Biologji kimi



Download 1,29 Mb.
bet4/6
Sana22.06.2017
Hajmi1,29 Mb.
#12302
1   2   3   4   5   6



Kriteret

Standartet

Vlerësimi sipas standartit / kriterit

Standarti IV.2 Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit

Kriteri 1

Kriteri 2

Kriteri 3

Kriteri 4

Studentët informohen hollësisht për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e tij.

Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde në përfundim të semestrit.

Ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës

Informohen për mundësit për punësim pas diplomimit në programet e studimit.



Studentet informohen që në momentin e regjistrimit mbi të gjitha detajet e programit të studimit. Kjo ka të bëjë me informimin e tyre mbi strukturën, përbërjen, mënyrën e organizimit dhe kohështrirjen e programit të studimit. krahas kësaj studentët informohen mbi rregulloren e studimeve të institucionit, rregulat e etikës së procesit mësimor, mjënyrat dhe format e komunikimit, të drejtat dhe detyrat e tyre, etj. informimi i tyre realzohet në formë orale nga përgjegjësi Departamentit, pedagogët lëndor, personat e ndarkuar, por dhe në formë të shkruar e elektronike, nëpërmjet afishimit të programnit të studimit, disiplinave që zhvillohen, kohës së zhvillimit, mënyrës së vlerësimit, strukturës mësimore, orarit mësimor, etj.

Vlerësimi i pedagogut në fund të çdo semestri nga ana e studentëve ende nuk është kthyer në praktikë pune, por aplikohen forma vlerësimi më shpesh oral dhe më pak në trajtë pyetsorësh, por jo si praktikë e institucionalizuar.

Në universitet ka një Zyrë të Kujdesit dhe Këshillimit për studentët, por gjithashtu pedagogët e departamentit të Biologji-Kimisë dhe vetë Departamenti janë të angazhuar në vazhdimësi për kujdes dhe këshillim të studentëve, ndjekin progresin e tyre dhe i ndihmojnë ata në çështje që kanë të bëjnë me proçesin mësimor dhe mundësitë për karrier të mëtejshme studimore apo/dhe profesionale. Në këtë mënyrë studentët informohen për vazhdimin e mëtejshëm të karrierës së tyre.

Departamenti ynë ju mundëson studentë të informohen për mundësitë e punësimit qysh në momemntin e aplikimit për këto programe studimi. Kështu ju sigurohet informacion i mjaftueshëm për mundësitë e përfshirjes në tregun e punës në mënyrë të menjëhershme duke demostruar raste konkrete të punësimit, si dhe mundësitë që kanë për vazhdimin e programeve të cikleve të larta, madje duke ju ofruar dhe diapazonin e programeve përfshirëse. Ky informim zhvillohet me të gjithë studentët por në mënyrë të vecantë dhe permanent është zhvilluar me studentët e sistemit të studimit me kohë të pjeshme, sidomos në lidhje me mundësinë e punësimit të menjëhershëm në tregun e punës.



Standarti IV.3 Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë

Kriteri 1

Kriteri 2

Kriteri 3


Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve.

Statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet ciklit të parë, tërheqjet nga programet dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundim me sukses të vitit akademik.

Të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimit që nga pranimi deri në diplomim.


Departamenti ynë në bashkëpunim me sekretarinë mësimore të FSHN siguron informacionin e nevojshëm për numrin e të diplomuarëve në ciklin e parë të studimeve Bachelor në Biologji-Kimi. Kështu nga hapja e këtij programi studimi në sistemin e studimeve me kohë të plotë janë regjistruar 1029 studentë dhe janë diplomuar 270 studentë. (te merr ne sek nr)

-Të dhënat statistikore për numrin e studentëve dhe gjithë dokumentacionin e tyre ndodhen pranë sekretarisë mësimore të FSHN. Kështu numri i studentëve të regjistruar në programin e studimeve të ciklit të parë Bachelor në Biologji – Kimi gjithsej 208, sipas programeve 135 në sistemin me kohë të plotë dhe 73 në sistemin me kohë të pjeshme.

Në dokumentacionin e çdo pedagogu (regjistri mësimor) janë të pasqyruar të gjithë studentet, frekuentimi i tyre, por edhe përgatitja e tyre gjatë gjithë vitit. Përgjegjesi i departamentit dhe të gjithë pedagogët kanë informacion të detajuar e të vazhdueshëm për studentët duke qenë se numri i studenteve është relativisht i vogël. Të dhëna të plota mbi mbarëvatjen e studentëve në realizimin e programit të studimit gjenden në sekretarinë mësimore të FSHN.











Standarti IV.4 Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Kriteri 1

Kriter 2

Institucioni u ofron studenteve këshillim karriere, ndjek progresin e tyre

Institucioni ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale.



Departamenti ka si një detyrë primare këshillimin e studentëve për karrierën e tyre, për këtë ndjek ssitematikisht ecurinë mësimore dhe komunikon në vazhdimësi për mbarëvatjen e procesit mësimor. Për këtë qëllim përgjegjësi i Departamenti mban kontak të vazhdueshëm me studentët, njëheraz dhe secili pedagogg, sipas disiplinave siguron mbarëvatje funksionale të procesit mësimor.

Për vetë natyrën e praktika profesionale që mbulon programi ynë i studimeve është detyrë e departamentit të siguroj mjetet dhe mjedisin ku do të realizohet praktika profesionale.



Konkluzionet e Vlerësimit: Studentët që zgjedhin të studiojnë në programet tona kanë të gjitha mundësitë që të njohin rregulloren e universitetit,kanë akses në sekretarinë mësimore, kanë mbështetje dhe këshillim për çdo problem nga të gjithë pedagogët. Pedagogët e lëndëve plotësojnë në vazhdimësi regjistrat sipas rregullores. Ata kanë mardhënie korrekte me studentët dhe u krijojnë atyre mbështetje për çdo problem apo paqartësi që del gjatë vitit akademik. Ende nuk është institucioanlizuar vlerësimi i pedagogëve nga studentët nëpërmjet pyetesorëve. Departamenti i Biologji-Kimisë në bashkëpunim me autoritete drejtuese të Universiteti “Eqrem Çabej” siguron mbarëvatjen e procesit të praktikave profesionale sipas programit të studimit.

V. INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI

Vlerësimi sipas Standarteve

Kriteret

Standartet

Vlerësimi sipas standartit / kriterit

Standarti V. 1 Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1

Kriteri 2-3-4-5

-Institucioni vë në dispozicion të studentëve tekste mesimore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe cilësi

Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme në ndihmë të studentëve për të realizuar me sukse këto programe studimi

Ne biblioteke ka botime periodike dhe programe kompjuterike

Përgjegjësit e programeve hartojnë plane të detajuara për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programeve.

Biblioteka shpall oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programeve të studimit.


- Pedagogët e departamentit të Biologji-Kimisë dhe pedagogët e tjerë që zhvillojnë mësim në programet tona të studimit realizojnë mbulim lëndor në masën 95% me tekse mësimore të përgatitura nga vetë stafi akademik, me makete lexionesh ose laboratoresh si dhe me tekse mësimore të përgatitura nga akademik të universiteteve të tjera. Njëkohësisht sipas programeve mësimore të miratura për cdo disiplinë krahas literaturës mësimore të detyrueshme, studentëve ju vihet në dispozicion literaturë shtesë në gjuhën shqipe ose të huaj (me alternativa) për plotësim dijesh apo për punë për punë studimore të lidhur me përgatitjen e mikrotezave të diplomave. Ciklet e leksioneve apo tekset mësimore analizohen dhe vlerësohen nga grupet mësimore përkatëse dhe nga Departamenti.

-Universiteti ka një bibliotekë të pajisur me libra si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në gjuhë të huaj (kryesisht anglisht dhe italisht). Literatura e pranishme në bibliotekë ju mundëson studentëve përmbushjen e njohurive të programit të studimit, megjithse literatura nuk është shumë bashkëkohore. Ky informacion i fundit ju sigurohet studentëve në mënyrë elektronike nëpërmjet qendrës së internetit për studentët dhe në saj të bashkëpunimit me pedagohët e disiplinave përkatëse.

Biblioteka e ka të publikuar orarin e shërbimit 0800 -19 00, që përfshin të gjithë intervalin kohor të orarit mësimor të secilit program studimi, madje duke përfshirë dhe fund javën e ssitemit me kohë të pjeshme.


Standarti V. 2 Institucioni ve në dispozicion të studentëve laboratore dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik

Kriteri 1

Kriteri 2

Kriteri 3

Kriteri 4

Kriteri 5

Kriteri 6

Institucioni dëshmon se ka ambjente të mjaftueshme për zhvillimin e proçesit mësimor në përputhje me qëllimet e studimeve:

Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie

Laboratoret përmbajnë aparatura dhe mjetet e nevojshme

-Institucioni ka së paku një laborator për programin që ofron

Institucioni disponon kompjutera në laboratorët e teknologjisë së informacionit të pajisur me programe profesionale si për statistikë, linguistikë, ekonomi, etj.

Institucioni garanton mjedise për zhvillimin e praktikave profesionale.



Në dispozicion të studentëve të këtyre programeve janë mjediset mësimore të Universitetit si:

* 1 zyrë për departamentin e pajisur me 1 kompjuter dhe 1 laptop

* 3 salla leksionesh, (pjesë e sallave që ka institucioni, por që praktikisht shfrytëzohen për realizimin e këtyre programev studimore, salla 301, 302, 303) * 1 laborator kërkimor shkencor

* 1 sallë studimi për pedagogët

* 8 laboratoret të departamentit të Biologji-Kimisë

* 2 laborator të deparamenteve të tjera (informatikës dhe Fizikës)

* 4 anekse laboratorike për ruatje baze laboratorike

Të gjitha këto mjedise kanë bazë materiale minimalisht të mjaftueshme për realizimin e programit.

Laboratoret janë konceptuar për të mbuluar të gjitha disiplinat e programeve të studimit. mjetet dhe aparaturat kryesore të tyre ju përgjigjen kërkesave të programit të studimit. mjetet e konsumit, si lënda e parë për realizimin e programeve mësimore ka vend për plotësime pasi prej disa vitesh nuk është bërë asnjë furniturë, kjo dhe për shkak të mënyrës së organizimit të tenderave dhe furnitorëve të këtyre artikujve.

Departamenti ynë ka 9 laboratore të konceptura përkatësisht:

a.Laboratori i disiplinave zoologjike, kapaciteti i punës, sipërfaqja 30 m2 + 9m2 preparator.

b. Laboratori i disiplinave botanike, kapaciteti i punës, sipërfaqja 30 m2 +9m2 preparator.

c. Laboratori i fiziologjisë bimore, kapaciteti i punës, sipërfaqja28 m2

d. Laboratori I fiziologjisë shtazore & citohistologjisë. Kapaciteti I punës, sipërfaqja 30 m2 + 9m2 preparator.

e. Laboratori i kimisë së përgjithshme, kapaciteti i punës, sipërfaqja 48 m2 + 18m2 preparator.

f. Laboratori i kimisë fizike, kapaciteti i punës, sipërfaqja48 m2 + 8m2 preparator.

g. Laboratori i kimisë Biologjike & Organike, kapaciteti i punës, sipërfaqja 36 m2 + 9m2 preparator.

h. Laboratori i Kimisë Analitike dhe analizës së elementëve, kapaciteti I punës sipërfaqja 48 m2

+ 18m2 preparator.

i.Laboratori i Anatomisë së Njeriut me sipërfaqe 36m2.

j. në funksion të kërkimit dhe mbështetjes mësimore eksiton edhe laboratori i Kërkimit Shkencor me sipërfaqe 45m2.
Mjediset kompjuterike për programet që zhvillon Departamenti ynë mbulohen nga Departamenti i Matematikës dhe Informatikës së FSHN.

Departamenti i Biologji-Kimisë ka një laborator Anatomie Normale Humane me sipërfaqe 36m2 të pajisur me harta anatomike, mulazhe të organeve të njeriut, skelete, mikroskop, buste anatomike, etj që mundëson realizimin e pjesës praktike të programeve mësimore që mbulon me disiplina stafi i Departamenti tonë sikurse janë ato të Mësuesisë për arsimin fillor dhe parashkollor.



Konkluzionet e Vlerësimit: Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër ka një bibliotekë të pasur me libra si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në gjuhë të huaj (kryesisht anglisht dhe italisht). Stafi akademik i Departamentit të Biologji-Kimisë ka mundur të botoj një sërë tekses mësimore, laboratorike dhe makete mësimore për të mbuluar mbi 95% të programeve të studimeve. Studentëve u është mundësuar sigurimi i literaturës bazë mësimore dhe ndihmëse në formë të shkruar ose/dhe elektronike. Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër ka ambjente të mjaftueshme për zhvillimin e proçesit mësimor në përputhje me qëllimet e studimeve: salla leksionesh, laboratoret e shkencave të natyrës, departamentin etj. Të gjitha këto mjedise kane bazë materiale të mjaftueshme për realizimin e programit.

VI. BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR

Kriteret

Standartet

Vlerësimi sipas standartit / kriterit

Standarti VI. 1 Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimit.

Kriteri 1

Kriteri 2-







Konkluzionet e Vlerësimit:

VII. INSTITUCIONI GARANTON MARDHËNIE BASHKËPUNIMI TË BRENDSHME DHE TË JASHTME.

Kriteret

Standartet

Vlerësimi sipas standartit / kriterit

Standarti VII. 1 Institucioni garanton mardhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelet të vet.

Kriteri 1

Kriteri 2

Institucioni për hartimin dhe mbikqyrjen e programit nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit

Institucioni nëpërmjet ndarjes së detyrave, marrjes së përgjegjësisë dhe analizës së vazhdueshme të punës garanton mardhënie të frutshme bashkëpunimi.



Natyra dhe struktura e programeve të aplikuara realizohen nga bashkëpunimi i personelit akademik ndërmjet deparatamenteve dhe ndërmjet fakulteve (disiplina të tilla si gjuha e huaj, informatika, matematika, fizika, etj).

Veprimtaria e Departamentit është e organizuar konform statutit: përgjegjës dep, përgj. Grup lëndor, pedagog, dhe stafi ndihmës. Detyrat janë të përcaktuara, por në varësi të cilësive të realizimin të programit ekziston organizimi sezonal, vjetor apo dhe ditor i punëve në departament.



Standarti VII. 2. Institucioni garanton mardhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas dhe të huaj.

Kriteri 1

Kriteri 2

Kriteri 3

Kriteri 4


Institucioni për realizimin e objektivave të programit të studimeve dëshmon se ka vendosur mardhënie bashkëpunimi me institucione homologe jashtë dhe aktor të bisnesit vendas dhe të huaj

Institucioni ka vendosur mardhënie bashkëpunimi me punëdhënësit, për kryerjen dhe mbikqyrjen e praktikave.

Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësin

Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programit të studimeve



Praktikisht lidhja është indirekte, pra nga përqasja e programeve të studimit. Së dyti është shfrytëzuar lidhja personale e stafit duke ftuar pedagog nga universitete të tjera (Lece) për performancë në realizimin e programit.

Praktikat e programit të studimit të Departamentit janë të lidhura me terrenin dhe nuk kërkojnë mardhënie paraprake me punëdhënës.




Konkluzionet e Vlerësimit: realizimi i programeve të studimit është rezultat i bashkëveprimit të vazhdueshëm funksional midis departamenteve, fakulteteve dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë me universitet apo personel akademik ndërkombëtar.

VIII. INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN NE CILËSISË

Kriteret

Standartet

Vlerësimi sipas standartit / kriterit

Standarti VIII. 1. Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimit.

Kriteri 1

Kriteri 2

Kriteri 3

Kriteri 4

Kriteri 5

Kriteri 6

Institucioni ka plotësuar standartet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit dhe akreditimit të programeve të studimit

Institucioni përdor instrumentat e duhura për sigurimin e cilësisë.

Institucioni ka një politikë të qartë procedure vlerësimi periodik të efikasitetit të veprimtarisë për sigurimin e cilësisë dhe të standarteve të programit.

Institucioni përdor mekanizma formal për shqyrtimi, miratimin, dhe mbikqyrjen e programeve të studimit.

Institucioni synon ngërgjegjësimin e personelit dhe studentëve për rëndësinë dhe sigurimin e cilësisë së programeve

Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publike.



Departamenti Biologji-Kimi, si njësi në përbërje të Universitetit Publik “ Eqrem Cabej“ Gjirokaster, institucion me përvoje 45 vjecare, kryesisht në përgatitjen e mësuesëve për gati të gjitha nivelet e sistemit tonë arsimor, por së fundi dhe në formimin shkencor në disiplina apo fusha specifike kërkimore është i akredituar dhe diplomat e lëshuara prej tij njihen ligjërisht në Republiken e Shqipërisë. Studentet e diplomuar në programet e mësipërme në këtë universitet janë punësuar dhe janë të preferuar jo vetëm në tregun publik të punësimit por dhe në privat ku shërbejnë me profesionalizëm

Jane disa faktorë që ndikojnë në sigurimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë të programeve të ciklit të parë Bachelor në Biologji-Kimi: Përvoja shumëvjecare e instutucionit dhe stafit në fushën e mësimdhënies, modernizimi i vazhdueshem i curriculave, kualifikimi i stafit akademik, dokumentacioni i plote, rregulloret e brendshme, sistemi i organizimit dhe monitorimit të kontrollit të njohurive të studentëve. Në kuadrin e procedurave të vlerësimit periodik duhet të zërë vend në mënyrë të organizuar dhe sistematike vlerësimi i punës së pedagogeve nga studentët.



Konkluzionet e Vlerësimit: DBK, si njësi në përbërje të Universitetit Publik “Eqrem Cabej“ Gjirokastër, institucion me përvoje 42 vjecare, është i akredituar dhe diplomat e lëshuara prej tij njihe ligjërisht në Republiken e Shqiperisë. Janë disa faktorë që ndikojnë në sigurimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë të programeve të ciklit të parë Bachelor në Biologji-Kimi: Pervoja shumevjecare e instutucionit dhe stafit akademik, modernizimi i vazhdueshem i curriculave, kualifikimi i stafit akademik, dokumentacioni i plotë, rregulloret e brendshme, sistemi i organizimit dhe monitorimit të kontrollit të njohurive të studentëve.

Në kuadrin e procedurave të vlerësimit periodik duhet të zeërë vend në mënyrë të organizuar dhe sistematike vlerësimi i punes së pedagogëve nga studentet.

ANALIZA SWOT

Raporti i Vlerësimit të Brendshëm (RVB) mbyllet me “ Analizën përmbledhëse të RVB “ sipas metodës SWOT ( Strengths- pikat e forta; Weaknesses – pikat e dobëta; Opportunities – mundësitë; Threats – pengesat )



  1. Pikat e forta

    1. Përvoja në punën mësimore dhe shkencore të grumbulluar nga stafi aktual por dhe akumuluar në vite nga personeli i Departamnetit si traditë, eksperiencë dhe materializuar në punime të ndryshme prej më se 34 vitesh.

    2. Shkalla e kualifikimit pedagogjik dhe shkencor e stafit që merr pjesë në realizimin e programeve të studimit.

    3. eksistenca e laboratoreve dhe bazës materiale laboratorike për realizimin e punës mësimore dhe kërkimore.

    4. Eksistenca e një biblioteke tashmë me përvoj por dhe me literaturë të integruar kohore dhe hapsinore që ju përgjigjet kërkesave të programeve studimore.

    5. Arritjet e deritanishme të stafit akademik në fushëm kërkimore dhe pedagogjike, lidhur me studime, botime, projekte, pjesmarrje në konferenca, simpoziume, kongrese, etj.

    6. Sigurimi i bashkëpunimit me homologë të universiteteve të huaja dhe lidhjeve të ndryshme profesionale dhe shkencore.

    7. Mbi 90 % e pedagogëve janë kualifikuar edhe me bursa individuale e projekte në Universitete jashtë shtetit.

    8. Mbi 90% e pedagogëve kanë eksperiencë të gjatë akademike dhe pedagogjike.

Download 1,29 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish