3.3.Dizajni vazhdues shpjegues (Sequential Explanatory Design)
Sipas Creswell (2009)114 në dizajnimin e propozim tezës ka tre strategji të metodave vijuese të përziera: strategji kërkimore vijuese, strategji shpjeguese vijuese dhe strategji transformative vijuese.
Figura 11. Dizajni vazhdues shpjegues,
Burimi: Creswell, 2009, fq.209
Në studimin tonë do të përdoret strategjia shpjeguese vijuese. Kjo strategji fillon me metodë kuantitative dhe vazhdon me metodën kualitative (shiko Figurën 11). Rëndësi i përkushtohet të dhënave kuantitative dhe përzierja e të dy llojeve të dhënave paraqitet kur të dhënat sasiore u bashkëngjiten të dhënave cilësore. Përparësi e kësaj metode është implementimi i lehtë për shkak se hapat radhiten nëpër faza të qarta dhe mirë të veçuara. Një nga dobësitë është kohëzgjatja e përmbledhjes së të dhënave në dy fazat e ndara (realizimi i pyetësorit për maturantët 5-6,2014 dhe për studentët në tetorë 2014).
Përparësi e kësaj strategjie është se jep informata dhe e sqaron qasjen e strategjive të marketingut në krijimin e përparësive konkurruese të institucioneve të arsimit të lartë në Maqedoni, gjë që ndihmon ti përgjigjemi më lehtë pyetjes së hulumtimit. Pra, përmes ntervistës do të nxjerim sqarim të hollësishëm të fenomenit i cili nuk është shqyrtuar hollësisht në Maqedoni. Gjithashtu jemi të mendimit se rezultatet nga të dhënat cilësore dhe sasiore do të na ndihmojnë të bëjmë vlerësim më të mirë, gjë që rrit besueshmërinë e hulumtimit.
3.4.Përzgjedhja e mostrës
“Mostra" dhe "popullimi” janë dy fjalë kyçe që do të përdoren. Sipas Marczyk,. (2005,)115 popullimi referohet për një grup të tërë njerëzish për të cilët hulumtuesi ka interes, ndërsa përzgjedhja (vetë-selektimi i popullimit) është proces selektues që ndan në njësi popullimin e cila duhet të përzgjidhet sipas nevojave të hulumtuesit. Ekzistojnë dy mënyra të këtyre metodave vëzhguese metoda vëzhguese me probabilitet dhe ajo pa-probabilitet. Te metoda me probabilitet (marrje të mostrave të rastit) selektimi bazohet në gjasa për shkak se nuk ka kontrollë në përzgjedhje të njësive. Nga ana tjetër, vëzhgimi pa-probabilitet jep mundësi të zgjedhjes qëllimore për nevojat e studimit dhe zakonisht përdoret për studime të biznesit ku subjekti i studimit zgjidhet në bazë të qëndrueshmërisë.116 Sipas Bryman (2008) ka tre tipe kryesore të mënyrës pa-probabilitet edhe atë model i lehtësuar, model parcial dhe model i përmbledhur117.
Në studimin tonë do ta përdorim modelin e lehtësuar. Sipas Castillo (2009) 118ky model është model më shumë i përdorur nga të tjerat, ky lloj modeli përdoret më tepër nga hulumtuesit pasi që konsiderohet si i lehtë, është më i lirë dhe nuk merr shumë kohë për ta përdorur. Mangësi e kësaj metode është se nuk e përfaqëson me precizitet tërë popullatën. Për këtë arsye, rezultatet e këtij hulumtimi nuk mund ta përfaqësojnë gjithë popullatën.
Me qëllim të determenimit të efektëshmërisë së politikave të promocionit, shikuar si nga këndëvështrimi i maturantëve ashtu dhe nga perspektiva e studentëve aktual dhe stafit akademik është zhvilluar një studim ekstenziv me 1175 persona të anketuar i cili në mënyrë shtesë ka qenë i plotësuar dhe me një intervistë me përfaqësues të stafit menaxhues të institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë. Gay dhe Airasian (2003)119 përcaktojnë se 10% deri në 20% e popullatës së synuar përdoret zakonisht në kërkimet përshkruese dhe korrelacionale. Në suaza të studimit janë shpërndarë pyetësorë në disa (18) shkolla të mesme, nga 118 të numrit të përgjithshëm të tyre në Maqedoni, në veçanti në pjesët me popullsi etnikishtë të përzier në vend si dhe te tetë Universitete nga të cilat katër Universitete publike, tre Universitete private dhe një Universitet me karakter publik-privat. Ky kampion përbën 10.5% të popullatës që dmth është representative. Nga numri i përgjithëshëm i Universiteteve në tre mësimdhënia zhvillohet vetëm në gjuhë maqedonase, në një vetëm në gjuhë angleze, në tre Universitete mësimdhënia zhvillohet në gjuhë shqipe dhe maqedonase kurse në njërin në gjuhë shqipe, maqedonase dhe angleze.
Cohen, Manion dhe Morrison (2001)120 pohojnë se e gjithë popullata duhet të ndahet në grupe homogjene dhe çdo grup të ketë karakteristika të krahasueshme. Me qëllim të sigurimit të rezultateve shkenctarishtë më të pranueshme në suaza të studimit të kryer është synuar të mundësohet një diversitet sa më i madh gjinorë, moshorë, arsimorë dhe etnik i të anketuarve.
3.5.Mbledhja e të dhënave
Sipas Ahmad (2010)121 pjesa kryesore dhe aspekti më vital i çdo hulumtimi është mbledhja e të dhënave dhe analiza e rezultateve. Hulumtimet e bëra në lëmi të ndryshme mund të përdorin metodologji të ndryshme, por çdo hulumtim bazohet në të dhënat të cilat analizohen dhe interpretohen me qëllim që të jepen informata. 122
Kur bëhet përmbledhja e të dhënave është më se e rëndësishme të bëhet dallimi në mes të dhënave primare dhe atyre sekondare. Rezultatet primare janë ato të cilat mblidhen përmes intervistave, pyetësorëve dhe observimeve të palëve të interesuara. Të dhënat primare kanë besueshmëri dhe janë objektive dhe autentike. Nga ana tjetër, të dhënat të cilat mblidhen nga burime të publikuara konsiderohen si të dhëna sekondare. Shqyrtimi i literaturës në çdo hulumtim bazohet në të dhënat sekondare.
Në këtë studim janë përdorur edhe metoda kuantitative (sasiore) dhe kualitative (cilësore). Pjesa kuantitative përmban pyetësor, ndërsa pjesa kualitative përmban intervista. Të gjitha këto janë të dhëna primare. Të dhënat sekondare të këtij punimi presentohen në kapitullin e dytë (Përmbledhje e literaturës)për realizimin e të cilit jemi referuar në libra, punime hulumtuese shkencore, punime dokotrature, Enti Statistikorë, raporte të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, etj.
Do'stlaringiz bilan baham: |