjykimit, dhe përfundimet e nxjerra nga gjykata, 2) provat dhe arsyet në të cilat mbështetet vendimi, 3) dispozitat ligjore në të cilat bazohet vendimi”.
-
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson
-
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson rekursi i palës paditëse përmban shkaqe nga ato që parashikon neni 472 i K.Pr.Civile, që bëjnë të cenueshëm vendimin nr.274, datë 14.02.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë.
-
Në shqyrtim dhe vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, pretendimeve të palës rekursuese, si dhe arsyetimit të gjykatave, Kolegji Civil, arrin në përfundimin se vendimi nr.274, datë 14.02.2012 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim.
-
Gjykata e Apelit Tiranë, në kundërshtim me nenin 16 të K.Pr.Civile, nuk ka zgjidhur mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, të detyrueshme për t’u zbatuar prej saj dhe nuk ka bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.
-
Gjykata e Apelit nuk ka evidentuar saktë cilat kanë qenë kërkimet e palës së paditur, duke arritur në konkluzionin e gabuar se duhet të prishte vendimin nr.1739, datë 08.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të pushonte gjykimin. Ajo ka arsyetuar në mënyrë të gabuar se jemi përpara një padie që nuk mund të ngrihet pasi kërkimi i palës paditëse lidhet vetëm me pavlefshmërinë absolute të një akti administrativ.
-
Duke mbajtur në konsideratë edhe frymën e vendimit unifikues nr.5, datë 30.10.2012 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Kolegji Civil vëren se pala paditëse në kërkimet e saj ka kërkuar jo vetëm konstatimin e pavlefshmërisë së aktit administrativ, por edhe rregullimin e pasojave.
23.1. Konkretisht, Kolegji Civil vëren se mosmarrëveshja në shqyrtim ka në themel kërkimin për: (i) konstatimin e pavlefshmërisë absolute dhe shpalljes së pavlefshëm të akteve nr.198, datë 13.03.2008 dhe nr.562, datë 15.05.2008 të AKKP; si dhe (ii) lënien në fuqi të vendimit nr.11, datë 04.05.2007 të ZRKKP, Qarku Lezhë, vendim i cili, referuar ligjit nr.9235/2004 dhe nenit 163 të K.Civil, përbën titullin e pronësisë së palës paditëse.
24. Kolegji Civil i tërheq vëmendjen Gjykatës së Apelit Tiranë se nuk ka qenë e kujdesshme në leximin e padisë së palës paditëse, e cila ka përcaktuar shprehimisht në objektin e padisë çfarë kërkon të mbetet në fuqi pas konstatimit të pavlefshmërisë së akteve të AKKP. Madje tashmë, sipas qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese, gjykatat, për të identifikuar kërkimet e palëve (që lidhen me zgjidhjen e pasojave) kanë detyrim të vërejnë me kujdes dhe t’i referohen jo vetëm objektit të padisë, por tërësisë së përmbajtjes së kërkesëpadisë dhe e gjithë akteve të tjera të kërkuesit, me qëllim që të mos cenohet e drejta e aksesit në gjykatë.1
25. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon të theksojë gjithashtu se, referuar vendimit unifikues nr.4, datë 10.12.2013, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, shqyrtimi i mosmarrëveshjeve me objekt kundërshtimin e vendimeve të organeve të kthimit dhe kompensimit të pronave lidhet me të drejta subjektive dhe pavarësisht kontestimit të aktit të organit administrativ, në thelb nga paditësi pretendohen të drejta pronësie (lënia në fuqi e vendimit nr.11, datë 04.05.2007, të ZRKKP Qarku Lezhë që i ka njohur dhe kthyer pronën si ish-pronar), pra nuk mund të jemi përpara një padie që nuk mund të ngrihet.
26. Përsa i përket konstatimeve të Gjykatës së Apelit se në dispozitiv të vendimit të gjykatës së shkallës së parë nuk janë përmendur emrat e të gjithë paditësve, duke u përdorur pjesëza “e tjerë”, apo se ka gabime në emrat e paditësve, këto nuk mund ta bëjnë vendimin e padrejtë apo të jenë shkak për prishjen dhe pushimin e gjykimit, sikundër ka vepruar Gjykata e Apelit Tiranë. Në vështrim të neneve 312, 460 - 466 të Kodit të Procedurës Civile, gjykata e apelit ka hapësira ligjore për të ndrequr gabimet apo ndryshuar një vendim të gjykatës së shkallës së parë.
27. Kolegji Civil çmon gjithashtu se vendimi i gjykatës së apelit cenon edhe standardin e vendimit gjyqësor të arsyetuar. Gjykata Kushtetuese në shumë vendime të saj ka vënë theksin tek arsyetimi i vendimit si një nga standardet që ndikojnë në procesin e rregullt ligjor: “.... Vendimi gjyqësor, në çdo rast, duhet të jetë logjik, i rregullt në formë dhe i qartë në përmbajtje. ... Argumentet e pjesës arsyetuese duhet të jenë të bazuara dhe të lidhura logjikisht, duke respektuar rregullat e mendimit të drejtë. Ato duhet të formojnë një përmbajtje koherente brenda vendimit, ... Këto argumente duhet të jenë, gjithashtu, të mjaftueshme për të mbështetur dhe pranuar pjesën urdhëruese”.1 Në këtë kuptim dhe në kundërshtim me nenin 310/II të Kodit të Procedurës Civile, vendimi i gjykatës së apelit është një vendim i mangët, aty nuk argumentohet përse gjykata e rrethit ka vendosur jashtë kërkimit të palëve apo përse kundërshtimi vetëm i një akti administrativ është një padi që s’mund të ngrihet.
28. Në përfundim të gjithë sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.274, datë 14.02.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë, duhet të prishet. Por bazuar në vendimin unifikues nr.4/2013, kompetencën tokësore për gjykimin e këtyre mosmarrëveshjeve, e ka gjykata e vendit ku ndodhet sendi, ndaj Kolegji Civil çmon se kjo çështje duhet të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Shkodër, si gjykatë kompetente nga pikëpamja tokësore2.
29. Në vlerësim të natyrës juridike të mosmarrëveshjes, dhe në mbështetje të neneve 465, 486 e 493 të Kodit të Procedurës Civile, Gjykata e Apelit Shkodër, duke mbajtur parasysh konkluzionet e mësipërme të këtij vendimi, duhet të gjykojë çështjen dhe të zgjidhë në mënyrë përfundimtare mosmarrëveshjen.
29.1. Në respektim së të drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, gjykata duhet të mbajë në konsideratë se“... ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14 i Kodit të Procedurës Civile) dhe, duke bërë një “cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen” ta zgjidhë atë “në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi” (neni 16 i Kodit të Procedurës Civile).
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/c të Kodit të Procedurës Civile,
V E N D O S I
Prishjen e vendimit nr.274, datë 14.02.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Shkodër, si gjykatë kompetente.
Tiranë, më 04.11.2015
Nr. 11115-00901-00-2012 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2015-3704 i Vendimit (461)
Do'stlaringiz bilan baham: |