Departamenti marketing


Një model i manaxhimit të konflikteve në funksion të integrimit



Download 0,54 Mb.
bet11/20
Sana11.06.2017
Hajmi0,54 Mb.
#10864
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   20

1.10 Një model i manaxhimit të konflikteve në funksion të integrimit


Modeli i thjeshtuar dhe praktikuar nga Dr. Al-Marashi (California State University) duke u mbështetur në modelin origjinal të Dennis J.D. Sandole, i quajtur A Comprehensive Mapping of Conflict and Conflict Resolution implikon një metodë tëqartë dhe tënjëtrajtshme. Modeli zbatohet në tre faza ku secila prej tyre kërkon trajtim praktik. Një avantazh i modelit qëndron se zbatimi i tij ai nuk bazohet në literaturë të mirëfilltë(të paktën jo secila nga tre fazat) aq kohë sa është në dorën e studiuesit të analizojë secilën nga pikat e përcaktuara sipas një filozofie të caktuar shkencore dhe mendimi kritik. Paraqitja grafike e modelit si më poshtë:

Figura Skema gjithëpërfshirëse e konfliktit dhe zgjedhja e konfliktit



Burimi: Sandole (1998)

1.10.1Faza I. Origjina e konfliktit


  • Palët e përfshira në konflikt mund të jenë:

  • Individë;

  • Parti politike;

  • Shoqëria civile;

  • Dy ose më shumë shtete;

  • Me karakter rajonal, global etj.

Analisti dhe studiuesi i konfliktit fillon analizën duke identifikuar palët nëpërmjet shqyrtimit të literaturës së përshtatshme mbi konfliktin në fjalë dhe gjithashtu duke intervistuar ekspertë qeveritar ose jo në rajonin/rajonet ku konflikti po zhvillohet. Në mënyrë që analisti të evitojë kufizime të rastit gjatë përdorimit të modelit, mund të intervistojë palët veçmas edhe pse kjo mënyrë nuk derivon informacion tërësisht objektiv dhe konsistent aq kohësapalët përgjigjen në mbrojtje të interesave të deklaruara. Prandaj, dy alternativat e para konsiderohen më të përshtatshme.
Aktorët asnjanës janë gjithmonë prezentë në përfaqësimet e palëve në bashkëbisedime me qëllim të vetëm ruajtjen e gjakftohtësisë gjatë negociatave.Mjafton të kujtojmë rastin e një seance gjyqësore të një divorci ku palët (bashkëshorti dhe bashkëshortja) janë gjithmonë të përfaqësuar nga persona që njohin ligjin dhe zbatimin e tij (Frankfort-Nachmias and Nachmias, 1996, kap. 10; Moore, 1986, kap. 5).


  • Çështjet përfaqësojnë motivet e futjes së palëve në konflikt. Si të tilla ato ndahen në:

  • Strukturat (Shteti, tregu, kufijtë ndërkombëtar);

  • Dhuna strukturore – stituatat e aksesit në mënyrë të padrejtë të resurseve politike, ekonomikeetj., për shkak të antarësimit të pavullnetshëm në një grup etnik, fetar aporacor;

  • Kontrolli mbi resurset e shtershme (problemi kryesor ekonomik);

  • Konfliktet e hershme, interesat etj.

Në momentin që palët dhe përfaqësuesit e tyre janë të përcaktuar dhe mirë identifikuar dhe studiuesi ka mirë përcaktuar aspektet e tjera të “Cilët?”, atëherë ai/ajo do të duhet të kërkojë mbi çështjet mbi të cilat ndërtohet konflikti. Normalisht shtrohet pyetja: Për çfarë po konfliktohen palët?
Së pari, të gjithë konfliktet mund të jenë strukturor (Moore, 1986, fq.27), duke përfshirë këtu një sistem faktorësh, psh. besim/vlerë (teorik, praktik), biologjik ose sisteme fizike ose konflikte jo strukturor, që përfshijnë rrugët e suksesit midis vetë sistemeve. Së dyti, midis kategorive specifike tëçështjeve të cilat mund ose jo të përfshijnë sistemet tërësisht, Moore (1986, fq. 27) flet mbi konflikt të dhënash, interesash, marrëdhëniesh dhe vlerash. Studiues të tjerë si Wehr (1979, fq. 20) i referohet konflikteve të bazuar në fakte, të dhëna dhe interesa.Rapoport (1974, fq. 174) përmend të drejtat ose privilegjet, kontrollin mbi resurset, fuqinë politike dhe/ose ekzistencën reale të vetë diskutuesve, pa të cilët konflikti do të ishte vetëm një thënie konstatuese.Dhe i fundit, Morton Deutch (1973, fq. 15-17) flet mbi motive si kontrolli mbi resurset, preferencat dhe ngatërresat, vlerat, besimet, dhe/ose natyra e marrëdhënies midis palëve.


  • Objektivat variojnë për çdo rast konflikti por kur bëhet fjalë për dy vende ato mund të shprehen si:

  • Ruajtja e rendit ekzistues në vend;

  • Ndryshimi i rendit sipas kushteve që pala vendos dhe kërkon që edhe pala tjetër ti zbatojë.

Duke iu referuar termave tëçështjeve/problemeve mbi të cilat ndërtohet konflikti: ndryshimet e kushteve brenda sistemeve dhe ndryshimit të sistemeve në vetvete, objektivat e palëve përfshijnëruajtjen e rendit ekzistues10 (“stabilitetin” e arritur nëprmjet “balancës” apo “dominancës”) ose ndryshimin e këtij të fundit (revolucionar), (Lerche and Said, 1970, fq. 147-150; Kissinger, 1964, fq.1). Konfliktet që kanë si vecori zero-sum(“fitore-humbje”), në të cilat njëra palë fiton dhe tjetra humbet, konsiderohen të “frikshme” për palët e treta të përfshira në të vullnetarisht ose jo.
Kjo është një nga tiparet përcaktuese të pas Luftës së Ftohtë Botërore, e përshkruar nga një duo kundërshtuese e aspekteve të ligjit ndërkombëtar; ka nga ata të cilët dëshirojnë të ruajnëintegritetin territorial të shteteve të sapo krijuara (p.sh., Azerbajxhan, Gjerogji, Federata Ruse, Serbia) dhe ata të cilët nxisin të drejtat e tyre drejt vetë-vendosjes dhe kërkojnë të shkëputen përfundimisht nga këto vende (p.sh., Armenët nga Azerbajxhani, Abkazianët dhe Osetianët nga Gjeorgjia, Kenianët nga Federata Ruse dhe Kosovarët nga Serbia [Rosenfeld, 1998]). Pyetja qëngrihet është: Çfarë mund të bëjë një palë e tretë për të sjellë në lojë një marrëveshje “win-win” në këto tipe situatash të përshkuara nga objektiva diametrikisht të kundërta?
Rekomandimi për një zgjidhje të mundshme tregohet nga Roger Fisher dhe William Ury (1981, fq. 59) duke përdorur “metaforën e portokallit” dhe duke ilustruar tipikisht, palët në konflikt se edhe kur ato mendojnë se qëndrimi i tyre është i ndjeshëm drejt marrëveshjeve integruese siç Pruitt (1987) tregon, thjesht manipulojnë veten e tyre. Shembulli metaforik sjell rastin midis dy motrave dhe një portokalleje në të cilin ato tentojnë “kompromisin” dhe ndajnë frutin në dy pjesë të barabarta, pa kuptuar se njëra dëshironte frutin dhe tjetra lëkurën e tij. Kështu që, në vend tëndodhjes së ngjarjet ku secila prej tyre merr 100 % të asaj çka dëshiron (njëra frutin dhe tjetra lëvoren), secila përfton 50% pra, më pak se sa pretendonte. Qëllimi është të zhveshim ironinë e shembullit të mësipërm dhe ta përqasim simbolikisht “metaforën e portokallit” në mënyrë që ajo të përdoret në rastet e konflikteve komplekse në lidhje me vetë-vendosjen dhe integritetin territorial në rajonin e Kaukazit Jugor, Federatës Ruse dhe rajonit të Ballkanit. Kur, nga njëra anë, këto tipe konfliktesh duket se ngjasojnë më një pazëll intelektual pa zgjidhje të dukshme, nga ana tjetër, Suedezët dhe Finlandezët kanë zbuluar një marrëveshje integruese në lidhje me Ishujt Aland, ku Finlanda ka në dorë sovranitetin mbi territorin e banuar nga një komunitet autonom Suedez me legjislaturën, flamurin, simbolin e vetë, kontrollin mbi televizionin kombëtar dhe emisionet e radiofonike dhe pajisjen me një version pasaporte pak të dallueshëm nga ai Finlandez (OSCE Review, 1997).
Kështu që, me ndihmën e një riinkuadrimi kreativ të asaj çka palët realisht kërkojnë, duke përfshirë këtu rastin klasik të konfliktit territorial, “metafora e portokallit”, mundet të ofrojë disa pikëpamje të zgjidhjes së konflikteve komplekse, situatave të pamundura për zgjidhje afatshkurtër, duke përfshirë edhe rastin më ekstrem: përcaktimi i statusit përfundimtar të Jeruzalemit (Segal, 1998).

1.10.2Faza II. Dinamikat e konfliktit


Rrugët apo alternativat janë pikërisht strategjitë që palët përdorin për të arritur objektivat e tyre.

MCP (Manifest Conflict Process) – njësituatë ku palët apo përfaqësuesit e tyre bëjnë të pamundurën për të ndjekur perceptimet e objektivave reciprokisht të papajtueshme por duke minimizuar gjasat e identifikimit tëakteve të dhunës.

AMCP (Agressive Manifest Conflict Process) – njësituatë ku palët apo përfaqësuesit e tyre bëjnë të pamundurën për të ndjekur perceptimet e objektivave reciprokisht të papajtueshme duke ndërmarrë akte dhune si cënim i simboleve të një vendi, dëme fizike me pasoja të konsiderueshme.
Një tipologji e alternativave të cilat mund të përdoren nga palët për të arritur objektivat e tyre është sygjeruar nga Anatol Rapoport’s në klasikun Luftrat, Lojrat dhe Debatet (1960; 1974, fq. 180-183): gjatëluftrave, palët konsiderojnë njëra-tjetrën si armik të cilin duan ta shkatërrojnë; nëlojra, ato konsiderohen kundërshtarë për tu eleminuar; dhe nëdebate palët përcaktojnë njëra-tjetrën si kundërshtarë për t’i bindur ose për t’i futur në filozofinë e të menduarit si vetja (K.W. Deutch, 1978, Kap. 11).
Nga një këndvështim diplomatik i hershshëm dhe parandalues, një palë e tretë potenciale do të donte të ndërhynte në fazën e tretë të një konflikt të fshehur (pre-MCP), ku nëse palët nuk janë përfshirë në dialogje mjaftueshëm, të paktën ato ende nuk janë përfshirë në “luftë” (një rast AMCP-je). Në momentin kur konflikti rëndohet, atëherë pala e tretë do të donte të lehtësonte procesin e përshkalëzimit nga lufta në dialog.

1.10.3Faza III. Përshkallëzimi i konfliktit


  • Ndërhyrja tregon formën finale të përfundimit të konfliktit. Trajtat më të ndeshura dhe sigurisht të studiuara janë:

  • Ndalimi i konfliktit;

  • Manaxhimi i konfliktit;

  • Vendosja e një marrëveshjeve;

  • Transformimi i konfliktit;

  • Zgjidhja e konfliktit.

Faza e tretëçon fillimisht në ndërhyrje të konfliktit ku, tipe të ndryshme të palëve të treta potenciale: aktivistë, avokatë, studiues (zbuluesit e fakteve), medituesit (trajnuesit), zbatuesit (Laue dhe Cormick, 1978; Kriesberg, 1982, Kap. 7 dhe Mitchell, 1993), do të donin të qartësonin objektivat e tyre, të cilat mund të përfshijnë një ose disa kombinime nga lista e mësipërme, të përshkruara si më poshtë:

(a) (dhuna) parandalimi i konfliktit; (p.sh., misioni i United NationsPreventive Deployment Force [UNPREDEP] në Maqedoni);

(b) manaxhimi i konfliktit; (p.sh., misioni i United NationsProtection Force [UNPROFOR] në Bosnje);

(c) marrëveshje e konflikti; (p.sh., bombardimi i pozicioneve boshnjako-serbe në gusht dhe shtator të vitit 1995 dhe misionet pasuese të NATO-led Implementation Force [IFOR] dhe Stabilization Force [SFOR] në Bosnje);

(d) zgjidhje e konfliktit; analiza në fokus e shkaqeve dhe kushteve (“incendiary materials”) dhe

(e) transformimi i konfliktit: analizimi i marrëdhënieve afatgjata midis “aktorëve të mbijetuar” të secilës palë dhe analizimi i marrëdhënieve të këtyre të fundit dhe fqinjëve.

Zbatimi i modelit të mësipërm të konfliktit do të trajtohet në kapitullin e rradhës pasi të jenë evidentuar kushtet, marrëdhëniet midis shteteve dhe pasi të listohen evidencat e ekzistencës së një konflikti.




Download 0,54 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   20




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish