VENDIM
Ë EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Xhezair Zaganjori Kryesues
Evelina Qirjako Anëtare
Medi Bici Anëtar
me datë 26.11.2015 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit çështjen administrative që iu përket palëve ndërgjyqëse të mëposhtme:
PADITËS: DASHURI XHEMALI
I PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË
INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE
OBJEKTI:
Detyrimin e palëve të paditura të llogarisin si vjetërsi në punë
periudhën e kontributeve si e vetëpunësuar në bujqësi
nga data 02.05.2004 deri në datën 31.12.2010.
Detyrimin e të paditurve t’i paguajnë paditëses
masën e pensionit të pleqërisë për 33 vjet e 8 muaj vjetërsi pune
nga momenti i lindjes të së drejtës me datë 03.04.2012.
Baza Ligjore: Ligji nr.7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore”
dhe VKM-ja nr.1114, datë 30.07.2008.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3113, datë 16.04.2015 ka vendosur:
Konstatimin e mungesës së kompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shqyrtimin e çështjes civile nr.7117 akti, datë 30.03.2015 dhe dërgimin e saj për gjykim gjykatës kompetente, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.s’ka, datë 12.05.2015 ka vendosur:
Të ngrejë çështjen e mosmarrëveshjes për kompetencë para Gjykatës së Lartë për gjykimin e çështjes me nr.regjistri themeltar 3915 (31025-03015-800) datë regjistrimi 07.05.2015.
Urdhërohet sekretaria gjyqësore ti njoftojë këtë vendim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gjykata Administrative e shkallës së parë parashtron:
-
Në lidhje me objektin e padisë konstatohet se ky objekt është i përbërë nga dy kërkime, njëri i natyrës civile dhe tjetri i natyrës administrative.
-
Ndodhur para kësaj situate juridike, bazuar në pikat 4 dhe 5 të nenit 13 të ligjit nr.49/2012 Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë parashtron me vendim të arsyetuar mosmarrëveshjen për kompetencë në gjykimin e kësaj çështje përsa më poshtë:
-
Kërkimi i parë i palës paditëse ka të bëjë me detyrimin e palëve të paditura që të llogarisin si vjetërsi pune periudhën kontributive si e vetëpunësuar në bujqësi nga data 02.05.2004-31.12.2010. Në thelb, ky kërkim është ngritur me qëllim njohjen e vjetërsisë në punë të paditëses, si e vetëpunësuar në bujqësi nga data 02.05.2004-31.12.2010.
-
Nga interpretimi i nenit 7 të ligjit nr.49 të vitit 2012, gjykata vlerëson se nuk është kompetente nga pikëpamja lëndore për shqyrtimin e kërkimit të parë të objektit të padisë, për shkak se ky kërkim konsiderohet i një natyre civile. Këtë konkludim gjykata e mbështet dhe në nenin 32 të K.Pr.Civile.
-
Ndërsa përsa i përket kërkimit të dytë të objektit të padisë, që ka të bëjë me: Detyrimin e palëve të paditura ti paguajnë paditëses masën e pensionit të pleqërisë për 33 vjet e 8 muaj vjetërsi pune nga momenti i lindjes të së drejtës 03.04.2012, gjykata i referohet vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara nr.03, datë 28.04.2014, në të cilin është unifikuar praktika gjyqësore përsa vijon: Kur në objektin e gjykimit të një çështje ka disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative, këto kërkime pavarësisht faktit nëse kanë një lidhje të thjeshtë në mes tyre, apo janë edhe të ndërvarura nga njëra tjetra, referuar neneve 61 dhe 159 të K.Pr.Civile dhe 13 e 23 të ligjit nr.49/2012, gjykata duhet të veçojë kërkimet që nuk janë në kompetencën e saj lëndore, duke ia kaluar ato gjykatës kompetente.
-
Në këndvështrim të këtij vendimi unifikues, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila është gjykata pranë së cilës është regjistruar fillimisht çështja objekt gjykimi (datë 30.03.2015), duhej të kishte veçuar kërkimin e natyrës administrative (kërkimin e dytë të objektit të padisë) dhe t’ia kalonte gjykatës administrative. Duke qenë se ky veçim nuk është bërë nga gjykata pranë së cilës është paraqitur kërkesëpadia, nga ana e kësaj gjykate çmohet se gjykata e cila duhet të bëjë veçimin e kërkimeve është pikërisht Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
-
Ne këto kushte, gjykata vlerëson se nuk është kompetente nga pikëpamja lëndore për gjykimin e kësaj çështjeje.
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË
pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi çështjen në tërësi, në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;
V Ë R E N
1. Në Gjykatën e Lartë me datë 20.11.2015 është regjistruar çështja administrative nr.31003-02377-00-2015 regj. them, që iu përket palëve ndërgjyqëse: paditëse Dashuri Xhemali dhe të paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore, me objekt: Detyrimin e palëve të paditura të llogarisin si vjetërsi në punë periudhën e kontributeve si e vetëpunësuar në bujqësi nga data 02.05.2004 deri në 31.12.2010. Detyrimin e të paditurave ti paguajnë paditëses masën e pensionit të pleqërisë për 33 vjet e 8 muaj vjetërsi pune nga moment i lindjes të së drejtës 03.04.2012.
2. Vendimi nr.3113, datë 16.04.2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë.
I. Rrethanat e çështjes:
3. Paditësja Dashuri Xhemali, pasi ka plotësuar moshën dhe vjetërsinë e punës për të përfituar pension i është drejtuar palës së paditur DRSSH Tiranë për të lidhur pensionin për vjetërsinë e punës 33 vjet e 8 muaj.
4. Pala e paditur me vendimin nr.631, datë 28.12.2012 i ka caktuar paditëses pensionin e pleqërisë vetëm për periudhën 27 vjet, pasi sipas palës se paditur periudha për të cilën paditësja ka derdhur kontribute 2004-2010 si e vetëpunësuar në bujqësi nuk merret parasysh, pasi është vërtetuar marrëdhënien me tokën në të cilën ushtron aktivitetin bujqësor.
5. Me këtë vendim pala paditëse nuk ka qenë dakort dhe ka ushtruar ankimin administrativ, të cilat në përfundim nuk u kanë dhënë zgjidhje pretendimeve të paditëses në favor të saj.
6. Pala e paditur arsyeton se bazuar në VKM-në nr.1206, datë 11.12.2009, i cili shprehet: Njihen periudha sigurimi për efekt të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 periudhat nga data 01.09.1995 deri në datë 01.05.2004 për të cilat të vetëpunësuarit në bujqësi kanë paguar kontribute deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, pavarësisht nga vendbanimi në kohën e kryerjes së pagesës, për rastet kur toka është e blerë si dhe për rastet kur toka është marrë me qira me akt noterial.
7. Në nenin 58 të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 shprehimisht thuhet: “Periudhat e Sigurimit përfshijnë të gjitha periudhat për të cilat janë paguar kontributet”. Bazuar në këtë dispozite, dhe në bazë të praktikës që vetë pala e paditur ka ndjekur me raste të ngjashme, paditësja i ka paguar kontributet sipas ligjit gjatë gjithë periudhës.
8. Në rast se do të kishte parregullsi, pala paditëse pretendon se pala e paditur nuk duhet të kishte pranuar pagimin e këtyre kontributeve. Përsa kohë këto kontribute janë paguar, dhe njihen nga pala e paditur si të paguara detyrimisht kjo periudhë në bazë të nenit 58 duhet të konsiderohet si periudhë sigurimi. VKM-ja, të cilës i referohet pala e paditur ka hyrë në fuqi në vitin 2008 dhe rrjedhimisht nuk mund të këtë fuqi prapavepruese penalizuese për paditësen.
9. Për më tepër, në vendimet e tyre palët e paditura nuk citojnë fare dokumentacionin, i cili është dorëzuar pranë tyre për të vërtetuar marrëdhënien me truallin. Në datën 10.01.1996, paditëses i kanë dhuruar tokë mbi të cilën ka ushtruar aktivitet bujqësor dhe kjo vërtetohen me deklaratën përkatëse, e cila është kryer në prani të kryeplakut të fshatit dhe mban vulën përkatëse si dhe firmat e dhuruesve, në të njëjtën kohë për shkak të problematikës së lindur me këtë procedurë, Kadri Kodra njëkohësisht deklaron para noterit se i ka shitur dhe një sipërfaqe tjetër toke të paditurës që nga viti 1996 dhe për shkak të mosplotësimit të dokumentacionit kanë ngelur pa u kryer veprimet për kalimin e pronësisë.
10. Pala e paditur DRSSH Tiranë me shkresën nr.148 prot, datë 15.07.2013 i drejtohet Degës së Përfitimeve pranë saj pas kërkesës së paditëses ku përfundimisht shprehet: Duke iu referuar dokumentave, vërtetohet se jeni banorë të fshatit Pezë Helmas të Komunës Pezë, ku rezulton se jeni ekonomik aktiv, posedoni tokë bujqësore dhe ushtroni aktivitet bujqësor, i plotësoni kushtet si i vetëpunësuar në bujqësi. Në këto rrethana pala paditëse i është drejtuar gjykatës me padinë objekt gjykimi.
II. Vendimet dhe arsyetimi i gjykatave në mosmarrëveshje:
11. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3113, datë 16.04.2015 ka vendosur:
Konstatimin e mungesës së kompetencës lëndore së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shqyrtimin e çështjes civile nr.7117 Akti, datë 30.03.2015, dhe dërgimin e saj për gjykim gjykatës kompetente, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë.
12. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndër të tjera arsyeton se:
....Në seancë përgatitore pala e paditur pretendoi se kompetente për gjykimin e kësaj çështje nga pikëpamja lëndore është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, pasi në rastin objekt shqyrtimi gjyqësor mosmarrëveshja pretendohet të këtë lindur nga mosveprimet e veprimtarisë së organeve publike. ....
Ky kërkim është një kërkim me natyrë civile, por që është i lidhur ngushtë me veprimet organeve publike si të paditur. Kështu që gjykata çmon se në bazë të nenit 7/b të ligjit nr.49/2012 kompetente për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje është Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Gjykata çmon se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë është kompetent për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje edhe në referim të nenit 15/ a të ligjit nr.49/2012 ....
Në rastin në gjykim paditësja pretendon se i janë cënuar të drejtat e saj pasurore (lidhja e pensionit të pleqërisë) nga veprimet e organeve të sipërcituara publike.
Gjykata çmon gjithashtu se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë është kompetente për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje edhe në referim të nenit 17/e të ligjit nr.49/2012 që përcakton se padia në gjykatën administrative ngrihet edhe për të detyruar organin publik për të kryer apo për të ndaluar kryerjen e një veprimi tjetër administrativ, të nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave apo të interesave të paditëses. Kështu gjykata çmon se me anë e padisë së paditësit në eventualitetin e pranimit të saj, të paditurit që janë organe administrative publike do të detyrohen për të kryer veprime e nevojshme.
Kështu duke pasur parasysh sa është argumentuar më sipër gjykata çmon se çështja objekt shqyrtimi gjyqësor në vështrim të neneve 4, 7/b, 15/a dhe 17/e të ligjit nr.49/2012, vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.11, datë 23.04.2009 dhe vendimeve unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.03, datë 06.12.2013, dhe nr.04, datë 10.12.2013 është në kompetencë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë....
13. Gjykata e Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.s’ka, datë 12.05.2015 ka vendosur:
Te ngrejë çështjen e mosmarrëveshjes për kompetencë para Gjykatës së Lartë për gjykimin e çështjes me nr.regjistri themeltar 3915 (31025-03015-800), datë regjistrimi 07.05.2015.
Urdhërohet sekretaria gjyqësore ti njoftojë këtë vendim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
14. Gjykata e administrative e shkallës së parë ndërmjet të tjerave arsyeton se:
.....Në lidhje me objektin e padisë konstatohet se ky objekt është i përbërë nga dy kërkime, njëri i natyrës civile dhe tjetri i natyrës administrative.
Ndodhur para kësaj situata juridike, bazuar në pikat 4, 5 të nenit 13 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë parashtron me vendim të arsyetuar mosmarrëveshjen për kompetencë në gjykimin e kësaj çështje për sa më poshtë:
Kërkimi i parë i palës paditëse ka të bëjë me detyrimin e palëve të paditura që të llogarisin si vjetërsi pune periudhën kontributive si e vetëpunësuar në bujqësi nga data 02.05.2004- 31.12.2010. Në thelb, ky kërkim është ngritur me qëllim njohjen e vjetërsisë në punë të paditëses, si e vetëpunësuar në bujqësi nga data 02.05.2004-31.12.2010.
Nga interpretimi i nenit 7 të ligjit nr.49 të vitit 2012, gjykata vlerëson se nuk është kompetente nga pikëpamja lëndore për shqyrtimin e kërkimit të parë të objektit të padisë, për shkak se ky kërkim konsiderohet i një natyre civile. Këtë konkludim gjykata e mbështet dhe në nenin 32 të K.Pr.Civile .....
Ndërsa përsa i përket kërkimit të dytë të objektit të padisë, që ka të bëjë me: Detyrimi i palëve të paditura ti paguajnë paditëses masën e pensionit të pleqërisë për 33 vjet e 8 muaj vjetërsi pune nga momenti i lindjes të së drejtës 03.04.2012, gjykata i referohet vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara nr.03, datë 28.04.2014, në të cilin është unifikuar praktika gjyqësore përsa vijon: Kur në objektin e gjykimit të një çështje ka disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative, këto kërkime pavarësisht faktit nëse kanë një lidhje të thjeshtë mes tyre, apo janë edhe të ndërvarura nga njëra tjetra, referuar neneve 61 dhe 159 të K.Pr.Civile dhe 13 dhe 23 të ligjit 49/2012, gjykata duhet të veçojë kërkimet që nuk janë në kompetencën e saj lëndore, duke ia kaluar ato gjykatës kompetente.
Në këndvështrim të këtij vendimi unifikues, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila është gjykata pranë së cilës është regjistruar fillimisht çështja objekt gjykimi (datë 30.03.2015), duhej të kishte veçuar kërkimin e natyrës administrative (kërkimin e dytë të objektit të padisë) dhe t’ia kalonte gjykatës administrative. Duke qenë se ky veçim nuk është bërë nga gjykata pranë së cilës është paraqitur kërkesëpadia, nga ana e kësaj gjykate çmohet se gjykata e cila duhet të bëjë veçimin e kërkimeve është pikërisht Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.....
III. Ligji i zbatueshëm:
15. Në nenin 32 të K.Pr.Civile parashikohet se:
Padia mund të ngrihet:
a) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur;
b) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte;
c) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin.
16. Në nenin 328 të K.Pr.Civile parashikohet se:
Afati për paraqitjen e padisë ndaj një akti administrativ është tridhjetë ditë nga dita e shpalljes ose e njoftimit të vendimit të organit më të lartë administrativ, që ka shqyrtuar ankesën në rrugë administrative, përveç kur ligji parashikon ankimin e drejtpërdrejtë në gjykatë. Në këtë rast afati fillon nga dita e shpalljes ose e njoftimit të aktit administrativ ndaj të cilit është paraqitur padia.
Kur organi administrativ më i lartë nuk ka shqyrtuar ankimin në afatin e caktuar me ligj ose kur organi kompetent administrativ nuk ka shqyrtuar kërkesën e shtetasit në afatin e caktuar me ligj dhe kundër aktit të tij parashikohet ankimi i drejtpërdrejtë në gjykatë, shtetasi ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës brenda afatit të caktuar në paragrafin e parë të këtij neni edhe pse nuk i është dhënë përgjigje për kërkesën ose ankesën e parashtruar.
17. Në nenin 13/5 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative” është parashikuar se:
Gjykata me kërkesë të palëve ose kryesisht, ngre çështjen e mosmarrëveshjes me vendim të arsyetuar, me të cilin i paraqet Gjykatës së Lartë kopjen e akteve të nevojshme për zgjidhjen e saj. Gjykata, që ka dhënë vendimin, njofton menjëherë gjykatën në mosmarrëveshje. Vendimi për ngritjen e mosmarrëveshjes, së bashku me aktet, i dërgohet Gjykatës së Lartë brenda 5 ditëve.
IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:
18. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se pretendimet që ngrihen në parashtresën për mosmarrëveshjen e kompetencës lëndore nga Gjykata e Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, nuk janë të bazuara në ligj, prandaj nuk ka asnjë shkak ligjor që vendimi i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë të cënohet.
19. Në nenin 2 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative” është parashikuar se: “Mosveprimi administrativ” është çdo mungesë veprimi nga organi i administratës publike për të ushtruar veprimtarinë administrative, sipas funksionit publik, që krijon pasoja juridike mbi të drejta subjektive apo interesa të ligjshme. Organ publik është çdo organ i pushtetit vendor që kryen funksione administrative. “Veprim administrativ” është akti administrativ, kontrata administrative dhe veprimi tjetër administrativ. “Veprimi tjetër administrativ” është çdo formë e njëanshme e veprimtarisë së organit publik, në kryerjen e funksionit publik dhe që nuk plotëson kushtet për të qenë akt administrativ apo kontratë dhe që krijon pasoja juridike mbi të drejtat subjektive apo interesat e ligjshme.
20. Në rastin në gjykim pala paditëse Dashuri Xhemali kërkon që pala e paditur të njohë dhe të llogarisë si vjetërsi në punë periudhën e kontributeve si e vetëpunësuar në bujqësi nga data 02.05.2004 deri në datë 31.12.2010, që në vetvete përbëjnë mosveprime administrative nga ana e organit administrativ, të parashikuara nga neni 2 i ligjit nr.49/2012. Arsyetimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë se, ndodhemi përpara njohjes së vjetërsisë në punë, të parashikuar nga neni 32/c i K.Pr.Civile është i pabazuar në ligj, sepse vërtetimi i faktit juridik (njohja e vjetërsisë në punë) mund të kërkohet vetëm atëhere kur mungon dokumentacioni, ose kur ai nuk gjendet, etj. Gjithashtu në këtë rast nuk ngrihet kërkesëpadi, por personi mbajtës i të drejtës subjektive i drejtohet gjykatës me kërkesë për vërtetimin e faktit juridik (gjykimi pa palë kundërshtare).
21. Rasti në gjykim nuk është i tillë, pasi akti ekziston dhe pala e paditur është një organ i administratës publike, i cili kryen veprimtari të mirëfilltë administrative, që në rastin konkret nuk vepron, duke pretenduar se ka pasaktësi në dokumentacionin e paraqitur nga pala paditëse (nuk provon lidhjen me tokën ku ka ushtruar aktivitetin si e vetëpunësuar në bujqësi) në një kohë që ajo e ka derdhur kontributin për këtë periudhë pranë palës së paditur. Nga ana tjetër në objektin e padisë, pala paditëse nuk përdor termin “njohjen e vjetërsisë në punë”, por detyrimin e palës së paditur që të llogarisë për efekt pensioni edhe periudhën si e vetëpunësuar në bujqësi, prandaj ky gjykim ka natyrë administrative dhe për rrjedhojë lënda e gjykatës administrative për shqyrtimin e kësaj çështje nuk mungon.
22. Meqenëse çështja është me natyrë administrative dhe është regjistruar në gjykatën e shkallës së parë me datën 31.03.2015 (pas hyrjes në fuqi të ligjit nr.49/2012) kompetenca në lëndë i përket Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, prandaj vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të lihet në fuqi.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në 13/6 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”.....
V E N D O S I
Lënien në fuqi të vendimit nr.3113, datë 16.04.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Tiranë, më 26.11.2015
Nr. 31003-02326-00-2015 Regj.Themeltar
Nr. 00-2015-4566 Vendimi
Do'stlaringiz bilan baham: |