Departamenti marketing



Download 0,54 Mb.
bet4/20
Sana11.06.2017
Hajmi0,54 Mb.
#10864
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   20

Kufizimet e punimit


Kufizimet e punimit e sidomos studimit janë një problem i rëndësishëm trajtimi të cilit duhet kryer jo vetëm për të evidentuar qasjen e limituar në të dhëna apo literaturë, metodologji dhe interpretim, krahasim dhe koherencë por edhe për të përmirësuar kërkimin në punimet në vijim. Kufizimet e punimit do t’i ndajmë në kufizime që vijnë si pasojë e kostove të larta të kërkimit, kufizime që lidhen me shtrirjen e gjerë të temës si dhe kufizime të rastit. Këto të fundit identifikohen gjatë aplikimit të metodave proxy (përafruese) në kërkim.

Kufizimet që lidhen me shtrirjen e gjerë të temës i gjejmë kryesisht tek rishikimi i literaturës. Pra, nëse tema do t’i referohej integrimit ndërkombëtar si proces multifaktorial, do të ishte e arsyeshme analiza teorike e prirjeve integruese si dhe teorive të integrimit si ato federaliste apo liberaliste. Por, punimi bën qasje vetëm në një rajon të caktuar dhe krahason Kosovën, vendin objekt studimi, me vendet e CEFTA. Nga njëra anë, informacioni është lehtësisht i aksesueshëm aq kohë sa CEFTA publikon raporte në mënyrë periodike. Nga ana tjetër, përditësimi që i bëhet zhvillimeve të fundit, që konkretisht kanë qenë të konsiderueshme, e bën të kufizuar përfshirjen e tij në kapitullin përkatës.

Nëse realisht ekziston një gamë e gjerë kriteresh integruese ku sigurisht përfshihen shumë fusha studimi, ështe i pamundur thellimi në secilën prej tyre aq kohë sa vetë punimi është fokus i një fushe të vetme. Prandaj, themi se një kufizim i tillë, nuk do të mund të zhvendosë përfundimet e parashikuara por thjesht vlerëson dhe analizon integrimin në një kornizë më të ngushtë. Në përputhje me objektivat dhe qëllimin e temës, literatura e shqyrtuar, nuk duhet të devijojë nga tezat kryesore të punimit por nëse mungon një e tillë, atëherë ky shpreh një kufizim problematik.

Kufizimet që lidhen me kosto të larta të kërkimit, i gjejmë tek numri i vrojtimeve specifikisht. Nëse për një popullatë 1.8 milion banorë (2013), një kampion final prej 350 vrojtimesh duket i pamjaftueshëm, jo domosdoshmërisht është jo përfaqësues apo i limituar për të kryer analiza robuste. Së pari, kërkimi prek kategori të caktuara të individëve që jetojnë në komuna (e jo në zona rurale) dhe jo gjithë popullatën. Ndoshta një kërkim i përmasave të censuseve do të mund të konsideronte kampion gjithë popullatën. Së dyti, zgjedhja është e shtrirë gjeografikisht më tepër sa sa zgjedhje e gjerë në vrojtime. Së treti, pyetësori nuk është objekt i diskutimit në çdo shtresë sociale të Kosovës, pavarësisht rëndësisë së njohjes së procesit të integrimit.

Për njëzgjedhje më të madhe, do të kërkoheshin kosto shtesë dhe shmangia nga to bëhet nëpërmjet vetë-administrimin e pyetësorit nga target grupet. Ky i fundit, do të ishte kufizim më vete apo një metodë e gabuar, aplikimi i së cilës çon në koeficientë të zhvendosur të efekteve të variablave të pyetësorit. Pilotimi i një pyetësori, ndoshta për herë të parë apo pak herë të ndeshur nga popullata në Kosovë, rrit mundësitë e reduktimit në numër të kampionit, ndaj gjatë shpërndarjes, pilotohet një numër më i lartë pyetësorësh.

Duke qëndruar tek kostot e larta, kufizime gjejmë edhe tek aplikimi i CMCCR-së në fazën e parë dhe të dytë ku intervistimi i palëve apo përfaqësuesve të tyre evitohet për shumë arsye. Edhe pse modeli sygjeron se një proces i tillë duhet të ndodhë, në rastin e analizuar, kostot nuk janë vetëm financiare por mund të çojnë në përfundime të gabuara aq kohë sa informacioni ka gjasa të jetë subjektiv.

Kufizime të rastit nënkuptojmë të gjitha kufizimet si pasojë e vendimeve të menjëherëshme gjatë zhvillimit të punimit. Të tilla gjejmë tek përdorimi i variablave vetëm kategorikë në pyetësor. Një vendim i tillë është objekt i predikimit të njohurive të target grupeve mbi integrimin. Sidoqoftë, posedimi i tyre, limiton përdorimin e analizave regresive.

Në kapitullin e parë, gjatë paraqitjes së kornizës së përgjithshme ekonomike të Kosovës, disa tregues makroekonomik janë të pakrahasueshëm në kohë për shkak të ndryshimit të metodologjisë ndaj edhe të dhënat interpretohen vetëm në vitin përkatës. Në po të njëjtin kapitull gjejmë kufizime në literaturë, derivimi i variablave të pyetësorit nga e cila, është i pamundur. Mungesa e studimeve të mëparshme në këtë fushë limiton dhe vështirëson ndërtimin e një pyetësori robust. Tek ky i fundit, në pjesën e parë, kërkohet kategorizimi i moshës dhe shumë mirë mund të mendonim se mosha është një tregues i njohjes së marrëveshjeve integruese, prandaj përfshirja e tij në model është me rëndësi. Problemi qëndron se është informacion i zakonshëm që një individ me moshë më të madhe, është më i prirur të ndjekë procesin e integrimit në krahasim me një individ më të ri në moshë. Nga ana tjetër, persona të moshës së grupmoshave të njëjta punojnë në punë të ndryshme. Kjo bën që fokusi t’i kalojë gjinisë dhe punësimit si faktorë që shpjegojnë njohjen e marrëveshjeve e mbi të gjitha mund të adresohen politika në tregun e informacionit më lehtë më to sesa me variabla të tjerë.



1. Rishikimi i literaturës

1.1 Kornizë e përgjithshme e ekonomisë së Kosovës në raport me integrimin ekonomik


Konsideruar stabilitetin makroekonomik, ekonomia e Kosovës ka qenë më pak e mbrojtur nga efektet anësore të krizës ekonomike në Evropë se në vitet e kaluara, duke treguar shenja stagnacioni ekonomik. Situata e përgjithshme ekonomike mbetet sfiduese me një shkallë të lartë të papunësisë. Rritja e GDP-së është zvogëluar nga 4.4% në vitin 2011 në 2.5 % në vitin 2012 ndërkohë që për dy vitet në vijim mbetet në vlerën 3% (Word Bank, 2014). Politikat e moderuara fiskale dhe zvogëlimi i shpejtë i rritjes së kredisë kanë ndalur kërkesën e brendshme, në veçanti duke reduktuar investimet (BQK, 2014).
Statistikat ekonomike, llogaritë kombëtare në veçanti, janë të pakonkurueshme me rajonin, duke penguar vlerësimin gjithëpërfshirës të situatës ekonomike. GDP për frymë ka arritur në 2,721 € në vitin 2012, e barabartë me 11 % të mesatares BE-së, pothuajse e pandryshuar në krahasim me nivelin e saj në vitin 2011. Sot, treguesi arrin vlerën 4,000$ (World Bank, 2015). Papunësia është shumë e lartë në35.3%, e justifikuar me pjesëmarrjen e forcës punëtore në tregun e punës në masën 41.6% dhe nivelin e forcës jo aktive prej 58.4%. Për meshkujt papunësia është 33.1%, krahasuar me 41.6% për femrat. Për shkak të ndryshimeve metodologjike, nuk mundet të bëhet krahasimi i normës së papunësisë me vitet e kaluara.

Shumica e të papunëve janë të pakualifikuar (60%) dhe numri i të papunësuarve me arsim universitar është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Struktura e tregut të punës sinjalizon një mos përputhje mes aftësive të nevojshme në tregun e punës dhe atyre të ofruara nga sistemi arsimor. Punësimi formal në sektorin privat ka pasur një rritje sipas të dhënave mbi numrin e kontribuesve në fondin e kursimeve pensionale dhe në Trustin e Kursimeve. Statistikat në dispozicion nuk ofrojnë një pamje të qartë të tregut të punës, veçanërisht duke marrë parasysh punësimin e konsiderueshëm informal. Ka pak mundësi punësimi, sidomos për të rinjtë, problem ky i dallueshëm në vendet në tranzicion (RIINVEST, 2006).

Në përgjithësi, inflacioni ka rënë dhe ka vazhduar të nxitet kryesisht nga çmimet e ushqimit dhe energjisë. Aktualisht, (Tetor, 2015) inflacioni është -1.2% dhe parashikimet e“Ekonomisë Tregtare (Trading Economics)”, tregojnë se diku rreth tre mujorit të dytë të vitit 2016, të bëhet pozitive. Kosova është duke përdorur Euron si valutë kryesore. Rrjedhimisht, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka vetëm instrumente të kufizuara të politikës. Oferta monetare në përgjithësi ka rënë dukshëm dhe ka qëndruar në 4.6% deri në fund të korrikut të vitit 2013, krahasuar me 9% para një viti. Megjithatë, monetarizimi i ekonomisë, i matur nga shkalla e mesatares së përgjithshme të parasë ndaj GDP-së, është rritur nga 40.7% në vitin 2011 në 43 % në vitin 2012.
Është e qartë se kjo nuk është korniza e plotë e ekonomisë kosovare, por edhe e shprehur në këtë formë nuk ka dyshim se nuk është kjo performanca e duhur që mund të japë një vend post-tranzicion që aspiron integrimin ndërkombëtar. Kur trajtojmë integrimin ndërkombëtar githmonë e zhvendosim apo fokusojmë analizën drejt marrëdhënieve tregtare që ka një vend me vende të tjera, e shprehur kjo në tregues solid të tregtisë ndërkombëtare, pjesë e Bilancit të Pagesave.

Shkaqet të cilat përcaktojnë progresin ekonomik të kombeve janë objekt studimi i tregtisë ndërkombëtare” (Marshall, 1890). Mendësia e Marshall na bën të kuptojmë se është e vështirë, për më tepër e pamundur të kuptosh procesin e rritjes dhe zhvillimit të një ekonomie, pa iu referuar performancës tregtare.Është e vështirë të imagjinosh funksionimin e një ekonomie të izoluar nga ekonomitë e tjera sepse tregtia e jashtme konsiderohet si një ndër sektorët më jetikë të zhvillimit ekonomik të një vendi. Thënë kjo, dhe duke marrë në fokus procesin integrues të Kosovës është e rëndësishme, të paktën në shkallë përshkruese të njihemi me përfitimet e vendeve, kryesisht atyre në zhvillim, nga hapja tregtare. Për Kosovën një trajtim i përshtatshëm do të niste me integrimin rajonal.



Download 0,54 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   20




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish