Disertacion doktorate në temë: Aplikimi strategjive të marketingut në Institucionet e Arsimit të Lart në Maqedoni dhe ndikimi i tyre në tërheqjen e studenteve të rinj Kandidat: Udhëheqës akademik: Teuta Veseli-Kurtishi Prof dr


Ndikimi i globalizimit mbi arsimin e lartë



Download 3,9 Mb.
bet8/32
Sana08.09.2017
Hajmi3,9 Mb.
#19892
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   32

2.1.4.Ndikimi i globalizimit mbi arsimin e lartë

Në literaturën botërore egzistojnë pikëpamje të ndryshme të shprehura në lidhje me ndikimin e globalizimit në strukturën dhe proceset e arsimit në mbarë botën dhe se sa kjo mund tëtë konsiderohet si një fenomen i ri. Edukimi transnacional dhe arsimimi pa kufi paraqet lëvizjen virtuale të studentëve, të punësuarve, profesorëve, njohurive dhe programeve akademike, si dhe bartjes së përvojave nga një vend në tjetrin.

Procesi i globalizimit në mënyrë të drejtpërdrejtë është i iniciuar nga ndryshimet e rëndësishme teknologjike, integrimeve ekonomike ndërkombëtare dhe shoqërore, zhvillimin e tregjeve lokale dhe nevojën e tyre për kyçjen në rrjedhat ndërkombëtare. Globalizimin si proces është e pamundur të braktiset, duke pasur parasysh dallimet e mëdhaja konkurruese të ekonomisë botërore dhe zhvillimin bashkëkohorë të teknologjisë së sofistikuar, në veçanti informatikës, e cila botën e shndërron në një “fshat global”.

Piter Draker, konsideron se paraqitja e internetit dhe e-biznesit “ nga themeli e ndryshon ekonominë, tregun dhe strukturën industrial, prodhimet dhe shërbimet dhe qarkullimin e tyre, segmentimin e klientëve, blerëseve, shfrytëzueseve, vlerat e tyre dhe sjelljet; vendet e punës dhe tregun e punës”.20

Në zhvillimin e arsimit të lartë në raport me globalizimin ekzistojnë tri elemente bazike të cilët duhet të respektohen;


  • Rëndësia e ndryshimeve shoqërore dhe pasojat e tyre në arsim,

  • Ndikimi i globalizimit në ndryshimet e qëllimeve të përgjithshme të zhvillimit të arsimit të lartë

  • Ndryshimet në tregun e punës kanë kushtëzuar që arsimit t`i parashtrohen kërkesa të reja (tregu i punës kërkon aftësime tjetërfare dhe pregaditjen e personave të cilët kanë pregaditje profesionale dhe janë të gatshëm të mësojnë tërë jetën).

Sipas Sally-Ann Burnett (2008)21, Ekzistojnë shumë arsye ekonomike dhe socio-politike për inicimin dhe zhvillimin e “praktikës së edukimit global”:

  • Zhvillimi i “planeve mësimore botërore” dhe programeve, me qëllim të integrimit të njohurive të ndryshme, përvojave dhe shkathtësive,

  • Mundëson studentëve të ndjekin programe të ndryshme, duke shfrytëzuar në mënyrë racionale hapësirën, mjetet financiare dhe kohën, falë aplikimit të teknologjisë së lartë në arsim, të cilat u mundësojnë studentëve të marrin njohuri kurdo dhe kudo që janë ,

  • Disponueshmëria e njohurive të ndryshme për shumë student, pa marrë parasysh se studentët jetojnë në vende të zhvilluara ose të pa zhvilluara (“Universitetet elektronike- ON-LINE”).

  • Këmbimi i kuadrit profesional nga vende të ndryshme.

Përparësitë e globalizimit të arsimit, në veçanti në arsimin e lartë reflektohet në mobilitetin e studentëve dhe të diplomuarve që është presente në praktikën e Unionit Evropian, inkurajojnë këmbimin e profesorëve dhe studentëve në mes institucioneve akademike dhe përshpejtimin e procesit të njohjes së diplomave nga vendet tjera. Globalizimi afirmon braktisjen e modeleve tradicionale të arsimimit (diploma për gjithë kohërat), në realitet reduktimin e arsimimit në korniza reale dhe gjetjen e modeleve të reja të arsimimit të cilët nënkuptojnë përvetësim permanent të kompetencave me theks në kreativitet, inovim dhe personalitetin autonom.

Disa autor tërheqin vëmendjen në dy avantazhet e globalizimit :22



  • Në kohët e fundit shumë institucione të arsimore zhvillojnë “arsimimin ndërkombëtar nga distanca”, në realitet arsimim multimedial si dhe on-line arsimimin, në të cilët mësimdhënësit dhe studentët komunikojnë me internet, telefon dhe post;

  • Fenomeni i ri është “mobiliteti ndërkombëtar” institucione dhe trajnime, që është e njohur edhe si “arsimim transnacional” në realitet arsimim për së afërmi (“offshare education”) .

Tregu global i arsimit pos avantazheve ka edhe disavantazhet: rrezik nga komercializimi i këmbimeve të shërbimeve arsimore ndërkombëtare, mangësitë në rregullat e tyre juridike. Në këto rrethana, dituria shpeshherë shihet si gjithë “mallrat” tjerë dhe me qëllim të mbrojtjes së diturisë nga komercializimi duhet plotësuar këto dy rregulla themelore:

  • Institucionet arsimore lokale, universitetet si partner potencial i institucioneve arsimore të huaja patjetër të plotësojnë disa kërkesa mësimore shkencore se si të kualifikohen për këtë forme të bashkëpunimit;

  • Çdo program duhet te jetë i akredituar nga ana e organeve të saja përgjegjëse (ministria e arsimit), çka nënkupton akreditimin e programeve, personelit akademik dhe standardet tjera të përshtatshme të cilat vlejnë në kuadër të shtetit .

Në kushtet e tanishme numri i kurseve globale, programeve dhe institucioneve është i kufizuar, por i mjaftueshëm për tu vërejtur edhe disa mungesa në konceptin e “ arsimimit global” 23:

  • Dobësia e parë është e karakterit kognitiv, pasi që mendohet se elektronika dhe digjitalizimi që në themel janë njohuri globale, sjellin deri tek humbja e njohurive të përgjithshme ne realitet: (elektronika nuk mund të zëvendësoj librin) ,

  • Dobësia e dytë është e karakterit arsimor, pasi që në kushte të arsimit global dituria bëhet prodhim që shitet dhe blihet, paketohet dhe konsumohet që është edhe një aspekt i padëshiruar në shoqërinë e konsumatorëve, në veçanti në dritën e arsimimit multimedial, i cili është” bazë për zhvillimin e mëtejshëm të globalizimit”.

  • Dobësia e tretë e globalizimit është e karakterit social që në realitet do të thotë se globalizimi I arsimit (në bazë elektronike) humbë”kontakti fizik dhe social” në korniza të bashkësisë, pranë së cilës si zëvendësim ofrohet bashkësia virtual, që destabilizon “supozimet bazike për identitet dhe individualitet”;

  • Dobësia e katërt e arsimit global është e karakterit kulturorë dhe çon në mundësinë e zhdukjes së kulturës klasike, si dhe imponim” të vlerave dhe normave perëndimore”, të cilat shumica i stofin si “kolonializmi i ri”.

C. Ziguras-i (2010) shënon se “arsimimi transnacional” në mënyrë dramatike është rritur dekadën e fundit, veçanërisht në Evropë dhe Amerikën Jugore, me pjesëmarrjen më të madhe të institucioneve nga Britania e Madhe, Australia dhe SHBA-ja, të cilat programet e tyre i realizojnë duke bashkëpunuar me organizatat lokale, në realitet me partneret siç janë kolegjet private, universitetet etj. Andaj, parashihet që deri në vitin 2020 me programe të tilla të kyçen edhe vendet aziatike me mbi 480.000 student, përjashtuar Kinën. Janë të mendimit se në një zhvillim i tillë i arsimimit transnacional bëhet si shembull i procesit të globalizimit në arsimin e lartë, pas që “programet mobile të arsimit global”, të mundësuar nga teknologjia e komunikimit dhe informimit u mundësojn studentëve të aftësohen për profesione dhe të kyçen në të mësuarit permanent, si dhe parashikimeve të gjetjes së punës në “ekonomin multietnike të dijes” 24.

Është e sigurt se mbijetesa në tregun e globalizimit nënkupton pranimin e karakteristikave kryesore të shoqërive globale, por njëkohesisht duke pasur për qëllim rruajtjen e identitetit vetanak. Në kushtet e ndërvarshmërisë së madhe e cila sot ekziston në botë pa marr parasysh se bëhet fjalë për ekonominë, kulturën ose arsimin, vetëm një qasje e tillë në proceset e globalizimit është racionale dhe e pranueshme.

Çdo sistem nacional i arsimit duhet ta pranoj traditën e kulturës së arsimit njëkohësisht duke afirmuar edhe mësimin e traditave më të mira kulturave tjera. Vetëm në atë mënyrë mundësohet njohja e pjesmarësve aktiv në shoqërinë globale.

Institucionet e larta arsimore duhet të plasojnë shërbimet e tyre arsimore dhe plotësuese në tregun global ashtu që të tërheqin hulumtuesit më të mirë, mësimdhënësit dhe liderët akademik. Në të njëjtën kohe dobi nga ndërlidhja globale do të kishin kompanitë të cilët kanë mundësi të tërjeqin investime të caktuara ose njerëz kreativ.25. Evropizimi i arsimit të lart ka të bëjë me bartjen e disa nga autorizimeve për marrjen e vendimeve në nivele më të larta ( evropiane), pa mar parasysh se bëhet fjalë për institucione konkrete ose marrja e vendimit është e organizuar me metoda të hapura të koordinimit. Procesi i Bolonjës është një shembull konkret i evropizimit të arsimit të lartë. Duke pasur parasysh këtë evropizimi mund të shikohet si një internacionalizim i ri por që është i kufizuar në kontinentin e Evropës. Globalizimin e kuptojmë si proces të përzierjes së universiteteve nga konteksti i saj nacional. Nga kjo mund të kuptojmë se nëse ekziston globalizim i arsimit të lartë , ekziston edhe rritje e proceseve të integrimeve të arsimit të lartë dhe strukturave mes (ose të pavarura nga) shteteve nacionale, çka më në fund shpiejnë kah denacionalizimi i arsimit të lart. Deri në ç`masë kjo do të ndodhë, jo vetëm në vendet të cilët i mësojmë, por në të gjithë botën, ngel që të shihet.26



Download 3,9 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   32




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish