Departamenti marketing


Tregtia, Konfliktet, dhe Integrimi Politik



Download 0,54 Mb.
bet9/20
Sana11.06.2017
Hajmi0,54 Mb.
#10864
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   20

1.7Tregtia, Konfliktet, dhe Integrimi Politik


Më sipër u tregua se integrimi përmes CEFTA është një rrugë e pashmangshme drejt integrimit evropian. Si e tillë, të gjitha vendet anëtare përfshirë Kosovën, do të duhet të zbatojnë rregullisht pikat e marrëveshjes në mënyrë që të lehtësojnë dhe katalizojnë integrimin në BE. Është parë se specifikisht Kosova dhe Serbia kanë mes tyre një konflikt të hershëm i cili edhe pse nisi për motive gjeo-politike, sot është transformuar në një konflikt tregtar. Sipas Dennis Sandole (1998), transformimi i konfliktit përbën një tërësi veprimesh dhe procesesh të cilat tentojnë të aletrnojnë karakteristikat e një konflikti nëpërmjet adresimit të rrënjëvë shkakësore të një konflikti të hershëm.

Arsyeja dhe nevoja e analizës së konfliktit qëndron në faktin se një konflikt i zhvilluar brenda/jashtë kushteve të një marrëveshjeje integruese tregon mjaftueshëm për prirjet e mëtejshme. Nga ana tjetër, ekzistenca e një konflikti çon në masa shtrenguese të KE për vendet që janë të përfshira në konflikt, e deri në shtyrje afatgjata të negocimeve. Tek populli konflikti bëhet shkaktar për ndjelljen e polemikave, pasigurive, frikës, lëvizjeve demografike, prirjeve nacionaliste, të cilat sigurisht devijojnë konkluzionet e analizës empirike në kreun 3.

Për shkak se bota është e përbërë nga hyrje të pavarura politike, flukset e tregtisë ndërkombëtare zënë vend në një sistem në të cilin të drejtat e pronësisë janë të pasiguruara dhe ku mosmarrëveshjet ndërshtetërore dëmtojnë përfitimet nga tregtia. Brenda kornizimit teorik, tregtia dhe çështjet e sigurisë ndërveprojnë në formimin e MRT-ve, në mënyrë të tillë që treguesit e tyre të variojnë në bazë të nivelit të integrimit politik, i përcaktuar nga aftësia e tyre për të promovuar marrëveshjet negociuese të konflikteve. Sipas vlerësimeve empirike të Vicard (2008), vendet që janë objekt i mosmarrëveshjeve ndërshtetërore, janë më të hapura drejt tregtisë dhe janë më të predispozuara të krijojnë marrëveshje rajonale të integruara politikisht, si tregjet e përbashkët apo bashkimet doganore (1.9). Në të kundërt, pasiguria ndërkombëtare frenon krijimin e marrëveshjeve të cekëta përfshirë kështu kornizim të dobët institucional, si marrëveshjet preferenciale apo të tregtisë së lirë.

1.8 Bashkimi Doganor dhe efektet në ekonomitë pjesmarrëse


Në këtë seksion do të ekzaminohen efektet dinamike dhe statike të integrimit ekonomik evropian. Efektet statike ndodhin në periudhat afatshkurtra dhe afatmesme nën strukturat ekzistuese të prodhimit dhe kërkesës si rezultat i liberalizimit tregtar të menjëhershëm të integrimit në Bashkimin Doganor. Konsideruar efektin statik në periudhat e përcaktuara, do të tregohet dallimin mes efekteve të mirëqenies të krijimit dhe ndarjes së tregtisë (trade creation and trade division), si derivim i ndryshimeve në strukturat e proteksionizmit dhe tregtisë. Efektet pro-konkurrencës dhe të ekonomive të shkallës hyjnë në grupimin e efekteve statike, të ndodhura në periudhën afatmesme dhe që dalin në pah nga prania e konkurrencës në tregjet në shtrirje e sipër. Efektet dinamike janë karakteristikë e periudhave afatgjata, si pasojë e ndikimit dhe ndryshimeve në strukturat ekonomike të Bashkimit Ekonomik, nën luhatjet dhe nivelet e rritjes ekonomike.

1.8.1 Krijimi tregtisë dhe ndarja e tregtisë


Në përgjithësi, marrëveshjet rajonale ekonomike shkaktojnë efekte pozitive dhe negative si rezultat i tregtisë, si dhe efekte në mirëqenie tek anëtarët e vetë dhe tek pjesa tjetër e botës. Përfundimi nëse efekti total është pozitiv apo negativ, nuk mund të induktohet apriori dhe kërkon analizë studimore të tregtisë në afatshkurtër dhe afatmesëm si dhe efekteve në mirëqenie të liberalizimit tregtar në Bashkimin Doganor (BD) midis dy vendeve A dhe B, duke supozuar që niveli i çmimeve merret i dhënë.

Konsiderojmë tregjet e vendeve për një të mirë homogjene X, dhe për të thjeshtëzuar analizën supozojmë se nuk ekzistojnë zëvendësues të afërt apo bashkëplotësues të të mirës në analizë. Marrim gjithashtu në konsideratë ofertën plotësisht elastike botërore (W) për të mirën X. Meqënëse u përmend se vendet A dhe B karakterizohen nga ekonomi të vogla, kostot e prodhimit janë në rritje. Gjithashtu, supozjmë se vendi B i plotëson nevojat konsumatore për të mirën X, dhe vetë-mjaftueshmëria arrihet nga barazimi SB = DB, ku D dhe S janë përkatësisht kërkesa dhe oferta në vendin B për këtë të mirë. Konsiderojmë se çmimi ekuilibër, PBX, është më i ulët se çmimi ekuilibër PAx. Për thjeshtëzim të analizës, përcaktojmë ekuilibrin në vendin B përgjatë çmimit botëror plotësisht elastik (Pw). Pra, barazimi i rradhës do të jëtë i tillë që Pw = PBX. Kështu që, vendi B nuk ka nevojë për mbrojtje nga konkurrenca e huaj. Meqënëse treguam se PBX < PAx, kjo sjell që Pw


A
x. Në këtë mënyrë, për të mbrojtur industrinë vendase nga konkurrenca, vendi A vendos një tarifë ad valorem8 t/cent mbi importet duke zhvendosur në këtë mënyrë, paralelisht lart ofertën botërore (në Wt) të të mirës X në masën e tarifës t, si në figurën 1. Një politikë e tillë rrit çmimin e brendshëm të vendit A në: PtA = Pw (1+t), për të cilin konsumatorët blejnë sasinë Q3 e kompozuar nga oferta e brendshme e tregut, Q2, dhe importet, Q2Q3, nga W.
Figura Ekonomitë e vendeve A dhe B para dhe pas Bashkimit Doganor



Burimi: Hitiris (2003)

Supozojmë se vendi A dhe B krijojnë BD, liberalizojnë tregtinë midis tyre dhe adaptojnë një tarifë të përbashkët të jashtme (CET9) në tregtinë ndërkombëtare. BD, u ofron mundësi prodhuesve të vendit B të vendosin një çmim më të lartë dhe një treg të zgjeruar, në të cilin, deri në një farë pike, konkurrenca e vetme që ndeshin vjen nga prodhuesit më pak efiçentë të vendit A. Kështu që prodhuesit e vendit B rrisin prodhimin në mënyrë që eksporti i tyre të përballojë kërkesën e vendit A. Por, rritja e prodhimit që si pasojë rrit edhe kostot e prodhimit dhe çmimet, krijon edhe tepricë në ofertë. Kjo e fundit, shkaktohet së pari nga mbiprodhimi dhe së dyti nga kërkesa e brendshme në rënie. Ky proces do të vazhdojë derisa tregu i integruar i BD arrin ekuilibrin në të cilin, oferta e kombinuar e të dy vendeve barazon kërkesën e tyre sipas barazimit: SA+SB=DA+DB. Kjo çon më pas edhe në barazimin e eksporteve të vendit B me importet e vendit A, i cili ndodh për çmimin Pu. Kështu që, për të ruajtur qëndrueshmërinë e barazimit të fundit, dhe për të mbajtur konkurrencën në nivel zero apo të moderuar, BD do të duhet të implikojë një çmim sa Pu, duke adaptuar një CET të barabartë me t’ = (PwPu/OPw)/cent. Pas aplikimit të t, PA bie dhe PB rritet duke ndikuar ofertën, kërkesën, volumin dhe origjinën e tregtisë.


Tabela Përmbledhja tabelare e ekonomive të dy vendeve para dhe pas BD






Para BD

Pas BD




Vendi A

Vendi B

Vendi A

Vendi B

Çmimi

Pt

Pw

Pu

Pu

Kërkesa

Q3

Q6

Q4

Q5

Oferta

Q2

Q6

Q1

Q7

Importet

Q2Q3

-

Q1Q4=Q5Q7

-

Çmimi i Importit

Pw

-

Pu

-

Tarifa/njësi

Pt-Pw

-

-

-

TR nga Tarifa

b+d

-

-

-

Eksportet

-

-

-

Q5Q7=Q1Q4

Çmimi i Eksportit

-

-

-

Pu

Trade Creation

-

-

a+c

g

Trade Division

-

-

d

-

Burimi: Hitiris (2003)

paraqet algjebrikisht efektet e krijimit të BD në vendet A dhe B sipas termave të kolonës së parë. Tabela ndahet si në Figurën 2.1 në dy momente kohore: para dhe pas krijimit të BD.Anaiza e tabelës jepet e plotë gjatë studimit të efekteve të integrimit në BD të të dy vendeve.


1.8.2 Efektet e Bashkimit Doganor në vendin A


Ashtu siç tregohet edhe në Figura tek grafiku i ekonomisë së vendit A, shpenzimet e konsumatorëve të këtij vendi kanë ndryshuar krahasimisht me pikën fillestare të ekuilibrit para BD. Sasia totale e importit për vendin A, Q1Q4, përftohet nga tregtia me partnerin tregtar të BD për dy arsye:

  1. zëvendësueshmëria e importit:

    1. vendi B për W, sasinë Q2Q3

    2. vendi B për prodhimin e brendshëm të A-së, sasinë Q1Q2

  2. rritja në kërkesë e vijuar nga reduktimi në çmim, sasia Q3Q4

Dy komponentët e parë të importit, Q2Q3 dhe Q1Q2, përbëjnë efektin zëvendësues ndërshtetëror të BD, i cili shkaktohet nga rënia relative e çmimit të mallit X pas heqjes së tarifës që shoqërohet me rialokimin e shpenzimeve të konsumatorëve drejt mallrave më të lirë. Rritja e importeve shkaktohet nga (a) zëvendësimi i prodhimit të brendshëm, i vlerësuar nga çmime të larta me prodhimin e vendit partner në BD, Q1Q2, pra efekti i prodhimit; dhe (b) rritja e kërkesës për mallin, çmimi i të cilit pëson rënie. Q3Q4, pra efekti i konsumit. Zgjerimi i importit i shoqëruar nga efektet në prodhim dhe konsum përmirësohet në mënyrë efiçente dhe rrit mirëqenien me sipërfaqen (a+c), i cila në terma tregtare quhet “krijimi i tregtisë”.

Ndryshimi i origjinës së importeve shkaktohet nga heqja e tarifës për të zhvendosur apo eleminuar efektin diskriminues në tregti i cili çon në zëvendësimin e importeve të lira nga bota, Q2Q3, nga importet e kushtueshme me origjinë vendin B. Një ndryshim i këtij lloji përkeqëson dhe redukton mirëqenien me vlerën e sipërfaqes d e cila terminohet si “ndarja e tregtisë” apo trade division. Sipërfaqja b, e cila para vendosjes së BD ishte pjesë e të ardhurave të qeverisë si pasojë e tarifës së vendosur, dhe sipërfaqja j e cila përbënte transferimin e përfitimeve nga konsumatorët tek prodhuesit, tashmë mbetet vetëm si përfitim i konsumatorëve. Kështu që, efekti i mirëqenies së vendit A nga vendosja e BD me vendin B është përfitim nga krijimi i tegtisë e vlerësuar kundrejt humbjes nga ndarja e tregtisë, (a+c-d). Efekti neto mund të jetë pozitiv, negative apo edhe zero.


1.8.3 Efektet e Bashkimit Doganor në vendin B


Heqja e tarifave në BD ndikon importet e çdo vendi anëtar ashtu si edhe eksportet. Efektet në import mund të përftohen edhe nga eleminimi i njëanshëm i tarifave, por efektet në eksport kërkojnë reduktimin e tarifave edhe nga vendet e tjera pjesamrrëse ne tregti, apo jo eleminim i njëanshëm i instrumenteve sasiore të tregtisë. Kështu që një nga objektivat ekonomike të pjesmarrjes së një vendi në BD mund të jetë rritja e eksporteve. Nëse ekonomia e një vendi është në kushtet e punëzënies së plotë, atëherë kërkesa shtesë për eksporte mund të ofrohet nga kalimi i burimeve productive të prodhimit nga aktivitete te tjera drejt sektorëve eksportues në mënyrë që këta të fundit të shpërblehen për kjontributin e tyre në rritje. Pra, fitimet nga eksporti mund të maten me anë të vlerësë së shtuar nga rialokimi i burimeve productive nga sektorë jo efektiv në sektorët e orientuar drejt tregjeve globale të eksportit. Figura 2.2, paneli (b), paraqet efektet e BD për vendin eksportues B. Rritje e çmimit nga PB=PW në Pu i jep mundësinë prodhuesve të vendit B të shtrijnë efertën e tyre ne sasinë Q7 duke punësuar më shumë faktorë prodhimi. Megjithatë, kur çmimi i mallit rritet, konsumatorët e vendit B ulin konsumin në Q5. Konsideruar këto dinamika në ndërveprimet ekonomike, prodhuesit e vendin B përfitojnë sipërfaqen e mirëqenies (h+f+g), teksa konsumatorët humbasin sipas (h+f). Sipërfaqja h përfaqëson zhvendosjen e fitimeve brenda vendit B nga konsumatorët tek prodhuesit, teksa sipërfaqja f mbetet humbja e plotë për konsumatorët. Megjithatë, prodhuesit e vendit B zgjerojnë prodhimin në Q6Q7 në masën e kostove shtesë k mbi ofertën botërore dhe marrin si fitim sipërfaqen f dhe g nga konsumatorët e vendit A si pasojë e eksportit. Kështu që, përfitimi neto i vendit B nga BD me vendin A është zgjerimi i eksportit në masën Q5Q7 e cila vjen si pasojë e efektit neto pozitiv të mirëqenies, i barazvlefshëm me sipërfaqen g.

1.8.4 Efektet globale të Bashkimit Doganor


Përfitimet pozitive neto të vendit B janë rrjedhojë e zgjerimit tregtar – eksporteve në këtë rast – dhe si pasojë mund të konsiderohet si krijimi i tregtisë apo“ trade creation“. Në mënyrë alternative dhe më përcaktuese, për eksportuesit e vendit B ky perfitim është fitimi neto (zbritja e kostove nga të ardhurat), një rentë identike me transferimin e të ardhurave nga vendi A në vendin B. Vendi A mund të kishte përmirësuar pozitën e vetë duke paguar për totalin e importeve nga bota me çmimin Pw sesa nga vendi B me çmimin Pu. Nëse vendi A do të kishte ndjekur një politikë të tillë, qeveria e vetë do të mund të përftonte edhe nga vendosja e një tarife - sipëfaqja (m+d+n), e cila është tashmë humbje e eksportuesve të vendit B, e ndarë si pjesërisht fitim, (f+g), dhe pjesërisht si kosto shtesë e prodhimit, k, mbi çmimin konkurrues të ofertës botërore. Edhe pse në këtë rast BD i jep përfitime vetëm vendit B dhe përkeqëson vendin A, sërisht mund të kthehet në përfitim për të dy vendet nëse B fiton më shumë sesa humb A. Sidoqoftë, nën supozimet e bëra në fillim, ex post dhe supozimet me prespektivë mirëqenien, BD mes vendeve A dhe B është devijim i tregtisë dhe nuk mund të justifikohet vetëm me konsiderata ekonomike.

Krahas analizës së mësipërme teorike, duhet marrë parasysh:



  • Ndarja tregtare dëmton pjesën tjetër të botës, W, eskportet e së cilës në vendin A janë zëvendësuar me eksportet nga vendi B.

  • BD bëhët shkak për lindjen e konflikteve të interesit:

  • Në vendin A, mes konsumatorëve që fitojnë, dhe prodhuesve që humbasin nga BD;

  • Në vendin B, midis prodhuesve që fitojnë dhe konsumatorëve që humbasin nga BD;

  • Midis vetë vendeve në BD.

Download 0,54 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   20




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish