Departamenti marketing


Bilanci tregtar i Kosovës me BE-në, CEFTA dhe të tjerë



Download 0,54 Mb.
bet13/20
Sana11.06.2017
Hajmi0,54 Mb.
#10864
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   20

2.2 Bilanci tregtar i Kosovës me BE-në, CEFTA dhe të tjerë


Aktiviteti tregtar gjatë vitit 2012 ka shënuar ngadalësim të theksuar si në anën e eksporteve ashtu edhe të importeve. Raporti i aktivitetit tregtar ndaj GDP-së gjatë vitit 2012 ishte 53.9përqind krahasuar me 57.1përqindnë vitin 2011. Ekonomia vendore konsiderohet se ka mungesë të konkurrueshmërisë në tregtinë e mallrave kur merret parasyshë nivel i lartë i deficitit tregtar. Niveli relativisht i ulët i prodhimit në ekonominë e Kosovës bënë që varësia nga importet të jetë relativisht e lartë dhe, njëkohësisht, reflektimet nga ndryshimet në çmime të produkteve kryesore që importohen të jenë të theksuara në kuadër të çmimeve vendore (BQK, 2013).Më qartë, ky informacion jepet në figurën në vijim ku është paraqitur aktiviteti tregtar i Kosovës në periudhën 2008-2014.
Tabela Tregtia e Kosovës sipas grup vendeve (%).

Grup Vendet

EXP/IMP

2008

2009

2010

2011

2012

2013

2014

BE

EXP

47.8

43.1

44.5

43

38.4

39.4

30.2

 

IMP

36.2

39

38

38

38.7

41.3

42.6

CEFTA

EXP

30.9

32.3

23.5

26

36.8

36.4

39.2

 

IMP

37.5

35.7

37

35

33.7

30.6

28.4

Të tjerë

EXP

21.3

25.2

32

31

24.8

24.1

30.6

 

IMP

26.2

25

24.5

27

27.6

28.1

29

Burimi: ASK (2015)
Siç vërehet nga të dhënat exportet në vendet e BE tregojnë trend rënës sidomos në 5-vjeçarin e fundit. Nëse në vitin 2010 Kosova eksportonte 44.5 përqind tëGDP-së në BE, në vitin 2014 eksportet pësojnë rënie prej 14.3 pikë përqindje. Sakaq, importi nga BE në të njëjtën periudhë arrin vlerën e 42.6 përqindje tëGDP-së në 2014, krahasuar me 38 përqind në 2010-ën. Në vitet e fundit Kosova importon krahasimisht më shumë mallra dhe shërbime nga BE sesa nga vendet e CEFTA apo rajone të tjerë. Duket se exporti në vendet e CEFTA, pas një rënie të konsiderueshme në 2010 me 8.8 përqind krahasuar me një vit më parë, rimëkëmbet duke arritur vlerën 39.2 përqind në vitin 2014. Konsideruar faktorin politik, Kosova ka moderuar importin nga vendet e CEFTA 4 vitet e fundit, duke përmirësuar bilancin tregtar me rajonin. Nga të dhënat shohim se Kosova ka rritur ndjeshëm aktivitetin tregtar me vendet si Zvicra, India etj.
Trendi i rritjes apo uljes së bilancit tregtar ndikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga rritja apo ulja e importit. Kjo ndodh për shkak se, sado rritje të madhe të ketë niveli i eksportit, baza shumë e ulët e vlerës se eksportit të Kosovës bënë që luhatjet në import, sado të vogla të jenë ato, të jenë faktor në përcaktimin e bilancit tregtar të Kosovës dhe jo eksporti.
Poashtu nga të dhënat tjera të ASK mbi tregtinë në Kosovë (Grafiku 3.1), vihet re se gjatë periudhës pesë vjeçare (2008-2012) Kosova gradualisht është integruar më shumë me vendet jashtë këtij rajoni. Nëse në vitin 2008 tregtia me rajonin përbënte 53.57 përqind të tregtisë së përgjithshme të Kosovës, në vitin 2012 ajo u tkurr në 50.41 përqind. Kjo do të thotë se tregtia me vendet jashtë rajonit që në vitin 2008 përbënte 46.43 përqind të tregtisë së përgjithshme të Kosovës, në vitin 2012 ajo përbënte 49.59 përqind. Pra përfaqësimi i vendeve jashtë këtij rajoni në portfolion e përgjithshme tregtare të Kosovës është rritur për 3 pikë përqindje.
Grafik Përfaqësimi i rajonit në bilancin tregtar të Kosovës (%)
Burimi: Agjensia e Statistikave të Kosovës, 2013
Integrimi i tregtisë me vendet jashtë rajonit është bërë vetëm për shkak të importit nga këto vende në Kosovë, e jo dhe aq si pasojë e aktivitetit eksportues të Kosovës me këto vende. Le tëanalizojmë raporin export/import me vendet e CEFTA dhe të identifikojmë vendet tregtia me të cilat nuk është subjekt i ndikimit të faktorëve ekonomik.

Tabela Exportet/Importet e Kosovës me vendet e CEFTA (në mijë Euro)



Viti

2008

2009

2010

2011

2012

2013

2014




 

Bosnia & Herzegovina


EXP

10

2

3

1

2

3

3

IMP

5

9

10

9

10

11

9

Moldavia


EXP

0

0

0

0

0

0

0

IMP

0

0

0

0

0

0

0

Serbia


EXP

16

6

6

9

14

14

21

IMP

29

30

32

29

33

38

51

Vendet Njohëse

EXP

74

90

92

91

84

84

76

IMP

65

61

57

62

57

50

40

Burimi: ASK (2015)
Kosova në raport me vendet e CEFTA importon 5.6 herë më tepër sesa eksporton. Kjo diferencë vihet re më së shumti në marrëdhëniet tregtare me vendet jo-njohëse si Moldavia, Bosnja dhe Serbia. Raporti i ekxporteve në vendet njohëse (Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kroacia) me ato jo njohëse është 2.9 në vitin 2008 ndërkohë që në vitin 2014 rritet në 3. Pra, ndër vite, Kosova eksporton në vendet njohëse të pavarisë së saj 3 herë më shumë se sa në vendet jo njohëse. Eksportet në Serbi bien me 10 pikë përqindje nga viti 2008 në vitin 2009, gjithmonë krahasuar me eksportet totale në CEFTA. Vetëm para një viti (2014), eksportet në Serbi rriten në 21 përqind, ndërkohë që në Bosnje Kosova eksporton relativisht shumë pak. Shifrat mbi eksportet janë tregues të mirë të defiçitit tregtar në vend por edhe të nevojës së vendit për të konsumuar nga rajoni më tepër se sa të prodhojë për të. Importet janë dominante ndaj eksporteve edhe nga vendet jo njohëse. Pra, kapaciteti i ulët prodhues i Kosovës lind nevojën që Kosova të kënaq kërkesën konsumatore në treg edhe kur kjo e fundit plotësohet me mallra serbe, boshnjake apo moldave (edhe pse në masë të pakonsiderueshme). Nëse do ta lidhnim marrëdhëniën tregtare të Kosovës me rajonin me aspektin e tregtisë së lirë në CEFTA, dyshohet se edhe Kosova po shkel disa pika të marrëveshjes sado të pranojë vazhdimisht mallra nga këto vende. Psh., importet nga Serbia u rritën me 13 pikë përqind vitin e kaluar krahasuar me një vit më parë. Importet nga Bosnja luhaten nga viti në vit (brenda periudhës së marrë në analizë) në vlerën 9-10 përqind të importeve totale nga CEFTA.
Edhe pse trendi i përqindjes që zënë exportet në CEFTA është rritës, ato janë impotente për të rregulluar gjendjen e paqëndrueshme në bilancin tregtar. Shkaku i një raporti të tillë, dërrmues për bilancin tregtar të Kosovës por edhe për treguesit e tjerë makroekonomik të ekonomisë sëvendit, mund të jetë kapaciteti i ulët prodhues, mugesa e futjes së inputit teknologji në fuksionin e prodhimit, mungesa e riorganizimit të tregut të punës apo ineficenca në evidentimin e potencialit sektorial (Kristo, 2014). Nga ana tjetër, faktorë të jashtëm si barriera tregtare, konflikte tregtare, fakorët politik, eksporti në tregje ku ka tepricë oferte për të mira dhe shërbime etj., mund të shpjegojnë një rezultat të tillë.
Turqia është i vetmi vend, në këtë rast bllok i rajonit, me të cilin Kosova e ka rritur integrimin si në importe ashtu edhe në eksporte. Në përgjithësi pjesëmarrja e Turqisë në portfolion e përgjithshme tregtare të Kosovës është rritur nga 6.17 përqindnë vitin 2008, në 7.66 përqind në vitin 2012. Pjesëmarrja e Turqisë në portfolion e eksportit të Kosovës është rritur nga 1.53 përqind sa ishte në vitin 2008 në 4.22 përqind në vitin 2012. Një rritje e ngjashme ka ndodhur edhe me pjesëmarrjen e Turqisë në portfolion e importit të Kosovës, ku nga6.65 përqind në vitin 2008, pjesëmarrja e Turqisë në këtë portfolio u rrit në 8.04 përqind në vitin 2012. Kjo rritje në të dy treguesit lidhet me përpjekjet e Turqisë për të hapur tregjet drejt ekonomisë kosovare por edhe ngjashmëria kulturore sjell qasjen e konsumatorëve nga produket dhe shërbimet e ofruara reciprokisht.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët në dhjetor të vitit 2012 prej 191.3 milion Euro krahasuar me deficitin prej 227.7 milion Euro nëfund tëvitit 2011. Eksporti në muajin dhjetor të vitit 2012 kishte vlerën 20.5 milion Euro, ndërsa importi 211.8 milion Euro, është një rënie prej (8%) për eksport si dhe prej (15%) për import krahasuar me dhjetorin e vitit 2011 (ASK, 2012, fq.9).

2.3 Zgjidhja eventuale e mosmarrëveshjeve në mes të antëtarëve në CEFTA


Lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që lindin në mes të antëtarëve të CEFTA-së, ka dy hapa: konsultimet (neni 42) dhe arbitrazhi (neni3). Sipas nenit 42 (1) çdo mosmarrëveshje që ndodh ndërmjet palëve duhet të zgjidhet përmes bashkëpunimit dhe konsultimeve, nëse është e nevojshme në Komitetin e Përbashkët për të arritur në një zgjidhje reciprokisht të këndshme. Paragrafi (2) përcakton se pala kërkuese ndaj konsultimeve do të informojë në të njejtën kohë palët tjera me shkrim dhe të ofrojë të gjithë informacionin relevant. Komiteti i Përbashkët mund të rekomandojë masa të përshtatshme.
Procedura e konsultimeve duhet të zhvillohen në praninë e një ndërmjetësi. Nëse palët nuk bien dakord për praninë e një ndërmjetësi, Kryetari i Komitetit të Përbashkët (ose në qoftë se ai është banor naciaonal apo i një prej palëve të interesuara, atëherë paraardhësi i tij i parë) do të caktojë ndërmjetës brenda 20 ditëve kalendarike nga marrja e kërkesës fillestare me shkrim për ndërmjetësim në pajtim me rregullat e përcaktuara. Ndërmjetësi do të paraqes një raport përfundimtar për Komitetin e Përbashkët në 60 ditë e fundit kalendarike pas emërtimit të tij/saj. Nëse mosmarrëveshja nuk është zgjidhur, Komiteti i Përbashkët do të merret me këtë çështje, me qëllim për të gjetur një zgjidhje të pranueshme. Nëse kjo do të dështojë, Komiteti i Përbashkët do të rekomandojë masa të përshtatshme, neni 42 (3).
Nëse nuk ka zgjidhje në bazë të kësaj marrëveshje dhe konsultimet dypalëshe, ndërmjetësuesi dhe Komiteti i përbashkët nuk kanë arritur në një zgjidhje të pranueshme, zakonisht brenda 90 ditëve kalendarike nga marrja e njoftimit duke ju referuar paragrafit 2, pala përkatëse mund të marrë masa të përkohshme ribalancimi duke u bazur në procedurat e parashtruara në nenin 24. Për masat e marra duhet të njoftohen menjëherë palët dhe Komiteti i Përbashkët, të cilët duhet të kryejnë kunsultime të rregullta në lidhje me heqjen e tyre. Masat do të hiqen kur kushtet nuk e justifikojnë mbajtjen e tyre në kuadrin e Komitetit të Përbashkët ose nëse mosmarrëveshja është paraqitur për arbitrazh, kur një vendimi i arbitrazhit është dhënë dhe është vendosur në përputhje me Komitetin e Përbashkët, neni 43 (4).
Nëse nuk ka marrëveshje me anë të konsultimeve të drejtpërdrejta në Komitetin e Përbashkët brenda 90 ditëve kalendarike nga data e marrjes së kërkesës për konsultime, mund ti referohet arbitrazhit nga çdo palë në mosmarrëveshje me anë të një njoftimi me shkrim drejtuar palës tjetër në mosmarrëveshje. Gjykata e arbitrazhit do ta zgjidhë mosmarrëveshjen në përputhje me Marrëveshjen e CEFTA-së dhe rregullave të tjera të zbatueshme të ligjit ndërkombëtar. Gjykata do të kosiderojë mendimin e disa palëve që nuk janë përfshirë në mosmarrëveshje. Gjykata e arbitrazhit është e qeverisur nga Aneksi 9. Dhënia e vendimit është përfundimtar dhe detyrues për palët.Hapi i parë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes është i natyrës politike. Palët janë të inkurajuara që të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes konsultimit. Megjithatë, në qoftë se hapi i parë dështon, atëherë procedura ligjore (arbitrazhi) është i akti final.
Procedurat e referuara më sipër të zgjidhjes së konflikteve tregtare midis vendeve të CEFTA-s, paraqesin më tepër një rregullore formale të brendshme të vetë marrëveshjes sesa konkretizim dhe zgjidhje të situatës. Kjo vjen për faktin se nëse konsultimet apo propozimet nuk janë në harmoni me kushtet e palëve atëherë ky cikël bëhet periodik dhe konflikti shtyhet deri në fazat ku marrëdhëniet tregtare ndërpriten krejtësisht, e si pasojë vendosin në diskutim antarësimin e mëtejshëm të vendeve në fjalë në CEFTA.
Shpeshherë ndodh që konfliktet tregtare të jenë pasojë e ndonjë konflikti të hershëm me natyrë politike e në këtë rast është e dyshimtëzgjidhja e mosmarrëveshjeve më anë të konsultimeve apo arbitrazhit. Kjo pasi, sado të zbuten pasojat e konfliktit tregtar me konsultime apo sovranitetin e aktit final, vendet ende nuk do të dëshirojnë të tregtojnë me njëra– tjetrën dhe një pasojë e tillë dëmton tregtinë e lirë në rajon. Në rastin konkret, konflikti mes Kosovës dhe Serbisë nuk është thjeshtë një mosmarrëveshje për eksport/import apo një kapriço për nevojat e tregut, dobinë konsumatore apo tek e fundit, një politikë fiskale restriktive. Skanimi që duhet ti bëhet konfliktit me qëllim zbardhjen e shkaqeve dhe optimizimin e pasojave për t’iu përqasur zgjidhjes, është se ky konsiderohet një konflikt i transformuar nga shkaqe territoriale/politike në motive tregtare.
Konsideruar prirjet globale të zgjidhjes së konflikteve të këtij lloji, të fshehura ose jo, modelet e manaxhimit të konflikteve janë më produktive dhe efiçente. Më poshtë do të aplikohet një i tillë, paraqitja teorike e të cilit është kryer në kreun e dytë.

Download 0,54 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   20




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish