Nr. Data palët faqe


Gjykata e Rrethit gjyqesor Durres, me vendimin nr.155, date 27.02.2008, ka vendosur



Download 1,35 Mb.
bet27/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   ...   23   24   25   26   27   28   29   30   ...   33

Gjykata e Rrethit gjyqesor Durres, me vendimin nr.155, date 27.02.2008, ka vendosur:


Te deklaroje fajtor te pandehurin Agim Hasku per vepren penale te shperdorimit te detyres e ne baze te neneve 248, 25 e 49 te K.P. e denon me 900.000 leke gjobe.

Bazuar ne nenin 406 te K.Pr.Penale, i zbret 1/3 e denimit duke e denuar perfundimisht me 600.000 leke gjobe.

Te deklaroje fajtor te pandehurin Hilmi Bleta per vepren penale te shperdorimit te detyres e ne baze te neneve 248, 25 e 49 te K.Penal, e denon me 600.000 leke gjobe.

Bazuar ne nenin 406 te K.Pr.Penale, i zbret 1/3 e denimit duke e denuar perfundimisht me 400.000 leke gjobe.

Te deklaroje fajtore te pandehuren Fatmira Taraku per vepren penale te shperdorimit te detyres e ne baze te neneve 248, 25 e 49 te K.Penal, e denon me 450.000 leke gjobe.

Bazuar ne nenin 406 te K.Pr.Penale, i zbret 1/3 e denimit duke e denuar perfundimisht me 300.000 leke gjobe.


Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.426, date 26.11.2008, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit penal nr.155, date 27.02.2008 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Durres.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Agim Hasku per vepren penale te fallsifikimit te dokumentave, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal,(te pandryshuar) e denimin e tij me 9 muaj burgim.

Bazuar ne nenin 406 te K.Pr.Penale, zbret 1/3 e denimit e perfundimisht i pandehuri Agim Hasku te denohet me 6 muaj burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Hilmi Bleta per vepren penale te fallsifikimit te dokumentave, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal (te pandryshuar) e denimin e tij me 7 muaj e 15 dite burgim.

Bazuar ne nenin 406 te K.Pr.Penale zbret 1/3 e denimit e perfundimisht i pandehuri Himi Bleta te denohet me 5 muaj burgim.

Deklarimin fajtore te te pandehures Fatmira Taraku per vepren penale te fallsifikimit te dokumentave, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal (te pandryshuar) e denimin e saj me 3 muaj burgim.

Bazuar ne nenin 406 te K.Pr.Penale zbret 1/3 e denimit e perfundimisht e pandehura Fatmira Taraku te denohet me 2 muaj burgim.
Kunder vendimit te gjykates se apelit kane paraqitur rekurs te gjykuarit Agim Hasku, Hilmi Bleta dhe Fatmira Taraku, nepermjet av.Gramoz Lika, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit gjyqesor Durres, ose prishjen e vendimeve si te gjykates se rrethit e te apelit dhe deklarimin e pafajshem te tyre, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimet jane te pambeshtetur ne ligj e ne prova.

- Me asnje prove nuk provohet se te gjykuarit te kene plotesuar dokumentacionin e objektit, gje qe provohet dhe me aktin e ekspertimit.

- Ne rastin konkret nuk provohet te jete kryer as vepra penale e fallsifikimit dhe as ajo e shperdorimit te detyres, pasi nuk ka asnje pasoje si shteti dhe individi. Ne shtet jane arketuar parate lidhur me kete privatizim, ndersa individit, pretendimi i eshte zgjidhur ne rruge gjyqesore, me vendim te formes se prere.

- Fakti se nuk ka dokumenta origjine per kete objekt eshte sqaruar, pasi ato jane zhdukur ne vitin 1997, sikurse dhe shume akte te tjera. Ky objekt ka ekzistuar ne kontabilitetin e ndermarrjes dhe eshte bere privatizimi i tij. Detyra e komisionit ishte te identifikoheshin zbatuesit e objekteve dhe te benin pagesat sipas ligjit ne arken e shtetit.

- Gjykata e apelit ndryshoi vendimin dhe i denoi te gjykuarit me burgim, mase denimi kjo e papershtatshme si per moshen e tyre dhe per rrezikshmerine e paket shoqerore te vepres dhe te autoreve te saj. Gjykata duhet te kishte aplikuar nenin 59 te K.Penal, per faktin se te gjykuarit kane punuar ne vite prane kesaj Ndermarrje si drejtor, financier, etj.


KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Durres; av. G.Lika dhe av. M.Progonati, qe kerkuan prishjen e te dy vendimeve dhe pushimin e çeshtjes, dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E N

Organi i akuzes ka derguar per gjykim te pandehurit Agim Hasku, Hilmi Bleta, Fatmira Taraku dhe Razie Dashi, akuzuar per vepren penale te fallsifikimit te dokumentave, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal (i vitit 2003, koha kur eshte kryer vepra penale) dhe te pandehurin Xhemal Molla, akuzuar per veprat penale te mashtrimit dhe te fallsifikimit te dokumentave, parashikuar nga nenet 143/1 dhe 186/1 te K.Penal.

Te pandehurit Agim Hasku, Hilmi Bleta, Fatmira Taraku kerkuan gjykim te shkurtuar dhe ne keto rrethana gjykata vendosi ndarjen e çeshtjes ne nje gjykim me vete.

Te pandehurit Agim Hasku, Hilmi Bleta e Fatmira Taraku kane punuar ne Drejtorine e Ndermarrjeve te Perbashkta te Braktisura Durres.

Shtetasi Xhemal Molla me date 03.03.2003 ka blere siperfaqen prej 182 m2 dhe objektin dyqan fruta-perime, me vendndodhje ne lagjen 18, Rruga “A. Goga” Durres, blerje kjo e realizuar nepermjet kontrates se shit-blerjes nr.685 rep. dhe nr.188 kol., date 05.03.2003, me pale shitese degen e A.K.P. Durres.

Shtetasi Arben Tabaku, duke perfituar pronesine ne sip.5500 m2 te ndodhur ne Lagjen 18 Durres, ka konstatuar ne Z.R.P.P. Durres, se brenda siperfaqes se mesiperme, sip. prej 182 m2 ishte regjistruar ne pronesi te shtetasit Xhemal Molla. Ky truall ishte shitur nepermjet A.K.P. Dega Durres, duke e paraqitur situaten sikur mbi kete truall ka ekzistuar nje objekt “dyqan fruta-perime” prone e ish N.B.Frutore Durres. Mbi kete baze ai ka bere kallzim ndaj te pandehurve, duke i akuzuar per fallsifikim te dokumentave dhe shperdorim detyre.

Objekti eshte privatizuar si objekt ne pronesi te ish Ndermarrjeve te Perbashkta te Braktisura Durres. Ne drejtorine e kesaj ndermarrje eshte pergatitur dokumentacioni per privatizimin e objektit, ku ne komisionin e vleresimit kane marre pjese te pandehurit Agim Hasku, Hilmi Bleta, Fatmira Taraku dhe Razije Dashi. Nga te pandehurit eshte plotesuar nje pasqyre e vleresimit te objektit qe ka te dhena mbi privatizimin e dyqanit fruta-perime me sip.182 m2, se dyqani eshte ndertuar ne vitin 1989, eshte pasqyruar vlera e amortizimit, vlera e llogaritur me koeficientin e çmimit, vlera e llogaritur me koeficientin e vendodhjes, siperfaqja ne m2, etj.

Rezulton e provuar, sipas proçes verbalit te mbajtur per kete qellim, se ne Ndermarrjet e Perbashkta te Braktisura Durres, nuk ekziston asnje dokument (inventari) qe te pasqyroje faktin se ne kete truall ka patur nje objekt te tille ne pronesi te kesaj ndermarrje (fq.63 d.h). Ky fakt provohet edhe me pasqyren e te dhenave te objekteve ne pronesi te kesaj ndermarrje sipas inventarit te vitit 1999, ku nuk rezulton qe nje objekt i tille te kete qene ne pronesi te saj (fq.71-83).

Te pandehurit kane pranuar dhe marre si te mireqene dokumentacionin e pergatitur nga shtetasi Xhemal Molla, pa u mbeshtetur ne te dhena te disponueshme pronesie apo pjese e inventarit te ish pronave te N.B.Frutore Durres, kane hartuar pasqyren e vleresimit te objektit dhe kane kaluar pronen ne administrim te Ndermarrjeve te Perbashkta te Braktisura Durres.

Gjykatat e faktit, pasqyren e vleresimit te objektit, i cili eshte plotesuar nga te pandehurit, ku eshte pasqyruar viti i ndertimit te dyqanit, vlera e amortizimit, vlera e llogaritur me koeficientin e vendodhjes, siperfaqja ne m2, etj, e interpretojne ne kendveshtrime te ndryshme.

Gjykata e shkalles se pare, pranon se ky procesverbal (duke ju referuar shpjegimeve te dhena nga te pandehurit ne hetim), eshte perpiluar ne zyre nga komisioni, anetare te te cilit ishin te tre te pandehurit, ne mirebesim te dokumentacionit te paraqitur nga zaptuesi Xhemal Molla, pra pa u verifikuar ne vend prej tyre. Kete veprim kjo gjykate e ka konsideruar si element te vepres penale te shperdorimit te detyres nga ana e te pandehurve, pra ato me veprime apo mosveprime te kundraligjshme nuk kane permbushur rregullisht detyren, duke sjelle pasojen, pra demtimin e interesave te ligjshme te shtetit.

Ndersa gjykata e apelit kete veprim e konsideron si element te vepres penale te fallsifikimit te dokumentave, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal, duke arsyetuar se te dhenat e pasqyruara ne pasqyren e vleresimit te prones nga te gjykuarit kane qene te rreme.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke gjetur te bazuara ne ligj nje pjese te pretendimeve te ngritura ne rekurs nga tre te gjykuarit, çmon se vendimi i Gjykates se shkalles se pare Durres eshte rrjedhoje e vleresimit objektiv te provave dhe zbatimit drejt te ligjit material penal.

Nga shpjegimit e dhena prej te gjykuarve, te cilat konfirmohen edhe me aktin e ekspertimit teknik dokumenti dhe grafik shkrimi date 05.07.2007, nga ku rezulton se “dokumentacioni i privatizimit te objektit te zaptuar nga shtetasi Xhemal Molla nuk eshte realizuar nga te pandehurit, krijohet bindja se te gjykuarit nuk kane patur dijeni rreth dokumentave te fallsifikuar nga shtetasi Xhemal Molla.

Ata, duke vepruar ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres, sipas te cilit duhet te verifikonin dokumentacionin dhe gjendjen faktike te objektit perpara se te nenshkruanin pasqyren e vleresimit te prones, kane konsumuar elementet e vepres penale te shperdorimit te detyres. Ne dosjen gjyqesore nuk ka asnje prove qe te tregoje se te gjykuarit kane patur dijeni dhe me dashje kane paraqitur ne pasqyren e vleresimit te dhena te rreme.

Dokumentat e fallsifikuara, siç jane plan rilevimi date 27.12.2002, ku konstatohen nderhyrje fallsifikuese ne trajten e fshirjeve mekanike dhe shtesave, doreshkrimi dhe nenshkrimi i plotesimit te tabelave me titull “pergatiti” dhe “identifikimi i pasurise”, perfituar me ane te fotokopjes dhe vula ne forme rrethore e R.Sh. Keshilli i Rrethit Durres perfituar me ane te skanimit dhe te printimit, jane fallsifikuar nga shtetasi Xhemal Molla pa dijenine e te gjykuarve, te cilat i kane perdorur keto dokumenta ne nxjerjen e te dhenave per plotesimin e pasqyres se vleresimit, nderkohe qe duhet te bazoheshin ne dokumentat e arkivit te ndermarrjes, ose duhet te kishin verikuar gjendjen ne fakt.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/d te K.Pr.Penale,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.426, date 26.11.2008 te Gjykates se Apelit Durres dhe lenjen ne fuqi te vendimit nr.155, date 27.02.2008 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Durres.
Tiranë, më 15.04.2009
Nr.1695/885 i Regj. Themeltar

Nr.187 i Vendimit
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anetar

Besnik Imeraj Anetar

Majlinda Andrea Anetare

Andi Çeliku Anetar


ne seancen gjyqesore te dates 15.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:
TË PANDEHURIT: GJIN JAK NIKOLLI, perfaqesuar nga av. Ded Pali
A K U Z U A R:

Per vepren penale te marrjes se mites,

parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
TË PANDEHURIT: SHAN KOL GERDHATA, perfaqesuar nga av. Ded Pali
A K U Z U A R:

Per vepren penale te fallsifikimit te dokumentave,

parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.


Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe, me vendimin nr.188, date 06.12.2006, ka vendosur:

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Shan Gerdhata per kryerjen e vepres penale te fallsifikimit te dokumentave, te parashikuar nga neni 186/3 i K.Penal.

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Gjin Nikolli per kryerjen e vepres penale te marrjes se mites, te parashikuar nga neni 260 i K.Penal.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.142, date 13.09.2007, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.1888, date 06.12.2006 te Gjykates se shkalles se pare Lezhe, ne kete menyre:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Gjin Nikolli per kryerjen e vepres penale te shperdorimit te detyres, te parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe ne baze te ketij neni, denimin e tij me nje vit burgim.

Dhenien e nje denimi plotesues per te pandehurin Gjin Nikolli, “heqjen e se drejtes per te ushtruar funksione publike”, per nje kohe prej pese vjetesh.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Shan Gerdhata per kryerjen e vepres penale te fallsifikimit te dokumentave, te parashikuar nga neni 186/3 i K.Penal dhe ne baze te ketij neni denimin e tij me nje vit burgim dhe peseqind mije leke gjobe.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka paraqitur rekurs i gjykuari Gjin Nikolli, nepermjet avokatit te tij, i cili ka kerkuar prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Organi i akuzes me ka atribuar nje akuze sa te pavertete aq dhe qesharake dhe duke mos qene dakord e kundershtojme, pasi jo vetem qe kjo akuze nuk eshte e bazuar ne asnje prove, por per me teper qe ne kohen qe behet fjale se une paskam marre para, une kam qene me detyre ne Nderrmarrjen e Peshkimit Lezhe, duke mos patur asnje lidhje me regjistrimin e tokave.

- Edhe pretendimi sikur une jam marre me aktin e marrjes se tokes ne pronesi te shtetasit Nikoll Hila nuk eshte i vertete dhe per faktin se organi i akuzes nuk sqaroi faktin se kush eshte personi qe ka dorezuar kete dokument ne Seksionin e Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes ne vitin 2005, ne nje kohe qe une jam larguar nga puna si topograf nga Komuna Kallmet, qe nga viti 2000.

- E verteta eshte se dokumentacioni i fshatit Rroboshte te Komunes Kallmet (ndermjet te cilave ka qene dhe akti i marrjes se tokes ne pronesi me nr.12637, qe i perkiste kallzuesit Nikoll Hila), eshte dorezuar nga nje perfaqesues i kesaj Komune prane Zyres se Administrimit dhe te Mrojtjes se Tokes ne Keshillin e Qarkut Lezhe, prandaj lind pyetja se ku qendron pergjegjesia apo lidhja klauzale me akuzen qe me atribuohet.

- Perveç faktit se une nuk kam kam pasur asnje detyre apo funksion shteteror si ne vitin 1994 kur pretendohet se eshte plotesuar akti i marrjes se tokes ne pronesi, ashtu dhe ne vitin 2005 kur eshte dorezuar ky akt ne Qarkun e Lezhes, gje qe tregon se nuk eshte subjekt i vepres penale per te cilen jam denuar nga gjykata e apelit, por qe nga viti 1994 ka kaluar afati 10 vjeçar, prandaj, ne baze te nenit 66/b te Kodit Penal, vepra eshte parashkruar.
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka paraqitur rekurs i gjykuari Shan Gerdhata, nepermjet avokatit te tij, i cili ka kerkuar prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit eshte haptazi i paligjshem per shkak se eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit, pasi akti i marrjes se tokes ne pronesi me nr.12637, date 20.06.1994, qe i perkiste shtetasit Nikoll Hila, nuk eshte plotesuar nga une me te dhena qe nuk i pergjigjen realitetit, pra une nuk kam bere asnje ndryshim, gje qe tregon se une nuk kam patur dijeni se eshte i fallsifikuar.

- Dokumenti i mesiperm, pasi eshte dorezuar ne SAMT Qarku Lezhe, eshte verifikuar nga specialisti i kesaj zyre Njazi Gjakova dhe me pas me eshte sjelle mua per firme se bashku me 253 akte te tjera, duke u firmosur nga ana ime ne rutinen e punes, pa qene ne dijeni te fallsitetit te tij.

- Persa i perket nenshkrimit te bera nga ana ime ne aktet e marrjes se tokes ne pronesi, sqaroj se kane qene me qindra te tille, ku une kam firmosur poshte emrit te Ded Dedes pa i perngjare firmes se tij, por duke hedhur firmen time origjinale poshte titullit (funksionit) qe une mbaja si pergjegjes i Seksionit te Administrimit te Mbrojtjes se Tokes, Qarku Lezhe dhe kete e kam bere vetem me autorizimin e leshuar me date 14.03.2001, nga Kryetari i Qarkut Lezhe.

- Gjykata e Apelit Shkoder nuk ka patur parasysh faktin se vepra penale e fallsifikimit te dokumentave kryhet vetem me dashje, prandaj nisur nga fakti i provuar se une nuk kam qene ne dijeni qe ai dokument ishte i fallsifikuar, tregon qarte se akuza ndaj meje eshte formale, meqenese i mungojne elementet per te qene kriminale.

- Edhe drejtuesit e meparshem te kadastres kane pranuar se kane vepruar ne te njejten menyre per firmosjen e tapive, prandaj ky fakt dhe fakti se akuza qe me behet nuk ka lidhje me sjelljen time ne shoqeri, temperamentin dhe karakterin tim, duke shtuar dhe ate qe per nje periudhe 10 vjeçare kam punuar ne te njejten detyre, te ben te mendosh se akuza qe me behet nuk eshte aspak e drejte dhe e bazuar ne prova.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi te lihet ne fuqi vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder per te gjykuarin Gjin Nikolli, ndersa per te gjykuarin Shan Gerdhata ndryshimin e vlersimit ligjor te vepres penale nga neni 186/3 te K.Penal ne shperdorim detyre, te parashikuar nga neni 248 te K.Penal; Av. Ded Pali, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder dhe pushimin e çeshtjes penale ne ngarkim te te pandehurve Gjin Nikolli dhe Shan Gerdhata; e pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

I gjykuari Gjin Nikolli eshte derguar per gjykim nen akuzen e vepres penale te marrjes se mites, parashikuar nga neni 260 i K.Penal, ndersa i gjykuari Shan Gerdhata nen akuzen e vepres penale te fallsifikimit te dokumentave, parashikuar nga neni 186/3 te K.Penal.

Sipas akuzes, ne pranveren e vitit 1998, i gjykuari Gjin Nikolli (qe ne ate kohe kryente detyren si pergjegjes i zyres se Kadastres ne Komunen Kallmet), eshte takuar me shtetasin Nikoll Hila, i cili i ka kerkuar qe te regjistronte ne emer te tij nje siperfaqe toke prej 19.000 m2 qe ndodhej ne fshatin Rraboshte, duke i premtuar per kete veprim 50.000 leke. I gjykuari ka pranuar qe te bente regjistrimin dhe do te kryente gjithe veprimet derisa t’i jepte çertifikaten e pronesise. Me tej, sipas akuzes, i gjykuari, duke shfrytezuar detyren e tij, i ka dhene shtetasit Nikolle Hila nje dokument te quajtur akti i marrjes ne pronesi te tokes dhe çertifikaten e pronesise me nr.158, date 20.04.1999 dhe Nikolla ne dy raste, i ka dhene shperblimin e premtuar.

Ne perfundim te gjykimit, pas marrjes dhe analizes se provave, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe e ka deklaruar te pafajshem te gjykuarin Gjin Nikolli, per akuzen e bere me arsyetimin se nuk provohet qe ai te kete kryer vepren penale te parashikuar nga neni 260 i K.Penal.

I gjykuari Shan Gerdhata, eshte akuzuar per vepren penale te fallsifikimit te dokumentave, parashikuar nga neni 186/3 i K.Penal. Sipas organit procedues, me 19.04.2005, nje perfaqesuese e Komunes se Kallmetit, i ka dorezuar Zyres se SAMT, gjithe aktet e marrjes ne pronesi dhe dokumentacionin perkates per fshatin Rraboshte, ku midis tyre ka qene dhe akti i marrjes ne pronesi nga shtetasi Nikoll Hila i nje siperfaqe toke me nr.12.637. Ky akt dhe nje numer i konsiderueshem aktesh te tjera, qe ne fund kishin te shenuar emrin Dede Deda si perfaqesues i Komisionit te tokes, jane nenshkruar nga i gjykuari Shan Gerdhata, i cili qe nga viti 1996, kishte zevendesuar deshmitarin Ded Deda. Ne disa nga keto dokumenta ka patur pasaktesi.

Edhe per kete te gjykuar, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe ka vendosur deklarimin e pafajshem per akuzen e fallsifikimit te dokumentave, parashikuar nga neni 186/3 te K.Penal, me arsyetimin se akuza eshte e pabazuar ne ligj. Ne vendim arsyetohet se gjithe aktet e firmosura nga i gjykuari Shan Gerdhata ne vendin ku ishte emri Ded Deda, jane firmosur ne zbatim te detyres se tij si Kryetar i SAMT dhe i autorizuar nga Kryetari i Keshillit te Qarkut, e per pasoje, nuk ndodhemi para vepres penale te fallsifikimit, pasi mungon nje nga elementet e saj, ana subjektive.

Gjykata e Apelit Shkoder, qe ka shqyrtuar çeshtjen mbi ankimin e prokurorit, me vendimin e saj ka ndryshuar vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe dhe ka deklaruar fajtor te gjykuarin Gjin Nikolli per vepren penale te shperdorimit te detyres, parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe te gjykuarin Shan Gerdhata per vepren penale te fallsifikimit te dokumentave, parashikuar nga neni 186/3 te K.Penal.

Ndryshe nga sa ka pranuar gjykata e rrethit, se nuk provohej qe i gjykuari Gjin Nikolli te kishte kryer vepren per te cilen akuzohej, ne vendimin e saj, gjykata e apelit arsyeton se provat ishin te mjaftueshme per te fajesuar te gjykuarin, por jo per vepren penale te marrjes se mites por per shperdorim te detyres, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Sipas saj, i gjykuari ka shfrytezuar detyren nepermjet fallsifikimit te dokumentit, duke demtuar rende interesat e pronareve te ligjshem te tokes dhe veprimtarine e organeve shteterore vendim-marrese.

Edhe per te gjykuarin Shan Gerdhata gjykata e apelit arsyeton se ka konsumuar vepren penale te fallsifikimit te dokumentave pasi ka firmosur dokumenta ne emrin e Ded Dedes, midis te cilave dhe aktin e marrjes se tokes ne pronesi me nr.12637, date 20.06.1994 ne emer te shtetasit Nikoll Hila, duke bere qe akti i fallsifikuar te dergohej me vone ne zyren e regjistrimit te pasurive te paluajtshme.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se, si vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder dhe ai i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe, jane marre ne zbatim te gabuar te ligjit.

Pavaresisht nga fakti i te provuarit ose jo te vepres penale per te cilen ishte akuzuar i gjykuari Gjin Nikolli, gjykatat nuk kane patur parasysh kerkesat e nenit 66 te K.Penal, qe ben fjale per parashkrimin e ndjekjes penale, e sidomos gjykata e apelit qe e ka deklaruar fajtor ate e denuar per vepren penale te shperdorimit te detyres, parashikuar nga neni 248 te K.Penal.

Ne gjendjen fillestare, mbas miratimit te ligjit per Kodin Penal, neni 248 i K.Penal parashikonte si denim gjobe ose burgim deri ne shtate vjet, kur i kane sjelle pasoja te renda interesave te ligjshme te shtetasve ose shtetit. Me ligjin nr.9275 date 16.09.2004, u bene ndryshime edhe ne kete nen duke percaktuar denimin me burgim nga 6 muaj deri ne 5 vjet dhe gjobe nga treqindmije deri ne nje milion leke. Me pas me ligjin nr.9686 date 26.02.2007, u bene perseri ndryshime ne kete nen, duke percaktuar denimin me burgim deri ne 7 vjet e me gjobe nga treqind mije deri ne nje milion leke.

Sikurse shihet, per rastin ne shqyrtim, per efekte te parashkrimit te ndjekjes penale, duhet te zbatohet neni 248 i K.Penal, para ndryshimeve te bera me 26.02.2007, kur si denim parashikohet denimi me burgim deri ne 5 vjet. Vepra penale per te cilen eshte akuzuar i gjykuari Gjin Nikolli, sikurse eshte pranuar nga gjykatat, eshte kryer ne muajin prill te vitit 1999, ndersa fillimi i çeshtjes penale (sic del nga regjistrimi i procedimit penal me nr.151) eshte bere me 28.06.2005, pra, mbas rreth gjashte vjetesh e dy muaj.

Sipas nenit 66 te K.Penal, nuk mund te behen ndjekje penale kur nga kryerja e vepres penale deri ne çastin e marrjes se personit te pandehur, kane kaluar pese vjet per krimet qe parashikojne denim gjer ne 5 vjet burgim ose gjobe (germa c). Pavaresisht se per çfare ishte filluar procedimi penal ne ngarkim te te gjykuarit Gjin Nikolli, gjykata e apelit, duke arritur ne konkluzionin se ai kishte kryer vepren penale te shperdorimit te detyres, parashikuar nga neni 248 te K.Penal, me mase denimi te percaktuar deri ne 5 vjet burgim, nuk duhej te deklaronte fajtor e denonte ate per efekt te kalimit te afateve te parashkrimit. Per te marre nje vendim te drejte, gjykata e apelit krahas nenit 66/c te K.Penal, duhej te kishte parasysh edhe kerkesat e nenit 387 te K.Pr.Penale, sipas te cilit, kur ndjekja penale nuk duhej te fillonte ose nuk duhet te vazhdoje ose kur vepra penale eshte shuar, gjykata vendos pushimin e çeshtjes duke treguar edhe shkakun.

Ne zbatim te kerkesave te permendura te ligjit material e procedural, gjykata e apelit nuk duhej te vazhdonte gjykimin e te denonte te gjykuarin Gjin Nikolli, por duhej te vendoste pushimin e çeshtjes. Duke deklaruar fajtor e denuar te gjykuarin, ajo gjykate ka marre nje vendim ne kundershtim me ligjet e duke u gjetur i tille, behet nga ky Kolegj pushimi i çeshtjes penale.

Vendimi i gjykates se apelit per deklarimin fajtor e denimin e te gjykuarit Shan Gerdhata per vepren penale te fallsifikimit te dokumentave, parashikuar nga neni 186/3 te K.Penal, eshte marre gjithashtu ne aplikim te gabuar te ligjit. Vepra penale per te cilen eshte akuzuar e denuar ai, sikurse pranon edhe prokurori ne seancen gjyqesore nuk qendron, mbasi ai nuk ka fallsifikuar asnje te dhene ne asnje prej dokumentave te nenshkruara prej tij. Nenshkrimi i akteve nen emrin e Ded Dedes nuk perben fallsifikim, pasi ai e ka bere ate veprim i autorizuar nga organi shteteror perkates. Edhe nenshkrimi midis 253 praktikave, i nje praktike te fallsifikuar jo prej tij, nuk permban elementet e vepres penale te fallsifikimit e as te shperdorimit te detyres, pra nuk perben veper penale, e per pasoje çeshtja penale ne ngarkim te Shan Gerdhates duhet te pushohet, per shkak se fakti nuk perben veper penale.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te neneve 66/3, 387 te K.Penal dhe neneve 441/c, 441/a te K.Pr.Penale,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.188, date 06.12.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe e te vendimit nr.142, date 13.09.2007 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe pushimin e çeshtjes penale ne ngarkim te te gjykuarve Gjin Jak Nikolli e Shan Kol Gerdhata.

Tirane, më 15.04.2009

Nr.53603-00503-00-2008 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-138 i Vendimit (188)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:
Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anetar

Besnik Imeraj Anetar

Majlinda Andrea Anetare

Andi Çeliku Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 11.02.2009, 11.03.2009 dhe 15.04.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:
TË GJYKUARIT: ZENEL PETA
A K U Z U A R:

Per vepren penale të “Shperdorimit te detyres”,

parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

TË GJYKUARVE: AGIM GOZHITA, ARISTOTEL XHEKO, VANGJEL MUÇO, ERMAL DHOSKA, SOKOL STROKA, GENTIAN THOMOLLARI, ZARIF IBRAHIMI, MUHARREM BASHO


A K U Z U A R:

Për veprën penale

të “Moskryerjes se detyrave nga organet tatimore”,

te parashikuar nga neni 181/a/2 te K.Penal.


Gjykata e rrethit gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr.215, date 14.12.2007, ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Zenel Peta për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe bazuar ne nenin 248 të K.Penal dënimin e tij me një vit burgim dhe 500.000 leke gjobë.

Ne aplikim te nenit 59 të K.Penal të pezullohet ekzekutimi i denimit me burgim për të pandehurin Zenel Peta, duke e lënë në një kohë prove prej 4 vjetësh.

Në aplikim të nenit 34 të K.Penal, gjoba të paguhet për një afat dy vjeçar nga marrja formë e prerë e vendimit dhe e ndarë në katër këste të barabarta.

Në aplikim të ligjit nr.9678, date 13.01.2007, neni 5 “Për dhënie amnistie”, pushimin e gjykimit për të pandehurin Agim Gozhita, akuzuar për veprën penale të “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore” vepër e parashikuar nga neni 181/a/1 i K.Penal.

Në aplikim të ligjit nr.9678, date 13.01.2007, neni 5 “Për dhënie amnistie”, pushimin e gjykimit për të pandehurin Aristotel Xheko, akuzuar për veprën penale të “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”, vepër e parashikuar nga neni 181/a/1 të K.Penal.

Në aplikim të ligjit nr.9678, date 13.01.2007, neni 5 “Për dhënie amnistie”, pushimin e gjykimit për të pandehurin Gentian Thomollari, akuzuar për veprën penale të “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”, vepër e parashikuar nga neni 181/a/1 të K.Penal.

Në aplikim të ligjit nr.9678, date 13.01.2007, neni 5 “Për dhënie amnistie”, pushimin e gjykimit për të pandehurin Vangjel Muço, akuzuar për veprën penale të “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”, vepër e parashikuar nga neni 181/a/1 të K.Penal.

Në aplikim të ligjit nr.9678, date 13.01.2007, neni 5 “Për dhënie amnistie”, pushimin e gjykimit për të pandehurin Sokol Stroka, akuzuar për veprën penale të “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”, vepër e parashikuar nga neni 181/a/1 të K.Penal.

Në aplikim të ligjit nr.9678, date 13.01.2007, neni 5 “Për dhënie amnistie”, pushimin e gjykimit për të pandehurin Zarif Brahimi, akuzuar për veprën penale të “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”, vepër e parashikuar nga neni 181/a/1 të K.Penal.

Në aplikim të ligjit nr.9678, date 13.01.2007, neni 5 “Për dhënie amnistie”, pushimin e gjykimit për të pandehurin Ermal Dhoska, akuzuar për veprën penale të “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”, vepër e parashikuar nga neni 181/a/1 të K.Penal.


Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.91, date 14.05.2008, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit penal nr.215, date 14.12.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, me kete ndryshim:

Mos aplikimin e nenit 59 të K.Penal në lidhje me të pandehurin Zenel Peta.
Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër ka bërë rekurs i gjykuari Zenel Peta dhe Prokurori i Apelit Gjirokaster, për shkaqet:
I gjykuari Zenel Peta:

- Nga gjykatat nuk u administrua akti i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve gjate vitit 2005.

- Neni 26 i ligjit nr.8560, date 22.12.1999 “Për procedurat tatimore”, nuk i mohon të drejtën e kallëzimit të drejtpërdrejte në prokurori çdo personi, por është organi i ndjekjes penale, i cili duhet te verifikoje kete kallezim nëpërmjet organit të specializuar, që është D.P.T.T.

- Konkluzionet e gjykatave nuk jane te mbeshtetura ne prova.

- Ekspertet e thirrur nga gjykata kane konkluduar qe une e kam kryer detyren ne menyre te plote dhe nuk e kam shperdoruar ate.

- Ne veprimtarine time organizuese e drejtuese të institucionit, jane realizuar ritmikisht detyrat e caktuara ne mbledhjen e tatimeve dhe taksave.


Prokurori i apelit:

- Gjykata ka gabuar kur ka ndryshuar kualifikimin e vepres penale nga neni 181/a ne nenin 181/a/1 te K.Penal.

- Gjykata duhet te bente nje vleresim te ri me nje grup tjeter ekspertesh, ne lidhje me demin e shkaktuar nga te pandehurit.

- Te pandehurit kane qene ne grup pune, prandaj duhet te pergjigjen penalisht per gjithe shumen.

- Akti i ekspertimit ka konkluzione te ndryshme me ate te dhene nga Dega e Tatimeve Gjirokaster.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; prokurorin Hysen Keta, qe kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe kthimin e akteve per rigjykim ne Gjykaten e Shkalles se Pare Gjirokaster; Av.Fatmir Braka, qe kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe pushimin e çeshtjes ne ngarkim te klientit te tij, av. J.Mertiri, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster; si dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,
V Ë R E N

I pandehuri Zenel Peta ka ushtruar funksionin e Kryetarit te Deges se Tatim Taksave Gjirokaster ne periudhen 12.03.2003 deri me 18.10.2005 dhe per periudhen Janar 2005 - Tetor 2005 eshte akuzuar se ka konsumuar vepren penale te shperdorimit te detyres, te parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, me mosveprim, duke mos urdheruar vjeljen me force te detyrimeve tatimore, pra duke mos marre masat e parashikuara nga ligji per mbledhjen e detyrimeve tatimore dhe regjistrimin e bizneseve qe ushtronin ne ate periudhe aktivitet tregtar ne qytetin e Gjirokastres, me pasoje demin ekonomik 4.393.013 leke.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.215, date 14.12.2007 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Zenel Peta për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe bazuar ne nenin 248 të K.Penal, dënimin e tij me një vit burgim dhe 500.000 leke gjobë.

Ne aplikim te nenit 59 të K.Penal, të pezullohet ekzekutimi i denimit me burgim për të pandehurin Zenel Peta, duke e lëne ne një kohë prove prej 4 vjetësh.

Në aplikim të nenit 34 të K.Penal, gjoba të paguhet për një afat dy vjeçar nga marrja formë e prerë e vendimit dhe e ndarë në katër këste të barabarta.

Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr.91, date 14.05.2008 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit penal nr.215 date 14.12.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër me kete ndryshim:

Mos aplikimin e nenit 59 të K.Penal në lidhje me të pandehurin Zenel Peta.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër ka bërë rekurs i gjykuari Zenel Peta, për shkaqet e pershkruara ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson se te dyja vendimet e gjykatave jane marre ne kundershtim me ligjin ne lidhje me te pandehurin Zenel Peta e konkretisht me nenin 152 te Kodit te Procedures Penale. Provat e administruara gjate gjykimeve nuk jane vleresuar dhe çmuar ne baze te dispozites se mesiperme. Keshtu, ka rezultuar se ky i pandehur ne datat 19.01.2005, 23.05.2005, 30.08.2005, 07.09.2005, etj., ka nxjerre nje sere urdherash ne permbushje te detyrimeve te tij ligjore, duke urdheruar zbatimin e masave shtrenguese per mbledhjen me force te detyrimeve tatimore, kryerjen e regjistrimeve per bizneset e paregjistruara, si dhe aplikimin e penaliteteve per vonesat ne pagimin e detyrimeve. Madje nje pjese te ketyre urdherave jane perdorur ne vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per te argumentuar fajesine e te pandehurve te tjere. “Te pandehurit Aristotel Xheka, Gentian Thomollari e Zarif Ibrahimi kane patur detyrimin ligjor qe te zbatonin Urdherat nr.5, date 12.05.2005 dhe nr.7, date 07.09.2005, te nxjerra nga i pandehuri Zenel Peta …”.

Me vendim te dates 23.04.2008 te Gjykates se Apelit Gjirokaster, ekspertet u ngarkuan te kryejne plotesimin e akt ekspertimit per kete çeshtje penale, pasi gjate atij gjykimi u administruan edhe nje sere provash te reja shkresore, nder te cilat dhe urdherat e mesiperme te leshuara nga i pandehuri Zenel Peta.

Gjykata e apelit u ka kerkuar eksperteve te sqarojne se nga cilat kritere jane nisur ne percaktimin e demit per te pandehurit Zenel Peta dhe Agim Gozhita, te cilet nuk benin pjese ne tre grupet e percaktuara ne aktin e ekspertimit.

Nder pergjigjiet e eksperteve veçojme: “Te pandehurit Zenel Peta dhe Agim Gozhita gjykojme se nuk kane pergjegjesi per demin ekonomik te shkaktuar, sepse veprimet e tyre administrative e drejtuese kane qene te mbeshtetura ne ligj dhe ne udhezimet e leshuara nga organet eprore ...”, duke ju referuar me pas urdherave te te pandehurit Zenel Peta, me te cilat ky i pandehur kerkonte zbatimin e masave shtrenguese nga policia tatimore per mbledhjen e tatimeve sipas urdherave ekzekutive te leshuar nga ana e tij, si dhe regjistrimin e subjekteve te paregjistruara dhe aplikimin e penaliteteve, sipas ligjit per vonesat.

Gjykata e apelit, jo vetem qe nuk e merr ne konsiderate kete mendim te eksperteve, por pa arsyetuar, konkludon ne te kundert te mendimit te eksperteve, duke vepruar keshtu ne kundershtim me nenin 383/1/ç te Kodit te Procedures Penale.

Gjithashtu konstatojme se, duke u mbeshtetur ne vendim nder te tjera edhe ne deshmine e shtetasit Petrit Kikino, duke i dhene asaj vleren e proves, Gjykata e Rrethit Gjyqesor ka vepruar ne kundershtim me nenin 3/2 e 380 te Kodit te Procedures Penale, pasi kjo prove nuk i eshte nenshtruar shqyrtimit dhe verifikimit ne seance gjyqesore.

Persa i perket pjeses se akuzes se shperdorimit te detyres qe ben fjale per pergjegjesine e te pandehurit Zenel Peta, edhe per mosrealizimin e detyrave nga Policia Tatimore, referuar Udhezimit nr.1, date 18.01.2005 “Per Procedurat Tatimore”, kompetencat e Deges dhe Policise jane te ndara qartesisht. Ne piken 1.3 dhe 2 te ketij udhezimi del qarte se eshte detyre e Policise Tatimore qe te beje verifikimin ne lidhje me regjistrimin e subjekteve tatimore, identifikimin e subjekteve te paregjistruara, duke njoftuar administraten tatimore, si dhe zbaton veprimet e masave shtrenguese per mbledhjen e tatimeve ... sipas urdherave te nxjerre nga Kryetari i Deges se Tatimeve.

Perfundimisht, per te pandehurin Zenel Peta, Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson se veprimtaria e tij ne ushtrimin e detyres gjate vitit 2005 ka qene ne perputhje me ligjin nr.8560, date 22.12.1999 “Per procedurat tatimore ne RSH”, Udhezimin nr.1, date 10.05.2005, si dhe akte te tjera ligjore e nenligjore te detyrueshme per zbatim nga ky i pandehur ne detyren qe ushtronte.

I pandehuri Agim Gozhita ka ushtruar funksionin e pergjegjesit te policise tatimore, ndersa te pandehurit e tjere kane qene oficere dhe nenoficere te policise tatimore.

Referuar aktit te eksperteve, demi i shkaktuar shtetit nga moskryerja e detyrave qe lidhen me vjeljen e taksave dhe tatimeve ne territorin qe mbulonin te pandehurit, punonjes te policise tatimore Gjirokaster, ne vitin 2005 vleresohet ne 4.393.013 leke. Si kriter ne pjestimin e vleres se demit eshte marre numri i personave te pandehur sipas grupeve, periudha ne detyre e çdo anetari, nderkohe qe pergjegjesia administrative eshte marre ne grup. Njeheresh ekspertet pasqyruan teknikisht dhe vleren e demit qe i eshte shkaktuar shtetit nga veprimet e kunderligjshme te secilit prej ketyre te pandehurve dhe kjo vlere demi rezultoi nen nje milion leke.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.215, date 14.12.2007 ka vendosur:

Në aplikim të ligjit nr.9678, date 13.01.2007, neni 5 “Për dhenie amnistie”, pushimin e gjykimit për të pandehurin Agim Gozhita, akuzuar për veprën penale të “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”, vepër e parashikuar nga neni 181/a/1 të K.Penal.

Në aplikim të ligjit nr.9678, date 13.01.2007, neni 5 “Për dhenie amnistie”, pushimin e gjykimit për të pandehurin Aristotel Xheko, akuzuar për veprën penale të “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”, vepër e parashikuar nga neni 181/a/1 të K.Penal.

Në aplikim të ligjit nr.9678, date 13.01.2007, neni 5 “Për dhenie amnistie”, pushimin e gjykimit për të pandehurin Gentian Thomollari, akuzuar për veprën penale të “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”, vepër e parashikuar nga neni 181/a/1 të K.Penal.

Në aplikim të ligjit nr.9678, date 13.01.2007, neni 5 “Për dhenie amnistie”, pushimin e gjykimit për të pandehurin Vangjel Muço, akuzuar për veprën penale të “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”, vepër e parashikuar nga neni 181/a/1 të K.Penal.

Në aplikim të ligjit nr.9678, date 13.01.2007, neni 5 “Për dhenie amnistie”, pushimin e gjykimit për të pandehurin Sokol Stroka, akuzuar për veprën penale të “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”, vepër e parashikuar nga neni 181/a/1 të K.Penal.

Në aplikim të ligjit nr.9678, date 13.01.2007, neni 5 “Për dhenie amnistie”, pushimin e gjykimit për të pandehurin Zarif Brahimi, akuzuar për veprën penale të “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”, vepër e parashikuar nga neni 181/a/1 të K.Penal.

Në aplikim të ligjit nr.9678, date 13.01.2007, neni 5 “Për dhenie amnistie”, pushimin e gjykimit për të pandehurin Ermal Dhoska, akuzuar për veprën penale të “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”, vepër e parashikuar nga neni 181/a/1 të K.Penal.

Kunder kesaj pjese te vendimit ka paraqitur rekurs Prokurori i Apelit Gjirokaster persa i perket te pandehurve Agim Gozhita, Aristotel Xheko, Sokol Stroka, Gentian Themollari dhe Zarif Brahimi, per shkaqet e pershkruara ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i vlereson si te mbeshtetura dhe argumentuara ligjerisht vendimet e te dyja gjykatave per kete pjese te vendimeve te tyre. Me te drejte gjykata e rrethit gjyqesor ka ndryshuar kualifikimin e vepres penale nga neni 181/a/2 ne nenin 181/a/1 te K.Penal, pasi nga akti i ekspertimit i eksperteve kontabel ka rezultuar se, si rezultat i veprimtarise te kunderligjshme te secilit nga te pandehurit, shtetit i ka ardhur nje dem ne çdo rast me i vogel se 1 milion leke.

Persa i perket pretendimit te prokurorise, se gjykata duhet te bente nje vleresim te ri me nje grup tjeter ekspertesh ne lidhje me demin e shkaktuar nga te pandehurit, ky Kolegj konstaton se ky eshte nje kerkim qe duhej parashtruar ne ato gjykata, kerkim i cili nuk rezulton te jete bere.

Duke qenese neni 181/a/1 perfshihej ne veprat penale qe amnistoheshin nga ligji nr.9678, date 13.01.2007 “Per Dhenie Amnistie”, me te drejte gjykatat kane vendosur pushimin e gjykimit te çeshtjes per keta te pandehur.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenet 441/a, 441/c dhe 442/1/a te K.Pr.Penale,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.91, date 14.05.2008 te Gjykates se Apelit Gjirokaster, persa i perket te pandehurve Agim Gozhita, Aristotel Xheko, Gentian Themollari, Vangjel Muca, Muharrem Basha, Sokol Stroka, Zarif Brahimi dhe Ermal Dhoska.

Prishjen e ketij vendimi dhe pushimin e çeshtjes persa i perket te pandehurit Zenel Peta, per shkak se fakti nuk perben veper penale.


Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   23   24   25   26   27   28   29   30   ...   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish