Nr. Data palët faqe



Download 1,35 Mb.
bet25/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   ...   21   22   23   24   25   26   27   28   ...   33

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Hysen Keta, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare; av. H.Kule, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore; si dhe shqyrtoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E N

Nga aktet e administruara rezultoi e provuar se shtetasi Durim Sinanaj ne vitin 2005 ka ngritur nje padi civile prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier, me objekt “Anullimin e vendimit nr.153, date 12.04.2002 te K.K.K.Pronave Fier, ku i paditur eshte ky i fundit dhe person i trete i pandehuri Nikollaq Meni.

I pandehuri Nikollaq Meni ka paraqitur edhe noten e transkriptimit te vitit 1934 ne favor te shtetasit Llazi Jani, qe pretendohet te jete i ati i te pandehurit Nikollaq Meni. Kjo note transkriptimi i eshte bashkelidhur shkreses percjellese te Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave Tirane, me nr.959/1 prot., date 14.07.2004. Ne kete shkrese percjellese thuhet se nota e transkriptimit bashkengjitur i perket F.282, v.1937, D.68, fl.25 te kesaj arshive.

Shtetesja Marije Blido i eshte drejtuar me shkrese Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave Tirane, me te njejten kerkese sikurse ajo e te pandehurit Nikollaq Meni dhe Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave Tirane, me shkresen nr.2449 prot., date 01.11.2004 paraqet ne pergjigje te kesaj kerkese dy kopje dokumentash.

Nota e transkriptimit, qe kesaj here rezulton ne emer te shtetasit Gaqi Llukan Vasiu, i perket te njejtes flete te regjistrit me ate qe i pandehuri ka paraqitur ne gjykimin civil ne emer te Llazi Janit.

Po keshtu, me shkresen nr.1888/1 prot., date 10.07.2006, Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave informon shprehimisht se: “Fotokopjet qe sherbehen nga kjo drejtori kane te pasqyruar ne fund te fletes indikacionet arkivore qe tregojne fondin, vitin, dosjen, numrin e fletes, si dhe vulen institucionit, nderkohe qe nota e transkriptimit e paraqitur nga i pandehuri nuk ka asnje nga keto. Po sipas kesaj shkrese, rezulton qe fotokopja me te dhena pronesie paraqitur nga shtetasi Nikollaq Meni, derguar me shkresen tone percjellese nr.959/1 prot., date 14.07.2004, nuk perputhet me origjinalin qe ruhet prane AQSH.

Mbi kete baze, gjykata e shkalles se pare ka krijuar bindjen se i gjykuari ka kryer vepren penale te fallsifikimit e perdorimit te dokumentave te fallsifikuara dhe e ka deklaruar fajtor dhe denuar ate sipas nenit 186/1 te K.Penal.

Gjykata e Apelit Vlore, pasi ka çmuar se ne gjykim nuk rezulton qe i gjykuari te kete patur dijeni rreth fallsitetit te aktit te leshuar nga Drejtoria e Arkivave, ka pushuar gjykimin ne ngarkim te tij, me arsyetimin se nuk provohet fajesia e te gjykuarit.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke gjetur te pabazuara ne ligj pretendimet e ngritura ne rekurs nga Prokurori, çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore eshte rrjedhoje e zbatimit drejt te ligjit procedurial penal, sepse :

Per te arritur ne perfundimin se i pandehuri ka kryer fallsifikim te nje dokumenti, ne kuptim te nenit 253 te K.Pr.Civile, duhet te behej ballafaqimi i fotokopjes me origjinalin e dokumentit (ç’ka ne rastin ne gjykim nuk rezulton), si dhe nota e transkriptimit duhet t’i nenshtrohej ekspertimit grafik.

Po ashtu, per te patur elementet e vepres penale te fallsifikimit apo perdorimit te nje dokumenti te falsifikuar, duke qene se vepra kryhet me dashje, kerkohet te provohet qe personi ose ka fallsifikuar dokumentin ose qe ai ka patur dijeni rreth fallsitetit te dokumentit qe ve ne perdorim. Ne gjykim nuk eshte administruar asnje prove qe te çonte gjykaten e shkalles se pare ne perfundimin se i gjykuari ka fallsifikuar noten e transkriptimit, apo qe te kete patur dijeni lidhur me fallsitetin e saj. Perkundrazi, te dyja gjykatat kane pranuar faktin se ne regjistrin hipotekor, prona eshte e regjistruar ne te njejtin numer radhori (50) dhe se emri i trashegimlenesit te te gjykuarit, Llazi Jani, rezulton kufitar me Gaqi Vesiun.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/a te K.Pr.Penale,

V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.191, date 05.06.2007 te Gjykates se Apelit Vlore.


Tiranë, më 08.04.2009

Nr.1442.647 i Regj.Themeltar

Nr.165 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:
Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anetar

Besnik Imeraj Anetar

Majlinda Andrea Anetare

Andi Çeliku Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 25.03.2009 dhe 08.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: SHPETIM CAKRANI


A K U Z U A R:

Per vepren penale te fallsifikimit te dokumentave

sipas nenit 186.2 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqësor Fier, me vendimin nr.181, date 14.07.2005, ka vendosur:

Te deklaroje fajtor te pandehurin Shpetim Cakrani per vepren penale “perdorim i dokumentave te fallsifikuara” dhe ne baze te nenit 186.2 te Kodit Penal, te denohet i pandehuri me 2 (dy) vjet burgim dhe 500.000 (peseqind mije) leke gjobe.

Denimi me gjobe i dhene ndaj te pandehurit Shpetim Cakrani te shlyhet brenda dy vjeteve nga dita qe vendimi te marre forme te prere.

Denimi me burgim i dhene ndaj te pandehurit Shpetim Cakrani te vuhet ne burg te sigurise se zakonshme dhe te filloje nga dita e ekzekutimit te ketij vendimi.

Te deklaroje si te fallsifikuar kontraten e shitblerjes nr.1583 repertori dhe 591 te koleksionit te dates 24.05.2004 me pale shitese Fatmira, Qemal e Shpresa Cakrani dhe pale blerese Shpetim Cakrani, lidhur para noteres Saimira Hoxha, notere prane dhomes se notereve Vlore.

Te deklaroje si te fallsifikuar kontraten e shitblerjes nr.1653 repertori dhe 611 te koleksionit te dates 28.05.2004 me pale shitese Fatmira, Qemal e Shpresa Cakrani dhe pale blerese Shpetim Cakrani, lidhur para noteres Saimira Hoxha, notere prane Dhomes se Notereve Vlore.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.355, date 11.10.2005, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.181, datë 14.07.2005 të Gjykatës së Rrethit Fier dhe pushimin e çështjes në ngarkim të pandehurit Shpëtim Cakrani.
Gjykata e Lartë, me vendimin nr.23, date 31.01.2007, ka vendosur:

Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore nr.335, date 11.10.2005 e dergimin e akteve per rishqyrtim po asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.



Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.11, date 20.06.2007, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.181, date 14.07.2005 te Gjykates se shkalles se pare Fier.
Kundër vendimit nr.11, date 20.06.2007 të Gjykatës së Apelit Vlorë ka bërë rekurs i gjykuari Shpetim Cakrani, për shkaqet:

- Ne baze te nenit 34 te Kushtetutes askush nuk mund te gjykohet dy here per te njejten veper penale.

- Ekzistojne te gjitha kushtet per aplikimin e nenit 59 te K.Penal, si gjendja e rende shentetesore, rrezikshmeria e paket e autorit, etj.

- Jemi para dyshimit te pjesemarrjes se prokurorit, pasi ne hyrje te shqyrtimit paraqitet prokurori E. Haxhiraj dhe me pas prokurori P.Malaj, pra jemi para pavlefshmerise absolute ne perputhje me nenin 128.b te K.Pr.Penale.


KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore; Av. Zenun Hajdarmataj, qe kerkoi te aplikohet pezullimi i ekzekutimit te vendimit te denimit ne zbatim te nenit 59 te K.Penal; si analizoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Se pretendimi i parashtruar ne rekursin e paraqitur nga i gjykuari Shpetim Cakrani dhe mbrojtesi i tij, i perseritur nga ky i fundit edhe ne seancen degjimore ne Gjykaten e Larte, gjejne mbeshtetje ne aktet e procedimit penal qe i perket ketij te gjykuari dhe ne kerkesat e dispozites se nenit 59 te K.Penal, ne te cilen parashikohet pezullimi i ekzekutimit te vendimit te denimit me burgim.

Keshtu, nga aktet e administruara ne dosje, rezulton se ndaj te gjykuarit Shpetim ka filluar procedimi penal per vepren penale te perdorimit te dokumentave te fallsifikuara me shume se nje here. Ky procedim ka filluar mbi bazen e kallzimit te shtetasit Xhafo Shenaj, i cili ka nje konflikt civil me disa shtetas te tjere per nje siperfaqe trualli te ndodhur ne fshatin Cakran, per te cilen te dy palet pretendojne pronesine mbi te.

Nga verifikimi qe ka bere shtetasi Xhafo Shenaj ne Zyren e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Fier, ka rezultuar se keto siperfaqe trualli shtetasit Pajtim Rama dhe Kujtim Sulaj i’a kishin blere shtetasit Shpetim Cakrani. Ky i fundit e ka fituar pronesine mbi kete siperfaqe me kontratat e shitblerjes nr.1583 Rep. dhe nr.591 Kol., date 24.05.2004 dhe nr.1653 Rep. dhe 611 Kol., date 28.05.2004. Keto kontrata jane paraqitur nga i gjykuari ne Z.R.P.Paluajtshme Fier ne daten 02.06.2004, duke i pajisur keshtu me vertetimet hipotekore perkatese te dates 03.06.2004. Mbi bazen e denoncimit te bere nga shtetasi Xh. Shenaj ka filluar procedimi penal ne ngarkim te te gjykuarit Shpetim Cakrani, duke e akuzuar ate per vepren penale te fallsifikimit te dokumentave me shume se nje here, parashikuar nga neni 186.2 te K.Penal.

Nga verifikimet e bera ne regjistrin e noteres Saimira Hoxha, sipas proçes-verbalit te mbajtur me kete rast, nuk rezulton qe ne kete regjister te jene te regjistruara kontratat e shitjes te perdorura nga i gjykuari. Sipas regjistrit, tek numrat e shenuara ne kontratat e siperpermendura, figurojne te regjistruara akte te tjera noteriale, qe mbajne data te ndryshme nga ato te kontratave objekt gjykimi.

Kontratat objekt-gjykimi i jane nenshtruar ekspertimit tekniko-grafik dhe sipas akt-ekspertimit rezulton se ato ishin te fallsifikuara.

Pas shqyrtimit ne teresi te provave, duke i çmuar ato sipas bindjes se formuar, konform dhe kerkesave te nenit 380 dhe 390 te K.Pr.Penale, me te drejte te dy gjykatat kane arritur ne perfundim se duhet deklaruar fajtor i gjykuari Shpetim Cakrani per vepren penale te “fallsifikimit te dokumentave”, parashikuar nga neni 186.2 te Kodit Penal.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte gjen te bazuar ne ligj vendimin e Gjykates se Apelit Vlore, por çmon se per shkak te rrezikshmerise se paket te personit dhe rrethanave lehtesuese, ajo gjykate duhej te kishte urdheruar qe i denuari Shpetim Cakrani te vihej ne prove, duke pezulluar ekzekutimin e denimit te tij.

Gjate shqyrtimit gjyqesor ka rezultuar e provuar se i gjykuari eshte ne gjendje jo te mire shendetesore, sa qe eshte detyruar te beje nderhyrje edhe jashte shtetit, ka tre femije te mitur, gjendja e tij ekonomike eshte e rende. Ai ka mbajtur qendrim pohues dhe ka treguar pendim te thelle per vepren e kryer, njihet me personalitet te mire dhe nuk eshte i denuar me pare.

Nga prania e rrethanave qe u permenden me lart dhe duke patur parasysh faktin qe masa e denimit me 2 (dy) vjet burgim, qe parashikohet ne nenin 59 te K.Penal, eshte nen kufirin maksimal (5 vjet) te ketij lloji.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte arriti ne perfundimin se eshte rasti per t’u zbatuar lloji i denimit alternativ qe parashikohet ne kete dispozite.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te neneve 441/1 “a” dhe “b” te K.Pr.Penale,

V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.11, date 20.06.2007 te Gjykates se Apelit Vlore, persa i perket deklarimit fajtor dhe denimit te te gjykuarit Shpetim cakrani.

Ne zbatim te nenit 59 te K.Penal, urdherohet pezullimi i ekzekutimit te denimit me burgim, duke u vene i gjykuari Shpetim Luftar Cakrani ne prove per nje afat prej 3 (tre) vjetesh.
Tirane, me 08.04.2009
Nr.1173/403 i Regj. Themeltar

Nr.166 i Vendimit
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anetar

Besnik Imeraj Anetar

Majlinda Andrea Anetare

Andi Çeliku Anetar


ne seancen gjyqesore te dates 08.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:
TË PANDEHURIT: LUAN QORRI
AK U Z U A R:

Per kryerjen e vepres penale te vrasjes me dashje

dhe te plagsosjes me dashje,

te parashikuar nga nenet 76 e 88/1 te K.Penal.







Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   21   22   23   24   25   26   27   28   ...   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish