Nr. Data palët faqe



Download 1,35 Mb.
bet28/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   33

Tirane, me 15.04.2009




Nr.1176/406 i Regj. Themeltar

Nr.189 i Vendimit
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anetar

Fatos Lulo Anetar

Majlinda Andrea Anetare

Andi Çeliku Anetar


ne seancen gjyqesore te dates 15.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:
TË PANDEHURVE: 1. LUAN CURRI
A K U Z U A R:

Per vepren penale te marredhenieve seksuale me dhune

me te mitura te moshes 14-18 vjeç,

ndaj shtetases Rajmonda Kolbucaj,

marredhenie seksuale me dhune

me te mitura te moshes 14-18 vjeç

ndaj shtetases Vojsava Daka, e mbetur ne tentative,

parashikuar nga nenet 101/2, 101/1 e 22 te Kodit Penal.


2. LEONARD HAJDINI
A K U Z U A R:

Per vepren penale te marredhenieve seksuale me dhune

me te mitura te moshes 14-18 vjeç, ne bashkepunim

ndaj shtetases Rajmonda Kolbucaj,

parashikuar nga neni 101/2 i Kodit Penal.
3. BLERIM ELEZI
A K U Z U A R:

Per vepren penale te marredhenieve seksuale me dhune

me te mitura te moshes 14-18 vjeç, mbetur ne tentative

ndaj shtetases Drilona Kolbucaj,

parashikuar nga neni 101/1 e 22 te Kodit Penal


Gjykata e Shkallës së Parë Durres, me vendimin nr.2, datë 05.01.2004, ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Luan Curri për veprën penale te marredhenieve seksuale me dhune me te mitura te moshes nga 14-18 vjeç, ne bashkepunim, parashikuar nga neni 101/2 e 25 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Luan Curri, për veprën penale te marredhenieve seksuale me dhune me te mitura te moshes nga 14-18 vjeç, mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 101/1 e 22 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim.

Ne zbatim te nenit 55 te Kodit Penal, denimin e te pandehurit Luan Curri perfundimisht me 10 (dhjete) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Hajdini për veprën penale te marredhenieve seksuale me dhune me te mitura te moshes nga 14-18 vjeç, ne bashkepunim, parashikuar nga neni 101/2 e 25 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjete) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerim Elezi për veprën penale te marredhenieve seksuale me dhune me te mitura te moshes nga 14-18 vjeç, mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 101/1 e 22 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tete) vjet burgim.


Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.346, datë 17.11.2004, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.2, date 05.01.2004 te Gjykates se Rrethit Durres.


Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.12, date 13.04.2007 ka vendosur:

Shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten te vendimit nr.600, date 22.07.2005 te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte.

Dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Kolegjin Penal te Gjykates se Larte.

Ky vendim eshte perfundimtar, i formes se prere dhe hyn ne fuqi diten e botimit ne Fletoren Zyrtare.


KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; prokurorin prane Gjykates se Larte, Hysen Keta, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit; Av. A.Dajko, i cili kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes; pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Durres ka filluar procedimin penal nr.498 te vitit 2002 dhe me pas ka derguar per gjykim te pandehurit: Luan Curri, i akuzuar per vepren penale te kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune me te mitura, ndaj shtetases Rajmonda Kolbucaj, ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 101/2 i Kodit Penal dhe vepren penale te kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune me te mitura, te mbetur ne tentative, ndaj shtetases Vojsava Dako, te parashikuar nga neni 101/1 e 22 i Kodit Penal; Leonard Hajdini i akuzuar per vepren penale te kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune me te mitura ndaj shtetases Rajmonda Kolbucaj, ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 101/2 i Kodit Penal; Blerim Elezi i akuzuar per vepren penale te kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune me te mitura, te mbetur ne tentative, ndaj shtetases Drilona Kolbucaj, te parashikuar nga neni 101/1 e 22 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres i ka deklaruar fajtore te tre te pandehurit per akuzat e mesiperme me vendimin e saj nr.2, date 05.01.2004. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.346, date 17.11.2004. Kunder ketyre vendimeve kane paraqitur rekurs te pandehurit Luan Curri dhe Blerim Elezi, per shkaqet e pershkruara ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte konstaton se te dyja vendimet e gjykatave jane marre si rrjedhoje e interpretimit dhe zbatimit te gabuar te ligjit penal. Jo vetem kaq, por te dyja gjykatat ne pjesen arsyetuese te vendimeve, i atribuojne te pandehurve veprime dhe akuza te pa pretenduara dhe te pa ngritura nga organi i akuzes, apo se paku nga te demtuarat. Keshtu, Gjykata e shkalles se pare Durres arsyeton se te tre te pandehurit kane bashkepunuar me njeri-tjetrin (kur ata nuk akuzohen per bashkepunim), se te tre te demtuarat kane bere kallezim, kur kallezim ka bere vetem Rajmonda Kolbucaj, se i pandehuri Leonard paska tentuar te kryeje marredhenie seksuale me dhune me Drilona Kolbucaj, ndersa i pandehuri Blerim ka tentuar te kryeje marredhenie seksuale me dhune me te demtuaren Vojsava Dako. Kete arsyetim mbi veprimet e te pandehurve ben edhe Gjykata e Apelit Durres, megjithese te dyja gjykatat ne dispozitivin e vendimit i kane deklaruar fajtore te pandehurit, sipas mekanizmit dhe permbajtjes se akuzes se ngritur nga Prokuroria.

Sipas organit te Prokurorise, me daten 12.07.2002, prej ores 19.00 deri ne oren 05.00 te se nesermes, te demtuarat Rajmonda Kolbucaj, Drilona Kolbucaj dhe Vojsava Dako kane qene ne plazhin e Durresit nen shoqerine e te pandehurve Leonard Hajdini, Blerim Elezi dhe Luan Curri. Pasi kane ndrruar disa lokale dhe pasi kane darkuar, kane shkuar te pijne pije freskuese dhe birra tek nje lokal ne vendin e quajtur “Shkembi i Kavajes”. Sipas organit te Prokurorise, i pandehuri Luan Curri i nxitur dhe me perkrahjen e te pandehurit Leonard, ka marre me force ne makinen e tij te demtuaren Rajmonda dhe pasi jane larguar ne nje distance nga lokali, ka kryer marredhenie seksuale me dhune ne makinen e tij. Me pas kur jane kthyer ne lokal, po ky i pandehur ka tentuar te kryeje marredhenie seksuale me dhune me te demtuaren Vojsava Dako, ndersa kur kane qene duke ikur, gjithnje sipas akuzes, edhe i pandehuri Blerim Elezi ka tentuar te kryeje marredhenie seksuale me dhune me te demtuaren Drilona Kolbucaj.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson se akuza e ngritur dhe konkluzionet e paraqitura nga organi i Prokurorise nuk mbeshteten ne materialet e çeshtjes e per rrjedhoje te dyja vendimet e gjykatave qe konfirmojne kete akuze jane te gabuara. Gjykatat, ne kundershtim me nenin 152 te K.Pr.Penale, i kane dhene vlere te paracaktuar deklarimeve te Rajmonda e Drilona Kolbucaj, si dhe kane interpretuar jo drejt deklarimet e Vojsava Dakos, apo te pandehurit Leonard Hajdini.



Vete Gjykata e Apelit Durres ka konstatuar kontradikta midis deklarimeve te tre te demtuarave ne gjykimin ne shkalle te pare, e per kete arsye ka vendosur riçeljen e hetimit gjyqesor, duke i thirrur serisht te demtuarat per te deshmuar, por ne fakt ka pyetur vetem Drilona Kolbucaj, duke mos sqaruar ne arsyetimin e vendimit se si i ka sheshuar, apo sqaruar keto kontradikta ne deklarime.

Ndryshe nga sa pranojne te dyja gjykatat, apo nuk konfirmojne ne vendimet e tyre, eshte provuar se jane te demtuarat Rajmonda e Drilona qe kane marre ne telefon te pandehurin Leonard per te dale shetitje (fakt i pranuar ne deklarimet e te tre vajzave dhe te pandehurit Leonard); se me te vertete arsyeja e shkuarjes ne Durres ishte marrja e makines se Leonardit qe e kishte lene per ta rregulluar ne nje oficine ne plazh (konstatuar dhe deklaruar nga vete te demtuarat); se te demtuarat kane ndrruar me vullnetin e tyre disa lokale deri ne oren 05.00 te mengjesit te dites tjeter (konkluzionet perfundimtare te prokurorit ne gjyq “te demtuarat duke u ndjere ne faj kane pranuar te shkojne per kafe ne lokal tjeter pas darke”); se asnjera nga te demtuarat nuk ka shenja dhune, pasi ato i jane shmangur apo neglizhuar kryerjen e aktit mjeko-ligjor; se kallezim penal ka bere vetem Rajmonda Kolbucaj dhe asnjera prej dy te demtuarave te tjera; se Rajmonda ka shkuar vete te beje xhiro me makinen e te pandehurit Luan Curri (deklarimet e Vojsaves te administruara, deshmia e Drilones); se pantallonat e pretenduara nga e demtuara Rajmonda se i jane shqyer nga i pandehuri Luan, jane hedhur nga e demtuara duke bere te pamundur kqyrjen e tyre dhe verifikimin e ketij pretendimi; se nuk ka asnje shpjegim bindes pse kallezimi eshte bere vetem pas 8 ditesh (pretendimi ka qene se po ndrronim banese dhe po lyenim banesen e re); se nuk ka vendngjarje dhe kqyrje te saj, se nuk ka kqyrje te mjetit ku pretendohet te jete kryer marredhenia seksuale me dhune nga i pandehuri Luan Curri, megjithese mjeti eshte sekuestruar; nuk ka deshmimtare okulare, te identifikuar dhe pyetur, personel sherbimi apo kliente te te tre lokaleve ku kane qene ate nate te demtuarat dhe te pandehurit, madje nuk eshte identifikuar asnjeri prej tre lokaleve; se nuk ka nje shpjegim se perse nuk i eshte kerkuar ndihme policise kur ne vendngjarje ka kaluar ngadale nje furgon policie; se nuk ka asnje shpjegim nga e demtuara Rajmonda pse ka reaguar duke u ndjere e ofenduar, vetem pasi i pandehuri Luan u ka treguar te tjereve ne tavoline se kishte kryer marredhenie seksuale me Rajmonden; se i pandehuri Leonard per asnje moment nuk ka bashkepunuar per kryerje te marredhenieve seksuale me dhune ndaj te demtuares Rajmonda dhe se askush nuk e pretendon nje gje te tille nga te demtuarat, veç faktit qe i pandehuri Leonard eshte bere pjese e ngacmimeve me fjale qe Luan Curri i bente Rajmondes pasi u kthyen ne tavolinen e lokalit me te tjeret; se perkundrazi i pandehuri Leonard u ka kerkuar te pandehurve Luan dhe Blerim qe te heqin dore nga deshira per te kryer marredhenie seksuale respektivisht me Vojsaven dhe Drilonen; se si do te kryente marredhenie seksuale me dhune ne makine i pandehuri Blerim kur makina ishte ne levizje dhe ne te ishin pese vete; se i pandehuri Blerim megjithese e shmangu te pandehurin Leonard (siç shpjegojne te demtuarat “e shtyu jashte makines”) nuk vazhdoi te kerkonte te kryente marredhenie seksuale me te demtuaren Drilona, por u largua per tek makina tjeter ku ishte Luan Curri; se si mund te konsiderohet dhune per te kryer marredhenie seksuale terheqja e Drilones nga pjesa e pasme e brezit te pantallonave nga Blerim Elezi dhe gjuajtja me pandofel ne distance ndaj te demtuares Vojsava nga i pandehuri Luan.

Per te gjitha sa siper, ne veprimet e te tre te pandehurve nuk ka elemente te veprave penale per te cilat akuzohen. Ne veprimet e te pandehurve Luan Curri dhe Leonard Hajdini nuk shihen elemente bashkepunimi ne kuptim te nenit 25 te Kodit Penal, pasi nuk kemi veper penale te konsumuar e aq me pak marreveshje ndermjet te pandehurve Luan dhe Leonard per kryerjen e vepres penale (element ky i domosdoshem, madje me kryesori, sipas vendimit te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte nr.1, date 26.03.2002).

Nuk rezulton te jete ushtruar dhune nga i pandehuri Luan ndaj te demtuares Rajmonda per kryerje te marredhenieve seksuale, apo te jene kryer veprime nga ana e tij per te eleminuar çdo rezistence te te demtuares ndaj deshires se tij per te kryer marredhenie seksuale. Siç shpjeguam eshte vertetuar se ajo ka shkuar vete te beje xhiro me makine duke pranuar te largohet nga lokali, siç pranon e demtuara gjate aktit seksual ne makine i pandehuri Luan nuk ka ushtruar dhune ndaj saj, ndersa pretendimi se i jane shqyer pantallonat nga i pandehuri Luan nuk u vertetua. Mungesa e dhunes ne kryerjen e marredhenieve seksuale me te demtuaren Rajmonda e zhvesh te pandehurin Luan nga pergjegjesia penale, sipas nenit 101/2 te Kodit Penal.

Asnje nga veprimet e te pandehurit Luan ndaj te demtuares Vojsava, apo te pandehurit Blerim ndaj te demtuares Drilona (siç shpjeguam, asnjera prej tyre nuk ka bere kallezim dhe akuzat jane ngritur kryesisht), nuk mund te konsiderohen tentative per kryerje te marredhenieve seksuale me dhune, ne kuptim te nenit 22 te Kodit Penal, pasi qene ata vete qe me vullnetin e tyre u terhoqen nga deshira per te kryer marredhenie seksuale me te demtuarat (kjo jo ne kuptim te nenit 24 te Kodit Penal).

Per sa siper, Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson se te dyja vendimet e gjykatave duhet te prishen ne teresi dhe çeshtja duhet pushuar, pasi fakti nuk perben veper penale.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 443/c te Kodit te Proçedures Penale,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.2, date 05.01.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres dhe te vendimit nr.346, date 17.11.2004 te Gjykates se Apelit Durres e pushimin e çeshtjes penale ne teresi, pasi fakti nuk perben veper penale.


Tirane, më 15.04.2009
Nr.56260-00472-00-2008 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-62 i Vendimit (194)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anetar

Besnik Imeraj Anetar

Majlinda Andrea Anetare

Andi Çeliku Anetar


ne seancen gjyqesore te dates 22.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:
TË PANDEHURIT: XHAVIT IBRAHIM HOXHA (DAVID DAVIDE)
A K U Z U A R:

Për kryerjen e veprës penale

të “Trafikimit të narkotikëve”, ne bashkepunim,

parashikuar nga neni 283/a/2 i K.Penal.


Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me vendimin nr.53, date 23.11.2007 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhavit Hoxha për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a/2 i K.Penal, dhe dënimin e tij me 12 vjet burgim.
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë me vendimin nr.23, date 25.04.2008 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.53, date 23.11.2007 të Gjykatës se Shkalles se Pare për Krime të Rënda Tirane.


Kundër vendimit nr.23, date 25.04.2008 të Gjykatës së Apelit për Krime te Rënda Tiranë ka bërë rekurs i gjykuari Xhavit Hoxha, për shkaqet:

- Gjykatat kane shkelur nenin 34 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, sipas te cilit askush nuk mund te denohet me shume se njehere per te njejten veper penale dhe as te gjykohet serish.

- Gjykatat kane gabuar ne interpretimin e nenit 6, paragrafi i I i K.Penal.

- Ne rastin konkret kemi te bejme me nenin 6, paragrafi i dyte i K.Penal, qe thote “Ligji penal i Republikes se Shqiperise eshte i zbatueshem edhe per shtetasin shqiptar qe kryen krim ne territorin e nje shteti tjeter, kur krimi eshte njekohesisht i zbatueshem edhe per shtetasin shqiptar .... dhe derisa nuk eshte dhene per te nje vendim perfundimtar nga nje gjykate e huaj”.

- I gjykuari Xhavit eshte gjykuar nga Gjykata e shtetit Maqedon me te njejten akuze dhe per te njejten veper penale me vendim te formes se prere, qe mban daten 25.01.2006. (7 vjet burgim)

- Te dyja gjykatat kane shkelur parimet e se drejtes nderkombetare dhe konventave ne lidhje me parimin “NE BIS IN IDEM”.

- Nga gjykatat jane shkelur hapur kerkesat e nenit 6 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut.

- Pretendimet e mia gjejne mbeshtetje dhe ne vendimin unifikues nr.154, date 15.04.200 te Gjykates se Larte, ne te cilin midis te tjerash thuhet: “Ligji penal shqiptar nuk shtrin efektet ne territorin e nje shteti tjeter, kur per kete veper penale autoriteti gjyqesor i nje shteti te huaj ka dhene nje vendim, i cili ka marre forme te prere”.

- Gjykatat, vendimet gjyqesore te shtetit maqedon, i kane administruar konform rregullave me leterporosi.

- Gjykatat shqiptare ne vendimet perkatese te tyre i referohen nenit 53 te Konventes Europiane per vlefshmerine nderkombetare te gjykimeve penale, por nuk permend nenin 55 te kesaj Konvente, ne te cilin thuhet shprehimisht:

“Ky seksion nuk mund te perbeje pengese per zbatimin e dispozitave kometare me te gjera lidhur me efektet e “ne bis in idem”, qe lidhet me vendimet gjyqesore te dhena jashte shtetit”.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; Prokurorin Hysen Keta, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane; av. Sokol Puto dhe Etilda Saliu, qe kerkuan prishjen e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane dhe vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane dhe pushimin e çeshtjes penale ne ngarkim te te gjykuarit Xhavit Ibrahim Hoxha; dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Se vendimi nr.53, date 23.11.2007 i Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane dhe vendimi nr.23, date 25.05.2008 i Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, qe ka lene ne fuqi vendimin e mesiper ne ngarkim te te gjykuarit Xhavit Hoxha ose (David Davide), jane marre ne kundershtim me dispozitat proceduriale penale dhe si te tillë duhet te prishen dhe çeshtja penale duhet pushuar.

Nga provat e administruara ne dosje ka rezultuar se, me date 10.12.2004 rreth ores 07, i gjykuari Xhavit Hoxha (i njohur me emrin David Davide), ka qene duke drejtuar automjetin e tij tip “Man” me targe TR 5845 I dhe trajler TR 4083 G, te cilet ishin pa ngarkese, i shoqeruar me shtetasin kroat me shtetesi edhe shqiptare Irfan Sulejmani, u ka deklaruar autoriteteve kufitare doganore shqiptare e maqedonase se do te shkonte ne Shkup per te ngarkuar perime. I gjykuari Xhavit ka kaluar kufirin shqiptar, por ne momentin e kalimit te kufirit maqedonas, autoritetet policore te atij shteti kane dyshuar dhe kane kerkuar te zhvillonin nje kontroll te imtesishem ne kamion. Ne kete moment i gjykuari Xhavit Hoxha ose (David Davide), duke braktisur kamionin dhe dokumentat qe tashme ishin te dorezuara per efekt kontrolli, eshte larguar dhe ka hyre perseri ne shtetin shqiptar, pa u bere e mundur kapja e tij.

Pas kontrollit te ushtruar nga autoritetet maqedonase ne trajlerin qe i perkiste te gjykuarit, u gjeten 495 kg e 948 gram lende narkotike cannabis sativa, si dhe 101 kg e 653 gram perzierje paracetamoli dhe kafeine, te mbeshtjella me leter ngjitese, perkatesisht ne 984 pako, te fshehura ne dyshemene e pregatitur per kete qellim ne trajler.

Per kete ngjarje autoritetet gjyqesore maqedonase kane filluar çeshtjen penale ndaj te gjykuarit Xhavit Hoxha ose (David Davide), etj., dhe kane arrestuar shtetasin Irfan Sulejmani dhe shtetasit maqedonas Naser Ziberi dhe Murat Beqiri, ku keta dy te fundit si persona te dyshuar, prites te lendes narkotike.

Rezulton se i gjykuari Xhavit Hoxha ose (David Davide), me vendimin nr.30, date 01.06.2005 te Gjykates Themelore te Struges ne Republiken e Maqedonise eshte deklaruar fajtor per vepren penale te “Trafikimit te narkotikeve” dhe eshte denuar me 7 (shtate) vjet burgim. Ky vendim eshte lene ne fuqi me vendimin nr.751, date 25.01.2006 te Gjykates se Apelit te Manastirit ne Republiken e Maqedonise. Keto vendime, ashtu siç provohet edhe nga Gjykata e Shkalles se Pare dhe Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, ndodhen te administruara ne dosjen gjyqesore, konform rregullave per “leter porosine”, te parashikuara nga neni 509/5 te K.Pr.Penale dhe nenit 193/5 te K.Pr.Penale.

Nga ana tjeter, me daten 17.01.2005 Prokuroria per Krime te Renda Tirane ka regjistruar procedimin penal nr.8 ne ngarkim te te gjykuarit Xhavit Hoxha (i njohur si David Davide), i akuzuar per vepren penale te “Trafikimit te narkotikeve”, dhe ne perfundim Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane me vendimin nr.53, date 23.11.2007 e ka deklaruar fajtor e denuar te gjykuarin me 12 vjet burgim, per vepren penale te “Trafikimit te narkotive” parashikuar nga neni 283/a/2 te K.Penal.

Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane me vendimin objekt shqyrtimi ne kete Kolegj, nr.23, date 25.04.2008, ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare, duke miratuar nder te tjera edhe arsyetimin e saj se ne rastin ne gjykim, krimi i trafikimit te narkotikeve eshte kryer ne territorin e Republikes se Shqiperise dhe ka perfunduar me kalimin e kufirit shteteror ne Republiken e Maqedonise, per rrjedhoje zbatohet neni 6, paragrafi i I-re i Kodit Penal.

Ne nenin 53 te Konventes Europiane mbi vlefshmerine Nderkombetare te Gjykimeve Penale, i ratifikuar nga Republika e Shqiperise, vazhdon arsyetimi, krijohet bindje e plote se nuk jemi para rastit gjë e gjykuar. Ne nenin 53 te Konventes se mesiperme, ku jane percaktuar kriteret e zbatimit te “ne bis in idem”, pika 3 parashikon se: “çdo shtet pale, ne te cilin eshte kryer veprimi, ose eshte konsideruar i tille ne perputhje me legjslacionin e atij shteti, nuk eshte i detyruar te njohe e “ne bis in idem”, perveçse kur ky shtet ka kerkuar procedimin. Ne rastin konkret nuk i eshte kerkuar procedimi shtetit maqedon, por procedimi penal eshte filluar mbi bazen e referimit qe autoritetet policore te shtetit shqiptar kane bere ne Prokurorine per Krime te Renda Tirane.

Pra sipas arsyetimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, edhe pse i gjykuari Xhavit Hoxha ose (David Davide) eshte deklaruar fajtor dhe denuar per te njejtin fakt kriminal nga nje gjykate e huaj, perseri ai mund te deklarohet fajtor nga gjykata shqiptare, sepse vepren e ka kryer edhe ne territorin shqiptar.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke i gjetur te drejta pretendimet e mbrojtjes se te gjykuarit, çmon se ne rastin konkret, persa kohe qe per te njejtin fakt kriminal dhe per te njejtin person, qe ne rastin konkret eshte i gjykuari Xhavit Hoxha ose (David Davide), eshte zhvilluar nje gjykim, duke u dhene edhe nje vendim penal nga Gjykata Themelore Struge ne Republiken e Maqedonise dhe lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit te Manastirit te ketij shteti, gjykimi ne ngarkim te tij dhe vendimi i dhene per kete person nga Gjykata e Shkalles Se Pare per Krime te Renda Tirane, i lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, vjen ndesh me dispozitat e nenit 34 te Kushtetutes se Shqiperise, nenit 54 te KEDNJ dhe nenit 7 te K.Pr.Penale. Ky person eshte gjykuar dy here per te njejtin akt kriminal.

Ne paragrafin e dyte te nenit 6 te K.Penal percaktohet se: “Ligji penal i Republikes se Shqiperise eshte i zbatueshem edhe per shtetasin shqiptar qe kryen nje krim ne territorin e nje shteti tjeter, kur krimi eshte njekohesisht i denueshem dhe derisa nuk eshte dhene nje vendim perfundimtar nga nje gjykate e huaj”. Pra, kjo dispozite percakton dy kushte per zbatimin ne hapesire te ligjit penal. Se pari, fakti te konsiderohet veper penale nga legjislacioni i vendit ku eshte kryer dhe nga ai shqiptar dhe se dyti, per kete veper penale te mos jete dhene vendim i formes se prere nga autoriteti gjyqesor i huaj.

Edhe Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, me vendimin unifikues nr.154, date 15.04.2000, kane arritur ne perfundimin se ligji penal shqiptar nuk shtrin efektet e tij ndaj shtetasve shqiptare qe kryejne veper penale ne territorin e nje shteti tjeter, kur per kete veper autoriteti gjyqesor i shtetit te huaj ka dhene nje vendim, i cili ka marre forme te prere.

Ne rastin eventual kur çeshtja penale jo vetem ka filluar, por ka avancuar deri ne deklarimin fajtor dhe denimin e te gjykuarit Xhavit Hoxha (David Davide) me 12 vjet burgim per te njejten veper penale, per te njejtin fakt kriminal, per te cilin me pare eshte gjykuar e denuar nga nje gjykate e huaj, vendimet duhet te prishen dhe çeshtja penale duhet pushuar, per shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk duhet te vazhdoje.

Ndryshe nga sa arsyeton Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane dhe pranohet nga Gjykata e Apelit, nese ndodhemi apo jo perpara gjëse se gjykuar, nuk ka rendesi fakti nese vendimi penal i huaj nr.751, date 25.01.2006 i Gjykates se Apelit te Manastirit ne Republiken e Maqedonise, eshte njohur apo jo nga gjykata shqiptare.

Keto vendime rezulton te jene administruar ne dosjen gjyqesore konform rregullave qe percakton dispozita e nenit 509 te K.Pr.Penale dhe duke qene se eshte marre si prove sipas kerkesave te nenit 151 te K.Pr.Penale, Kolegji çmon se kjo tregon qe i gjykuari Xhavit Hoxha ose (David Davide), eshte gjykuar nje here per te njejtin fakt kriminal, ç’ka nuk duhet te çonte gjykatat shqiptare te faktit ne nje gjykim e denim te dyte.

Sipas nenit 516 te K.Pr.Penale, njohja e vendimit te huaj lidhet vetem me caktimin e denimit qe personi duhet te vuaje ne shtetin shqiptar.

Ne ndryshimin me sa arsyeton Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane dhe pranoi Gjykata e Apelit, Kolegji Penal çmon se aplikimi i parimit te mosgjykimit dy here per te njejten veper penale (fakt kriminal), eshte i njejte ne rastet e gjykimeve penale te zhvilluara ne shtete te ndryshme te huaja me rastet e gjykimeve penale brenda vendit.

Ne nenin 34 te Kushtetutes, ne nenin 54 te KEDNJ dhe ne nenin 7 te K.Pr.Penale, nuk eshte vene asnje kufizim dhe nuk eshte bere asnje dallim apo perjashtim nese gjykimi i meparshem eshte bere nga gjykate e huaj apo gjykate penale brenda vendit, por thuhet ne menyre te shprehur se askush nuk mund te denohet me shume se nje here per nje veper penale dhe as te gjykohet serish, me perjashtim te rasteve te shprehura konkretisht ne keto dispozita, ç’ka tregon se rasti ne gjykim nuk eshte ne rastet perjashtimore te parashikuara ne to.

Ne arsyetimin e tyre per te arritur ne nje perfundim me te drejte ligjor, Gjykatat e faktit te Krimeve te Renda, perveç nenit 53 te Konventes Europiane mbi vlefshmerine Nderkombetare te Gjykimeve Penale, duhet t’iu kishin referuar edhe dispozitave te tjera te kesaj Konvente, siç eshte neni 55 i saj ku shprehimisht thuhet:

- Ky seksion nuk mund te perbeje pengese per zbatimin e dispozitave kombetare me te gjera lidhur me efektet e “ne bis in idem”, qe lidhet me vendimet gjyqesore te dhena jashte shtetit.

Bazuar ne sa me siper, meqenese provohet plotesisht se i gjykuari Xhavit Hoxha (David Davide) eshte gjykuar e denuar 2 (dy) here me vendim perfundimtar e te formes se prere, per te njejtin fakt kriminal, fillimisht nga Gjykata e Apelit te Manastirit ne Republiken e Maqedonise vendimi nr.751/2006, date 25.01.2006 dhe se dyti nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane me vendimin objekt shqyrtimi nr.23, date 25.04.2008, Kolegji Penal i Gjykates se Larte ne zbatim te nenit 34 te Kushtetutes, nenit 54 te KEDNJ dhe nenit 7 te K.Pr.Penale, arrin ne perfundimin se te dy vendimet objekt shqyrtimi, vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda dhe vendimi i Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, duhet te prishen dhe te vendoset pushimi i çeshtjes penale ne ngarkim te te gjykuarit Xhavit Hoxha ose (David Davide), meqenese ndjekja penale ndaj tij nuk duhet te vazhdoje.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne zbatim te nenit 441/1 germa “c” te K.Pr.Penale,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.53, date 23.11.2007 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane dhe vendimit nr.23, date 25.04.2008 te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane dhe pushimin e çeshtjes penale ne ngarkim te te gjykuarit Xhavit Ibrahim Hoxha ose (David Davide), per shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk duhet te vazhdoje.

Tirane, më 22.04.2009



Nr.1123/416 i Regj. Themeltar

Nr.195 i Vendimit
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:
Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anëtar

Majlinda Andrea Anëtare

Besnik Imeraj Anëtar

Andi Çeliku Anëtar
në seancen gjyqesore të datës 22.04.2009 mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:
TË GJYKUARVE: FATOS GONGO

JULIAN DAUTLLARI

MARSEL DAUTLLARI

A K U Z U A R:

Vjedhje me dhune ngelur ne tentative, kryer ne bashkepunim,

parashikuar nga neni 139,22,25 te K.Penal.




Gjykata e Rrethit gjyqësor Korçe me vendimin nr.277, datë 27.10.2005, ka vendosur:

Te deklaroje fajtor te pandehurin Fatos Gongo per vepren penale te vjedhjes me dhune, te ngelur ne tentative dhe ne baze te neneve 139 te K.Penal dhe neneve 22, 23 dhe 25 te K.Penal ta denoje me dy vjet e gjysem burg.

Te deklaroje fajtor te pandehurin Julian Dautllari per vepren penale te vjedhjes me dhune, te ngelur ne tentative dhe ne baze te neneve 139 te K.Penal dhe neneve 22, 23 dhe 25 te K.Penal ta denoje me dy vjet e gjysem burg.

Te deklaroje fajtor te pandehurin Marsel Dautllari per vepren penale te vjedhjes me dhune, te ngelur ne tentative dhe ne baze te neneve 139 te K.Penal dhe neneve 22, 23 dhe 25 te K.Penal ta denoje me dy vjet e gjysem burg.


Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.4, date 20.01.2006, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.277, date 27.10.2005 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Korçe dhe pushimin e çeshtjes penale ne ngarkim te te pandehurve Fatos Gongo, Julian Dautllari dhe Marsel Dautllari, per vepren penale te vjedhjes me dhune ne bashkepunim te mbetur ne tentative, parashikuar nga nenet 139, 22, 23 dhe 25 te K.Penal.

Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurve ne rast se nuk mbahen per veper tjeter penale.
Kundër vendimit nr.4, date 20.01.2006 të Gjykatës së Apelit Korçe ka bërë rekurs prokurori i apelit, për shkaqet:

- Vendimi i gjykates se apelit nuk eshte i mbeshtetur ne provat e administruara gjate gjykimit.

- Te pandehurit, me familjaret e tyre, kane shkuar ne banesen e te pandehurve dhe u kane kerkuar falje.

- Gjykata e apelit gabon lidhur me kohen dhe vendin e ngjarjes.

- Eshte e provuar plotesisht se te pandehurit kane shkuar ne shtepine e te demtuarve ne mesnate dhe jo ne oren 18.30, ashtu siç perpiqet te nxjerre gjykata e apelit.

- Sa me siper provohet dhe me deshmine e kryeplakut te fshatit dhe policit te zones.

- Dy prej te pandehurve kane qene me maska dhe sende te forta ne duar.

- Te pandehurit kane qene kontradiktore ne alibite lidhur me ngjarjen, vendin, etj.

- Deshmitaret qe solli gjykata e apelit nuk sollen ndonje gje te re lidhur me ngjarjen.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates te Rrethit Korçe dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen,


V Ë R E N

Te gjykuarit Fatos Gongo, Julian Dautllari dhe Marsel Dautllari jane banore te fshatit Sovjan, Korçe dhe ngjarja ka ndodhur po ne kete fshat.

Sipas fakteve te pranuara nga gjykata e shkalles se pare, rezulton se ne date 17.03.2005, rreth ores 01, familja Dautllari ka degjuar zhurme prane baneses se tyre. Menjehere ka dale i demtuari Dashamir Dautllari, i cili ka dalluar tre persona. Njeri prej personave dhe pikerisht i pandehuri Fatos Gongo e ka qelluar me nje mjet te forte te demtuarin (demtimet ne trupin e te demtuarit Dashamir vertetohen me aktin e ekspertimit).

Me pas te demtuarin e kane sulmuar dhe qelluar me mjete te forta dy personat e tjere, te cilet ishin te maskuar. I demtuari i ka kerkuar ndihme djalit te tij, i cili pasi ka dale nga shtepia eshte ndeshur me nje nga agresoret duke i hequr dhe masken te pandehurit Marsel Dautllari dhe meqenese e ka njohur i ka thene ”Tek une gjete per te vjedhur”. Nga zeri ka njohur dhe te pandehurin Julian. Te pandehurit, te vene perballe rezistences se te demtuarve, jane larguar.

Gjate gjykimit ne gjykaten e shkalles se pare ka rezultuar e provuar se te demtuarit, menjehere pas konfliktit me te pandehurit kane shkuar ne polici ne mesin e nates dhe kane bere denoncimin perkates rreth ngjarjes se ndodhur. Kete fakt e ka pohuar polici Mexhat Shkembi ne deshmine e tij. Gjithashtu nje fakt tejet i rendesishem eshte akti i ekspertimit mjeko-ligjor, sipas te cilit jane evidentuar qarte demtimet qe ka pesuar i demtuari Dashamir, demtime te ardhura si pasoje e dhunes se ushtruar nga te pandehurit.

Pyetja e deshmitareve para gjykates se apelit nuk ka sjelle ndonje prove te re, apo ndryshim persa i perket rrethanave te ngjarjes.

Por nderkohe qe gjykata e shkalles se pare, pas çmuarjes se provave ka arritur ne perfundimin se te gjykuarit kane kryer vepren penale te vjedhjes me dhune mbetur ne tentative, Gjykata e Apelit Korçe, pasi ka bere nje vleresim te hollesishem te provave, ka konkluduar se te gjykuarit nuk kane konsumuar vepren penale per te cilen ishin deklaruar fajtore dhe denuar nga gjykata e shkalles se pare.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Korçe eshte rrjedhoje e vleresimit objektiv te provave dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi, por vetem persa i perket te gjykuarit Marsel Dautllari, pasi per dy te gjykuarit e tjere, duke qene se eshte vertetuar se kane vdekur, çeshtja duhet te pushohet.

Siç eshte pranuar e provuar ngjarja nga te dyja gjykatat, nuk ka asnje prove qe ta çonte gjykaten e shkalles se pare ne perfundimin se te gjykuarit kane shkuar ne vend ngjarje per te vjedhur. Ky fakt, me te drejte e ka çuar Gjykaten e Apelit Korçe ne perfundimin se mungon njeri prej elementeve kryesor te vepres penale, te parashikuar nga neni 139 i K.Penal dhe qe eshte objekti i saj, pra ato marredhenie juridike te vendosura per te siguruar paprekshmerine e pasurise.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne kerkesat e nenit 441/a-c dhe 442/1-a e 2 te K.Pr.Penale,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.4, date 20.01.2006 te Gjykatës së Apelit Korçe, persa i perket te gjykuarit Marsel Dautllari.

Prishjen e ketij vendimi dhe pushimin e çeshtjes ne ngarkim te te gjykuarve Fatos Gongo dhe Juljan Dautllari, per shkak se kane vdekur.

Tiranë, më 22.04.2009



Nr.1274/493 i Regj. Themeltar

Nr.196 i Vendimit
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:
Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anëtar

Majlinda Andrea Anëtare

Besnik Imeraj Anëtar

Andi Çeliku Anëtar
në seancen gjyqesore të datës 22.04.2009 mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:
TË GJYKUARIT: ARJAN MAKSUTI
A K U Z U A R:

Per vepren penale

te marredhenieve seksuale me dhune me te mitura,

parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal.




Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1356, date 26.12.2006, ka vendosur:

Deklarimin e pafajshem te pandehurit Arjan Maksuti per kryerjen e vepres penale te marredhenies seksuale me dhune me te mitura, te parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal.

Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurit Arjan Maksuti nga ambientet e Institucionit te Paraburgimit “Jordan Misja”, ne qofte se nuk mbahet per ndonje veper tjeter penale.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.302, date 20.04.2007, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.432, date 28.04.2006 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Arjan Maksuti per kryerjen e vepres penale te marredhenies seksuale me dhune me te mitura te moshes nga 14-18 vjec, te parashikuar nga neni 101/1i Kodit Penal dhe ne baze te ketij neni denimin e tij me 5 (pese) vjet burgim.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka paraqitur rekurs i gjykuari Arjan Maksuti, nepermjet avokatit te tij, i cili ka kerkuar prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit ka gabuar ne marrjen e vendimit ndaj klientit tim, duke mos respektuar ligjin penal dhe duke lejuar shkelje te renda proceduriale qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit, pasi askush nuk mund te denohet ne qofte se ne ngarkim te tij nuk figurojne prova se ka kryer vepren penale, pra askush nuk mund te denohet me indicje apo dyshime.

- Nje nga provat ku eshte mbeshtetur akuza eshte paraqitja per njohje e te pandehurit nga e demtuara Sonila Avdiu, por ne kete paraqitje ka shume parregullsi te cilat bejne qe te lindin dyshime te shumta, pasi i pandehuri Arjan Maksuti ka qene i pozicionuar i katerti ne radhe duke mbajtur numrin 4, ndersa ne proçeverbal rezulton se e demtuara te kete njohur personin e dyte ne radhe, mosperputhje e cila thellon dyshimin ne nje kohe qe e demtuara ne seance gjyqesore ka thene se te pandehurin e ka pare vetem nje here dhe nuk e njihte me pare, ndryshe nga ç’kishte deklaruar e ema e saj sikur e demtuara e kishte njohur te pandehurin me emer, meqenese kishin lidhje miqesore.

- Aktet e ekspertimit biologjik nr.4330, 4331 dhe 4964 kane arritur ne perfundimin se njollat e kuqe te gjetura ne vendngjarje dhe njollat e bardha jane njolla gjaku dhe sperme dhe jane te vlefshme per t’iu nenshtruar ekspertimit te ADN, por me gjithe ekspertimet e kryera dhe ne Itali ne sherbimin e Policise Shkencore Rome, te dates 17.02.2006, u arrit ne konkluzionin se nuk mund te percaktohet autoresia e gjurmeve biollogjike, pasi nuk ka qene e mundur te nxirret asnje profil gjenetik.

- Po ashtu dhe aktet e ekspertimit daktiloskopik nr.3373, 4186 dhe 5932, kane arritur ne perfundimin se keto gjurme nuk jane lene nga i pandehuri, pra kane perjashtuar ate si subjekt i mundshem per lenien e tyre, prandaj nuk arrihet te kuptohet se pse gjykata e apelit bazohet vetem ne deklarimet e te demtuares per te provuar fajesine e te pandehurit Arjan Maksuti.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish