Disertacion doktorate në temë: Aplikimi strategjive të marketingut në Institucionet e Arsimit të Lart në Maqedoni dhe ndikimi i tyre në tërheqjen e studenteve të rinj Kandidat: Udhëheqës akademik: Teuta Veseli-Kurtishi Prof dr


Ndryshimet në tregun e punës dhe arsimit të lartë



Download 3,9 Mb.
bet7/32
Sana08.09.2017
Hajmi3,9 Mb.
#19892
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   32

2.1.2.Ndryshimet në tregun e punës dhe arsimit të lartë

Dekadat e fundit kan treguar një rritje të shpejtë të zhvillimit të arsimit të lartë nëpër shumë vende. Këto ndryshime dinamike me të madhe ndikojnë në edhe në tregun e punës. Në tregun e punës, arsimi siguron dy kapacitetet prodhuese të individëve dhe sinjalet e tyre, punëdhënësit potencial - pra, kualifikimet e arritura janë një pasuri kryesore në konkurrencë punëtorëve për punë të disponueshme në tregun e punës (Gangl, 2000,)14.

Që tani është vështirë të parashikohet se cilët dijeni dhe shkathtësi do të jenë të nevojshme dhe aktuale për 10 vitet e ardhshme. Në shumë profesione njohurit duplifikohen pas disa viteve, që domethënë se dijenitë për të gjithë ne duhet dyfishohen çdo dy-tre vjet vetëm e vetëm që të jemi në hap me kohën. Me qëllim që tu përgjigjemi ndryshimeve të shpejta, shoqëritë nxisin arsimim të vazhdueshëm.

Domosdoshmëria e shkathtësive të reja për nevojat e veprimtarive të reja nënkupton:



  • Zgjedhja e problemeve të pabarazisë – nga viti 2009 ka filluar monitorimi apo vëzhgimi i tregut evropian të punës; fjalor shumëgjuhësor për veprimtari të ndryshme ; qasje për online shërbimet për çdo qytetar

  • Përforcim i kapaciteteve të unionit evropian për parashikim : vlerësim i rregullt i ofertës afatgjate dhe kërkesës në tregun e punës; forcim i kapaciteteve metodologjike dhe analitike për parashikimin e aftësive dhe shkathtësive në punë; përparimin e dialogut mes botës së biznesit dhe institucioneve të larta arsimore, aftësimi profesional me qëllim të zhvillimit të partneritetit dhe gjetjen e përgjigjeve të nevojave afatshkurta për shkathtësitë adekuate 15.

Në dekadat e fundit është vërejtur rritje më e lart e kërkesave për shërbime intelektuale, veçanërisht ne lëmin e teknologjisë së informimit dhe komunikimit. Nevojat për realizim të aktiviteteve bashkëkohore kërkon njohjen e teknologjive bashkëkohore. Strukturat e reja profesionale mbështeten në nevojat e aftësimeve gjuhësore dhe shkathtësive komunikuese, njohjen e komunikimit informatikë, zhvillimin e përgjegjësisë shoqërore dhe ndërmarsisë dhe e gjithë kjo ka të bëjë me kërkesën për një zhvillim permanent.

Bashkëpunimi në mes arsimimit të lart dhe tregut të punës gjatë kohë nuk ka qenë në fokus të shumë vendeve të Evropës. Ky lloj bashkëpunimi mundëson bartjen e njohurive në dy kahje, mundëson pregaditjen e mire te studentëve për punësime e ardhshme. Raporti adekuat mes sistemit të arsimimit dhe tregut të punës siguron njohuri të përshtatshme dhe strukturën e nevojshme kualifikuese të fuqisë punëtore e cila do të paraqitet si ofertë në tregun e punës.

Në pajtueshmëri me ndryshimet e reja ekonomiko-shoqërore, si dhe ndryshimet në tregun e punës është e nevojshme organizimi dhe harmonizimi i sistemit të arsimimit i cili do të siguronte profilet e nevojshme të fuqisë punëtore sipas kërkesës së tregut të punës. Të gjitha reformat strukturale të cilat janë ndjekës të procesit të Bolonjës ndërlidhen me dy fakte të rëndësishme objektive në zhvillim të arsimit: 16


  • Promovimi i konkurrencës dhe atraktiviteti i universitetit në tregun e shërbimeve arsimore

  • Përgaditja e kuadrit të lartë arsimor në Universitet për nevojat e tregut të punës.

Me qëllim të arritjes së lidhjeve më të mira me kërkesat e tregut të punës dhe duke respektuar parimet në të cilat nisen proceset bashkëkohore ekonomike, në veçanti në sferën e ndryshimeve globale, kujdes të veçantë duhet kushtuar formës joformale të aftësimit në punë dhe atë duke e zhvilluar bashkëpunimin me punëdhënësit në të gjitha sektorët dhe aplikuar sistemet e reja të aftësimit. Në konceptin e të kuptuarit arsimin si burim i resurseve njerëzore nevoja për kualifikim dhe arsim i fuqisë punëtore bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për planifikim e strategjive në universitet. Në të njëjtën kohë një pjesëmarrje e lartë në arsim nuk është e lidhur domosdoshmërisht me një nivel më të lartë të punësimit, pasi që hyrja në tregun e punës për disa individë ndodh si një alternativë për të vazhduar edukimin e tyre.17

Njëra nga sfidat më të mëdha të ekonomisë dhe shoqërisë së përgjithshme të Maqedonisë është zvogëlimi i numrit të të papunësuarve. Çështje të cilën nuk mund ta zgjedh sistemi i arsimit por gjithsesi se mundet dhe duhet të jetë i ndërlidhur drejtpërdrejt me nevojat e tregut të punës dhe politikën e punësimit në Maqedoni.



2.1.3 Ndikimi i arsimit të lartë në rritjen e efikasitetit ekonomik dhe zhvillimit rajonal

Analistët dhe ekspertët e vendeve anëtare të OECD-së kanë qëllime shumë ambicioze për arsimin e lartë, duke konsideruar si mjet për zhvillim të shpejt ekonomik. Arsimi në çdo kuptim është një nga faktorët themelore të zhvillimit. Asnjë vend nuk mund të arrijë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik pa investime të konsiderueshme në kapitalin njerëzor. Arsimi përmirëson cilësinë e jetës dhe të çon në përfitime të gjera sociale për individët dhe shoqërinë. Arsimi rrit produktivitetin dhe kreativitetin e njerëzve dhe promovon sipërmarrjen dhe përparimet teknologjike. Gjithashtu, arsimi luan një rol shumë të rëndësishëm në sigurimin e progresit ekonomik dhe social dhe përmirësimin e shpërndarjes së të ardhurave.

Në iniciativë të Unionit Evropian ka ardhur deri tek ndryshimet e zhvillimeve rajonale. Me pjesmarjen aktive të qeverive kombëtare, është përcaktuar korniza e zhvillimit të politikave rajonale të orientuara kah arritja e qëllimeve zhvillimore. Në sjelljen e politikave zhvillimore më së tepërmi ka ndikuar sektori për arsim të lartë.18

Pranohet se arsimi i lartë mund të luan rolin kyç në zhvillim, ku tani mbështeten numri më i madh i strategjive zhvëllimore si në niveli ndërkombëtar, kombteëtar dhe atë rajonal.

Me ndikimin në ekonomin rajonale, sociale dhe zhvillimin kulturor, arsimi i lart krijon dobi të drejtpërdrejt ekonomike në nivel lokal dhe rajonal. Institucionet e larta arsimore bëhen punëdhënës dhe konsumator ( qeveria lokale dhe kompanitë lokale ), furnizues të mallrave dhe shërbimeve dhe kanë ndikim të drejtpërdrejt në të hyrat dhe punësimin nëpër qytete dhe rajone.

Nëse institucionet e larta arsimore dëshirojnë të kontribojn në zhvillimin ekonomik të rajonit duhet të bëjnë shumë më tepër sesa shkolla të rëndomta, të merën me rajonin dhe të kontribojn në zhvillimin e njohurive të reja, hapjen e vendeve të reja të punës, punësimin e popullsisë lokale. Kontributi mund të vërehet edhe në aspektin teknologjik të transferim , duke hapur ndërmarrje të reja dhe veprimtari shërbyese. Pritet që kjo qasje interdisciplinare të mundësoj partneritet me ekonominë, bashkësitë lokale dhe aksionar të ndryshëm. Ato gjithsesi kanë dobi nga prania e një institucioni të lartë arsimorë, pasi partneriteti i tillë mund të jetë frytdhënës në disa lami.

Interesi ekonomik i institucioneve të larta arsimore mund të shihet si vijon:


  • Mbështetja lokale në hulumtime dhe tërheqja e studentëve

  • Rritjen e regjistrimit të studentëve nga rajoni

  • Të hyra plotësuese nga ekonomia lokale duke ofruar shërbime konsulentë dhe aftësime profesionale

  • Tërheqja dhe mbajtja e studentëve të motivuar dhe kreativ19.

Institucionet e larta arsimore kanë potencial për ofrim të mbështetjes së analizave profesionale dhe përcaktimit të kaheve për zhvillimet e ardhshme. Në këtë kontekst institucionet e larta arsimore luajn gjithnjë rolet më të rëndësishme si aktor kryesorë në inovacione dhe zhvillim të vendit. Faktorët e përmendur prezantojnë pothuajse të gjitha aspektet e roleve të reja të institucioneve të larta arsimore në zhvillimin ekonomik të qyteteve dhe rajoneve e cila kërkon dizajnim të aktiviteteve të reja arsimore, hulumtuese dhe shoqërore. Universiteti bashkëkohor, për tu bërë edhe universitet afatgjatë patjetër duhet t’u përshtatet ndryshimeve të mjedisit.

Këto parime janë të një rëndësie të veçantë. Një sistem ose institucion efektiv funksionon në një mënyrë të tillë që çon drejt realizimit të rezultateve ose objektivave të dëshiruara. Ky parim kërkon që gjërat të bëhen sipas një skeme të parashikuar. Një sistem ose institucion quhet efiçient kur ai funksionon dhe punon mirë dhe siguron rezultate të mira me kosto të pranueshme për shoqërinë. Ai i bën gjërat në mënyrë korrekte dhe i përdor burimet njerëzore, materiale dhe mjetet në mënyrë optimale.



Download 3,9 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   32




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish