Departamenti marketing


Bashkimi Evropian dhe Integrimi Evropian i Kosovës



Download 0,54 Mb.
bet8/20
Sana11.06.2017
Hajmi0,54 Mb.
#10864
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   20

1.6 Bashkimi Evropian dhe Integrimi Evropian i Kosovës


Duke sintetizuar vlerat e përbashkëta për vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), me nenin 2 të Traktatit të Bashkimit Evropian, theksohet se: “Bashkimi është themeluar mbi vlerat e respektit për dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë, shtetin e së drejtës dhe respektin për të drejtat e njeriut, duke përfshirë të drejtat e personave, që u përkasin minoriteteve”. Këto janë vlera të përbashkëta për shtetet anëtare në një shoqëri, në të cilën sundojnë pluralizmi, jodiskriminimi, toleranca, drejtësia, solidariteti dhe barazia gjinore (Traktati i Bashkimit Europian, Maastriht, 1992, fq. 53).

Tashmë dhe qëllimet dhe objektivat e BE-së kanë ndryshuar. Gjatë kësaj kohe ka siguruar paqe, stabilitet dhe prosperitet, ka rritur nivelin e jetesës, ka bërë të mundur dhënien e ndihmave ekonomike për vendet që kanë nevojë, është bërë ë mundur lëvizja e lirë e njerëzve, mbrojtja e të drejtave të tyre etj5. Por një nga qëllimet kryesore të BE-së është ruajtja dhe rritja e demokracisë dhe transparencës të institucioneve të saj.



Hyrja në Bashkimin Evropian ka përfitime të shumta për vendet anëtare, por nga ana tjetër ekzistojnë dhe disavatnazhe të mundshme. Opinioni mbizotërues, si në publikimet akademike ashtuedhe ato politike, është se avantazhet e integrimit, të paktën për një periudhë afatshkurtër janë të dukshme sidomos për vendet në zhvillim ku dhe aspirata për hyrjen në BE është e fortë.Disa nga avantazhet6 e anëtarsëimit në BE janë:

  • Zhvillimi ekonomik:Vendet që janë anëtarësuar kanë një zhvillim më të madh ekonomik se vendet e tjera, kjo për shkak dhe të ndihmave e rritjes së numrit të fondeve të ndryshme që ofrohen nga unioni.

  • Rritja e protagonizmit:Bashkimi Evropian ka institucione të ndryshme që bëjnë të mundur dëgjimin dhe trajtimin e çdo problemi apo shqetësimi që vendet kanë, duke qenë se ndikohen dhe vendet e tjera anëtare.

  • Liberalizimi tregtar: Ekzistenca e tregut të përbashket mes vendeve do të thotë një lëvizje e lirë e mallrave pa barriera e taksa të larta dhe që përkthehet në çmime më të ulëta të produkteve.

  • Lëvizja e lirë:Njerëzit janë të lirë të udhëtojnë, të punojnë e jetojnë në vendet anëtare.

  • Rritje punësimi:Si pasojë e lëvizjes së lirë të njerzve dhe punëtorëve do të kemi një rritje të punësimit dhe rritje të pagave.

Krahas avantazheve, qëndrojnë edhe disavantazhet7 e integrimit evropian:

  • Varësi ekonomike:Kjo është dicka e preferuar për sa kohë gjithcka shkon mirë, ama në raste krizash pasojat kapin zinxhir të gjitha vendet anëtare siç ishtë rasti i krizës në vitin 2008 apo dhe luhatshmëritë në monedhën e përbashkët Euro.

  • Diferenca në paga:Pagat në vendet në zhvillim janë në një nivel shumë të ulët në krahasim me pagat në vendet anëtare. Hendeku është shumë i madh dhe prandaj duhen bërë shpenzime të shumta që ky hendek të mbyllet e punëtorët të paguhen njëlloj.

  • Ineficenca në politikat e ndërmarra:Të hartosh një politikë të përbashkët që të funksionojë në mënyrë perfekte për të gjitha vendet është dicka jo e arritshme. Kjo ndodh pasi vende të ndryshme kanë probleme të ndryshme dhe për pasojë dhe reagimi i ekonomive të tyre ndaj një politike varet nga shumë faktorë.

  • Arsim - treg pune:Lëvizja e lirë do të sjellë rritje të punësimit por jo të gjithë ata që shkojnë në vendet anëtare të BE-së do të mund të gjejnë punë si pasojë e hendekut arsim-treg pune, dhe kjo ka të bëjë me kualifikimin e ulët të ofertës krahasuar me pritshmëritë e kërkesës për punë.

Të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, funksionojnë mbi bazën e demokracive liberale, ku shteti i së drejtës është i konsoliduar, ligji është i barabartë për të gjithë dhe të drejtat e njeriut janë të shenjta. Në vendet e BE-së, gjithashtu ekziston ekonomia e tregut, e aftë t’i bëjë ballë konkurencës dhe forcave të tregut brenda vendeve anëtare. Në rastin e integrimit evropian, vendet që integrohen, janë shtetet kombëtare. Kjo do të thotë se për një numër të konsiderueshëm çështjesh, vendimet nuk mund të merren prej qeverive të këtyre shteteve por prej institucioneve të Bashkimit Evropian.
Prandaj, ajo që vendet fitojnë gjatë këtij integrimi, është solidariteti, i kuptuar si treg, siguri, monedhë dhe politikë e përbashkët etj. Nga ana tjetër, solidariteti që rrjedh prej integrimit evropian bazohet në disa vlera themelore të përbashkëta, të cilat duhet t’i respektojnë të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian si dhe ato vende që dëshirojnë të anëtarësohen në BE. Këto vlera, shpesh grupohen në të ashtuquajturat kritere, të cilat janë:


  • Kriteri politik: Demokracia, shteti i së drejtës, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe specifikisht respektimi i të drejtave të minoriteteve.Nga këndvështrimi politik, CEFTA është pjesë e përpjekjeve të vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian (BE) për të krijuar një treg rajonal që mundëson zhvillimin ekonomik dhe që do të kontribojë eventualisht në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit politik në Ballkan. CEFTA është vetëm nje element i integrimit ekonomik rajonal. Elementë po aq të rëndësishëm të këtij integrimi janë iniciativa në fusha të tjera si Komuniteti i Energjisë, Zona e Përbashkët e Aviacionit, Memorandumi i Evropës Juglindore në fushën e transportit, Iniciativa e Evropës Juglindore në fushën e Telekomunikacioneve dhe Internetit, Kompakti i Investimeve etj. Të gjitha këto nisma synojnë krijimin e një tregu të përbashkët rajonal që në një fazë të mëvonshme do integrohen në tregun e Përbashkët Evropian.




  • Kriteri ekonomik:Ekonomia e tregut funksionale, e aftë të përballojë presionet konkuruese dhe forcat e tregut të BE-së. Në këtë kuadër, CEFTA do të ndihmojë zhvillimin ekonomik në rajon me anë të liberalizimit dhe zhvillimit të tregtisë së lirë. Zhvillimet botërore kanë provuar se vendet që kufizojnë tregtinë e lirë privojnë po ashtu zhvillimin. Shqipëria e viteve të komunizmit dhe Koreja e Veriut e ditëve të sotme janë shembuj tipik të dështimit të politikave të izolimit. Që në kohët e lashta, shkëmbimet tregtare kanë qenë faktori më i rëndësishëm i zhvillimit kulturor dhe ekonomik të rajoneve, shteteve e perandorive.




  • Kriteri administrativ:Hyrja eventuale e Kosovës në BE kërkon përgatitje në aspektin institucional dhe në atë të administrimit të marrëdhënieve me vendet e tjera antëare. Më specifikisht, hyrja e Kosovës në BE do të thotë liberalizim dhe intensifikim i marrëdhënieve tregtare me vendet e BE-së. Nga ky këndvështrim,CEFTA i ofron Kosovës një mundësi për të ushtruar dhe mësuar rregullat e lojës në një treg rajonal në mënyrë që procesi i integrimit në BE të krijojë lehtësira. Të gjithë vendet e tjera ish-komuniste kanë kaluar në këtë proces (Zharku, 2010).

Download 0,54 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   20




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish