Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet154/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   149   150   151   152   153   154   155   156   157

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:


Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar

Arjana Fullani Anëtare

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar


Sot me datë 26.11.2015 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit çështjen administrative që iu përket palëve ndërgjyqëse:
PADITËS: ARMANDO NDOKA

I PADITUR: DEGA E DOGANËS TIRANË

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE
OBJEKTI:

Anullimi i vendimit nr.511, datë 11.04.2015 i Degës së Doganës Tiranë;

Anullimi i aktit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Kthimin e shumave të paguara si detyrim doganor në shumën 408.244 lekë

dhe gjobë në masën 100% në shumën 408.244 lekë.

Pagimin e shpenzimeve gjyqësore nga pala e paditur.

Baza Ligjore: Nenet 31, 32/a, 153, 154 e 154/a të Kodit Procedurës Civile;

ligji nr.8449, datë 27.01.1999 “Kodi Doganor i R.SH”, i ndryshuar,

neni 289/2; VKM nr.205, datë 13/04/1999

“Për dispozitat zbatuese të Kodit Doganor”, i ndryshuar;

Kodi Procedurave Administrative, nenet 115, 118, 121/1, 123, 124

dhe nenet 7/c, 15/c, 17/g, 18 të ligjit nr.49/2012.



Gjykata e Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.s’ka, datë 06.10.2015 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës së ngritur nga pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për nxjerrjen e çështjes administrative jashtë juridiksionit gjyqësor.


Kundër vendimit të sipërcituar, ka paraqitur ankim të veçantë pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, e cila kërkon:

Ndryshimin e vendimit datë 06.10.2015 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë në lidhje me rrëzimin e kërkesës për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor, për vendimin nr.511, datë 11.04.2015 të Degës së Doganës Tiranë.



Pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në ankimin e veçantë parashtron këto shkaqe:

  • Në zbatim të nenit 289/3 të Kodit Doganor thuhet: Për të paraqitur ankesën apeluese duhet të paguaj shumën e përgjithshme të detyrimeve doganore që duhen paguar, si rrjedhim i verifikimit të bërë, dhe të depozitojë paraprakisht në llogarinë bankare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave një shumë të barabartë me 40 % të shumës së përgjithshme të gjobës së zbatuar nga autoritetet doganore, pra nga ana e paditësit Ndoka duhej bërë pagesa e detyrimeve në funksion të vendimmarrjes së Degës së Doganës Tiranë.

  • Gjatë shqyrtimit të çështjes, pranë gjykatës administrative nga e administratës doganore u mbajt qëndrimi se në sistemimin e të ardhurave kryesore nuk rezulton pagesë e kryer prej paditësit. Kemi konfirmuar përpara kësaj gjykate që sistemi vazhdon të tregoj që nga ana e paditësit nuk ka pagesë, e cila të rakordojë me detyrimin e munguar të paditësit për llogari të DPD-së, në zërin e të ardhurave kryesore. Nga ana e paditësit u mbajt qëndrimi se pagesat janë kryer prej një personi të dytë për llogari të paditësit Armando Ndoka në funksion të vendimit të degës, por në asnjë moment nuk u vërtetua ky pretendim i ngritur nga pala gjatë zhvillimit të procesit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si dhe pagesa që i korrespondon detyrimit për llogari të të ardhurave kryesore ende nuk rezulton e kryer në sistem nga paditësi.

  • Subjekti në kundërshtim me dispozitat ligjore të sipërcituara nuk ka plotësuar kushtet ligjore të nenit 289 të Kodit Doganor për të ushtruar ankim administrativ, pranë DPD.

  • Konkretisht kjo dispozitë kërkon që për të ushtruar ankim administrativ duhet që ankuesi të plotësojë në mënyrë komulative, pra në të njëjtën kohë tre kushtet:

    1. ushtrimi i ankimit brenda 5 ditësh nga data e marrjes njoftim për vendimin që kundërshtohet;

    2. pagesën e 100% të detyrimit të përcaktuar në vendim;

    3. pagesën e 40% të gjobës së përcaktuar në vendim.

  • Drejtoria e Përgjithshme e Doganave përmes shkresës nr.20704/1 prot, datë 29.09.2014 ka kthyer përgjigje “Kthim pa veprim”, duke mos e marrë në shqyrtim kërkesën ankimore të paraqitur nga subjekti, për shkak se ai nuk ka plotësuar kushtëzimet e parashikuara në nenin 289/2/3 të Kodit Doganor.

  • Për sa më lart, mosplotësimi komulativ (në të njëjtën kohë) i kushtëzimeve ligjore që parashikon neni 289 i Kodit Doganor ka çuar në “Kthimin pa veprim” të ankimit të paditësit Ndoka përmes shkresës nr.10970/4 prot, datë 28.07.2014.

  • Pra, vetëm pas plotësimit të këtyre kushtëzimeve të nenit 289 të Kodit Doganor për të ushtruar ankim administrativ dhe ezaurimit të rrugës administrative subjekti mund ti drejtohej gjykatës me padi, ndërkohë që ky kushtëzim nuk është plotësuar nga pala paditëse.

  • Përveçse sa më lart, në kuptim edhe të vendimit unifikues nr.03, datë 12.02.2008 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, mos shqyrtimi në rrugë administrative i ankimit të palës paditëse nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, rezulton të ketë ardhur për faj të palës paditëse.

  • Nga provat e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se nuk është ezauruar rruga administrative për zgjidhjen e kësaj çështje dhe se afati i mësipërm nuk është respektuar ndaj dhe e drejta e kërkimit të paditësit është parashkruar.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;


V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 09.11.2015 është regjistruar çështja administrative nr.31003-02304-00-2015 regj. them, që iu përket palëve ndërgjyqëse: paditës Armando Ndoka dhe të paditur Dega Doganës Tiranë e Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me objekt: Anullimi i vendimit nr.511, datë 11.04.2015 të Degës së Doganës Tiranë; Anullimin aktit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave kthimin e shumave të paguara si detyrim doganor në shumën 408.244 lekë dhe gjobë në masën 100 % në shumën 408.244 lekë; Pagimin e shpenzimeve gjyqësore nga pala e paditur.

2. Vendimi nr.s’ka, datë 30.01.2014 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë.


I. Rrethanat e çështjes:
3. Në datën 07.04.2015 autoriteti vendimmarrës i Degës së Doganës Tiranë u njoh me akt bllokimin nr.4567, datë 15.03.2015 me procesverbalin për verifikimin e kundravajtjeve administrative nr.006056, datë 15.03.2015, protokolluar në D.D. Tiranë me nr.2838 prot, datë 16.03.2015 të mbajtur nga Grupi i Antikontrabandës, pasi ka verifikuar shkeljen doganore të cilësuar si kundravajtje administrative.

4. Gjatë kontrollit dokumentar u konstatua se: personi fizik, Armando Ndoka që ishte pronar për automjetin Porche Cayenne, viti i prodhimit 2004, me targë KSEA 700, ka tejkaluar afatet e qëndrimit në territorin doganor Shqiptar, pra nuk ka bërë në afatin e caktuar rieksportimin ose dhënien e një regjimi tjetër doganor.

5. Si pasojë e këtij verifikimi rezultoi një detyrim doganor i papaguar në shumën 408.244 lekë, për këtë është propozuar që operatori të paguaj detyrimet doganore të papaguara dhe penalitet sipas nenit 273 të Kodit Doganor, pikës 11/b të Udhëzimit nr.08, datë 08.08.2014 të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, sipas vendimit nr.511, datë 11.04.2015 të Degës së Doganës Tiranë.

6. Pala paditëse Armando Ndoka ka kërkuar kundërshtimin në rrugë administrative të vendimit nr.511, datë 11.04.2015 të Degës Doganore Tiranë.

7. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave përmes shkresës nr.10970/7 prot, datë 28.07.2054 ka kthyer përgjigje “Kthim pa veprim”, duke mos e marrë në shqyrtim kërkesën ankimore të paraqitur nga subjekti, për shkak se: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në respektim të nenit 289/3 të Kodit Doganor (pagesat për paraqitjen e ankimit në DPD) dhe për një shqyrtim sa më të saktë dhe të bazuar në ligj të praktikës, procedoi me verifikimin e kryerjes së pagesave pranë strukturave kompetente.

8. Për këtë qëllim drejtoria juridike përmes shkresës nr.10970/2 prot, datë i është drejtuar Drejtorisë së Buxhetit si dhe Degës së Doganës Tiranë për konfirmimin e pagesës së detyrimit dhe penalitetit të vendosur ndaj subjektit, e cila me shkresën nr.10970/3 prot, datë 23.07.2015 shprehet se: Nuk ka derdhur në llogarinë e të ardhurave kryesore shumën 408.244 lekë.


9. Dega e Doganës Tiranë përmes konfirmimit të dhënë nr.10970/5 prot, datë 14.07.2015 ka konfirmuar vetëm pagesën e penalitetit. Gjithashtu në vijimësi të komunikimit zyrtar në Degën e Doganës Tiranë është pohuar se: Në llogarinë parapaguese të sistemi kompjuterik “ASYCUDA” nuk rezulton ndonjë pagesë për detyrimin doganor... të kryer nga subjekti në funksion të vendimit nr.511, datë 11.04.2015 të Degës së Doganës Tiranë.


II.Vendimi dhe arsyetimi i gjykatës së shkallës parë:
10. Gjykata e Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.s’ka, datë 06.10.2015 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës së ngritur nga pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për nxjerrjen e çështjes administrative jashtë juridiksionit gjyqësor.



11. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ndër të tjera arsyeton se:

.....Gjykata në analizë të jurisprudencës unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë dhe situatës faktike të paraqitur në gjykim, çmon se pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, duhet të kishte marrë në shqyrtim faktin se paditësi e ka bërë pagesën e detyrimit dhe penalitetit të vendosur me aktin administrativ objekt gjykimi. Kjo palë duhet të kishte hetuar më tej në lidhje me mandat pagesën e detyrimit datë 04.05.2015 dhe mandat pagesën e gjobës po të datës 04.05.2015 të paguara nga paditësi në Bankën Raiffesen për llogari të vendimit nr.511, datë 11.04.2015 të Degës së Doganës Tiranë.

Gjykata në vlerësim të mandat pagesave të mësipërme, çmon se paditësi e ka përmbushur detyrimin ligjor të përcaktuar në nenin 289 të Kodit Doganor dhe pala e paditur ka pasur detyrimin që ta merrte në shqyrtim ankimin administrativ.

Për pasojë gjykata çmon se në vështrim të vendimit unifikues nr.03, datë 12.02.2008 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, kjo çështje përfshihet në juridiksionin gjyqësor, pasi paditësi e ka paraqitur ankimin administrativ, brenda afatit ligjor pesë ditor dhe ka parapaguar detyrimin si dhe gjobën.

Duke qenë se pala e paditur nuk ia ka marrë në shqyrtim ankimin administrativ, jo në përputhje me përcaktimet ligjore, ky konflikt përbën lëndë për shqyrtim për gjykatën administrative dhe si e tillë kërkesa e palës së paditur për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor duhet rrëzuar, si e pa bazuar në ligj.....
III. Ligji i zbatueshëm:
12. Në nenin 289 të Kodit Doganor parashikohet se:

1. Vendimi i autoriteteve doganore kompetente, për pagimin e detyrimeve doganore për qëllim të nenit 256 (4) dhe të gjobave përkatëse të përcaktuara në bazë të nenit 287 (2), duhet të merret dhe t'i njoftohet personit të akuzuar brenda 24 orësh nga çasti i verifikimit të shkeljes. Për të siguruar borxhin doganor zbatohen dispozitat e parashikuara në nenin 245 të këtij Kodi.

2. Kundër vendimit të autoriteteve doganore kompetente të përmendura në paragrafin 1, personi i akuzuar mund t'i paraqesë Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave një ankesë të arsyetuar kundër këtij vendimi, brenda 5 ditësh nga data e njoftimit. Në qoftë se personi i akuzuar nuk paguan shumën e përmendur në paragrafin 1, dhe nuk apelon, pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, autoritetet doganore marrin të gjitha masat për të proceduar me vjeljen e shumës së borxhit doganor dhe të gjobës, në bazë të procedurave të përcaktuara në nenin 245 të këtij Kodi.
3. Për të paraqitur ankesën, apeluesi duhet të paguaj shumën e përgjithshme të detyrimeve doganore që duhen paguar, si rrjedhim i verifikimit të bërë, dhe të depozitojë, paraprakisht, në llogarinë bankare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave një shume të barabartë me 40% të shumës së përgjithshme të gjobës së zbatuar nga autoritetet doganore. Shuma që i korrespondon 40%, në asnjë rast, nuk mund të jetë me e madhe se shuma e përgjithshme e detyrimeve doganore që duhen paguar për mallrat që janë objekt i shkeljes.

4. Drejtori i përgjithshëm merr një vendim brenda 30 ditësh nga dita e marrjes së ankesës dhe ky vendim i njoftohet menjëherë apeluesit dhe autoriteteve doganore kompetente.

5. Nëse ankesa nuk pranohet, apeluesi duhet të paguaj pjesën që mbetet prej 60 % të gjobës, dhe mund të ankohet kundër vendimit të Drejtorit të përgjithshëm, pranë autoriteteve gjyqësore brenda 30 ditësh nga data e njoftimit të mospranimit të ankesës.

6. Në rast se autoritetet gjyqësore pranojnë ankesën, autoritetet doganore duhet t'i kthejnë apeluesit shumën e depozituar. Kthimi i kësaj shume mund të bëhet vetëm pasi vendimi i autoriteteve gjyqësore kompetente merr formë të prerë.....

13. Në vendimin nr.03, datë 12.02.2008 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ndërmjet të tjerave thuhet se:



Gjykata, e nxjerr çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor vetëm kur paditësi, për faj të tij, nuk e ka paraqitur ankimin administrativ në afat ose nuk ka kompletuar dokumentet shoqëruese sipas ligjit (megjithëse organi administrativ e ka vënë në dijeni për të metat e ankimimit). Nëse gjykatës i rezulton se jo për faj të paditësit (ankuesit) çështja nuk është shqyrtuar në themel nga organi administrativ, atëhere në zbatim të nenit 42 të Kushtetutës, nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që garantojnë një proces të rregullt ligjor, është e detyruar të shqyrtojë çështjen në themel, duke qenë ajo që ka juridiksionin për shqyrtimin e çështjes.
IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:
14. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se shkaqet që ngrihen në ankimin e veçantë nga pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk janë të bazuara në ligj, prandaj vendimi i dhënë nga gjykata administrative e shkallës së parë nuk është i cënueshëm.

15. Kolegji Administrativ vlerëson se, në rastin në gjykim gjykata administrative e shkallës së parë ka zbatuar drejtë ligjin, pasi në mënyrë që të vazhdonte shqyrtimi i kësaj çështje nga gjykata duhet që paraprakisht nga paditësi të jetë ezauruar rruga administrative e ankimit, fakt i cili rezulton i provuar.

16. Në zbërthim të nenit 289 pikat 2 dhe 3 të Kodit Doganor, me të cilin rregullohet procedura e ankimit administrativ lehtësisht kuptohet se, në momentin që paraqet ankimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, personi për të cilin ka dalë vendimi duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme, të cilat janë të detyrueshme:


  • T’i paraqesë Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave një ankesë të arsyetuar kundër këtij vendimi, brenda 5 ditësh nga data e njoftimit.

  • Për të paraqitur ankesën, apeluesi duhet të paguaj shumën e përgjithshme të detyrimeve doganore.

  • Të depozitojë paraprakisht në llogarinë bankare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave një shumë të barabartë me 40% të shumës së përgjithshme të gjobës së zbatuar nga autoritetet doganore.

17. Në referim të rrethanave dhe fakteve të pasqyruara më sipër, është evidentuar që në momentin e paraqitjes së kërkesës ankimore në datën 06.05.2015, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave nga paditësi Armando Ndoka janë plotësuar kërkesat dhe kriteret e përcaktuara nga neni 289 i Kodit Doganor (i cituar më sipër) dhe konkretisht është paguar shuma e barabartë me 40 % e vlerës së gjobës, sipas mandatit të lëshuar nga ana e Raiffesen Bank për pagesën e datës 04.05.2015 (konfirmim i bankës në fq. 20 të dosjes).

18. Arsyetimi që bën gjykata administrative e shkallës së parë se:.... Kjo palë (e paditura) duhet të kishte hetuar më tej në lidhje me mandat pagesën e detyrimit datë 04.05.2015 dhe mandat pagesën e gjobës po të datës 04.05.2015 të paguara nga paditësi në Bankën Raiffesen për llogari të vendimit nr.511, datë 11.04.2015 të Degës së Doganës Tiranë...është i bazuar në ligj, sepse paraqitja e ankimit administrativ, pranë Drejtorisë të Përgjithshme të Doganave është shoqëruar me plotësimin njëkohësisht të tre kërkesave ligjore që u përmendën në këtë vendim.

19. Për këto që u thanë më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se ankimi i veçantë i paraqitur nga pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai nuk duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës Parë Tiranë duhet të lihet në fuqi.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të neneve 63 dhe 9 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”.....


V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.s’ka, datë 06.10.2015 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.


Tiranë, më 26.11.2015

Nr. 31003-02295-00-2015 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-4611 i Vendimit


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   149   150   151   152   153   154   155   156   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish