Nr. Data palët faqe


Nr.11115-00010-00-2007 i Regj. Themeltar



Download 1,35 Mb.
bet19/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   ...   15   16   17   18   19   20   21   22   ...   33

Nr.11115-00010-00-2007 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-554 i Vendimit (162)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga

Shpresa Beçaj Kryesuese

Evjeni Sinoimeri Anetare

Ardian Dvorani Anetar

Fatos Lulo Anetar

Evelina Qirjako Anetare


ne seancen gjyqesore te dates 30.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:
PADITËS I K/PADITUR: GEZIM HOXHA, perfaqesuar nga Av. Flutura Kona

I PADITUR K/PADITËS: NDERIM COPA, perfaqesuar nga Av. Mirjam Moçi

E PADITUR NË K/PADI: BASHKIA DURRES, ne mungese

PERSONA TË TRETË: MIRANDA FORTUZI, AVNI FORTUZI, EVA FORTUZI, ZANA ZOTO, ARBEN FORTUZI, LUAN FORTUZI, YLLI KORBI, EDMOND KORBI, LUMTURI KORBI, SHPRESA RAXHINI, DASHURI HOXHA, RAHIM KORBI, RESHIT KORBI, DHURATA ZELA, ne mungese.


OBJEKTI I PADISË:

Njohje pronare dhe dorezimin e nje shtepie, ish prone private.

Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993

dhe neni 296 i K.Civil

OBJEKTI I K/PADISË:

Kundersthim i vendimeve nr.114, date 28.10.1993 dhe

nr.575, date 28.07.1994 te K.K.K.Pronave te Bashkise Durres.

Baza Ligjore K/Padise: Neni 160 i K.Pr.C.

dhe neni 27/a i ligjit nr.7698, date 15.04.1993.


Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres me vendimin nr.1245, date 04.07.2003 ka vendosur:

Rrezimin e padise te paditesit Gezim Hoxha, me objekt detyrimin e te paditurit Nderim Copa qe te njohe paditesin pronar dhe t’i dorezoje banesen, si te pabazuar ne prova e ne ligj.

Rrezimin e kunderpadise te te paditurit k/padites Nderim Copa kunder paditesit te k/paditur Gezim Hoxha, me objekt kundershtim i vendimit nr.114 date 28.10.1993 te K.K.K.Pronave, Bashkise Durres.

Pushimin e kunderpadise per pjesen e kundershtimit te vendimit kundershtim i vendimit nr.575, date 28.07.1994 te K.K.K.Pronave, Bashkise Durres, per shkak te heqjes dore.


Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.6, date 15.01.2004, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.1245, date 04.07.2003 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres, persa i perket rrezimit te kerkese padise dhe pushimit te kunderpadise per kundershtimin e vendimit nr.575, date 28.07.1994 K.K.K.Pronave Durres.

Ndryshimin e ketij vendimi persa i perket pjeses tjeter te kunderpadise, duke anulluar piken 1 te vendimit nr.114, date 28.10.1993 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Durres.
Gjykata e Larte me vendimin nr.450, date 10.03.2005 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.6, date 15.01.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.452, date 02.10.2006 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.1245, date 04.07.2003 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres si vijon:

Pranimin e pjesshem te padise e kunderpadise, duke lene ne bashkepronesi te paditesit te kunderpaditur Gezim Hoxha dhe te paditurit kunderpadites Nderim Copa, banesen e ndodhur ne Durres Lagja nr.2, Rr."Skenderbej", e perbere prej nje dhome, nje kuzhine e anekse te tjera ne katin e pare, si dhe e le ne fuqi kete vendim per pjeset e tjera.
Kunder ketij vendimi kane ushtruar rekurs, paditesi i k/paditur Gezim Hoxha dhe i padituri kunder/padites Nderim Copa, te cilet kerkojne prishjen e ketij vendimi, duke parashtruar perkatesisht keto shkaqe:
Paditesi i k/paditur Gezim Hoxha

- Gjykata e apelit ka zgjidhur nje problem pa pasur kerkim nga pala, konkretisht ka ndryshuar shkakun e kunderpadise, nga pala e paditur k/paditese.

- Kjo gjykate ka gabuar, pasi nuk ka kuptuar drejt thelbin e konfliktit objekt gjykimi. Mosmarreveshja ne gjykim ka te beje vetem me pjesen e shtepise qe Andon Boshnjaku i shiti pales tjeter.

- Gjykata ka zbatuar gabim nenin 13 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 dhe piken 9 te Udhezimit te K.M nr.3, date 21.06.1993 “Per zbatimin e ligjit nr.7698, date 15.4.1993”.

- Gjykata e apelit ka lene ne fuqi dy vendime me permbajtje te ndryshme.

- Gjykata ka perjashtuar nga bashkepronesia bashkepronaret e tjere.


I padituri kunder/padites Nderim Copa:

- Padia e paditesit te kunderpaditur eshte e pabazuar, pasi padia e rivendikimit eshte padi e pronarit joposedues kunder poseduesit jo pronar.

- Une pronen qe posedoj e gezoj me akte pronesie te fituar ne vitin 1973 dhe per me teper kjo prone nuk eshte nga ato prona qe duhen trajtuar sipas nenit 10 te ligjit nr.7698.

- Kunderpadia duhej te pranohej, pasi i provuam gjykates se pronat trashegimlenesit te paditesit i jane shtetezuar per efekt te ligjit “Mbi tatimin e Jashtezakonshem” dhe keto lloj pronash nuk i trajton ligji nr.7698, date 15.04.1993. Trashegimlenesi i paditesit i eshte nenshtruar tatimit te jashtezakonshem dhe ka nje vendim per konfiskim te çdo prone te tij, ishte barra e paditesit te provonte te kunderten.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinojmeri; Av. Mirjam Moçi, qe kerkoi ndryshimin e dy vendimeve dhe pranimin e kunder padise; Av.Flutura Kona, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres, pranimin e padise dhe rrezimin e kunderpadise; si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Rekursi i paraqitur nga paditesi i kunderpaditur Gezim Hoxha permban shkaqe nga ate te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, te cilat e bejne te cenueshem vendimin nr.452, date 02.10.2006 te Gjykates se Apelit Durres. Me kete vendim eshte ndryshuar vendimi i Gjykates se Rrethit gjyqesor Durres dhe eshte pranuar pjeserisht padia dhe kunderpadia, duke u njohur te dy palet bashkepronare mbi banesen objekt gjykimi. Per rrjedhoje, ky vendim duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rigjykim prane asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Nga materialet e administruara gjate gjykimeve te zhvilluara ka rezultuar se me vendimin e K.K.K.Pronave nr.114, date 28.10.1993, paditesit dhe personave te trete, te gjithe trashegimtare ligjore te Hasan Korbit, u eshte njohur pronesia dhe u eshte kthyer ne natyre nje shtepi banimi e ndodhur ne lagjen nr.2 te qytetit te Durresit, me perberjen dhe kufizimet e treguara ne kete vendim.

Kjo shtepi, mbasi i eshte marre nga shteti trashegimlenesit te paditesit, i eshte shitur ne vitin 1953 Andon Boshnjakut dhe nga trashegimtaret e ketij te fundit ne vitin 1973, nje pjese e shtepise i eshte shitur Ramazan Copes qe eshte trashegimlenesi i te paditurit. Pra i padituri sot banon ne nje pjese te shtepise se kthyer paditesit me vendimin e K.K.K.Pronave.

Me cilesine e pronarit, konform nenit 296 te K.Civil, paditesi ka kerkuar qe i padituri t’i liroje e dorezoje ate pjese te shtepise ku ai banon. Ky i fundit, me kunderpadi, ka kerkuar te anullohet vendimi i K.K.K.Pronave qe e ka bere pronar paditesin, me pretendimin se shteti ja ka marre trashegimlenesit te tij per shkak te ligjit te vitit 1946 “Per tatimin e jashtezakonshem”. Sipas tij, pronat e shtetezuara me kete ligj nuk perfshiheshin ne rrethin e atyre pronave qe ktheheshin nga ligji nr.7698 date 15.04.1993 ne kohen e daljes se vendimit te K.K.K.Pronave.

Gjykata e rrethit ka arritur ne konkluzionin se padia dhe kunderpadia duhet te rrezohen. Sipas saj, Ramazan Copa, trashegimlenesi i te paditurit banon ne kete banese me nje titull pronesie, ai e ka blere ate nga familja Boshnjaku dhe jo vetem kaq, po ka bere punime mbi bazen e nje leje te organeve kompetente shteterore. Ndersa ish pronarit Hasan Korbi shtepia i eshte shtetezuar jo per efekt te ligjit “Per tatimin e jashtezakonshem”, por per efekt te Dekretligjit nr.801 date 22.03.1950” Mbi shtetezimin e disa ndertesave private”. Per rrjedhoje, sipas gjykates me te drejte eshte vendosur kthimi i shtepise, vetem se i padituri nuk mund te dale sepse eshte edhe ai pronar, qe per me teper nuk eshte kundershperblyer nga shteti, i cili kundervleren e baneses ja ka kthyer vetem familjes Boshnjaku.

Ky vendim fillimisht u ndryshua nga gjykata e apelit vetem lidhur me kunderpadine duke u vendosur pranimi i saj, por Gjykata e Larte e prishi vendimin e gjykates se apelit dhe e dergoi çeshtjen per rigjykim me detyrat perkatese. Gjykates i shtrohej si detyre te hetonte se pari se me cilin ligj i eshte marre nga shteti prona trashegimlenesit te paditesit. Nese prona nuk do te rezultonte e marre me ligjin “Per tatimin e jashtezakonshem”, te hetohej lidhur me punimet e reja te kryera nga pronari shtet e pronaret e rinj pas blerjes, duke patur parasysh kerkesat e nenit 13 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993.

Ne rigjykim, gjykata e apelit ka konkluduar se shtepia eshte shtetezuar me dekret ligjin nr.801, date 22.03.1950, vit ne te cilin eshte bere edhe regjistrimi i saj ne regjistrat hipotekore ne favor te shtetit. Mbi kete baze ajo ka kerkuar mendimin e eksperteve lidhur me vleren e punimeve te reja ne raport me banesen ekzistuese. Ne perfundim, gjykata ka perzgjedhur njerin prej varianteve te dhena prej tyre, nga i cili rezultonte se vlera e punimeve te reja ishte 50,502%. Duke patur parasysh kerkesat e nenit 13 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993, meqenese vlera e punimeve te reja ka rezultuar mbi 50 %, gjykata i ka njohur te dy palet bashkepronare mbi shtepine objekt gjykimi. Kete perfundim ajo e ka konsideruar si pranim pjeserisht si te padise, ashtu dhe te kunderpadise dhe pikerisht keshtu eshte edhe dispozitivi i vendimit te saj.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte arriti ne perfundimin se vendimi i mesiperm i gjykates se apelit eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit.

Qe ne dukje dispozitivi i vendimit te gjykates eshte kontradiktor. Ajo shprehet se pranon pjeserisht si padine dhe kunderpadine, ne nje kohe qe nuk ka te qarte kerkimin e paditesit ne kerkesepadi. Ka rezultuar se paditesi, duke e konsideruar veten pronar mbi gjithe banesen, ka kerkuar te detyrohet i padituri ta liroje e dorezoje konform nenit 296 te K.Civil. Gjykata duke e njohur ate bashkepronar me te paditurin ne shtepi, ne fakt nuk ka bere gje tjeter veçse e ka konsideruar te pabaze kerkimin e tij.

Edhe ne themel gjykata e apelit ka vepruar ne shkelje te dispozitave ligjore, pasi ajo ka pranuar njerin prej varianteve te dhena nga ekspertet, ate qe punimet e reja zene 50.502%, pa dhene asnje argument perse ky ka qene varianti me i pranueshem. Argumentimi i vendimit ka qene jo vetem nje kerkese ligjore qe gjykata duhet ta permbushte, por edhe nje domosdoshmeri ne kushtet e gjykimit konkret, pasi ne variantin e pranuar nga gjykata ndryshimi ishte teper i vogel (50.502% me 49.498%) dhe pikerisht ky ndryshim ka bere qe palet te njihen bashkepronare, nderkohe qe varianti tjeter ka percaktuar nje diference teper te konsiderueshme ne kete raport (60.28% me 39.72%).
Lidhur me sa me siper, duhet thene se fillimisht eksperteve u eshte kerkuar te jepnin nje vleresim te punimeve te reja ne banesen e te paditurit (qe eshte nje pjese e baneses prone e ish pronarit), ne raport me vleren qe kjo pjese ka patur ne momentin e marrjes nga shteti. Raporti i punimeve ka dale dukshem ne favor te te paditurit (60.8%). Eshte e kuptueshme se kjo pergjigje nuk kishte parasysh faktin se paditesi ka qene pronar i shtepise ne teresi (jo vetem i pjeses se blere nga i padituri), ndaj dhe vleresimi i punimeve te vjetra me ato te reja duhej bere ne raport me banesen ne teresi. Kete gje e ka riparuar vete gjykata e cila ne detyrat shtese te shtruara per ekspertim ka qene pikerisht percaktimi i raportit te punimeve duke e pare banesen si nje te tere. Ekspertet kane dhene dy variante lidhur me sa me siper. Varianti i pare, qe raportin e ka nxjerre 60,28 % me 39.72%, ka patur parasysh ne llogaritjen e punimeve te reja vetem ato te kryera me leje nga i padituri ne banese, ndersa varianti tjeter, qe gjykata ka pranuar, ka perfshire ne llogaritjen e punimeve te reja jo vetem ato me leje, por edhe punimet pa leje.

Neni 13 i Ligjit nr.7698 date 15.04.1993, si dhe udhezimi nr.3, date 21.06.1993 i dale per zbatim te tij, ne fakt nuk ka bere nje specifikim se cilat punime te reja do te merreshin per baze, vetem punimet me leje, apo ne teresi duke perfshire dhe ato pa leje. Pavaresisht nga kjo, nuk ka asnje dyshim qe ligji kurdohere prezumon punimet e ligjshme, pasi nuk mund te marre persiper te ligjeroje kunderligjshmerite ne veprimet e qytetareve.

Ne gjykaten e apelit paditesi ka pretenduar edhe lidhur me mosperfshirjen e nje siperfaqeje trualli ne perllogaritjen e vleres fillestare te baneses. Ketij pretendimi gjykata i eshte pergjigjur negativisht, duke thene se ligji nuk ben fjale per troje por vetem per ndryshime ne strukture te objektit. Duket qarte qe gjykata, duke mos patur vete parasysh vleren qe ka trualli ne teresine e vleres se prones para marrjes nga shteti, nuk ka kerkuar qe kete gje ta bejne ekspertet.

Ne udhezimin nr.3, qe permendem me lart, jepen sqarime te shoqeruar edhe me shembuj konkrete se si duhet te veprojne ekspertet ne perllogaritjen e vleres se punimeve.

Veç sa me siper ka rezultuar gjithashtu, se si trashegimtare te ish pronarit bashkepronare me paditesin jane edhe personat e trete ne gjykim, te cilet jane thirrur me kete cilesi nga gjykata. Sigurisht qe gjykata ka detyruar vetem paditesin, pasi duke qene ne kete pozite proceduriale ata nuk mund te ngarkohen me detyrime. Nderkohe qe nga zgjidhja e çeshtjes ne kete menyre rezulton te preken edhe personat e trete, te cilet per shkak te pozites proceduriale nuk kane patur mundesi te mbrohen ne menyre te barabarte me palet, pasi ne kuptim te nenit 195/1 ata nuk mund te disponojne mbi padine.

Çeshtja do te jete e thjeshte nese ne rigjykim nuk do te rezultoje qe vendimi i K.K.K.Pronave te jete i cenueshem. Eshte e drejte e çdo bashkepronari te kerkoje lirimin e dorezimin e sendit me qellim qe ate t’ua dorezoje gjithe bashkepronareve te tjere. Por nese nga ekspertimi do te rezultoje nje raport i tille punimesh, qe ne kuptim te nenit 13 te ligjit ben qe palet te jene bashkepronare, gjykata e apelit duhet te kete parasysh rregullimin e problemit te ndergjyqesise per t’u dhene personave te trete mundesine te jete pale, ne menyre qe te marrin persiper detyrime. Sigurisht kete gje nuk mund ta beje ajo vete, se pari per faktin se ndergjyqesine e disponon paditesi dhe jo gjykata dhe se dyti, se ndergjyqesia krijohet gjate gjykimit ne shkalle te pare. Por ky Kolegj vleresoi ta vere kete problem ne vemendjen e gjykates per ta patur parasysh te veproje persa e lejon ligji, duke ushtruar atributet qe ai i njeh.

Plotesimi i sa me siper, si dhe i problemeve te tjera qe do te dalin ne rigjykim, do te çoje ne dhenjen e nje vendimi te drejte e te bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,
V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.452, date 02.10.2006 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.


Tirane, me 30.04.2009

Nr.11243-01839-00-2006 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-555 i Vendimit (163)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Shpresa Beçaj Kryesuese

Evjeni Sinoimeri Anetare

Ardian Dvorani Anetar

Fatos Lulo Anetar

Evelina Qirjako Anetare


ne seancen gjyqesore te dates 30.04.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:
PADITËS: MIHAL STEFANIDHI, ne mungese

E PADITUR: Z.R.P.P. SARANDE, ne mungese

PERSON I TRETË: SHPETIM MUHO, perfaqesuar nga Av. Agron Lamaj
OBJEKTI I PADISË:

Pavlefshmeri e aktit administrativ date 01.11.2004 te ZRPP Sarande,

detyrimin e pales se te paditur te beje regjistrimin ne regjistrin hipotekor.

Baza Ligjore: Ligji nr.7843, date 13.07.1994

dhe nenet 115 e vijues te K.Pr.A.


Gjykata e shkallës së parë Sarande me vendimin nr.284, datë 03.04.2006 ka vendosur:

Rrezimin e padise.


Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr.223, datë 26.06.2006 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.284, date 03.04.2006 te Gjykatës së shkallës së parë Sarande.


Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs paditesi Mihal Stefanidhi, i cili kërkon prishjen e tij, duke parashtruar këto shkaqe:

- Gjykatat nuk kane shqyrtuar çeshtjen ne themel, por jane mjaftuar vetem me vendimin nr.1404, date 12.12.2003 te Gjykates se shkalles se pare Sarande. Sipas dispozitivit te ketij vendimi, Mihal Stefanidhi nuk ka qene me cilesine e te paditurit, por te personit te trete.

- Vendimi nr.287, date 01.04.2005 i Gjykates se shkalles se pare Sarande, qe i referohet personi i trete, ka marre forme te prere nje vit pasi ishte bere fshirja e regjistrimeve prane ZRPP.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e gjyqtares Evjeni Sinojmeri; Av.Agron A.Lamaj, qe kerkon lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Vendimi Gjykates se Apelit Gjirokaster nr.233, date 26.06.2006, me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi i Gjykates se rrethit Sarande, qe kishte rrezuar padine e paditesit, duhet te lihet ne fuqi.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se me padine objekt gjykimi paditesi, Mihal Stefanidhi, ka kundershtuar aktin administrativ te nxjerre nga pala e paditur Z.R.P.P. me date 01.11.2004, me te cilin kjo Zyre e ka njoftuar se do te fshinte regjistrimin hipotekor me date 07.12.2001 te nje siperfaqe toke 675 m2 te ndodhur ne qytetin e Sarandes, me vendndodhje e kufij te treguar.

Ka rezultuar se mes paleve te ketij gjykimi eshte zhvilluar nje gjykim i meparshem, i iniciuar nga personi i trete Shpetim Muho, me te cilin eshte vendosur te shfuqizohet pika 3 e vendimit nr.129, date 22.12.2002 te Keshillit Bashkiak Sarande, ne pjesen qe ka trajtuar me shesh ndertimi paditesin Mihal Stefanidhi. Ky vendim, i cili ka marre forme te prere duke u lene ne fuqi deri ne Gjykaten e Larte, eshte vene ne ekzekutim nga Shpetim Muho, mbi bazen e nje urdheri ekzekutimi te leshuar nga Gjykata e Rrethit Sarande.

Pala e paditur ne çeshtjen objekt gjykimi, me aktin qe kundershtohet nga paditesi Mihal, e ka njoftuar kete te fundit se do te bente fshirjen e regjistrimit te siperfaqes se tokes ne pronesi te tij pikerisht se do te ekzekutonte vendimin gjyqesor te mesiperm.

Paditesi ka ndjekur fillimisht te gjithe shkallet e ankimit administrativ te parashikuar nga ligji, duke pretenduar se pronesine mbi truallin e regjistruar ne hipoteke e ka fituar me nje kontrate shitje me date 21.11.2001 dhe kjo kontrate nuk eshte konstatuar, apo shpallur e pavlefshme ne vendimin qe kerkohet te ekzekutohet. Kete pretendim ka vazhduar te kete edhe gjate gjykimit.

Gjykata e rrethit ka konstatuar se paditesi, vertet ne kerkimet e tij i referohet ligjit nr.7843, date 13.07.1994, por ai nuk ka percaktuar dispoziten ligjore konkrete. Sipas saj, kjo eshte vetem e drejte e pales paditese dhe gjykata kufizohet vetem ne bazen ligjore te padise te cilen dhe nuk ka te drejte ta ndryshoje. Veç sa me siper, gjykata arsyeton se veprimet e pales se paditur jane kryer ne ekzekutim te nje vendimi gjyqesor te formes se prere dhe te nje urdheri ekzekutimi te leshuar mbi bazen e ketij vendimi e per rrjedhoje veprimet e saj jane te ligjshme. Per sa me siper ajo ka rrezuar padine e paditesit Mihal.

Gjykata e apelit, ne pergjigje te pretendimeve te ngritura ne ankim nga paditesi, arsyeton ne vendimin e saj se me vendimin gjyqesor nr.1404, date 12.12.2003, eshte anulluar vendimi i Keshillit Bashkiak qe e bente Mihal Stefanidhin pronar te parceles. Me anullimin e tij, çdo veprim juridik dhe akt i prejardhur nga ky vendim ka humbur fuqine, duke u bere absolutisht i pavlefshem si i lidhur ne kundershtim me ligjin. Per rrjedhoje, ajo ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte arriti ne perfundimin se vendimi i gjykates se apelit duhet te lihet ne fuqi, por jo per shkaqet qe arsyeton ne te gjykata.

Ndryshe nga sa arsyeton kjo e fundit, ka rezultuar se me vendimin gjyqesor qe eshte vene ne ekzekutim nga Z.R.P.P., eshte vendosur vetem te anullohet pika 3 e nje vendimi te Keshillit Bashkiak qe ka trajtuar me toke paditesin. Por nuk eshte ky akti qe i ka kaluar atij edhe pronesine. Ka rezultuar se me nje kontrate shitblerje me date 21.11.2001 te lidhur midis tij e Bashkise Sarande, kjo e fundit i ka shitur paditesit siperfaqen 675 m2 dhe regjistrimi ne Z.R.P.P. eshte bere mbi bazen e kesaj kontrate.

Per rrjedhoje, Z.R.P.P. ka dale tej perfundimeve te vendosura me nje vendim gjyqesor, pasi kontrata e shitjes deri ne momentin e leshimit te urdherit ka qene ne fuqi dhe e pa kontestuar. Nisur vetem nga ky fakt, veprimet e çrregjistrimit te prones te ndermarra nga pala e paditur duhet te konsideroheshin te gabuara.

Por nderkohe gjykatave u ka rezultuar se me nje vendim te mevonshem, ate me nr.287, date 01.04.2005, qe ka marre forme te prere, eshte deklaruar e pavlefshme kontrata e shitjes ne favor te paditesit. Ky vendim sjell si pasoje perfundimisht çrregjistrimin e prones, ate qe Z.R.P.P. e kishte bere me pare. Eshte pikerisht ky fakt qe e detyroi Kolegjin Civil te leje ne fuqi vendimin, pasi e drejta qe kerkonte te realizonte paditesi nepermjet ketij vendimi eshte zgjidhur perfundimisht ne disfavor te tij me nje vendim tjeter te formes se prere.

Per kete shkak, Kolegji vendosi te mos e cenoje ate vendim, por t’i vere ne vemendje gjykates arsyetimin e gabuar dhe ne kundershtim me ligjin qe ajo ka bere per ta patur parasysh per te ardhmen.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te Kodit te Procedures Civile,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.223, date 26.06.2006 te Gjykates se Apelit Gjirokaster.


Tirane, me 30.04.2009
Nr.43000-00480-00-2007 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-556 i Vendimit (164)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:
Shpresa Beçaj Kryesuese

Evjeni Sinoimeri Anetare

Ardian Dvorani Anetar

Evelina Qirjako Anetare

Fatos Lulo Anetar
ne seance gjyqesore date 30.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:
PADITËS: POLO CAKALLI, perfaqesuar nga Av. Rigels Konomi.

E PADITUR: SHOQERIA "KRONOS" SH.P.K., perfaqesuar nga Av.Taulant Jorgji.


OBJEKTI:

Shperblim i demit financiar, si rezultat i shkarkimit pa shkak

nga funksioni i administratorit te shoqerise.

Detyrimin per pagimin e fitimeve te realizuara ne shoqeri,

ne perputhje me aksionet qe zoteron ne kete shoqeri.

Baza Ligjore: Neni 55, 264, 251, 253, 255, 258, 259

te ligjit nr.7638, date 19.11.1992 “Per shoqerite tregtare”.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.7339, date 13.12.2005, ka vendosur:

Rrezimin e kerkes padise.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.74, date 31.01.2007, ka vendosur:

Ndryshimin e pjesshem te vendimit nr.7339, date 13.12.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, duke detyruar te paditurin Shoqeria “Kronos” sh.p.k. t’i paguaje paditesit Polo Cakalli shumen prej 2.264.960 leke, si pjese e tij ne fitimet e shoqerise per periudhen 2003 - 31.12.2004.

Lenien ne fuqi te vendimit per pjesen tjeter te tij.
Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te 472 te K.P.Civile ka ushtruar rekurs pala e paditur Shoqeria “KRONOS” sh.p.k., e cila kerkon prishjen e vendimit per keto shkaqe:

- Gjykata e apelit ka lejuar shkelje proceduriale, duke vendosur tej percaktimeve te objektit te kerkes padise, duke shkelur nenin 6 te K.Pr.Civile. Objekti gjykimit ne gjykaten e apelit nuk mund te vazhdonte, pasi ortaku Polo Callaku ka hapur ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane çeshtjen civile per prishjen e shoqerise “Kronos” sh.p.k. nepermjet rruges gjyqesore. Fitimi i ngurtesuar ne kapitalin themeltar do te merret me perfundimin e atij gjykimi. Ne kete menyre eshte shkelur neni 468 i K.Pr.Civile.

- Gjykata ka zbatuar keq ligjin nr.7638, date 19.11.1992 “Per shoqerite tregtare”, nenet 214, 215 te tij. Gjykata ka shkelur rende kontraten e lidhur midis ortakeve te shoqerise ”KRONOS” sh.p.k. me rastin e themelimit te saj.

- Gjykata ka nderhyre ne pavaresine e vendimmarrjes se organeve te personit juridik privat, duke marre persiper ndarjen e fitimit te shoqerise “KRONOS” sh.p.k., kur nje ekskluzivitet te tille e ka vetem asambleja e shoqerise, organi me i larte i saj, i pranuar nga te dy ortaket e shoqerise ne momentin e themelimit te saj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri; perfaqesuesin e pales paditese, Av.Rigels Konomi, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane; perfaqesuesin e pales paditur, Av.Taulant Jorgji, i cili kerkoi ne menyre alternative: 1) Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, 2) Prishjen e te dy vendimeve te Gjykates se Apelit Tirane dhe te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes dhe pasi e bisedoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E N

Rekursi i paraqitur nga pala e paditur Shoqeria “Kronos” sh.p.k. permban shkaqe nga ato te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, te cilat e bejne te cenueshem vendimin e Gjykates se Apelit Tirane nr.74, date 31.01.2007. Me kete vendim eshte ndryshuar pjeserisht vendimi i Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane, duke u detyruar pala e paditur t’i paguaje paditesit Polo Cakalli shumen 2.264.960 leke si pjese e fitimit te shoqerise per periudhen 2003 - 2004 dhe eshte lene ne fuqi vendimi per pjesen tjeter. Per rrjedhoje, ky vendim duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi vendimi i gjykates se rrethit qe ka rrezuar padine e paditesit.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara, ka rezultuar se paditesi Polo Cakalli eshte nje nder ortaket e pales se paditur Shoqerise “Kronos” sh.p.k., e cila eshte e regjistruar ne regjistrin tregtar me vendimin date 22.05.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Pjesa e kapitalit te tij ne shoqeri eshte me 25% kundrejt 75% qe disponon ortaku tjeter, Vasil Jovani. Sipas aktit te themelimit te shoqerise, i cili gjendet i regjistruar edhe ne regjistrin tregetar, te dy ortaket e shoqerise jane njekohesisht dhe administratore te saj.

Paditesi ka pretenduar se eshte shkarkuar nga kjo detyre me vendim te asamblese se ortakeve dhe me padine objekt gjykimi ka kerkuar te shperblehet per shkarkimin si administrator, si dhe te marre pjesen qe i takon ne fitimet e realizuara nga shoqeria per vitet 2002 e ne vazhdim deri ne 31 dhjetor 2004.

Gjykata e rrethit, mbasi ka administruar dokumentacionin e paraqitur nga te dyja palet, ka pranuar se nuk rezulton te kete asnje vendim te asamblese se ortakeve te marre sipas nenit 55 te ligjit “Per shoqerite tregtare” qe te beje fjale per shkarkim te paditesit nga kjo detyre. Nese do te kishte ndodhur ky fakt do te gjente pasqyrim ne regjistrin tregtar, pasi eshte nje kerkese ligjore pasqyrimi i çdo akti apo ndryshimi akti te administratoreve, me perjashtim te vendimeve qe perbejne administrimin dhe organizimin e punes. Pretendimin e paditesit se nuk lejohet te hyje ne ambientet e shoqerise per te ushtruar detyren e administratorit gjykata e ka trajtuar si nje konflikt qe tregon mosfunksionimin normal te kontrates se shoqerise, por jo si shkarkim nga kjo detyre, gje qe do te perbente shkak per demshperblimin e tij. Sipas gjykates keto probleme zgjidhen ne nje gjykim tjeter themeli qe lidhet me vazhdimesine e shoqerise.

Lidhur me kerkimin tjeter per pjesen qe i takon nga ndarja e fitimeve te shoqerise ne forme dividenti, gjykata mbasi ka kerkuar edhe mendimin e ekspertit, ka konstatuar se me vendim te asamblese se ortakeve te muajit dhjetor te vitit 2003 pjesa e fitimit financiar te realizuar per vitet 2002-2003 ka shkuar per zmadhimin e kapitalit themeltar te shoqerise. Pjese e vendimmarrjes ne kete rast ka qene dhe paditesi. Lidhur me fitimet e vitit 2004, gjykata ka konkluduar se ato nuk mund te kerkoheshin ne kohen e ngritjes se padise, pasi konform legjislacionit fiskal, bilancet duhet te hartohen ne 31 mars te vitit pasardhes dhe gjithashtu nga paditesi nuk ka asnje kerkim per shtim te objektit te padise. Per sa me siper, kjo gjykate ka rrezuar teresisht padine e paditesit.

Gjykata e apelit ka konsideruar te drejte e te bazuar ne ligj vendimin e dhene nga gjykata e rrethit ne pjesen qe lidhet me demshperblimin per shkak te largimit nga detyra e administratorit te shoqerise, per ato argumenta qe permenden ne vendimin e kesaj gjykate.

Nderkohe lidhur me kerkimin tjeter per te marre pjesen e fitimit, gjykata e apelit ka konstatuar se analiza e bere nga gjykata e rrethit nuk eshte e drejte. Sipas saj, vete paditesi ne kerkesepadi nuk ka percaktuar ndonje periudhe kohore per kerkimin e fitimit, por kjo gje ka dale nga pretendimet e ngritura gjate gjykimit. Ne keto kushte nuk kishte vend per shtim te objektit te padise sikunder arsyeton gjykata e rrethit.

Veç kesaj, sipas gjykates se apelit, ekspertja e thirrur ka shpjeguar se vendimi i asamblese i vitit 2003 ben fjale per perfshirjen ne zmadhimin e kapitalit vetem te fitimeve te vitit 2002, ndersa ne vitet 2003-2004 shoqeria rezulton me fitim ne shumen 9.059.840 leke, i cili rezulton i pa shperndare. Ne kete shume paditesi duhet te marre 2.264.960 leke, ne raport me pjesen e tij ne kapitalin e shoqerise. Per sa me siper kjo gjykate ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit per kete pjese dhe ka detyruar shoqerine t’i jape paditesit pjesen e tij ne fitimin e shoqerise.

Me kete rast gjykata ka rrezuar edhe pretendimin e pales se paditur se, sipas ligjit, fitimi shperndahet me vendim te asamblese se ortakeve, duke i kundervene ketij pretendimi permbajtjen e nenit 214 te ligjit “Per shoqerite tregtare”.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, arriti ne perfundimin se vendimi i gjykates se apelit, ne pjesen qe ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit, eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit.

Gjykata nuk ka patur parasysh faktin se çdo kerkim i bere para gjykates lidhet me nje interes te ligjshem te pales qe e paraqet ate. Paditesi ka kerkuar te marre pjesen e tij ne fitimin e shoqerise, ne nje kohe qe nga gjykimet ka rezultuar qe ky fitim nuk eshte shperndare per asnjerin prej ortakeve. Vete paditesi nuk ka pretenduar asnjehere qe ortaku maxhoritar te kete marre pjesen e tij te fitimit dhe t’i kete mohuar atij te drejten per te marre pjesen. Ne keto rrethana, ligjerisht paditesit nuk i eshte cenuar asnje e drejte ne raport me ortakun tjeter te shoqerise. Perkundrazi, gjykates i ka rezultuar se ekziston nje vendim i gjykates i dates 09.12.2003, i cili miraton vendimin e asamblese se ortakeve te dates 24.11.2003 (i nenshkruar edhe nga paditesi), per perfshirjen e fitimeve ne zmadhimin e kapitalit te shoqerise. Edhe ekspertet kane sqaruar masen e rritjes se kapitalit te shoqerise si rrjedhoje e ketij vendimi.

Por nuk eshte ky shkaku i vetem pse paditesi nuk mund te bente nje kerkim te tille. Gjykata nuk ka patur parasysh se sipas nenit 215 te ligjit “Per shoqerite tregtare”, si dhe nenit 14 te statutit te shoqerise eshte asambleja e ortakeve e ngarkuara nga ligji, e cila pas miratimit te llogarive vjetore dhe lenies menjane te shumave per fondin rezerve, duhet te caktoje pjesen qe u takon aksionereve ne forme dividentesh. Nuk rezultoi te kete nje vendim te tille te asamblese per asnjerin prej ortakeve te shoqerise.

Kjo do te thote se edhe nese nuk ekziston nje vendim per perfshirjen e ketyre fitimeve ne zmadhimin e kapitalit themeltar, ato ekzistojne si te tilla ne bilancet e shoqerise dhe askush nuk mund te cenoje pjesen e paditesit ne keto fitime. Por rruga e kerkimit te tyre nuk eshte e drejte, pasi per sa kohe shoqeria funksionon, nuk ka asnje parashikim ligjor veç atij qe permendem me lart per ndarjen e dividenteve qe te bente kompetente gjykaten.

Ne eventualitetin e konflikteve mes ortakeve, lidhur jo vetem me sa me siper por edhe me probleme te tjera te administrimit te shoqerise siç vertetohet te kete ndodhur ne rastin konkret midis paleve, jane vete keto te fundit qe do te zgjedhin menyren ligjore per te nderprere vijimesine e shoqerise. Me kete rast, natyrisht do te zgjidheshin dhe problemet e llogarive mes ortakeve te saj, pjese e te cilit eshte edhe kerkimi objekt i ketij gjykimi. Faktikisht Kolegji Civil ne seancen degjimore u vu ne dijeni se Shoqeria “Kronos” eshte ne proçes prishje ne rruge gjyqesore (eshte gjykuar ne te dy shkallet e gjykimit).

Lidhur me pjesen e kerkimit per demshperblimin per shkarkim si administrator, Kolegji i konsideron te drejta perfundimet e arritura nga te dy gjykatat, nderkohe qe nuk e vlereson me vend te trajtoje arsyet, pasi asnjera prej paleve lidhur me kete pjese te vendimit nuk ka patur pretendime.

Nga sa u tha me lart, Kolegji Civil konkludoi te prishe vendimin e gjykates se apelit dhe te lere ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit, me arsyetimin qe ky Kolegj ka bere me siper.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/b te K.Pr.Civile,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.74, date 31.01.2007 te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.7339, date 13.12.2005 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane.

Tirane, me 30.04.2009
Nr.11119-01211-00-2007 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-567 i Vendimit (165)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Evjeni Sinoimeri Kryesues

Irma Bala Anetare

Arjana Fullani Anetare

Evelina Qirjako Anetare

Fatos Lulo Anetar


ne daten 30.04.2009, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile, qe u perket paleve:

PADITËS: HILMI HALIMI, i biri i Siriut, i vtl.1934, lindur ne Permet e banues ne Tirane, ne mungese

I PADITUR: KRENAR HALIMI, i biri i Siriut, i vtl.1931, lindur ne Permet e banues ne Tirane, perfaqesuar nga av.Agim Tartari.


Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   15   16   17   18   19   20   21   22   ...   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish