Departamenti I menaxhimit


Pyetjet Kërkimore dhe Hipotezat



Download 0,96 Mb.
bet7/18
Sana10.02.2017
Hajmi0,96 Mb.
#2244
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   18

4.2 Pyetjet Kërkimore dhe Hipotezat
Qëllimi i studimit është që të arrihen të bëhen vëzhgime teorike e praktike lidhur me vullnetin sipërmarrës të të rinjve si dhe më e rëndësishmja të ofrohen rekomandime konkrete për politikbërësit shqiptar në krijimin e një edukimi sipërmarrës efektiv e të përgjegjshëm.
1. Pyetja e parë studimore: Cili është roli i edukimit në vullnetin sipërmarrës të të rinjve-rasti i rajonit dhe Shqipërisë?
Pasi kjo pyetje të jetë analizuar duke studiuar variablat kryesore me ndikim në vullnetin sipërmarrës, pyetja e mëposhtme do të adresonte karakterin praktik të këtij studimi.



2. Pyetja e dytë studimore: Cilat janë rekomandimet kryesore në hartimin e programeve mësimore efektive për rritjen e numrit të sipërmarrësve të rinj?
Me qëllim që studimi të jetë i fokusuar janë lënë mënjanë faktorë të tjerë influencues si p.sh. ndryshimet kulturore të ndërmarra nga shumë studime të tjera krahasuese. Për ta bërë studimin të qartë e konkret kampioni është limituar në rajonin e Evropës Lindore dhe Qëndrore si dhe në Shqipëri. Këto vende ndajnë të njëjtën histori dhe kanë kaluar të njëjtat sfida në dekadat e fundit. Nga ana tjetër vullneti sipërmarrës është analizuar bazuar në të dhëna të marra në një periudhë të caktuar pa u shqyrtuar në kohë (sa i qëndrueshëm është ai me kalimin e viteve).
Pyetjet studimore të adresuara në këtë studim nuk kanë për qëllim të influencojnë çdo të ri të bëhet sipërmarrës. Vullneti sipërmarrës është pararendës për sjelljen sipërmarrëse në të ardhmen. Ai duhet të nxitet dhe të përkthehet në sjellje nëpërmjet përgatitjes praktike. Të mësuarit praktik është ajo që i nevojitet studentëve për të garantuar këtë karrierë sfiduese. Ata do të aftësohen, do të krijojnë besim në vetvete dhe potencialin e duhur për t'u bërë sipërmarrës të ardhshëm.


Roli i qëndrimit, normave subjektive dhe kontrolli mbi sjelljen në vullnetin sipërmarrës

Qëndrimi kundrejt sjelljes, normat subjektive të perceptuara dhe kontrolli mbi sjelljen e perceptuar shpjegon ndryshimet në sjelljet aktuale (Ajzen 1991). Shumë autorë kanë aplikuar me sukses Teorinë e Sjelljes së Planifikuar lidhur me zgjedhjen në karrierë dhe vecanërisht me vullnetin sipërmarrës (Krueger et al. 2000; Fayolle et al. 2005; Tkachev and Kolvereid 1999; Varela and Jimenez 2001).



Studimi kërkon të gjej faktorët që luajnë rol në qëndrim, normat subjektive dhe kontrollin mbi sjelljen. Kështu hipotezat e mëposhtme janë hartuar:

Edukimi: Roli që kanë njohuritë teorike është i njohur. Kur këto njohuri jepen nëpërmjet metodave të aplikueshme bëhen të afta të influencojnë vullnetin sipërmarrës të studentëve. P.sh. nga studimet e bëra, plani i biznesit është një mjet efektiv për të rritur aftësitë e individit si dhe besimin për krijimin e një kompanie. Nëpërmjet kësaj praktike studentët arrijnë të mësojnë të gjykojnë nëse ideja e biznesit do të jetë fitimprurëse. Për më tepër planifikimi i biznesit ndihmon studentët të kuptojnë elementët kyç të fillimit dhe të menaxhimit të biznesit. Kështu krijimi dhe menaxhimi i biznesit bëhet një çështje e prekshme.
Hipoteza 1: Ekziston një lidhje pozitive midis edukimit sipërmarrës dhe vullnetit sipërmarrës.
Njohuritë praktike: Efektiviteti i njohurive praktike kundër kontrollit të sjelljes së perceptuar është i dukshëm nga studimi. Njohuritë praktike ndihmojnë të kuptosh çdo të thotë të bëhesh sipërmarrës dhe në këtë mënyrë ndihmon studentët të kenë besim në vetvete. Patjetër që kurset teorike janë të rëndësishme por është e nevojshme të ketë një lidhje me praktikën. Rezultatet e rishikimit të literaturës lidhur me të mësuarin eksperimental dhe eksperiencën e ndërmarrë mbështesin këta faktorë. Kështu hipoteza e mëposhtme është shtruar:

Hipoteza 2: Studentët të ekspozuar ndaj përvojave të punës dhe ato sipërmarrëse besohet se janë influencuar dhe kanë vullnet sipërmarrës.
Vlerësimi social: Universiteti ofron një ambjent social ku studentët janë në kontakt me njerëz të rëndësishëm. Për të influencuar besimin lidhur me krijimin e një sipërmarrjeje është e nevojshme të ofrohen mundësi që do të ndihmojnë studentët të ndërtojnë një rrjet shoqëror me interes në fushë si dhe në lidhjet me sipërmarrësit. Gjithashtu qëndrimi që familja, shoqëria dhe kolegët kanë ndaj sipërmarrjes influencon perceptimin e studentëve lidhur me mundësitë e tyre për ta realizuar këtë mundësi karriere. Hipoteza 3 shtrohet:
Hipoteza 3: Një ambjent mbështetës shoqëror ndikon pozitivisht në vullnetin sipërmarrës të të rinjve.
Kapaciteti Sipërmarrës: Kur studentët mendojnë se kanë të gjithë përbërësit për t'u bërë sipërmarrës ata jane gati të ndërmarrin iniciativën për të krijuar një sipërmarrje të re. Kapaciteti sipërmarrës është një përbërës i rëndësishëm. Nëse studentet ndihen se janë në gjendje për të ndërmarrë një iniciativë të tillë, ata do ta bëjnë këtë.



Hipoteza 4: Perceptimi pozitiv mbi mundësitë e studentëve për të krijuar një firmë influencojnë pozitivisht vullnetit sipërmarrës.
Modelet inspiruese: Modelet inspiruese janë një tjetër element që ndikojnë pozitivisht në vullnetin sipërmarrës. Bandura e ofroi këtë koncept duke theksuar se njerëzit kur identifikohen me një person marrin qëndrimin e tij. Një mënyrë efektive për të aplikuar këtë koncept në sipërmarrje është integrimi i modeleve inspiruese në edukimin sipërmarrës. Ky perceptim bën të mundur që studentët të perceptojnë krijimin e një kompanie si një aktivitet të menaxhueshëm. Bazuar në këtë perceptim hipoteza e mëposhtme është shtruar.



Hipoteza 5: Studentët në kontakt me modele inspiruese kanë vullnet sipërmarrës në krahasim me ata që nuk kanë patur këtë mundësi.
4.3 Modeli Konceptual

Në Modelin e Ajzen, qëndrimi, normat subjektive dhe kontrolli mbi sjelljen e perceptuar janë variabla të pavarura të cilat influencojnë vullnetin sipërmarrës. Ato influencohen nga një seri faktorësh që janë adresuar nga studimi. Modeli konceptual i studimit u zhvillua bazuar në hipotezat e shtruara ne pragrafin 4.3. Modeli i Ajzenit shërben si bazë dhe variablat edukim, përvojë, vlerësim social, kapacitet sipërmarrës dhe modelet inspiruese janë variabla të pavarura që influencojnë vullnetin sipërmarrës.



Qëndrimi kundrejt sjelljes


Vullneti
Njohuritë




Behaviour

Normat

Subjektive


Njohuri Praktike

Vlerësimi Social




Kontrolli i perceptuar i sjelljes
Kapaciteti Sipërmarrës

Modelet Inspiruese


Figura 4: Modeli konceptual i kërkimit



5. ANALIZA E REZULTATEVE

"Kërkimi është të shohësh atë që kanë parë të tjerët,

dhe të mendosh atë që askush nuk e ka menduar."

ALBERT SZENT-GYORGYI

5.1 Studimi Pilot

5.1.1 Objektivi i Studimit Pilot
Ky studim pilot synon të testojë metodologjinë e kërkimit. Qëllimi i projektit pilot u krye jo për të testuar vlefshmërinë e pyetjeve (të testuar qindra herë nga studime të tjera të ngjashme) por për të testuar sa i asimilueshëm është nga studentët shqiptar, për të përshtatur mënyrën e të shprehurit në formën më të kuptueshme të mundshme por pa i ndryshuar thelbin e pyetësorit origjinal. Të dhënat e tij u bënë pjesë e studimit bazë. Ky studim fokusohet në matjen e vullnetin sipermarrës të të rinjve në nivel universitar ku u përfshinë në vrojtimin paraprak studentët e Universitetit të New Yorkut në Tiranë, i cili është universiteti i parë privat në Shqipëri. Pyetësori i Matjes së Vullnetit Sipërmarrës-EIQ, (Linan et al, 2006) është instrumenti i mbledhjes së të dhënave për këtë studim. Ky pyetësor është vlerësuar nga një seri studimesh të bërë nga Linan dhe Chen (2009) dhe është ndërmarrë në vende të ndryshme dhe kultura të ndryshme.

Lidhur me përdorimin e këtij pyetesori në kontekstin shqiptar nuk ka evidenca. Për përdorimin e tij në studimin pilot u kërkua leja nga autori. Pyetësori EIQ është krijuar për të studiuar vullnetin sipërmarrës të të rinjve duke mbledhur informacion mbi aktivitetin sipërmarrës, normat sociale, arsimin dhe eksperiencën, aftësitë, njohuritë, objetivat sipërmarrëse si dhe krijimin e një ndërmarrjeje. Të gjitha këto faktorë janë matur duke përdorur shkallën vlerësuese Likert me 7 pikë, si dhe me përgjigje pozitive/negative në rastet e nevojshme. Të dhëna personale të studentëve dhe kontaktet e tyre (kjo në rastin e mundësimit të një studimi më afatgjatë) u mblodhën nëpërmjet pyetësorëve.

Në fazën e parë të studimit pilot pyetësori u pilotua me 12 studentë të vitit të fundit të Universitetit të New Yorkut në klasën e Leadershipit. Pyetësori pati vetëm një ndryshim të vogël lidhur me vitin e diplomimit për të qënë koherent me momentin e plotësimit të tij. Qëllimi në këtë fazë ishte të vlerësonte sesa kohë mesatarisht i duhej studentëve për të plotësuar pyetësorin, si dhe mendime të studentëve lidhur me vështirësitë që hasnin gjatë plotësimit të pyetësorit. Kjo fazë u kalua me sukses kështu që nuk u pa me vend të kishte ndërhyrje të mëtejshme në pyetësor. Një nga pyetësorët në këtë fazë u refuzua të plotësohej, kështu që u përjashtua.

Më pas faza e dytë e studimit pilot vazhdoi në klasën e internshipit (praktikës mësimore) ku 20 studentë plotësuan pyetësorin. Ky proçes vazhdoi më tej me studentët e klasave të tjera ku u përfshinë studentët e vitit të fundit. Studentët e përfshirë u përkisnin degëve të lidhura me biznesin dhe kishin ndjekur kurse biznesi, sipërmarrjeje apo leksione të ngjashme. Gjithësej në studim morrën pjesë 69 studentë gjatë semestrit të pranverës të vitit 2014.



5.1.2 Analiza e Rezultateve
Numri total i vrojtimeve të vlefshme është 64. Të gjithë pjesmarrësit në studim janë studentë në nivelin bachelor, në degën e studimit biznes apo në degë të përafërta. Kështu specifikisht, 31% studionin financë, 22 % administrim biznesi, 13% marketing, ndërsa të tjerët studionin kontabilitet, ekonomik dhe menaxhim. Studentët u zgjodhën të ishin në vitin e fundit të studimeve sepse kanë të ngutshme nevojën e një vendimi lidhur me karrierën e tyre.

Nga të gjithë pjesmarrësit 66% (n=42) janë femra dhe 34% (n=22) i përkasin grupmoshës 21-24. Rezultatet tregojnë se ka më shumë femra pjesmarrëse në studim. Nga vrojtimi është vënë re se lidhur me vendlindjen ka variacion midis studentëve ku 37% (n=24) janë nga Tirana (kryeqyteti), 16% (n=10) nga Durrësi, 9% (n=6) nga Fieri, dhe pjesa tjeter vijnë nga qytete si Elbasani, Pogradeci, Vlora, dhe Saranda (shikoni Grafikun 1 dhe Grafikun 2, Gjinia dhe Grup Mosha).


Grafiku 1 Gjinia Grafiku 2 Mosha Gr

Kurrikula e përdorur në degët e lidhura me biznesin i afron studentët me njohuritë dhe aftësitë sipërmarrëse. Studentët janë përfshirë në programe praktikash mësimore dhe kanë marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme në workshope dhe vizita studimore, ku janë ekspozuar me informacionin e dhënë nga të ftuarit profesionist dhe nga lider të biznesit. Profesorë me kohë të pjesshme janë përfshirë në programin mësimor. Ata punojnë në pozicione kyçe, ekzekutive në kompanitë më prestigjoze në Shqipëri dhe kanë ndarë me studentët leksione me vlerë praktike.

Lidhur me njohuritë rreth sipërmarrjes që edukimi ofron tek studentet, studimi pilot u fokusua në disa aspekte, përmendim njohuritë rreth shoqatave të bizneseve, entiteve mbështetëse, trajnimeve specifike për sipërmarrësit e rinj, njohuritë lidhur me kreditimin dhe mbështetje për të filluar veprimtarinë sipërmarrëse. Vlerësimi bazuar në të dhënat e pjesëmarrësve lidhur me faktorët që mbështesin krijimin e një sipërmarrjeje është paraqitur i përmbledhur në tabelën 2. Të dhënat vlerësojnë punën e bërë nga Universiteti në shpëndarjen e njohurive tek studentët.


Tabela 2 Niveli i njohurive rreth shoqatave të biznesit, entiteteve mbështetese dhe mundësive të tjera për krijimin e një sipërmarrjeje




Njohuri për/mbi

Shoqatat e Biznesit

Entitetet mbështetëse

Trajnime specifike për sipërmarrësit e rinj

Kredi me terma të favorshme

Ndihmë teknike për të filluar një biznes

Qëndra biznesi

Mesatarja %

52.3%

53.4%

53.9%

45%

51.25%

55.06%

Mesatarja

4.34

4.47

4.43

3.9

4.28

4.53

Kurrikula e përdorur në degët e lidhura me biznesin i afron studentët me njohuritë dhe aftësitë sipërmarrëse. Studentet janë përfshirë në programe praktikash mësimore dhe kanë marrë pjesë në menyrë të vazhdueshme në workshope dhe vizita studimore, ku janë ekspozuar me informacionin e dhënë nga të ftuarit profesionist dhe nga lider të biznesit. Profesorë me kohë të pjesshme janë perfshirë në programin mësimor. Ata punojnë në pozicione kyce, ekzekutive në kompanitë më prestigjoze në Shqipëri dhe kanë ndarë me studentet leksione me vlerë praktike. Për të sqaruar këtë fenomen-njohuritë praktike që studentët kanë, na shërben Grafiku 3, Niveli i njohurive rreth shoqatave të biznesit, entiteteve mbështetëse dhe mundësive të tjera për krijimin e një sipërmarrjeje.


Grafiku 3 Niveli i njohurive rreth shoqatave të biznesit, entiteteve mbështetëse dhe mundësive të tjera për krijimin e një sipërmarrjeje

Rezultatet e studimit pilot tregojnë se studentët i vlerësojnë mundësitë që ofron karriera në këtë fushë. Për ta është mjaft e rëndësishme zgjedhja që kanë bërë lidhur me studimet në fushën e biznesit. Më tej studentët janë pyetur lidhur me rolin e edukimit sipërmarrës, dhe programeve që zhvillojnë aspekte të lidhura me sipërmarrjen. Vlerësimi i tyre tregohet në Tabelën 3, lidhur me çdo aspekt që ata janë pyetur.


Tabela 3 Edukimi Sipërmarrës




Njohuri mbi mjedisin sipërmarrës

Njohje të figurës Sipërmarrëse

Preferencë për t'u bërë sipërmarrës

Aftësi të nevojshme për t'u bërë një sipërmarrës

Vullnetin për t'u bërë sipërmarrës

Mesatarja



68.1%

76%

62.8%

56%

75.5%

5.28

5.8

5.03

4.5

5.68

Të dhënat e Tabelës 3 tregojnë se studentët e vlerësojnë rolin e Universitetit lidhur me edukimin sipërmarrës si mjaft të mirë. Nëpërmjet programeve studentët kanë mësuar lidhur me mjedisin sipërmarrës, janë njohur me rolin e sipërmarrësve në shoqëri, kanë marrë aftësi sipërmarrëse dhe kanë influencuar pozitivisht vullnetin sipërmarrës. Të dhënat janë optimiste lidhur me punën e bërë në Universitet.

Përveç edukimit studentët janë pyetur për eksperiencat e tyre të punësimit. Nga analiza e të dhënave del se 62% e pjesmarrësve (n=40) kanë patur eksperiencë pune dhe veçanërisht 30% e tyre kanë patur eksperiencë vetpunësimi. Nga observimet del se rreth 58 pjesëmarrës janë përgjigjur pozitivisht pyetjes nëse jane ekspozuar me sipërmarrjen, që tregon se 90% e pjesmarrësve kanë qënë pranë me një sipërmarrës ose/dhe aktivitet sipërmarrës. Studentët të cilët janë ekspozuar në eksperienca të tilla besohet se janë influencuar nga ata.

Niveli i interesit lidhur me sipërmarrjen është vlerësuar nga n=60 pjesmarrës, që tregon se 94% e studentëve u përgjigjën pozitivisht se kishin vullnet sipërmarrës. Nga ata 81% u përgjigjën se janë të vendosur për të krijuar një sipërmarrje në të ardhmen. Në shkallën Likert nga 1-7 studentët vlerësuan në nivelin 5.1 objektivin e tyre profesional për t'u bërë sipërmarrës. Në përgjithësi pjesmarrësit treguan se ata kanë mundësi dhe kanë aftësi të mjaftueshme për të ndërmarrë aktivitete sipërmarrëse. Rezultati i studimit tregon se pjesmarrësit besojnë se janë 54% të aftë të ndërmarrin aktivitete të tilla. Në këtë rezultat përfshihet qëndrimi i tyre kundrejt aftësive, zgjidhjes së problemeve, aftësive komunikuese dhe drejtuese dhe njohjeve të nevojshme për t'u bërë një sipërmarrës i suksesshëm (shiko Tabelën 4 dhe 5).


Tabela 4 Matje e Vullnetit Sipërmarrës




Mesatarja

Une jam gati të bëj gjithshka për t'u bërë sipërmarrës

53%

4.28

Objektivi im profesional është të bëhem sipërmarrës

63.6%

5.1

Unë do të bej cdo përpjekje për të filluar dhe për të drejtuar biznesin tim

73%

5.5

Unë jam i vendosur të krijoj një firmë në të ardhmen

81.2%

5.84

Une kam mendime shumë serioze për të krijuar një firmë

75.8%

5.65

Une kam vullnet të plotë për të krijuar një firmë një ditë

77.9%

5.62

Tabela 5 Kapaciteti Sipërmarrës



Pjesmarrësit janë dakort me qëndrimet e mëposhtme:

Mesatarja

Të krijoj një firmë dhe ta vë në pune është e lehtë për mua

45.5%

4

Une jam i përgatitur të krijoj një biznes funksional

44%

3.87

Une mund të kontrolloj procesin e krijimit të një firme të re

56.4%

4.6

Une njoh detaje praktike për të krijuar një firmë të re

48.6%

4.1

Une e di si të zhvilloj një projekt sipërmarrjeje

54.5%

4.5

N.q.s. unë krijoj një firme, unë do të kem probabilitet të lartë suksesi

63.75%

5.03

Perceptimi i përgjithshëm që vjen nga ky studim pilot për të matur vullnetin sipërmarrës është se studentët pjesmarrës janë pozitiv kundrejt mundësisë dhe dëshirës së tyre për t'u bërë sipërmarrës. Shoqëria shqiptare vlerëson aktivitetet sipërmarrës sipas këtij vrojtimi. Ky konkluzion mbështetet nga të dhënat që tregojnë se vlerësimi shoqëror lidhur me aktivitetet sipërmarrëse nga familja sipas pjesmarrësve është 76%; nga shokët është 64%; dhe nga kolegët ky vlerësim social është 66% (Grafiku 4). Vlerësimi për familjen lidhet me faktin se studentët pjesmarrës në këtë studim pilot vijnë nga familje me eksperienca sipërmarrëse. Përgjigjet e tyre tregojnë se 60% e baballarëve janë të vetpunësuar krahasuar dhe 52.5% të shifrës së mamave të vetëpunësuara. Si rezultat të dhënat që vijnë nga ky studim pilot i përgjigjet pozitivisht pyetjes së parë se edukimi sipërmarrës rrit vullnetin sipermarrës të studentëve.

Grafiku 4 Vlerësimi Social i Aktivitetit Sipërmarrës


Vlerësimi Social Aktivitetit Sipërmarrës



Familja Shokët Kolegët

Gjetjet e këtij studimi pilot janë mjaft optimiste. Përveç arsyetimeve praktike, vullneti është identifikuar si predikuesi më i mirë i sjelljes së planifikuar. Si rezultat sipërmarrja mund të deklarohet si sjellje e planifikuar e cila mund të analizohet me ndihmën e modeleve të vullnetit. Të kuptuarit e faktorëve që influencojnë vullnetin do të çoj në mësimdhënie më efektive dhe të përgjegjshme.

Në vitet e fundit në Shqipëri janë ndërmarrë studime lidhur me vullnetin e studentëve për sipërmarrje. Evidenca empirike nga studimi i ndërmarrë nga Kume et al., (2013) "Karakteristikat sipërmarrëse midis studentëve në Shqipëri" tregon se midis faktorëve të tjerë edukimi sipermarrës ka ndikim pozitiv në vullnetin sipermarrës të studentëve. Në studimin e doktoraturës të studiuesit Shaqiri, (2015) "Faktorët Determinues të Qëllimit Sipërmarrës: Një Studim mbi Prirjet e Studentëve Shqiptarë" del në pah se studentët që ishin ekspozuar ndaj edukimit sipërmarrës kishin perceptim sipërmarrës më të lartë në qëndrimet, norma subjektive, vetefikasitetin dhe qëllimin sipërmarrës, se studentët që nuk kishin një eksperiencë të tillë. Këto jane argumente te rëndësishme në favor të studimit tonë.
5.1.3 Konkluzionet e Studimit Pilot

Studimi pilot vlerëson së pari metodologjinë që do të përdorej në studimin bazë. Pyetësori i standartizuar EIQ u vlerësua praktik dhe i plotë kështu që nuk u modifikua.

Rezultatet paraprake të këtij studimi pilot tregojnë se të rinjtë kanë vullnet sipërmarrës dhe mbështetin kështu studimet e bëra, të cilat sugjerojnë se shumë të rinj e shikojnë sipërmarrjen dhe vetpunësimin si një mundësi pune. Megjithatë analiza të mëtejshme të të dhënave do të na ndihmojnë t'i përgjigjemi pyetjes se çfarë marrëdhënie ekziston midis përbërësve të ndryshëm të vullnetit sipërmarrës dhe çfarë mundësish ka për të zhvilluar sipërmarrësit e rinj në Shqipëri.

Përveç vrojtimit të rolit që ka edukimi, eksperienca, sjellja dhe normat sociale, rezultatet mbështesin pritshmërinë se këto influencojnë në formimin e vullnetit sipërmarrës. Kështu si rezultat "programimi" i sipërmarrësit është një proçes i mundshëm dhe edukimi sipërmarrës është çelës suksesi. Vrojtimi pilot në Universitetin e New Yorkut, Tiranë vlerëson si me influencë në veçanti backgroundit familjar (studentët vijnë nga familje që janë përfshirë në aktivitete sipërmarrëse në dy dekadat e fundit) dhe gjithashtu një edukim sipërmarrës bashkëkohor (programi ka në prioritet edukimin sipërmarrës).


Gjetjet e këtij studimi pilot mund të shërbejë si një praktikë e mirë për institucionet e arsimit të lartë dhe për politikbërësit në vend. Së pari, për sa kohë që ndikimi i programeve të arsimit është vërtetuar nga provat në këtë rast specifik, atëherë kurrikulat universitare në përgjithësi duhet të rishikohet për të zgjidhur çështjen e përgatitjes dhe të mbështetjes së sipërmarrësve të rinj. Së dyti, institucionet e arsimit duhet t'i kushtojnë vëmendje ekspozimit të studentëve tek njohuritë në lidhje me mundësitë dhe burimet që do të ndihmojnë ata të ndërtojnë një sipërmarrje. Së fundi, gjetjet në lidhje me gjendjen e sipërmarrësve dhe sipërmarrjes në Shqipëri duhet të jetë burim për institucionet publike për të orientuar politikat e tyre drejt të qenit mbështetës në këtë çështje.
Lidhja pozitive që ekziston midis programeve sipërmarrëse dhe vullnetit sipërmarrës në rastin e Universitetit të New York-ut, Tiranë, si dhe rëndësia e studimit në këtë fushë u bënë frymëzim për një zgjerim natyror të punës kërkimore duke përdorur modelet e vullnetit sipërmarrës për të testuar rezultatet në kontekstin shqiptar.

Download 0,96 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   18




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish