Tema: Premisa e integrimit evropian dhe impakti në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri Punoi: Francesko Muçaj



Download 1,3 Mb.
Sana23.05.2017
Hajmi1,3 Mb.
#9474
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike




Tema: Premisa e integrimit evropian dhe impakti

në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri


Punoi: Francesko Muçaj

Vlorë, Shtator 2014


HYRJE

“Asnjë kohë nuk është si e tashmja”, thotë një shprehje e bukur dhe në fakt ishte kjo që bëri edhe Lëvizja e Dhjetorit; e jetoi të tashmen me forcën që përkuli dhe përtheu të gjithë kufijtë, me forcën e ëndrrës së një Shqipërie tjetër që tejkaloi kufijtë e imponuar të së shkuarës.


23 vite të shkuara, 8 Dhjetor 1991 një popull, filloi të ëndërrojë, filloj të shpresojë, të dëshirojë lirinë dhe demokracinë, këto impresione filluan të merrnin formë dhe jetë në castin që në krye të protestave dhe lëvizjeve për liri u vendos Rinia. Si ndarësit e dy botëve, si lufëtarët e paezaurueshëm për drejtësi dhe barazi, si gardaianët e ëndërrave dhe projekteve të perspektivës së ardhmerisë, rinia shqiptare nuk u dorrezua asnëhërë gjatë dimrave të vuajtjeve komuniste, gjatë vjeshtave te censurës se veprave më të mëdha bashkëkohorë dhe historike, nuk u dorëzua as përpara kërcënimit të një vuajtjeje te pafundme dhe ekstremisht të mizorshme në burgjet komuniste apo në kampet e internimit, por me vendosmerinë dhe misionin unik si atë të emisarit hyjnor Gebriele që tejcon vullnetin e perëndisë, rinia jonë u bë emisar i vullnetit të popullit, i dëshirës së vetë dhe të gjithë shqiptarëve për të shkullur prej syve perden e hekurt, për të lënë pas krahëve dimra vetmish të mëdha, . “ Liri Demokraci “ , “ E duam Shqipërinë si gjithë Evropa “ , këto do të ishin thirrjet e masave, këto do të ishin ëndërrrat e asaj kohe, ishin leitmotiv i asaj force që rrëzoi e shkërmoqi një prej rregjimeve më gjakatarë diktatorial komunist.

Me rrëzimin e sistemit diktatorial, hapet një tjetër rrugë sa e vështirë po aq interesante dhe sfiduese: - Ndertimi i një shoqërie që mbështet vlerat e saj shtetërore dhe shoqërore mbi parimet e Demokracisë si dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror të këtij populli që kaq shumë ka vujatur 4 dekada e gjysmë. Faktori ndërkombëtar si Evropian dhe SHBA kanë qenë prezent në castin që ne vendosëm ta nxjerrim nga inkubatori demokracinë tonë dhe ta përshtasim në realitetin tonë. E veshtirë mjaft ishte pasi 1997 do precipitonte për herë të parë dhe vinte ne rrezik ekzistencën tonë … Përkushtimi i faktorit ndërkombëtar dhe ekspertiza e tyrë bëri që ne të kalojmë këtë sfidë të parë, dhe pse me notë jokaluese … Vektori i politikës shqiptare drejtohet drejt BE në vitin 2002 me celjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit, suksesi i parë arrihet në 09/11/2006 me firmosjen e saj, suksesi vazhdon me pyetësorin e BE për institucionet shqiptare, dhe kurorëzohet në 24/06/2014 me Statusin e Kandidatit .


Vetëm perspektiva dhe shpresa e integrimit në BE ka shndërruar objektivisht dhe strukturalisht shumë shtete dhe shoqëri. Procesi që BE kërkon si pikënisje e bisedimeve për integrim, në vetvete është një process shndërrues, zhvillues dhe përshtatës me sistemet model të kontinentit.

Por a ka pas apo shfaqur probleme në vend të zhvillimeve positive realizimi I rekomandimeve te BE ? Sigurisht qe po … Në disa vende ka forcuar forcat ekstremiste nacionaliste duke dobësuar pjesën e moderuar politike, shembull rasti i Ukrainës,, në disa vende ndryshimet kushtetuese nuk kanë dhënë rezultatin e pritur duke sjelle në pushtet forcat ultranacionaliste të ekstremit të djathtë, si rasti i Hungarisë. Ne rastin e Shqipërisë, direktivat evropiane kanë dhënë rezultatin e pritur, të paktën në rastet kur nga pala shqiptare janë implementuar në mënyrën e duhur. Ketu bën përjashtim ekspertiza e dhënë në rastin e ndryshimeve kushtetuese 2008, ndryshime të cilat nuk kanë dhënë rezultatin e pritur, duke deformuar sipas meje dhe sistemin zgjedhor dhe atë të përfaqësimit, duke shkaktuar diferencimin e votës si dhe duke krijuar një kaos apo paqëndrueshmëri politike në Shqipëri, duke dobësuar faktikisht kompetencat e Presidentit të Republikës. Por rekomandimet e komunitetit janë më të cmuarat dhe eficentet për sistemin tonë politik dhe institucional.


Kriteret politike për anëtarësim në BE janë standarde të pjekurisë demokratike dhe mund në thelbin e tyre lidhen me krijimin e kushteve të përshtatshme për krijimin e një elite të re politike drejtuese në një demokraci eficente ku mbizotëron ligji dhe ekziston shteti i së drejtës.

Perspektiva e antarësimit i shërben procesit të konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, është katalizator i një procesi demokratik tashmë të pakthyeshëm.



Nuk jemi më në kushtet ku procesi i integrimit dhe evoluimit të brendshëm udhëhiqej nga faktori ndërkombëtar i cili vepronte sui generis,politika dhe aktorë e faktorë të pushtetit e kanë kuptuar se premisa e integrimit nuk mund të jetë gjatë mjet propagande pasi kthehet në bombë me sahat. Duke evoluar dhe modernizuar sistemi demokratik i brendshëm, institucionet dhe perceptimi e funksionimi i tyre, aktori dhe faktori politik dhe shoqëror arrihet qëllimi sipëror i procesit integrues : Emancipimi dhe zhvillimi i një shoqërise sipas normave, vlerave dhe parimeve komunitare.
Antarësimi mund të shikohet si garanci për të limituar dhe kontrolluar papërgjegjshmërinë e klasës politike vendore, në rastin e Shqipërisë do ishte thuajse i pamundur implementimi i reformave pasi sistemi politik dhe institucional që është krijuar këto 24 vite kërkon me doemos prezencën e faktorit ndërkombëtar. Këto vite pluralizëm politik, me demokracinë sa është abuzuar publikisht dhe në sferën ndërkombëtarë për të realizuar qëllimet apo makinacionet militanteske në interes të pushtetit. Këto vite politika ka pasur si synim që të ndërtojë një sistem hybrid, një system të infektuar dhe të paaftë për tu zhvilluar jashtë diktatit dhe interesave të njërit apo tjetrit lider të njëeës apo tjetrës parti që ka uzurpuar skenën publike dhe shoqërore, duke përdorur si yll polar të parget dhe si iluzion : “Antarësimin ne BE” . Ky sistem i infektuar në qelizat e tij staminale, nuk është i aftë të mbijetojë pa prezencën dhe rekomandimet e faktorit ndërkombëtar, madje mesazhi qëndror i cdo pushteti për sa i përket integrimit, ka qenë gjithmonë justifikim për makinacionet me qëllime përfitimi politik dhe justifikim për letargjinë qe kaplonte sistemin tonë shtetëror dhe demokratik. Duke krijuar një konfuzion të tillë, probleme pa zgjidhje, konflikte publike politik dhe deri te konfrontimi fizik, I lejon kesaj klase politike që të heqi vëmëndjen nga realiteti, most ë lejojë debatin dhe diskutimin e opsioneve dhe mundësive të zhvillimit që duhet të adoptojmë, e limiton komplet opinionin publik te komentimi i asaj që vetëkrijojnë në laboratorët militantesk politik. Ky realitet kaq i mjegullt, kontradiktor, kaotik shpërqëndron e demoralizon pqytetarët, bën që ata të mos shikojnë problemet reale dhe të kërkojnë zgjidhje, por krijon këtë mendim kolektiv : - Shqipëria nuk bëhët, këta politikanët janë të gjithë njësoj, po nuk i drejtoi Fyle apo Barroso, këta do të vriteshin e shaheshin përjetë, kështu që interesi apo shpëtimi jonë është BE.
Por edhe duke qënë se fillimisht kjo cështja e BE ka qenë si puna e karrotës te ajo fabula me gomarin ( ku nëpërmjet një karrote të lidhur majë një shkopi gënjehej veshëgjati të shkonte në drejtimin që donte fshatari ) , ne nje moment të caktuar, nga presioni i popullit dhe thirrja e tij për të dytën herë në media dhe gazeta : - “ E duam Shqipërinë si gjithë Evropa “ , premtimi dhe qëllimi i integrimit u kthye në prioritet kombëtar.
Zhvillimi i shtetit dhe institucioneve, ne sferën e brendshmë matet nga mirëqënia, perceptimi qytetar, funksionimi administrativ, shërbimi që ju ofrohet qytetarëve dhe zbatimi i ligjit, ekzistenca e shtetit ligjor. Në arenën ndërkombëtare përparimi i Shqipërisë ka si njësi matëse realizimin e direktivave dhe përparesive të përcaktuara nga faktori komunitar si dhe nga ekzistenca e tolerancës politike.



  • A do të kishte pësuar progres dhe zhvillim jeta institucionale domkoratike e politike shqiptare në kushtet e mungesës së presionit që ushtron procesi i inegrimit te elita politike shqiptare ?

Gjithmonë aktori dhe faktori politik shqiptar ka ndikuar në devijimin e kursit të zhvillimit kombëtar në drejtime të ndryshme, shpesh herë duke shkaktuar kaos, herë të tjera duke shkaktuar më shumë regres në krahasim me atë pak progres që mund të ishte bërë një moment të caktuar. Pas vitit të mbrapshtë 1997 dhe ngjarjeve që e përbënë, politika shqiptare u sensibilizua ishte e pamundur të drejtoje një shtet pa drejtim dhe prioritete të qarta zhvillimi. Ashtu si cdo mekanizëm ka të nevojshme një forcë shtytëse, dhe në këtë rast forca shtytëse do të ishte një synim madhor kombëtar, i cili do të kthehej realisht i tillë pas 5 vite propagandimi me të dhe 10 të tjera zë kryesor fushatash elektorale. Procesi integrimit, një proces emancipimi, zhvillimi, përshtatje, kultivimi dhe evoluimi ka qenë faktori kyc i progresit të shoqërisë tonë, të institucioneve, politikës dhe drejtësisë shqiptare. Nga ky process transformues dhe përfitoi dhe shoqëria shqiptare, e cila nga një shoqëri që fillimisht pretendonte thjesht kushtet minimale jetësore, rifilloi të dëshirojë dhe synojë : Shqipërinë si gjithë Evropa, shoqëria u bë active, shoqëria civile rifilloi të lulëzojë dhë vendosë në vështirësi qeverinë Nano, qeverinë e celjes së bisedave për MSA. Levizja MJAFT do të bëhej zëri i rinisë, i shoqërisë dhe qytetarëve, do të ishte ajo fillimisht lokomotiva e ndërgjegjësimit popullor duke vendosur standrarde të reja në shoqërinë shqiptare, duke hequr këtë herë perden e hekurt jo më nga sytë, por nga mendja e rinisë dhe popullit pasi askush nuk shikonte dhe dëshironte më të mirën e përbashkët, por ishte një shoqëri që kishte rënë pre e problemeve të kohës. MJAFT mjaftoi për të përmbysur një realitet dhe sjellë standard të ri në shoqërinë tonë. Pas shkërmoqjes së pushtetit Nano, do të ishte një pushtet i dytë Bershian, paradoksi i së cilit qëndron në faktin se kemi rikthimin më votë në qeveri të një pushteti dhe individi që jo më largë se 8 vite para se të kthehej në pushtet u largua me luftë, zjarr dhe nën një lum të madh gjaku dhe vuajtjesh. Qeveria Berisha II , duke qenë nën presion konstant politik dhe institucional si nga faktori ndërkombëtar dhe nga shoqëria e riaktivizuar do të shënonte zhvillime në sferën integruese duke nënshkruar MSA ne 2006, por interesi politik dhe prirjet e tij uzurpuese deri këtu do e limitonin suksesin në sferën ndërkombëtare, e pikërisht këtu fillon regresi institucional, mbyllja e shoqërisë. Interesi politik dhe makinacionet militanteske do te mbizotëronin mbi interesin kombëtar e qëveria Berisha II do të mbyllej në duke shfaqur regres deri në vitin 2010 kur do ti duhej që të plotesonte pyetësorin më 12 prioritetet e zhvillimit për integrim. Gjatë mandatit të dytë qeveria Berisha realizon zhvillimin historik për Shqipërine : Heqja e Vizave me 08/11/2010, por kjo pasi cdo manovër politike e brendshme për interes të pushtetit të tij ishte e pamundur. Pas regresit të vazhdueshëm pas 1 apo 2 hapa përparimi, qeveria Berisha II realizoi sukses ndërkombëtar duke u kthyer në evidentimin prehistorik të procesit integrues : Mjet propagande dhe karrem për interesat politik . Suksesi i arritur gjatë këtyre viteve, 2003- 2009 do kishte qenë vec një endërr a iluzion nqs jeta politike dhe shtëtërore nuk do të kishte pasur katalizator faktorin ndërkombëtar.

  • A ka ecur me shpejtësinë e duhur rruga drejt integrimit evropian të Shqipërisë ?

  • Ka pasur vec progres ?

Edhe pse Shqipëria ka filluar bisedimet për MSA ne vitin 2002 dhe e ka firmosur draftin e Marreveshjes së Stabilizim – Asocimit me 135 nenet, 5 anekset dhe 6 protokollet e saj, në Luksemburg, 12/06/2006, rrugëtimi evropian i Shqipërisë ka qenë më i ngadaltë se ai i vendeve të rajonit.

Vendet e rajonit si Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë – Hercekovina kanë ecur dhe përparuar më shpejtë në rrugën e integrimit evropian se Shqipëria. Kërkesën e MSA e kanë depozituar të gjitha thuajse njëkohësisht, por statusin e vendit kandidat Shqipëria e ka marrë më vonë nga të gjitha, e fundit në rajon, madje edhe pas Serbisë, shtet që kreu e humbi luftë, kreu Genocid …



Shteti

Kërkesa për anëtarësim

Statusi i kandidatit

Acquis kapituj të hapur

Acquis kapituj të hapur %

Acquis kapituj të mbyllur

Acquis kapituj të mbyllur %

Data e anëtarësimit në BE

turchia Turqia

14 prill 1987

12 dhjetor 1999

14/33

42.42%

1/33

3.00%




macedoniaMaqedonia

22 mars 2004

12 dhjetor 2005

0/33

0.00%

0/33

0.00%




islanda Islanda

23 korrik 2009

17 qershor 2010

27/33

81.81%

11/33

33.33%




montenegro Mali i Zi

15 dhjetor 2008

17 dhjetor 2010

12/33

36.36%

2/33

6.06%




serbia Serbia

22 dhjetor 2009

1º mars 2012

0/34

0.00%

0/34

0.00%




albaniaShqipëria

22 dhjetor 2009

27 qershor 2014
















Dhe nga tabela shihet qartë se Shqipëria ka ecur me ngadalë nga i gjithë rajonin në rrugën integruese. Politika shqiptare nuk ka vendosur kurrë realisht intgrimin evropian si prioritet kyc kombëtar, thjesht e ka përdorur si fasadë për përfitim fondesh komunitare dhe si mundësi porpagande elektorale dhe politike. Përgjatë qeverisë Berisha II Shqipëria vec bënte regres. U zbeh kuptimi i demkracisë dhe normat bazë të saj, pushteti uzurpoi cdo gjë, nuk ekzistonte më diferenca midis pushteteve, qeveria filloi të kontrollojë dhe monopolizojë për interesa të ngushta degë të ndryshme të ekonomisë dhe vetë ekonominë … Nuk respektohej e drejta e pronës, liritë themelore të njeriut, drejtësia ishtë nën kontroll të qeverisë, opozita shtypej dhe luftohej, zgjedhjet manipuloheshin dhe kontrolloheshin nga pushteti, protesta luftohej dhe limitohej në mënyrë antidemokratike, aktiviteti parlamentar thuajse ishte i pamundur pasi shumica qeverisëse nuk lejonte hapsirën dialoguese … Cdo gjë po kalonte drejt regresit total, thirrjet ndërkombëtare për tolerancë, demokraci eficente dhe funksionale vec binin në vesh të shurdhër, mazhoranca në konferenca dhe takime të nivelit të lartë jepte garanci për ndryshim kursi, në anën tjetër vazhdonte të luftonte opozitën më egërr se më parë.

Kjo solli ngërc institucional, regres të vazhdueshëm në demokracinë e brëndshme dhe stanjacion në rrugën e integrimin evropian. Ndërkohë që ne luftonim “ armiqtë “ imagjinar të brendshëm, rajoni përparoi me shpejtësi në rrugën e misionin euroatlantik, duke plotësuar kriteret e zhvillimit të brendshëm vecanërisht e njëkohësisht duke respektuar dhe rezolutat e vecanta të komunitetit evropian. Fqinjët tanë kanë ndërtuar vitet e kaluara sisteme eficente demokracie dhe modele ekonomik, ndërsa qeveria jonë vec se luftonte mullinjtë e erës më kokfortë se Don Kishotit, shkaktoi dhe dëm masiv : Stanjacion demokratik dhe ekonomik.

Kështu jo vetëm që s’ka pasur vec progres por më tepër regres se progres, jo vetëm që rruga e integrimit nuk ka ecur me shpejtësinë e duhur, por demokracisë dhe shtetit tonë përgjatë periudhës 2003 – 2013 i është shkaktuar dëm i pallogaritshëm demokratik dhe institucional .

Vlen të përmend ngjarjen e Gërdecit, 21Janarin, manipulimin e zgjedhjeve 2009 si dhe bojkoti opozitar, deshtimi i modelit ekonomik, si faktorët që po vinin në rrezik serioz demokracinë shqiptare.



  • A ka ndryshuar realiteti politik dhe qasja institucionale e demokratike pas ndryshimit të pushteteve në 23/06/2013 ?

Realiteti shtetëror, demokratik dhe social pas zgjedhjeve të 23 Qershor 2014 ka ndryshuar në mënyrë radikale. Shteti shqiptar paraqitet me dinjitetin e munguar në arenën politike ndërkombëtare, marrdhëniët politike dhe kriteret për integrim nuk zvarriten më në infinit duke lozuar me durimin dhe mëshirën e komunitetit evropian për të na falur nd1 hap përparimi drejt integrimit … Qëllimi jonë dhe i Qeverisë është zhvillimi i shoqërisë dhe i Shqipërisë, vec duke qenë të zhvilluar dhe forcuar si shtet dhe demokraci do të mund të përballonim sfidat, vështirësitë dhe pengesat e integrimit. Integrimi nuk është vecse një qëllim në vetvete, është dhe një instrument evoluimi, emancipimi presioni kostant për të arritur sa më shpejt të jetë e mundur standartet më të mira politike dhe demokratike. Ëndrrat e atij dhjetori. “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe  “Liri, demokraci”, sot  e gjithë ditën mbeten sfida për të gjithë ne. Një fjalë goje, por edhe jo, sepse është forca e atyre ëndrrave që e sjell Shqipërinë gjithmonë e më pranë Evropës. Dhe pse jo rrallë, koha ka rrëshqitur pranë realitetit shqiptar, ne jemi treguar të pafuqishëm që ta përfshijmë kohën me forcën e saj në ndryshimin e realitetit. Keto fjalë të Kryeministrit tregojne zhgënjimin për kohën e humbur më kot, zhgenjimin mbi mosrealizimin e asaj ëndrre që solli ndryshimin e epokave, ndarjen nga e kaluara e hidhur … Por gjithashtu paraqet edhe vendosmërinë e fortë dhe stoike pë të zhvilluar fillimisht Shqipërinë, shtetin, demokracine, vetveten, kulturën dhe identitetin tonë, e më pas progresi integrues vjen vetvetiu. Por ajo cka është po ashtu interesante, është dhe evidentimi që Kryeministri i bën ekzistencës së tolerancës politike, marrëveshjes politike, rrugëtimit të përbashkët që politika mund të bëjë në emër të historisë dhe zhvillimit.

Një ëndërr që mori forcë nga bashkimi dhe që në një moment të caktuar arriti t’i bashkojë të gjithë.

Një ëndërr që edhe sot na jep forcë për të punuar për Shqipërinë e gjeneratave të tjera.

Kohën e të cilave, në fakt, do të bëjmë çmos që ta prekim sa më shumë së bashku, në të tashmen, për t’i dhënë realitetit, formën e ëndrrës së tyre që edhe në këtë Dhjetor mbetet akoma Shqipëria Evropiane.

Por, jo vetëm për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa, por për të bërë të mundur që gjeneratat e tjera ta jetojnë Evropën e së nesërmes, si pjesë të pjesëmarrjes së barabartë të tyre, bashkë me bashkëmoshatarët e tyre evropianë kudo në Evropë.

Jo vetëm për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa, por për t’u bërë vetë aktorë të zhvillimit të nesërm evropian.

Jo vetëm për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa, por për të ndërtuar një model të suksesshëm shqiptar të mirëqenies dhe të zhvillimit të  qëndrueshëm.

Jo vetëm për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa, por për ta bërë Shqipërinë pjesë të kontributeve të paqes dhe të harmonisë evropiane.

Keto qëllime kaq unike përgjatë ekzistencës tonë demokratike, e bëjnë qëllimin e kësaj qëverie unik dhe përparësi kombëtare afatshkurtër. Këtu prezantohet ndryshimi i një filozofie, i mëndësisë, konceptimit të zhvillimit dhe arritjeve kombëtare… Sot ne nuk jemi më lypsarët e zhvillimit, të pabindurit e kontinentit, lojtarët e pakujdesshëm të fatit tonë, apo timonierët e papërgjegjshëm të ëndrrave të një shteti dhe kombi … Sot integrimi konceptohet mbi bazën e progresit demokratik dhe shtetëror, direktivat dhe prioritetet e komunitetit evropian jo vetëm implementohen nga qeveria, por me përparësi zbatohen në praktikë të gjitha efektet që parashikojnë. Rregullorja e re e Parlamentit respektohet me rigorozitet, Statusi i Nënpunësit Civil pas përshtatjes dhe pasurimit të nevojshëm nëpërmjet akteve nënligjore po zbatohet në përpikmëri, Reforma Territoriale – Administrative u bë sipas kushteve dhe praktikave më të mira bashkëkohore, hapsira politike dhe kohore ashtu si respekti dhe toleranca kushtetuese ndaj Opozitës po realizohen në kushtet më të larta.

Pra, sot është prioritet kyc zhvillimi i demokracisë e nëpërmjet saj arritja e bashkimit me familjen e madhe evropiane.



Cili mund të jetë katalizatori apo forca e madhe në tragetimin e shpejtë e të sigurt të shoqërisë shqiptare drejt BE si një shtet i forte demokratikisht dhe ekonomikisht ?

Slogani kryesor i qeverisë është : Shqipëria e Gjeneratës Tjetër. Politika e punësimit dhe e drejtimit politik të Ministrive dhe Drejtorive kryesore në vend ju është besuar brezit të ri, gjeneratës tjetër. 2 vitet e fundit në Shqipëri është rikthyer pjesë e madhe e studentëve dhe profesionistëve të formuar në universitetet më të mira dhe në zë të Evropës dhe Amerikës. Disa nga Ministritë më të rëndësishme, Zv.ministrat i kanë ose nga “ partia e të rinjve “ G99, Zv.ministrat e Financave, Arsimit, Shëndetësisë, të Brendshmë janë promovuar prej G99, Zv.ministri i Integrimit dhe Deputetja 20 vjecare e LSI . Në nivele të larta drejtuese,Drejtori të Përgjithshme, ju besuan të rinjve po ashtu, si Doganat, Tatimet, Postat. Po ashtu në nivel drejtor drejtorish ne Ministri, drejtor drejtorish rajonale në Qarqe dhe qytete janë emëruar të rinj të Gjeneratës tjetër. Performanca e tyre është e mahnitshme, Doganat, Tatimet vec se kanë cuar planin në 110% cdo muaj, por kanë ofruar risi në ofrimin e shërbimit, në teknologjinë e përdorur, përafrimin e standarteve të brendshme të menaxhimit të drejtorive me ato të ofruara nga ekuvalentet në vendet fqinje. Performanca e Ministrive ku zëvendës janë të rinj, është më e lartë dhe positive se mesatarja, gjithashtu dhe shkalla e implementimit të rekomantimeve komunitare është më e lartë. Vlen të përmendim : Minisrtia e Arsimit po bën rimodelimin e sistemit arsimor parauniversitar, klasifikimin dhe testimin e mësuesve, implementimin në Drejtoritë Rajonale të ligjit te Nënpunësit Civil. Ministria e Integrimit kishte rol kyc në marrjen e Statusit të vendit Kandidat, Ministria e Financave po kryen revolucion në sistemin e taksimeve, të akcizës, formalizimin e ekonomisë, zhvillimin e modelit të ri ekonomik , gjithashtu e rëndësishme është që në Parlament zëri i rinisë mbrohet dhe promovohet prej një të reje, n jë personi që I përket grupmoshës së endërrimtarëve dhe luftëtrarëve epic, tragetuesvë hyjnorë të atdheut tonë të dashur. Forca e rinisë, energjia e saj, ajo rini e formuar me njohuritë dhe profesionalizmin më të mirë bashkëkohor, po bën të mundur zhvillimin dhe tragetimin e Shqipërisë drejt BE, zhvillimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, Shqipëria e Gjeneratës Tjetër po bëhet realitet nga elita politike e tanishme në bashkëpinim me brezin e ri, trashëgimtarin e Shqipërisë se integruar dhe emancipuar totalisht.

Sido të jetë, sado e madhe apo e vogël të jetë, ajo që është bërë në rrugën e bërë drejt ëndrrës “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, nuk ka dyshim se “Lëvizja Studentore e Dhjetorit ‘90-të” qëndron, dhe besoj se do të qëndrojë për një kohë ende të gjatë, si një dinamikë unikale për shoqërinë shqiptare, të cilës ajo lëvizje i fali një forcë të posaçme, si mjet ndryshimi dhe transformimi. Forcën që të bën të kuptosh se mundesh, pikërisht, në momentin, kur mendon se të mundën. Forcën që të bën të besosh në atë që nuk ke parë dhe të ndjehesh pjesë e një hapësire që i kalon kufijtë e imponuar me forcë.

Por cfarë u bë gjatë këtyre 23 viteve nga “Dhjetoristët “ dhe nga pushteti i tyre ?

A luftuan secili në korsinë e vet politike në rrugën drejt zhillimit dhe në garën për pushtet, apo u munduan që ti zinin rrugën njëri-tjetrit dhe të garonin jo me opsione dhe vizion, por të kishin përplasje thuajse titanike ?

Eksperienca dhe zhvillimi politik, social, historik, demokratik, shoqëror dhe integrues këto vitë ka shumë këndvështrimë, shumë mundësi interpretimi, shumë fajtorë dhe viktima, bashkëpunëtorë dhe të paaftë, viktima të fatit apo nga ata që fatin na i robëruan …

Shqiperia sot është në rrugën e zhvillimit, Evropën po e ndërtojmë fillimisht brenda nesh, ne mendjet dhe shpirtrat tanë, në zemrat dhe sytë tanë, po mësojmë të dëshirojmë pasurimin nënpëejët punës, vendin e punës nëpërmjet kualifikimeve dhe aftësive , po mësjmë të duam ambjentin, të dashurojmë shtetin duke paguar detyrimet e shërbimeve që ai na ofron, po fillojmë të kuptojmë se nuk ndërtohet kudo ku ka hapsirë të lirë apo kudo ku nuk e ka zënë dikush tjetër, të drejtat dhe liritë e njeriut po rikthehen sërisht në qendër të aktivitetit shtetëror dhe respektimi i të drejtës së pronës si pjesë integrale e lirive dhe të drejtave të njeriut po ashtu … Evropa po ndërtohët kudo nëpër qytetet tona me lirimin e hapsirave publike, prishjen e ndërtimeve kaotike në kundërshtim me planin rregullues e zhvillues të qyteteve, me autostradat sipas standarteve ndërkombëtare ku buxhet investohet deri në qindarkën e fundit. Evropa arrihet duke përcaktuar modelin e ekonomisë, zhvillimin e kulturave bujqësore, qasjen e arsimit me kërkesat e tregut dhe ofrimi i Arsimit Profesional si orjentues i sistemit të ekonomisë … Sot ne kemi pas më shume se 2 dekada e gjysmë identitet dhe figurë të fortë në politikën rajonale, duke u përballur jo më si inferiorë dhe të mëshiruar, por si të barabartë, autoritar dhë të qartë e vendosur në të drejtën a qëllimin tonë.

Shqipëria evropiane tashmë është një realitet, i prekshëm, i pakthyëshëm dhe realist. Shteti i së Drejtës dhe plotësisht demokratik është një peoces gjithashtu i pakthyeshëm dhe që ka nevojë për bashkëpunimin jo vetëm Qeveri – Opozitë, por dhe të shoqërisë civili e të të gjithë qytetareve papërjashtim …



Mbi të gjitha, forca e re tragetuese e ëndrravë të lënë përgjysmë nga “ Dhjetoristët “ do të cohet përpara nga idealistët e Gjeneratës Tjetër deri kur të realizohet shqipëria si Gjithë Evropa e deri kur bashkëqytetarët tanë te kenë të njëjtat ëndrra dhe prioritete me qytetarët e kontinetit plak.

Bibliografia

  • Raportet e fondacionit “Soros“, Shqipëri 2005 – 2006

  • Raportet e BE për Shqipërinë 2010 – 2014

  • Raportet e Kryeministrisë 2013 – 2014

  • Luljeta Progni, “Pardesytë e Bardha”, dhjetor 2013

Download 1,3 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish