Arsyeshmëria e përcaktimit të fushës së studimit
Maqedonia në dhjetë vjetorin e fundit karakterizohet me një liberalizim të skajshëm të arsimit të lartë, të ndjekur nga njëra anë me hapjen permanente të institucioneve të reja ta arsimit të lartë, si dhe me decentralizim të institucioneve publike të arsimit të lartë nga ana tjetër.
Në këtë drejtim, mundet të bëhet fjalë për dy faza kyçe të evoluimit të arsimit në vend: periudha para vitit 2001 dhe periudha pas vitit 2001 e deri më sot1. Faza e parë karakterizohej me një centralizim të skajshme të arsimit të lartë në vend përmes funksionimit të vetëm dy universiteteve të karakterit publik dhe atë Universitetit “Shën Kirili e Metodi” në Shkup dhe Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir. Ndonëse arsye për këtë mundet të gjenden edhe në aspektin praktik, me çdo kusht komponenta etnike dhe tendenca për kufizim të mundësive për arsimim të lartë për këtë pjesë të popullit shqiptar duhet patur parasysh në dhënien e arsyetimeve për centralizim e arsimit të lartë në periudhën në fjalë.
Në fazën e dytë të zhvillimit të këtij tregu, vërehet një liberalizim ndoshta i tepruar i arsimit sipërorë në vend. Nga njëra anë duhet shqyrtuar hapja e më tepër universiteteve private në vend krahas atij të UEJL si universitet me karakter privatë-publik dhe ndoshta arsye kryesore për ndryshimin e Ligjit për Arsim të Lartë në vitin 2009, kurse nga ana tjetër duhet patur parasysh edhe zyrtarizimi i Universitetit Shtetërorë të Tetovës në gjuhë shqipe si dhe disperzimin e një varg universiteteve tjera nën kapelën e shtetit.
Megjithatë, me rënjen permanente të të rinjve që regjistrojnë studime, veçanërisht në gjuhë shqipe, bëhet mase e qartë nevoja e universiteteve; për të krijuar dhe implementuar strategji përkatëse të marketingut me qëllim të tërheqjes së kandidatëve të rinj. Ndonëse gjendja dallon në mes universiteteve private nga njëra anë dhe universiteteve publike nga ana tjetër, mbetet fakti që në të dy kategoritë strategjitë e marketingut janë mase të nevojshme dhe të rëndësishme. Përderisa universitetet private luftojnë për të tërhequr në përgjithësi sa më shumë maturant si burim i vetëm i të ardhurave të tyre, universitetet publike në kontinuitet ballafaqohen me problemin e tërheqjes së kandidatëve për të studiuar profesionet më deficitare në vend.
Arsyeja e përzgjedhjes së problematikës përkatëse për këtë disertacion të doktoraturës qëndron në studimin e strategjive formale dhe joformale për tërheqje të studentëve të rinj, në tërë ndërlikueshmërinë e tyre, duke u nisur nga fakti që universitetet e vetëfinancuara shumë varet nga numri i studentëve të rinj si burim i të ardhurave.
Ndonëse universitetet në Republikën e Maqedonisë në praktikën e funksionimit të tyre zbatojnë strategji të marketingut por, për shkak të mungesës së studimeve të kësaj natyre në Maqedoni dhe më gjerë, është shumë vështirë të përcaktohet ndikimi i të njëjtave veçanërisht në kontekst të përparësive dhe mangësive të tyre.
Nisur nga kjo që tham, synim primar i disertacionit të doktoraturës do të jetë të ofrohet një analizë e tërësishme dhe e mirëfilltë e strategjive të marketingut te institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë në drejtim të përcaktimit të pikëve të tyre të forta dhe të dobëta përmes një analize komparative bazuar në metodologjinë bazë të studimit shkencor.
Qëllimi i doktoraturës
Qëllimi i këtij studimi është që të bëhet një analizë e tërësishme dhe e mirëfilltë e strategjive të marketingut te institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, për të nxjer në pah nivelin e aplikimit të tyre dhe ndikimin që ato kan në tërheqjen e studentëve potencial. Të definuarit e kualitetit në sistemet e edukimit, të orientuara nga tregu duke patur parasysh rolin dhe funksionin primar të institucioneve arsimore, pra ofrimin e shërbimeve specifike në interes të shoqërisë mbetet një nga pikënisjet bazë për punimit të disertacionit.
Për të përmbushur qëllimet e studimit kemi përcaktuar disa objektiva si më posht:
-
Të shqyrtohet aspekti teorik në lidhje me ndikimin marketingun në institucionet arsimit të lartë si në nivel ndërkombëtar poashtu edhe në nivel kombëtar
-
Të përcaktohet metodologjia e cila në mënyrë më të besueshme do na nxjer rezultatet e hulumtimit
-
Të identifikohen teknikat promovuese të cilat ndikojnë në tërhqjen e studentëve të rinj
-
Të determinohet shkalla e implementimit të strategjive të marketingut nga ana e universiteteve në Republikën e Maqedonisë.
-
Të përcaktohen qëndrimet e strukturave udhëheqëse të universiteteve rreth rolit dhe rëndësisë së strategjive të tyre të marketingut.
-
Të studiohen qëndrimet e studentëve aktual lidhur me ndikimin e strategjive të marketingut të universiteteve të tyre.
-
Të analizohen në mënyrë komparative strategjitë e marketingut të universiteteve publike dhe private në Republikën e Maqedonisë.
Problematika e ngritur
Të kuptuarit e faktorëve dhe rrethanave që krijojnë kushtet e caktuara në treg, paraqet qëllimin primar të çdo institucioni të lartë edukativ që mundëson harmonizimin e ofertës me kërkesën dhe poashtu definimin e duhur të strategjive të marketingut. Procesi i formulimit të strategjisë te Institucionet e arësimit të lartë, pos shqyrtimit të shërbimeve egzistuese, përfshin identifikimin e mundësive të reja, analizimin e konkurenteve relevant dhe pozicionimin kundër tyre dhe të ngjajshme. Nevoja për ndryshime në strategjinë e marketingut siç është ristrukturimi i tregut tek Institucionet e arësimit të lartë, paraqitet si pasoj e ndrzshimeve natyrore si rezultat i nevojave të tregut dhe konkurrencës dinamike.
Hipotezat bazë për këtë hulumtim lidhen me implementimin adekuat të marketingut dhe kombinimin optimal me instrumentet e marketingut në një Institucion të arësimit të lartë, për të siguruar pozicionin konkurrues në tregun e edukimit, duke plotësuar nevojat e pritura të klientëve, në koordinim me nevojat shoqërore.
Në bazë të shqyrtimeve teorike dhe hulumtimeve empirike mund te themi se faktorë të ndryshëm të makro dhe mikro mjedisit ndikojnë në vendimin e përcaktimit të studentëve për institucionin në të cilin do të studiojnë. Cilësia e shërbimeve dhe suksesi i një Institucioni arsimorë në tregun ndërkombëtar varet nga aplikimi i duhur i koncepteve të marketingut gjë që paraqet nevojën e definimit kompleks të kësaj çështje të kushtëzuar te këtij problemi hulumtues.
Rezultatet gjithashtu vërtetojnë që përdorimi i kombinimeve të ndryshme të instrumenteve të marketing miksit mund të udhëheq drejt arritjes së përparësive konkurruese në tregun e arsimit. Roli kryesor i strategjisë së marketingut është kombinimi i kompetencave dhe strategjive tjera në një institucion arsimimi, koordinimi i sfidave dhe kufizimeve të krijuara nga mjedisi për arritjen e misionit dhe vizionit të ardhurat më të ulëta.
-
Hipotezat e ngritura
Disertacioni i doktoraturës do të synojë studimin respektivisht testimin e hipotezave të cilat janë të formuluara duke u bazuar në qëllimet e hulumtimit shkencorë. Në vazhdim:
-
Ndonëse të vetëdijshme për rëndësinë e strategjive të marketingut, Universitetet në Republikën e Maqedonisë nuk impelemtojnë strategji të mirëfillta të marketingut në shkallë të duhur.
-
Përparësitë krahasuese të Universiteteve private me ato publike qëndrojnë në faktin e aktiviteteve joverbale (aftësitë dhe shkathtësitë e kuadrit në cilësinë e mësimdhënies dhe nxënies, puna ekipore, kushteve të punës, ngritja e kuadrit, etj.) që nuk mund ta bëjnë konkurrentët për një periudhë të shkurtë kohore.
-
Universitetet private krahasuar me ato publike më shumë rëndësi u kushtojnë strategjive të marketingut.
-
Faktorët që determinojnë vendim për studim dallojnë në varshmëri nga natyra e universitetit dhe profesionit.
-
Gërshetimi i elementeve të marketing miksit ndikon në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e efektivitetit në Universitetit.
Do'stlaringiz bilan baham: |