Koncesionet
Veç rrezikut me shumë shifra që vjen nga pronat, ekspertët e FMN-së thonë se, një tjetër kërcënim për qëndrueshmërinë financiare të vendit po shndërrohen konçesionet.
Sipas raportit, deri më tani qeveria shqiptare ka nënshkruar të paktën 55 marrëveshje të partneritetit publik-privat, në të cilat ka marrë përsipër një pjesë direkte të kostove, ose në formën e garancive ose si pagesa direkte.
Sipas FMN-së, fatura totale e tyre është sa 7% e prodhimit Kombëtarë ose gati 700 milionë euro.
Këtu përfshihet shërbimi i skanimit me një kosto sa 2% e PBB-së, ai i check up-it që kushton sa 1% e PBB-së dhe konçesioni i Milot-Morinës ose rrugës së “Arbrit” që mund ta fryjnë edhe më shumë faturën.
Të gjitha këto janë detyrime të fshehta të cilat nuk figurojnë në shifrën zyrtare të borxhit, por nëse do të materializohen atom und të vënë në vë shtirësi të thellë financiare Shqipërinë duke cënuar stabilitetin e vendit.
Prokurorët: Dublimi i kontrollit të pasurisë, mjet presioni nga politika
“Që prokurorëve apo familjarëve të lidhur me ta, t’i verifikohet pasuria nuk ka asnjë problem dhe nuk ka nevojë të deklarohet”,- është shprehur në një intervistë tek “Shqiptarja.com”, kreu i Unionit të Prokrorëve Ndini Tavani. Por, ç’shqetësim sjell verifikimi edhe nga një strukturë e dytë?
Sipas tij, “verifikimi i pasurisë kryhet tashmë prej shumë vitesh nga ILDKPI-ja. Dublimi i këtij kontrolli nuk sjell problematikë përsaiI përket kontrollit vetë, por sesi është parashikuar në draft, nuk sjell asgjë të re, pasi informacion për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit do të shërbejë informacioni i ILDKPIKI-së, institucion ky që ne si Union i Prokurorëve e vlerësojmë për punën e kryer.
Dhe kohëzgjatja e këtij komisioni mundet – si vlerësohet dhe nga Komisioni i Venecias, – të kthehet në një mjet presioni për gjyqtarët dhe prokurorët”./Shqiptarja.com/
INSIG del sërish në shitje: Ja vlera që i caktoi Qeveria
Mbi 1700 objekte e kompani shtetërore do të dalin në treg për privatizim gjatë vitit 2016, mes të cilave edhe “INSIG”. Kompania e konsulencës e kontraktuar për të bërë vlerësimin ka mbaruar punë dhe tashmë është vendosur një çmim dysheme, 15 milionë euro.
Duke sqaruar procedurat për privatizimin e sektorëve strategjikë, burime nga Ministria e Ekonomisë shprehen se, po kryhen procedurat për tre shoqëri kryesore, “INSIG”, si dhe dy paketat e mbetura të shtetit tek kompania “ARMO” dhe “Albtelecom”.
Vlerësimi i kompanisë së “INSIG”-ut është 15 milionë euro, çka do të thotë se do të jetë dhe vlera fillestare e tenderit të hapur për shitjen e tij.
“INSIG” është një ndër kompanitë e pakta që kanë mbetur ende me pronësi publike. Në të kaluarën, qeveria shqiptare ka tentuar disa herë ta shesë kompaninë, por pa sukses.
Privatizimi i kompanisë “INSIG” filloi si procedurë që vitin e kaluar, proces i cili u krye nga një kompani konsulence ndërkombëtare.
Sipas burimeve nga ministria, dosja është dërguar në Ministrinë e Financave, e cila do të shpallë publikimin për hapjen e tenderit.
Forma e tenderit është e hapur. Lidhur me kompaninë shtetërore të naftës Albpetrol, ministria shpjegon se po kryhet studimi për mënyrën e privatizimit.
Albpetrol-i është kompani 100% shtetërore, e cila administron dhe ka në pronësi të saj pasuri shumë të rëndësishme kombëtare, siç janë karburantet dhe gazi.
Mendohet të bëhet një studim i hollësishëm, gjë që ka nisur që një vit më parë në bashkëpunim edhe me ministrinë e Industrisë dhe Energjetikes si dhe specialistë të fushave.
Qeveria do të bëjë më parë ristrukturimin e “Albpetrol” në mënyrë që privatizimi t’i shërbejë sa më mirë rritjes së eficencës ekonomike, për ta bërë atë sa më atraktive në interes të publikut dhe shtetit shqiptar.
Deri tani nuk është vendosur ende nëse do të bëhet privatizimi përmes shitjes së 100% të aksioneve, apo formave të tjera pasi po shqyrtohen edhe mundësi të tjera si bashkëpunimi i tipit “Joint Venture’ apo dhënia me koncesion për një afat të caktuar.
Edhe paketat pranë “ARMO”-s dhe “Albtelecom”, konkretisht 15% dhe 16%, para se të shiten, do të rivlerësohen. Vlerësimi i këtyre paketave do të bëhet me ekspertë ose kompani konsulente të njohura ndërkombëtare, ashtu siç e kërkon ligji, pasi janë sektorë strategjikë.
Tregu i sotëm do të japë një vlerë shumë të mirë në favor të shtetit nga këto aksione.
Pjesa tjetër e privatizimeve ka të bëjë me asete të ndërmarrjeve apo pasuri të ndryshme shtetërore që nuk janë pjesë e paketës strategjike.
Këto janë objekte të mbetura nga ish-ndërmarrje, pjesë të ndryshme të këtyre ndërmarrjeve apo shoqërive publike, si reparte ushtarake, objekte ushtarake apo të Ministrisë së Brendshme, Bujqësisë, Arsimit etj., që kanë dalë jashtë funksionit të tyre./SHQIP/
Shokon Kika: I kam ofruar seks Arian Çanit, besoj të më thotë po...
Konkurrenti nga Kosova Kika i “Big Brother 8” ka vendosur të tronditë opinionin publik duke organizuar për herë të parë “Miss & Mister Pornostar”. Ka zgjedhur Vlorën dhe ditën e Pavarësisë së Kosovës, për të nisur këtë kompeticion që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.
“Është e vërtet që unë vij nga Kosova, por unë të qenurit shou man e mora nga Shqipëria, nga djepi traditës dhe kulturës dhe se unë preka dy shtete. Vlorën e Ismail Qemalit dhe 17 shkurtin e Kosovës, kjo për t’u treguar njerëzve që edhe Ismail Qemali dhe pushtetarët kosovarë erdhën në këtë botë nga fryti seksual, nga pozicionet e bukura seksuale që prindërit e tyre i bënë në atë kohë”,- është shprehur ai.
Në një intervistë për “Bluetooth”, Kika, ka treguar se, çfarë do të përmbajë ky spektakël.
“Pse jo, do të ketë shfaqje seksuale edhe mes gjinive të njëjta. Konkurrentët i kam zgjedhur të bazë të talentit të tyre për seksin. I kemi testuar personalisht e jam marrë me këtë çështje dhe mendoj se do ta djegim mbrëmjen.
Flisni për porno, konkurrentët do të bëjnë seks në skenë, çfarë do të shikojë publiku përgjatë eventit?
Ata do të pozojnë nudo, do të bëjnë sikur po bëjnë seks aty, pranë fytyrave të njohura dhe do të jetë shumë joshëse. Ka shumë femra që janë të interesuara për të parë perfomancat e meshkujve në skenë, ashtu si ka edhe meshkuj që do ta ndjekin eventin, për të parë performancën e femrave nudo”,- ka habitur ish-banori i “Big Brother”-it.
Ndër të tjera ai rrëfen se ka zgjedhur Çanin si kryetar jurie, si njeri pro seksit, duke shfaqur edhe një tërheqje seksuale personale karshi drejtuesit të “Zonë e lirë”.
“Unë përzgjodha Çanin sepse është njeri pro seksit dhe e shoh shumë sensual, pse jo unë i kam ofruar edhe seks me mua, të jetë partneri im (qesh), por unë besoj se pas përfundimit të procedurave bashkëpunuese edhe Çani do të thotë po”.
Foto: Ja femrat e famshme shqiptare me gjoksin më seksi
Disa kanë kryer ndërhyrje për ta zmadhuar gjoksin, e disa për ta zvogëluar. Janë këto femrat e famshme të shoë-bizit tonë, që duket se i kushtojnë shumë rëndësi pamjes së tyre të jashtme.
Ato duhet patjetër të duken në formë.
Disa nga këngëtaret mundohen t’i mbajnë linjat e tyre në mënyrë perfekte. Ja disa nga personazhet publike me gjoksin më seksi qe keni parë deri tani./abc.al/
Foto: Jason Statham fejohet me të dashurën 20 vjet më të re
Një dashuri e papritur. Bukuroshja në fjalë ka lidhje gjaku me Mbretëreshën Vijtoria.
Modelja e “M&S”, Rosie Huntington-Ëhiteley dhe Jason Statham, janë fejuar pavarësisht diferencës së moshës me 20 vjetë.
Ata duken tepër të lumtur dhe të lidhur teksa qëndrojnë bashkë.
Moti i keq: Veriu bllokohet nga dëbora, Vjosa del nga shtrati
Reshjet e shiut dhe të dëborës që kanë përfshirë vendin ditët e fundit kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor në zonat e thella në Veri të vendit, ndërkohë që në Jug, Lumi Vjosë, ka shtuar prurjet dhe ka dalë pjesërisht nga shtrati në zonën e Novoselës ku ka nisur dhe evakuimi i banorëve të zonës nga shtëpitë.
Dëbora ka zbardhur gjithë Qarkun e Kukësit. Në qytet, trashësia e saj shkon deri në 30 centimetra, ndërkohë që në zonat rurale tejkalon 50 centimetra.
Si pasojë, akset rrugore në Zapod, Shishtavec, Topojan, Grykçaj, Kalis dhe Arren janë të pakalueshme.
Probleme ka edhe në Mat e Dibër. Në Mat, njësitë Xibër dhe Macukull janë bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme dhe prej 15 orësh mungon energjia elektrike.
Trashësia e dëborës kap 50 centimetra dhe vazhdon rënia e saj me intensitet të madh. Edhe në Dibër raportohet e njëjta situatë, ndërkohë që policia u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve, të mos lëvizin pa zinxhirë në disa akse.
Në Jug, problematike janë prurjet e Vjosës. Reshjet e shiut dhe të dëborës në Jug-lindje kanë rritur ndjeshëm nivelin e lumit, që rrezikon daljen nga shtrati. Zona më e rrezikuar nga kjo mbetet ajo e Novoselës./Top Channel/
Foto: Nataly “zjarri” i Cristiano Ronaldos, me të tjera pamje
Që kur u nda nga Irina Shayk janë të shumtë flirtet që i atribuohen sulmuesit të Real Madrid, Cristiano Ronaldo. I fundit është ai me modelen kolumbiane Nataly Rincon. Disa portale shkruajnë se ata janë parë të dy në Miami.
Këngëtarja serbe: Jam bërë myslimane, dua të jetoj në Prishtinë
Këngëtarja superseksi nga Serbia ka vendosur të jetojë në Prishtinë. Ajo tregoi në një intervistë se çfarë e shtyn të vijë në Kosovë, pse u konvertua në myslimane dhe si po e trajtojnë në Prishtinë shqiptarët.
Dunja Ilic, jep opinionin e saj edhe për raportet politike Kosovë-Serbi.
“Daily Mirror”: Hashashi shqiptar financon ISIS-in
Me titullin e fortë, “ISIS mbërthen rrjetin 4 miliardësh të drogës nga mafia, për të financuar fushatën brutale të terrorit”, gazeta britanike “Daily Mirror” e së dielës, shkruan se xhihadistët po përmbytin Britaninë me kanabis nga fermat shqiptare të drogës.
“Shteti Islamik, thekson gazeta, po siguron para të thata për fushatën e saj të terrorit, duke kontrolluar fermat e kanabisit dhe duke dërguar drogën në Britani. Kalifati djallëzor ka shtënë nën kontroll operacionet e mafias me vlerë 4 miliardë dollarë për rritjen e marijuanës në malet e Shqipërisë”.
“Avionët privatë dhe anijet dërgojnë tek bosët e drogës në Itali prodhimin me vlerë 4 miliardë dollarë dhe këta të fundit e shpërndajne atë në Europë”,- shkruan “Daily Mirror”.
“ISIS i hyri kësaj tregtie të leverdisshme pasi shërbimet e sigurisë, ndërhynë ushtarakisht në selinë e mafias shqiptare në fshatin kodrinor të Lazaratit”,- thotë gazeta britanike.
“Jo vetëm që nuk i dha fund kultivimit të kanabisit, por sulmi policor i 2014 hapi rrugën për ekstremistët që të merrnin kontrollin. Ata tashmë rekrutojnë në atë zonë, shpesh nga vetë radhët e mafias”,- shtohet në artikull.
Gazeta citon ekspertin Dr. Marjan Nikolovski, i cili paralajmeron se “Britania është tregu kryesor për kanabisin shqiptar. ISIS është i përfshirë në prodhimin dhe trafikimin. Ndaj kushdo që blen drogë në Britani financon terroristët”,- citon gazeta ekspertin e sipërpërmendur.
Shkrimi nuk ofron ndonjë fakt konkret për të vërtetuar këtë pretendim, që duket shumë spekulativ për të qenë i vërtetë.
Faktikisht, Britania nuk është tregu kryesor i kanabisit shqiptar. Operacionet policore britanike të viteve të fundit kanë kapur kokainë dhe heroinë nga grupet kriminale shqiptare dhe jo kanabis.
Edhe ai kanabis i kapur, i kultivuar nga shqiptarët është kultivuar nëpër shtëpi të marra me qira në Angli e Uells dhe nuk ka qenë kanabis i ardhur nga Shqipëria.
Shkrimi i “Daily Mirror” bazohet në shumë të dhëna të vjetra dhe përgjithësuese, si për mafian shqiptare, ashtu dhe rekrutimin e xhihadistëve shqiptarë të dërguar në Siri dhe nuk ofron fakte bindëse dhe kokekforta për lidhjen mes drogës shqiptare dhe financimit të ISIS-it./ Top Channel/
Sot 548 vite nga vdekja e Gjergj Kastrioti- Skënderbeut
Sot mbushen plot 548 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (6 maj 1405- 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV – fundi i shek. XV).
Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në shkallën më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.
Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.
Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar.
Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.
Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.
Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.
Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojshme , prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës.
Rregullat e reja të kolaudimit, 21 mijë makina s’e kaluan testin
Rregullat e reja të vendosura për emetimin e gazrave nga automjetet kanë bërë që 21 mijë mjete të mos kenë arritur ta kalojnë këtë provë në periudhën 6-mujore, për emetim më të lartë se norma e përcaktuara nga BE.
Bëhet fjalë për mjete të prodhuara në vite të ndryshme, ndërkohë që shifrat bëhen të njohura nga Ministria e Transporteve dhe janë poublikuar nga e përditshmja “Panorama”, në tabelën si më poshtë:
Ndotja, rregullat e reja që do penalizojnë 21 mijë makina
Jan 17, 2016 0
Gjashtë muaj nga hyrja në fuqi e normave të reja të ndotjes nga shkarkimi i gazrave, 21 mijë automjete janë penalizuar pasi nuk i plotësojnë ato.
Bëhet fjalë për normat e reja të përcaktuara sipas standardeve të Bashkimit Europian në mbrojtje të mjedisit.
kontrolli teknik makina
Të dhënat për periudhën korrik– dhjetor bëhen publike nga Ministria e Transporteve.
Gazeta publikon rezultatet e kontrolleve të shkarkimit të gazrave sipas moshës së automjetit dhe përdorimit të tyre me naftë dhe benzinë.
Në total gjatë kësaj periudhe kanë kryer kontrollin 217 mijë automjete….
Dëbora: Ja rrugët ku duhet të keni kujdes dhe të lëvizni me zinxhirë
Gjatë 24 orëve të kaluara deri në mesnatë mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me vranësira dhe reshje. Në lartësitë mbi 700 m reshjet kanë qenë në formë dëbore.
Qarku Kukës. Moti në të gjithë qarkun, deri në mesnatën e kaluar, ka qënë me reshje shiu dhe dëbore, të shoqëruara me erëra të fuqishme. Temperatura e rregjistruara -4 deri në 5 gradë celsius. Lartësia mesatare e dëborës është në zonat urbane rreth 20 cm, kurse rurale 30-40 cm.
Situata në akset rrugore
Akset kombëtare: Të gjitha akset nacionale aktualisht janë në përgjithësi të qarkullueshme pa zinxhirë, por në disa segmente të rrethit të Tropojës, për siguri përdoren zinxhirë.
Anes Rrugës se Kombit trashësia e dëborës është 45 cm, por mbi trupin e rrugës nuk ka dëbore sepse 8 borëpastrueset janë vazhdimisht në punë.
Aksi Kolsh-Qaf Shllak, trashësia e dëborës 30 cm, po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë.
Kukës-Draj Reç, trashësia e dëborës 25 cm, po punojnë 4 borëpastruese e 1 fadromë.
Kukës-Ura e Zapodit, trashësia e dëborës 20 cm, po punojnë 1 borëpastruese dhe 1 fadromë.
Kukës-Krumë, në Qaf të Toblit, trashësia e dëborës është 30 cm dhe punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë.
Krumë-Qafe Prushi-Kam, trashësia e dëborës 30 cm, po punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë.
Plepa-Kam-Sopot, trashësia e borës në Qafë Luzhë 40 cm, punojnë 2 borëpastruese, 2 fadroma.
Bajram Curri-Valbonë, trashësia e dëborës 35 cm, punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë. B.Curri-Qafe Morinë, trashësia e dëborës 8 cm, punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë.
B.Curri-Fierzë, punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë, trashësia e dëborës në zonën e Lekbibaj 35 cm.
Akset rrugore në administrim të bashkive
Në Bashkinë Kukës si pasojë e rrëshqitjes masive të dherave të skarpatës fshati Lojme është i bllokuar. Në këtë segment rrugor për arsye sigurie nuk mund të ndërhyhet as me mjete dhe as me njerëz.
Në bashkinë Kukës si pasojë e motit aktualisht janë pa energji: Njësitë Administrative Grykë-Çaj, Kalis, Bushtricë dhe Arrën, të cilët furnizohen nga Nënstacioni në Fushë Aliaj, Peshkopi, i cili ka një defekti në rrjetin e furnizimit.
Njësitë Administrative Bicaj, Ujmisht e Tërthore, gjithashtu janë pa energji nga rrëzimi i shtyllave dhe këputja e telave nga era e fortë.
Bashkia Tropojë – Njësia Administrative Lekbibaj.
Bashkia Has: Njësia Administrative Golaj, fshatrat Vlahën e Nikoliç.
Grupet e punës të OSHEE po punojnë për eliminimin e defekteve.
Qarku Dibër. Në këtë qark deri në mesnatë ka patur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 800 m reshjet kanë qenë në formë dëbore, por jo intensive.
Akset rrugore nacionale janë të kalueshme me vështirësi në qarkullim për shkak të dëborës. Në disa segmente qarkullimi bëhet me zinxhirë.
Subjektet kontraktore janë në gatishmëri të plotë për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe trajtimi i tyre me kripë e skorje.
Lartësia e dëborës sipas njësive administrative:
Njësia administrative Kala e Dodes 15 cm.
Aksi rrugor Peshkopi-Kala e Dodës qarkullohet me vështirësi me zinxhirë.
Njësia administrative Lurë rreth 35 cm, aksi rrugor Lurë-Kurbnesh-Rëshen për momentin i bllokuar.
Njësia administrative Sllovë 15 cm, rruga kombëtare e kalueshme.
Njësia administrative Selishtë 30 cm, aksi rrugor Muhurr-Selisht i bllokuar.
Njësia administrative Arras rreth 5 cm, segmenti rrugor rruga kombëtare-Arras e bllokuar sepse ka patur rrëshqitje dheu në fshatin Grykë Nokë dhe për momentin vazhdon e bllokuar. Njësia administrative po punon për hapjen e saj.
Njësia administrative Melan të bllokuara janë rrugët rurale të fshatrave Bellovë, Cerjan, Zagrad dhe Rapdisht, 20 cm.
Njësia administrative Kastriot 15 cm, janë të bllokuara 2 fshatra Vrajnt dhe Limnjan.
Njësia administrative Ostren 20 cm, rruga Ostren-Trebisht-Gollobordë-Klenjë e bllokuar. Njësia administrative Trebisht 40 cm, aksi rrugor Ura e Çerenecit-Stëbleve për momentin i bllokuar, por subjekti kontraktues po punon me mjete për hapjen e saj.
Njësia administrative Gjoricë trashësia e dëborës 8 cm, rrugët janë të bllokuara vetëm në fshatrat Lubalesh dhe Veçisht.
Njësia administrative Zerqan trashësia e dëborës 25 cm dhe rrugët janë të bllokuara. Gollobordë-Trebisht e bllokuar.
Krastë- Qafë Bualli e kalueshme me zinxhir. Njësia administrative Xibër e bllokuar. Njësia administrative Macukull e bllokuar.
Në Njësinë administrative Kala e Dodës, Shupenzë, Xibër, Macukull mungon energjia elektrike.
Qarku Elbasan. Në qarkun e Elbasanit ka patur reshje mesatere shiu dhe në lartësinë mbi 600 m reshjet kanë qënë në formë dëbore.
Në rrugët kombëtare dhe rurale ka prezencë të dëborës, por jo ne rrugë.
Në aksin Elbasan-Librazhd ka vështirësi në qarkullim për shkak të rënies së inerteve. Subjekti kontraktues ka ndërhyrë me mjete duke larguar inertet dhe pastruar rrugën.
Në segmentin Prenjas-Qafë Thanë ka rreth 20 cm dëborë, por qarkullimi vazhdon pandërprerje duke përdorur zinxhirët.
Në aksin Librazhd- Stëblevë, ka rreth 20 cm dëborë dhe qarkullimi bëhet me vështirësi. Subjekti kontraktor ka angazhuar dy mjete për largimin e dëborës.
Për shkak të rënies së reshjeve ka patur rritje të nivelit të ujit në lumin Devoll dhe rruga Banjë-Gramsh ka funksionuar deri në mesanatë nga pjesa e poshtme mbi liqenin e Hidrocentralit, kurse sot në mëngjes niveli i liqenit është rritur duke përmbytur rrugën e vjetër dhe qarkullimi Elbasan – Gramsh bëhet nga segmenti Llixha – Gramsh.
Qarku Lezhë. Në qarkun e Lezhës reshjet e shiut kanë vazhduar deri në orën 22:30 me intesitet mesatar. Në disa zona të rrethit të Mirditës reshjet kanë qënë të dobëta në formë dëbore. Të gjithë hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.
Në Rrugën e Kombit, në fshatin Skuraj, të Njësisë Administrative Milot, për riparimin e argjinaturës së dëmtuar nga prurjet e lumit Mat, deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë punuar 20 mjete transporti, 6 kamionë vetëshkarkues të tonazhit të rëndë nga Forcat Ushtarake, kurse 10 kamionë të tonazhit të mesëm, 3 eskavatorë dhe 1 fadromë janë angazhuar nga subjekti kontraktues.
Qarku Shkodër. Në bashkinë e Shkodrës ka patur reshje shiu mesatare, kurse në Njësitë administrative Pult, Shosh dhe Shalë ka patur reshje të dobëta dëbore.
Në Njësinë administrative Kelmend, të bashkisë Malësi e Madhe dhe bashkinë e Pukës reshjet kanë qënë të pakta, por për shkak të uljes së madhe të temperaturës deri në -6 gradë celcius ato kanë qënë në formë akulli.
Rrugët kombëtare dhe rurale në rrethet Shkodër dhe Malësi e Madhe janë të hapura por në disa segmente qarkullimi bëhet me vështirësi për shkak të kushteve të motit dhe ngricave.
Në rrugët kombëtare dhe rurale të rrethit të Pukës, si Qafë Mali- Qafë Shllak- Fierzë, Fushë Arrzë- Bardhoc ka vështirësi kalimi për shkak të ngricave, por rrugët janë të hapura dhe subjekti kontraktor po i trajton ato vazhdimisht me kripë.
Vetëm segmenti rrugor Bardhet-Iballë vazhdon i bllokuar. Në rrethin e Pukës ka probleme të shpeshta me ndërprerje të energjisë elektrike.
Një pjesë e konsiderueshme e zonave rurale janë pa energji për shkak të këputjes së telave nga akulli.
Grupet e OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.
Qarku Korçë. Në të gjithë qarkun ka patur reshje mesatare shiu, kurse në zonat malore reshjet kanë qenë në formë dëbore. Të gjitha rrugët kombëtare dhe rurale janë të hapura por në disa segmente qarkullimi bëhet me vështirësi për shkak të dëborës.
Rrugët kombëtare Qafë Thanë-Qafë Plloçë, në Qafë Plloçë, Qafë Qarri dhe Qafë Bigllë, të fshatit turistik Dardhë ka prezencë të dëborës dhe vazhdojnë reshjet me intesitet mesatar.
Nuk ka bllokime të rrugëve por në disa segmente rrugore qarkullimi bëhet me zinxhirë.
Në të gjithë qarkun ka rënë dëborë në lartësinë 15 cm, kurse në fshatin turistik Dardhë trashesia e dëborës është 40cm. Rruga Boboshticë-Dardhë është e kalueshme me zinxhirë. Ka vështirësi në qarkullin e mjeteve në rrugën Korçë-Voskopojë, për shkak të dëborës së rënë dhe në Qafën e Qarrit, në segmentin rrugor Korçë–Ersekë, për shkak të ngricës.
Probleme për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nuk ka patur.
Do'stlaringiz bilan baham: |