Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet13/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Aleksandër Muskaj Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Mirela Fana Anëtare

në datën 05.11.2015, mori në shqyrtim në seancën gjyqësore çështjen civile nr.31001-00434-00-2013 Regj. Themeltar, që i përket palëve:


PADITËS: DASHAMIR KËRTALLI, (në mungesë).

I PADITUR: AGJENCIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE TIRANË, (në mungesë).

Me pjesëmarrjen e Avokaturës së Shtetit, përfaqësuar nga Av. Lorana Kasapi
OBJEKTI:

Shfuqizimin e vendimit nr.116, datë 07.03.2010 të AKKP Tiranë.

Detyrimin e palës së paditur të vendosë tjetërsimin e pronës së oborrit në përdorim

të shtetasit Dashamir Kërtalli, nëpërmjet kalimit në pronësi.

Baza Ligjore: Nenet 32/"a", 324 e vijues të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.4203, datë 20.05.2011, ka vendosur:

“Pranimin e padisë së paditësit Dashamir Kërtalli.

Shfuqizimin e vendimit nr.116 datë 17.03.2010 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tiranë dhe detyrimin e palës së paditur të vendosë tjetërsimin e pronës së oborrit në përdorim të shtetasit Dashamir Kërtalli, nëpërmjet kalimit në pronësi me kundërshpërblim për truallin me sipërfaqe 174.95 m2.

Shpenzimet gjyqësore të evidentuara në masën 63.000 lekë, janë në ngarkim të palës së paditur.”


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.923, datë 18.04.2012, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit civil nr.4203, dt. 20.05.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”


Kundër vendimit nr.923, datë 18.04.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs pala e paditur Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave Tiranë duke kërkuar ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor dhe rrëzimin e padisë, për këto shkaqe:
- Gjykatat kanë gabuar në përfundimet e arritura pasi sipërfaqja e pretenduar për t’u tjetërsuar dhe kaluar në pronësi, nuk rezulton të jetë në funksion të ndërtimit që disponon paditësi, por shërben si rrugë kalimi. Fakti që kjo sipërfaqe shërben si rrugë kalimi për në banesën e paditësit, nuk është shkak i parashikuar nga ligji si dhe VKM-ja për t’u tjetërsuar dhe kaluar në pronësi të paditësit.

- Gjykatat kanë keqinterpretuar dhe keq zbatuar dispozitat ligjore të cilat rregullojnë procesin e tjetërsimit të oborreve në përdorim dhe për llogari të fondit të kompensimit si VKM nr.200, datë 19.02.2009, e cila përcakton A.K.K.P Tiranë si autoritetin shtetëror që e ezauron këtë proces.

- Objekti i veprimtarisë së A.K.K.P nuk është tjetërsimi dhe kalimi në pronësi të sipërfaqeve që shërbejnë si rrugë kalimi, këtë pretendim e zgjidh Kodi Civil.

- Gjykata ka gabuar dhe në atë pjesë të diapozitivit të vendimit, kur vendos “detyrimin e palës së paditur të vendosë tjetërsimin e pronës së oborrit në përdorim të shtetasit Dashamir Kërtalli, nëpërmjet kalimit në pronësi me kundërshpërblim për truallin me sipërfaqe 174.95 m2”, kur duhej ta zgjidhte vetë çështjen në themel.


Kundër vendimit nr.923, datë 18.04.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs edhe Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Tiranë, duke kërkuar ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor dhe rrëzimin e plotë të kërkesëpadisë, për këto shkaqe:

- Vendimet e gjykatave janë të padrejta dhe të pambështetura në ligj, akte nënligjore dhe provat e administruara gjatë gjykimit. Sipërfaqja e pretenduar për t’u tjetërsuar dhe kaluar në pronësi, nuk rezulton të jetë në funksion të ndërtimit që disponon paditësi. Kjo sipërfaqe është e ndarë në dy pasuri, njëra prej të cilave është pronë shtetërore dhe tjetra po ashtu truall shtet ka shënimin se është okupuar nga paditësi.

- Sipërfaqja e pretenduar edhe pse e rrethuar është e shkëputur plotësisht nga ndërtesa e ligjshme, pasi ndërtimi dhe oborri janë në pronësi të paditësit, ndërkohë pjesa që pretendohet është vazhdim i pronës (ndërtim dhe oborr). Po ashtu ky oborr nuk ka kufij të të përcaktuar, pasi nga dy numra pasurie, pasuria nr.1/1154 dhe pjesërisht pasuria nr.1/830.

- Sipas ekspertes është vërtetuar se prona është e veçuar nga ndërtimi dhe përdoret aktualisht jo vetëm nga paditësi, por edhe nga vëllai i tij si servitut kalimi.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana, si dëgjoi Av. e Shtetit Lorana Kasapi, e cila kërkoi prishjen e vendimeve të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe rrëzimin e padisë, në mungesë të palës paditëse dhe palës së paditur, si diskutoi e analizoi çështjen në tërësi;


V Ë R E N

Rrethanat e Faktit

  1. Paditësi Dashamir Kërtalli ka në pronësi të tij, dy sipërfaqe trualli përkatësisht prej 106 m2 dhe 44 m2, si dhe një apartament me sipërfaqe 83 m2, pasuri të cilat ndodhen në qytetin e Durrësit, Rruga “Aleksandër Goga”. Në bazë të çertifikatave përkatëse të vërtetimit të pronësisë të lëshuara më datë 26.05.2009 nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, rezulton se të tre pasuritë ndodhen në zonën kadastrale me nr.8513 dhe mbajnë numrat respektive 1/1027, 1/1028 dhe 1/1029+1-1 pasurie.

  2. Në datën 20.05.2009, paditësi, në referim të VKM nr.200 datë 19.2.2009 “Për përcaktimin e kushteve dhe për procedurën e tjetërsimit të oborreve në përdorim, për llogari të fondit të kompensimit financiar”, i është drejtuar Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave me kërkesë duke kërkuar tjetërsim të oborrit në përdorim të tij me kundërshpërblim.

  3. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, me vendimin nr.116, datë 17.03.2010, ka vendosur:“1. Rrëzimin e kërkesës 2. Mos tjetërsimin e sipërfaqes prej 174 m2 të ndodhur në ZK 8513 Durrës....”.

  4. Në marrjen e këtij vendimi AKKP ka argumentuar ndër të tjera, se: ...“në referim të dokumentacionit të paraqitur dhe të kritereve të parashikuara nga VKM nr.200 datë 19.2.2009, ka rezultuar e vërtetuar se Dashamir Kërtalli është pronar i një sipërfaqeje prej 150 m2, truall i cili përfshin sipërfaqen nën banim dhe sipërfaqen rreth tij;- vërtetohet se shtëpia është ndërtuar përpara datës 10.08.1991;- nga konfirmimi i gjendjes juridike të pronës pranë ZVRPP Durrës, me shkresën e saj me nr.2727/1 prot. datë 28.07.2008 vërtetohet se prona e pretenduar për tjetërsim oborri në përdorim, është në pronësi shtet (referuar shkresës së mësipërme të ZVRPP Durrës: 1) pasuria 1/830 në zk 8513 V40 F92, është truall shtet, 124.44 m2 dhe në seksionin E të kartelës është shënuar pasuria është okupuar nga (Ibrahim Kërtalli) dhe 2) pasuria 1/1154 në zk 8513 V49 F13, është truall shtet, 101,64 m2);- nga verifikimi në terren i kryer nga ZRKKP Qarku Durrës, rezulton se për pasurinë e kërkuar për tjetërsim, ekzistojnë të njëjtët kufitarë që dalin nga nota e transkriptit dhe kufinjtë ekzistues përputhen me planimetrinë ekzistuese. -Gjithashtu nga akti i verifikimit, rezultoi se sipërfaqja shtetërore që kërkohet të tjetërsohet, posedohet nga kjo familje dhe nuk ka konflikte mes kufitarësh...prona e pretenduar në përdorim, nuk ka lidhje funksionale me ndërtesën”.

  5. Në rrethanat sa më sipër, paditësi Dashamir Kërtalli, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me kërkesëpadinë objekt gjykimi.

  6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.4203, datë 20.05.2011, ka vendosur pranimin e padisë së paditësit Dashamir Kërtalli, shfuqizimin e vendimit nr.116, datë 17.03.2010, të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tiranë dhe detyrimin e palës së paditur të vendosë tjetërsimin e pronës së oborrit në përdorim të shtetasit Dashamir Kërtalli, nëpërmjet kalimit në pronësi me kundërshpërblim për truallin me sipërfaqe 174.95 m2.

  7. Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor ka arsyetuar:”...gjykata konstaton se:- oborri objekt gjykimi përfshihet brenda rrethimit të pronës së paditësit;- shërben si rrugë kalimi vetëm për tek objekti ndërtimor i paditësit;- kufizohet me pasuri private, të cilat nuk rezulton ta kenë të nevojshme përdorimin e saj dhe as ka ndodhur. Fakti që në këtë pronë kalojnë dhe familjarë të tjerë që jetojnë tek godina në emër të paditësit, vlerësohet nga gjykata se është irilevant në kuptim të VKM së sipërcituar, pasi mundësia e tjetërsimit të truallit-oborr, lidhet me subjektin i cili ka në pronësi ndërtimin, në funksion të të cilit shërben si oborr ky truall. Nisur edhe nga vlerësimi i ekspertes gjeodete, sipas të cilës trualli i pretenduar është në funksion të banesës së paditësit, pasi nuk shërben për asgjë tjetër, ajo arrin në konkluzionin se sipërfaqja e oborrit të pretenduar nga paditësi është në funksion të banesës në pronësi të tij. Për sa më sipër, gjykata çmon se padia e paditësit Dashamir Kërtalli është e bazuar në nenin 331 të Kodit të Procedurës Civile, në pjesën që bën fjalë për kërkimin ligjor të shfuqizimit të vendimit nr.116, datë 17.03.2010, të AKKP Tiranë, si vendim i dalë në kundërshtim me ligjin. Në kushtet kur janë analizuar të gjitha kushtet sipas aktit nënligjor dhe paditësi i plotëson ato, pasojë e shfuqizimit të këtij vendimi, është detyrimi i palës së paditur të vendosë tjetërsimin e pronës së oborrit në përdorim të shtetasit Dashamir Kërtalli, nëpërmjet kalimit në pronësi me kundërshpërblim për truallin me sipërfaqe 174.95 m2...”

  8. Mbi ankimin e palës së paditur dhe Avokaturës së Shtetit, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.923, datë 18.04.2012 me të njëjtin arsyetim, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.4203, datë 20.05.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

  9. Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Apelit ka arsyetuar se: “...Nga verifikimi i dokumentacionit të dosjes rezulton se, “Ndërtimi i regjistruar i paditësit (objekti ndërtimor – godinë 1-2 katëshe) janë ngritur para datës 10.8.1991, dhe se trualli – oborr i pretenduar, rezulton në pronësi të shtetit”. Gjithashtu në kuptim të pikës 1/2 të VKM nr.200, datë 19.02.2009, sipërfaqja e tokës është në posedim, të qetë dhe pa ndërprerje, të pronarit të ndërtimit, fizikisht e lirë dhe e pazënë nga ndërtime pa leje. Sipas pikës 1/2 të aktit nënligjor të sipërcituar, termi "Oborri në përdorim" kupton “Sipërfaqen e tokës në pronësi të shtetit, e cila është në funksion të një ndërtimi të ligjshëm, dhe përfshin tokën nën ndërtim dhe, sipas rastit, edhe tokën rreth saj.” Koncepti juridik i oborrit funksional në kuptim të V.K.M. nr.200, datë 19.02.2009, ndaj ndërtimit, nuk lidhet domosdoshmërisht me pozicionimin e tij në raport me sipërfaqen e objektit ndërtimor, (nën të, apo ngjitur me të), por me qëllimin të cilit i shërben ky oborr në raport me objektin. Pikërisht për këtë arsye, akti nënligjor i sipërcituar, vlerëson si në funksion të ndërtimit, jo vetëm tokën nën ndërtim, por edhe atë rreth saj, dhe kjo e fundit, nuk mund të limitohet vetëm në sipërfaqe trualli që janë kufitare me ndërtimin. Së fundi “Oborri objekt gjykimi përfshihet brenda rrethimit të pronës së paditësit”, dhe shërben si rrugë kalimi vetëm për tek objekti ndërtimor i tij si dhe kufizohet me pasuri private, të cilat nuk rezulton ta kenë të nevojshme përdorimin e saj. Ndodhur përpara këtyre rrethanave, me të drejtë gjykata ka arritur në përfundimin duke i pranuar padinë paditësit Dashamir Kërtalli për ato shkaqe që trajtuam në drejtimet e mësipërme...”

  10. Kundër vendimit nr.923, datë 18.04.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë, kanë ushtruar rekurs pala e paditur Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave Tiranë dhe Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Tiranë, duke kërkuar ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor dhe rrëzimin e padisë, për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM


  1. Dispozitat e VKM nr.200, dt 19.02.2009, “Për përcaktimin e kushteve dhe për tjetërsimin e oborreve në përdorim në llogari të fondit të kompensimit”, në të cilat është parashikuar:

    1. II. Kushtet për tjetërsim

1. Oborret në përdorim tjetërsohen, sipas këtij vendimi, nëse: a) Brenda tyre ose në lidhje funksionale me to gjendet ndërtim: i) i regjistruar në regjistrat e ZRPP-së, në pronësi të kërkuesit; ii) i ngritur para datës 10.8.1991.

b) janë në pronësi të shtetit, ndonëse të paregjistruara si të tilla, por të patransferuara në inventarin e pronave të organeve të qeverisjes vendore, në përputhje me ligjin nr.8744, datë 22.2.2001 "Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore", të ndryshuar.

2. Oborret në përdorim tjetërsohen, sipas këtij vendimi: i) pa kundërshpërblim, në rastin kur e drejta e pronësisë mbi këto sipërfaqe është hequr pa kompensim, për shkak të ligjeve të kohës;

ii) me kundërshpërblim, në rastet e tjera. Në këto raste, çmimi do të përcaktohet sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Oborret në përdorim, që do të tjetërsohen sipas këtij vendimi, nuk duhet të kenë qenë më parë objekt kthimi nga AKKP-ja ose ish-komisionet vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave.

4. Nuk janë objekt shqyrtimi nga AKKP-ja, sipas këtij vendimi, oborret në përdorim, brenda të cilave ose në lidhje funksionale me to gjendet vetëm ndërtim informal. Ato do të trajtohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore, në fuqi.”
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON


  1. Se rekursi i paraqitur nga pala e paditur AKKP Tiranë dhe rekursi i paraqitur nga Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Tiranë, përmbajnë shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që motivojnë cenimin e vendimit nr.923, datë 18.04.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

  2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, çmon se vendimi nr.923, datë 18.04.2012 i Gjykatës së Apelit Tiranë, është dhënë në mungesë të kryerjes së një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, ç`ka ka passjellë dhe zbatimin e gabuar të ligjit material, ndaj për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim në po atë gjykatë.

  3. Për çështjen objekt gjykimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka konkluduar se, në vlerësim edhe të konkluzioneve të aktit të ekspertimit të kryer, janë plotësuar të gjitha kushtet e parashikuara në VKM nr.200, datë 19.02.2009, “Për përcaktimin e kushteve dhe për tjetërsimin e oborreve në përdorim në llogari të fondit të kompensimit”, e konkretisht, ndërtimi është kryer para datës 10.8.1991, oborri në përdorim rezulton në pronësi të shtetit dhe kjo sipërfaqe përbën një sipërfaqe funksionale të ndërtimit të paditësit. Në të tilla rrethana, Gjykata e Rrethit Gjyqësor ka arsyetuar se vendimi nr.116, datë 17.03.2010, i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, duhet shfuqizuar duke u detyruar kjo palë, të vendosë tjetërsimin e pronës së oborrit në përdorim të shtetasit Dashamir Kërtalli, nëpërmjet kalimit në pronësi me kundërshpërblim për truallin me sipërfaqe 174.95 m2.

  4. Gjykata e Apelit Tiranë, në vlerësim të pretendimeve të ngritura në ankim nga pala e paditur dhe Avokatura e Shtetit, në argumentimin e saj mjaftohet me analizën e kryer nga gjykata e rrethit gjyqësor, duke konkluduar në të njëjtën mënyrë se oborri në përdorim plotëson të gjitha kriteret për tjetërsimin e tij me kundërshpërblim, sipas VKM nr.200 datë 19.02.2009. Sa i takon pretendimit të ngritur në ankim, se sipërfaqja objekt konflikti, nuk është sipërfaqe funksionale e ndërtimit të paditësit, Gjykata e Apelit ka arsyetuar se ky pretendim nuk qëndron, pasi në vlerësimin e asaj gjykate, koncepti juridik i oborrit funksional në raport me ndërtimin, në kuptim të V.K.M.-së së sipërcituar, nuk lidhet domosdoshmërisht me pozicionimin e tij në raport me sipërfaqen e objektit ndërtimor, (nën të, apo ngjitur me të), por me qëllimin të cilit i shërben ky oborr në raport me objektin. Pikërisht për këtë arsye, sipas argumentimit të Gjykatës së Apelit, do të konsiderohet si sipërfaqe në funksion të ndërtimit, jo vetëm toka nën ndërtim, por edhe toka rreth saj dhe kjo e fundit, nuk mund të limitohet vetëm në sipërfaqet e truallit që janë kufitare me ndërtimin.

  5. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i gjykatës së apelit, i bazuar në argumentimin e mësipërm, është marrë në mungesë të kryerjes së një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, sa kohë që prej saj nuk është arritur të identifikohen e cilësohen qartë rrethanat faktike të nevojshme për zgjidhjen e drejtë të çështjes në themel.




    1. Konkretisht, Gjykata e Apelit Tiranë, nuk ka arritur të hetojë plotësisht sa i takon faktit nëse, në çështjen objekt gjykimi, sipërfaqja e cila kërkohet të tjetërsohet është në lidhje funksionale me ndërtimin e paditësit, në kushtet kur ky kriter përbën një nga kushtet e domosdoshme të tjetërsimit të oborreve në përdorim, në kuptim të VKM-së nr.200 datë 19.02.2009. Në lidhje me këtë pikë, të dyja gjykatat e faktit, pavarësisht pretendimit të palës së paditur se sipërfaqja e tjetërsuar përbën rrugë kalimi dhe nuk është në vetvete sipërfaqe funksionale me ndërtimin e paditësit, nuk kanë arritur të hetojnë plotësisht në lidhje me këto pretendime, me qëllim identifikimin nëse plotësohen kushtet për tjetërsim të oborrit në përdorim, përkundrejt shpërblimit përkatës.

    2. Po ashtu, sikurse rezulton nga materialet e dosjes gjyqësore, gjykatat e faktit edhe pse kanë pranuar se nga hetimi i kryer nga po ato gjykata, ka rezultuar që sipërfaqja e pretenduar për tjetërsim nuk është një sipërfaqe kufitare me ndërtimin në pronësi të paditësit, sërish kanë konkluduar se ajo përbën sipërfaqe në funksion të këtij ndërtimi. Në lidhje me këtë pikë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, pa kryer një rivlerësim të rrethanave faktike, çmon jo të drejtë argumentimin e Gjykatës së Apelit Tiranë në lidhje me konceptin juridik të “oborrit funksional” në raport me ndërtimin në pronësi të paditësit.

    3. Ndryshe nga argumentimi i asaj gjykate, Kolegji Civil vlerëson se në zbatim të VKM-së nr.200 datë 19.02.2009, një prej kritereve të domosdoshme për tjetërsimin e oborreve në përdorim, është fakti që brenda tyre ose në lidhje funksionale me to të gjendet një ndërtim. Në analizë të këtij parashikimi, është evident fakti se oborret në përdorim mund të paraqiten në dy forma: oborre të cilat rrethojnë ndërtimin (ndërtimi gjendet tërësisht brenda sipërfaqes së oborrit) dhe oborre të cilat kanë një lidhje funksionale me ndërtimin. Në lidhje me këtë rast të dytë, Kolegji Civil çmon se rëndësi te veçantë merr provueshmëria nëpërmjet një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, se sipërfaqja e oborrit që kërkohet të tjetërsohet i shërben funksionalisht ndërtimit të personit që kërkon tjetërsimin dhe për qëllim të plotësimit të këtij funksioni, është detyrimisht e nevojshme ekzistenca e një lidhjeje faktike, në terren, ndërmjet sipërfaqes së oborrit dhe ndërtimit përkatës.

    4. Në kryerjen e këtij interpretimi, Kolegji Civil ka parasysh edhe qëllimin e ligjvënësit dhe racionalitetin përkatës juridik në ofrimin e mundësisë për tjetërsim të oborreve në përdorim. Në lidhje me këtë pikë, lindja e së drejtës për të kërkuar tjetërsimin e një sipërfaqe trualli në kushtet e VKM-së nr.200 datë 19.02.2009, lidhet me faktin që trualli objekt tjetërsimi përbën një pjesë funksionalisht të pandashme të një banese, që i shërben kësaj të fundit dhe për pasojë është një sipërfaqe e një natyre të tillë, që ligjërisht duhet të ndjekë fatin e ndërtimit, duke u konceptuar të dyja këto pasuri si një pronë e tërë dhe e pandashme.

  1. Në vijim të këtij argumentimi, në rastet kur sipërfaqja e pretenduar për tjetërsim përfaqëson një sipërfaqe jo kufitare me ndërtimin, sikurse dhe rasti objekt gjykimi, Kolegji Civil çmon se Gjykata e Apelit Tiranë nuk ka arritur të argumentojë, se si kjo sipërfaqe tërësisht e shkëputur nga ndërtimi në pronësi të paditësit dhe e pretenduar se përbën efektivisht rrugë kalimi, është njëkohësisht edhe një sipërfaqe në lidhje funksionale me ndërtimin.

  2. Në analizë të sa më sipër, Kolegji Civil vlerëson se mangësitë në hetimin e kryer nga ana e Gjykatës së Apelit, e cila pavarësisht se i kishte të gjitha mundësitë e ndreqjes së të metave të gjykimit të kryer në shkallë të parë, nuk ka plotësuar hetimin gjyqësor, kanë passjellë pashmangshmërisht edhe zbatimin e gabuar të ligjit material të aplikueshëm, e konkretisht dispozitave të VKM nr.200, datë 19.02.2009 “Për përcaktimin e kushteve dhe për tjetërsimin e oborreve në përdorim në llogari të fondit të kompensimit”.

  3. Në të tilla kushte, ky Kolegj çmon se, në rishqyrtim Gjykata e Apelit, me qëllim zgjidhjen e drejtë të mosmarrëveshjes objekt gjykimi, duhet të përsërisë pjesërisht hetimin gjyqësor dhe të bazojë argumentimin e saj ligjor, mbi faktet që rezultojnë të provuara nga kryerja e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në zbatim të duhur të ligjit material të aplikueshëm.

    1. Gjykata e Apelit, në zbatim të nenit 224/a të K.Pr.Civile, qoftë edhe kryesisht, duhet të kërkojë dhënien e mendimit të specializuar nga ekspertë të fushës, me qëllim saktësimin e faktit nëse sipërfaqja që kërkohet të tjetërsohet është efektivisht në lidhje funksionale me ndërtimin në pronësi të paditësit Dashamir Kërtalla.

    2. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rishqyrtimit, do ta lejojnë gjykatën e apelit, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material, garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14 i K.Pr.Civile), cilësimit të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile), të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e konfliktit ndërmjet palëve ndërgjyqëse.

  4. Për gjithë sa më sipër, Kolegji Civil çmon se vendimi nr.923, datë 18.04.2012 i Gjykatës së Apelit Tiranë është marrë në mungesë të kryerjes së një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, ç`ka ka passjellë dhe zbatimin e gabuar të ligjit material, ndaj për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në Nenin 485/c të K.Pr.Civile,
V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.923, datë 18.04.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim, në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.


Tiranë, më 05.11.2015
Nr. 11243-00476-00-2013 Rregj. Themeltar

Nr. 00-2015 - 3775 i Vendimit (471)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish