Vilhelm Bush Jezusi fati ynë



Download 1,44 Mb.
bet8/24
Sana11.02.2017
Hajmi1,44 Mb.
#2316
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   24

JEZUSI fati ynë


ulur në vendin e gjykatësit. I ulur në bankën e të akuzuarve ndodhet... Perëndia!

Dhe pastaj nga lartësia e vendit të gjykatësit, unë filloj të ndjek penalisht Perëndinë. "I akuzuar, ngrihu në këmbë! Si ka mundësi që i ke lejuar të ndodhin këto gjëra?"

Nuk ka kurrë mundësi që të ndodhë kjo! Nuk ka kurrë mundësi që Perëndia të shkojë në bankën e të akuzuarve dhe të gjykohet prej nesh. Kjo do ta bënte atë një figurë qesharake, të dobët dhe mjeran. Ai nuk do të ishte aspak Perëndi.

Thelbi është ky: në qoftë se Perëndia është Perëndi, atëherë ai është i shenjtë. Ai është Perëndia i gjallë. Ai është gjykatësi dhe ne jemi të akuzuarit.

Mbaj mend që njëherë po shkoja në një takim të trazuar në periudhën e turbullt midis dy luftërave. Kur oratori më dalloi në turmën që dëgjonte, thirri, "Hë, hë, ja ku qenka predikuesi! Pa eja këtu lart!" Kur shkova atje ai tha, "Ti mendon se ka një Perëndi, apo jo? Mirë, nëse ai ekziston, supozoj se do ta shoh atë pasi të vdes...". Tunda kokën në shenjë miratimi.

Ai vazhdoi: "Jam i kënaqur për këtë, sepse kur ta takoj do t'i them lcëtë, 'Ti e dije se fëmijët po vdisnin nga uria kurse të tjerët po dendeshin - dhe nuk bëre asgjë për këtë! Ti lejove që të bëhen luftëra - dhe njerëz të pafajshëm vuajtën kurse ata që ishin përgjegjës për këto vrasje u pasuruan! Ti nuk the asgjë për gjithë këtë fatkeqësi - asgjë kundër gjithë kësaj padrejtësie, shtypjeje dhe shfrytëzimi!' Po, do t'ia hedh të gjitha këto në fytyrë Perëndisë tënd. Dhe a e di se ç'do të bëj pastaj? Do t'i them, 'Dil jashtë! Zbrit nga froni dhe mbathja!"

Ia arriti të më zemëronte dhe e ndërpreva. "Bukuri! Edhe unë! Do të ulërij me ty, 'Zbrit nga froni dhe mbathja!"'

Një heshtje vdekjeje ra në takim. Oratori po më shikonte, i shushatur. Ai dukej sikur mendonte se kishte bërë ndonjë



SI MUND T'I LEJOJË PERËNDIA GJËRA TË TILLA?




99


gabim dhe se ndoshta në fund të fundit nuk isha unë pastori.

Kur pashë shprehjen e fytyrave të njerëzve, më erdhi për të qeshur. Edhe atmosfera nuk ishte më e njëjtë. Ishte çasti për të folur dhe nuk duhej ta humbisja.

"Dëgjo, një Perëndi që do t'ia lejonte vetes të fyhej prej teje në mënyrë të tillë do të ishte plotësisht qesharak. Po të them se një Perëndi i tillë nuk ekziston përveçse në imagjinatën tënde. Një Perëndi që do të mund të thirrej për të dhënë llogari, një Perëndi i cili do të qëndronte para teje si i akuzuari para gjykatësit - oh jo! Një Perëndi i tillë mund të ekzistojë vetëm në një mendje të sëmurë. Dhe mund të them vetëm këtë, 'Le ta heqim qafe një Perëndi të tillë. Le t'i japim fund një herë e përgjithmonë!"'

"Por ti je pastor apo jo?" belbëzoi ai me habi. "Sigurisht! Dhe prandaj do të doja të thoshja këtë." E ngrita zërin që të më dëgjonin të gjithë. "Do të doja të dëshmoj para të gjithëve se ka një Perëndi tjetër, Perëndia i vërtetë. Ju nuk do të jeni të zotë ta thërrisni atë për t'ju dhënë llogari. Përkundrazi, është ai që do t'ju thërrasë ju të dilni para gjyqit të tij të drejtësisë. Kur të vijë ajo kohë, ju do ta mbani gojën mbyllur. Nuk ka Perëndi të cilit mund t'i thoni 'Mbathja'. Por ka vërtet një Perëndi të shenjtë, të gjallë, të vërtetë. Dhe ky Perëndi, një ditë, mund t'ju thotë fare mirë, 'M'u hiq sysh! Dil jashtë!"'

Si mund t'i lejojë Perëndia gjëra të tilla? Në qofitë se e bëjmë këtë pyetje në përpjekje për ta thirrur Perëndinë e gjallë për të dhënë llogari, arsyetimi ynë është plotësisht i gabuar. Sigurisht nuk do të marrim asnjë përgjigje. Vetëm do të tregojmë se sa budallenj jemi.

100


JEZUSI fati ynë


  1. Perëndia dado fëmijësh?

"Si mund t'i lejojë Perëndia gjëra të tilla?" pyesin shumë veta, të frikësuar dhe të revoltuar nga mendimet për të gjitha gjërat e tmerrshme që ndodhin në botë. Është një pyetje që u bëhet gjithmonë të krishterëve. "Na jep një përgjigje. Perëndinë tënde po akuzojmë. Ç'ke për të thënë në mbrojtje të tij?" A mund të ndihmojnë të krishterët për të justifikuar apo mbrojtur Perëndinë? Përsëri është një pikëpamje absurde në lidhje me Perëndinë e cila imagjinon se krijesat e tij mund ta mbrojnë.

Është njësoj si ta mendosh Perëndinë një dado fëmijësh, një kujdestare e cila është punësuar për të mbajtur rregull në çerdhe. Në qoftë se ndodh që një nga fëmijët të bjerë nga dritarja, të gjithë tmerrohen. "Ku ishte dadoja? Si mund ta ketë lejuar ajo që të ndodhte një gjë e tillë?" Kjo është shumë afër mënyrës se si mendojnë disa njerëz për Perëndinë. Është detyra e tij që të kujdeset për botën që gjërat të ecin pa probleme. Askush nuk pyet shumë për të deri sa diçka nuk shkon. Atëherë të gjithë menjëherë tronditen dhe pyesin veten se ku mund të ketë shkuar dadoja qiellore. Dhe pyetja natyrisht u drejtohet miqve të Perëndisë: "Si mund t’i lejojë Perëndia juaj gjëra të tilla?"

Të krishterët do të ishin fare budallenj që të përpiqeshin të viheshin në mbrojtje të Perëndisë!

Nuk duhet ta ngatërrojmë Perëndinë me një dado fëmijësh! Ku është shkruar se është detyra e tij për t'u kujdesur që të sundojë rregulli në këtë botë poshtërsie dhe budallallëku?

Perëndia nuk i është borxhli askujt. Ai ështëZoti!



101


SI MUND T'I LEJOJË PERËNDIA GJËRA TË TILLA?


  1. A mund ta mohojmë në mënyrë kategorike

ekzistencën e Perëndisë?

Ndodhin katastrofa. Dhe Perëndia hesht!

Për shumë veta konkluzioni duket i qartë: nuk ka Perëndi. Nuk mund të ketë asnjë Perëndi që të kontrollojë botën. Nuk mund të ketë asnjë Perëndi që të shikojë dhe dëgjojë çdo gjë. Dhe kështu Perëndia shtyhet krejt jashtë jetës sonë. "Do t'ua lemë në dorë teologëve për ta zgjidhur atë problem."

_ Megjithatë, çfarë ndodh nëse, në fund të fundit, në të vërtetë ka një Perëndi? Po në qoftë se kemi qenë shumë të nxituar në mohimin e ekzistencës së tij?

Le ta deklaroj me shprehjen më të fuqishme të mundshme: Perëndia është vërtet i gjallë! Ai vërtet ekziston!

Në qoftë se pyesni se si mund të jem kaq i sigurt, unë vetëm mund të përgjigjem, "Perëndia e ka bërë veten të njohur. Ai erdhi te njerëzit në personin e Birit të tij, Jezu Krishtit. Përderisa Jezusi erdhi në botë, askush nuk mund ta mohojë ekzistencën e Perëndisë. Ta mohosh atë do të thotë që të pranosh injorancën ose keqdashjen tënde."



  1. Pikëpamja krishtere për botën

Në qoftë se duam të kuptojmë se çfarë po ndodh në botë, duhet të dimë pikëpamjen krishtere për botën. Ndryshe kurrë nuk do ta zgjidhim problemin tonë. Bibla na tregon se Perëndia, Krijuesi, e bëri botën në harmoni dhe mirësi të plotë. Njeriu ishte kryevepra e veprës së tij krijuese. Perëndia e vuri atë në një vend nderi: ai donte ta bënte atë partnerin e tij. Kështu njeriu duhet të ishte krejtësisht i lirë.

Por katastrofa është regjistuar në faqen e parë të historisë njerëzore: atë që të krishterët e përshkruajnë si "Rënia".



102


JEZUSI fati ynë


Njeriu abuzoi me lirinë e tij. Ai u kthye kundër Perëndisë. Ai deshi të bëhej perëndia i vetvetes. Dhe këtë e kërkon akoma edhe sot.

Që nga kapitujt e parë të saj, Bibla deklaron se njeriu e ka ndarë veten nga Perëndia. Dhe me Rënien, ai e tërhoqi gjithë krijimin me vete. Është njëlloj sikur të ishte hapur porta e një dige. Vuajtje, vdekje, lot, fatkeqësi dhe padrejtësi të gjitha vërshuan në botë.

Bibla pohon qartë se bota në të cilën jetojmë nuk është ashtu si e deshi Perëndia. Ne jetojmë në një botë të rënë ku sundon mëkati dhe ku djalli, vrasës dhe ati i rrenës, ka një fuqi të tillë sa që quhet "perëndi i kësaj bote".

Pikëpamja e Biblës mbi botën është tepër realiste dhe i përputhet me saktësi asaj që shohim rreth nesh. Ajo vazhdon me mësimin se Perëndia nuk imponon rregull në këtë botë të rebeluar. Bota duhet të ndjekë kursin e saj pikërisht deri në fund. Gjithçka që është e tmerrshme, e frikshme dhe e keqe jhet të realizohet plotësisht. Kur të vijë ajo kohë, Perëndia do t'i japë fund të gjithë asaj dhe do të krijojë një qiell të ri dhe një dhe të ri.

Kjo nuk do të thotë që Perëndia thjesiu e ka braktisur botën. Jo! Ai dërgoi Jezusin në të, për të vdekur në kryq për . mëkatarët dhe për t'u ngritur nga të vdekurit. Kudo që njerëzit besojnë në Jezusin dhe e pranojnë atë, krijimi i ri i Perëndisë tashmë ka filluar. Të gjithë ata që i përkasin Zotit Jezus mbajnë këtë dëshmi: "Perëndia na nxori nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur." Nëpërmjet dishepujve të Jezusit, Perëndia kërkon t'i sjellë ngushëllim, paqe, dashuri dhe ndihmë kësaj bote të rënë.

Të krishterët jo gjithmonë pyesin se përse Perëndia e lejon vuajtjen. Ata e dinë se nuk mund të jetë ndryshe në një botë të rënë. Dhe, duke e ditur këtë, ata marrin përsipër të ndihmojnë të tjerët. Por mbi të gjitha, ata presin qiej të rinj



103


SI MUND T'l LEJOJË PERËNDIA GJËRA TË TILLA?


dhe një tokë të re, në të cilët banon drejtësia.

Po për sa i përket pyetjes: Si mund t'i lejojë Perëndia tmerre të tilla? Edhe në qoftë se ne jemi dakord që gjëra të tilla janë të pashmangshme në një botë të rënë, problemi akoma i torturon ata që janë prekur personalisht nga tragjedia. Mendoj për një çift të ri që kishin një djalë të vogël që e donin shumë. Një ditë atyre u sollën trupin e vdekur të tij: ishte vrarë nga një shofer i dehur. Kur ndodh kësi lloj gjëje, na digjet në buzë pyetja, "Si mund ta ketë lejuar Perëndia të ndodhë një gjë e tillë?"



  1. A jemi në gjendje t'i kuptojmë rrugët e Perëndisë?

Më duket se një Perëndi të cilin mund ta kuptoja me zgjuarsinë time nuk do të ishte aspak Perëndi. Ai do të ishte vetëm një njeri si unë. Një fëmijë nuk e kupton se ç'tip njeriu është i ati. A është e besueshme që ne gjithmonë të jemi në gjendje t'i kuptojmë rrugët e Perëndisë?

Është një histori e vjetër që e dëgjoja kur isha fëmijë. Ajo c qartëson çështjen.

Na ishte një herë një eremit' plak që gjithmonë qahej për rrugët e Perëndisë. Por një ditë ai pa një ëndërr.

Një lajmëtar nga Perëndia iu shfaq dhe i tha eremitit t'i shkonte pas. Shkuan në një shtëpi ku iu dha një pritje e ngrohtë. I zoti i shtëpisë u tha, "Sot është një ditë e shënuar për mua. Armiku im i dha fund luftës me mua dhe si shenjë miqësie më ka dërguar këtë kupë të artë." Kur u larguan ditën tjetër, eremiti vuri re se lajmëtari e kishte marrë kupën me vete. Ai po bëhej gati të fliste me zemërim kur lajmëtari i tha, "Mbaje gojën! Këto janë rrugët e Perëndisë." Shpejt ata 1




1 Ercmit (ose oshënar): Njeri (kryesisht burrë në kohët e hershme të krishterimit) që jeton vetëm.

104


JEZUSI fati ynë


arritën në një shtëpi tjetër. I zoti, një koprrac plak, i mallkoi vizitorët e paftuar dhe u tha të shkonin në djall. "Hajde të ikim që këtej!" tha lajmëtari dhe ndërkaq, ia dhuroi kupën e artë koprracit. Përsëri eremiti u bë gati të protestonte dhe përsëri lajmëtari e ndaloi. "Mbaje gojën! Këto janë rrugët e Perëndisë." Aty nga mbrëmja ata arritën në shtëpinë e një burri që ishte shumë i dëshpëruar, sepse, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e tij ai gjithmonë kishte hasur fatkeqësi. "Perëndia do të të ndihmojë," tha lajmëtari dhe, kur po niseshin për rrugë, i vuri zjarrin shtëpisë. "Mos!" thirri eremiti. "Mbaje gojën! Këto janë rrugët e Perëndisë."

Ditën e tretë shkuan në shtëpinë e një burri të trishtuar dhe të ngrysur. Ai nuk sillej mirë me asnjë përveç djalit të tij të vogël të cilin e donte shumë. Kur u larguan mëngjesin tjetër, burri u tha, "Nuk mund t'ju shoqëroj, por djali im i vogël do të vijë me ju deri tek ura. Ma kini shumë kujdes." "Perëndia do ta mbrojë," u përgjigj lajmëtari i Perëndisë. Kur arritën tek ura, ai papritur e shtyu femijën në lumë! "More demon hipokrit," ulëriu eremiti, "sigurisht që këto nuk ishin rrugët e Perëndisë...".

Pikërisht në atë çast, lajmëtari u shndërrua në një engjëll që shkëlqente nga lavdia qiellore. "Më dëgjo me kujdes! Ajo kupë ishte e helmuar. Kështu unë ia shpëtova jetën burrit dashamirës, kurse koprraci plak gjeti vdekjen duke pirë prej saj. I varfëri gjeti një thesar të vënë mënjanë kur po rindërtonte shtëpinë dhe u çlirua nga çdo nevojë për ditët që i mbetën. Ndërsa, përsa i përket burrit, djalin e të cilit e hodha në lumë, ishte një mëkatar i keq dhe po të rrinte me të, fëmija do të bëhej kriminel. Humbja e të birit e çoi të atin në pendim. Dhe fëmija është mirë atje ku është! Kështu, ti pate mundësi të shihje diçka nga urtësia dhe drejtësia e Perëndisë. Që tani e tutje, duhet të përkulesh para misterit dhe

SI MUND T'I LEJOJË PERËNDIA GJËRA TË TILLA?




105


providencës2 së tij!"

Siç thashë, kjo histori ishte e mirënjohur kur isha i ri. Njerëzit që kanë lexuar histori të tilla në femijëri nuk janë kaq të nxituar për t'i rekomanduar Perëndisë se çfarë të bëjë dhe çfarë të mos bëjë. Ata e dinë se ne nuk mund t'i kuptojmë rrugët e Perëndisë.

Ne ndoshta nuk do të takojmë kurrë një engjëll në rrugë për të na shpjeguar gjërat siç takoi eremiti. Ne vetëm mund të vazhdojmë të ecim me tahmin në errësirë dhe të pranojmë faktin se nuk mund t'i kuptojmë irugët e Perëndisë.

Perëndia ka thënë nëpërmjet gojës së profetit Isaia: Mendimet e mia nuk janë mendimet tuaja, dhe as rrugët tuaja nukjanë rrugët e mia.... Ashtu si qiejtë janë më të lartë se toka, kështu edhe rrugët e mia janë më të larta se rrugët tuaja dhe mendimet e mia janë më të larta se mendimet tuaja.

Vetë profeti i madh ka deklaruar solemnisht: Zgjuarsia e



tij është e panjohshme.

Një poet i krishterë ka shkruar gjithashtu:

Perëndia lëviz në mënyrë misterioze Për të kryer mrekullitë;

Ai i ngul gjurmët e hapave në det,

Dhe nget pënnbi stuhitë.

Thellë në minierat e pamata Të një arti që kunë s'gabon Ai ruan projektet e Tij të ndritura,

Dhe vulletin e Tij sovran ushtron.

Mos e gjyko Zotin me ndjenja të dobëta,

Por besoji Atij për hirin që të vesh;

Prapa një providence të vrenjtur Ai fsheh një fytyrë që buzëqesh.




Providencë: Përkujdesja e Perëndisë për botën gjatë historisë.

106


JEZUSI fati ynë


Mosbesimi i verbër sigurisht gabon,

Dhe veprën e Tij kontrollon më kot;

Perëndia veten e Tij vetë e interpreton,

Dhe do ta bëjë të qartë në bot'.



  1. Të krishterët mësojnë të presin

E vërteta e çështjes është se shumicës së pyetjeve tona të vështira nuk mund t'u jepet përgjigje këtu në tokë. Duhet ta pranojmë se "mendimet e tij nuk janë mendimet tona". Por ne të krishterët jemi të sigurt se nuk do të ecim gjithmonë në errësirë. Jo, sepse në përjetësi të gjitha këtyre pyetjeve shqetësuese do t'ju jepet përgjigjja. Ky përshkrim ndihmon për ta shpjeguar këtë: Në qoftë se shikoni anën e prapme të një qilimi persian, e gjitha që mund të shihni duket si një ngatërrim i rastësishëm fijesh. Por kur qilimi kthehet nga ana tjetër, shfaqet një dizajn i shkëlqyer. Atëherë ju zbuloni se ekziston një rregull i përsosur në atë që duket si pështjellim.

Në këtë botë të vjetër ne mund të shohim vetëm anën e prapme të qilimit të jetës. Çdo gjë duket kaq e ngatërruar e pa kuptim. Por në qiell, do të jemi në gjendje të admirojmë anën e mbarë dhe atëherë do të çuditemi se sa me urtësi dhe sa metodikisht e ka modeluar Perëndia jetën tonë.

Në gjendjen tonë të tanishme, ne jemi si dikush që nget një veturë natën. Ai do të ishte në gjendje të shijonte pamjen e fshatit ndërsa kalonte aty, veçse errësira ia fsheh atë nga pamja. Ai nuk mund të shquajë asgjë nga peisazhi që do të dëshironte të shihte. Megjithatë, ai ka dritë të mjaftueshme për të ngarë, në sajë të fenerëve të parmë.

Ka shumë gjëra që ne të krishterët do të donim t'i dinim dhe t'i kuptonim. Ne do të donim t'i kuptonim udhët e Perëndisë, të ishim në gjendje të shpjegonim pse Perëndia e bën lcëtë apo atë gjë. Këtu në tokë ne jemi në errësirë. Shumë



107


SI MUND T'I LEJOJË PERËNDIA GJËRA TË TILLA?


gjëra na janë fshehur. Por Perëndia na ka dhënë dritë të mjaftueshme për ta gjetur udhën e duhur. Fjala e Tij - Ligji në Dhiatën e Vjetër dhe Ungjilli i Jezusit në Dhiatën e Re - na tregon mjaft nga rruga për të na çuar në synimin e përjetshëm.

Kur të kemi arritur në qiell, do të lindë dielli për ne. Atëherë do të jemi në gjendje të shohim qartë çfarë kishte në të djathtë e në të majtë të udhës sonë. Do të zbulojmë se ç'na ishte fshehur në tokë. Dhe do ta kuptojmë përse "Perëndia e lejoi gjithë këtë".



  1. A s'mund të marrim asnjë përgjigje tani?

Ne kemi bërë një pyetje vigane: Si mund t'i lejojë Perëndia gjëra të tilla?

Para se gjithash, na është dashur ta tregojmë qartë se ne nuk kemi asnjë të drejtë t'i flasim Perëndisë të shenjtë siç do të bënim me një njeri. Një person mund të thirret për të dhënë llogari, por Perëndia jo. Një person mund të veprojë padrejtësisht. Por Perëndia nuk kryen asnjë padrejtësi. Një person mund të analizohet dhe të kuptohet. Perëndia është mbi lcëtë.

Këto gjëra duhen thënë sa më qartë dhe më thjesht që është e mundur. Por pasi e kemi sqaruar arsyen, ne do ta bëjmë këtë pyetje përsëri, madje edhe më seriozisht se më parë: Pse i lejon Perëndia gjëra të tilla?

Dhe ka një përgjigje në Bibël. Problemi është se njeriu nuk do ta dëgjojë atë sepse arsyeja e tij që e bën këtë pyetje në radhë të parë është për ta akuzuar Perëndinë për padrejtësi. Megjithatë, përgjigjja e Biblës, i ndryshon rolet dhe na vë ne në bankën e të akuzuarve.



108


JEZUSI fati yng


  1. Çdo fatkeqësi është një paralajmërim dhe një thirrje

Lluka, shkruesi i ungjillit, tregon një episod që prek tamam thelbin e çështjes. Një grup njerëzish, të tronditur dhe të zemëruar nga një akt represioni politik që sapo kishte ndodhur, arritën ta gjejnë Jezusin për ta infomiuar për këtë. Në Jeruzalem po kremtohej një nga festivalet tradicionale.

Në tempull ofroheshin flijime. Si zakonisht në raste të tilla, kur mijëra judenj mblidheshin në kryeqytet, gamizoni romak ishte në gatishmëri. Në këtë rast të veçantë kishte ndodhur një zënkë serioze. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi atë. Por me sa duket disa njerëz që kishin ardhur nga krahina krenarisht e pavarur e Galilesë kishin tërhequr vëmendjen e disa ushtarëve romakë. Kishte patur një përleshje. Dhe një numër i madh galileasish ishin masakmar mizorisht.

"Si mund ta lejojë Perëndia një gjë të tillë?" Pyetja ishte tmerrësisht reale për njerëzit ndërsa ia raportuan incidentin Jezusit. Vetëm disa ditë para kësaj, një fatkeqësi tjetër i kishte tronditur banorët e Jeruzalemit. Një kullë e lartë me mure të trasha ishte shembur papritur duke varrosur tetëmbëdhjetë veta nën rrënoja.

Pyetja qëndronte aty në shumë zemra. "Po Perëndia?" Disa teologë që deklaronin se dinin gjithçka, sigurisht e dhanë përgjigjen: "Ata që vdiqën ishin mëkatarë të këqij dhe kjo ishte udha që zgjodhi Perëndia për t'i ndëshkuar."

Por Jezusi e hodhi poshtë këtë shpjegim. Ai tregoi shumë qartë se ne nuk mund t'i sondojmë sekretet e Perëndisë.

Pastaj ai tha diçka që bëri që të gjithëve t'iu kalonte një valë e ftohtë të dridhurash nëpër shtyllën kurrizore. Ajo që tha ai i vulosi gojët e disave dhe i revoltoi disa të tjerë: Nëse ju nuk pendoheni, do të vdisni të gjithë me të njëjtën mënyrë.

Çdo fatkeqësi, thoshte ai, megjithëse e mbështjellë me

SI MUND T'I LEJOJË PERËNDIA GJËRA TË TILLA?




109


mister, është një thirrje nga Perëndia, dhe një paralajmërim për një botë që jeton në kundërshtim me të.

Këto sinjale alarmi janë domosdoshmërisht të nevojshme.



Unë jam Zoti, Perëndia yt... Nuk do të kesh perëndi të tjerëpara meje. Kjo është porosia e Perëndisë për jetën tonë. Por ç'kemi bërë ne për të? Paratë tona, veturat tona, puna jonë, shëndeti ynë, femijët tanë: të gjitha janë bërë idhujt tanë. Këto janë perënditë të cilave u shërbejmë.

Mbaje mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar.

Mendoni për gjithë ato javë, muaj dhe vite kur ne nuk kemi patur aspak kohë për Perëndinë!



l)o të nderosh atin tënd dhe nënën tënde. A e kuptojmë si ABC-në për "nderimin" e prindërve tanë sot?

Nuk do të vrasësh. Ç'vlerë i bashkangjit brezi ynë jetës njerëzore? Dhe askush nuk mund të deklarojë se është i pafajshëm në këtë drejtim. Sepse Bibla thotë se kushdo që urren vëllanë e vet është vrasës. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë sa vrasje janë kryer në fshehtësi në shtëpitë dhe në vendet tona të punës!

Nuk do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore. Sa e sa

martesa janë prishur, zgjidhur apo shkatërruar! Ne tallemi me pastërtinë sikur të ishte jashtë mode. Në vend që t'i marrim seriozisht urdhërimet e Perëndisë, flasim për "vështirësitë seksuale", për "mosdashjen që të ndrydhim vetveten".



Nuk do të vjedhësh- Vjedhja fillon duke mos kthyer librat që ke marrë hua. Sikur të gjitha zotërimet tona të fituara në mënyrë të padrejtë do të bërtisnin, çfarë ulërime do të kishim në shtëpitë tona!

Nuk do të bësh dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd. Ç'kemi bërë ne me këtë urdhërim? Jeta publike dhe private janë helmuar nga shpifjet. Një person e tërheq zvarrë tjetrin nëpër batak. Po zilia? A nuk është bërë ajo një nga



110


JEZUSI fati ynë


faktorët shtytës të jetës politike?

Çfarë tha Jezusi? Nëse ju nuk pendoheni, do të vdisni të gjithë me të njëjtën mënyrë.

Perëndia i shqeu qiejtë dhe dha Birin e tij që ne të kemi falje të mëkateve, jetë dhe shpëtim nëpërmjet tij. Dhe çfarë po bën njeriu sot me këtë dhuratë të Perëndisë? Ai e hedh poshtë atë. Ai bën gjoja sikur nuk di se çfarë të bëjë me të për shkak të problemeve të cilave duhet t'u bëjë ballë.

Duhet të pushojmë së pyeturi se përse Perëndia i lejon këto fatkeqësi. Do të ishim të mençur të dëgjonim paralajmërimet e tij dhe të pendoheshim.


  1. Download 1,44 Mb.

    Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   24




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish